KRONIKË NGA HEKURUDHA PUNIMET JANË SHTRIRË DERI NË KLOS Punimet e hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos kanë hyrë plotësisht në rrethin e Matit. Objekte të mëdha shkojnë drejt përfundimit. Tuneli i Prosçkut është si prolog i të gjitha veprave të tjera gjatë lugines. Vitin që kaloi në këtë objekt punimet u tejkaluan me rreth 60 metra më tepër se objektivi. Në urën e Tarazhit kanë mbetur edhe katër hapësira për tu mbuluar, ndërsa në urën tjetër, atë që ngrihet mbi liqenin e Ulzës, punimet janë ende në fazën e vendosjes së pilotave. Veçse këtu, prej rretheve që kanë detyra e objektiva konkrete, kërkohet t’i shpejtojnë ritmet, sepse për të lehtësuar punimet në të punonjësit e hidrocentralit «Karl Marks» janë të detyruar ta mbajnë ujët në kuotën më të ulët, gjë që ul prodhimin e energjisë elektrike. Këtë vit punimet janë shtrirë në të gjithë trasenë deri në Klos. Rinia vullnetare e përqëndruar në gjashtë sektorë, po tejkalon çdo ditë detyrat. Vullnetarët kryesisht po punojnë në betonimin e veprave të artit. Vitin e kaluar arritën rezultate shumë të mira vullnetarët e rretheve Krujë, Tepelenë, Skrapar, Lushnjë etj. Por vitin e kaluar Mirdita, Dibra, Puka e ndonjë rreth tjetër lanë pa realizuar objektivat. Ç’pamje do të marrë këtë vit hekurudha në të gjithë gjatësinë e saj? - pyet komandantin e shtabit, Demir Osmani. - 43 milionë lekë u investuan gjatë vitit të kaluar. Këte vit in- Këtë vit investimi do të jetë më i madh se kaq, duke u dhënë fund punimeve në tunelin e Prosekut. 25 km trase që do të ndërtohen nëpër luginën e Matit këtë vit do ta afrojnë në shumë objektivin e caktuar. Përurimet e veprave të artit vijnë njëra pas tjetrës. Në shkurt, në mars e në maj do të përurohet nga një urë. Përfundimi i gjashtë urave më të mëdha, do t’ua lejojë vendin fillimit të punimeve dhe dhjetë ura të tjera. Me këto objekte, hekurudha më e re e vendit merr pamje edhe më të plotë. FRANO ÇAKA
NE FOTO: Tornitori i dalluar i kësaj ofiçine, Xhelo Mytari, gjatë punës për prodhimin e një detali të ri.
(Foto: A. Bodinaku - ATSH)
Në arrijtjet e minatorëve të minierës së hekur-nikelit në Përrenjas ndikon puna e mirë që bën kolektivi i oficinës.
NË FOTO: Tornitori i dalluar i kësaj oficine, Xhelo Myftari, gjatë punës për prodhimin e një detali të ri.
(Foto: A. Bodinaku - ATSH)
RINIA SHQIPTARE KËRKON T’U JEPET FUND MENJËHERË VEPRIMEVE CNJERËZORE TË SERBOMËDHENJVE
Këto ditë, në një nga sallat e Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës, Komiteti i Rinisë i Rrethit të Tiranës dhe komiteti i rinisë i Universitetit organizuan një takim me të rinj e të reja, kuadro dhe veprimtarë të organizatës së rinisë studentore.
