13/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 janar 1990

SHKOLLA ME RIPËRTËRITJE FORCASH E DIJESH

Pas dy javë pushimesh këto ditë, në të gjitha kategoritë e shkollave rifilluan mësimet. Gjatë semestrit të parë u vu re se janë bërë përpjekje të shumta e më të frytshme për një të mësuar logjik e aktiv në luftë kundër të mësuarit pasiv, riprodhues dhe mekanik. Këtij qëllimi i shërben edhe konceptimi më i plotë shkencor i veprimtarisë drejtuese dhe kontrolluese, kualifikuese dhe studimore të organeve të arsimit, të seksioneve dhe të kabineteve pedagogjike të rretheve, me synimin themelor të rritjen e nivelit, të rendimentit dhe të cilësisë së procesit mësimor-edukativ. Në shërbim të këtij qëllimi u vu edhe puna për ngritjen e një sërë kabinetesh dhe laboratorësh mësimorë, si edhe ndërtimi i mijëra mjeteve didaktike me forcat e vetë shkollave. Megjithë këto arritje, përsëri mbetet shumë për të bërë. Natyrisht detyra e parë kryesore është thellimi i mëtejshëm i arritjeve dhe përvojave pozitive, lufta për eliminimin e të metave dhe zbrazëtive të konstatuara. Nga kontrollet ka dalë se në mjaft raste ka aktivitete në vlerësimin e nxënësve, vihen nota të pamemiruara, ç’ka del qartë nga diferenca midis kontrolleve. Raste të tilla janë vërejtur në shkollën 8-vjeçare në Mbostrat, Cakran, Suk dhe «5 dhjetori» në rrethin e Fierit, në shkollat e Shëngjinit, Burimasit, Fushasit e Gërdecit në rrethin e Tiranës etj. Gjithashtu edhe fakti se mjaft studentë të vitit të parë të shkollave të larta, në sesionin e tanishëm të provimeve kanë dalë me rezultate të dobëta, sidomos në provimet e matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike e Elektrike, në të ndryshme mësimore. Në disa shkolla profesionale, në mënyrë të veçantë në shkollat e mesme bujqësore, bashkëpunimi i mësuesve specialistë me ata të lëndëve teorike për formimin e nevojshëm teoriko-profesional të nxënësve lë për të dëshiruar. Fakti që nga nxënësit e shkollave të mesme bujqësore të Rajonit Nr. 4 të rrethit të Tiranës, vitin e kaluar vetëm 18 për qind e nxënësve maturantë e plotësuan kriterin e notës për të vajtur në shkollën e lartë (pa përmendur që edhe kalueshmëria e këtyre të fundit në ILB është e ulët), flet mjaft qartë për një përvetësim të pakët të njohurive. Në disa shkolla të mesme bujqësore si në ato të Orenjës, Dorëzës dhe Librazhdit si dhe disa rrethe të tjera, mungojnë farë kopshtet e koleksionit ose ato kanë një numër fare të vogël kulturash bujqësore. Praktikat profesionale dhe puna prodhuese shpesh vuajnë nga formalizmi, ka paqartësi në konceptimin dhe zbatimin e mjaft problemeve që lidhen me të, mësuesit përgatiten dobët, procedojnë pa ditare, ndërsa nxënësit nuk mbajnë fletore për proceset që kryejnë, e për më tepër, ka shumë raste që proceset pune nuk realizohen në përputhje me programin mësimor. Efektiviteti i punës për një të mësuar aktiv, logjik e krijues shihet në rendimentin dhe cilësinë konkrete të procesit mësimor-edukativ në shkollë. Por a mund të flasim për efektivitet, kur shkolla e mesme e Karkavecit në Librazhd, p.sh., për dy vite me radhë nuk ka nxjerrë asnjë kandidat për në shkollën e lartë. Ndërsa në studimin i Ministrisë së Arsimit në 8 shkolla të mesme të këtij rrethi nxënësve në rreth 85 për qind e nxënësve në lëndët matematikë e kimi vlerësohen Fierit, në shkollat e Shëngjinit, Burimasit, Fushasht e Inxhinierisë Mekanike - Elektrike të UT «Enver Hoxha» etj., flet gjithashtu për efektivitet në vlerësimin e nxënësve të shkollës së mesme. Përvojat e semestrit të parë kanë nxjerrë në dukje se në disa lëndë ka nxënës që nuk i kanë përvetësuar si duhet konceptet kryesore dhe nuk arrijnë të argumentojnë apo të operojnë në praktikë me njohuritë e fituara teorikisht, nuk dinë t’u japin përgjigje mjaft pyetjeve formuese. Këto vijnë sepse pak ose aspak, në ndonjë rast, përdoret baza didaktike. Në raste të tjera vihet re se nuk përdoren metoda të përparuara që nxisin mendimin e pavarur, logjik dhe krijues. Nxënësit aktivizohen pak në vlerësimin e dukurive dhe të teknologjive që trajtohen në disiplinat mësimore-edukative shkollën e lartë. Ndërsa studimi këtij rrethi nxori se kimi vlerësohen me nota 4 e 5. Probleme të tilla edhe në shkolla të tjera në rrethe të ndryshme të vendit. Ç’bën seksioni i arsimit në këto raste? Po kabinetet pedagogjike? A nuk përbëjnë këto objek­te pune të organizatave-bazë të Partisë të arsimit? Komitetet e Partisë të rretheve, sidomos sekretarët e tyre të edukimit, më shumë dhe në mënyrë më shkencore kërkohet të merren me trajnimin dhe drejtimin e punëve në shkollë, duke i vlerësuar ato jo si punë të dorës së dytë, apo të rastit, por si punë e probleme themelore të dorës së parë, që kanë të bëjnë me formimin e njeriut të ri, me vetë fatet e ndërtimit socialist të vendit.

NGA PUNA NË NDËRMARRJEN E MONTIMEVE INDUSTRIALE NË TIRANË (Foto: N. Xhufka)

NË ECIM PËRPARA NË RRUGËN QË E KEMI ZGJEDHUR VETË

Intervistë e sekretarit të KQ të Partisë dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor, shokut Foto Çami, dhënë mbrëmë Radiotelevizionit shqiptar Pyetje: Dje, po edhe sot, televizionzi zyrtar italian ka dhënë lajme sikur në Shqipëri po fryn e ashtuquajtura era e Lindjes dhe në Shkodër e gjetkë qenkan bërë demonstrata etj. Si i vlerësoni ju këto lloj njoftimesh, shoku Foto? Përgjigje: Si t’i vlerësoj! Më mirë se shpifje nuk gjej fjalë tjetër. Këto ditë janë shtuar trillimet antishqiptare nga jashtë, bile secili përpiqet të fantazojë sa më shumë. Radiotelevizioni i Beogradit dhe Agjencia jugosllave e lajmeve thonë u bë demonstratë në Shkodër. Radio-Vatikani e ngre më lart e thotë se u bë kryengritje. Forcat shoviniste dhe klerikët reaksionarë grekë shpifin se, gjoja, katër të rinj minoritarë qenkan vrarë në kufi, duke i tërhequr me traktor. Një agjenci perëndimore lajmesh thotë se janë varur disa njerëz në mes të Tiranës, Shkodrës, Vlorës e gjetkë dhe qenkan lënë të varur në litar për një javë rresht. Ja kështu: një garë shpifjesh. S’ka vetëm gara sportive! Pyetje: Përse bëhet kjo fushatë e ku është i interesuar? Përgjigje: Qëllimi është i qartë. Ata dëshirojnë që edhe në Shqipëri të ndodhë ajo që ndodhi në vendet e Lindjes. Kërkojnë të kthehet «Bali Kombëtar», «agallarët e bejlerët», shtypja e shfrytëzimi. Kjo është demokracia që duan të vendoset në Shqipëri! Kujt i intereson kjo? Kuptohet, atyre që nuk duan që Shqipëria të jetë e lirë, të jetë e pavarur, të jetë sovrane! Rolin kryesor në thurjen e shpifjeve ndaj Shqipërisë e kanë marrë përsipër TANJUG-u dhe shtypi serb i Beogradit. Është e qartë përse. Ata duan të largojnë vëmendjen e botës nga shtypja ndaj Kosovës, nga gjyqet e diskriminimi që po rritet, nga krizat e konfliktet që kanë shpërthyer në Jugosllavi. Ata duan të diskreditojnë Shqipërinë që të shtojnë presionet e dhunën mbi shqiptarët në Jugosllavi. Prandaj nuk na çudit pse lajmet më fantastike përpunohen në Beograd. Na çudit dhe s’është për të ardhur keq që Radiotelevizioni Italian, që thuhet se është serioz, u zë besë dhe i bëhet propagandist i këtyre trillimeve. Pyetje: Natyrisht, shpifjet që bëhen kundër Shqipërisë nuk kanë nevojë për përgjigjeshtrim, po ato kanë ngjallur një zemërim dhe indinjatë të thellë në popullin tonë. Përgjigje: Ashtu është, po ato kanë edhe një të mirë: Na nxisin të ngrejmë më lart vigjilencën, të mbrojmë lirinë, pavarësinë e sovranitetin tonë, të rritim mobilizimin për të punuar më shumë në të mirën e atdheut e të socializmit, për të forcuar e çelikosur unitetin tonë të pathyeshëm e vendosmërinë tonë për të ecur përpara në rrugën që e kemi zgjedhur vetë.

