30/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 janar 1990

NJË NGA PIKAT KULMORE NË HISTORINË E POPULLIT TONË

Në 70-vjetorin e Kongresit kombëtar të Lushnjës Dje në qytetin e Lushnjës u festua 70-vjetori i Kongresit Kombëtar antiimperialist të Lushnjës. Me këtë rast, Komiteti i Partisë, Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit dhe Instituti i Historisë pranë Akademisë së Shkencave organizuan në kinoteatrin e qytetit një mbledhje jubilare. Merrnin pjesë punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, veteranë, historianë, të rinj e të reja e të ftuar të tjerë. Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Foto Çami, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, shoku Manush Myftiu, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Xhafer Spahiu, ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Alfred Uçi, nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Hekuran Mara, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Dhimitër Çili, si dhe kuadro drejtues të organeve të Partisë e të pushtetit nga rrethet fqinjë. Mbledhjen e hapi sekretarja e parë e Komitetit të Partisë të rrethit, Themie Thomai, e cila ndër të tjera tha se, në një kohë kur fuqitë e mëdha imperialiste kondon-sën në Londër në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 që Shqipëria të coptohej, përfaqësuesit e popullit, patriotë nga i gjithë vendi u mblodhën në janar të 1920-s, në qytetin e Lushnjës, në Kongresin që shprehu me forcë pavarësinë e plotë të shtetit shqiptar dhe për ruajtjen me çdo kusht të tërësisë tokësore. Kongresi i Lushnjës i paralajmëroi fuqitë e mëdha dhe shtetet shoviniste të Ballkanit për vendosmërinë e popullit tonë për lirinë e pavarësinë e Atdheut, për demokracinë e përparimin e tij. Siç ka theksuar shoku Ramiz Alia, «Shqipëria jonë për të cilën kanë luftuar e derdhur breza të tërë patriotësh, ka qëndruar kurdoherë kala e pamposhtur. Kështu do të jetë e do të qëndrojë sa të jetë jeta». Fjalën e rastit e mbajti prof. Stefan Fanaq Pollo. Për të pranishmit u dha një program artistik. Në këtë kuadër u organizua një sesion shkencor. Në referatin me temë «Zhvillimi i punimeve të Ko-[…]» […] pas luftës së parë botërore, kur rrezikohej ekzistenca e kombit shqiptar, paralajmëruan fuqitë e mëdha, dhe shtetet shoviniste se shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë të gjitha sakrificat, të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre kundër çdo vendimi që mund ta verë në rrezik pavarësinë e vendit. Punonjësi i muzeut historik të rrethit, Perikli Çuko, në kumtesën e tij, foli për veprimtarinë e komisionit nismëtar të Lushnjës që me punën e tij bëri që ky kuvend i madh të zhvillojë punimet normalisht dhe të shpallojë pavarësinë e Atdheut në popullarizimin e vendimeve historike të këtij forumi kombëtar. Drejtori i muzeut historik të rrethit Ilir Bello në kumtesën e tij u përqendrua në detyrat e rëndësishme që dilnin para Këshillit të Lartë dhe Qeverisë Kombëtare të Tiranës për të vënë në jetë vendimet historike të këtij kongresi. Në kumtesën e tij, bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Hysen Kordha, theksoi se Kongresi i Lushnjës është pasqyruar gjerësisht në historiografinë tonë dhe atë huaj, duke u dhe shtetet shoviniste të Ballkanit kundër çdo vendimi që mund të verë në rrezik tërësinë tokësore dhe pavarësinë e plotë. Në këtë 70-vjetor kujtojmë me krenari luftërat e pareshtura të popullit shqiptar e të patriotëve të shquar, qëndruar kurorënerë prof. Stefanq Pollo. Për të parashtruar të Kongresit të Lushnjës dhe fryma antiimperialiste e vendimeve të tij», mbajtur nga kryetari i shoqatës së historianëve të rrethit të Lushnjës, Ylli Myftiu, u theksua se Kongresi i Lushnjës është një nga pikat kulmore në historinë e popullit shqiptar. Ai është vepër e figurave të lëvizjes kombëtare, të cilët qëndruar kurorënerë qëndrojë sa të jetë jeta». e tij, foli për veprimtarinë e komisjonit kuvend i madh të zhvillojë punimet normalisht dhe me sukses, duke mbajtur qëndrim ndaj qeverisë së Durrësit dhe fuqive imperialiste që donin të sabotonin punimet e këtij kuvendi. Në qendër të kumtesës «Jehona e Kongresit Kombëtar të Lushnjës në shtypin e kohës», që mbajti kandidati e shkencave Kaliopi Naska, ishte roli i madh që luajti shtypi qëndruar kurorënerë qëndrojë sa të jetë jeta». tonë dhe atë të huaj, duke u ndalur në vlerësimin e drejtë e të saktë që i dha këtij kuvendi historiografia shqiptare. Pjesëmarrësit në këtë veprimtari bënë një vizitë në shtëpinë-muze ku u mbajt Kongresi historik i Lushnjës. (ATSH) (Foto: P. Omeri - ATSH)

