Në ndërmarrjen e përpunim grumbullim mish-qumështit në Fier, filloi nga puna një frigorifer i ri me kapacitet 2000 kv. Për ndërtimin e këtij objekti, i cili u ngrit nga ndërmarrja e NNU investuan 1.1 milion lekë. Frigoriferi ka 5 dhoma të mëdha, të cilat do të sigurojnë ftohjen nëpërmjet dy kompresorësh të fuqishëm me kapacitet ftohës 90 mijë kilokalori në orë.
KRISTAQ THANO
10 modele më tepër
Gjatë janarit janë prodhuar 10 modele të reja prej trekë kë tupre shelgut në ndërmarrjen artistike të rrethit të Shkodrës, në të cilat vlen të përmenden shportëritë dhe ndënjësit e karrikëve. Këto prodhime janë kontraktuar me ndërmarrjen e aeroport-importit. Një gjë e tillë u arrit nga kërkesa e mendimit të novatorëve e specialistëve. Në këtë ndërmarrje po punohet edhe për 10 modele të reja, të cilat do të jepen brenda vitit.
RASIM SHKODRA
Linjë prodhimesh ushqimore
Në ndërmarrjen e grumbullim përpunimit të rrethit të Kolonjës këtë ditë filloi puna në linjën e re të prodhimit të sallamit të zakonshëm, si dhe të prodhimeve tradicionale, si kolletë etj. Në këtë ndërmarrje për këtë linjë me forcat e veta, u prodhuan dy makina-përzierësi dhe mbushësi i sallamit.
PANDI KORÇARI
NDËRTUESIT E UZINËS SË URESE (FIER), ME HAPIN E KOHËS DHE SË ARDHMES.
(Foto: N. Xhufka)
NDËRTUESIT E UZINËS SË URESE (FIER), ME HAPIN E KOHËS DHE SË ARDHMES. (Foto: N. Xhufka)
TE NDIZET KUDO FRYMA E GARAVE SOCIALISTE PËR ARRITJE MË TË LARTA
- Njoftim i Komisionit Qendror të Garave Socialiste -
Klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste dhe punonjësit e tjerë, në vitin jubilar të 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut, me vendosmërinë për të ecur në rrugën e ndërtimit të socializmit, punuan me entuziazëm e ndjenjë të lartë përgjegjësie në plotësimin e detyrave për fuqizimin e ekonomisë e të mbrojtjes së vendit.
Nismat revolucionare të masave, emulacioni dinamik e konkret, garat midis ndërmarrjeve, e ngritën edhe më lart frymën e mobilizimit; për të fituar titullin «Sulmues i 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut». Kjo beri që në shumë sektorë të ekonomisë të arrihen rezultate nga më të mirat e krejt pesëvjeçarit të 8-të. U dhanë mbi 2 miliardë lekë prodhim shoqëror më shumë se viti 1988 dhe të ardhurat kombëtare u rritën 10 për qind. Rezultatet e arritura ndikuan në forcimin më tej të stabilitetit ekonomik e politik të vendit, përmirësimin e furnizimit të popullit me mallra të konsumit të gjerë, si dhe rritën besimin në mundësitë tona të pashtershme për të ecur me ritme më të larta përpara.
Për rezultate më të mira sa çdo vit tjetër në luftë për plotësimin frontal të detyrave, të objektivave, nismave dhe lëvizjeve revolucionare të masave për vitin 1989 Komisioni Qendror i Garave Socialiste vendosi të nderojë me flamur rrethet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Kukës, Krujë, Lushnjë, Përmet, Gramsh dhe Kolonjë.
