Intervista optimiste
- KUKËS -
Këto ditë u takuam me disa drejtues e punonjës të rrethit të Kukësit. Ata na njohin edhe me sukseset e para, që të bëjnë optimist. Fillimi i mbarë, gjysmë e punës thotë populli. Po kjo mbarësi nuk vjen vetvetiu. Duhet punë e tendosur, organizim, përkushtim. Pushtetin popullor, e forcojnë dhe e mbajnë të fortë, zhvillimet e gjithanshme. Ç'thonë në Kukës për fillimin e këtij viti?
Miniera e kromit në Kalimash ka qenë në pararojë gjatë gjithë vitit të kaluar. Edhe sivjet ky është synimi i saj. Drejtori Kemal Elezi, thotë: «Ndërmarrja e ka filluar mirë vitin 1990. Megjithëse si prodhim kromi kemi një deficit të vogël, të përpiqemi se po riparojmë teleferikët e sektorit të Keçit. Kanë ndikuar edhe ngricat e mëdha. Megjithatë, si 15-ditor detyrat në prodhimin e kromit do të plotësohen. Deficiti do të mbyllet. Sektori i nënkës, ku drejton komunisti Kadri Cena, është me tejkalim detyrash. Kështu dhe sektori i karierës, që drejtohet nga Rasim Kërpaçi. Fabrika e pasurimit të kromit në Kalimash e plotëson 100 për qind çdo ditë detyrën e prodhimit të koncentratit të kromit. Me arritje ritmike është edhe sektori i prodhimit të oliviniteve.
Drejtoria e NPN-së, Figirete Spahiu, thotë se kolektivi i kësaj ndërmarrjeje e ka filluar mbarë vitin dhe i mobilizuar e me ndjenjë optimiste për zbatimin e detyrave. Në shixhade për eksport po jepen çdo ditë më shumë e plani. Kështu edhe reparti i sporterizisë. Në prodhimet artizanale ka parapambetje, sepse nuk është siguruar lënda e parë e lamarines, sipas kontratave.
Nebi Bida, përgjegjësi i planit në ndërmarrjen e peshkimit, thotë se ky kolektiv e ka nisur me gjallëri të mbarë. 150 për qind është përmbushur 10-ditori. Grupi i peshkimit që drejtohet nga Hazir Bytyçi është bërë shembull edhe në brigadat e tjera.
Me një optimizëm e mobilizim të ri ka filluar zbatimi i detyrave në rrethin e Kukësit. Kjo e bën të gëzueshme festën e Republikës.
NAIM ZOTO
DEBATI: JU, SI E KENI MENDIMIN?
NË ADRESE TË DISA NB-ve
Rrugëzgjidhjet i shohim në radhë të parë brenda ndërmarrjes
- Përgjigjet ndërmarrja bujqësore «Ylli i Kuq» Kamëz -
Redaksia e gazetës mori përgjigjen e Komitetit të Partisë, të drejtorisë së ndërmarrjes dhe Komitetit Profesional të ndërmarrjes bujqësore «Ylli i Kuq» Kamëz, në Tiranë. Në të, ndër të tjera, thuhet:
«Artikulli i botuar në gazetën tuaj të datës 5 janar të këtij viti: «Përse disa ndërmarrje bujqësore dalin me humbje», ku kritikohet edhe ndërmarrja jonë, u punua me kujdes e shqetësim të veçantë në tërë kolektivin punonjës të ndërmarrjes sonë. Problemi që ngrihet është i drejtë dhe fakti është që rezultati e ndërmarrjes bujqësore në Kamëz në vitet e fundit janë në rënie, si për treguesit e prodhimit dhe, për pasojë, edhe në ato financiare. Kjo rënie, që nuk është në natyrën dhe as në nderin e kolektivit punonjës të kësaj ndërmarrjeje, ndër më të vjetrat e vendit tonë, është bërë objekt i një analize të thellë për nxjerrjen e përgjegjësisë individuale dhe kolektive dhe për përcaktimin e një sërë masash për përmirësimin e shpejtë të gjendjes dhe për mënjanimin e humbjes në prodhimin bujqësor e blegtoral...»