40 vjet punë e suksese

Shoku Ramiz Alia u dërgon përshëndetje punëtorëve të NB-së Maliqit me rastin e 40-vjetorit të krijimit të ndërmarrjes Pardje u festua 40-vjetori i krijimit të ndërmarrjes bujqësore «8 Nëntori» të Maliqit, Heroinë e Punës Socialiste, në rrethin e Korçës, një nga pionieret e ndërmarrjeve të këtij lloji në vendin tonë. Me rastin e këtij përvjetori, pardje paradite në shtëpinë e kulturës «16 Tetori» të qytetit të Maliqit u organizua një mbledhje jubilare. Ndodheshin edhe i Këshillit të Ministrave dhe ministri i Bujqësisë, shoku Pali Miska, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çërrava, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Krastafillaku dhe shokë të tjerë. Mbledhjen e hapi sekretari i Komitetit të Partisë të ndërmarrjes, Vladimir Çokulli. Në mes entuziazmit të të pranishmëve, letrën e përshëndetjes që Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Ramiz Alia i dërgoi kolektivit të ndërmarrjes bujqësore «8 Nëntori» të Maliqit, me rastin e 40 vjetorit të krijimit të saj, e lexoi shoku Pali Miska. Ndër të tjera në letrën e përshëndetjes thuhet: «Shembulli që ka dhënë për një kohë të gjatë ndërmarrja bujqësore e Maliqit me shkallën e intensifikimit të prodhimit, me rritjen e rendimenteve, me përdorimin efikas të burimeve materiale e të atyre të punës, u tregon gjithë fermave të vendit që në pajisjen arrihet e qëndrohet me veprimtari militante dhe përgjegjësi qytetare, me llogari të fortë ekonomike dhe drejtim të kualifikuar. Jam i bindur se ju do të dini të ndërtoni rrugën që keni përshkuar, veprën e sa punonjësve të bujqësisë që kanë derdhur djersë e mund, që të gëzojmë së bashku krenarisht sot, duke luftuar për më shumë efektivitet, për struktura prodhimi që synojnë optimumë, për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe të begatisë së fshatit socialist». Fjalën e rastit e mbajti drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Kostaq Çyreku. Nga mbledhja iu dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia. Grupet amatore të shtëpisë së kulturës së kësaj ndërmarrjeje të qytetit të Maliqit dhe të shtëpisë së kulturës «Ali Kelmendi» të qytetit të Korçës dhanë një program artistik. (Sipas ATSH-së)

