Zot i vendit dhe i fateve të socializmit – populli
JEHONE PËR FJALËN E SHOKUT RAMIZ ALIA
Lidhje më të forta me kolektivin
- MAT -
Shkuam dje në uzinën e ferrokromit në Burrel. Fjala e shokut Ramiz në Plenumin e 9-të të Komitetit Qendror të Partisë ka nxitur debatin midis metalurgëve e specialistëve. Ata kanë shumë mendime, por ne shkëputëm disa prej atyre, që kanë të bëjnë me punën më të frytshme të organizatës – bazë të Partisë.
“Vëmendjen e metalurgëve e tërheq mendimi për mbledhjet e hapura të organizatës – bazë. Mbledhjet e organizatës-bazë kanë qenë me shumë vlerë, si e gjithë puna e Partisë, në kolektivin tonë, – thotë novatori Kurt Vata, – Komunistët kanë qenë e janë në ballë të punës, prandaj organizata – bazë, ka udhëhequr mirë problemet, janë zgjidhur shpejt, fjala e masës është dëgjuar.
Figiri Midha, inxhinier metalurg: megjithëse nuk jam anëtar partie, kam marrë pjesë disa herë në mbledhjet e organizatës së Partisë, në ...
blemet, disa herë në mbledhjet e organizatës së Partisë. Kam mësuar shumë. Mbledhjet e
kur, niveli i gjykimit të organizatës të ne së dhe i udhëheqjes së organizatës - forta.
Qemal Ceni; elektricist: Edhe komunistët kur zgjidhen, synë e kolektivtit merr më shumë përgjegjë-
FRANO CAKA
Lidhje më të forta me kolektivin
hapura godasin fort konceptin “me këto probleme merret organizata. Pse të vrasim mendjen”. Edhe më përpara komunistët janë përpjekur të mos e lejojnë këtë. Kjo më ka nxitur të mendoj si komunistët e organizatës, të punoj si ata, të marr përgjegjësi po aq sa ata. Shumë mirë që do të marrë pjesë masa, kolektivi në këto debate. Përgjegjësia e mobilizimit nuk mbetet vetëm tek 10 apo 15 komunistë.
Marie Kola, ekonomiste: Në mbledhjen e hapur shkon specialisti, punëtori, novatori, ai që është i interesuar për problemet që do të diskutohen. Çdo përfundim del më i pjekur, niveli i gjykimit të organizatës-bazë rritet. Rritet sepse debati vjen si nevojë e problemeve që na dalin në sektorët ku punojmë.
Qemal Ceni; elektricist: Edhe komunistët kur zotohen, në ...
U hapet rruga më të aftëve
– Nga përvoja e Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës –
Dhjetë ditë më parë, në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit u bë një mbledhje e zgjeruar e trupit mësimor shkencor, për të zgjedhur drejtuesit e fakultetit, dekanin e ri, zëvendësdekanin si dhe sekretarin e përgjithshëm. Si u diskutua mbi kriteret e zgjedhjes, u bënë propozimet direkte për kandidaturat nga kolektivi e u hodhën ato në votim të fshehtë. Ata që u zgjodhën prej këtij, ishin vetët më të përshtatshmit sepse kandidatura e tyre përmbante mendimin e gjykimin e krejt kolektivit, në një formë të re, të pazbatuar më parë.
Fjala e shokut Ramiz Alia në Plenumin e 9-të të KQ të Partisë, ka ngjallur kudo vëmendje e interesim të thellë. Mësimet e detyrat e ...
U hapet rruga më të aftëve
si. Kështu edhe zotimet e tij, kur ka pranë shokët e punës, janë më të kontrollueshëm. Aqif Gjokola metalurg: Mbledhjet janë mbledhje. Megjithatë qof të edhe për frymën e debatit, për informacionin që merr secili, etj, kanë vlerat e tyre. Mjaft të përmendim se u mbylllet shtegu edhe për shpërdorime, sepse në ndonjë rast ato që thuhen në organizatë të mësojnë në rrugë. Më mirë kështu. «Urdhëroni, hajde e dëgjoni, kundërshtoni me argumenta, binduni, sqaroni edhe të tjerët dhe në fund të mobilizohemi të gjithë bashkë» – kë për zbatimin e detyrave që caktojmë.
Natyrisht, siç e thotë edhe ky metalurg, mbledhjet janë mbledhje, por mendimi i të gjithëve është në këtë konceptim të ri të debatit, niveli i gjykimit dhe i udhëheqjes së organizatës – bazë rritet, midis asaj dhe masës vendosen lidhje më të forta ...
U hapet rruga më të aftëve
të zgjidhen e të diskutohen të bëhen bazë e synim i punëve të mëdha sot e për të ardhmen. Por, sepse të duket, që këtu në Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha» ajo ka gjetur prej kohe jehonë të thellë e zbatim konkret. Jo pa qëllim e përmendëm rastin e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit. Siç mësuam, mënyra të tilla për të zgjedhur në vende drejtuese njerëzit më të zotë, janë praktikuar këto ditë edhe në degë të tjera të Universitetit. Shembujt flasin, se këtu bëhet me të vërtetë një punë e mirë e me perspektivë, me baza të shëndosha ideore, që «t’u hapet rrugë ardhjes në vende më përgjegjësi... njerëzve me moshë të re, energjikë e të ditur...
... mendha që dalin prej saj i do e të ditur...»
U hapet rruga më të aftëve
nonjës të shquar e me emër, por që e kanë dhënë kontributin e tyre në rini shkencore, të moshës mesatare 33 vjeç. Nga vëzhgimet e bëra nga dekanati, ka dalë se niveli i punës shkencore të këtyre katedrave jo vetëm nuk është ulur, por në disa prej tyre ka patur dhe një zgjerim të aktivitetit shkencor.
Në Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha» në çdo hallkë ka nisur një diskutim i gjerë e punë konkrete se ç’duhet bërë më tej për të qenë në rezonim të plotë me idetë e Plenumit të 9-të, e kjo tregon se këtu, detyrave e porosive të Partisë, i përgjigjen me punë konkrete.
JERINA ZALOSHNJA
Synim i madh: rritja e mirëqenies
- KORÇË -
Tomor Dilovi, farkëtar, në uzinën e instrumenteve «Petro Pa?pi» në Korçë, ndonëse është vetëm 38 vjeç, është pionier i saj. E ka nisur punën që 21 vjet më parë. Ja pse gjithçka këtu e ka të vyer, e quan pjesë të jetës së tij. Gazetën, më të ardhur në mëngjesin e sotëm e lexuam së toku aty në repart. Fjalë pas fjale, rreshti pas rreshti. Në fytyrën e përskuqur të farkëtar Tomorit shihje sa përqendrime, aq edhe emocion. Fjalimi i shokut Ramiz Alia – dhe kështu me një të lexuar të nxiti mendimin. Ja, p.sh., unë them si punëtor dhe komunist se në këtë fjalim shikon edhe një herë atë kujdes të madh që çdo gjë, në veprimtarinë e komunistëve, të kuadrove, specialistëve, punëtorëve të jetë e lidhur tërësisht me interesat e popullit. Këtë synim ka Partia kur thekson domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, të pjesëmarrjes së punëtorëve në punë të tilla të rëndësishme, siç është emërimi i kuadrove dhe kontrolli i punës së tyre. Këtë qëllim kanë organizimet më të mira, format e reja të shpërblimit, nxitja e iniciativës etj. Çdokush nga ne ka sesi të përkushtohet më konkretisht, në radhë të parë me punë. Sot, siç thotë shoku Ramiz, nuk duhen fjalë e betime, por punë, shumë punë nga të gjithë. Unë me shokët e mi të linjës së stampave e farkëtimit çdo ditë e kemi realizuar detyrën. - «Forcimi i ekonomisë është mirëqenie, është mbrojtje, është garanci për jetën e fëmijëve tanë - thotë punëtori i repartit të montimit të instrumenteve matës, Qirjako Terova. Rol të madh për këtë kemi ne punëtorët jo vetëm si prodhues, por edhe si organizatorë, edhe si nikoqirë të materialeve. Reparti ynë 95 për qind të prodhimit e ka për eksport, duke punuar 100 për qind me çelikun e vendit. Efektivitetin e prodhimit, (Vijon në faqen 2)
Direktivat pasurohen përditë
Dimri është në mesin e tij. Perime ka, por në tregun e qytetit dhe të fshatrave në rrethin e Gjirokastrës gjendja duhet përmirësuar.