Këto ditë, në një nga sallat e Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës, Komiteti i Rinisë i Rrethit të Tiranës dhe komiteti i rinisë i Universitetit organizuan një takim me të rinj e të reja, kuadro dhe veprimtarë të organizatës së rinisë studentore, për të diskutuar për detyrat që i dalin organizatës së rinisë për të vënë në jetë vendimet e rëndësishme të plenumëve të 8-të dhe të 9-të të KQ të Partisë. Në aktiv mori pjesë edhe sekretari i Parë i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Lisen Bashkurti. Në diskutimin e tij ai u ndal në disa aspekte të punës edukative me rininë, të rritjes së vetëveprimit të organizatës së rinisë studentore, të thellimit të punës për përvetësimin e dijeve të nivelit bashkëkohor etj. Ai nënvizoi nevojën e një veprimtarie të gjithanshme të organizatës së rinisë për të thelluar demokratizimin socialist në të gjitha fushat. Kjo kërkon pjesëmarrje aktive të rinisë studentore në tërë aspektet e punës në shkollë, në diskutimet për përmirësimin e teksteve e programeve, për përsosjen e metodave të mësimdhënies në dob të të mësuarit aktiv dhe krijues, për demokratizimin e marrëdhënieve studentë-pedagogë, për të luftuar shfaqjet e burokratizmit pedagogjik, liberalizmit dhe indiferentizmit. Dëgjuan që shtrihen, theksoi ai, e kërkojnë rininë në këmbë, luftëtare të shquar të popullit, siç e ka quajtur shoku Ramiz Alia. Duke folur për zemërimin që ka ngjallur në rininë shqiptare dhuna e shovinistëve serbomëdhenj në Kosovë, shoku Lisen Bashkurti tha: Brezi ynë i ri, si mbarë populli shqiptar, po përjeton me shqetësim të madh zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, ku po ndodh një tragjedi e madhe në kurriz të popullsisë shqiptare dhe bashkëmoshatarëve tanë, lules së rinisë kosovare. Tek shikon atë shfrim të pasioneve shoviniste mbi vëllezërit tanë kosovarë, gjithkush bën pyetjen: çfarë kërkon Kosova, populli dhe rinia e saj, që shtypen kaq ashpërsisht? Populli dhe rinia në Kosovë duan as më pak dhe as më shumë se sa duan gjithë kombet e kombësitë e tjera të Jugosllavisë. Ato kërkojnë drejtësi dhe jo gjendjen të vendit në zbatim të detyrave të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe të porosive shumë të çmuara të shokut Ramiz Alia. Ai theksoi domosdoshmërinë për thellimin e punës që bëhet kudo, për kuptimin, zbërthimin e zbatimin e detyrave për revolucionarizimin e mëtejshëm të Partisë e të jetës së vendit, nëpërmjet zbatimit të vijës së masave. Duke folur për ngjarjet e fundit në Kosovë, për dhunën e egër e të pashembullt që ka shpërthyer atje, për vuajtjet e shqipëtarëve, burgosjet e torturat që bëhen kundër tyre, ndër të tjera, ai tha: Në Kosovë po shkelen të gjitha të drejtat ligjore e njerëzore. Nga sa po dëgjojmë e po shikojmë, atje po vepron arbitrariteti i plotë i pushtetmbajtësve dhe dhuna e shfrenuar policore. Populli ynë është shumë i shqet- shqetësuar nga këto veprime të pahijshme e çnjerëzore që po bëhen kundër shqiptarëve në Jugosllavi. Në Kosovë nuk po shkelen vetëm të drejtat e sanksionuara në kushtetutën jugosllave, që është ende në fuqi, por edhe konventat ndërkombëtare, të cilat Jugosllavia i ka nënshkruar dhe është e detyruar t’i zbatojë. Shqiptarët e Kosovës nuk janë as separatistë, as terroristë, siç po i etiketojnë ata që duan të fshehin e përligjin krimet e tyre. Ata kërkojnë që problemet e Kosovës të mos zgjidhen me tanke, por në
L e jashtëzakonshme, kërkojnë demokraci dhe jo diferencime, gjyqe e dënime politike; kërkojnë zgjedhje të lira dhe jo klika kukulla të diktatura, kërkojnë lirinë e fjalës, të shtypit e të mbledhjeve paqësore dhe jo censurën, kërkojnë arsim në gjuhën amtare dhe jo mbylljen e shkollave shqipe, për përdëmkjen e mësuesve e të inteligjencies shqiptare, kërkojnë dialogun e qetë e konstruktiv dhe jo gjizmet e tanket e ushtrisë.
Të gjitha këto kërkesa të ligjshme populli dhe rinia kosovare po i shprehin në rrugët e më-nymat më klasike të demokracisë. Po fatkeqësisht, kokat e nxehta të shovinistëve serbomadh kërkesave të drejta të popullit kosovar e të rrugëve paqësore të shprehjes së tyre, po u përgjigjen me rrugët e mënyrat më primitive të dhunës.