Më tej thuhet:
«Është fakt që në rezultatin financiar të ndërmarrjes kanë ndikuar majft faktorë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që faktorët që lidhën me punën tonë, me kërkesën e llogarisë dhe metodën e drejtimit e të organizimit, të punës e të prodhimit, me nivelin e realizimit të detyrave të prodhimit, janë vendimtare dhe në këtë drejtim kemi majft për të përmirësuar.
Duke u vënë theksin në këto faktorë të punës së ndërmarrjes, në përgjigje janë evidentuar edhe disa ndikime jo të vogla, që lidhen me të tjerët, si dhe me mekanizmat ekonomikë. Përmendet, p.sh., heqja nga eksporti e perimeve, një synim drejtë për furnizimin më të mirë të popullit, gjë që, ndoshta, dikton nevojën e përdorimit më drejtë të levës së çmimeve. Me ndikime jo të pakta kanë qenë struktura e prodhimit e ardhur edhe në planin e vitit 1989, çmimet e disa materialeve me të cilat është furnizuar ndërmarrja, përballimi «padrejtësisht» nga bujqësia i shpenzimeve të transportit të plehut, rritja e çmimit të blerjes së barit nga individët e ndonjë faktor tjetër i kësaj natyre. Ose, vihen në dukje fakti se, faturimi i punimeve me traktorëve me zinxhir, që kur punojnë jashtë ndërmarrjes bëhet me çmimet e (Vijon në faqen 2)
Me emulacion e disiplinë
- PËRMET -
Festën e Republikës, 11 Janarin, e presin me zbatim, arritje dhe me tejkalime të detyrave të planit që në ditët e para të këtij viti shumica e kolektivave punonjës të rrethit të Përmetit. Nga 14 ndërmarrje, 12 i tejkaluan detyrat e 10-ditorit të parë të muajit dhe ecuri ritmike çdo ditë sipas zotimeve. E kanë filluar mbarë vitin e fundit të pesëvjeçarit kolektivat e NPD dhe NPN, që e plotësuan 10-ditorin përkatësisht 125 dhe 102 për qind në të gjithë zërat. Ata të bonifikimit vëllimin e bonifikimeve 105 për qind dhe të... Detyra e eksportit si rreth është dyfishuar. Arritjet e ditëve të para të janarit të bindin se zotimet po bëhen realitet. Në NPN e NPD po punohet me rendiment 10 për qind më të lartë, në bonifikim po përshpejtohen punimet në objektet që do të vihen në përdorim në stinën e ujitjes dhe në komunale po zgjerohet veprimtaria e shërbimeve. Karakteristikë e këtyre ditëve është forcimi i disiplinës në punë. Janë ulur mungesat pa arsye dhe tejkalohen normat e punës. Emulacioni dhe garat janë bërë nxitje për të plotësuar zotimet e për t’i pritur festat njëra pas tjetrës me arritje në të gjitha fushat të gjithë kolektivat. PËRPARIM MUSTAFAJ
Ritmika – bazë për plotësimin ballor të detyrave
- LIBRAZHD -
Klasa punëtore e rrethit të Librazhdit po punon me aksion për të shkuar në festën e 11 Janarit me arritje të reja. Megjithëse detyrat e këtij viti janë më të mëdha, 80 për qind e tyre do të përballohen nga ritja e rendimentit. Tejkalimet e vitit të kaluar nga mjaft kolektiva u arritën me ritmikë ditore e javore e duke ngushtuar diferencat midis 5 e 10-ditorëve të parë me ato të fundit të çdo muaji. Përvojë të mirë ka në sektorin e minierave. Në minierën e kromit në Përrenjas objektivat e këtij viti janë më të mëdhenj. Duke ndjekur ritmikën ditore të pesë sektorëve të mini-
(Vijon në faqen 2)
Ajo që mund të merret shembull në kthesën e Gjormit
