26/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 janar 1990

Zot i vendit dhe i fateve të socializmit – populli

JEHONË PËR FJALËN E SHOKUT RAMIZ ALIA Mbledhja e hapur e organizatës – Bisedë me një sekretar të organizatës-bazë të Partisë në uzinën «Dinamo» – – Kishte një gjë të veçantë sot me shokët e mi të punës, – zë e flet Hasan Dardha, sekretar i organizatës-bazë të Partisë të repartit të montimit në uzinën «Dinamo». Disa veta më kanë zënë për të më thënë se kur do të mblidhemi të diskutojmë për Plenumin e 9-të. Shokëve u thashë që ta lexonin njëherë të gjithashë, pastaj të gjenim një kohë të flisnim shtruar. Ka arsye kjo: nuk ka rresht ku të mos e shohim veten. – Po ju, si sekretar organizate, ku e ndjeni më shumë? – Në çdo rresht, njerëzish si punëtor, komunist e sekretar. Megjithatë, shkëpusim një çast: mbledhjet e hapura. Bukur e thotë shoku Ramiz. Se ç’kemi pasur një lloj drojtjeje të kotë për këto mbledhje. Ftojmë 4-5 veta. Kujdes, se mos bëhen shumë e thyhen normat! Në vend që të shohim sa bëhet debat në këtë mbledhje, sa merret përgjegjësi, si raportohet për detyrat që ç’nivel kanë vendimet e mbajtura në mendje, një gjë të veçantë të që s’është në rolin pararojë. Dhe ata që s’janë komunistë do të dëgjojnë dhe do të thonë fjalën e tyre për çdo gjë. Në këtë mënyrë ngrihot në një shkallë më të lartë informimi i masave. Dhe jo vetëm kaq, por edhe problemet e rrugëzgjidhjet bëhen më të njohura. Njëkohësisht realizohet më mirë në praktikë mobilizimi i të gjithëve. Pastaj... pastaj, secili komunist e di që do të ballafaqohet hapur, si me punën e vet, me të mirat e me të metat, ashtu edhe me kurajon për të bërë autokritikë dhe kritikë, krejt shoqërore dhe komuniste, për të thënë lirshëm atë mendim të kualifikuar që do t’i shërbejë rritjes së mëtejshme të rendimentit, të prodhimit, mënjanimit të praktikave burokratike apo liberale. Natyrisht, në këtë mënyrë shoqërohet më me pjekuri çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq, çfarë duhet kundërshtuar dhe çfarë duhet përkrahur, mbështetur dhe përgithësuar. Në raste të veçanta edhe më parë kemi bërë mbledhje të hapura. Dhe të mirat, kjo tregon se Partia ka besim të madh tek punëtorët e masat, te fjala e mendimi ynë. Dhe kjo na bën ne më shumë të përgjegjshëm për çdo detyrë që kemi si punonjës e si qytetarë. Se dyti, kjo i pret rrugë çdo djallëqie tjetër: i jep fund praktikës që një drejtor ta ushtrojë këtë detyrë për një kohë shumë të gjatë. Dhe raste të tilla ka patur e ka ende. Edhe më keq kur një drejtor hipet për dobesi nga një ndërmarrje dhe dërgohet në një ndërmarrje tjetër, duke thënë se «kështu ka vendosur nomenklatura...». Porositë që jep Plenumi i 9-të u presin rrugën dhe hatërive e mëqësive, mbi të gjitha qëndrimeve sentimentale subjektiviste për vendosjen dhe emërimin e kuadrit. – Përdorja e kemi ne në dorë zgjedhjen e drejtorit, – ndërhyn në bisedë komunistja Fatime