Në ditën e 11 Janarit
Sot është Dita e Republikës. Për një popull të lirë e të lumtur si populli ynë, kjo është jo vetëm një ngjarje e shënuar, por edhe një ditë e bukur dhe e gëzuar, që ai e feston krenar e ballëlart, me zemrën plot.
Akti i madh historik i 11 Janarit 1946, përbën një ngjarje lapidare për historinë e popullit tonë. Nëse 29 Nëntori i vitit 1944 i dha atij lirinë, kjo ditë i dha Republikën e shtrenjtë, një republikë popullore të punëtorëve dhe fshatarëve. Votat e njëzëshme që përfaqësuesit e popullit të mbledhur në Asamblenë Kushtetuese i dhanë Republikës Popullore, shprehnin dashurinë e madhe që ushqente mbarë populli për të. Ato bëhen realitet dëshirën e tij për të zgjedhur me vullnetin e lirë formën e regjimit që dëshiron, etj. Ajo që ndodhi më 11 janar 1946, nuk ishte diçka që erdhi krejt papritur e pakujtuar. Populli ynë, përfaqësuesit e tij kishin vite që kishin «votuar» me pushkë në dorë, me gjak e sakrifica për Republikën. Brezat e Shqipërisë e kishin pasuar atë gjithmonë të praruar në ëndrrat e tyre, në përpjekjet dhe luftërat e gjata e të mundimshme për liri e drejtësi. Ajo ju themelua sipas mësimeve të Partisë, dhe të udhëheqësit të paharruar, shokut Enver Hoxha. Rruga e saj nis në Pezë, Labinot, Përmet e Berat; që kur nisën të hiqeshin dhe themelet e para të pushtetit popullor e gjer në krijimin e qeverisë popullore, që kur ndaloheshin njëherë e mirë mbretëria e satrapit Zog dhe populli në fuqi bëhej tërë botës borgjezo-revizioniste. Fitore e shkëlqyer e këtyre viteve është uniteti i pathyeshëm i popullit me Partinë, unitet që buron nga idealet e përbashkëta dhe ndjenjat e interesat e njëjta. Në vitet e socializmit jeta e popullit është bërë e lumtur dhe e begatë. Asnjë rend tjetër nuk ka bërë dhe s'mund të bëjë atë që ka bërë socializmi. «Sistemi që kemi ndërtuar, - ka thënë shoku Ramiz Alia, - nuk njeh shfrytëzimin të njeriut nga njeriu. Tek ne nuk ka të pasur që të jetojnë në kurriz të punëtorëve e fshatarëve, ashtu siç nuk ka të varfër që të jetojnë me lëmoshën e ndokujt. Çdo njeri rron me punën e djersën e tij. Shoqëria jonë socialiste është një shoqëri e drejtë; ajo nuk njeh konflikte sociale e shtypje nacionale, respektin njohjen e punës, njeriun e ndershëm, njeriun që të mirën e vet nuk e ndërton mbi fatkeqësinë e tjetrit. Mbështetur në këta faktorë është krijuar uniteti ynë i fuqishëm, mbi këto vlera morale bazohet rreni ynë socialist, këtë burojnë të drejtat dhe detyrat e qytetarit». Forca e Republikës sonë qëndron tek populli. Gjithçka që ndërtohet në Shqipëri ka qenë dhe është vepër e masave. Pjesëmarrja e tyre në qeverisjen e vendit është kusht vendimtar për ruajtjen dhe forcimin e pandërprerë të diktaturës së proletariatit. Tek ne masat punonjëse ushtrojnë pushtetin përmes një ve të zgjedhur në organet përfaqësuese apo edhe drejtpërdrejt. Të gjitha aparatet apo or- organet ekzekutive janë përditë nën kontrollin e tyre dhe japin llogari për gjithçka para popullit. Por, siç porositi edhe një herë Partia në Plenumin e 8-të të KQ, duhet punuar edhe më tej për rritjen e papërmbajtur të rolit të masave e të frymës krijuese të tyre, për zgjerimin e mëtejshëm të demokracisë socialiste duke forcuar organet e pushtetit dhe kontrollin e punëtorëve e fshatarëve në të gjitha fushat, për një harmonizim më të mirë të interesave të shoqërisë, kolektivit dhe të individëve. Duhet zhvilluar më me forcë lufta kundër