NJE VONESE NE SERRAT SOT, KUSHTON SHUME NESER

Hershmëria sigurohet me punë të përditshme - FIER - Furnizuesit kryesorë të qytetit të Fierit me perime janë NB «Qëllimi», Grecallia, Levani, dhe kooperativat bujqësore që janë përreth. Viti 1990 filloi me një objektiv të ri për perimet, për të dhënë edhe 1300 kv perime më shumë në eksport. Për këtë në 6 ha të serrave me ngrohje e në 6 ha të serrave të tjera me plastmas, si dhe në 170 ha që do të mbillen në fushë me perime, është siguruar baza materiale, si: solar, xham, plastmas, është çuar gjithë sasia e plehut organik në krye të arës. Këtu kujdesen për zbatimin e teknologjisë. Në kushtet e intensifikimit të punës e dyfishimin e prodhimit, edhe plehrat shpërndahen sipas planit. Shano Sulejmani, përgjegjësi i sektorit perimor dhe i serrave të NB-së Grecallisë. – Them kështu, se dhe ne vetë kemi fituar përvojë. Vitin e kaluar u dhanë 2 mijë kv perime më shumë se sa plani ose nga shitja e perimeve për eksport u dhanë detyra e planifikuar. Në këtë sektor njihesh me punën e mirë që ka filluar të bëhet për të prodhuar 19 mijë e 500 kv perime të planifikuara. «Qilimi», filloi me një objektiv të ri për perimerritësit e ekonomive që kanë serrat me ngrohje. Ato do të zbatojnë përvojën e serrave të Koplikut në rrethin e Shkodrës, për mbjelljen e tyre brenda vitit. - Mundësitë për këtë janë,

