19/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 janar 1990

JEMI TË LIRË E TË PAVARUR, KËSHTU DUAM E KËSHTU DO TË MBETEMI GJITHNJË

JEHONE PËR FJALËN E SHOKUT RAMIZ ALIA \nJEMI TË LIRË E TË PAVARUR, KËSHTU DUAM E KËSHTU DO TË MBETEMI GJITHNJË\n\nMe ndjenjat tona nuk mund të luajë kush\n- KUKËS -\n\n- Shoku Ramiz, na thotë drejtori i shkollës tetëvjeçare të fshatit Tregtan të rrethit të Kukësit, Ymer Shurbi, - plotësoi një dëshirë të popullit. Në pamje të parë duket sikur objekt dhe synim i shpifjeve të Beogradit është bërë rruga socialiste që kemi ndjekur ne. Në të vërtetë sulmohet gjithçka, pushteti ynë popullor, sulmohet socializmi për të kthyer prapa rrotën e historisë. Por, si gjithnjë. Ky helm që vollën ndaj nesh, u ra në kokat e tyre, i vetëdemaskoi. Gjithçka që kemi arritur ka ardhur përmes punëve të mëdha, përmes djersës dhe sakrificave. Për t’i ruajtur ato jemi gati për sakrifica të reja.\nTakuam në Krumë edhe drejtorin e ndërmarrjes të ndërtimeve minerare, Bashkim Durmishin. Kishte ardhur për të parë përgatitjet për çeljen e minierës më të re, të nxjerrjes së kromit në Perovaj. Perovaj, Vlahan, Nikoliqi janë edhe emra të fshatrash, edhe emra minierash. Njerëzit që takon në këtë zonë janë optimistë, nuk ka qofte edhe një të papunë, mërgimi i dikurshëm është harruar. Ka siguri në të ardhmen e fshatit, krahinës, vendit. Madje thuhet se në Has do të ndërtohet edhe një uzinë ferrokromi, edhe një kombinat nikel-silikati. Edhe në mos qofshin skicuar ende këto ide, njerëzit punëtorë kanë të drejtë t’i ëndërrojnë edhe këto. U nisën nga hiçi dhe u bë vendi pëllëmbë e minierë. Pastaj - shton Bashkimi - çdo gjë ka projektuar dhe parashikuar Partia është bërë realitet. Ja edhe kjo na bën optimistë. Nuk bëjmë bujë e zhurmë, por jemi të sigurtë për të ardhmen. Jemi në shtëpinë tonë dhe zotër të shtëpisë jemi vetë.\n\nNAIM ZOTO vetë. NAIM ZOTO Po ata! Një parim nga më të shtrembëruarit i një të shtrembëture propagandë, është ky: «Shpif, shpif, se diçka mbetet përherë!». Shpifjen e mban në bark dhe e mend nji gjë mëria, keqdashja, armiqësia. Ngjau në Lindjen Evropiane për-mbysja e bujshme. Në në Shqipëri nuk ka cuditi, që e kishim parashikuar që sot e 30 dhe 40 vjet. Shpifësit kundër Shqipërisë përhapnin nëpër botë lajme, se dhe në Shqipëri