Rinia shqiptare, si i gjithë populli ynë, është tepër e revoltuar. Ajo i dënon me zemërim të thellë veprimet çnjerëzore të serbomëdhenjve dhe kërkon që t’u jepet fund menjëherë atyre.
(ATSH)
Takim me punonjës dhe kuadro të rrethit të Durrësit
Në sallën e teatrit «Aleksandër Moisiu» në qytetin e Durrësit, u organizua një takim me punonjës të dalluar, komuniste, kuadro, veprimtarë të organizatave të masave, veteranë etj.
; për zbërthimin e materialeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë. Ndo[d]heshin edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Rita Marko; sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Rrethit, shoku Muho Asllani, dhe shokë të tjerë. Takimin e hapi shoku Muho Asllani. Për punën që bëhet në këtë rreth për zhbërthimin e vënien në jetë të detyrave që shtroi Plenumi i 9-të i KQ të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia në fjalën e mbajtur në këtë Plenum, foli sekretari i Komitetit të Partisë shqiptarëve, e shfrenuar policore. Populli ynë është shumë i shqetësuar, kërkojnë të jenë qytetarë të barabartë me popujt e tjerë të Jugosllavisë, t’u njihen e t’u respektohen të drejtat e pamohueshme kombëtare, traditat e identiteti i tyre. Këto kërkesa tashmë i konsideron të drejta e të pranueshme edhe pjesa më e madhe e shoqërisë jugosllave, ajo që daljen e vendit nga kriza e shikon në demokratizimin e saj. Tashmë u provua se dhuna e arbitrariteti ndaj shqiptarëve në Kosovë është kontraproduktive. Këtë e dëshmon vetë kriza jugosllave, e cila po vazhdon të thellohet pa ndërprerje. Prandaj sa më parë që t’i jepet fund dhunës nacionaliste që ushtrohet në Kosovë, sa më shpejt të hiqet gjendja e paligjshme e jashtëzakonshme, ndërprerja e gjyqeve politike; aq më drejt dhe më mirë do t’i shërbehej vetë pajtimit e bashkëjetesës paqësore në Jugosllavi, por edhe forcimit të paqes e të sigurisë në rajonin tonë ballkanik. Duke përfunduar, shoku Rita Marko shprehu besimin se punonjësit e këtij rrethi, ashtu si kurdoherë, do të ngrënë edhe më lart frymën e mobilizimit për zbatimin e detyrave dhe aksioneve të pandërprera për plotësimin ballor të planit të këtij viti e të krejt pesëvjeçarit të 8-të. (ATSH)
Për punën që bëhet në këtë rreth për zbërthimin sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit, Moikom Zeqo. Pastaj pjesëmarrësit që diskutuan sollën përvojën e punës së tyre, duke theksuar mobilizimin e klasës punëtore, fashatarësisë kooperativiste dhe inteligjencës për plotësimin e detyrave në fushën e prodhimit e të edukimit, në zbatim të vendimeve të rëndësishme të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë, duke zbatuar ku do vijën e masave.
Në takim e mori fjalën edhe shoku Rita Marko, i cili vuri në dukje mobilizimin e klasës punëtore e të mbarë masave punonjëse
Zvarritje në hapjen e tokës së re
Vëzhgim
Zvarritje në hapjen e tokës së re
- VLORE -
Detyra e këtij viti në hapjen e tokave të reja, në krahasim me vitet e mëparshme, është më e vogël. Do të hapen gjithsejt 30 ha tokë e re. Dhe këtë në 17 ekonomi bujqësore. Siç shihet, secilës i takon relativisht pak sipërfaqe.
Por ritmet janë tepër të ngadalta. Janë hapur vetëm 2 ha, në Vranisht e Vajzë. Ekonomi të tjera nuk e kanë nisur këtë punë. Kështu është në Gjorm e Smokthinë, që kanë nga 3 ha për të hapur, kështu dhe me Tre Vëllezërit, Koculin, Kuçin e Bolenën, që kanë nga 2 ha etj.
Ka munguar vetëm interesimi në këto ekonomi. Mendimi se «pak tokë kemi për të hapur e kohë ka», ka sjellë zvarritje në kryerjen e kësaj detyre. Po pikërisht tani është koha që të zbatohet kjo detyrë, me qëllim që toka e caktuar për t’u mbjellë në pranverë, të përgatitet.