Gjithashtu, në bazë të rezultateve të krahasuar midis grup-ndërmarrjeve e kooperativave bujqësore në ngjashmëri prodhimi që ishin vënë në garë me njëri-tjetrin, fitojnë garën, nderohen me flamur dhe marrin stimuj përkatës, këto ndërmarrje e kooperativa:
Për minierat e kromit: Miniera Kalimash - Kukës e Prenjas - Librazhd, për mineralet e bakrit: miniera e bakrit Fushë-Arrëz Pukë, për mineralet metalifere: miniera e hekur-nikelit Prenjas-Librazhd, për mineralet e qymyrgurit: miniera Musheta - Tiranë; për ndërmarrjet gjeologjike: ndërmarrja gjeologjike Kukës, për ndërmarrjet metalurgjike: kombinati kimikometalurgjik Lac, Uzina 12 e kombinatit metalurgjik Elbasan, për ndërmarrjet kimike: uzina e nitrat amonit «Gogo Nushi» Fier, për kombinatet e drurit: kombinati i drurit «Misto Mame» Tiranë, për ndërmarrjet e përpunim - drurit: ndërmarrja e përpunim - drurit Pogradec, për fabrikat e letrës: fabrika e letrës Lushnjë, për dy kombinatet: kombinati i autotraktorëve «Enver Hoxha», për uzinat mekanike: uzina mekanike e gjeologjisë Tiranë, për ndërmarrjet e shpin-kërkim - shfrytëzimit të naftës: ndërmarrja e shpim-kërkimit Qyteti Stalin-Berat, për ndërmarrjet e prapavigjës së naftës: ndërmarrja elektrik-telefon Pato[s], për ndërmarrjet e transportit të naftës: ndërmarrja e transportit të naftës Patos, për ndërmarrjet e kooperativat bujqësore: NB Sukth - Durrës, NB Lushkovë - Sarandë, NB Peqin - Elbasan, kooperativa bujqësore Bishan - Fier, Koplik - Shkodër, Staravec - Dibër, për ndërmarrjet e rritjes së shpendëve: ndërmarrja e rritjes së shpendëve Tiranë, për SMT-të: SMT Tropojë, për ndërmarrjet e bonifikimit: ndërmarrja e bonifikimit Lezhë; për ndërmarrjet e ujrave, pyjeve e kullotave: ndërmarrja e ujrave Krujë, pyjorja Përmet e kullota Skrapar, për ndërmarrjet e ndërtimit: ndërmarrja e ndërtim montimit e kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë» Elbasan, ndërmarrja e ndërtimit rruga Shkodër, fabrika e tullave Durrës, për parqet e transportit: PAM Kukës e Vlorë, për rajonet hekurudhore: Rajoni hekurudhor Pogradec, për ofiçinat mekanike: ofiçina e automjeteve Shkodër, për ndërmarrjet ushqimore: ndërmarrja ushqimore Elbasan e Pogradec, ndërmarrja e grumbullim - përpunimit mish-qumështit Sarandë, ndërmarrja e grumbullim-përpunimit Gramsh, për fabrikat e duhan-cigareve: fabrika e cigareve Durrës, për ndërmarrjet e peshkimit: NRZP Shkodër, për parqet e transportit të industrisë ushqimore: parku i transportit Fier, për kombinatet e tekstilëve: fabrika e tekstil-trikotazhit Shkodër, për ndërmarrjet e prodhimit të veshjeve dhe NPN-të: NPV Korçë, për ndërmarrjet artistike dhe qilima: ndërmarrja e qilimave Tiranë, për fabrikat e lëkurë-këpucëve: ndërmarrja e gomës Durrës, për ndërmarrjet e artizanatit: NPA Delvinë, për fabrikat e qelqit dhe llamarinave: fabrika e llampave Vlorë, për ndërmarrjet metalike: ndërmarrja metalike Gjirokastër, për ndërmarrjet e ekonomisë komunale: ndërmarrja komunale-banesa Gjirokastër, ndërmarrja e riparim-shërbimit Pukë, ndërmarrja e shërbimeve komunale Sarandë, ndërmarrja e ujësjellësit Fier, parku i transportit komunal Durrës, PTT Tepelenë, për ndërmarrjet e tregtisë: NFP Bulqizë, NTAN Pogradec, NTU nr. 1 Tiranë, NTSH nr. 2 Lushnjë, parku i transportit të tregtisë Durrës, për spitalet: spitali nr. 4 Tiranë, shtëpia e lindjes Lezhë, për ndërmarrjet e shëndetësisë: uzina e antibiotikut Tiranë, për fakultetet e shkollat: fakulteti miniera-gjeologji Tiranë, shkolla e mesme profesionale «Jordan Misja» Tiranë, shkolla e mesme e përgjithshme «29 Nëntori» Shkodër, shkolla 8-vjeçare «Demir Gashi» Dibër, shkolla 8-vjeçare Frakull Fier.