SI PO MBYLLEN DETYRAT E JANARIT

RITMIKE E LARTË, E PËRDITSHME Kthesa do thelluar Çdo ditë e janarit ka shënuar tejkalime të grafikëve të prodhimit të qumështit. Në të gjithë rrethin tejkalimi nga tufa e përqendruar çdo ditë i kalon 55 kv, kurse nga tufëzat merren sasi të konsiderueshme prodhimi tej normativës. Damësi, Selita, NB e Povelçës, NB e Roskovecit ishin ekonomitë që me arritjet e vitit të kaluar, u bënë nxitje për ekonomitë e tjera si bëhet kthesa në blegori. Dhe ajo nuk vonoi. NB «Çlirimi» që në dhjetor […]. - FIER - […] mani dhe të tjera. Si rrjedhojë, edhe dorëzimi i prodhimit për përpunim tejkalohen 77 kv. Asnjëherë prodhimi dhe dorëzimi i qumështit nuk është ngjitur në kuotat e mësipërme. Shifrat e realizimit të tanishëm e kanë zanafilla tek masat e mira që u morën vitin e kaluar, kur u bënë rreth 40 mijë tonë silazh, tej detyrës së planifikuar, kur u shënuan kthesa e dukshme sidomos në stallë. […] lakër foragjere u mbollën 1100 ha dhe u siguruan nga ajo rendimente të larta. Që kthesa e nisur të ruhet, po merren masa për shtrirjen e krijimit e mjediseve të ngrohta në stalla e komplekset blegtorale, për mirëadministrimin e bazës ushqimore, por edhe për përgatitjen e mbjelljeve, të bimëve foragjere të pranverës. Objektivi është këtë vit të mbillet 1000 ha me jonxhë të re dhe … NB e Povleçës, bëhet kthesa në blegtori. Dhe ajo nuk vonoi. NB «Çlirimi» që në dhjetor kapi kuotat e muajit janar, pas kësaj e dhe NB e Levanit: Pojani, Cakrani, Ku- ... mit të tanishëm e kanë zanaf ... u bënë rreth 40 mijë tonë silazh detyrës së planifikuar, kur u shënuan kthe ... dhe kulturat e dyta me të cilat u mbollën më shumë se plani mbi 4000 ha. Vetëm administrimi 1000 ha me jonxhë të re dhe përgatitja e tokave për këtë ka filluar. THOMA GOGA