dër burokratizmit, rutinës dhe çdo shfaqjeje frenuese apo mendësie që i ka kaluar koha. Vendi ynë ka hyrë në një stad të ri zhvillimi. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë po hedh hapa të rinj, më të mëdhenj, në udhën e përparimit. Në këto kushte, porosit Partia, duhet të luftohet me këmbëngulje për të rritur rendimentin shoqëror të punës e të përsosur marrëdhëniet në prodhim, për të përmirësuar më tej organizimin e punës dhe metodat e drejtimit. Casti i tanishëm thekson me forcë nevojën e një logjike ekonomike më të fortë për të rritur edhe më tej frytshmërinë e prodhimit. Me militantizëm, për-gj… dhe fantazi krijuese do ta bëjmë edhe më të fortë Republikën tonë, edhe më të pasur e të begatë. Shqipëria socialiste ka qenë dhe është në çdo gjë e pavarur dhe sovrane. Ajo ka ndjekur dhe ndjek një politikë të drejtë e paqësore që shpreh e mbron interesat e popullit dhe të Partisë, çështjen e shenjtë të lirisë e të pavarësisë. Vendi ynë zhvillohet e përparon duke u mbështetur plotësisht në forcat e veta, i pavarur nga fuqitë e huaja apo nga blloqet e tyre ekonomike, ushtarake e politike. Ai kurrë nuk i ka shtrirë dhe nuk do t’i shtrijë dorën askujt, por i ka besuar dhe i beson mundit dhe djersës së vet. Recetat e rrugës kapitaliste, si perestrojka e reformizmi borgjez, janë të papranueshme për popullin dhe Partinë tonë. Politika e jashtme që ndjek Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është politikë e fqinjësisë së mirë dhe e bashkëpunimit të ndërsjellë duke i përmbajtur besnikërisht parimit të respektimit të pavarësisë e sovranitetit dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme. Me këtë politikë ajo ka kontribuar dhe kontribuon denjësisht si faktor mirëkuptimi, paqeje e qëndrueshmërie në Ballkan, e më gjerë. Kjo ka bërë që të rritet autoriteti e prestigji i saj në botë, që ajo të gëzojë respektin e miqve, dashamirësve dhe popujve të botës. 44-vjetori i shpalljes së Republikës është një tjetër rast i gëzuar në të cilin populli ynë shpreh edhe një herë gatishmërinë për të ecur kurdoherë i vendosur në rrugën e socializmit sipas mësimeve të Partisë e të shokut Ramiz Alia. botës.
E GËZUESHME KJO DITË FESTE
Prijnë gjeologët
- MIRDITË -
Gjeologët që në ditën e parë prijnë me punë të organizuar e me mobilizim, me realizim përditë e më të mirë të detyrave të tyre.
Në Përlat mund të bisedosh më përgjegjësin e ekspeditës inxhinierin e shpimit Benard Lleshi e mëson se sondistët duke përballuar me sukses vështirësitë e temperaturave të tanishme, 10 ditëshin e parë të janarit e realizuan 110 për qind. Çdo ndërresë plotëson detyrën e saj, por përgatit frontin edhe për ndërresën tjetër. Mobilizimi, rregulli, organizimi mbështesin njëri-tjetrin. Edhe ekspeditat e Tiranës, të Gurthit, Spaçit ecin me hap të shpejtuar. Kryeinxhinieri i ndërmarrjes, Bektash Daja, thotë se ditët e fundit e gjithë ndërmarrja plotësoi detyrat ditore mbi 110 për qind.
Edhe ndërmarrja Heroine e Punës Socialiste e Rubikut u prin ndërmarrjeve të tjera të rrethit të Mirditës. Kurse në ndërmarrjen e përpunim - drurit megjithëse të dhënat e sakta të 10-ditorit, nuk kanë dalë akoma, kryetarja e degës së planit, Nusha Dudi thotë se është i garantuar plotësimi i detyrave të kësaj periudhe. Kush jep garancinë për këtë? Sektori i Oroshit 10 ditëshin e ka plotësuar 108 për qind. Gjet Kaza, përgjegjës i sektorit, duke biseduar me inxhinierin Preng Nikolli për organizim akoma më të mirë të punës, shpreh synimin për rritje të mëtejshme të realizimit të detyrave të planit.