VANGJEL STEFA
Vëzhgim
Zvarritje në hapjen e tokës së re
Në shkollë çdo gjë rrezaton kulturë
NE ZBATIM TE NJE NISME; SHKODER
NE ZBATIM TE NJE NISME
Në shkollë çdo gjë rrezaton kulturë
-SHKODER-
Tashmë në rrethin e Shkodrës është krijuar një traditë e mirë për mjediset e kulturuara në shkolla. Shembullin e kësaj pune të bukur ka vite që e kanë dhënë mësuesit e nxënësit e shkollës pyjore «Esat Gjyl», të cilët rreth e qark shkollës kanë mbjellë drurë zbukurues e shkurrë të llojeve të ndryshme, me të cilat kanë krijuar një gjelbërim të këndshëm. Po e bukura ka hyrë në këtë shkollë edhe në mjediset e brendshme, në korridore e klasa. Këtu do të gjesh një lule apo një shkurrë karakteristike të zonës, një trung apo një degë peme të cilat shërbejnë edhe si mjete mësimi.
Në vazhdim të nismës së shkollës pyjore «Në shkollë çdo gjë rrezaton kulturë», punë e mirë është bërë edhe në shkollën e mesme «Jordan Misja», e cila ka lulishte e saj me vende dhe lodhje e drurë zbukurues. Kohët e fundit kjo shkollë e pasuroi këtë traditë, duke ndërtuar sallën e rinisë, me vlera estetike dhe funksionale, ku janë të gjitha kushtet për të organizuar veprimtari nga më të ndryshmet, që nga mbrëmjet tematike e deri te pjesët teatrale. Këto veprimtari tani janë të zakonshme në këtë shkollë.
Është diçka e natyrshme që në mjediset e brendshme, te shkollave të qytetit të Shkodrës të gjesh kabinete të bukura, laboratorë, salla force e palestra sportive. Këto janë në funksion të mësimit, por gjithnjë e më shumë po duken mjedise të bukura edhe në funksion të edukimit estetik. Shkolla e mesme e përgjithshme «29 Nëntori» apo shkolla tetëvjeçare «7 Nëntori», shkolla e Rranzave të Bushatit, ajo «Dëshmorët e Prillit» (të qytetit), «Ndre Mjeda» në qytet etj. po punojnë që gjithçka në to të ngjallë kënaqësi estetike. Ndërkaq në to ka edhe terrene sportive, ku fëmijët e të rinjtë argëtohen dhe kaliten. Kështu punohet edhe në shkollat pedagogjike «Shejnaze Juka», «Pashko Vasa», Industiale, «1 Maji», teknologjike «24 Maji» etj.
Për një mjedis të kulturuar me qëllim edukimi estetik të nxënësve po punohet tani edhe në shkollat e fshatit, ku vlen të përmendet ajo e mesme bujqësore e Berdicës dhe e Bzajës, shkolla «Risto Siliqi» në Hot, shkolla e mesme bujqësore Bushat, Dajç etj.
IDRIZ KALI
Kursejnë energjinë elektrike
Kolektivët punonjës të rrethit të Durrësit, krahas mobilizimit për plotësimin e planit, po bëjnë përpjekje për uljen e shpenzimeve të prodhimit nëpërmjet kursimit të energjisë elektrike.
Në këtë rreth, vetëm gjatë kësaj periudhe janë kursyer 170 000 kilovat-orë energji elektrike.
Dallohen në këtë drejtim punëtoret të fabrikës së letër më Kavajë, ata të plastikës etj. Punë e mirë për përdorimin me nikoqirllëk të energjisë elektrike bëhet edhe në kantierin d’atar etj.
(Sipas ATSH-së)
Veprimtari kulturore që mirëpriten
NE RAJONIN NR. 2, TIRANE
● Mes minatorëve të Valiasit dha shfaqje Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjithashtu, para disa ditësh minatorët së bashku me një grup studentësh dhe pedagogësh të shkollës së lartë të oficereve «Enver Hoxha» zhvilluan disa veprimtari kulturore, artistike e sportive. Ndërkohë trupa e amatorëve të minierës po punon për të vënë në skenë premierën e estradës «Më nesh, minatorëve».