ka trazira të tipit të atyre të Lindjes Evropiane. Në atë Lindje e kemi denoncuar me kohë, shumë më parë se të denonconim edhe Traktatin e Varshavës. Bëmë keq që denoncuam falimentimin, që e parashikuam? Përherë kemi mbrojtur të drejtat e korbove për të ndërtuar jetën e tyre si ta duan vetë dhe të mos i nënshtrohen agresorëve. Bëmë keq se denoncuam agresorët? Bëmë keq mbrojtëm, me ligj e me praktikë, të drejtat e pakicave, që të tjerë i mbytin në gjak gjetiu, mos bëmë keq? Këto dhe të tjera qëndrime tonat të larta humane, shpifësit nuk na i duan. Çfarë duan ata? Ata që Shqipërinë e shohin dhe e paraqisin vëngër, lëshojnë kundër nesh fushatë pas fushate, dhe ja edhe një fushatë më shumë. Dhe shihet se janë po ata, që vendet e tyre i kthyen në burgje popujsh, ata që me dhunë e me përdhunë, u imponojnë kaq shteteve skllavërorët e tyre për qeveritarë, ata që ndezin e mbajnë gjallë luftërat të quajtura lokale anembanë kontinenteve, ata që flasin për të drejtat e njeriut më të madhit, që të shtypë më të voglin. Popujt nuk i zë peng dot askush që ta shohin e ta admirojnë rrugën e lirisë dhe të independencës guximtare shqiptare. Plot të huaj pa paragjykime dhe të ndershëm hyjnë e dalin që nga Shkodra në Gjirokastër. Plot aeroplanë vënë e vijnë nga Shqipëria në Evropë e në botë. Ja tek mund t'i gjejnë lajmet e sakta ata që i kërkojnë nëpër oficina, që fabrikojnë shpifje. Përse nuk ia duan qetësinë Shqipërisë shpifësit? Sepse Shqipëria ushqente një milion dhe ushqen tre e më shumë sot? Sepse ishte analfabete dhe sot është me arsim të mesëm e të lartë masiv? Apo sepse nuk ka një dekare borxh të fajisnjtë e pashpirt, ato borxhe që 50 vjet të shkuara i sovin tiraninë e huaj, pas sulltanit të vendit, që e shiti dhe përshit? Po Shqipëria u bë zonjë! Kemi vuajtur së tepërmi, që të mos e harrojmë historinë. Shekullin tjetër na copëtu an atdheun, me plan e që të na e gëlltisin të gjithë, po deshtuan. Deshtuan të na e mbytnin lirinë që shpallëm më 1912. Gër- madhë na e bënë Shqipërinë gjatë dy luftërave të mëdha botërore, po prapë deshtuan. Dhe janë po ata, ata që kurdisin fushata shpifjesh. Populli shqiptar, që s'e harron asnjëherë historinë e tij të vjetër e të re, u thotë atyre: «Larg duart nga Shqipëria! Këtu jam vetë zot». DHIMITËR SHTUTERIQI shkrimtar