(Vijon në faqen 2)
Takim kombëtar i fituesve të garave socialiste për vitin 1989
Dje mbasdite në pallatin e sportit «Partizani» në Tiranë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë organizoi një takim kombëtar me fituesit e garave socialiste të vitit 1989.
Merrnin pjesë përfaqësues të ko-
Optimizëm te minatorët dhe gjeologët e Bulqizës
«Sot, miniera jugore, me gjithë sektorë, del me tejkalime. Po arrihen kuotat më të larta në prodhim që nga 1 janari. Sektori i parë që drejton Afrim Lika, shkon deri në 131 për qind të detyrës ditore. Dy sonda shpimi që erdhën këto ditë u zbritën nën tokë.»
«Sot, miniera jugore, me gjithë sektorë, del me tejkalime. Po arrihen kuotat më të larta në prodhim që nga 1 janari. Sektori i parë që drejton Afrim Lika, shkon deri në 131 për qind të detyrës ditore. Dy sonda shpimi që erdhën këto ditë u zbritën nën tokë. Reparti i shpimeve nëntokësore është më i mobilizuar se asnjëherë dhe po organizohet me tri ndërresa. Nëpërmjet shpimeve ata do të sigurojnë shumë shpejt sasinë e rezervave gjeologjike në këtë zonë».
Informacione të tilla që përcaktojnë e komunikohen në Bulqizë po pasurohen çdo ditë që kalon me lajme të reja nga frontet e punës e të prodhimit të kromit. Besnik Çenin, sekretar i byrosë së Partisë, ky informacion e bën të vëmendshëm,
- Në minierën jugore, megjithë vështirësitë e fillimit të vitit, kuotat e prodhimit e grafikët e punimeve minerare po rriten çdo ditë. Mungesat në punë pothuajse janë fshirë nga evidencat. Tek zonë.
E njëjta përgjigje ndjehet edhe në fronte të tjera. Selishta dhe Vajkal, megjithëse me prodhim të vogël, po arrijnë ritme të larta. Në Tërnovë jepen çdo ditë mbi planin gal 100 tonë krom. Tre ditët e fundit në minierën veriore prodhimi arrin si ditë të sulmi. Disa ditë më parë, punëtorët e nivelit të 6-të, u zotuan që në fund të janarit të japin 500 tonë krom mbi planin. Këto dy tri ditë tejkalimi ka arritur në 136 tonë. Në galerínë ku punohen Heroi i Punës Socialiste Xhevat Elezi, tejkalimi arrin me 104 tonë mineral. Tregues tjetër është që këtu prej disa ditësh nuk mungon askush në punë. Ndërsa reparti mekanik e arriti atë që premtoi, riparimin e defekteve brenda ditës.
Të gjitha këto njoftime krijojnë në bisedat e punëtorëve mobilizim e emulacion. Veçanërisht, një lajm nga gjeologët gëzon këdo në minierë. Le të sqarojmë me ato fjalë që na tha kryegjeologu i ndërmarrjes gjeologjike, rigjore galerinë kryegjeologu i ndërmarrjes gjeologjike, Sulejman Alia. Miniera «16 Tetori» si vendburim i ri, ka shumë vështirësi sepse strukturat minerare nuk njihen. Dy sondat nëntokësore që vendosi kjo ndërmarrje dhe dy të tjerat që vendosën gjeologët e minierës, bashkëpunimi i ngushtë midis specialistëve, dha brenda këtyre ditëve dy rezultate shumë të mira, të cilat për këtë vit mbështesin plotësisht planin e minierës së re. Rezultatet janë afër. Vetëm dy tre muaj duhet të vënë në shfrytëzim, kur kjo gjë parashikohej për në periudhën shtator. U sqaruan edhe strukturat me këtë punë shumëse, u dhanë edhe rezerva për minierën. Ja përse ja në optimistë, Fitim Strazimiri, Kujtim Lala e shokët e tyre gjeologë.
FRANO ÇAKA
Socialistë për vitin 1989
pjesë përfaqësues të kolektivave pararojë nga të gjitha rrethet e vendit e të ftuar të tjerë.
Ndodheshin gjithashtu anëtarja e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të Partisë, shoqja Lenka Çuko, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministër i industrisë, minierave dhe energjetikës, shoku Besnik Bekteshi, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës shoku Pirro Kondi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, shoku Sylejman Lala e shokët e tyre gjeologë.
Lambi Geprifti dhe shokë të tjerë. Në emër të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së dhe të Komisionit Qendror të Garave Socialiste, fjalën e përshëndeti, Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, Sotir Kçollari, i cili vuri në dukje se arritjet e shënuara në vitin jubilar të 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut janë fryt i punës së palodhur të klasës punëtore, kooperativistëve dhe inteligjencës për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të 9-të të Partisë, të Plenumit të 8-të të Komitetit Qendror të saj dhe porositë e shokut Ramiz Alia. Gjithashtu ai theksoi se me përvojën e fituar, duke rritur më tej mobilizimin e duke punuar me frymë sulmuese e metodë aksioni, mbarë punonjësit tanë do të realizojnë me sukses detyrat dhe objektivat më të mëdha të vitit 1990, vit i fundit i pesëvjeçarit të tetë.
Sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, Agim Dardha shpalli pastaj stimujt morale e materiale për fituesit e garave socialiste të vitit 1989.
Për të pranishmit u dha një program artistik me këngë, valle, recitime dhe humor nga artistë të institucioneve kulturore e artistike të vendit, si dhe u bënë intervista me punonjës të pararojës të kolektivave që fituan garat socialiste të vitit 1989.
Nga ky takim iu dërgua një telegram Sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë shokut Ramiz Alia.
(ATSH)
Përkujtohet 66-vjetori i vdekjes së V. I. Leninit
Për të përkujtuar 66-vjetorin e vdekjes së V.I. Leninit, mësuesit dhe udhëheqësit të shquar të proletariatit ndërkombëtar dhe të gjithë popujve të shtypur të botës, në rrethe të ndryshme të vendit u zhvilluan veprimtari politike.
Studentë e pedagogë të Shkollës së Lartë të Partisë «V.I. Lenin» në kryeqytet morën pjesë në «Partia e Punës e Shqipërisë mban kurorë herët flamurin e leninizmit» që zhvilloi me rastin Qemal Hoxharova. Në të u fol për veprën e pavdekshme të Leninit, për luftën e tij parimore e konsekuente që bëjnë PPSH dhe shoku Ramiz Alia, në vazhdim të mësimeve të udhëheqësit tonë të shtrenjtë e të paharruar, shokut Enver Hoxha, për mbrojtjen e pastërtisë të marksizëm-leninizmit kundër revizionizmit modern në çdo ngjyrë.
Disa veprimtari u zhvilluan me rastin e këtij përvjetori në rrethin e Shkodrës. Në shtëpinë e kulturës dhe krijimtarisë popullore të qytetit u bë një pasdite, ku u fol për figurën e Leninit, udhëheqës i madh i Revolucionit të Tetorit, u recituan poezi, si dhe u hap një ekspozitë me pamje nga jeta e veprimtaria revolucionare e tij. Me interesim ndoqën kooperativistët të kooperativës bujqësore «Stalin» të Koplikut bisedën «Mësimet gjeniale të Leninit do të rrojnë në shekuj».