Ndërmarrja bujqësore e Gjormit në Krujë prej vitesh ishte bërë sinonim i ndërmarrjes me humbje, deri 8 milionë lekë. Tejkalohej prodhimi i grurit, por mbetej soja, misri, blegtoria mbi të gjitha, e cila krijonte pjesën më të madhe të humbjes. Rezultati financiar ishte planifikuar me barazim, pra mjaftonte një tronditje e vogël që të prishej ky drejtpeshim. Gjormit i duhej doemos... PLOTËSIMI BALLOR I DETYRAVE Këtu fillon kthesa financiare e një prej ndërmarrjeve më të prapambetura të rrethit e në shkallë vendi. Shkuam këto ditë në Gjorm dhe mësuam se pothuajse të gjitha prodhimet dolën me tejkalime: drithërat 108 për qind, soja e luledielli 121-115 për qind, qumështi e mishi përkatësisht 104 e 107 për qind. Nuk u rrit vetëm plani i rrushit dhe i foragjereve, të cilat megjithatë për të parën herë kapën 95-përqindëshin. S’janë një e dy, por në masë brigadat që arrijnë e tejkalojnë planet. Drejtuesit e ndërmarrjes njihen ngushtë kur i pyet për më të dalluarit. Sektori qëndër, ku është përgjegjës Nikolin GjeloShi, mori 51 kv grurë e 70 kv misër për ha, kështu dallohet sektori i derrit dhe i Fushë-Kuqës. Kjo
Ajo që mund të merret shembull në kthesën e Gjormit
është përvoja që u jep Gjormi ndërmarrjeve simotra që dalin me humbje. Pa plotësim të gjitha prodhimeve as që bëhet fjalë për frytshmëri. Po si u arrit ajo? Puna filloi me përputhjen e anëve e treguesve të planit: të rendimenteve, të ardhurave e shpenzimeve, të kreditit e mjeteve të xhiros. Përgjegjësi i degës së financës, Viktor Kola, e renditën si detyrim të përmendë ndihmën që u dha për këtë bankë bujqësore e drejtorja e financës në Ministrinë e Bujqësisë. Me këtë rast nënvizojmë se ka disa ndërmarrje simotra me përshpejtoi tushasat bujqësore, vjeljen e prodhimit të grurit, misrit e sojës, ndikoi në kryerjen me cilësi të disa proceseve të rëndësishëm etj. Kjo solli uljen e kostos dhe përmirësimin e rentabilitetit në disa kultura. Jo pak frymëzoi stimulimi sipas kualifikimit të punonjësve, si dhe puna për shkurtimin e punëve të panormuara. Duke biseduar për përparësitë e formës së re të shpërblimit del një problem për stimulimin e kuadrit që ngrihet dhe në ekonomi të tjera. Paga e specialistëve lidhet me prodhimin e shpënzimet që për disa nuk janë matës të drejtpërdrejtë të punës së tyre. Do të ishte më e saktë që për çdo specialist të kishte matës të veçantë që shprehin realistisht punën e tyre. SHQYRI MEKA
SHIH EVIDENCËN E PUNEVE TË DITËS...
Këtë vit Gjormi është planifikuar të japë të ardhura neto ndërmarrjes janë të bindur. «Shih evidencën e punëve të ditës, – thotë sekretari i byrosë së Partisë, Nezir Gjioni. – Deri në datën 15 përfundon, si asnjë vit tjetër, mbjellja e patateve të hershme. Vazhdonjë shërbimet në grurë e ripërtëritja e vreshtit. Për blegtorinë jemi të përgatitur të marrim 10 kv mish për dosë e 3000 litra qumësht, 400 litra më tepër se plani. Kjo duket që tani në prodhimin ditor të qumështit, që është 3 kv më shumë se plani. Kthesa që u arrit muajin e fundit në oborrin kolektiv po thellohet më tej edhe me zbatimin e vendimit të ri të Këshillit të Ministrave. Vetëm 4 për qind e punëtorëve s’plotësojnë normat, ndërkohë që s’ka asnjë mungesë pa arsye. Prandaj themi se do t’i plotësojmë objektivat për të marrë 2 mijë kv drithëra e 1 mijë kv sojë më shumë se plani.
