Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 05-10-2012

MJEKËT VIP, “LUFTË” EDHE PËR PAISJEN ANTI-KANCER

PERPLASJA NE QSUT Mentor Petrela dhe Agim Sallaku kërkojnë aparaturën moderne 1.5 mln euro MJEKËT VIP, “LUFTË” EDHE PËR PAISJEN ANTI-KANCER Shefi i Onkologjisë ankohet te Berisha për “aceleratorin” që e mban shefi i Neurokirurgjisë. Kryeministri ia jep mjekut dhe mikut të vet dhe ai e lë prej dy muajsh në magazinë. Të sëmurët mjekohen me kobalt
Esmeralda Keta Ramiz Alia Liri Gega

Lajmi

Akseleratori linear, aparatura që trajton sëmundjet tumorale, dhuruar nga Agjencia Atomike e Vjenës, ka futur në sherr dy emra të njohur te QSUT-së. Mentor Petrela shefi i neurokirurgjisë dhe Agim Sallaku shefi i onkologjikut, e kanë çuar çështjen madje deri te kryeministri Berisha, i cili ia ka besuar aparaturën e shtrenjtë mjekut të tij, Petrelës. ■■■ TIRANE ESMERALDA KETA Shefat e dy shërbimeve mjaft të rëndësishme në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, prej muajsh kanë nisur një betejë për aparaturën e shtrenjtë që trajton kancerin. Mentor Petrela, shefi i neurokirurgjisë, këmbëngul që kjo aparaturë... vijon në faqe 10-11
Esmeralda Keta Ramiz Alia Liri Gega Liri Belishova Tiranë Vjenë

Paratë e Albpetrolit

Koment NGA PREÇ ZOGAJ Paratë e Albpetrolit Shpallja fituese e ofertës së konsorciumit amerikan “Vetro Energy” për blerjen e Albpetrolit është një lajm mjaft i mirë për publikun shqiptar. Në faqet e një tribune të pikëpamjeve të lira, siç është “Shqiptarja.com”, unë kam shkruar me entuziazëm për këtë ofertë, duke e parë si një shans shumëplanësh për vendin tonë dhe duke uruar që konsorciumi t’i kishte letrat në rregull konform legjislacionit shqiptar. Për fat, kështu ka ndodhur. Komisioni qeveritar i vlerësimit të ofertave i ka gjetur të çepura të gjitha kërkesat e tenderit në dokumentacionin e “Vetro Energy”, duke e shpallur fituese. Dhe ja ku jemi tani: kemi shitur Albpetrolin për 850 milion euro, një shumë që nderon dhe respekton në ditë të vështira këtë pasuri të popullit shqiptar; ia kemi shitur një konsorciumi amerikan, që shumica e konsorciumeve dhe si çdo gjë amerikane është multinacionale. Por rënjët e ka në SHBA, pra kemi tashmë edhe “SHBA” në hartën e privatizimeve dhe konçesioneve në sektorët me rëndësi strategjike; kemi shitur ndërmarrjen, ndërsa vendburimet e nëntokës i kemi dhënë me konçesion për njëzet e pesë vjet. Mund të flisnim gjatë për kontekstin... vijon në faqe 8
Preç Zogaj SHBA

“Rama me fundërrina për të më rrëzuar”

SHPERTHIMI I KRYEMINISTRIT “Rama me fundërrina për të më rrëzuar” Deklaratat e Berishës kundër grevës së urisë. Premton vijimin e fushatës në shkolla ■■■ TIRANE JAKIN MARENA Kryeministri Berisha teksa ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë negociate me grevistët s’ka munguar... Faqe 4-5
Jakin Marena Liri Gega Tiranë

Rrëfehet aktorja Eliza Dushku: Shqipëria ishte nën lëkurën time

“FUNDJAVA” Faqe 13-19 Rrëfehet aktorja Eliza Dushku: Shqipëria ishte nën lëkurën time
Eliza Dushku Shqipëri

UMT UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA

Dhjetra programe bachelor dhe master në degë ekonomike dhe inxhinierike cel: 0696070111 www.umt.edu.al UMT UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA
Tiranë

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7 Yzberish Tiranë. Tel: 042 406 500; 042 406 601; Fax 042 406 602 e-mail: neranxi@neranxi.net www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberish