SI PO MBYLLEN DETYRAT E JANARIT
Punonjësit e transportit në ballë
Punonjësit e sektorit të transportit në rrethin e Shkodrës, këto ditë e kanë intensifikuar mobilizimin në punë. Në këtë mënyrë ata e vënë veprimtarinë e tyre më mirë në shërbim të ekonomisë duke dhënë ndihmesë të vlefshme në plotësimin e planit të ndërmarrjeve prodhuese. Si shembull vlen të përmendet kolektivi i parkut të mallrave, i cili punon që për janarin të realizojë mbi planin 100 mijë ton-km. Për këtë qëllim po përgjithësohet përvoja e shoferëve të palodhur Fadil Aliballi, Ndoc Kola, Mark Bajama, Shaban Sula etj.
Në ballë të punës janë edhe punonjësit e parkut të industrisë dhe ata të tregtisë, të cilët që në ditët e para të janarit e deri tani kanë mbyllur detyrat në mënyrë ritmike në tonë dhe në ton/km. Shoferët e parkut të tregtisë mobilizimin e tyre po e tregojnë në punën për furnizimin me mallra të ndërmarrjeve tregtare dhe njësive të tyre. Për gatishmërinë e tyre për ta kryer sa më mirë këtë detyrë flet edhe koeficienti i përdorimit të automjeteve, i cili në këto ditë është realizuar 100 për qind.
Asnjëherë nuk i ka plotësuar detyrat e planifikuara ndërmarrja e transportit ujor. Mirëkuptimi që ata po gjejnë në ndërmarrjen minerare ka bërë që në këto ditë të fundit të plotësohen detyrat në transportin ujor, madje dhe të tejkalohen. Ata i kanë vënë vetes detyrë që çdo ditë të transportojnë më shumë rreth 50 ton mineral bakri nga Palaj në Vaun e Dejës. Në këtë mënyrë ata po mbyllin edhe mosrealizimet që u shënuan në ditët e para të janarit.
Korresp. i “Zërit të popullit”
DHËNIA LLOGARI E KUADROVE, E DREJTPËRDREJTË DHE EFEKTIVE
Herë pas here Partia ka tërhequr vëmendjen për kuptimin dhe realizimin në praktikë të dhënies llogari para masës nga ana e kuadrove. Dhe në përgjithësi, kjo normë e një rëndësie të veçantë, është vlerësuar drejt. Ndikimi i saj ka qenë i frytshëm. Duke dhënë llogari, si kuadrot, ashtu edhe masat, kanë përfituar në mënyrë të ndërsjellë. Sidomos kjo praktikë ka sjellë më tepër shkathësi e dinamizëm në metodën e punës, në gjetjen e mekanizmave për rrugëzgjidhjen e problemeve. Mirëpo, në punë e sipër, jo kudo e kurdoherë, gjen të njëjtin kuptim e preokupacion për këtë çështje. Disa zyra kuadrosh (dhe vetë disa kuadro) e kanë burokratizuar atë. Natyrisht, këtu nuk shtrohet problemi për të bërë përgjithësime në këtë të keqe që duhet luftuar me forcë dhe vazhdimisht. Sepse, fjala vjen, drejtuesit dhe punonjësit e administratës, komunistët e zgjedhur e të pazgjedhur në forume në kombinatin e përpunim-drurit «Misto Mame», në ndërmarrjen kimike të Tiranës, në ndërmarrjen e ndërtimit dhe të NB «Çlirimi» në Fier, etj. kanë dhënë llogari shumë rëndësi vendi, më saktë, zyrtarizmi, ku disa e mbështesin atë (përcaktimi i datës, i ditës, i muajit ku do të mblidhet kolektivi e do të jepet llogari), por shqetësimi serioz për të kuvenduar shkuqur dhe shtruar me punonjësit, për të shkuar në gjirin e tyre me modesti, me mendimin që kanë se çfarë të mësojnë nga të tjerët. Përndryshe, kur shkon dhe jep llogari për të qenë brenda me planet