– «Sulmues i vitit 1990 dhe i 5-vjeçarit të 8-të» – objektiv i kolektivit luftarak të kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha» –
SHOKUT RAMIZ ALIA
– SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH –
TIRANË
I dashur shoku Ramiz,
TIRANË I dashur shoku Ramiz, Punonjësit tanë, në çdo sektor e repart, me frymën e entuziazmit të madh që ngjalli bashkëbisedimi i ngrohtë e i përzemërt me Ju, si dhe dokumentet e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë, diskutuan dhe nxorën detyra të reja, për të realizuar me tregues sa më të lartë objektivat e këtij viti e për të merituar titullin e nderit «Sulmues i vitit 1990 dhe i 5-vjeçarit të 8-të». Duke jetuar intensivisht me situatat e brendshme dhe të jashtme, punëtorët, komunistët dhe kuadrot janë zotuar për të ngritur në nivelin e kërkesave të kohës drejtimin dhe organizimin e punës, frymën militante dhe ndjenjën e përgjegjësisë, rolin drejtues dhe kontrollues të klasës punëtore. Pikërisht këtu ne shikojmë zbatimin e porosisë së Partisë për rritjen e efektivitetit real për vetë Kombinatin dhe për ekonominë. Jemi të ndërgjegjshëm se në punën tonë kemi mangësi, një pjesë e të cilave u reflektua tani së fundi edhe në shtyp. Ato ne i njohim ndaj luftojmë dhe kemi të [tekst i prerë në skajin e poshtëm të figurës] materiale importi në krahasim me vitin 1989. – Do të thellojmë nismën për forcimin e qëndrimit socialist ndaj punës, për të mos patur mungesa pa arsye në punë, punëtorë që nuk realizojnë normën dhe do të ulim paaftësinë e përkohshme në nivelin e planifikuar, duke ndjekur me përparësi përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës së punonjësve. 2. Për progresin teknik e teknologji, që do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë, do të kompletojmë prodhimin me dokumentacionin e ri të nevojshëm të teknologjisë të punimit në grup dhe shoqërimin e këtij dokumentacioni me atracaturën e nevojshme, duke filluar nga muaji shkurt. Do të bëjmë përmirësime në teknologji, për ato grupe detalesh që ka vërejtje cilësore nga përdoruesit dhe do të futen teknologji të reja në përdorim, si në pistona, trajtimet termike të ingranazheve dhe derdhjet e detaleve prej çeliku e gizë etj. Do të projektojmë e prodhojmë pajisje e instrumenta kontrolli për më [tekst i prerë në skajin e poshtëm të figurës] më pavarësi uzinave e reparteve, duke forcuar llogarinë ekonomike e financiare të tyre si njësi më vete, do të punojmë me pikësynim rritjen e cilësisë dhe plotësimin më të mirë të asortimentit. Duke thelluar punën në drejtim të ujitjes dhe mirëadministrimit të pronës dhe rritjes së kulturës së prodhimit, do të merren disa masa, si për trajtimin më të mirë të detaleve gjatë prodhimit duke përmirësuar transportin e brendshëm, ashtu edhe në ambalazhimin më të mirë për transportin deri tek përdoruesi. Për të arritur kthesën që kërkohet në cilësi do të forcojmë kontrollin në gjithë piramidën e tij nga pranimi i lëndëve të para, në gjithë procesin e prodhimit dhe të përfundimtar. Klasa punëtore, me kontrollet e saj të vazhdueshme do të ndjekë këmbëngulës plotësimin e planeve, mirëadministrimin e pronës dhe përmirësimin e kushteve të punës. 5. Në drejtim të eksportit, gjatë vitit 1989, u hodhën hapa përpara. Gjatë këtij viti do të trefishojmë [tekst i prerë në skajin e poshtëm të figurës] prodhimin për eksport, duke përmirësuar më tej bilancin eksport-import për Kombinatin. Të gjitha këto objektiva i kemi vendosur me një pikësynim të qartë, që të bëjmë kthesën në përmirësimin e cilësisë së prodhimit, të rrisim prodhimin dhe të zgjerojmë gradualisht prodhimin e nyjeve dhe agregateve të plota për traktorë dhe automjete. Klasa punëtore e Kombinatit, ashtu si u shpreh në takimin me Ju, do t’u përgjigjet situatave e detyrave të reja duke rritur mobilizimin në punë, duke forcuar më tepër vigjilencën dhe duke shtrënguar radhët rreth Partisë e Komitetit të saj Qendror, me Ju në krye, shoku Ramiz. Të rrojë Partia jonë e lavdishme. NGA KOLEKTIVI PUNONJËS I KOMBİNATIT TË AUTOTRAKTORËVE «ENVER HOXHA»
Pikërisht këtu në real për vëllimin e Kombinatit luftojmë dhe jemi të bindur se do t’i kapërcejmë, me qëllim që jo vetëm të plotësojmë, por dhe ta tejkalojmë planin e 5-vjeçarit të 8-të.
