25/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 janar 1990

THELLIMI I REVOLUCIONARIZIMIT TË JETËS SË PARTISË E TË VENDIT - DETYRË E PËRHERSHME

- Nga fjala e shokut Ramiz Alia në Plenumin e 9-të të KQ të Partisë, 22. I. 1990 - Shokë, Mbledhja e sotme, në një farë mënyre, është vazhdim i punimeve të Plenumit të 8-të të Komitetit Qendror, Atëherë shtruam për diskutim mjaft çështje që kishin të bënin me nevojën e revolucionarizimit të mëtejshëm të jetës së Partisë e të vendit, në mënyrë që t’i përgjigjemi më mirë stadit aktual të ndërtimit socialist. Në mbledhjen e sotme ato çështje e të tjera që do të gjykohen e nevojshme nga shokët, propozohet t’i kthejmë në vendim. Përveç të lehtësuar punimet e kësaj mbledhjeje të Komitetit Qendror, më lejoni të paraqes disa mendime, të cilat mund të shërbejnë si bazë për një diskutim sa më të frytshëm. Qysh nga mbledhja e Plenumit të 8-të kanë kaluar vetëm afro katër muaj. Por gjendja politike ndërkombëtare ka ndryshuar shumë. Në vendet e Lindjes, në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, RDGJ, Bullgari e Rumani kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Vihet re që këto vende, duke mbetur anëtare të Traktatit të Varshavës, po zgjedhojnë lidhjet me Perëndimin, sidomos në marrëdhëniet ekonomike, por edhe në ato politike. Po vihen në lidhje me partitë socialiste e socialdemokrate perëndimore, po afrohen e synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, po forcojnë lidhjet me TPE-në, me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera të Perëndimit. Vendet perëndimore po i nxisin ndryshimet politike në Evropën Lindore. Në thirrjet për zgjedhje të lira e pluralizëm politik, për krijimin e më shumë partive e grupeve të ndryshme, ato kërkojnë të shkëputet çdo gjë që mund të kujtojë socializmin. Në propagandën borgjeze ideal social është shpallur anarkronik. Reaksioni e paraqet komunizmin si një fantazmë kërcënuese. Në vendet e Lindjes ishte vetë realiteti që i çoi masat në armiqësi me pushtetin shtetëror, me subjektet politike. Legjitimiteti i shtetit socialist u komprometua e u njollos nga hipokrizia e klikave në fuqi. Socializmi, partitë komuniste dhe vlerat demokratike që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore në Lindje nuk u zhvilluan e nuk u pasuruan më tej. Zhvillimi ekonomik e emancipimi shoqëror nuk u shoqëruan me përsosje të demokracisë socialiste. Shteti jo vetëm nuk u bë «i gjithë popullit», por u veçua nga populli, iu kundërvu atij. Partia jonë, tha më poshtë shoku Ramiz, ka pasur të drejtë që në luftën titanike kundër revizionizmit është përqendruar në ngritjen e maskave socialiste, në demaskimin e spekulimeve «marksiste» nga ana e tij. Komunistët shqiptarë e kuptuan dhe luftuan me sa mundën, me sa mjete kishin, me sa forcë kishin, që njerëzit të kuptonin rrezikun e komprometimit të socializmit, të ideologjisë e politikës revolucionare të tij. Por tragjedia ndodhi. Në, si komunistë e internacionalistë, si pjesëtarë të armatës botërore të revolucionarëve, kontribuam tonë që ajo të mos ndodhte e dhamë më pas. Por kjo nuk duhet të na çojë në qetësinë; ashtu sikurse nuk duhet të na gëzojë fakti që gjithçka e parashikuam, që fjalën tonë e thamë. Këtë tragjedi ne duhet ta përjetojmë me dhimbje, por, sigurisht, pa dëshpërim. Tani ne duhet të nxjerrim mësime nga ato që ndodhën në Lindje. Duhet të shtrojmë pyetjen dhe të kërkojmë përgjigje pse lindi revizionizmi, cilat ishin shkaqet e tij objektive e subjektive, vonesat e nxjerrjes, gabimet e lëshimet. Analiza duhet të shtrihet edhe mbi zhvillimet që kanë ndodhur në Bashkimin Sovjetik për një periudhë të gjatë të praktikës së ndërtimit të socializmit atje. Themelore është se kemi një situatë të brendshme solide, se pushteti që doli nga lufta ka mbetur pushtet i popullit, se Partia e Punës mban iniciativën në dorë dhe politikat e saj janë në unitet me vullnetin e masës. Thirrjet nga jashtë për ndryshime, për t’u shmangur nga rruga që ndjekim, te ne nuk gjejnë mbështetje e nuk hyjnë në rezonancë me opinionin dhe dëshirat e shtresave të gjera të punonjësve. Kjo është një fitore e madhe politike e Partisë dhe e popullit tonë. Por, pa e nënçmuar vlerën e saj, në çdo moment duhet të rrimë vigjilentë. E thamë në Plenumin e 8-të të Komitetit Qendror se ndaj vendit tonë do të bëhen presione të ndryshme. Koha e vërtetoi plotësisht këtë parashikim. Armiqtë e jashtëm, sidomos jugosllavët dhe reaksioni grek, e dhanë të parët sinjalin: ata filluan një fushatë shfifjesh e trillimesh kundër vendit tonë. Shqipëria e lirë dhe e pavarur ka 45 vjet që është bërë objekt sulmesh e shpifjesh, tha shoku Ramiz. E filluan qarqe të ndryshme të Perëndimit, që pesuan një goditje të rëndë kur në vendin tonë triumfoi revolucioni popullor dhe u shpalltaruan e organizatat tradhtare e kolaboracioniste të «Ballit Kombëtar» e të «Legalitetit», në radhët e të cilave ishin edhe përfaqësuesit kryesorë të klasave shfrytëzuese, të cilat kishin shpresë anglo-amerikanët. E vazhduan këtë fushatë jugosllavët, që, bashkë me reaksionin perëndimor, bënë mos, jo vetëm me shpifje e propagandë, por edhe duke dërguar banda e diversantë, të përmbysin pushtetin popullor. Më pas, në vitin 1960, filloi një sulm i ri i egër, kësaj radhe nga Bashkimi Sovjetik, Hrushovi na akuzoi se «iu shitëm imperializmit për 30 aspra». E kështu po vazhdohet deri në ditët e sotme. Në çdo kohë, dje dhe sot, vazhdoi shoku Ramiz, qëllimi i organizatorëve të shpifjeve e sulmeve antisqiptare ka qenë dhe është që Shqipëria të nënshtrohet, të humbë pavarësinë, të ndryshojë rrugën e vet, të kthehet në një vend të tyre, në mënyrë që të mos i lihet fushë e lirë burokratizmit e liberalizmit, indiferentizmit e pasivitetit. Së dyti, sepse gjatë punimit të vendimeve të Plenumit të 8-të, nga komunistë e punonjës janë bërë sugjerime e propozime të ndryshme për t’i plotësuar ato me disa masa të reja, që krijojnë mundësi për të thelluar më tej rolin e masave, pjesëmarrjen e gjerë e aktive të gjithë shtresave të popullit, veçanërisht të rinisë, në ndërtimin socialist të vendit. Forcimi i Partisë, tha shoku Ramiz, duhet të përbëjë detyrën tonë konstante. Partia është forca udhëheqëse, më të lidhët e sotmja dhe e ardhmja jo vetëm e socializmit, por edhe e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut. Në vendet e Lindjes Evropiane socializmi u refuzua nën parullën e çlirimit nga monopoli i partive komuniste. Dhe, si formë shpëtimtare, gjoja për lëvizjen e demokracisë, u gjet formula e pluralizmit, e krijimit të shumë partive dhe organizatave të ndryshme. Partitë e shumta në Lindje e kanë bazën te