Furnizimi i popullit kohët e fundit është më i mirë, por siç vlerësohet edhe nga organet drejtuese të Partisë e të pushtetit aspak eufori nuk duhet të ketë, sepse është fillimi i një pune të madhe dhe të gjithanshme për plotësimin e detyrave që janë shtruar në këtë fushë.
Kthesa vjen nga puna, por ka disa arsye më kryesore që e përcaktojnë atë. Në zbatimin e vendimeve të Plenumit të 8-të dhe orientimeve të vazhdueshme të Partisë është bërë një punë më e mirë e organizatave të Partisë dhe masave, në të cilën ato kanë ndikuar me përvojën, shpirtin krijues e praktik të tyre.
Ç’tregojnë të dhënat?
Këto ditë tejkalohet prodhimi i
(Vijon në faqen 2)
Telegram urimi Guvernatorit të Përgjithshëm të Australisë
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi Guvernatorit të Përgjithshëm të Australisë, Bill Hayden:
Me rastin e përvjetorit të festës kombëtare të Australisë kam kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’ju dërgoj Juve përshëndetjet e sinqerta, si dhe popullit australian urimet më të mira që formuloi për lumturinë e tij dhe përparimin e vendit.
(ATSH)
Ministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e RS të Vietnamit
Dje ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Nguyen Çi Than, lidhur me paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale Kryetarit të shokut Ramiz Alia.
(ATSH)
Mbërriti në vendin tonë një delegacion i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave Arabe
Me ftesë të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë mbërriti në vendin tonë për një vizitë miqësore një delegacion i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave Arabe, i kryesuar nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Sabri Bader.
Delegacioni u prit nga sekretarja e Këshillit të Përgjithshëm BPSH-së, Vjollca Kallajxhi.
(ATSH)
Takim i ministrit të Jashtëm të Greqisë Samaras me zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë
Dje, ministri i Jashtëm i Greqisë, Antonis Samaras, u takua me zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Sokrat Plaka, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë.
Gjatë takimit ministri i Jashtëm grek, Samaras, theksoi se Greqia ka ndjekur dhe do të ndjekë vazhdimisht politikën e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë. Ai tha se forcimi i atmosferës miqësore midis të dy vendeve ndihmon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit.
Nga ana e tij, Sokrat Plaka theksoi se miqësia tradicionale midis popullit shqiptar e popullit grek është baza, mbi të cilën zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve.
Ministri i Jashtëm grek dhe zëvendësministri i Jashtëm shqiptar theksuan nevojën për të çuar përpara procesin e bashkëpunimit ballkanik dhe shprehën besimin se të dy vendet do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
Në takim morën pjesë ambasadori i Greqisë në Tiranë Spirdon Dokianos dhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë Izedin Hajdini.
(ATSH)
Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë zhvillon bisedime me sekretarin e përgjithshëm të Punëve të Jashtme të Greqisë
Dje në Athinë zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Sokrat Plaka, u takua dhe zhvilloi bisedime me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Aleksandër Rafael, gjatë të cilave, pasi vlerësuan marrëdhëniet miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve, theksuan se ekzistojnë mundësitë për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
Ata vunë në dukje se marrëdhëniet e miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë u përgjigjen interesave afatgjatë të dy popujve tanë, të paqes e të sigurisë në Ballkan.