Vitin 1990 e kemi shpallur vit aksioni të përgjithshëm, për të materializuar objektivat që i kemi vënë vetes dhe që tani marrin një përmbajtje të re.
Konkretisht marrim përsipër të arrijmë këto objektiva:
1. Për treguesit e prodhimit dhe të punës.
- Prodhimin e përgjithshëm industrial ta realizojmë 4 ditë para afatit.
- Rendimentin e punës do ta rrisim 1.5 për qind mbi planin.
- Të ardhurat neto të ndërmarrjes do ta shtojmë edhe me 800 mijë lekë mbi planin.
- Do të ulim koston kundrejt detyrës 20 për qind.
- Do të plotësojmë planin e vi
vërejtje cilësore nga përdoruesit dhe do të fusim teknologji të reja në përdorim, si në pistona, trajtim termik të ingranazheve në projektojmë e prodhojmë pajisje e instrumenta kontrolli për të gjitha linjat e përzgjedhura.
3. Për shfrytëzimin më intensiv të makinave metal - punuese, do të përsosim organizimin e kryerjes së remontove themelore në sasi e cilësi, për t’u bërë një mbështetje e sigurtë në realizimin e produktueve me cilësi më të lartë.
Do të ndërhyjmë në konstruksionin e disa makinave për të përmirësuar parametrat teknikë dhe teknologjikë të tyre.
Do të vazhdojmë rrugën e prodhimit të makinerive të reja për kompletimin dhe fuqizimin e disa vendeve të ngushta të prodhimit në Kombinat, siç janë trapantot radiale, makinat e repartit të re të derdhjes së gizës me grafit sferoidal si dhe disa makina teknologjike për fonderitë.
4. Për përsosjen dhe organizimin e drejtimit të prodhimit do të thellojmë punën për t’i dhënë më shu-
SI PO MBYLLEN DETYRAT E JANARIT
RITMIKE E LARTE, E PERDITSHME
Arritjet pasqyrohen në treg
- PERMET -
Drejtimi kryesor ku është përqendruar vëmendja në ndërmarrjet prodhuese të rrethit të Përmetit është rritja e frytshmërisë së prodhimit. Janë dalluar për organizim më të mirë kolektivat punonjës të NPP-së, NFP-së, ndërmarrjes ushqimore dhe ujërave - bonifikimit, të cilat kanë përmirësim të ndjeshëm në treguesit e punës. Me frytshmëri po përdoren edhe shpenzimet e prodhimit. Ato janë bërë të njohura si në vlerë, ashtu edhe në natyrë, punëtorët i kanë të qarta normativat që përdorin për njësi prodhimi dhe duke ditur se ku do të kursehen materiale dhe lëndë të parë, kostoja e prodhimit është ulur 2 për qind tej detyrës.
Kujdes i veçantë po tregohet për mallrat e konsumit të gjerë, si në orendi, trikotazhe, konserva etj., duke plotësuar kontratat me ndërmarrjet tregtare, e cila për muajin janar i ka plotësuar detyrat e planit dhe ka përmirësuar furnizimin e popullit me artikuj industrialë e ushqimorë. Tejkalim ka pasur në furnizimin me artikuj bujqësorë e blegtoralë si pasojë e tejkalimit të prodhimit dhe dorëzimit nga ndërmarrja bujqësore dhe kooperativat bujqësore.
