Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 11-09-2012

SHITJA E ALBPETROL/ Hije të reja dyshimi me kompaninë nga Hong Kongu

FIRMA 790 MLN EURO PA PUNE QE NGA 2011 Kompania Amber merret me transport mallrash. Puna e fundit, transport i kompjuterave kinezë drejt SHBA. Ministria: S’japim informacione. Berisha hesht në grupin e PD -Lajmi- Kompania që ofroi shifrën e dytë më të lartë në procesin e privatizimit të Albpetrolit nuk ka lidhje me sektorin e naftës, ndërkohë që nga dhjetori 2011 nuk ka aktivitet ■■■ TIRANE Genc Kondi Hijet e dyshimit vazhdojnë të shoqërojnë tenderin për shitjen e Albpetrolit, ku firma kryesore Vetro SilkRoad Enquiry e përfaqësuar nga Essad Pushkar, pati ofertën prej 850 milionë eurosh. Amber Shine Enterprise LTD, firma që u rendit e dyta në procedurën e tenderit për nga oferta e... vijon në faqen 2-3 Foto e familjes së Essad Pushkar, të paraqitur si përfaqësues i konsorciumit që ka ofruar 850 milionë euro për të blerë Albpetrolin
Genc Kondi Essad Pushkar Anila Basha Hong Kongu Tiranë SHBA

Editorial

NGA ANILA BASHA Në emër të transparencës Gjithçka po ndodh me shitjen e Albpetrol dhe oferta marramendëse e dhënë nga firma Vetro SilkRoad prej 850 milionë eurosh, ngre shumë pikëpyetje dhe shton konfuzionin për të gjithë shqiptarët. Shtrohen disa pyetje që nuk marrin përgjigje nga asnjë zyrtar i lartë i administratës. Ajo që duhet të ishte procedura më transparente në vend pasi bëhet fjalë për shitjen e një prej kompanive të fundit të mbetura në Shqipëri, po mbështillet me një ‘hije’ misteri të jashtëzakonshëm. Një ndër pyetjet e para që këto ditë të vjen ndërmend është: Pse po hesht Sali Berisha? Si ka mundësi që kryeministri nuk flet për firmën që ka dhënë shifrën 850 milionë euro, të paktën tre herë më të lartë sesa e kanë vlerësuar atë ekspertët e PattonBoggs që është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të vlerësuar këtë pasuri publike. Si ka mundësi që kryeministri, i cili nuk le rast për të prerë shirita e bërë deklarata, edhe për kontribute deri në 10 mijë euro për... vijon në faqen 8
Anila Basha Sali Berisha Shqipëri

Koment

NGA PREÇ ZOGAJ Shanse amerikane Ofertat e privatizimit të Albpetrolit po shqyrtohen nga komisioni përkatës pranë Ministrisë së Ekonomisë. Sipas njoftimeve të derishme tashmë në garë kanë mbetur tre firma. Renditjen sipas çmimit më të lartë të ofruar e kryeson konsorciumi amerikan “Silk Vetro Road Equity ltd”. Ka bërë bujë të madhe oferta e me vlerë 850 milionë euro e këtij konsorciumi, që është një shifër me e madhe se vlera e gjithë privatizimeve të deritanishme të aseteve me rëndësi strategjike. Komisioni qeveritar ka tagrin të shqyrtojë konform legjislacionit shqiptar gjithë elementët e kësaj oferte. Nuk ka dyshim se çmimi sa më i lartë i shitjes së Albpetrolit është një interes publik dhe nga pikëpamje oferta amerikane është një lajm i mirë në të gjitha pikëpamjet, nje lajm me përmbajtjen e një sihariqi. Ofertat dhe aksesorët e saj gjeopolitikë duken aq të mrekullueshëm ne lidhjen tyre sa nganjëherë nuk të vjen të flasësh pa u marrë shqyrtimi nga frika se... vijon në faqen 8
Preç Zogaj

DITA E PARE

312 mln lekë rikonstruksion shkollat s’kanë as gëlqere Shkollat në Tiranë, pa xhama e dyer, banka të prishura, banjot rikonstruksion Bankat e shkatërruara ■■■ TIRANE Brunilda Gorovelli Do të duhej të ishte një Ditë e gëzuar për nxënësit, por ja që nga një vëzhgim i “shqiptarja.com” në disa shkolla në qytet... Page 14
Brunilda Gorovelli Tiranë

UNIVERSITY OF NEW YORK TIRANA

Master në të Drejtën Ndërkombëtare & Tregtare LL.M. in International & Commercial Law Tel: +355 4 2441330 / 1 / 2 Email: admissions@unyt.edu.al www.unyt.edu.al UNIVERSITY of GREENWICH Regjistrimet mbyllen më 31 Tetor 2012
Tiranë

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.