Punonjësit e uzinës së shkrirjes së bakrit, që po kryejnë me sukses remontin, synojnë që më 24 janar të bëjnë dërgimin e parë të metalit pas remontit, duke fituar kështu një ditë kohë nga planifikimi, një ditë prodhim më shumë.
HALIL BUÇPAPAJ
Fillim i mbarë edhe për blegtorinë
- GJIROKASTËR -
Këto ditë të fillimit të vitit prodhimi i qumështit realizohet 2-3 për qind mbi grafikun ditor.
Ritmika e mirë e vjeshtme mbahet edhe në këto ditë të ftohta, të cilave barinjtë, specialistët dhe drejtuesit u përgjigjen me masa të shumta për ta nxjerrë pa dëmtime blegtorinë nga dimri. Fusha e pjeljes vazhdon pa shqetësime. Në dhen ajo ka arritur në 75 për qind, ndërsa në dhi është në fillim, në 10 për qind. Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ka rritur edhe më shumë kujdesin e barinjve te këtyre anëve. Qengjat e kecat trajtohen sa më mirë për t’u këputur e për t’iu dhënë familjeve sa më shpejt. 15 për qind e pjeljeve, ato të fundit, të vona, kërthinjë, do u jepen tërësisht atyre.
Një hap të shpejtë në zbatimin
Ritme të reja, më të larta
- DURRËS -
Drejt festës së 11 Janarit, por edhe për ta mbyllur vitin e fundit të pesëvjeçarit me arritje sa më të mëdha, klasa punëtore e rrethit të Durrësit që në këto ditët e para të vitit po ecën me ritme të reja më të larta.
Në këto 10 ditë të para të janarit dallohet midis të tjerave NPV-ja. Detyrat këtu u realizuan në masën 105 për qind. Ka rëndësi të theksojmë se ky është një fillim i mbarë kur plani i tremujorit të parë të këtij viti është 2.1 herë më i madh se i të njëjtit pesëvjeçar më të kaluar. Në këtë ndërmarrje po bëhen përpjekje të mira për përvetësimin e 7 modeleve të reja që do të hidhen për prodhim për vend dhe eksport si pantallona kadife, këmisha xhupa etj. Nga këto të fundit këtë vit tregut të brendshëm do t’i jepen mbi 30 mijë copë. Edhe në uzinën elektrokimike, megjithëse të ndonjë vështirësie, puna ka filluar mbarë dhe detyrat e 10 ditëve u tejkaluan me mbi 30 mijë lekë. Po kështu tejkaluan detyrat edhe fabrika e mobiljeve, fabrika e duhan cigareve i kanë realizuar 100 për qind a- ato UMB-ja, uzina e zhveshjes së pambukut, NSHMN-ja, etj. SOTIRAQ GJORDENI
Ritme të reja, më të larta
- DURRËS -
Kanë kaluar 10 ditë nga viti i fundit i 5-vjeçarit dhe të përparuarit flasin me arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe. Ndërmarrja e ushqimeve për blegtorinë radhithet ndër kolektivët e dalluara në rreth. E radhitën atë rezultatet e mira të ditëve të para të janarit. Detyrat e vitit të kaluar i mbylli në muaj para afatit. Bisedojmë me drejtorin, Irakli Kola, i cili thotë: «Kemi siguruar ritmikë të lartë pune në çdo repart e linjë prodhimi. Baza materiale nuk mungon. E kemi organizuar punën në mënyrë të tillë që jo vetëm të mos lejojmë mungesë, por të tejkalojmë grafiket ditore të planifikuar. Gjatë 10 ditëve të para u dhanë më shumë se detyra 70 tonë ushqime të kombinuara për blegtorinë. Po kështu u tejkalua prodhimi industrial me 85 mijë lekë. Synojmë që detyrat e muajit janar t’i realizojmë disa ditë para kohe. Më shumë kujdes po bëjmë për shtimin e llojshmërisë së prodhimeve dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Kështu ne vijmë në festën e Republikës me plot sukses». Edhe peshkatarët e kanë nisur mbarë punën për këtë vit. Baza e arritjeve qëndron në forcimin e vazhdueshëm të rregullit e disi
Shifra optimiste