PËRPARIM MUSTAFAJ
Punojnë për shkurtiin
- PUKE -
Fatmira Palushi, ekonomiste plani në ndërmarrjen pyjore, duke folur për plotësimin e detyrave, thotë se plani i periudhës në pyllëzime është plotësuar 150 për qind, në përmirësimet 128 për qind, në eksport 166 për qind, kurse prodhimi i përgjithshëm industrial është plotësuar 115 për qind. Këto shifra flasin vetë. Do të veçojë sektori i Tuci[t?] dhe i Pukës, por nuk mund të thuhet se sektorët e tjerë janë të prapambetur. Me këtë ritmikë ecet edhe në ekspeditat më të mira të ndërmarrjes gjeologjike. Që më 25 janar në ekspeditën e Tuçit, me përgjegjës Pashk Ndrekën dhe specialistin e shpimit Ardit Rama, u plotësua plani mujor. Edhe në ekipin e Poravit me përgjegjës Ferez Isufin ka ngritje dhe tejkalim të detyrave, duke plotësuar me 25 janar detyrat e muajit. Ekipi i Fushë-Arrëzit njofton këto ditë mbylljen e planit. Shërbimi sa më i mirë ndaj popullit, plotësimi i kërkesave të blerësve ka qenë në vëmendjen e punonjësve të tregtisë që në fillimin e vitit e vazhdimisht. Ylli Prifti, merceolog në ndërmarrjen tregtare të shtiblerjes, duke folur për plotësimin e detyrave të kohës, thotë se e rëndësishme është jo vetëm të sigurojmë plotësimin e planit, por edhe si u përgjigjemi kërkesave të blerësve. Duke veçuar sektorin e Qendrës, të Fushë-Arrëzit, të Gjegjanit dhe të Iballës, ke veçuar punën më të kujdesshme që bëhet, por jo kërkesat edhe për kulturën më të lartë tregtare. Për minatorët është shkruar për nisjen e mbarë të këtij viti. Dhe mund të vazhdojnë më gjatë e të thuhej se që tani kanë dhënë mbi 100 tonë mineral bakri tej planit të periudhës dhe po mbajnë zotimin e dhënë që në konferencën e bashkimeve profesionale të rrethit të shkojnë me detyrën për plotësuar në nxjerrjen e mineralit. HALIL BUÇPAPAJ
NE SEKTORIN E UZNOVËS TË NDËRMARRJES BUJQËSORE «THOMA BELLO», BERAT. MJESHTRI I FRUTIKULTURËS BAJRAM DAUTI GJATË KRASITJES NË PEMË FRUTORE. BRIGADA KU AI BËN PJESË DHE QË DREJTOHET NGA AFIFE KOSOVA, VITIN E KALUAR E PLOTËSOI PLANIN E PRODHIMIT TË FRUTAVE 180 PËR QIND.
(Foto: G. Xhengo-ATSH)
NE SEKTORIN E UZNOVËS TË NDËRMARRJES BUJQËSORE «THOMA BELLO», BERAT. MJESHTRI I FRUTIKULTURËS BAJRAM DAUTI GJATË KRASITJES NË PEMË FRUTORE. BRIGADA KU AI BËN PJESË DHE QË DREJTOHET NGA AFIFE KOSOVA, VITIN E KALUAR E PLOTËSOI PLANIN E PRODHIMIT TË FRUTAVE 180 PËR QIND. (Foto: G. Xhengo-ATSH)
Mbështetje në mendimet e punëtorëve
Që ditët e para të muajit janar biseduam me kooperativistë, - thotë kryetari i kooperativës së Livadhjasë, Koco Suljoti, - sepse patëm këtë shqetësim: plani i prodhimit dhe ai i eksportit në presh për janarin është dy herë më i lartë se ai i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Si do ta arrijmë këtë tregues? Zgjidhjet i rekomandoi vetë masa. U intensifikuan shërbimet, u përmirësua transporti, u shtua numri i forcave të punës në perime. Çdo ditë grafiku tejkalohet 20-30 kv dhe ajo ka bërë që deri tani të tejkalohet plani i prodhimit dhe ai i eksportit.
Përvoja e Livadhjasë po shtrihet edhe në ekonomi të tjera. Ndaj de-
(Vijon në faqen 2)
17 kolektiva në pararojë
- LUSHNJE -
Në seksionin e planit të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit njihen me arritjet e janarit. Prodhimi i përgjithshëm industrial është plotësuar 106 për qind. U dhanë më shumë se detyra 1,2 milionë lekë prodhime. Konkretisht: Nga 21 ndërmarrje ekonomike, 17 prej tyre i plotësuan dhe i tejkaluan detyrat e kësaj periudhe. Dy ndërmarrje të shënuan në vëllimin e transportit. Detyrat u tejkaluan 2.6 për qind. Me shumë kujdes u bë me kursimin e bazës materiale, të lëndëve të para e ndihmëse. Dikolektiva që janë bërë shembull të përvojës së përparuar.