Me këtë rast ata biseduan mbi programin e veprimtarive që parashikohen të zhvillohen midis dy vendeve gjatë vitit 1990 në fusha me
(Vijon në faqen 4)
HUATE E KUSHTEZUARA TE BANKES BOTERORE
Në takimin e nivelit të lartë të «Strazburgut» të TPE miratoi krijimin e një banke për Evropën Lindore me kapital fillestar prej 11,5 miliardë dollarë.
Në takimin e nivelit të lartë të «Strazburgut» TPE miratoi krijimin e një banke për Evropën Lindore me kapital fillestar prej 11,5 miliardë dollarë. Tani së fundi Banka Botërore njoftoi se është e gatshme të ndihmojë me miliarda dollarë Evropën Lindore. Drejtori i kësaj banke, i ngarkuar me veprimet në Evropën Lindore, Euxhenio Lari, deklaroi se «Banka Botërore është dakord që të japë një hua prej më shumë se 5 miliardë dollarë gjatë tre vjetëve të ardhshme të ardhshme për mbështetje të reformave». Përveç kësaj Banka Botërore merr përsipër të luajë edhe rolin e rëndësishëm të koordinatorit në përkrahjen e përpjekjeve financiare ndërkombëtare për reforma në Evropën Lindore. Në një seminar Lari deklaron se aktualisht Banka Botërore po bashkëpunon ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Fondin kombëtar dhe po fillon të koordinojë me TPE-në dhe Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik lidhur me huatë dhe ndihmat financiare perëndimore për vendet e ndryshme në Lindje. Ai specifikoi edhe paketën e huasë që ka të gatshme Banka Botërore për vendet evropianolindore. Paketa e re e Bankës Botërore për Lindjen para-shikon për tre vjetët e ardhshëm 2,5 miliardë dollarë për Poloninë, rreth 1 miliard dollarë për Hungarinë, dy miliardë për Jugosllavinë, në Zyrtari i lartë i kësaj banke vuri në dukje se ndihma të tilla deri në dy miliardë dollarë mund t’u afrohen edhe Rumanisë, Çekosllovakisë, Bu-
Igarisë dhe RDGJ.
Duke ofruar këto hua, Banka të tjera për vendet e Evropës Lindore, që aktualisht kanë një borxh të jashtëm përkatësisht: Polonia - 39 miliardë dollarë, Hungaria 20,6 miliardë dollarë, Jugosllavia rreth 20 miliardë dollarë etj, drejtori i Bankës Botërore i ngarkuar me veprimet Evropën Lindore nënvizoi se këto të fundit në qoftë se i dëshirojnë t’i marrin këto hua, duhet të zbatojnë reformat e paraqitura atyre nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në qoftë se nuk pranohen kushtet e diktuara nga FMN-ja, që garantojnë kthimin e sigurtë të përqindjeve të fitimit, huara të tilla nuk mund të jepen nga Banka Botërore, la të nënkuptohet zyrtari i Bankës Botërore.
LULZIM COTA
NGA VJELJA E AGRUMEVE NË SEKTORIN JONUFËR TË NB «RINIA» NË VLORË.
(Foto: L. Hoti-ATSH)
NGA VJELJA E AGRUMEVE NË SEKTORIN JONUFËR TË NB «RINIA» NË VLORË. (Foto: L. Hoti-ATSH)
BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË
Viti i 48-të i botimit
E shtunë,
27 janar 1990
Nr. 23 (12 967)
Çmimi 30 qindarka
Forcimi i Partisë duhet të përbëjë detyrën tonë konstante. Partia është forca udhëheqëse, me të lidhet e sotmja dhe e ardhmja jo vetëm e socializmit, por edhe e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut.