Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 19-01-2012

VIDEO E RE E METES

PERGJIMI Aleati i Berishës kërkon ta shfaqë në “Fiks fare”. Çakuli: Hajde në studio VIDEO E RE E METES Kryetari i LSI pranon filmimin e prokurorit Ish-zv.kryeministri për “Shqiptarja.com”: Videon e bëri Spartak Braho. U takua me prokurorin Bujar Sheshi para seancës gjyqësore. Prokurori: bëra detyrën. Braho: E japim sot Lajmi Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kërkoi dje, vetëm dy ditë nga vendimi i Gjykatës së Lartë që e nxorri të pafajshëm për korrupsion, që të publikohej në emisionin “Fiks fare” një video, që sipas tij implikon kryetarin e PS-së, Edi Rama. TIRANE ARBEN ROZHANI Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një dalje publike për mediat garantoi se ka një video që implikon kryetarin e PS-së Edi Rama. Vetëm dy ditë pasi Gjykata e lartë vendosi ta shpallë të pafajshëm nga akuzat për korrupsion, z.Meta duke folur për gazetarët, kërkoi që drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Çakuli, t’i verë në dispozicion vetëm dy minuta kohë në emision për të publikuar një video, e cila sipas tij, rrëzon “merakun” që kryesocialisti Rama ka për presionin ndaj drejtësisë. “Në qoftë se Edi do vërtet transparencë dhe në qoftë se Edi do vërtet që të ballafaqohet para të gjithë shqiptarëve, para të gjithë ndërkombëtarëve lidhur me atë që i quan vdekja e drejtësisë, në atë që ai e quan presioni ndaj gjykatave, prokurorëve, Prokurorisë së Përgjithshme, Shërbimit Informativ, etj, unë e ftoj që duke filluar nga sot dhe kur të dëshirojë në emisioni “Fiks Fare”, të... vijon në faqen 2
Ilir Meta Spartak Braho Bujar Sheshi Edi Rama Berishës Tiranë

21 janari, FBI sjell fotot e vrasjeve

Poli Hoxha Ekspertët e FBI-së kanë arritur të rikuperojnë serverin e kryeministrisë, e cila ishte fshirë mesnatën e 21 janarit 2011, duke i kthyer Prokurorisë së Përgjithshme provat që tregojnë atë që kanë qulluar atë ditë mbi turmën... vijon në faqen 5 NERANXI ... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Poli Hoxha Tiranë Durrës Yrshek

Po video e studentëve të Vitrinës çfarë është?

BLOG/Periferi NGA ALBA MALLTEZI Po video e studentëve të Vitrinës çfarë është? Një incident në Universitetin privat “Vitrinat” nxjerr padashje në dritë dhe në vëmendje të opinionit publik çfarë ndodh në të vërtetë në disa realitete private të dijes në Shqipëri. Pas një përplasjeje, në dukje banale, mes një studenti dhe trupërojës së Universitetit, me përfshirjen më pas dhe të policisë, mësohen shumë gjëra që shokojnë: 1-Prani trupërojash në një Universitet, që sipas dëshmive të studentëve shërbejnë për të bërë presion per pagesat e ndryshme që të rinjtë duhet të bëjnë. 2- Niveli i lartë i agresivitetit, jo vetëm nga ta trupëroja, por dhe nga personeli mësimdhënës, i cili ne vend qe te gjeje forcën për shuarje konflikti dhe ekuilibër, përfshihet në debate me forcat e rendit dhe studentët. 3-Në komunikimin për shtyp Universiteti quan studentët e tij si “rrugeçër” dhe veprimin e policisë si në mbrojtje “të rrugëçërve”. Janë të gjitha për t’u verifikuar, por deri tani rezulton se shenja dhune kanë studentët dhe jo truproja apo personeli mësimdhënës. 4-Dy studentë të tjerë kanë denoncuar dhunën e truprojave të këtij Universiteti dhe presionet për të bërë libra të shtrenjtë. Studentët kanë bërë dhe filmime të cilat ua kanë dorëzuar me CD si prove policisë. Në fakt, në komunikatën zyrtare të policisë së Tiranës shënohet: “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan materiale CD, në të cilat janë pasqyruar me filmime veprimet e paligjshme të këtij të shtetasi. Neni 236/2 dhe 90 dhe 25 i K.P.” Këtu del një tjetër problem. A do të merren për provë nga drejtësia shqiptare filmimet e studentëve? Në videon që të rinjtë kanë bërë, a do të mund të identifikohen tamam ata trupëroja? Personat e dhunës filmuar, do të merren për bazë nga drejtësia shqiptare, apo do të konsiderohen si një CD e manipuluar, sikur trupat në filmime të ishin aktorë dhe sikur çdo gjë tjetër të ishte interpretim, montazh, sajim. Çoroditje totale në lëvizjen shqiptare.
Alba Malltezi Shqipëri Tiranë

Shkarkimi i Spahiut, debatet e djeshme në Komisionin e Ligjeve

Faqe 9 Shkarkimi i Spahiut, debatet e djeshme në Komisionin e Ligjeve Faqe 4 21 janari, libri I Xhafës: Ligjet që shkeli garda dhe Policia
Spahiut Xhafës

Lëvizja e deputetëve nëpër rrethe revoltë në kryesinë e PS-së

Faqe 6 Lëvizja e deputetëve nëpër rrethe revoltë në kryesinë e PS-së Faqe 10 Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, vendi më i rrezikuar
Shqipëri

I ngacmoi të dashurën, policia parandalon vrasjen në ish-Bllok

Faqe 14 I ngacmoi të dashurën, policia parandalon vrasjen në ish-Bllok Faqe 12 Shtrejtimi i biletave, qytetarët: Nuk paguajmë dot 70 lekë
Ish-Bllok

Kthehen filmimet për autorët. Ambasadorët: Mbështesim prokurorinë

PROVAT Kthehen filmimet për autorët. Ambasadorët: Mbështesim prokurorinë
Ambasadorët