16/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 janar 1990

SHOKU RAMIZ ALIA TAKOHET ME PUNONJËS TË KOMBINATIT TË AUTOTRAKTOREVE «ENVER HOXHA»

u ngjitën të bashkuar me punëtorët e kombinatit edhe punonjës të qendrave të punës e të prodhimit dhe banorë të lagjes aty pranë. Dhe tingujt e melodive popullore të një vale artistët e njohur amatorë të kombinatit, punëtorë e punëtore. Bisedojë të gëzuar me njerëzit – tjetrin, u gëhshin sytë e zemrat të gjithëve. “Jemi gëzuar pa masë”, thotë komunisti I ri Gëzim Leka. Nder shumë të madhe po na bën udhëheqësi ynë. Janë fjalë zemre që i thotë secili në këtë ditë të shënuar. Nga gjokset e punëtorëve shpërthejnë brohoritjet e fuqishme për Partinë, kur vjen këtu shoku Ramiz Alia. Në hyrje të Kombinatit ai u prit nga drejtori, Hamit Shanku, sekretari i Komitetit të Partisë të kombinatit Leonard Tefa, punëtorë, kuadro e specialistë. Ndodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, dhe ministrat e Industrisë Minerare dhe Energjetikës, shoku Besnik Bekteshi, sekretari I Parë i Komitetit të Partisë, të rrethit shoku Pirro Kondi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit shoku Llambri Gjeprifti, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë Pilo Pe- [pjesë e prerë] (Vijon në faqen 2)

MALET NUK TUNDEN NGA ERA

Mbresa Ngjarje të paharruara ka në jetën e vet çdo njeri. Ka colo-kolektiv, ka një popull i tërë. E titull e rrënjosur thellë në mendjet e zemrat e punëtorëve të kombinatit të autotraktorëve do të mbetet edhe dita e 15 janarit 1990. Si një ditë e zakonshme pune, por edhe si një ditë e bukur feste dhe gëzimi do të mbetet ajo për të 5400 punëtorët e këtij kombinatit. Të gjithë këtë pr ej tyre. Do ta kujtojë Burbuqe Kapllani si doll me një buqetë lulekah për të pritur e për të dhënë atë udhëheqësit të dashur të Partisë e popullit, shokut Ramiz Alia. E pamë të ndëjeh e emocionuar. Ajo do të ishte nga të parët që do ta uronte: Mirëse erdhi! Nuk arrinte ta bëmo në bisedë të shkurter me të se në këtë kohë, aty bër ay ndërpritenn këngët e valles, bisedat e gëzuara të punëtorëve dhe të gjithë së bashku shpërthejnë në brohoritje të zjarrta. “Erdhi shoku Ramiz! Rroftë shoku Ramiz Alia! Në çdo takim të tillë të punëtorëve, të popullit me udhëheqësit e dashur e të shtrenjtë, shokun Ramiz Alia, njeriu provon emocionet të thella. Kur sheh nga afër sesin i hidhet në qafë me dashuri nga i ri, kur i shtërngon dorën punëtori udhëheqësit të vet dhe

Shqipëria jonë ecën përpara e vendosur në rrugën socialiste. Themelore është se ajo është një vend i lirë dhe i pavarur, një vend me një situatë të brendshme solide, ku populli është zot i fateve të veta.

Progresin e gjithanshëm të vendit ne e mbështesim në arritjet e deritashme, në avantazhet e rendit shoqëror

– FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA – Të dashur shokë dhe shoqe, E quaj një kënaqësi të veçantë që takimet me punonjësit këtë vit po i filloj me ju, me kolektivin luftarak të kombinatit të autotraktorëve, që mban emrin e udhëheqësit të lavdishëm të popullit tonë, shokut Enver Hoxha. Në emër të Partisë ju uroj një vit tjetër të mbarë, plot suksese e krijimtari. Kombinati juaj është qëndra më e madhe dhe më e përparuara e industrisë mekanike të vendit. Këtu realizohet një e katërta e tërë prodhimit të ndërmarrjeve të këtij sistemi. Me këtë prodhim mbahet në eficiencë parku i mjeteve mekanike bujqësore dhe ai i transportit të tërë vendit. Është gjë shumë e mirë që ju tashmë, me prodhimet tuaja, keni dalë edhe në tregun e jashtëm. Dëshiroj t’ju përgëzoj sidomos për faktin që te ju është rritur shumë përdorimi i cilësive të vendit. Siç më thanë shokët ato përbëjnë mbi dy të tretat e cilësive që përdoren në kombinant. Kolektivi juaj kudo respektohet si një kolektiv mjeshtër i lëvizjesh të rëndësishme. Në gjirin tuaj ka novatorë të përmendur, ka teknikë e specialistë të talentuar, që e bëjnë këtë ndërmarrje jo vetëm pararojë në prodhim, por dhe një vatër të shquar krijimtarie shkencore. Për një periudhë disavjeçare në kombinatin tuaj janë eksperimentuar një varg operacionesh tekniko-ekonomike dhe organizative. Rezultate me vlerë ka dhënë përqëndrimi e specializimi i prodhimit sipas ngjashmërisë teknologjike. Pa këtë ndërhyrje nuk do të ishte e mundur të lehtësohej e të përballohej ajo nomenklaturë aq e gjerë dhe ende e rënduar e prodhimit në kombinant. Specializimi hapi rrugën për prodhimin e nyjeve dhe agregateve të plota për traktorë e automjete. Në këtë fushë janë mundësitë dhe duhet bërë më shumë, sepse kjo është rruga e progresit, e ngritjes së cilësisë dhe e rritjes së efektivitetit të industrisë mekanike, rrugë e kthimit të saj në industri të prodhimit të makinave. Por përvoja tregon se edhe specializimet kanë optimumet e tyre. Ato duhen e janë të frytshme për pjesë e detale të rëndësishme, por jo edhe për çdo dado e bullonë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për unifikimet e rëqendrit? [sic]. Atje ku janë mundësitë dhe zotësitë për të realizuar lidhje kooperative efektive përqëndrimet janë të padobishme. Industria mekanike, përmes kooperimit, mund e duhet të funksionojë si një e tërë, pa qenë nevoja për ta futur në një administratë. Në këtë kuptim, edhe vetë kombinati juaj mund të vazhdojë ta ruajë unitetin e veprimtarisë prodhuese, duke u dhënë më shumë pavarësi objektive përbërësve të tij, duke forcuar llogarinë ekonomiko – financiare të tyre si njësi më vete. Është e njohur që industria mekanike ka nevojë për përtëritje të vazhdueshme teknologjike. Sigurisht, këto nevoja do të gjejnë shprehje, siç kanë gjetur edhe më parë, në planin e shtetit. Por në qendra të tilla të rëndësishme si kombinati juaj, duhet të kthehen sytë më shumë nga vetja. Ne presim që industria mekanike jo vetëm ta realizojë këtë përtëritje, por edhe të kthehet në faktor kryesor për përtëritjen e teknologjisë edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Këtë ajo nuk mund ta arrijë pa u aftësuar që të rinovojë vetveten. Kjo bëhet e domosdoshme dhe e mundshme po të kihet parasysh që teknologjitë ekzistuese shfrytëzohen me tregues kryesisht ekstensivë në një kohë kur ekonomia po hedh hapa të sigurt në rrugën e intensifikimit. Ekonomia jonë në tërësi ka nevojë për progres. Rëndësi ka që dora – dorës Partia dhe populli i ka-në krijuar mundësitë për këtë. Tani vendimtare është si t’i përdorim këto mundësi, si t’i shfrytëzojmë në shkallë të lartë ato, për të shpejtuar zhvillimin e mbarë të ekonomisë. e deritanishme, në avantazhet e rendit shoqëror, në vijën e drejtë që ndjekim. Për t’i dhënë një shtytje të mëtejshme këtij procesi së afërmi do të mblidhet Plenumi i KQ të Partisë, ku do të diskutohet e do të raportohet për realizimin e detyrave që shtroi Plenumi i 8-të, si dhe do të përcaktohen masat e nevojshme për të revolucionarizuar më tej jetën e Partisë e të gjithë vendit, duke thelluar demokracinë socialiste e duke rritur rolin e masave punonjëse. Zhvillimi socialist kërkon rritje të prodhimit në të gjitha fushat. Synimi që kemi për të vazhduar me ritmet e nevojshme programin e investimeve dhe hedhur hapa të sigurt në ngritjen e mirëqenies së popullit, na vë përpara detyrash të mëdha. Klasa punëtore është subjekti kryesor i tërë këtyre punëve. Ajo është e aftë dhe plotësisht e përgatitur të marrë barrë më të mëdha si në prodhim, ashtu edhe në veprimtarinë drejtuese të vendit. Pa këtë rol ajo nuk mund të jetë në ballë të shoqërisë, në pararojë të ndërtimit socialist. Në këtë kuadër duhet parë edhe nevoja e forcimit të pandërprerë të kontrollit punëtor mbi çdo e mbi çdo gjë. Gatishmëria e njerëzve për të punuar me frymë sulmuese, aftësia e tyre për të krijuar vlera të dobishme për popullin, duhet të shoqërohen me kontrolle të rrepta të vetë klasës. Kemi pritur, por nuk mund të pritet më, që kontributi i saj në këtë fushë të marrë rëndësi vendimtare, që kontrolli i saj të ushtrohet pa asnjë pengesë. Çdo gjë që thonë e kërkojnë punëtorët në dobi të socializmit duhet të gjejë mishërim në planet dhe politikat e zhvillimit. Pushtetin e ka ai që të drejtë për të marrë vendime. Në këtë çështje punëtorë do t’i mbetet vetëm e drejta e propozimeve dhe e sugjerimeve, roli i saj në shoqëri do të venitet. Këtë nuk duhet e nuk do ta lejojë kurrë Partia jonë. Të dashur shokë e shoqe, Çdo gjë që ka frymëzuar e frymëzon Partia, rritja e prodhimit dhe zhvillimi i vijës së masave, ngritja e kulturës dhe përparimi teknologjik, forcimi i bazës materiale – teknike dhe përshosja e marrëdhënieve socialiste në prodhim, ka synuar e synon përmirësimin e jetës së popullit, në qytet e në fshat. Aktualisht i kemi mundësitë që rritjen e prodhimit të sendeve të konsumit nga industria e lehta dhe ushqimore, që furnizimin e tregut me produkte bujqësore e blegtorale dhe zgjerimin e shërbimeve jetësore, t’i konsiderojmë prioritete të kohës. Këto prioritete, që përmbahen në orientimet e Kongresit të 9-të të Partisë, sivjet dhe vitin e ardhshëm do të gjejnë një shprehje më të plotë në planet e zhvillimit. Më shumë mjete materiale dhe burime financiare e valutore do të vihen në shërbim të këtyre fushave përparësore. E filluam 1990-ën pas një viti që e mbyllëm me arritje të shënuara. Gjatë vitit të kaluar prodhimi shoqëror dhe të ardhurat financiare u zhvilluan me ritme relativisht të larta. Kudo u përshpejtuan ndërtimet kapitale, fuqia blerëse e popullit u rrit, stabiliteti ekonomik u përforcua, tregu u plotësua e u pasurua. Shkëmbimet e rritura me botën u bënë (Vijon në faqen 2)