Shembulli i Lapar-dhasë të frymëzon

— BERAT — - Vitin e kaluar detyrat e eksportit u tejkaluan me 2 200 kv, duke siguruar 1 700-1 800 kv perime për ha. Nga këto 1 300-1 400 kv për eksport, duke siguruar nga 1 ha 74 mijë dollarë. — Kur e pyetëm kryeagronomin e kooperativës bujqësore të Lapardhasë në Berat, Tomor Rehovica, si po punchet që të përballohen këto detyra vjetanërisht ato të eksportit që rriten thuajse trefish, ai tha se bazë kemi arritjet e mas, fusha intensifikimit të punës për dyfishimin e prodhimit, edhe plehrat shpërndahen sipas një norme të veçantë. Janë siguruar 1200 kv pleh organik për ha për serrat me plastmas, si dhe 400 kv për ha për mbjelljet në fusha. (Vijon në faqen 2) Kur e pyet kryeagronomin e kooperativës bujqësore të Llapardhasë në Berat, Tomor Rehovica, si po punohet që të përballohen këtë vit detyrat veçanërisht bazë kemi arritjet e deritanishme, përvojën e fituar veçanërisht vitet e fundit. Cila është kjo përvojë? Perimerritësit e Llapardhasë janë dalluar në shfrytëzimin e serrave me ngrohje dhe diellore. Kjo ka ardhur, së pari, nga mbjelljet e hershme, punimi me cilësi i tokës, përdorimi i 1800-2000 kv plehra organike, shfrytëzimi dy herë i serrave, si dhe zbatimi me rigorozitet i teknologjisë, në veçanti trajtimet. Në çdo 7-8 ditë kryhet spërkatja me zinëp për t’i mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Çdo vit detyrat e planit dhe të eksportit janë realizuar dhe tejkaluar. Për vitin që shkoj p.sh. u tejkaluan detyrat e eksportit me 2200 kv domate, presh, trangull etj. Në serrat me ngrohje u marrën së bashku domate dhe trangull 1800 kv për ha. Nga këto 1400 kv u çuan për eksport, ose mesatarisht u siguruan nga 1 ha 74 mijë dollarë. Kjo përvojë e mirë u ka dhënë krah e besim drejtuesve, specialistëve dhe kooperativistëve të Llapardhasë për të realizuar e tejkaluar edhe sivjet detyrat e tyre. Kështu në frymën e aktivitetit të Sukthit, që u mbajt kohët e fundit, perimerritësit kanë shtuar përpjekjet e tyre duke intensifikuar shërbimet në serrat me ngrohje, kanë mbarrë masa dhe po punojnë për riparimin e serrave diellore, trapiantimin e fidanëve në kubikë si dhe kanë përfunduar mbjelljen e farishteve për domaten e hershme në fushë. Nga bisedat me perimerritësit e kësaj ekonomie, një gjë del qartë, ata janë të bindur se shfrytëzimi shkencor i serrave është burim i madh prodhimi e të ardhurash. ASLLAN SARAÇI

Ditë vendimtare për prodhimin e perimeve

- PËRMET - Objektivi i caktuar është që të prodhohen dhe konsumohen 150 kg perime për frymë. Për të pasur furnizim gjithvjetor me perime, rol të rëndësishëm luan prodhimi nga serrat. Përvoja e vitit të kaluar është e lavdërueshme nga të gjitha ekonomitë bujqësore të rrethit. Furnizimi me perime të freskëta u sigurua dy muaj më herët nga mbjellja e zakonshme. Kooperativa bujqësore e Mërtinjit është malore, por zgjodhi vendin dhe tokën e përshtatshme, njerëzit të kujdesshëm dhe me merak që të nxjerrë e para prodhimin e trangullit më 17 prill. Kështu u dalluan edhe Kosina, Ballabani, Katundishta etj. Për të përgjithësuar përvojën e më të mirëve dhe masat që duhen marrë aktualisht nga seksioni i bujqësisë i rrethit në brigadën e serrave të NB-së u bë një ballafaqim me brigadierët dhe specialistët që merren me serrat. 155 ha serra me ngrohje, me plastmas dhe diellore, përbëjnë në Durrës një «kombinat të gjelbër», nga i cili punonjësit e bujqësisë po luftojnë të marrin këtë vit prodhime më të mëdha. Në serrat me ngrohje ka përfunduar me kohë mbjellja e domateve, gjendja e të cilave është e mirë. Atyre po u bëhen shërbime intensive, që sivjet të fitohen në hershmëri 10-15 ditë. Në 6 ha në serrat me ngrohje janë mbjellë trangull, që paraqiten të mbarë. Për të gjitha llojet e serrave janë mbjellë farishtet e domateve. Tani po bëhen trapiantimi i tyre, me objektiv që mbjellja e këtyre fidanëve në serrat diellore dhe në ato me plastmas të përfundojë brenda datës 5 mars. Në të njëjtën kohë po merren masa për riparimin dhe mbulimin e serrave me polietilen, detyrë e cila me punën që po bëhet, do të përfundojë brenda këtij muaji. Kjo do të bëjë të mundur që brenda 15 shkurtit të përfundojë shtratifikimi i tokës në këto serra dhe deri më 10 mars të përfundojë mbjellja e 100 ha. (Vijon në faqen 2) mbjellja e 100 ha. Gjithashtu, sivjet në Durrës, për të rritur më tej prodhimin si për eksport, edhe për vend, do të ndërtohen 6 ha serra të reja me plastmas. Mobilizimi është i lartë që ndërtimi i tyre të përfundojë brenda shkurtit dhe këto sera të shfrytëzohen plotësisht që sivjet. Baza materiale e tyre është siguruar. Edhe fidanët janë gati. Në përgjithësi, për të shtuar prodhimin e perimeve për eksport dhe për vend, është ngritur një shtab i veçantë që po e ndjek me përparësi këtë problem. Dallohen për punë të mirë sidomos ndërmarrja bujqësore e Sukthit, që ka një gjendje të kënaqshme të domateve dhe trangullave, dhe kooperativat bujqësore të Rashbullit, Lekajt, Rrogoxhinës etj. SOTIRAQ GJORDENI (Vijon në faqen 2)

KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E RP TË POLONISË

Dje Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Popullore të Polonisë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Vladislav Ciaston, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Andon Berxholi dhe të tjerë. Ambasadori shoqërohej nga diplomatë të ambasadës së RP të Polonisë në Tiranë. (ATSH)

Me detyra të tejkaluara

Ndër kolektivet e ndërmarrjeve ekonomike në rrethin e Dibrës që i arrijnë më shpejt objektivat për periudhën 1-10 janar janë edhe ato të ofiçinës mekanike. «Ramiz Varvarica» e këtij qyteti, në të cilën kanë punuar me rendiment 1 përqind më të lartë, duke tejkaluar 0,5 për qind prodhimin e përgjithshëm industrial. Ndër kolektivat e ndërmarrjeve ekonomike në rrethin e Dibrës që i arrijnë më shpejt objektivat për periudhën 1-10 janar janë edhe ato të ofiçinës mekanike. «Ramiz Varvarica» e këtij qyteti, në të cilën kanë punuar me rendiment 1 përqind më të lartë, duke tejkaluar 0,5 për qind prodhimin e përgjithshëm industrial. Janë tejkaluar edhe normat e punës. Gjatë këtij viti do të prodhohen 20 pjesë të reja nëdrirm për minierat, fabrikat e pasurimit etj. Vetëm nga rishikimi i normativave të përdorimit të materialeve të ndryshme si llamarinë, gizë, elektroda etj., do të kursehen rreth 60 mijë lekë. Do të rishikohen gjithashtu normat në 600 operacione pune. Përparësi do t’i jepet edhe plotësimit të objektivave në ndihmë të kooperativave bujqësore. Kështu brenda 6 muajve të parë do të vihen aty në makinat për larjen e gurit dhe deri në fund të vitit edhe 3 teleferikë. (ATSH)

- FIER - Furnizuesit kryesorë të qytetit të Fierit me perime janë NB «Qilimi», Grecallia, Levani, dhe kooperativat bujqësore që janë përreth.

PUNËTORI HYSEN TURHANI ËSHTË NDËR MË TË DALLUARIT NË OFIÇINË MEKANIKE TË QYTETIT STALIN. (Foto: N. Xhufka) PUNËTORI HYSEN TURHANI ËSHTË NDËR MË TË DALLUARIT NË OFIÇINË MEKANIKE TË QYTETIT STALIN. (Foto: N. Xhufka)

SOT NË «ZERIN E POPULLIT»

● Ne ecim përpara në rrugën që e kemi zgjedhur vetë (f. 1). ● Vlerat e kuadrit i di mirë masa (f. 2). ● Më pak efekt,- më shumë muzikalitet (f. 3). ● «Reformimi» i apartejdit dhe realiteti (f. 4).