Veprimtari për 11 Janarin
-GJIROKASTËR -
Në qendra pune e prodhimi, kooperativa bujqësore, reparte ushtarake e institucione arsimore e kulturore në rrethin e Gjirokastrës janë zhvilluar veprimtari të ndryshme me rastin e 11 Janarit, 44-vjetorit të Shpalljes së Republikës. Me interesim janë ndjekur bisedat e veteranëve të «11 Janarit», «18 Shkurtit» etj, të qytetit, bisedat e veteranëve të luftës e të punës, kuadro të pushtetit etj, të cilët u kanë folur për rrugën 44-vjeçare të Shpalljes së Republikës, veprër e Partisë, e udhëheqësit të lavdishëm e të paharruar, shokut Enver Hoxha, si dhe sukseset e shënuara në të gjitha fushat dhe perspektivat për t’u çuar ato më përpara nën udhëheqjen e Partisë me shokun Ramiz Alia në krye. Në pasditet tematike të organizuara në ndërmarrjet bujqësore «Misto Mame» të Lunxhërisë e «Muzafere Asqeri», në kooperativën e tipit të lartë të Sofratikës, Vriseraës, Përmetit etj, është vënë në dukje forcimi i pareshtur i pushtetit popullor dhe karakteri thellësisht demokratik i tij në vendin tonë, shndërrimet që janë bërë si kudo në vendin tonë edhe në këtë rreth në vitet e Partisë etj.
- PUKË -
«Lulezon Republika jonë» - është ligjërata që po mbahet në qendra pune, kooperativa bujqësore dhe institucione e rrethit të Pukës me rastin e testës së 11 Janarit. Nëpërmjet saj e në takime e biseda me veteranë të luftës, kuadro e këshilltarë paraqyohen arritjet e gjithanshme pasqyrohen ekonomike e kulturore në zhvillimin ekonomik kulturor të vendit gjatë viteve të pushtetit popullor nën udhëheqjen e Partisë, duke rritur pa ndërprerje rolin e masave në qeverisjen e vendit. Klubi i kulturës «Zenel Kadria» në Fushë Arrëz dha montazhin muzikoliterar «Ballëndritura - Republikë» e organizoi gjithashtu një takim me punonjës të dalluar në plotësimin e detyrave të ditëve të para të këtij viti duke vënë në jetë detyrat e shtruara nga Partia e porositë e shokut Ramiz Alia.
- SARANDË -
Afrimi i festës së 11 Janarit, 44 vjetorit të Shpalljes së Republikës, i ka mobilizuar punonjësit e rrethit të Sarandës për ta pritur këtë ngjarje të shënuar me rezultate të reja në frontin e prodhimit. Në shkallë rrethi po tejkalohen grafikët e pu
në ndërmarrjet bujqësore «Misto Mame» të Lunxhërisë e «Muzafer edhe në këtë rreth në vitet e Partisë etj.
- PUKË -
«Lulezon Republika jonë» - dhe institucione e rrethit të Pukës me rastin e festës me veteranë të luftës, kuadro e këshilltarë paraqiten Arrëz dha montazhin muzikoliterar «Ballëndritura - e porositë e shokut Ramiz Alia.
- SARANDË - grafikët e pu
nimëve në shumë zëra të sektorit të bujqësisë si në grumbullimin e prodhimit të ullirit e të agrumeve, në prodhimin e qumështit etj, ndërkohë që 8 nga 11 kolektiva me aktivitet kryesor prodhimin industrial, detyrat e javës së parë të këtij muaji i tejkaluan me disa mijra lekë.
- POGRADEC -
Me punonjës të ndërmarrjeve ekonomike, kooperativistë, të rinj e të reja, në rrethin e Pogradecit janë organizuar takime e biseda në të cilat veteranë të luftës e të punës kanë folur për rëndësinë e madhe historike të shpalljes së Republikës, për zhvillimin ekonomik e shoqëror të rrethit dhe për punën këmbëngulëse që bëhet qysh në fillim të këtij viti për të mbyllur me sukses detyrat e krejt 5 vjeçarit të 8-të, duke vënë në jetë vendimet e Kongresit të 9-të të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia. (Sipas ATSH-së)
Ministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e RP të Polonisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Popullore të Polonisë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë Vladislav Ciaston, i
dhe mori paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore, Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia. (ATSH)
Një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së u nis për në Mali
Me ftesë të Bashkimit Kombëtar të Grave të Malit u nis për në Republikën e Malit një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së, i kryesuar nga anëtarja e Kryesisë së këtij Këshilli, Fatime Bërcama, i cili do të marrë pjesë në Kongresin e 5-të të kësaj organizate. (ATSH)
TRUKE DIPLOMATIKE AMERIKANE
Pas agresionit ushtarak amerikan në Panama, Amerika Qendrore dhe Latine po bëhen rajonet kryesore të turneve të zyrtarëve më të lartë të Shtëpisë së Bardhë jashtë vendit. Kjo nuk është e rastit, por e përcaktuar nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhen marrëdhëniet e Amerikës me këto vende. Vetë agresioni ka shkaktuar një indinjatë të tillë në vendet të ndryshme të rajonit, sa ato e cilësuan si një dëshmi të re të «diplomacisë së gangsterëve» që Washingtoni ndjek prej vitesh.
Pikërisht për t’i dalë përpara kësaj vale zemërimi, presidenti Xhorxh Bush dërgoi nëndrejtpresidentin e tij, Den Kuejll, qëllimi i të cilit është të shpërndajë imazhin e keq që ka lënë agresioni. Zëvendëspresidenti u përpoq, me këtë rast, ta përgjigjej ndërhyrjen ushtarake me pretendimin e «mbrojtjes së jetës të amerikanëve», duke e paraqitur turneun e vet si një gjest mirëkuptimi me të gjitha vendet e Amerikës Latine, ku agresioni ka shkaktuar një shqetësim të thellë.
Në një kohë kur mbarë opinioni publik ndërkombëtar dhe, veçanërisht ai në vendet e Amerikës Qendrore dhe Latine, janë ngritur dhe dënojnë me forcë veprimin agresiv të SHBA kundër Panamasë, mërekupimi që pretendojnë të arrijë Den Kuejll është një truk jo bindës për t’u besuar. Aq më pak e besueshme bëhet kjo, po të kemi parasysh faktin se zyrtari i lartë amerikan shkon për të bashkëbiseduar më mirë diversionin me manovrat politike e diplomatike në shkallë rajonale në Amerikën Latine. Turneu i zëvendëspresidentit amerikan synon të mbulojë me gjetjen e fikut atë çka është krejt e zbuluar dhe që shfaqet me tërë egërsinë e vet: presionin, shantazhin, ndërhyrjet deri në agresion, si ai kundër Panamasë. Duke e cilësuar ndërhyrjen barbare si «mbrojtje të jetës së amerikanëve» dhe turneun e Kuejllit si gjest mirëkuptimi, Amerika hedh një gur, por dorën krimineli nuk e fsheh dot, as qëllimet e pandryshueshme për destabilizimin e gjendjes në gjithë rajonin e Amerikës Latine.
ARBEN KARAPICI
Sektori i pikturës me pirografi në ndërmarrjen artistike në Vlorë dallohet për cilësinë e prodhimeve. (Foto: N. Xhufka)