ndryshimet e thella social-klasore që kanë ekzistuar dikur dhe që u ringjallën e u thelluan në vitet kur në fuqi qenë revizionistët. Atje shoqëria u diferencua e u shkallëzua, u polarizua, lindën klasa e shtresa me interesa të ndryshme, që objektivisht nuk mund të gjenin shprehje e të përfaqësoheshin nga një parti, që nuk ishte e tyre. Tani secili prej këtyre grupimeve kërkon pjesën e vet në pushtet. Ne jemi deklaruar për hegjemoninë e Partisë së Punës duke qenë të ndërgjegjshëm se ky është një kusht bazë për ndërtimin socialist, që përputhet edhe me rrethanat objektive të vendit tonë. Po ta shohim çështjen në plan historik, po të kthehemi në të kaluarën, në kohën e regjimit të Zogut, në Shqipëri nuk ka patur parti politike të veçanta. Gjatë pushtimit fashist, për herë të parë, u krijuan parti e organizata politike. E para u formua Partia Komuniste e Shqipërisë, sot Partia e Punës. Ajo, që në ditën e themelimit, u hodh në luftë pa kompromis kundër fashizmit, për Shqipërinë e lirë, demokratike e popullore. Fill pas krijimit të Partisë dhe si reaksion ndaj saj dolën «Balli Kombëtar» dhe më pas «Legaliteti». Këto dy organizata, që përfaqësonin klasat e pasura dhe partizanët e kthimit te monarkisë nuk arritën të shndërrohen në parti politike me ndikim në vend, sepse ato që në hapat e para dolën si organizata kolaboracioniste, që u vunë në shërbim të hapur të pushtuesve fashistë italianë e gjermanë, pra, dolën si organizata antikombëtare. Si të tilla, ato populli nuk i ndoqi pas. Përkundrazi, populli shqiptar, rinia, gratë e mbarë punonjësit, të fashit e të qytetit, u bashkuan rreth Partisë komuniste, në organizatat antifashiste, si në Frontin Nacionalçlirimtar, në organizatat e rinisë, në atë të gruas etj. Në këtë rrugë, duke kaluar prova zjarri, siç ishte ajo e luftës për çlirimin kombëtar, Partia jonë fitoi dashurinë e besimin e masave. Kjo dashuri e ky besim u farkëtuan më tej, në luftën e madhe për ndërtimin socialist e mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë kombëtare. Në kushtet e vendit tonë, thirrjet e borgjezisë ndërkombëtare për pluralizëm partish duan të thonë ringjallje e «Ballit Kombëtar» dhe e «Legalitetit» ose krijim organizatash të ngjashme politike, antisocialiste e antikombëtare. Kjo nuk do të ishte shprehje e demokracisë, por mjet për dobësimin e unitetit kombëtar dhe krijim i kushteve për shkatërrimin e socializmit. Mungesa e shumë partive, sipas kutit të borgjezisë, është gjoja edhe mungesë e demokracisë. Kjo është e vërtetë. Te ne s’ka patur parti, por diskutimi i lirë, zgjidhja e problemeve të popullit në rrugë demokratike, në mbledhjet e fshatit, në kuvende, në pleqësi, në oda etj., është traditë e lashtë. Partia, jonë, që ushqehet me mendrësinë e dijëve dhe të mendimit të popullit, e ka ngritur shumë më lart këtë traditë. Ajo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të masave në përpunimin e zbatimin e planeve të zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit, në diskutimin e çdo problemi që i intereson popullit, e ka bërë metodë pune së vet. Këtë gjë ajo e realizon edhe nëpërmjet organizatave e shoqatave të ndryshme, siç janë Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë, Bashkimi i Gruas, Bashkimet Profesionale, organizata e veteranëve, Lidhja e Shkrimtarëve, shoqatat e shkencëtarëve etj. Natyrisht, ne nuk kënaqemi me gjendjen ekzistuese. Thellimi i vijës së masave, që përbën thelbin e demokracisë sonë socialiste, duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Dhe në këtë aspekt zhvillimi i demokracisë brenda në Parti është kusht i dorës së parë. Duke folur më tej për këtë çështje shoku Ramiz tha: Në vazhdim të diskutimit që bëmë në Plenumin e 8-të, në ç’rejtim është nevoja e revolucionarizimit më tej puna e Partisë? 1. Për forcimin e lidhjes së Partisë me masat, (Vijon në faqen 2) subjektive, vonesat e nxjerrjes, gabimet e lëshimet. Analiza duhet shtrirë atje. Në vazhdim shoku Ramiz tha: Shoku Enver ka zbuluar disa nga të metat themelore të sistemit sovjetik që influencuan në lindjen e revizionizmit. Mbi bazën e konkluzioneve të tij u morën të ne masat për revolucionarizimin e Partisë dhe të gjithë jetës së vendit. Tani që kanë kaluar shumë vjet, që gjërat kanë sedimentuar, që kemi parë se cilat dobësi ka shfrytëzuar revizionizmi dhe çfarë armësh ka përdorur, na qartësohen shumë probleme, shikohen më mirë ato mekanizma të sistemit socialist që duhej të luanin një rol të madh në forcimin e tij dhe që u neglizhuan. Në Bashkimin Sovjetik e kuptuan, megjithëse jo në mënyrë plotësisht të ndërgjegjshme, se po rritej burokratizimi dhe se ai paraqiste një rrezik të madh. Por atë burokratizim e luftuan jo nëpërmjet kundërshtes së tij, domethënë duke rritur rolin e masave, duke forcuar demokracinë socialiste, por nëpërmjet forcimit e përfeksionimit të administratës, të normimit legjislativ e disiplinor të veprimtarive partiake, shtetërore e shoqërore, nëpërmjet rritjes së centralizimit vertikal. Nuk është rastësi që pikërisht glasnosti, domethënë spekulimi me demokracinë, u bë aktualisht arma kryesore e revizionistëve. Ekzistonte një boshllëk, të cilin Gorbaciovi, si dhe të tjerë, e shfrytëzuan me sukses. E njëjta gjë pak a shumë ndodhi edhe me liberalizmin. Edhe këtë sovjetikët e luftuan kryesisht me mënyra administrative. Liberalizmi ka veti që spekulon me çështjet e ditës, me mungesat e dobësitë e njohura. Ai paraqitet si modern në zgjidhjen e problemeve të kohës, si demokratik, dhe operon me terma të reja etj. Por liberalizmit në Bashkimin Sovjetik i kundërvunë dogmën e jo ballafaqimin e ideve dhe argumentet, i kundërvunë parimet e përgjithshme dhe jo zgjidhjen e problemeve. Kjo krijoi kushtet që individë e grupe njerëzish, sidomos nga radhët e inteligjencës, të largoheshin nga socializmi, të përqafonin llojin - lloji desh shiste e reklamonte borgjezinë. Këtu i gjeti borgjezia disidentët, këtu e gjetën klikat revizioniste bazën shoqërore. Të gjitha këto e çështje të tjera të tilla kanë nevojë për diskutim, në mënyrë që t’u dalim përpara të papriturave, me gjithë ndryshimet e mëdha që ka zhvillimi ynë nga ai i Bashkimit Sovjetik dhe i vendeve të tjera të Lindjes. Dihet botërisht se Shqipëria socialiste e ndau fatin e saj nga blloku lindor që në fund të viteve ’60. Por duhet shtuar se edhe më parë ajo ka patur rrugën e vet. Tek ne revolucioni që 1 i thellë. Vetë Partia Komuniste e Shqipërisë u formua në Shqipëri e nga shqiptarët, udhëheqësit e saj e mësuan teorinë e socializmit në shkollën e luftës për çlirimin kombëtar e shoqëror. Partia jonë, sa kohë që ekzistonte kampi socialist, i ka çmuar përvojat e tij, por ajo, në procesin e ndërtimit socialist, ka patur parasysh kushtet e veçanta të vendit, traditën, trashëgiminë materiale e shpirtërore të tij, psikologjinë kombëtare. Ne themi se në Shqipëri nuk do të shfaqen fenomenet e njohura të Lindjes, jo se veprimi e proceset e jashtme ndaj nesh janë më të pakta. Por themelore është se kemi një situatë të brendshme të ... ...dhe dëshë të adoptuar në masat e popullit. se «iu shtiem imperializmit për 30 aspr». organizatorëve të shpifjeve e sulmeve antishqiptare pavarësinë, të ndryshojë qëndrimin në raportet ndërkombëtare, të bëhet gjë e të ecë me hapin e të tjerëve. Armë arritë me siguri do të dështojnë me turp. Lirinë e pavarësinë e fituar me gjak, fitorët tona, do t’i mbrojmë si gjënë më të shtrenjtë, me vendosmërinë, me çdo mjet e pa asnjë hezitim. Populli ynë e ka zgjedhur vetë rrugën e zhvillimit dhe për këtë nuk i jep askujt llogari. Ai e askush tjetër e di se ç’duhet bërë, kur duhet bërë e si duhet bërë, që procesi i ndërtimit socialist të ecë gjithnjë përpara. Në Shqipëri zot është populli shqiptar, ai dhe vetëm ai është sovran i fateve të tij. Në këto situata, tërhoqi vëmendjen shoku Ramiz, në radhë të parë duhet të rritet kuadri vigjilenca. Nga ana tjetër, lipset të intensifikohet puna politike e propagandistike, veçanërisht brenda vendit, por edhe me botën e jashtme. Shokët e komiteteve të Partisë, ata të propagandës, të shtypit e të radiotelevizionit, duhet të mendojnë seriozisht, sepse kjo detyrë nuk mund të përballohet me ca parulla e argumente të vjetra, as me një stil formal e burokratik. Drejtim tjetër i rëndësishëm i punës sonë është realizimi i detyrave në fushën e ekonomisë. Për këtë nuk duhen fjalë e betime, por punë, shumë punë nga të gjithë. Më çdo kusht duhet të realizojmë planet që kanë lidhje me ushqimin e popullit dhe veshmbathjen e tij. Asgjë nuk pengon për të patur treg e bollshëm me perime, me qumësht e me mish, asnjë justifikim nuk vlen për ndonjë mungesë që shohim. Vendimet që kemi marrë t’i zbatojmë me këmbëngulje, bile të gjejmë mundësi për t’i avancuar ato. Mbasi foli gjerësisht për probleme të politikës së jashtme të vendit dhe për qëndrimet e shtetit tonë ndaj disa çështjeve konkrete të marrëdhënieve të sotme ndërkombëtare, shoku Ramiz Alia theksoi: Ne ndjekim një politikë të paqes e të bashkëpunimit miqësor me të tjerët. Kjo ka qenë dhe do të jetë vija jonë edhe në të ardhmen. Izolimi as e kemi dashur, as e duam. Izolimi, mbyllja në shtëpinë tonë, si në një kala të rrethuar, nuk ka qenë e nuk përbën vijën tonë politike. Atë do ta donin armiqtë e Shqipërisë. Prandaj qëndrimi ynë në lidhje me botën e jashtme duhet të jetë aktiv, si në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik, ashtu edhe në atë kulturor e ekonomik. Ne jemi të interesuar për paqen e miqësinë me fqinjët e në Ballkan, por edhe për problemet e Evropës e për marrëdhënie me të gjithë ata, të cilët miqësinë e u ofrojmë i përgjigjen me miqësi. Pastaj shoku Ramiz Alia u ndal në çështjen e revolucionarizimit të jetës së Partisë e të vendit, që ka qenë kurdoherë në qendër të vëmendjes. Revolucionarizimi i Partisë, theksoi ai, është i domosdoshëm për të luftuar ndikimet e shfaqjet e huaja, për të ruajtur të pastër Partinë e pushtetin popullor, komunistët e kuadrot. Për këto çështje diskutuan edhe në Plenumin e 8-të të Komitetit Qendror të Partisë. Vendimeve të këtij Plenumi po u rikthehemi për dy arsye: së pari, për të nxitur zbatimin e plotë dhe të shpejtë