Ndërmarrja e bonifikimit radhitet ndër ata kolektiva që nuk i njeh mosrealizimet. Që më 1 dhjetor filloi punën për llogari të janarit. Edhe detyrat e janarit po i mbyll me tregues të tejkaluar. Vë-
llimi i ndërtimit u tejkalua me 5 për qind, ndërsa prodhimi industrial u plotësua 113 për qind.
Mbarë e filloi punën këtë vit edhe kolektivi punonjës i parkut të mallrave. Në qoftë se vitin e kaluar pati ndonjë mangësi, këtë vit organizimi është më i bazuar. Transporti në ton mall për periudhën nga fillimi i vitit është plotësuar 105 për qind, ndërsa në ton km 103 për qind. Objektiva ka marrë kolektivi i shoferëve? Që 70 për qind të inventarit të automjeteve të shfrytëzohen me 2 shoferë. Ndërsa nga shfrytëzimi më me frytshëm i rimorkiove do të ketë një rritje të ndjeshme të rendimentit të punës.
Arritjet e këtyre ditëve tregojnë se janë të gjitha mundësitë për zbatimin e detyrave të janarit para kohe, duke ecur të sigurt në të ardhmen.
SOKRAT NDREÇKA
Nga takimet e zëvendësministrit të Jashtëm shqiptar në Greqi
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPSSH të Shqipërisë, Sokrat Plaka, u takua me ministrin plotësues të Ekonomisë Kombëtare të Greqisë, Janis Drakosakis. Me këtë rast u shkëmbyen mendime për përgatitjen e sesionit të tretë të komisionit të përbashkët shqiptaro - grek për bashkëpunimin ekonomik, industrial e teknik, që do të mbahet së shpejti në Tiranë. Në takim u bisedua për masat që duhen marrë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, industrisë, në prodhimin e përpunimit të material të porositësit etj.
Gjithashtu zëvendësministri Sokrat Plaka pati një takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë së Greqisë, Pavlos Haxihthoma, me të cilin u bisedua për mundësitë dhe rrugët e rritjes së volumit të tregtisë midis vendeve, për rritjen e tregtisë kufitare etj. Ata vunë në dukje se ekzistojnë mundësitë reale që gjatë vitit 1990 volumi i shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve të shtohet akoma më shumë.
Në këto takime, që u zhvilluan në një atmosferë miqësore, morën pjesë ambasadori i Greqisë në Tiranë, Spiridon Dokianos, dhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Izedin Haxhidini.
(ATSH)
U kthye nga Turqia zëvendësministri i Jashtëm
Dje u kthye në atdhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPSSH të Shqipërisë, Muhamet Kapllani, i cili këto ditë bëri një vizitë zyrtare në Turqi.
Gjatë qëndrimit në Turqinë mike, ai u takua dhe zhvilloi bisedime me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Tugai Ozçer, dhe përfaqësues të tjerë. Gjithashtu ai pati takime me ministrin e Jashtëm, Mesut Yilmaz, me ministrin e shtetit Lsmet Ozasilan.
Në këto takime u konfirmua edhe një herë ajo atmosferë miqësore që ekziston në marrëdhëniet tradicionale midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe u theksua nevoja për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve dhe për thellimin e zhvilluar më tej bashkëpunimin në fushën ekonomiko - tregtare, atë industriale, tekniko - shkencore, kulturore etj. Krahas zhvillimit perspektiv të marrëdhënieve dypalëshe rëndësi iu kushtua edhe bashkëpunimit e mirëkuptimit ballkanik.
(ATSH)
NJERËZIT QË E BËNË TOKËN SI NJË MONUMENT
- Në 40-vjetorin e ndërmarrjes bujqësore «8 Nëntori» në Maliq -
Thua përmendore e në përfytyrimin të ritë një masiv guri, beton a mermer. Por në gjuhën e përditshme fjala «përmendore» ka marrë edhe një kuptim tjetër. Ja fusha e gjërë e Maliqit, tani në dimër me tepër se e kafentë, e shkretëtiruar, tërë torfë, a s’është një përmendore? Në çdo ditë, në çdo stinë korrjesh e vjeljesh prodhimesh, a nuk pohon ajo florën e njeriut të punës mbi kënetën, mbi prapambetjen, mbi mosbesimin, sabotimin?
Pranë përmendoreve njerëzit venë lule. Pranë fushës së tyre, mëngjeseve e pasditeve, banorët e NB-së «8 Nëntori» derdhin djersën. Dhe tek çdo njëri prej tyre është historia e tokës, herozmi, dashuria, e nesërmja bashkë.
