09/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 janar 1990

DEBATI: JU SI E KENI MENDIMIN?

Ditët e fundit në rubrikën «Cili është mendimi juaj?», redaksia iu drejtua disa ndërmarrjeve bujqësore dhe kombinatit të autotraktorëve me disa pyetje: Synimi është që, nëpërmjet rrahjes së mendimeve, nga kolektivat punonjëse, kuadrot drejtuese dhe specialistët të përcaktohen rrugëzgjidhje e masa konkrete për të ndrequr të metat, aty ku janë, e për të plotësuar detyrat më të mëdha të këtij viti. Po botojmë mendimet e para që gazeta ka marrë për këto çështje.

Tri dobësi që mund të mënjanohen

NË ADRESË TË KOMBINATIT TË AUTOTRAKTORËVE Në oficinën tonë kryhen ndreqjet e përgjithshme të automjeteve dhe të agregateve të ndërmarrjeve të transportit. Pjesët e nevojshme për këto ndreqje, i marrim nga kombinati i autotraktorëve. Duhet thënë se ka prej tyre që prodhohen me cilësi, siç janë detalet koron-pinion konik, ska-tulla e pompës së vajit, pompet e uzinës «Enver» e mjaft të tjera. Por nga i njëjti kombinat që dalin prodhime me cilësi, dalin jo pak edhe me të meta të theksuara cilësore, për të cilat gazeta më të drejtë na fton të diskutojmë. Cilat janë disa nga shkaqet, sipas mendimit tonë? Do të thoshim të parën, që është në dukshme, e ka të bëjë me përsëritjen e detaleve, moszbatimi i procesit teknologjik ashtu siç e ka hartuar zyra teknologjike. Për shembull, mocat e ingranazheve, pllakate e mbulesat e freksioneve jo rrallë vijnë me përmasa më të mëdha dhe kërkojnë punime shtesë gjatë montimit në agregate e makineri. Të mos qiftosen, për shembull, ingranazhet me boshtet, siç ndodh me disa prodhime të kombinatit të autotraktorëve, kjo do të thotë qartë se është shkelur procesi teknologjik, nuk është çuar ai deri në fund. Ja që për mënjanimin e kësaj të mete, në luftë me globalizmin, mendojmë se duhet të punoje teknologët e gjithë personeli që në repart e uzina. Të dytin shkak do të përmendim nënvlerësimin e disa punëve që janë quajtur të «dorës së dytë». Derdhen detale nga kombinati me më shumë brumë (çka do të thotë të harxhosh më shumë gizë a çelik, por të vështirësosh e-po the montimin e tyre). Por mjaft detale të derdhura vijnë te ne edhe të papastruara nga rërat kuarcore, se kjo punë që quhet e «dorës së dytë». Vetëm për këtë shkak tejzgjatësia e pjesëve të ndërrimit shkurtohet jo me ditë, por me herë. Që të sigurohet cilësi e prodhimeve, pa dyshim nevojitet edhe kontroll mbi to. Një nga të metat, mendojmë, është se në kombinatin e autotraktorëve nuk sigurohen gjithnjë në kohë instrumentet e kontrollit. Kjo i le shtigje të hapur cilësisë së dobët. Së fundi, por që nuk është pa rëndësi, do të përmendim: trajtimin e pjesëve të ndërrimit gjatë prodhimit, magazinimit e deri te shitja e transporti. Që të vijnë, për shembull, ingranazhe me dhëmbë të dëmtuara nga kombinati i autotraktorëve, kjo do të thotë se pjesët e këmbimit keqadministrohen. Sigurisht, ato nuk janë produkte ushqimore, por ato kanë nevojë për ambalazhim dhe për kujdes në transport. Duke u nisur nga këto mangësi, që kryesisht janë të fushës së organizimit e kontrollit, por edhe nga fakti se niveli i tyre të njohurive me nivel të njohurive teknik, e teknologjik ka mjaft ndryshime në cilësi, themi se kolektivi i kombinatit të autotraktorëve i ka mundësitë për përmirësime më të shpejta në cilësinë e prodhimeve. NIKOLLË DEÇKA kryetar i degës së cilësisë, YLBER KUKA specialist në oficinën e automjeteve, Tiranë