burokratike, krijon një mjedis të ftohtë, ku askush nuk bëhet i interesuar për të bërë një sugjerim, një vërejtje, për të gjetur atë mekanizëm që do t’i shërbente rritjes së rendimentit, të cilësisë, të eksportit, të regjimit të kursimit... Ka raste që disa kuadro priren nga mendësia: «Të japim llogari, por të bëjmë edhe një debat të vërtetë». Por çështja është se në një mbledhje tepër të zgjeruar nuk ka mundësi që të bësh debat njëkohësisht të japësh llogari e të bësh debat të vërtetë. Për t’ia arritur këtij qëllimi do të duheshin orë të tëra dhe përsëri realizimi i dobishëm i këtij debati do të ishte i zorshëm. Nisur nga mosrealizimet dhe humbjet e përvitshme nga masa e punëtorëve dhe e kooperativistëve), kur që në ditët e para të janarit në disa kombinate, miniera e fabrika nisën të bëjnë zë deficitit, sidomos zëra. Aty - këtu bëjnë zë varfërit, veprimet arbitrare, mosbashkëpunimi i dikastereve, lëshimet e ndërgjegjes. Prandaj, në radhë të parë, nga kuadrot, nga organizatat bazë e komitetet e Partisë, nga organizatat e bashkimeve profesionale kërkohet një kuptim më i drejtë, një realizim më konkret i dhënies llogari para masës. Ti je kuadër i këtij apo i atij dikasteri por ç’kontakte ke krijuar, ç’llogari ke dhënë dhe ç’mësime ke nxjerrë, kur edhe pse të jan në bërë vërejtje, planin ua ke diktuar të tjerëve nga zyra për hir të rrumbullakosjes së bilancit, kur edhe pse punëtorët të kanë qortuar përsëri ke sjellë nga importi materiale të dobëta ose nuk e ke sjellë fare...? Njihet fakti që kuadrot japin llogari çdo ditë me sjelljen e shembullin e tyre të mirë në organizimin e në drejtimin e punëve. Masa i shikon ata në sy dhe i respekton, kur janë të devotshëm e korrektë. Dhe në këshillin popullor, në atë të bashkimeve profesionale, në një takim me popullin e lagjes, të fshatit... do të thotë të thotë të shkosh i përgatitur, do të thotë të thërrasësh për ato që mbajnë shënim në bllok dhe je zotuar më parë se do t’i bësh, do të thotë të flasësh hapur e pa frikë për pengesat e për dëmet që sjellin të vetët dhe bashkëpunëtorët e tu në dikasterin tënd apo në dikasterin tjetër. Se njëherë, dy herë, mund ta kalosh «lumin», por të tretën herë jo. Masa nuk i duron dhe nuk i pranon zotimet boshe, rrumbullakosjet, shfajësimet. Sepse praktika tregon që as me një njeri prej këtyre nuk përshpejtohet ndërtimi i veprës, i linjës së re, nuk përballohen kërkesat e qytetarëve me shet e ndërtimit, mallra të konsumit të gjerë, e të tjera e të tjera. Kuadër, organizator i aftë e i talentuar është ai që përpara sesa të shpenzojë kohën bën llogari për të ardhurat që do të marrë, që përpara sesa të kërkojë investime lufon dhe punon e shfrytëzojë plotësisht të gjitha kapacitetet prodhuese ekzistuese, që përpara sesa... valutë për të importuar bëni mos të shfrytëzojë të ashtuquajturat mbeturina teknologjike. Të frymëzuar nga këto mësime të Partisë llogaridhënia e kuadrove duhet të jetë më e pranueshme dhe më shumë e prekshme në metodën e në stilin e punës, në ndjenjën e përgjegjësisë politike për detyrën e ngarkuar nga populli e Partia.
