17/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 janar 1990

JEMI TË LIRË E TË PAVARUR, KËSHTU DUAM E KËSHTU DO MBETEMI GJITHNJË

Fitoret tona i kemi arritur me djersë. Askënd nuk lejojmë të na i prekë MONTATORI ANDON BUKUROSHI NË UZINËN E URËSË NË FIER: - Dëgjoja shokun Ramiz tek fliste, lexova fjalën e tij dhe thashë: «Kështu vazhdimisht Partia ua ka përplasur në fytyrë armiqve». Pluhur mbi supet nuk mban shqiptari, thotë një fjalë e urtë. Gënjeshtrat e shpifjet e armiqve, ne i quajmë siç janë, me emrin e tyre. Ato veç urrejtjen e përbuzjen na shtojnë, se u çjerrim më shumë maskën, u nxjerrim më në shesh qëllimet e vjetra e të reja, 45-vjeçare. Doemos na shtojnë dhe vigjilencën. Këto vepra që ndërtojmë me duart tona do t’i gëzojmë vetëm ne, se i ngremë për vete. Me ritme pune më të larta, ndërtues e montatorë detyrat i realizojmë në përputhje me zotimet që vepra të përfundojë 6 muaj e gjysmë para afatit. Dy objektiva të janarit janë, përfundimi i sistemit të furnizimit me energji elektrike dhe i atij për furnizimin me ujë. Këto do t’i përfundojmë në kohë. HEROI I PUNËS SOCIALISTE, MINATOR I VALIASIT, RAMAZAN PASMAÇIU: - Si t’i përmbledh fjalët e shokëve? Rrugën tonë e kemi zgjedhur vetë dhe askush nuk mund të na tundë dot prej saj, sepse është rruga e lirisë dhe lumturisë tonë. Me punë i përgjigjemi më mirë çiltër që nuk na sheh të ecim dot me këmbët tona. Të flas më mirë për punët tona. Zona jonë ishte zotuar të jepte 100 tonë tej detyrës. Pasi u njohëm me objektivat e kolektivit të kombinatit të drurit «Misto Mame», u zotuam ta rritim edhe 300 tonë më tej këtë detyrë. Fjala e Partisë na nxit për të shtërnguar më fort radhët unitetin tonë dhe urrejtjen kundër atyre që e kanë pasur gjithnjë halë në sy Shqipërinë. Të minatorët Partia ka pasur dhe do të ketë gjithnjë një repart pararojë në mbrojtje të lirisë e të socializmit. Ai mbrohet edhe duke përmbushur frontalisht detyrat. KOOPERATIVISTI QENAN KAFEXHIU NGA POTOMI I SKRAPARIT: - E ndjejmë thellë fjalën e popullit që përmendi shoku Ramiz Alia: «Nuk mundet Taraboshi nga era, se janë male gjaku e djersë, ndaj janë shenjtë e të paprekshëm». Ne kishim caktuar objektiva për këtë vit, por me frymëzimin që na jep fjala e shokut Ramiz, do t’i rishikojmë ato për ta bërë ekonominë tonë më të përparuarën në rreth.

PUNËTORËT DISKUTOJNË RRETH FJALËS SË SHOKUT RAMIZ ALIA MBAJTUR NË KOMBINATIN E AUTOTRAKTORËVE «ENVER HOXHA», DHE NË UZINËN GJEologjike NË TIRANË. (Foto: E. Hoti - ATSH)

TË FORTË SI ÇELIKU

- Dje në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha» Sefed Shkëmbi, tornitor në linjën nr. 4 të uzinës së re «Jam ngjitur më i gëzuar sot në mëngjes. Shoku Ramiz në takimin me ne na gëzoi e na frymëzoi, na nxiti mobilizimin e hovin më punë. Partia është kujdesur pranë nesh dhe kjo na bën të fortë si çeliku. Thirrja që i bëjmë vetes unë dhe të gjithë shokët e mi sot është: “punë e vigjilencë”. Si ndër më të vjetrit tornitor në uzinë e ndjej detyrimin që jo vetëm vetë të jem në ballë për të ndihmuar të aftësohen e kualifikohen edhe të rinjtë për t’u bërë ballë këtyre detyrave të mëdha që i shtrohen kombinatit. Syrja Muhameti, përgjegjës linje - Kur diskutuam me shokët për detyrat e reja që janë 5 për qind më të mëdha se arritjet e vitit të kaluar e kishim një merak: si do ta thëllojmë kërkimin e kemi fituar. Tani këtë merak u shtohen edhe detyrat e reja që na shtrohen Partia. Synimi është që të kënaqen përdoruesit, të kënaqet dhe të forcohet ekonomia. Në se kombinati vjet e ballafaqua me sukses me kërkesat e eksportit kjo tregon për mundë-