SHOKU ADIL ÇAÇANI TAKOHET ME PUNONJËS TË KOMBINATIT METALURGJIK «ÇELIKU I PARTISË» DHE KOOPERATIVISTË TË RRETHIT TË ELBASANIT

\n\nAnëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çaçani, shkoi këto ditë në rrethin e Elbasanit.\nAty, ai bëri një vizitë në kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë», ku u takua me punëtorët e specialistët e turnit të dytë në uzinën e çelikut, u njoh nga afër me punën e arritjet e tyre, si dhe shkëmbeu mendime për realizimin e tejkalimin e detyrave të planit të këtij viti e më tej, për kushtet e punës e të jetesës së tyre etj. Në takimin që u organizua me këtë rast në njërën nga sallat e kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë» me punëtorë, specialistë e kuadro nga uzinat e kombinatit, drejtori i kombinatit Robert Zonja informoi për punën që bëhet këtu për të plotësuar e tejkaluar detyrat e vitit të fundit të pesëvjeçarit të tetë. Punëtorët e kuadrot që e morën fjalën diskutuan dhe u zotuan për të rritur akoma më shumë mobilizimin për të tejkaluar detyrat e planit të këtij viti, gatishmërinë e vendosmërinë për të mbrojtur fitoret e arritura, lirinë e pavarësinë e atdheut tonë socialist, duke shprehur në të njëjtën kohë indinjatën për shpifjet e armiqve ndaj Shqipërisë, si edhe unitetin e çeliktë rreth Partisë me në krye shokun Ramiz Alia.\nNë fjalën e tij, shoku Adil Çaçani. Ndër të tjera ai theksoi se është në stilin e punës së Partisë sonë lidhja me masat, kontaktet me to, për të parë e dëgjuar si zbatohen direktivat e vendimet e Partisë, për të mësuar prej tyre, si duhet ecur përpara për zhvillimin ekonomik-shoqëror të vendit, në mënyrë që çdo gjë t’i nënshtrohet kontrollit, vërejtjeve e mendimit të masave.\nPasi foli për arritjet që u shënuan gjatë vitit 1989 në të gjithë frontet e punës e të jetës, ai u ndal në peshën e madhe ekonomike, shoqërore dhe politike që ka për vendin tonë kombinati metalurgjik «Çeliku i Partisë», që me prodhimet e tij i bën gjithnjë e më të pavarura degët e ndryshme të ekonomisë së vendit, që janë të lidhura me kombinatin. Për llogari të tij aktivizohen shumë degë e sektorë të ekonomisë. Për këtë arsye i gjithë populli ndjek me vëmendje punën e kolektivit luftarak të këtij kombinati dhe gëzohet për çdo arritje të tij.\nViti 1990, që sapo kemi filluar, theksoi ai më poshtë, është me rëndësi të madhe për realizimin me sukses të pesëvjeçarit të 8-të, sepse edhe detyrat i ka më të rritura. Në procesin e zbatimit, sigurisht, që do të dalin edhe vështirësi, por atyre duhet t’u paraprijmë e t’i kapërcejmë me frymë militante, luftarakë, me mendim ekonomik e drejtim shkencor, si dhe me masa konkrete organizative për të gjetur zgjidhjet më optimale, me disiplinë të fortë teknike në punë e me regjim të rreptë kursimi.\nAi theksoi se problem i rëndësishëm ka qenë e do të mbetet edhe për të ardhmen për kombinatin rritja e efektivitetit të tij, detyrë kjo që aktualisht kërkon një vlerësim shumë të madh. Për këtë kërkohet të gjenden rrugë të reja për të ulur normativat e përdorimit të lëndëve të para, të energjisë, të lëndëve djegëse etj., të cilat zënë një peshë të madhe në koston e prodhimeve të kombinatit dhe përbëjnë një fushë të gjerë pune ku duhet të veprojë kombinimi krijues i punëtorëve, specialistëve e kuadrove të të gjithë kombinatit. Para gjithë punonjësve,\n(Vijon në faqen 2)

Pasionet shoviniste janë dritëshkurtëra

— KORÇË — I shoh këto libra përshpirtjesh, - na thotë lektori i muzeut të artit mesjetar shqiptar, historiani Franëkin Xega, volume të tjera mu dhe bëhen me to. Mes firmave të shumta janë ato të studiuesve dhe miqve tanë nga Greqia. Në shënimet e miqve grekë ndihen respekti i ndershëm i fqinjit për fqinjën. Shumë herë përmendnin në to librin e shkruar Enver Hoxha «Dy popuj miq». Me njëri-tjetrin ne kemi shkëmbyer literaturë. Studiues nga Greqia na kanë dërguar botime me vlera, që na kanë ndihmuar në veprimtarinë tonë. Ja pse themi: Asgjë të përbashkët nuk kanë llogot e kale-lëmkhjnve të reaksionit grek me zërat e ndershëm të miqve dhe popullit grek. Të shumtë janë edhe shkrimtarët dhe poetët grekë, që kur kanë vizituar Korçën, kanë ardhur edhe këtu - na thotë shkrimtari Kristaq Balli, sekretar i degës së lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të rrethit, punonjës në muze. Ja aty, para vepres së madhit Onufrit, kemi biseduar si kriuesi me krijuesin, por edhe për mirësinë e lashtë që u ka rezistuar kohërave. Na ka ardhur mirë për fjalët e ngrohta që kanë thënë dhe që i kanë shprehur edhe në reportazhe dhe vjersha të bukura, ku është përmendur edhe Korça, me arkitekturën tërheqëse dhe natyrën e mrekullueshme. Kujtojmë një fakt: poeti i shquar grek, Jorgo Seferis, kohën e qëndrimit në Korçë, si konsull në vitet 1936-1937, e ka patur, sikurse është shprehur vetë, ndër më pjellorët në krijimtari. Ja, kështu, bisedon me këdo sot në Korçë. Por, veçan edhe këte vlerë,im që e ka vërtetuar historia: pasioni shovinist nuk ka të bëjë me ndjenjat e vërteta të miqësisë mes popujve. KOSTAQ DUKA