- LUSHNJE -
Plinës në çdo proces pune. Po ç’tregojnë të dhënat e deritanishme? Janë dhënë më shumë se plani i 10-ditorit 16 kv peshk. Në sektorin e Karavastasë, me përgjegjës Uani Shtёmbari, arritjet janë më të dukshme. Grafikët e punës janë më të lartë se ato të planifikuara. Tregut dhe eksportit i janë dhënë më shumë prodhime. Në këtë sektor të dalluar veçojnë brigadën, që drejtohet nga komunisti Vasil Mone që detyrën e 10-ditorit e tejkaloi me 32 për qind. Edhe brigada që drejtohet nga Mina Prençi shquan për rendiment të lartë. Në rajonin hekurudhor ka mjaft punë, lëviznin mallra për në drejtime të ndryshme. Përdoruesit e jenë më shumë nevojë… Në shehset e ngarkim shkarkimi punohet me tri ndërresa. - Punohen me rendiment 3 për qind më të lartë se detyra, - thotë drejtori i rajonit hekurudhor Rrapi Myzeqari. Edhe si 10-ditor dy treguesit kryesorë, transporti në ton/mall dhe ton/km e kemi tejkaluar me 5 për qind. Shifra optimiste që kanë brenda merakun e shqetësimin e njerëzve për të mos i lënë borxh ditat… të… fabrikën e letrës, të tullave, ndërmarrjen e grum- grumbullimit, atë ushqimore etj. SOKRAT NDREÇKA
Krenaria jonë për veprën tënde të madhe
«Republika jemi ne»
E solli rasti të ndodhesha në një skenë që na bëri përshpytje të veçantë. Ishim në një nga pallatet e rrugës «Ali Pashë Gucia» në Tiranë. Një hap përpara nesh, ishte duke ngjitur shkallët një i moshuar. Ai ndali përpara një dere, shtypi butonin e ziles dhe, kur në derë ju shfaq e zonja e shtëpisë, pyeti:
- Mos banon këtu këshilltari...?
- Po, urdhëroni. Çfarë kishit?
- Dua ta takoj pak për një problem...
Ia treguam këtë ngjarje sekretarit të organizatës-bazë të Partisë të bllokut, Servet Sheqi. Ai, duke miratuar, shtoi: «Nuk ishte rastësi ajo që patë. Në atë familje banon Rifat Vrenezi, anëtar i këshillit popullor të rajonit. Shpesh herë trokasim tek ai banorë të lagjes apo të bllokut për problemet që kanë».
Më tej Serveti na thotë se ky këshilltar është mjaft energjik në përmbledhjet e këshillit popullor apo në veprimtari të tjera. Është i guximshëm dhe i palodhur dhe, më e rëndësishmja: e njeh dhe e vlerëson mirë detyrën e vet si këshilltar, si përfaqësues i pushtetit të popullit. Të tillë ka edhe të tjerë anembanë vendit. Nëpërmjet bijve të vet më të mirë, të zgjedhur në organet e ndryshme, populli ushtron pushtetin e vet, ashtu siç e ushtroi këtë edhe drejtpërdrejt apo nëpërmjet kontrollit punëtor dhe fshatar. Na treguan për një mbledhje të këshillit popullor të rajonit nr. 3, që u zhvillua para pak kohësh. U ngritën një këshilltarë atje dhe kritikoi me forcë drejtuesit e ndërmarrjes tregtare të fruta-perimeve për dhjetëra kilogramë fruta që po kalbeshin për ngathtësitë të tyre. T’i shihje këta drejtues si japin llogari deri në një përpara këshillit popullor. Nuk mund të numërohen raste të tilla që dëshmojnë për mënyrën si e ushtron populli pushtetin e vet dhe që heqsojnë në mënyrën karakterin kaq demokratik të tij.
- Në pushtet, - thotë novatori i talentuar Avdi Hodaj, - janë bijtë tanë, motrat, nënat, vëllezërit tanë. Pushteti jemi ne. Duke qenë pushteti ne, jemi edhe Republika.
Mendja jonë, djerse jonë
Sic është vullnet i popullit, Republika është edhe fryt i mendjes dhe i djersës së tij.
- E sheh këtë vinç? - na thoshte Edmond Lika në ndërmarrjen e montimeve industriale në Tiranë.
- Është i pari në Republikë me këto përmasa.