SHPIJFJET E LLOMOTITJET I HEDH POSHTE VETE REALITETI YNE

SHPIEJT E LLOMOTITJET I HEDH POSHTE VETE REALITETI YNE

PUNËTORËT DISKUTOJNË KËRËT FJALË SE SHOKUT RAMIZ ALIA MBAJTUR NË KOM-BINATIN E AUTOTRAKTOREVE «ENVER HOXHA». DJE NË UZINËN GJE0LOGJIKE NË TIRANË. (Foto: E. Hoti - ATSH) SHPIEJT E LLOMOTITJET I HEDH POSHTE VETE REALITETI YNE Në Vrisera u njohëm me Foto Prason nga Pepeli. Ai kishte zbritur në qendër të krahinës për t’u lidhur në telefon me njerëzit e tij në Janinë. Dua të flas ma kushërinjtë e mi në Greqi, na tha, ti pyes e të më pyesin, t’u them gjithashtu, të mos u besojnë atyre që thonë dësopotët atje për 4 djentë e mi. Më mirë se unë, babai i tyre, që i kam shën-doshë si molla në shtëpi, nuk ka për t’i ta dine ata atje të vërtetën për ta. Njerëzit e mi, por edhe të tjerët, do të më besojnë. Fota është prindi i katër të rinjve minoritarë nga Pepeli, për të cilët reaksioni ndërtoi skenarin e tij prej shpifosh. Ai u përgënjeshtrua dhe ra, siç do ve-për e parafabrikuar nga qëllime dhe interesa të liga. Si ky skenar po bien e do të bien edhe shpifjet dhe trillimet e tjera që thur propaganda e tanishme antishqiptare me fushatën e saj. Dje ishim në Dropull përsëri. Të gëzuar e të entuziazmuar nga takimi dhe fjala e shokut Ramiz Alia me punëtorët e kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha» në Tiranë, njerëzit diskutonin, shprehnin indinjatën e tyre, zemërimin për shpifjet e llomotitjet tepër bajate. Por ata janë mësuar me to. Ama edhe ne i njohim se cilët janë. Pa ulur vigjilencën, si kudo në vendin tonë edhe këtu qetësia, dinjiteti, kultura puna, janë shprehje e asaj gjendjeje e situate solide që ka Shqipëria. Shprehje e saj është edhe se uniteti i rrallë i minoritetit grek me popullin shqiptar, me Partinë e Punës, me socializmin. Taqi Nika, nga Zervati dhe Vangjel Pulla nga Sotira, janë veteranë të riedruar në një jetë të tërë në punë e kontribute për shoqërinë. Ata thanë: - Kët na e qajnë hallin ne minorëve grekë në Shqipëri. Jemi të lumtur. Për të shpjeguar unitetin tonë duhet të shpjegosh se ç’na ka lidhur me popullin shqiptar. Janë vuajtja, kurbeti, lufta dhe gjaku i përbashkët derdhur krah për krah, këto që na kanë lidhur. Një minoritar dje ishte i përbuzur, dora e Partisë dhe e shokut Enver Hoxha na nxori në dritë, në jetë, në qytetërim. Theodhori Konini, sekretar i byrosë së Partisë në Vrisera, tha: - Ne e shohim TV grek, dëgjojmë radion, vizitorët na vijnë ashtu siç vënë ata dhe njerëz nga tanët. Kësh më ditë që i dëgjonim këto shpifje. Njerëzit më të drejtë e dinjoheshin, revoltoheshin. Partia dhe shoku Ramiz u dha dje përgjigjen e merituar atyre në kohë; për t’u rezuar te menten të f ortë, si e mertonin. Në atë përgjigje janë edhe fjalët tona. Arritjet e shoqërisë sonë i kemi në ekonomi tona, tek të gjithë për të gjithë, na gëzojnë. Por edhe na angazhojnë