Në thirrjet për zgjidhje të lira e pluralizëm politik, për krijimin e sa shkatërrohet çdo gjë që mund të të kujtojë socializmin. Në propagandën borgjeze ideali socialist është shpallur anakronik. Reaksioni e paraqet komunizmin si një fantazmë kërcënuese jo për borgjezinë, po për popullin. Ngjarjet në Lindjen Evropiane, për ne, në kuptimin e përgjithshëm, nuk janë të papritura, theksoi shoku Ramiz. Ndodhi ajo që pati parashikuar prej dekadash Partia jonë e shoku Enver dhe që, në atë kohë, në botën e jashtme, pak kush e besoi. Prej më se 30 vjetësh, qysh me daljen në skenë të Hrushovit në Bashkimin Sovjetik e me pranimin e hrushovizmit e më pas të brezhnjevizmit nga vendet e Evropës Lindore, ne kemi folur për rivendosjen atje të kapitalizmit dhe procesin e kthimit në shoqërinë borgjeze e kemi quajtur të përfunduar. Megjithatë, në ngjarjet aktuale ka diçka të re: në Poloni sunduese nuk është më partia komuniste, ajo është në opozitë, ndërsa fuqinë e mori Solidariteti; në RDGJ iku Honekeri dhe në krye të vendit po vjen një i organizatë e quajtur Forumi Demokratik, në Çekosllovaki iku Husaku dhe u rikthye Dubçeku e kështu me radhë. Këto që kanë ndodhur kanë pasoja të shumanshme, të cilat kërkojnë analiza e vlerësime të reja ideologjike, politike dhe ekonomike. Ndryshimet që po ndodhin në Evropën Lindore nuk i kundërshton Bashkimi Sovjetik. Bile ai i ka frymëzuar e nxitur ato, pakça se, në ndonjë rast, si në RDGJ, edhe i ka ndalur jashtë kontrollit, ose se, në ndonjë tjetër, si në Poloni e Hungari, ora e borgjezisë perëndimore ka qenë, ndoshta, më prezente. Megjithëkëtë, Bashkimi Sovjetik nuk lejon që vendet e Lindjes të kalojnë në aleanca politiko-ushtarake me Perëndimin, pra, që të dalin jashtë zonës së influencës sovjetike e aq më tepër të shndërrohen në bastione antisorjetike, në një lloj «kordoni sanitar», siç ishin përpara Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte edhe qëllimi kryesor i takimit Bush - Gorbaçov në Maltë, për këtë ata ranë dakord me njëri-tjetrin. Ngjarjet e Lindjes, veç euforisë, kanë ngjallur edhe disa shqetësime në Perëndim. Dolën disa probleme politike, si çështja gjermane dhe ajo e pozitës së ardhshme të pakteve ushtarake dhe të bashkimeve ekonomike, por jo më pak shqetësuese janë bërë problemet për kapërcimin e krizës së vendeve të Lindjes. Megjithatë, të gjitha palët janë të mendjes që këto procese duhet të pakësohen, sepse në tërësi shkojnë në favor të kapitalizmit. Pasi foli për karakterin e transformimeve që ndodhen po zhvillohen në vendet e Lindjes, shoku Ramiz vazhdoi: Ajo që tërheq vëmendjen ose që është karakteristike në këto procese është se ato kanë përkthyer energjitë e gjera, bile dhe entuziazmin, të masave. Është e natyrshme të bëhet pyetja: pse ndodh kjo? Si mund të bëhet që klasa punëtore, masat, dhe kështu si protagonistë e mbështetëse të rivendosjes së kapitalizmit? E keqja është se regjimin revizionist, burokratik e tjerë, dhunën e tij, stanjacionin ekonomik, e kundërta, teknologjike etj., popujt e këtyre vendeve e paturuan si produkt të sistemit socialist, të marksizëm - leninizmit, që tani e refuzojnë.