Në vështronim krahët gjigandë të tij. Ky vinç 60-tonësh, prodhuar në bazën mekanike të NMI-së, është vepër e novatorëve të talentuar S. Lufi, N. Kota, Xh. Hani, dhe A. Bujari. Na bën përshtypje theksimi i pari në Republikë dhe kujtohemi që diçka të tillë e kemi dëgjuar edhe diku tjetër. Kjo do të thotë që gjërat janë në lëvizje, se pothuaj çdo ditë krijohet diçka e re, më e mirë, më e madhe; diçka që është «e para në Republikë» në llojin e vet.
Në mendësinë e popullit pikërisht ky krijim i pandërprerë përbën Republikën. Është ky një krijim vigane, që përsoset çdo ditë nga mendja dhe duart e arta të njerëzve tanë.
Me Niko Naskën, përgjegjës seksioni pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Tiranës, hapet biseda për vitin që sapo shkoi, për arritjet dhe mbarësinë e tij. Të 48 ndërmarrjet e sistemit transport-shërbime komunale-ndërtim e PT, e plotësuan para afatit planin e 1989-ës. «Ishte një vit i mba-
(Vijon në faqen 3)
Veprimtari kushtuar 44-vjetorit të Shpalljes së Republikës
— TIRANË —
Me rastin e 11 Janarit, 44-vjetorit të shpalljes së Republikës, Kryesia e Komitetit Ekzekutiv të KP dhe kryesia e Frontit Demokratik e rrethit të Tiranës, organizuan dje në një nga mjediset e muzeut «Enver Hoxha» një mbledhje tematike.
Merrnin pjesë punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, ish-partizanë, veteranë të luftës e të punës, deputetë e këshilltarë, të rinj e të ftuar të tjerë.
Ndërteshin gjithashtu kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Pirro Kondi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, shoku Luan Beqiraj, anëtarët e e Komitetit Qendror të Partisë, Haxhi Leshi dhe Jashar Mezelxhiu, kryetari i kryesisë së Këshillit Popullor të rrethit, Xhemal Tafaj dhe shokë të tjerë.
Veprimtarinë e hapi kryetari i kryesisë së Frontit Demokratik të rrethit, Omer Haxhila.
Mbi rëndësinë historike të shpalljes së Republikës, veprën e Partisë dhe udhëheqësit të lavdishëm e të paharruar, shokut Enver Hoxha, për forcimin e pareshtur të pushtetit popullor, si dhe për punën me frymë sulmuese të masave punonjëse, për të vënë në jetë detyrat e shtruara nga Partia dhe porositë e shokut Ramiz Alia, foli nënkryetari
Ajo u Përmet dhe Berat, që kur nisën të hidhen e qeverisë popullore, që kur ndaloheshin njerëzë bëhej zot i fateve të veta. 11 Janari i vitit 1946 shpalli dhe ligjëroi këtë ëndërr, dëshirë dhe vullnet të popullit.
Gjatë 44 vjetëve që kaluan, Republika jonë ka hedhur hapa vigane në rrugën e zhvillimit dhe përparimit, në rrugën e ndritur ku na udhëheq Partia. Shqipëria socialiste është bërë sot një vend i zhvilluar, me ekonomi të fuqishme, me industri e bujqësi moderne. Pushteti popullor është forcuar paprerë në luftë të vazhdueshme me shfrytëzimin e burokratizmin, e liberalizmit dhe çdo ndikim tjetër.
Ekspozitë me punime në aplikacion kashte
Dje mbasdite në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë u hap ekspozita vetjake me punime në aplikacion kashte e mjeshtrit të ndërmarrjes artistike «Migjeni», Xhevdet Hamja.
Në të janë paraqitur 55 punime, riprodhime të veprave të piktorëve tanë, si dhe atyrepërimtare botërore, fryt i një pune 15 vjeçare plot pasion e talent.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ndodheshin gjithashtu ministrja e Industrisë së Lehtë, Vita Kapo, sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Petro Koçi, kushte e shokë të tjerë.
Fjalën e rastit e mbajti drejtori i muzeut Historik Kombëtar, Burhan Ciraku.
(Sipas ATSH-së)
PAMJE NGA RRUGA E BARRIKADAVE NË KRYEQYTET. (Foto: N. Xhufka)