Rrugën tonë e kemi zgjedhur vetë

Fjala që shoku Ramiz Alia mbajti në takimin me punonjësit e Kombinatit të Autotraktorëve «Enver Hoxha» është një mesazh frymëzues e optimist, siç ka qenë e tërë rruga që ka përshkuar populli ynë, në këta 45 vjet jetë zhvillimi të gjithanshëm politiko-shoqëror, material e shpirtëror. Me gjithë rrënjët e thella historike dhe luftat e papërëndërra që pat bërë për të mbijetuar, për të përparuar, për të qenë i lirë, i pavarur e sovran, vetën pas fitoreve të revolucionit popullor, për herë të parë populli ynë, i udhëhequr nga Partia hyri në një rrugë të re zhvillimi, duke u bërë zot i vetvetes e i plotfuqishëm i fateve të veta. Kjo ishte rruga e realizimit të ëndrrave shekullore të shumë brezave luftëtarësh e atdhetarësh të flaktë, me pendë e me pushkë për të rivendosur dinjitetin kombëtar, identitetin kulturor, lirinë e pavarësinë e pacënueshme e të patjetërsueshme; ishte rruga për ndërtimin e një shoqërie me të vërtetë demokratike dhe të drejtë, me barazi shoqërore reale, me mirëqenie të të gjithë popullit, pa shfrytëzues, pa të pasur dhe të varfër. Këtë rrugë ai e zgjodhi me vullnetin e vet të lirë, me vetëdije e besim të plotë, dhe nga përvoja është bindur se idetë e objektivat që karakterizojnë socializmin janë të pavdekshme, megjithëse gjithnjë përpjekjet që bëjnë sot armikët e tij, të bashkuar në front, për ta shpallur atë «një eksperiment të dështuar». Me hyrjen në rrugën e socializmit vendi ynë është në zhvillim e përparim të pandërprerë, shpejtritjen energji kolosale të popullit për punë ndërtuese e krijuese, pushteti i popullit është fuqia forcë, e tërë jeta shoqërore ka qenë në lëvizje e sipër. Prof. HEKURAN MARA (Vijon në faqen 2)

KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ADIL ÇARÇANI, PRITTI DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË FIRMËS FRANCEZE «CEGELEC»

Dje paradite, kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Adil Çarçani priti drejtorin e përgjithshëm të firmës franceze «Cegelec», Marc-André Rivet. Shoku Adil Çarçani vlerësoi nënshkrimin e kontratës me firmën «Cegelec» për livrimin e pajisjeve të hidrocentralit të Banjës, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm me këtë firmë për ndërtimin e hidrocentralit «Enver Hoxha» në Komanit. Ai foli edhe për marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Francës dhe shprehu dëshirën për zhvillimin e tyre të mëtejshëm në fushën e ndryshme me interes reciprok. Gjatë takimit u fol gjithashtu për mundësitë reale që ekzistojnë për zhvillimin edhe në të ardhmen të bashkëpunimit midis firmës «Cegelec» dhe ndërmarrjeve respektive shqiptare. Në pritje merrte pjesë edhe ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha. Ndodhej gjithashtu ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Franceze në Tiranë, Mishel Bulmer. (ATSH)