njonjësit e administratës, komunistët e zgjedhur dhe të pazgjedhur në forume në kombinatin e përpunim - drurit «Misto Mamë», të NB «Çlirimi» në Fier, etj... nuk presin t’u thonë të tjerët: «shkoni dhe jepni llogari para masës». Një takim në sektor, në fabrikë apo në brigadë, një bashkëbisedim i ngrohtë për problemet që kërkojnë zgjidhje, i gërshetuar ky me organizim të atërtyshëm, me autoritetikë e dhe me kritikë të sinqertë për drejtuesit, apo për vartësit, është një dhënie llogari. Nuk
orë të tera të ndërmarrjeve bujqësore të Tiranës, të Krujës, të Matit, të disa minierave të kromit, themi se llogaria e kuadrove drejtues nga baza në rreth herë - herë bëhet formalish, zyrtare, burokratike. Nuk mund të themi se disa kuadro e kuptojnë në thelb këtë normë të domosdoshme (domethënë dhënien e llogarisë, vartësinë e ty-
njëkohësisht të japësh llogari e të bësh debat mirë në organizimin e në drejtimin e punëve. Masa si devotshëm e korrektë. Dhe e kundërta... Në marrëdhëniet kuadër-masë nuk ka mur ndarës. Problemet njihen e zgjidhen në unitetin mendimi e veprimi, kurdoherë në pozicionin domethënës se masat nuk janë vetëm zbatuese të direktivave, por mbi të gjitha janë forcë krijuese. Por të shkosh të japësh llogari në organizatën-bazë në plenum, në byronë e komitetit të Par-
të sjellë fare...? Njih et e punëve. Masa si ka mur ndarës. Problemet njihen e zgjidhen në unitetin e mendimi e veprimit, byronë e komitetit të Part-
12 mijë krerë të imta më shumë
- SKRAPAR -
Kur kanë kaluar veç se pak ditë nga fjala e shokut Ramiz Alia në takimin me kolektivin punonjës të kombinatit të autotraktorëve “Enver Hoxha” në Tiranë, ku do në rrethin e Skraparit vihen në një temp i ri pune dhe përpjekjesh për të çuar më përpara arritjet, dhe veçanërisht detyrat e muajit janar.
Midis tyre le të themi dy fjalë për blektorët, të cilët, siç mësuam në seksionin e bujqësisë të rrethit, mbi planin e 20 ditorit kanë dhënë 103 kv qumësht. Veçanërisht përpejket janën shtuar gjatë javës së fundit ku çdo ditë po merren rreth 10 kv prodhim më shumë se norma. Nga 19 ekonomi bujqësore 17 prej tyre i realizojnë dhe i tejkalojnë detyrat. Cilat janë të përparuara?
Në ballë të tyre qëndrojnë ata të kooperativës bujqësore të Vërzhezhës, që më 20 janar realizuan planin e prodhimit të qumështit për krejt muajin. Fjalë të mira duhen thënë edhe për blegtorët e Radeshit, të cilët deri tani kanë dhënë 15 kv prodhim mbi atë të planifikuarin, si dhe të Veleshnjës, Grepckës, Çepanit, etj.
Kujdes i vazhdueshëm është treguar në sigurimin e bazës ushqimore për çdo krerë, duke luftuar ekstremet as të mos teprohet në kursim, as të mos kalohet në shpërdorim, por përdorim racional i saj sipas bilancit të prodhimit. Të njëjtën gjë do të thoshim edhe për rritjen e deleve dhe të dhive. Deri tani tufave të ekonomive bujqësore në shkallë rrethi u janë shtuar rreth 12 mijë qengja të shëndetshëm.
ASLLAN SARACI
Arritje që reflektohen në treg
- GJIROKASTËR -
Çdo gjë që ka frymëzuar e frymëzon Partia e synuar e synon përmirësimin e jetesës së popullit, në qytet e në fshat.