U nënshkrua marrëveshja për transportet ndërkombëtare rrugore midis Shqipërisë dhe Polonisë

Dje u nënshkrua në Tiranë marrëveshja për transportet ndërkombëtare rrugore midis Qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Polonisë. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve, Ferdinand Tako, dhe për palën pola- ke nga ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RP të Polonisë në RPS të Shqipërisë, Vladislav Ciaston. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme, Altin Ylli, drejtor drejtori në ministrinë e Punëve të Jashtme, Andon Bërxholi, e shokë të tjerë. (ATSH)

U kthye në Atdhe delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm të BGSH

U kthye në Atdhe nga Republika e Greqisë delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së, i kryesuar nga anëtarja e Kryesisë së këtij Këshilli, Fatime Bercam, i cili me ftesë të Bashkimit Kombëtar të Grave të Malit mori pjesë në Kongresin e 5-të të kësaj organizate. (ATSH)

TAKIM PER ÇESHTJEN KAMBOXHIANE

NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES Shtatorin e kaluar, sipas kalendarit të përcaktuar nga qeveria vietnam ez e dhe ajo kamboxhiane e kryeministrit Hun Sen, përfundoi tërheqja e të gjithë trupave vietnameze nga Kamboxhia. Shtatorin e kaluar, sipas kalendarit të përcaktuar nga qeveria vietnameze dhe ajo kamboxhiane e kryeministrit Hun Sen, përfundoi tërheqja e të gjithë trupave vietnameze nga Kamboxhia. Largimi i tyre u shoqërua me rritjen e prestigjit ndërkombëtar të qeverisë së Hun Senit, ndërsa brenda vendit, u shtuan tensionet, si rezultat i luftës dhe i sulmeve të bandave polpotiste kundër zonave të banuara. Kohët e fundit ky tension është shtuar rreth disa qyteteve në rajonet perëndimore të vendit. Ndërkohë që qeveria e kryeministrit Hun Sen po punon për arritjen e një uniteti kombëtar për të mbrojtur popullsinë nga sulmet e bandave polpotiste, në arenën ndërkombëtare po zhvillohet një aktivitet i dendur diplomatik për çështjen kamboxhiane. Pak kohë më parë çështja kamboxhiane ishte një nga pikat e rendit të ditës që zëvendësministri i jashtëm sovjetik Rogacov diskutoi me kolegun e tij kinez, gjatë vizitës së tij në Pekin. Ndërkohë, sapo përfundoi në Paris një mbledhje dy ditore e përfaqësuesve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (SHBA, BS, Kinë, Angli dhe Francë) për çështjen kamboxhiane. Në epicendrën e diskutimeve ishte iniciativa australiane për t'i dhënë një rol të madh Kombeve të Bashkuara në zgjedhjen e problemit kamboxhian. Në përfundim të mbledhjes së Parisit, të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit miratuan një deklaratë të përbashkët, thelbi i së cilës është rritja e rolit të OKB-së në zgjidhjen e problemit kamboxhian. Sipas deklaratës, të pestët do të ushtrojnë ndikimin e tyre për ndërprerjen e luftimeve dhe fillimin e një dialogu midis fraksioneve kamboxhiane. Kjo do të pasohet nga një periudhë tranzitore deri në organizimin e zgjedhjeve të lira, nën administrimin e përbashkët të OKB-së. Për të siguruar qetësinë e brendshme në këtë periudhë kalimtare sipas deklaratës, është e nevojshme një prani efektive e OKB-së. Për të mbikqyrur veprimtarinë e OKB-së gjatë kësaj periudhe është i domosdoshëm një përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm, Peter de Kuelar. Në fund theksohet se të pestët do të përkrahin përpjekjet me përgjegjësi të palëve rajonale. Vlen të theksohet se deri tani janë zhvilluar disa takime jo zyrtare rajonale të cilat janë penguar nga qëndrimi i polpotistëve dhe i përkrahësve të tyre. Gjate ditëve të zhvillimit të takimit të Parisit Franca përsëriti qëndrimin e saj që nuk pranon kthimin në pushtet të polpotistëve. Ndërkohë, po gjatë këtyre ditëve, Bia-Sia, në një koment të saj theksonte se bota do të reagojë në rast se polpotistët do të vinin përsëri në pushtet. Vëzhguesit politikë e cilësojnë si hap pozitiv për procesin kamboxhian faktin se pas tërheqjes vietnameze shtatorin e kaluar, qeverinë e kryeministrit Hun Sen e njohin gjithnjë e më tepër në botë. LULZIM ÇOTA

