05/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

5 dhjetor 2012

“FESTIVALI I 11-të, SI NA SPIUNOI VAJZA E ENVERIT”

40 VJETORI/Rrëfehen ish-prezantuesit, Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu Luarasi: Pranvera njoftoi prindërit në Pogradec. Kapexhiu: Ismail Kadare ndikoi te fryma moderne e festivalit, bashkëpunoi me Todi Lubonjën. Ishte si San Remo, incidenti me Vaçe Zelën vijon në faqe 2-3

Lajmi

Festivali i 52-të i RTSH-së nuk do të rikthejë vetëm imazhin e këngëtarëve të shquar të festivalit të 11-të, por do të kthejë live në skenë edhe dy prezantuesit Edi Luarasin dhe Bujar Kapexhiun. Zbulohet surpriza e organizatorëve, ndërsa duhen edhe 15 ditë nga fillimi i edicionit të 50-të festivalit. TIRANE DHURATA HAMZAI Organizatorët kanë menduar të ngjisin sërish në skenë të dy prezantuesit e atij festivali që u ndëshkua dhe nuk u shfaq më kurrë gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Të dy prezantuesit kanë nostalgji... vijon në faqe 2-3

Pasuria, Toptanët çojnë në gjyq gazetarin Blendi Fevziu

Përfaqësuesit e familjes nuk duan ndarje të trashëgimisë PADIA NË GJYKATË Faqe 16

Ligji është zbatimi

Koment NGA PREÇ ZOGAJ Vendimi i Bashkimit Europian për t’i dhënë ose jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat mbetet akoma enigmë. Edhe pse kemi hyrë në dhjetor dhe normalisht qeveria duhej ta dinte para të tjerëve e marrim apo nuk e marrim. Çështja e statusit nuk mund të jetë si në ato konkurset e Voice of Albania apo Faxtor Plus, kur konkurentet presin me zemër të ngrirë prapa derës se çfarë do të vendosë juria. Mjerisht, na pëlqen apo jo, kështu ka përfunduar, në këtë nivel ka rënë pritja e Shqipërisë për statusin. Një aplikim kaq i rëndësishëm, i dorëzuar nga kryeministri Berisha qysh në verën e vitit 2009, pritet të marrë viston në sekondat e fundit, në një diskutim të rrethuar nga një mori pikëpyetjesh e dyshimesh, ku asgjë nuk duket e sigurtë dhe ku mund të na shpëtojë vetëm një kompromis i sforcuar në formën e një deus ex machina mëshirues. Kjo është e jashtëzakonshme në raport me mënyrën si konkurojnë dhe vlerësohen shtetet që duan të bëhen pjesë e organizatave politike, ushtarake dhe ekonomike të Perëndimit. Është e jashtëzakonshme edhe në raport me vetë precedentin e integrimit të... vijon në faqe 22

Berisha: Shtetësi për të tërë

Ish-ministri Peçi: E bën për vota Ligji: Duhen plotësuar kushtet. Votuesit në Topojan, kryetari: I shtoi rruga PREMTIMI NGA VLORA TIRANE JAKIN MARENA Kryeministri Berisha që nga Vlora, teksa ka zhvilluar mbledhjen e qeverisë në shtëpinë muze ku Ismail... Faqe 4-5

Përgjakja në Berat

Ekstradohet Çala, hapi serinë e 21 vrasjeve Faqe 15

Shkurtohen fondet

Ikin 500 ushtarakë, paqeruajtësit pa paga Faqe 8-9

Deklarata

“Preveza”, Panariti kundër Sali Berishës Faqe 10

MBRËMË VONË

Faqe 16 Lezhë, burri plagos rëndë djalin dhe gruan

VLORË

Faqe 7 Garda dhe policia, gaz lotsjellës ndaj AKZ

PROJEKTI

Faqe 13 Bregdeti, Banka Botërore e shtyn edhe 18 muaj

GËRMIMET

Faqe 21 Shembet muri përmbytet teatri antik në Apoloni