NGA FJALA E PROF. STEFANAQ POLLOS

U mbushën 70 vjet nga ditët kur në Lushnjë zhvilloi punimet e mori vendime të rëndësishme të mëdha historike Kongresi kombëtar. Në të u shpreh fuqishëm vullneti i papërkulur i popullit tonë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e shtetit shqiptar dhe tërësinë territoriale të tij. Në këtë përvjetor të shënuar të kësaj faqeje të ndritur të historisë sonë të re ne përkujtojmë me respekt e nderim të thellë veprën e shquar të atyre patriotëve, të cilët të mbështetur fuqimisht në popull, në rrethana shumë kritike kur fuqitë e mëdha imperialiste, me planet e tyre të errëta kishin vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit, të kombit shqiptar, u mbodhën dhe i bënë ashtu siç e kërkonte nderi dhe tradita shqiptare, një sfidë të guximshme imperializmit botëror. Rruga dhe lufta e tyre, siç e ka përcaktuar shoku Enver Hoxha «nuk ishte një rrugë e lehtë, rrugë e dredhive dhe e përuljes, e nënshtrimit dhe e frikës para më të fortit, por rruga e përpjekjeve me armë e egër të jashtëm e të brendshëm, të hapur e të maskuar, rrugë e qarë nga populli me gjoks, me mprehtësi e përpjekur të madhe politike, me pushkë në dorë, me gjak e sakrifica të panumërta». 70-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, populli ynë e përkujton i lirë e i pavarur, në atdheun e tij të patjetërsuar, zot i vendit dhe i fateve të tij, në një unitet të pathyeshëm dhe i bashkuar si një trup i vetëm rreth Partisë së tij të Punës me shokun Ramiz Alia në krye, e përkujton në atmosferën entuziaste që kanë krijuar Plenumet e 8-të dhe të 9-të të KQ të Partisë, me ndjenjën e një krenarie të ligjshme për fitoret e mëdha të arritura në këto 45-vjet jetë të pushtetit popullor. Është bërë tanimë një traditë kutimplote që në këta përvjetorë t’i kthejmë sytë nga bejmat heroike të atyre gjyshërve tanë, të zbulojmë e të analizojmë gjithnjë më thellë vlerat që ato bartin e mesazhin që ato sjellin, të nxjerrim në pah vitalitetin dhe trimërinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e tij për të jetuar i lirë dhe i pavarur. Sepse siç thënë shoku Ramiz Alia, «Të jesh krenar e të duash historinë dhe popullin tënd, nuk është nacionalizëm. Përkundrazi, në qoftë se nuk na vjen keq e kush je, nuk mund të dish as edhe ku shkon e çfarë kërkon». Këto vlera të mëdha që ne trashëgojmë dhe i bëjmë tonat na sakrifica të panumërta». Historia shqiptare është e mbushur me akte të larta të patriotizmit dhe heroizmit popullor, që i bëjnë nder atdheut. Rrallë gjen në botë një vend ku rrebeshet e historisë të jenë përplasur kaq shpesh nga të katër anët e horizontit me një forcë të tmerrshme shkatërrimtare. Por rrallë gjen në historinë botërore edhe një popull të tillë po populli shqiptar të lidhur kaq shumë e me fanatizëm pas truallit të tij, pas lirisë e pavarësisë së cilat nuk kanë qenë vetëm dëshira dhe aspirata, por edhe boshti rreth të cilit është sjellë gjatë shekujve të të gjitha llojet, baza mbi të cilën u ngrit mendimi politik i tyre, psikologjia shoqërore dhe kultura e tyre kombëtare. Pikërisht në sajë të kësaj lidhjeje dhe atdhedashurie shqiptarët qëndruan e mbijetuan. Lushnja ishte një ballafaqim me imperializmin botëror i një populli të vogël në numër por të madh nga shpirti dhe gjenia krijuese, nga vendosmëria për të luftuar e fituar, nga e drejta që i dhjetëdhjetësonte fuqitë e mëdha. Lushnja sintetizonte një traditë shekullore të pasur në ide e në përvojë. Kongresi në shumë aspekte, madje edhe nga më themeloret ishte vazhdim i luftës për arritjen e idealeve të paplotësuara të Rilindjes, e idealeve të pavarësisë, tërësisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar. Ajo ecte në gjurmët e të parëve që kishin çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë dhe kishin kultivuar një ndjenjë të thellë e të pamposhtur liridashëse. Nuk ishte hera e parë që shqiptarët mblidheshin, jepnin besën dhe broknin armet për të shpëtuar atdheun e tyre të dashur. Nuk ishte hera e parë që ata ngrinin krye kundër të fuqishmëve të botës, të cilët veçmas ose së bashku u binin atyre me tërbim e me qëllim në qafë. Historia shqiptare është e mbushur me akte të tilla patriotizmi dhe heroizmi popullor, që i bëjnë nder atdheut. Lushnja përbënte një etapë të re në këtë rrugë të lavdishme. Atëherë atdhetarët e mbledhur atje nga të katër anët e vendit sillnin me vete jo vetëm shqetësimin e madh e tronditjen e thellë për fatet e vendit të kërcënuar për vdekje, por edhe vendosmërinë për t’i thënë jo imperializmit të fuqishëm që ishte mësuar të bënte ... (Vijon në faqen 2)

Mobilizim në shumicën e kooperativave

- KOLONJË - Fillimi i mbarë në kooperativat e këtij rrethi e ka bazën tek arritjet e vitit të kaluar, ku të gjitha ndërmarrjet dolën me detyra të realizuara. Si gjithnjë, në pararojë qëndrojnë minatorët e minierës së qymyrgurit në Bezhan, që të parët njoftuan për plotësimin e detyrave të muajit janar jo vetëm në prodhimin industrial, por edhe në zërat e tij. Veçojmë në këtë njof[tim] kolektivin punonjës në ndërmarrjes së grumbullim-përpunimit. Nëse vitin e kaluar ky kolektiv krijoi deficite të theksuara në zëra, për këtë muaj realizon të gjithë treguesit. Deri në fund të muajit ky kolektiv parashikon të japë 230 mijë lekë prodhime tej detyrës. Në mënyrë të veçantë dallohen për ndjekje e zbatim të mirë të detyrave të eksportit, ku ka edhe peshën më të madhe në ... (Vijon në faqen 2)