●
Sa herë e ka treguar këtë histori? Sa nuk mund të mbahet mend. Nga viti 1969 e deri më sot kanë kaluar 21 vjet me titullin e heroit. Kanë ardhur këtu, në shtëpitë e tij, shokë, miq, gazetarë e nazyrshëm kanë pyetur: pa na thuaj për çezimin e asaj dite? Ali Shkëmbi s’ua ka prishur. Ashtu qëtë, siç di të tregojë ai, ta sjell të gjallë atë ditë.
- Është e lehtë apo jo, që papritur të mësosh nëpërmjet radios se ti je shpallur hero. Kështu më ndodhi mua. E dëgjoj nënën, komshijtë, fshati, dhe ajo u bë ditë festë në shtëpi. Sa herë mendoj për këtë ngjarje që më bëri Partia më kujtohen fjalët e mençura që më tha një ditë drejtori ynë, Heroi i Punës Socialiste Ilo Prifti: U desh puna e djersëta e qindra krahëve të bashkuar, pa t’i thoshim tokë me zë të fortë atë vendin ku shtratin kish dikur kënetë.
Familja e Aliut është ndër 12 familjet e para që erdhën këtu që me krijimin e ndërmarrjes bujqësore të Maliqit, më 28 janar 1950. «Në fillim erdha vetë pastaj solla familjen, - tregon ai. - Kisha vetëm një djalë 6-muajsh, Gëzimin. Tani ai është ushtarak në rrethin e Dibrës. E fillova punën si përgjegjës i blektorisë. Po t’chem? Përgjegjës, me 28 gjedh nga të cilët 10 lopë, 15 derra, 54 njethundrakë? Sa një tufëzë. Me mua edhe Fatikoja, gruja, rritëse vicasash. Punuam, u nderuam. Rritëm edhe plot fëmijë».
Ja, edhe për një gjë ka të drejtë ai të krenohet. Është baba i 8 djemve, 7 nga të cilët të martuar dhe gjysh i 16 nipërve e mbesave. «Shko e trokiti ku të duash, nga ato familjet e para të fermës, - na thotë buzëgaz Aliu - e për të gjetur këtë bollëk fëmijësh, nipër e mbesa. Partia na tha ‘punoni’ por na tha edhe gëzojuni jetën tuaj, të fëmijëve tuaj».
●
- Është rrugë e gjatë kjo e fermës sonë, ndonëse vetëm 40-vjeçare, - na thotë një tjetër veteran, Zylf Kupa. - Me kënetën jemi ndeshur shumë vite edhe pas tharjes së saj. Se ja, vinin ujështa, fryheshin ujërat dhe prodhimet rrezikoheshin. Sa herë kemi dalë me alarme nga shtëpitë, të ndesheshim me ujën. Rrëmbemë me thasët në kurriz prodhimet nga fushat, se me mjete as që mund të mendoje të dilje nga balta e keqe. Por fituam, s’fituam edhe në fusha të tjera.
Zylfaj është nga Lavadari i Korçës. Kur erdhi këtu, ishte vetëm 20 vjeç. Një komunist i ri, i pranuar kur qe ushtar, ku edhe herë shte mesuar të shkruante e të lexonte. Pati ndonjë zë andej nga fshati edhe nga të afërmit e tij: «nuk do të bëhet ky». Dihet, lavarëket për zanat kishin atë të ardhshërt për zanat. Por sherrëri plasi edhe më vonë, kur Zylfja u dashurua me Havane, një çupë nga Moçani i Gorës. Lla-fi mori dhenë, tërë Lavadari të Korçës. Kjo do të thosh se ai këtu do të ngulej njerëz dhe përgjithmonë, Zylfja dhe e mori, me të mirë, urtë e butë, qeshte me vete e zemërohej me vete. Po kë të dënonte vec koncepteve të vjetra, vec asaj kohe që s’la pas vetëm kënetat!
Nga viti 1952 në Lushnjë u çel një shkollë dyvjeçare për zoote-knì agronomi. Zylfja shkoi me të fejuarën, Havanën. Ajo për zoote-knì, ai për bujqësi. Me këtë do-nte t’u thoshte gjithë të rejave: «Ndiqni shembullin e së fejuarës» rejave: «Ndiqni shembullin e së fejuarës»
(Vijon në faqen 2)