● Grupi artistik amator i kombinatit të tekstilit «Stalin», i dalluar për vijimësinë e veprimtarive artistike, gjatë ditëve të fundit ishte edhe me minatorëve të Mëzitit, Valiasit dhe kooperativistëve të Ndroqit.
Ndërkohë disa piktorë modelistë të kombinatit po punojnë për hapjen e një ekspozitave vetjake, duke thelluar kështu traditën e mirë të krijuar.
● Për pesë ditë me radhë, 1700 fëmijë të 5 shkollave që mbulon shtëpia e pionierit nr. 8 ndoqën 15 filma vizatimorë, duke bërë edhe vlerësimin e tyre. Disa nga regjisorët e Kinostudios «Shqipëria e Re» u folën fëmijëve për teknikën e realizimit të filmave muzikorë dhe dëgjuan me interes vlerësimet për skenarin, muzikën e vizatimet e këtyre filmave.
FLAMUR BERDHËLLIMA
RAKORDIM POLITIKASH PER EVROPEN
NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES
Një ditë pas bisedës telefonike të presidentit amerikan sovjetik, Xhorxh Bush bëri një propozim për praninë ushtarake të superfuqive në Evropë.
Në fjalimin e tij vjetor para kombit, Bushi propozoi një shkurtim prej mijëra trupash amerikane e sovjetike. SHBA është e gatshme të pakësojë trupat e saj në perëndim të kontinentit në rast se BS vepron në të njëjtën mënyrë në Lindje, u komentua në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas propozimit. Arsyen e këtij propozimi, Bushi, e paraqiti me ndryshimet e thella që kanë ndodhur në Evropën Lindore dhe në BS si dhe me perspektivën e thellimit të tyre në të ardhmen. Sipas tij, vendimi amerikan është një mbështetje e fuqishme për proceset e vitit të kaluar në Lindje. Ndërkohë vëzhgues të ndryshëm e lidhin këtë hap me të ardhmen e pozitës amerikane në Evropë në rast të tërheqjes së trupave sovjetike (pranëdai një rast ktheje [?]) nga Gjermania, në një tjetër, por pakësim reciprok si dhe me mbështetjen për gjendjen mjaft të vështirë që po kalon ekipi i Gorbaçovit dhe perestrojka e tij.
Pakësimi i pranisë ushtarake amerikane e sovjetike është një hap që nuk mund të lihet pa u marrë në konsideratë. Atë prej vitesh e kërkojnë popujt e Evropës, sepse kjo do të kontribuonte në rrugën e sigurimit dhe paqes në kontinent. Ky sigurim, për të cilin popujt evropianë vazhdojnë të bëjnë presion dhe aspirojnë ta realizojnë, do të forcohej në rast se do të pasoheshin nga hapa të tjerë që do të çonin deri në largimin e plotë, jo vetëm të trupave të superfuqive, por dhe të armëve të tyre të shumllojshme.
Nga truali evropian. - Një ec e tillë do të ngjallte vërtet shpresa për «vitin model», siç e cilëson Bushi, 1990-ën për kontinentin evropian. Por në të njëjtën ditë me propozimin e Bushit, Departamenti amerikan i Shtetit, njoftonte se do të modernizohet potenciali ushtarak ofensiv strategjik dhe do të avancohen zbatimi i programit të «luftës së yjeve» që përfshinë lehtë në rrezen e tyre të gjithë Evropën. Propozimi i Bushit pas bisedës telefonike me Gorbaçovin, flet se politikat e superfuqive për Evropën dhe problemet e armatimit që lidhen me të po zbatohen në përputhje me marrëveshjet e rakorduara në takimin e nivelit të lartë të Maltës. Të gjitha ngjarjet evropiane të pas-Maltës e dëshmojnë qartë këtë.
SHKELQIM BEQARI
NE FOTO: Tornitori i dalluar i kësaj ofiçine, Xhelo Mytari, gjatë punës për prodhimin e një detali të ri. (Foto: A. Bodinaku - ATSH)
NE KETE NUMER
● RINIA SHQIPTARE KËRKON T’U JEPET FUND MENJËHERË VEPRIMEVE ÇNJERËZORE TË SERBOMEDHENJVE (f. 1).
● ÇDO KOHË KËRKON STILIN E NJËRËZIT E VET (f. 3).