Arritjet në prodhim e dëshmojnë dhe e materializojnë këtë. Vetëm 22 ditë ka që ka kaluar viti, disa tregues ende nuk kanë dalë, por prej tyre ka edhe mjaft të matshëm. Tejkalohen së rreth çdo ditë 15 kv grafiku i qumështit, tejkalohet grafiku i perimeve, këto ditë edhe i vezëve. Janë sukseset të bujqësisë, por që i ndjenjë të gjithë nga gjendja e kënaqshme e tregut. Për ta bërë edhe më të plotë atë po vihet në vend edhe veprimtja për rritjen e prodhimit të serrave. Janë marrë masa e po ndërtohen 5 ha serra të reja që do të zgjerojnë llojshmërinë e prodhimeve edhe për periudhat e ngushta të kohës së klimës së ftohtë. Në fshat këtë përmirësim të jetesës synon puna e mirë dhe në rritje për forcimin e oborrit kolektiv dhe ajo në zbatim të vendimit të ri të Këshillit të Ministrave për plotësimin e nevojave të popullit me mish. Shaban Frengu, drejtor i ndërmarrjes tregtare të shitblerjes thotë se puna e fashatarësisë kooperativiste ka frymëzuar më shumë edhe ata vetë, punonjësit e tregtisë. Në krahasim me këtë periudhë të janarit të kaluar janë hedhur në treg 10 kv qind më shumë ariq ushqimore, 50 për agrume e ullinj, 10 mijë copë trikotazhe, më shumë artikuj industrialë si enë guzhine, qelqi etj. Plani i xhiros është rritur gjithashtu 10 për qind. Gjendjes së tregut po i përgjigjemi me një strukturë më të lartë shërbimi, me orare më të favorshme për banorët e fshatrave dhe në njohjen më të mirë të kërkesave të popullit. Janari nisi mbarë. Hapi i tij do të ndjekë në rritjen e të vitit. THANAS DINO
Afate të përshpejtuar
- GRAMSHI -
Prodhimi industrial në shkallë rrethi për 20 ditorin është realizuar 104 për qind, prodhimet për eksport 100 për qind, shërbimet komunale e në popull 103 për qind.
... është vënë në krye të kolektivave të ndërmarrjeve të tjera dhe detyrat e 20 ditorit i ka realizuar 118 për qind, krahas realizimit një për një të zerave. Me këtë ritëm pune, pra duke realizuar detyrat e çdo muaji dy-tri ditë më shpejt se afati të gjitha ka që gjithi i ka në mundësitë të mbyllin deficitin. Që kjo është e mundur vetëm kërkon këmbëngulje, e tregon dhe fakti që të gjitha ndërmarrjet e sistemit të industrisë në këtë rreth kanë caktuar si detyrë që prodhimin e përgjithshëm industrial të këtij viti ta realizojnë 15 ditë para afatit dhe atë të eksportit 10 ditë më shpejt. Korresp. i «Zërit të popullit»
- GRAMSH -
komunale e në popull 103 për qind etj. Vlen të veçohet fakti që edhe ata, të cilët për vitin e kaluar patën mosrealizime, si rasti i NPD-së, synojnë që krahas detyrave të këtij viti të mbyllin edhe ndonjë deficit të vitit të kaluar. Në radhë të parë kjo po arrihet kur tek të gjithë punonjësit bëhet e qartë se mosrealizimet e një viti më parë s’ka pse të quhen «të shkuara, të harruara». Ky kolektiv që këto ditë e-
Pasurojnë më tej bazën materialo-mësimore
Për përvetësimin cilësor të njohurive dhe rritjen e nivelit të procesit mësimor edukativ, në shkollat e rrethit të Sarandës përparësi i është dhënë edhe pasurimit më tej të bazës materialo - mësimore. Që prej fillimit të këtij viti shkollor në të gjithë kolektivat mësues «ndërmarrë aksion për bhti- mën e pasurimin e bazës materiale, e cila po thellohet më të gjithë semestrin të dytë. Punë e mirë po bëhet për sigurimin e sa më shumë mjeteve mësimore për lëndët shoqërore, si histori, gjeografi, edukatë morale e politike etj.
Kohët e fundit kabineti pedagogjik i rrethit hapi edhe një ekspo- zite më 90 mjete për këto lëndë të përgatitura nga kolektiva mësuesish të shkollave të ndryshme të këtij rrethi. Dosaret, relieve, hartografi, mjete lëvizëse etj., dëshmojnë për fantazinë krijuese dhe punën ngulmuese të vetë mësuesve e nxënësve, si dhe për përpjekjet për përceptimin drejtë e të menjëhershëm të tyre në orën e mësimit.