Nxënësit e shkollës 8-vjeçare «7 Nëntori» dhanë një montazh muzikoletrar pranë bustit të V. I. Leninit ngritur në një nga sheshet në qendër të qytetit.
Me punëtorë e specialistë të fabrikës së ...
(Vijon në faqen 2)
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, de Kuelar, do të vizitojë Shqipërinë
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile, do të bëjë një vizitë zyrtare e miqësore në Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuelar.
Sikurse është bërë e njohur, ftesa iu bë atij në takimin që patën ata në tetorin e vitit të kaluar në OKB. Vizita do të bëhet në fillim të muajit maj të këtij viti.
(ATSH)
U nis për në Kubë një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së
Me ftesë të Qendrës së Punonjësve të Kubës, u nis për në Republikën e Kubës, një delegacion i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, i kryesuar nga sekretari i këtij Këshilli, Naim Dokle, i cili do të marrë pjesë në Kongresin e 10-të të kësaj Qendre.
(ATSH)
KUSHTET E MOTIT DIKTOJNË
PARA SE TË PËRDORESHI ENERGJINË ELEKTRIKE
Këto ditë Drejtoria e Përgjithshme Elektroenergjetike në Tiranë po ndjek me shqetësim e përgjegjësi prodhimin e konsumim e energjisë elektrike. Mbi pasqyrat me të dhënat e prodhimit e të përdorimit të energjisë specialistët diskutojnë përditë...
Këtë e dikton situata e krijuar në rezervat ujore të ujëmbajtësve të hidrocentraleve. Liqeni i Fierzës, «ushqyesi» kryesor i hidrocentraleve tona, është nën kuotën normale. Thatësira e këtyre muajve të fundit dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar në pakësimin e prurjeve të lumenjve, veçanërisht të Drinit. Për 20-ditorin e janarit prurjet e këtij lumi kanë qenë vetëm 40 për qind të mesatares shumëvjeçare. Edhe rezervat e borës në pellgun ujëmbledhës të Drinit janë tepër të pakta.
A nuk është vërtetë kjo situatë jo e zakonshme që kërkon punë jo të zakonshme? Pse është e tillë, punonjësit e hidrocentraleve po punojnë për përdorimin me frytshmëri të rezervave ekzistuese ujore. Po nuk mjafton vetëm kaq. Është ana tjetër e problemit. Punën e mirë të prodhuesve e rrezikojnë disa herë përdoruesit. Deri në datën 15 janar, kur Drejtoria e Përgjithshme Elektroenergjetike tërhiqte vëmendjen me një telegram për përdorimin me kursim të energjisë elektrike, 12 rrethe telekalonin kuotat e planifikuara. Ndërsa deri më datën 20 numri i këtyre rretheve shkoi 17! Afër 2 milionë kilovat-orë më shumë ka konsumuar Shkodra, 1,3 milionë Vlora, 1,2 milionë Tirana... Ku shkohet kështu?
Me të drejtë nga specialistët e elektroenergjetikës ngrihet shqetësimi se këto tejkalime e keqësojnë më tej situatën. Po të vazhdohet kështu në verë do të fillojnë kufizimet. Pastaj ndërmarrjet e rretheve do të sjellin justifikimet: «Nuk e plotësuam planin se na mungoi energjia elektrike». Që të mos arrihet deri këtu është nevojë të respektohen rreptësisht kuotat e planifikuara, madje edhe të kursehet siç po kursejnë rrethet i Durrësit, i Krujës, i Pogradecit... Nuk është nevoja që specialistëve të ndërmarrjeve në rrethe t'u tregohen rrugët për kursimin e energjisë. Ato janë të shumta dhe të njohura. Fjala është që të zbatohen me përgjegjësi e dorë të shtrënguar në përdorimin e energjisë elektrike, në luftë me ato mendime që thonë: «kemi boll energji elektrike». Gjendja nga çdo ndërmarrje dhe nga shtabet e rretheve për këtë qëllim duhet vlerësuar ashtu siç është.
MEHDI KOKNHAJ