Shpata, punëtore në repartin e ambalazhit, – kjo do të thotë se do të zgjidhnim në këtë detyrë kuadrin më të devotshëm, më punëtor, më kërkues e më të komunikueshëm. Mund të propozojnë me subjektivizëm dy apo tre vetë, por një kolektiv i tërë prej mëse 900 punonjësish që jemi, nuk diskutohet se do të japë një mendim të pjekur. Pastaj dihet, që masa zgjedh për të drejtuar përkisht njeriun e punës. Dhe a ka të tillë? Plot dhe në çdo ndërmarrje. Në gjirin e çdo kolektivi të madh apo të vogël. Jo vetëm te ne, por në çdo ndërmarrje ka njerëz që i plotësojnë kushtet për këtë detyrë. Bisedën e vazhdon më tej punëtorja Fatime Shpata. – Po nuk eci ndërmarrja, – thotë ajo, – kjo tregon pastaj që, ose ne nuk kemi ditur ta zgjedhim drejtorin, ose nuk e kemi ndihmuar atë për ta kryer si duhet detyrën. Pikërisht kjo e dyta mendoj se është kryesorja. Kur e zgjedhim vetë drejtorin, nga gjiri i kolektivit ka dhe diçka tjetër: ai na njeh dhe e njohim mirë. Kështu dhe komunikimin më do ta kemi më të lirshëm dhe me të drejtëpërdrejtë për probleme të prodhimit, por dhe për hallet tona. E këto do të na i zgjidhë më mirë se ka qenë e është më afër nesh. SEJDIN CEKANI të shoku Ramiz. Se ç’ kemi pasur një lloj drojre të kotë për këto mbledhje. Ftojme mbledhje, sa merret përgjegjësi, si raportohet për detyrat e ç’nivel kanë vendimet e mbajtje mendjen gjektë. - Po ku e shihni dobínë e një mbledhje të tillë të organizates? - Ne jemi 15 komunistë, por reparti ka 136 punonjës. Një gjë është e qartë: kolektivi ka qenë dhe është i interesuar për ato probleme që diskuton dhe vendos organizata. Thashë, jemi 15 veta. Kjo do të thotë që të përgatitesh më mirë se atje do të vinë shumë punonjës që s’janë komunistë. Kjo do të thotë të ndjesh më shumë përgjegjësi për detyrën, si komunist dhe si sekretar, për mendimet dhe sugjerimet që do të bësh. Ca më tepër, për vendimet që do të caktohen bashkërisht. Vetëm një përgatitje paraprake, serioze të jep mundësinë të orientosh drejt debatin, të kritikosh pa dorashka të meshtin, a rokratike apo liberale. Natyrisht, në këtë mënyrë shohitet dhe përgjithësuar. Në raste të veçanta edhe më pak kemi bërë mbledhje të hapura. Dhe të mirat e tyre kanë qenë mjaft të prekshme, por tani ato do të jenë të zakonshme dhe do të jenë, ashtu siç theksoi shoku Ramiz Alia në Plenumin e 9-të një shkollë jo vetëm për komunistët, por edhe për masat punonjëse... - A e kanë të nevojshme punonjësit të vijnë në mbledhjen e organizatës. - Me siguri po, se e kanë në zemër Partinë, se e respektojnë organizatën. Por ndoshta më shumë se ata kemi nevojë ne, komunistët. Ata janë të përparuara janë të palodhur, janë modestë. Po t’i njohësh do më japësh të drejtë. Sa vlerë ka fjala e tyre kur thirren në organizatë! U peshon mendimi se u peshon shumë shembulli. Partia tani e thekson edhe një herë që edhe drejtorin e ndërmarrjes ta zgjedhim vetë. Një gjë shumë e mirë. Së pari,

Dje në një odë malësore

Në shtëpinë e Rexhep Camës, në Margegaj të Tropojës, ngjitëm dhe shkallët për në odën malësore, në odën e burrave, siç quhet tradicionalisht këtu. Fjala bie për ngjarjen e ditës – fillimin e shokut Ramiz në Plenumin e 9-të, referimi që i bën ai pikërisht kësaj forme të ushtrimit të demokracisë. Rexhepi, i zoti i shtëpisë, është komunist i vjetër. Në këto oda ai ka agjituar shpesh për fjalën dhe direktivën e Partisë. – Doni t’ju tregoj historinë e formimit të kooperativës sonë? – vazhdon tregimin Rexhepi. – Ne komunistët e fshatit, Komiteti i Partisë, na orientoi të përdorim diskutimet për hyrjen në kooperativë në odat e fshatarëve në bazë lagjesh. Më 26 mars 1956 ekipi i Komitetit të Partisë u mblodh në odën e Shaban Shpatit. Tërë lagjia u mblodh aty. U tha çfarë kërkonte Partia. Pastaj, thotë Rexhepi, shkruam në lagjen tonë, në lagjen e Dedajve, tek oda e Ramë Tahirit. Edhe aty u vendos hyrja në kooperativë. Më datën 28 mars shkruam në dhomën e burrave të Brahim Manit. Ja kështu u for- formua kooperativa jonë. Themelet e kooperativës janë në këto oda. Oda malësore si institucion demokracie, nuk ka mbetur në vend. Ajo është demokratizuar më tepër, ka përballuar probleme të reja, sipas kohëve. Kemi qenë para ca kohësh për vizitë në shtëpinë e Sadri Rustemit. Në odën e burrave dëgjuam televizorin. Ndoqëm lajmet e orës 20 e pas kësaj nisi biseda. Në këtë odë ishin të gjitha moshat, ishin vajzat dhe djemtë e Sadriut, të rinjtë e fshatit Islam Mustafa, Ibrahim Muça etj. Këtu që dhe Hysni Osmani, sekretari i Komitetit të Partisë, U bë një bisedë interesante për mënyrat sesi duhet të përballohen problemet e furnizimit të fshatit. Diskutuan me sinqeritet, pa poza

Besimin e shpërblejnë me punë

Edlira Baraj, kryeinxhinier e kombinatit ushqimor «Ali Kel-mendi» në Tiranë, është vetëm 26 vjeçe. Ajo s’ka më shumë se tre vjet e gjysmë që ka mbaruar studimet e larta, po punëtorët të thonë se është e aftë dhe e zonja në detyrë. Ndërsa i kërkojmë mbresat rreth fjalës së shokut Ramiz Alia në Plenumin e 9-të, Edlira thekson një aspekt të saj: mbështetjen që i bën Partia kuadrove të rinj. - «Edhe herë të tjera, por në mënyrë të veçantë në këtë Plenum të rëndësishëm të Partisë, të gjithë kuadrot e rinj që punoj- (Vijon në faqen 2) (Foto: N. Xhuka)

Telegram urimi presidentit të Indisë

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Indisë, Ramasamy Venkataraman: «Është kënaqësi për mua që, me rastin e festës kombëtare të Indisë, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’Ju dërgoj Juve përshëndetjet e ngrohta dhe popullit indian urimet më të mira për përparim e begati». (ATSH)

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mesut Jillmaz dhe ministri i Shtëfit Ismel Ozosllan pritën zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani

Dje ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mesut Jillmaz, priti zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe zhvilloi me të një bisedë shumë të ngrohtë e miqësore. Mesut Jillmaz e shprehu kënaqësinë për vizitën e zëvendësministrit të Jashtëm shqiptar në Turqi dhe vuri në dukje respektin e miqësinë e sinqertë që ushqen populli turk për popullin shqiptar e që po forcohet vazhdimisht. Turqia, tha ai, i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve me Shqipërinë të mëtejshme dhe të gjithanshme. (Vijon në faqen 4)

Bisedime midis zëvendësministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe nënsekretarit të Punëve të Jashtme të Turqisë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë u zhvilluan bisedime midis zëvendësministrit të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Tugal Ozçel. Gjatë bisedimeve, zëvendësminis- (Vijon në faqen 4)

U nis për në Greqi zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka

Dje u nis për një vizitë zyrtare në Greqi zëvendësministri i Punëve të Jashtme i RPS të Shqipërisë, Sokrat Plaka. Në pikën kufitare të Kakavijës ai u prit nga sekretari i përgjithshëm i zonës së Epirit, Evgenio Haxhidhis. Në mbrëmje, zëvendësministri i Jashtëm, Sokrat Plaka, mbërriti në Athinë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Aleksandër Rafael, nga funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe ambasadori i Greqisë në Tiranë Spiridon Dokianos dhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë Izedin Hajdini. (ATSH)

AMATORET E QYTETIT TIM...