Veprim konkret për shtimin e prodhimit të mishit

— Kooperativa e Këmishtajt jep shembull të përparuar për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave — Në të gjithë vendin u prit me interes dhe gëzim vendimi i Këshillit të Ministrave për shtimin e prodhimit të mishit, sepse në të hapen rrugë të sigurta e të shpejta për prodhimin e mishit, në dobi të furnizimit më të mirë të popullit me mish. Kjo vërejtje nuk është vetëm një dëshirë e dekurajuar, por tani një realitet konkret e gjithnjë e më shumë i bindshëm, sepse nga sa dëgjojmë po zbatohen masa konkrete. Natyrisht familjet kooperativiste, kuptuan drejtë këtë vendim dhe udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë për zbatimin e tij. Por duke u thelluar në qëllimin e synimin e këtij vendimi dhe, në veçanti, në direktivat e Partisë për të ecur më shpejt në përmirësimin e furnizimit të popullit me produkte blegtorale bujqësore e të tjera, familjet bënë një farë «llogarie familjare» se si mund të prodhojnë më shumë mish për vete dhe për kooperativën, mbi bazë të kushteve e mundësive konkrete e në veçanti mbi bazën e intensifikimit të punës e të kujdesit për rritjen e bagëtive. Ja çfarë nxorën në ato «llogari familjare» që u bënë nga shumë familje e komunistë, nga specialistët por dhe pensionistë me përvojë dhe deri tek amvisat e shtëpisë, mendimi dhe fjala e të cilëve është shpejt të veçantë: Duke pritur dy qengja, vërtet që do të sigurohet mbi 25 kg mish peshë e gjallë për çdo bagëti dhe 600-700 gram lesh, por në fund të fundit si vlerë arrin rreth 200 lekë për atë që do të përdorë vetë dhe rreth 200 lekë për atë që do të shesë në kooperativë. Kështu me shërbimin që bën familja për dy bagëti përfiton 200 lekë dhe 12-15 kg mish pa pagesë. Sigurisht që kjo është mirë, aq më tepër për që ky shërbim e kujdes nuk rëndon pothuajse aspak shpenzimet e familjes, bile është një angazhim i këndshëm. Por komunistët dhe pothuajse gjithë kooperativistët në Këmishtaj, bënë hesapet për t’i zëvendësuar qengjat me gicat, po me të njëjtat udhëzime e detyrime reciproke si me qengjat, me përshtatje, që mishi i derrit dhe i viçit të merret dhe shitet me çmimet e grumbullimit. Dhe ç’doli? Po të mbahen dy gica, nga fundi i vitit — kur ato trajtohen si duhet — arrijnë çdonjëri 100-130 kg. Këtë përvojë e kemi patur prej vitesh dhe na e vërtetoi dhe njëherë kooperativa e Qelëzës në Pukë. Pra, deri, për 5 dhe 6 herë më shumë mish përdorim familjar dhe 5-6 herë më shumë të ardhura familjare nga shitja e derrit të dy të rritur kooperativës. Për të rritur dy gicat në familje, nuk është më vështirë sepse derri nuk është «nazeli» për të ngrënë çdo mbetje ushqimore të familjes, çdo mbetje të prodhimit të perimeve, frutave të egra e të kultivuara, drithërave, çdo kulturë dy-të foragjere nga hamulloret etj., etj. Ndoshta në muajin e fundit do të kërkojë ndonjë sasi të vogël — ta zëmë 1 kv koncentrat qoftë ky edhe misër etj., që mund ta sigurojmë me punën tonë në oborrin kolektiv apo personal, thonin njerëzit. Për të rritur këto avantazhe që ka derri — menduan ato — a nuk do të ishte e udhës me e diskutuar këtë mendim, në një mbledhje të komunistëve e pastaj me fshatin. Një të thënë, një të bërë. Komunistët e vlerësuan lart një mendim të tillë të avancuar, por u mblodhën ngushtë për të vendosur, sepse kooperativa nuk kish as drithëra e as dosa e, pra, s’kish gica për t’u dhënë 900 familjeve. Për sivjet atyre u erdhi në ndihmë t’i vretë, për vitin që vjen do të krijojnë vetë bazën e nevojshme për gica nëpërmjet mbajtjes së rreth 150 