NE LOKALIN «KAFJA E MADHE» (I RINDERTUAR), SHKODËR. (Foto: G. Xhengo = ATSH) NE LOKALIN «KAFJA E MADHE» (I RINDERTUAR), SHKODËR. (Foto: G. Xhengo = ATSH)

Nuk është fjala thjesht për një hartim nxënësi

\n- ELBASAN -\n\nNxënës e mësues jemi të prekur e të indinjuar nga shpifjet trashanike të disa kalemxhinjve e zërave që vijnë nga Beogradi e gjetkë, thotë drejtorja e shkollës artistike «Onufri» Merushe Bishmani. Të marrësh përsipër rolin e trillusit, kur bëhet fjalë edhe për ndjenjat më të shtrenjta, siç është liria, kjo tregojnë jo thjeshtë mungesë emancipimi. Ndaj këta zëra meskine luftëtarëve të Saragozës, pjesëmarrësve të revolucionit grek, u këndoi me pathos virtyteve trimërore, liridashëse e morale të suljotëve shqiptarë. Më parë se poet, Bajroni ishte një njeri, qytetar i kulturuar, prandaj fitoi zemrat e të gjithëve, sepse i këndoi ndjenjës më të lartë lirisë, asaj ndjenje që në shqipëtarët e kemi më të Bishmani. Të marrësh përsipër rolin e trilluesit, është liria, kjo tregon lartë lirës, asaj ndjenje që në shqipëtarët e kemi më të mashovave 6-18-vjeçare. Në programet mësimore ata mësojnë për mjaft autorë të huaj në fushën e muzikës, pikturës, letërsisë, shkencës etj.\nUnë jap lëndën e letërsisë në shkollë. Më ka bërë përshtypje një hartim i E-plonës, nxënëse në klasën e 10-të. Për temën «Carld Haroldi - një këngë lirie». Ndër të tjera ajo shkruan: «...Atë që nuk e bënin qeveri, apo që s'donin ta bënin, e bënte Bajroni. Ai u thurte lavdi dhe ndjenjave më të të ...»\n\nSEJDIN CEKANI

Po at!

Me detyra të realizuara

\n\nKolektivat punonjës të rajonit industrial të naftës në Qytetin Stalin janë bërë shembull nxitës për krejt punonjësit e rrethit të Beratit. Pothuaj të gjitha ndërmarrjet e rajonit i arritën para afatit detyrat e gjysmës së parë të janarit.\nNë uzinën mekanike të naftës «Mafuz Llaze» prodhimi industrial për dy javët u tejkalua me 10 000 lekë e në shumicën e zërave. Naftëtarët e shpim - kërkimit, duke tejkaluar mesatarisht 3.6 për qind shpejtësinë sondë/muaj, vëllimin e shpim - kërkimeve për dy javët e para të janarit e realizuan 102 për qind. (Sipas ATSH-së)

NE KETE NUMER

• JEMI TË MBETEMI GJITHNJË (faqe 1). • KATEDRAT E SHKOLLËS SË LARTË TË JENË NË PARAROJE TË MENDIMIT SHKENCoR (faqe 2-3). • «NACIONALIZMI SERB ESHTE SHKAKTARI KRYE-SOR I KRIZES» NE KOSOVE (faqe 4).