(Sipas ATSH-së)
NË NJË NGA FABRIKAT E KOMBINATIT TË TEKSTILEVE «STALIN». (Foto: N. Xhufka)
AKSIONE TË RINISË PËR SHPËTIMIN E SHERBIMEVE NË ULLISHTE E PEMËTORE
Të frymëzuar nga fjala e shokut Ramiz Alia në takimin me punonjësit e kombinatit të autotratktorëve «Enver Hoxha» në Tiranë, gjatë javës së kaluar dhe të dielën, 28 mijë të rinj punëtorë, kooperativistë e shkollarë të rrethit të Vlorës, punuan me frymë sulmuese për detyrat e stinës në pemëtore e në disa fronte të tjera. Anëtarët e BR të Bregut të Detit dhe vullnetarët e qendrës së aksionit të ullirit në Dhërmi, e tejkaluan 15 për qind detyrën në vjeljen e ullirit e punimin e ullishteve. 13 mijë të rinj e të reja punëtorë e shkollarë punuan në kurorën me ullishte rreth qytetit të Vlorës.
7 mijë të rinj e të reja, punëtorë, kooperativistë e nxënës shkollash në rrethin e Lezhës, gjatë ditës së dielë bënë punimin e tokës rreth kurorës në 18 mijë rrënj ullinj e rreth 12 hektarë të mbjellë me drufrutorë e vreshta. Për arritje më të mira u dalluan të rinjtë e kooperativave bujqësore të Kallmitit e Zegjmenit, të shkollës së mesme ekonomike bujqësore të qytetit dhe asaj të Ishull-Lezhës. Gjatë e pas aksionit u organizuan veprimtari kulturore dhe sportive, të cilat i shërbyen dëlodhes dhe argëtimit të kulturës të të rinjve. Për më të dalluarit u dhanë stimuj moralë dhe materialë.
(Sipas ATSH-së)
NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES
RESTOJA PER GORBAÇOVIN
Konfliktet dhe kontradiktat ndërtetinë që kanë shpërthyer me aq forcë në Bashkimin Sovjetik, kanë vënë në pikëpyetje perestrojkën e Gorbaçovit dhe po e kundërshtojnë përditë e më shumë pozitat e tij. Një gjë të tillë Gorbaçovi e pranoi vetë kur vizitoi kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius. Në këtë caste të vështira Gorbaçovi po ndjen gjithmonë e më pranë përkrahjen dhe inkurajimin e Perëndimit. Presidenti amerikan Bush, përsëriti këto ditë përkrahjen ndaj politikës së brendshme të udhëheqjes sovjetike. Ndërsa kryeministria britanike Theçer, dhe presidenti francez, Miteran, në një takim të zhvilluar midis tyre para dy ditësh në Paris, u shprehën se situatën e krijuar tani në Bashkimin Sovjetik ata mbështesin plotësisht përpjekjet e udhëheqësit sovjetik, Mihail Gorbaçov, për të mbajtur pushtetin në duart e tij.
Siç shihet, Gorbaçovi dhe grupi i tij drejtues në Kremlin kanë fituar simpati dhe besimin e Perëndimit. Ky admirimin dhe kjo simpati i dedikohet, në radhë të parë, atyre proceseve reformiste kapitaliste që filluan në Moskë dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore. Dhe «meritën» për realizimin e kësaj aspirate të Perëndimit e ka grupi gorbaçovian, i cili i përshpejtoi këto reforma dhe ndikoi në një masë të konsiderueshme edhe në vendet aleate. Ndaj, në këto kushte të vështira për të, Perëndimi i kthen reston, me përkrahjen e vet për vazhdimin e tyre me ritmet e nisura të procesit të perestrojkës. Por jo vetëm kaq. Ashtu siç deklaruan edhe Theçeri me Miteranin në takimin e tyre të fundit në Paris, «ruajtja e gjendjes së brendshme në Bashkimin Sovjetik përcakton në shkallë vendimtare proceset e mëtejshme reformiste të vendeve të tjera të Evropës Lindore». Edhe kjo është një arsye që Perëndimi e mbështet Gorbaçovin dhe perestrojkën e tij.
SOKOL GJOKA
NE KETE NUMER
• DHËNIA LLOGARI E KUADROVE, E DREJTPËRDREJTË DHE EFEKTIVE (f. 1).
• MUNDSITË JANË, TREGU I KËRKON, ORGANIZIMI NUK HAP RRUGË (f. 2).
• «KOSOVA» ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË GJYKATË TË MADHE, KU DËNOHET POPULLI SHQIPTAR (f. 4).