dosave. Kaq u desh. Vendimi u muar unanim në mbledhjen e përgjithshme të komunistëve, ndërsa fshatarët e pritën me entuziazëm e duartrokitje këtë iniciativë. Shkrimtari apo gazetari do t’i jepte ngjyra të qarta frymëzuese këtij manifestimi popullor të gëzimit e të gatishmërisë së të gjithëve, për hapin që bënë. Por nuk është qëllimi këtu të evidentojmë këtë aspekt po kaq të vlefshëm të zbatimit të vendimit në fjalë. Duam t’u hedhim një sy të shpejtë veprimeve konkrete që filluan me aksion në shkallë rrethi, kooperative e në shkallë familjeje. Brenda disa orëve, kuadrot komunistë bënë bilancet e nevojave për gica, ndërsa në rreth punonjësit për të shkëputur, kontrolluar e dokumentuar lëvizjen e tyre. U gjendën kamionët, u përgatitën e shumëfishuan kontratat me detyrimet reciproke. Në familje filloi punë për strehimin provizor të dy gicave. Bisedat në familje, në rrugë, në kryesi merrnin zjarr. Argumentet pasonin njëri-tjetrin për sigurinë e hapit të parë. «Kemi për të prodhuar tepër eksportin mijra kuintalë derri, por, do të thotë, domate, që pa tjetër duam seleksionuar do të na lërë mijra kv mbetje, që ne i kthejmë në piku, nuk i thithin as në tregun e Lushnjës. Këto nuk do të na shkojnë kot se kemi gicat e derrave të ndihmës.» «Po kungujt — thosh tjetri — që mund të mbjellim në buzë të kanaleve dhe gardheve e mureve të shtëpisë?» «Po manat e fiqtë e rënë, frutat e prishura që i lënë të kalben — a nuk e rritin peshën e derrit? Po t’u qepemi dhe mbetjeve të prodhimeve nga thertoret kanë vlerë të madhe, kurse kundër apo ndopak ermik». Megjithatë bazë — theksoi brigadieri — është puna konkrete e jonë për të mbjellë më shumë hamullore e sidomos misër, sepse dhe uji do të kemi më shumë nga Bashkia. Ndërsa diskutimet zgjeroheshin gjatë erdhën në kooperativë e sekret. Familjarët me thasë në dorë, firmosnin kontratën dhe merrnin 2 gicat për rritje. Dy ditë vetëm u desh që të mbahen të 1500 gicat përveç 200 gicave që i kishte vetë kooperativa. Të tjerë morën 2 qengja. «Është herët të bëjmë llogari të përfundimtare, se do të thotë njëri se po e bëjmë si zonja Peretë. Por — theksoi sekretari i parë i Partisë së kooperativës shoku Mikail Dhima bindja është se pa cenuar asnjë detyrë të planit të prodhimit dhe aq më tepër të dorëzimit e shitjes në shtet (dhe eksport) ne parashikojmë se jo vetëm do të arrijmë që një familje të sigurojë mbi 1 kv mish për vete dhe mbi 1 kv për dorëzim te kooperativa, por kështu dhe kooperativa do të plotësojë dorëzimin në shtet afro 1000 kv mish mbi planin. Pa llogaritur këtu dhe atë mish shpendësh që familjarët mund të dorëzojnë në kooperativë kundrejt pagesës me çmime që gjykon vetë kooperativa kur del në treg. Kështu i pritet rruga edhe ndonjë manapësit që kërkon të nxjerrë fitime të paligjshme nga shitja e prodhimit dhe nga konsumatori». Vlen të theksojmë se përvoja e kooperativës Këmishtaj dhe të fshatit Sulzotaj të ndërmarrjes Bujqësore Çermë po gjen përkrahje në shkallë vendi. Lezha, Shkodra e ndonjë rreth tjetër po veprojnë shpejt. Brenda javës në Lezhë çdo kooperativë do të plotësojë familjet e një fshati me nga dy gica, ndërsa ndërmarrja bujqësore e Lezhës do të plotësojë me dy gica familjet punëtore që banojnë në fshat. Edhe rrethi i Shkodrës po punon në mënyrë intensive dhe të organizuar që nga 31000 familje që banojnë e punojnë në fshat 15000 prej tyre dora-dorës të marrin nga dy gica. Kjo nismë po përhapet dhe në rrethet e tjera. Partia i përkrah nisma të tilla që shpejtojnë prodhimin e mishit për përmirësimin e furnizimit të popullit. Hekuran Isai