1. Shumë vetave në Korçë u tërhiqte vëmendjen një meso burrë me shkop i cili gjithë ditën e lume, për një muaj rresht brodhi të gjitha lagjet karakteristike të qytetit. Qëndronte me orë të tëra përpara shtëpive korçare dhe vizatonte kangjellat, dyert dhe gjymëhënësit prej hekuri. Nuk ishte piktor por një inxhinier pensionist shkodran që kalonte «pushimet» në shtëpinë e pushimit në Korçë. Quhet Asim Gruda. Është invalid, me një këmbë prej druri, por me një vullnet prej hekuri. Ka shetitut gjithë Shqipërinë dhe ka vizatuar e koleksionuar gjithë atë bukuri të rrallë që mjeshtrit e hekurit kanë derdhur gjatë shekujve, në dyer e kangjella, kafazet e dritareve e parmakët, dore- Përshkrim në Korçë.

AMATORET E QYTETIT TIM...

zat e dyerve e binarët e puseve, varrezat e llamadaret... gjer edhe veglat me të cilat mjeshtrit popullorë i kanë punuar këto vlera kombëtare, gjer edhe emërat e vendbanimet e mjeshtrave që nga shekulli i kaluar deri në ditët tona. Një koleksion që ndjen kënaqësi dhe emocion kur e shikon. Në të njëjtën kohë, nderim e respekt për këtë njeri, i cili, sa punoi si inxhinier anë e kënd atdheut qe novator i dalluar, ndërsa pas aksidentimit, edhe pse me një këmbë, (dhe ec me këmbë, vetëm me një shkop), lëviz, punon, koleksionon, sepse, siç shprehet ai, «e ka zënë meraku» pas hekurit shqiptar. Kushdo që njeh me koleksionin e tij, bindet se brezave ai po u lë një dokument të vyer, sepse, mjeshtrisht, shumë nga punimet e vyera në hekur, po humbasin nga planet rregulluese të qyteteve. Asimi dëshiron ta botojë si libër me vete koleksionin e tij e kjo do të ishte një gjë shumë e bukur, dhe shumë e nevojshme për brezat, bile dhe për kohaët e sotëm, sepse në atë koleksion janë vizatuar e përshkruar edhe «metoda» si e kanë bërë hekurin t’u këndojë në dorë, mjeshtrit pararendës, mjeshtrit shqiptarë, të njohur edhe jashtë vendit. Sepse, atje, në koleksionin e tij, Asimiti, mjeshtrit vijnë që nga kështjellat shqiptare, kolojnë nëpër pazaret e varrezat, futen nëpër shtëpia (Vijon në faqen 3)

Në përvjelorin e Bankës së Shtetit

Me rastin e 45-vjetorit të krijimit të Bankës së Shtetit Shqiptar dhe 20-vjetorit të Bankës Bujqësore, u organizua një mbledhje në pjesët e pallatit të kulturës në kryeqytet, u organizua një mbledhje jubilare. Merrnin pjesë punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, të Bankës Bujqësore dhe të degëve të tyre në rrethe, veteranë, punonjës të dikastereve dhe të institucioneve qendrore, ekonomistë, financierë etj. Ndodheshin gjithashtu shokët P. Miska, Pirro Kondi, Ilambi Gergifili, Qirjako Mihalli etj. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Këshillit të Ministrave dhe të byrores së deputetëve i drejtau të pranishmëve. Ramiz Alia, pjesëmarrësit i përshëndeti dhe u uroi suksese e fitore.

(Foto: N. Xhuka)

Zhvillimet që kemi përpara e kanë bërë imperative nevojën që të gjallërohen më tej forcat lëvizëse të sistemit tonë shoqëror, mbi të gjitha nëpërmjet thellimit të vijës së masave dhe përsosjes së mekanizmit të ekonomisë.

Besimin e shpërblej-

NE KETE NUMER

● JEHONA PËR FJALËN E SHOKUT RAMIZ ALIA (f. 1). ● TANI, MBAS NJË VITI: SHPERBLIMI PËR TEJKALIMET (f. 2). SI U BË EMËRIMI I DREJTORIT TË INSTITUTIT TË HISTORISË (f. 3). ● NJERËZIT E VENDIT TUAJ JANË PUNËTORË, TË GJUZUAR E TË QESHUR (f. 4).

AMATORET E QYTETIT TIM...

NGA BLLOKU I SHKRIMTARIT