FATTORE ITALIA
SFIDAT E INVESTITOREVE Flasin disa nga protagonistët e sipërmarrjeve italiane në Shqipëri
AMBASADORI GAIANI FLET PER MARREDHENIET ITALO-SHQIPTARE. PSE SHQIPERIA MBETET NJE TREG INTERESANT PER TE ARDHMEN
AMBASADORI GAIANI FLET PER MARREDHENIET ITALIO-SHQIPTARE PSE SHQIPERIA MBETET NJE TREG INTERESANT PER TE ARDHMEN
Ambasadori Massimo Gaiani
TIRANE
Shqipëria ka kryer në këto 20 vitet e fundit një rrugëtim mbresëlënës dhe më pëlqen ta pohoj që Italia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugëtim.
“Shqipëria ka kryer në këto 20 vitet e fundit një rrugëtim mbresëlënës dhe më pëlqen ta pohoj që Italia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugëtim”. Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani flet qartë dhe hapur kur bëhet fjalë për bashkëpunimin mes dy vendeve. E sheh vendin tonë si një mundësi të mirë për të investuar në këtë kohë krize globale, por di të japë dhe këshillat e duhura për hapat që duhet të bëjë një sipërmarrës që vjen nga jashtë. Në këtë intervistë për Shqiptarja.com ambasadori shpalos një situatë optimiste të marrëdhënieve mes dy vendeve duke e konsideruar Shqipërinë si një shans të mirë për investim. Zoti Ambasador, 15 ose 20 vite më parë kur në Itali nisi fenomeni i zhvendosjes së sipërmarrjeve, Shqipëria shihej si shumë tërheqëse nga shoqëri italiane dhe të rajonit të Puglias, sepse gjeografikisht është afer dhe me krah pune të lirë. Sot është ende kështu? Nuk më pëlqen termi zhvendosje. Parapëlqej të flas për integrim prodhues. Në këtë këndvështrim, Shqipëria paraqet mundësi mjaft të mira për shoqëritë italiane të interesuara për të bashkëpunuar me shoqëritë vendase. Një partneritet ku shoqëritë tona dhe ato shqiptare mbështesin tek njëra-tjetra, duke u bërë në këtë mënyrë me konkurruese, duke forcuar jo dhe shkatërruar... vijon në faqe 2
Editorial Fattore Italia! Vetëm fillimi
Editorial NGA ALBA MALLTEZI Fattore Italia! Vetëm fillimi E përditshmja Shqiptarja.com dhe i gjithë grupi ynë mediatik Free and Fair Media Group vjen sot në treg për lexuesin me një suplement të veçantë: Fattore Italia! Eshtë një këndvështrim i ri dhe një dritare e re në botën e ekselencave prodhuese, ekonomike, kulturore që veprojnë në vendin tonë, krah për krah me sipërmarrjen e fqinjë: Italinë, duke lënë hapësira dhe mundësi edhe më pas me eksperienca të tjera me faktorë të rëndësishëm të vendeve të tjera. Me ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani, gjetëm menjëherë harmoninë mendimi dhe dëshirë për të sjellë në të përditshmen tonë në print shembujt më të mirë të prezencës italiane në Shqipëri dhe për ta konsideruar këtë bashkëpunim si një shtrirje i parë duarsh mes grupit tonë mediatik dhe realitetit të larmishëm italian në Shqipëri. Në këtë suplement, me të Shqiptarja.com kemi fokusuar, ashtu si një aparat fotografik mund të bëjë, një pjesë të këtij realiteti të gjerë, për të hedhur hapur në të tjera nisma dhe aktivitete, fokusime të reja. Kemi kërkuar mendimin dhe po prezantojmë sot përfaqësues të ndryshëm të realiteteve italiane ose italo-shqiptare në vend: Cristina Busi një nga investitoret e para, ndër më të guximshmet gra, pastaj Intesa SanPaolo Bank, Petrolifera Italo Rumena, Grupin Fiat, Studion ligjore Tonucci, studion Ferretti, Spitalin Salus etj. Të gjitha, sipërmarrje shumë të rëndësishme që kanë ofruar me mijëra vende pune dhe eksperiencë në Shqipëri. Publikimi i suplementit Fattore Italia, sot, për ne është vetëm fillimi i një nisme që lindi nga dëshira dhe ide mira, të cilat do të shtohen në të ardhmen. Drejtoreshe e Përgjithshme e “Free and Fair Media Group”
PETROLIFERA
FAQE 24 Borghesi: Të punosh me naftën duke repektuar mjedisin
MARINA E ORIKUMIT
Alfio Giorgi: “Lundrimi” ynë drejt tregut të luksit
FAQE 28