Prodhime që riparohen pa u vënë në përdorim

— Një bisedë në stacionin e makinave e të traktorëve në Tiranë — Shqetësimi që kanë përdoruesit për cilësinë e pjesëve të ndërrimit të prodhuara në kombinatin e autotraktorëve, u bë shkak i një diskutimi me disa specialistë e punëtorë të stacionit të makinave e të traktorëve në Tiranë. Ja si u shprehën disa prej tyre: Ilir Rusi, përgjegjës në repartin e riparimeve: — Nuk dua të mohoj punën e bërë në kombinat. Ka mjaft detale e pjesë ndërrimi që kanë cilësi të lartë. Por kjo ç’duhet të fshehë mjaft të tjera, të cilat nuk e kuptoj, pse na vijnë deri në ndërmarrje. Marrim afërsisht 20-30 kolektorë në vit me një çmim jo të vogël. Veçse gjatë punës ata nuk mbajnë ngarkesë, nuk kanë jetëgjatësi; për pasojë traktorët mbeten arave. Është bërë shumë herë kronike cilësia e dobët e kutisë së diferencialit. Edhe kjo nuk kushton pak, por 2400 lekë copa. Kur vjen fundi montohet e vihet në punë, nuk ka qëndrueshmëri. Nuk kuptoj ç’bëjnë kontrollorët e cilësisë në këto raste. Aq më tepër që problemi është i njohur e ankesa për këto pjesë ka pasur prej kohësh. Haki Bureli, mekanik riparues: — Në kombinat janë filluar të prodhohen nyja të ndryshme. Kjo është diçka e mirë, sepse neve kjo na ul koston e riparimeve. Por ç’ndodh. Për shembull, nyjën e kamio-diferencialit duhet ta hapësh nga e para e ta montosh përsëri, sepse ajo vjen e pakolauduar, jo e gatshme që të përdoret. Ç’vlerë ka kjo punë. Apo për të thënë se «tani prodhojmë dhe nyja». Po të ecet kështu, është më mirë që të na vijë detalet, se montimin e bëjmë vetë. Kur dalin pjesët e ndërrimit nga kombinati, raportohen si të gatshme apo gjysmë të gatshme? Sepse ndodh që disave u bëjmë punime shtesë. Për shembull, kutia e diferencialit nuk vihet në punë pa kaluar për një punim mekanik në axhusteri. Kështu jemi kthyer në shtojca të kombinatit e po riparues. Meti Hida, brigadier në brigadë traktoriste: — Të vjen keq kur puna mbetet në mes për cilësi të dobët të një pjese ndërrimi. Habitesh kur punonjësit anësorë këputen sikur të ishin prej bakri. Ato duhet të jenë në gjendje pune nga një riparim i zakonshëm tek tjetri, pra afro një vit. Ndërsa ka raste jo të rralla që ato nuk shkojnë më tepër se dy javë. Jetë të shkurtër kanë dhe rrotat yll, zinxhirët etj. Neve na kërkohet zbatimi i detyrave. Kjo është e drejtë, veç edhe shokët në kombinat duhet të na përgjigjen më mirë me një cilësi më të lartë të pjesëve të ndërrimit. Menthor Katroshi, kryeinxhinier: — Sot në bujqësi po shkohet drejt përdorimit të traktorëve me goma, ndërkohë në kombinat nuk ecet me të njëjtin ritëm për prodhimin e pjesëve të ndërrimit për këta tipa traktorësh. Për shembull, për tipet T-28 apo TN-55 nuk gjenden kollodokë, testata, ingranazhe të kamios etj., etj. U prodhuan disa vite më parë në kombinat motokultivatorë. Por është harruar prodhimi i pjesëve të ndërrimit për to. Vitin e kaluar furnizimi me pjesë ndërrimi nga kombinati e kemi plotësuar e tejkaluar, ndërsa llojshmëria... FRANC ZHUPA

Veprimtari kushtuar 44-vjetorit të Shpalljes së Republikës

— SHKODËR — Të shumta janë veprimtaritë politike e kulturo-artistike që po zhvillohen këto ditë me rastin e festës së 11 Janarit, 44-vjetorit të Shpalljes së Republikës edhe në rrethin e Shkodrës. Në takime e biseda me punëtorë, kooperativistë, të rinj e të reja, veteranë e kuadro të pushtetit u kanë folur për rëndësinë historike të Shpalljes së Republikës, veprën e Partisë dhe udhëheqësit të lavdishëm e të paharruar shokut Enver Hoxha, për forcimin e parreshtur të pushtetit popullor, si dhe për mobilizimin e masave punonjëse për të vënë në jetë detyrat e shtruara nga Partia dhe porositë e shokut Ramiz Alia. Me nxënës të shkollave janë lexuar fragmente nga libri i shokut Enver Hoxha «Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re». Atmosferën e amrimit të kësaj feste e kanë bërë më të gëzuar programet artistike, ndeshjet tematike që po organizohen në qytete e fshatra. Pranë shtëpisë së kulturës dhe krijimtarisë popullore të rrethit u organizua një veprimtari tematike me të rinj e të reja të qendrave të punës e të prodhimit, si dhe është përgatitur montazhi muziko letrar «Republikës i këndojmë». Veprimtari të tilla me rastin e 11 Janarit janë zhvilluar edhe nga shtëpitë e kulturës në Bushat, Koplik, Barbullush, Gruemirë, Mjedë etj. — BERAT — Në qendra pune e prodhimi, si në kombinatin e tekstileve, në ndërmarrjen e shpim-kërkimit në Qytetin Stalin, në kooperativat bujqësore Laparidh, Poshnje, Kutall etj. të rrethit të Beratit po zhvillohen bisedat «Rritje e forcim i pareshtur Republikës sonë», «Pushteti i popullit në luftë» etj. Veteranë dhe veprimtarë të... (Vijon në faqen 3)

NGA PUNA NË REPARTIN E PRODHIMIT TË BISKOTAVE NË NDËRMARRJEN USHQIMORE TË LIBRAZHDIT. (Foto: A. Bodinaku : ATSH)

Ç’DUAN LUFTANIJET AMERIKANE PRANË KOLUMBISË

NJË NGA NGJARJET NDËRKOMBËTARE TË DITËS Prej dy ditësh pranë brigjeve të Kolumbisë janë ankoruar dy luftanije amerikane, aeroplanmbajtësja «Kenedi» dhe kryqëzori «Virxhinia». Prania e tyre, departamenti amerikan i Shtetit e shpjegoi të domosdoshme për luftën kundër narkotrafikut kolumbian. Gjithashtu u njoftua se luftanijet do të fillojnë së shpejti një seri manovrash operacionesh antidrogë. Nuk është aspak e papritur që rrezja e operacioneve të tyre të përfshijë jo vetëm ujërat detare, por dhe territorin e Kolumbisë, nën pretekstin bashkëkohor amerikan të drejtimit ndërkombëtar të luftës kundër drogës. Kanë kaluar vetëm disa ditë nga aksioni dhe shija e hidhur që solli preteksti i këtij sulmi për Panamanë e popullin e saj. Prandaj Kolumbia nuk dëshiron të njëjtin fat. Ajo ka deklaruar se është në gjendje t’i zgjidhë vetë problemet e saj të narkotrafikut pa ndërhyrjen e SHBA. Bi-Bi-Si-ja i referohej dje qëndrimit të qeverisë kolumbiane: Ne jo vetëm që nuk do të marrim pjesë në operacionet për bashkëta antidrogë, por e quajmë ndërhyrje në punët e brendshme. Kërcënim të sovranitetit tonë konsiderohet veçse të normave ndërkombëtare praninë e luftanijeve amerikane. Veprimi amerikan dëshmon për një konstante të politikës së shantazhit e presionit të hapur politik të Amerikës Qendrore, drejt kontinentit latinoamerikan. SHBA kërkon të shfrytëzojë situatat e turbullta ekonomike, politike, sociale apo problemin e mprehtë shumëplanësh të prodhimit e trafikut të drogës për nënkontinentin amerikan, duke marrë, pa ia kërkuar askush, rolin e shpëtimtarit. Vendet latinoamerikane, do të mbajnë një tjetër kënd vështrim. Lufta kundër drogës nuk do të thotë mohim i arritjeve të këtij vendi. Kartagjenës për të bashkërenduar strategjinë e përpjekjeve dhe të luftës kundër narkotrafikut. Presidenti Bush ka deklaruar se edhe ai dëshiron të marrë pjesë në këtë takim. Por për efekte sigurimi (siç është një nga variantet justifikuese të Shtëpisë së Bardhë) Bushit i duhen edhe dy luftanije, pranë vendtakimit. Përballë këtij shantazhi imperialist, Kolumbia ka parashikuar anulimin e vizitës së Bushit. SHKËLQIM BEQARI

NË KËTË NUMËR

● VEPRIM KONKRET PËR SHTIMIN E PRODHIMIT TË MISHIT (f. 1). ● DUKE MARRË SHKAK NGA NJË PROBLEM PËR EKSPORTIN (f. 2). ● PREMTIMET E FREESTROJKËS DHE REALITETI (f. 4).