PUNE E VIGJILENCE

- Mbresa nga Shkodra - Me të mbërritur në Shkodër rri-më pak çaste tek monumenti i Heronjve të Vigut. Ata janë në krah të njëri tjetrit, janë sup më sup. Syri nuk u tutet. Është një si-mbol, ndaj themi, - Ja, kështu zemër bashkuar sot i gjithë populli shqiptar. - Shqipatari vdes është herë dhe ringjallet tetë herë. - themi ne burrat e vjetër të Malësisë së Madhe, - na thotë komunisti 80 vje-car Elez Ujka Dashit. Ai na merr për qafe, disa herë, na shtrëngon dorën, tund kokën i menduar dhe aty për aty i zmadhohen sytë, i fitojnë një rrëpetësi të rrallë dhe pastaj na thotë me një zë të ëmbël atëror që zemra do të na i dëgjojë sërish: - Një përgjigje do t’u çojmë nga malësitë tona armqve tanë: Shqiptarin e ka qit huta prej çarku. Këtë përgjigje ata e dinë, ua kemi çuar edhe herë tjetër, por le ta dëgjojnë përsëri. Më vinte të thërrisja fort e ta dëgjoji gjithkush: i qajnë hallin kalorësit që i vanë këmbët! - thonë të Col Cufi - Por u mbusha edhe me zemërim të thellë kur dëgjova atë thirrjen e radio Titogra-dit. Në malësorët themi: «Hasmi po të ra në qafë, rrugën mos ia lësho». Kur rashë të flija vonë, shumë vonë, gruaja - kjo Nure Col Dashi, më tha: «Pse o Col a nuk e dinje sërbomëdhentë këngën e Oso Kukës? Historia është e gjatë, e lashtë, shekullore, veçse ajo në zemrat e njerëzve përmblidhet edhe me dy fjalë: «Kurrë s’lena vdekje nga turqit, kena vdekje të nderun përpara vatanit». Pita thythtet e në shtëpi të tijnë njerëz. Ndoshta edhe rastësi, siç por vizita të tilla në shtëpinë e Colit sot, pikërisht sot, kanë edhe dhe një kuptim të madh: shtëpia e tij është gjithmonë odë burrash, është odë kuvendi. 20 vjet ish ka qenë kryetar i kooperativës së Koplikut, dhe njerëzit, shokë e miq, të afërm e të vetëranë, në ditë si kjo e sotmja, kanë dëshirë të shkëmbejnë dy fjalë si burrë me burrin. Vjen, kushëriri i tij, Idriz Tare, një nga brigadierët më të dalluar të kooperativës e të rrethit. - He - i thotë Coli me zë paksa të lartë, - ia kthej përgjigjen serbomëdhënjve? - Ja kthejmë dhe të fortë! - Si? - Përgjigjen e Partisë. I çuam edhe një shëndet udhëheqësit tonë, kurdohere na ke në këmbë me barotin të thathë e në krye të punëve. Në odën e burrave fillon kënga, të cilën e shoqërojnë të gjithë: Moj Parti ta lumsha synin S’guxon kush me ta prek kufinin- Coli shikon nga ne që shënojmë ndonjë fjalë në bllokun e shënimeve. - Turp i madh për ata që shkruajnë: «Gjatë vitit të kaluar në kooperativën e Koplikut u ndanë 15.5 lekë për ditë pune, ose i ra 6800 lekë për krahë pune. Nuk mbeti zë prodhimi pa u realizuar e tejkaluar. Edhe blegtoria doli me fitim». Nuk e shënuam dot kush i solli këto të dhëna. - Bukur, bukur! Tamam siç na porosit Partia që indinjohemi, zemërimin tonë ta shprehim me rezultate, me punën tonë, - hidhet në bisedë njëri i ri. Edhe studentët e pedagogët e Institutit të Lartë Pedagogjik «Luigj Gurakuqi» me interesim të madh dëgjuan disa herë nga qindra e zëri dhe aparatet televizive fjalën e shokut Ramiz Alia. Ata gjetën në këtë fjalë zemrën dhe aspiratat e tyre, morën forca të reja për të përgatitur të aftë e të devotshëm për arsimin tonë kombëtar. Kolektivi i institutit më tepër se kurrë ka një gjë që të shëndoshë, që shprehet në mbarëvajtjen, në punë dhe në jetë. (Vijon në faqen 2)

Populli ynë ka zgjedhur rrugën e vet të zhvillimit dhe vetëm ai e askush tjetër e di dhe vendos se ç’duhet bërë e ç’hapa duhen hedhur, se ç’ndryshime kërkon koha e procesi i zhvillimit socialist.

JEHONË PËR FJALËN E SHOKUT RAMIZ ALIA

E REJA DENISIANE AJASLLARI NGA ÇOROVODA:

- Adhetarizmi është ndjenjë shekullore për ne shqiptarët, së cilës Partia i dha përmasa të reja. Ku dhe si shprehet ai? Edhe një herë e ndjejmë dje në atë miting entuziazt punëtorësh në Tiranë, në çdo fjalë të organizatave të rinisë për të marrë detyra të reja për rritjen e cilësisë në mësime e kalitjen fiziko-ushtarake.