Minatorët e kromit janë optimistë

- DIBËR - Kryeinxhinieri i minierës veriore të kromit në Bulqizë, Vehbi Musta, tregon se tri kapje tek 390-ta vërtetojnë strukturën e trupit dhe hapin horizonte të mëtejshme në këtë nivel. Është ky një ndër eksionet që plenum i Komitetit të Partisë të Rrethit të Dibrës, me rastin e aksioneve të vitit 1990, kishte caktuar për 20 janar që u plotësua. Në Bulqizë fryma e aksionit është në rritje. Detyrave të Pl ... numit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë në minierën veriore dje iu përgjigjën duke e ngritur kuotën e tejkalimeve ditore 100 tonë më shumë. Niveli i dytë dhe i tretë ishin të parët që filluan punën për llogari të muajit shkurt, duke dhënë 97 dhe 185 tonë krom më shumë. Në nivelin e 6-të, galerinë 41, pusin nr. 1 dhe nivelet 7-të e 9-të ecet me hapin e përparuar. Minatorët e nivelit të 8-të këto tri ditët e fundit ... (Vijon në faqen 2)

Koncert i orkestrës simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit me pjesëmarrjen e dirigjentit turk, Hikmet Shimshek

Me rastin e shkëmbimeve kulturore midis Shqipërisë dhe Turqisë, mbrëmë në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit u krye koncert u dha koncert nga orkestr[a] simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit me pjesëmarrjen e dirigjentit turk, Artist i Shtetit, Hikmet Shimshek. Koncerti u hap me suitën nga baleti «Plaga e dhjetë e Gjergj Elezit» Alişte Artistit të Popullit Feim Ibrahim. Artistët shqiptarë e pas kësaj e të programit, si suitën e baletit turk «Guzelleme», fantazi për piano, kor dhe orkestër C moll të Ludwig Van Beethoven me solist Ekland Hasan. Në pjesën e tretë të koncertit pjesëmarrësit renduan simfoninë numër 4 në mi minor Op. 98 të Johan Brams, të ekzekutuar nga orkest[r]a e drejtuar me mjeshtëri teknike nga dirigjenti Hikmet Shimshek. Në fund të shfaqjes dirigjenti turk u dhurua një tufë me lule. Në koncert morrën pjesë punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, institucioneve kulturore e artistike, të rinj e të reja etj. Ndodheshin edhe zëvendëskryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Capajev Gjo[k]luli, drejtorët e teatrit Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bajram Dine, dhe shokë të tjerë. Ishin të pranishëm dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Turqisë në RPS të Shqipërisë, Teoman Surheklok, dhe drejtorët e përgjithshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Ankarasë, Erol Gyngyergan. (ATSH)

Zëvendësministri i Jashtëm u kthye nga vizita në Greqi

Partia u kthye në atdhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Sokrat Plaka, i cili bëri një vizitë zyrtare në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë, ai u takua dhe zhvilloi bisedime me sekretarin e përgjithshëm të Punëve të Jashtme, Aleksandër Rafale. Gjithashtu ai u takua me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Antonis Samaras, ministrin plotësues të Ekonomisë Kombëtare, Janis Draka[s], sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë Pavllos Ha[z]ithomal e personali[tete] të tjera. Në këto takime, që u zhvilluan në një atmosferë miqësore u theksua, edhe njëherë politika e fqinjësisë së mirë, forcimi dhe rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushë të ndryshme, në dobi reciproke si dhe nevoja për çuarjen më tej të procesit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ballkanik. (ATSH)

Sekretari i Shtetit i Punëve të Jashtme të Finlandës do të vizitojë Shqipërinë

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, më 5 shkurt 1990, Sekretari i Shtetit i Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Ake Whital, do të bëjë një vizitë zyrtare e miqësore në vendin tonë. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe në takimet e ndryshme që ai do të ketë, do të bisedohet për zhvillimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Finlandës në fusha të interesit reciprok si në atë të bashkëpunimit ekonomik, të shkëmbimeve tregtare, të kulturës, etj. Gjithashtu do të shkëmbehen mendime edhe për probleme të ndryshme ndërkombëtare. (ATSH)