TEMA NGA PLENUMI I 9-të
Kohët e fundit në ndërmarrje o institucione të ndryshme, sipas vendimeve të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë, kolektivat punonjës kanë bërë zgjedhje apo rizgjedhje të kuadrove të devotshëm, të aftë për të punuar e njëkohësisht për të drejtuar.
Kjo është një e vërtetë e prckshme dhe e pranishme, se kuadrot e aftë e militantë nuk mungojnë. Por nisur nga mendësia se «kush e di se ç’ndodh në ndonjë nga mbledhjet për zgjedhjen e titullarëve», disa organe eprore po tregojnë një përkujdesje të tepruar. Këtu nuk e kemi fjalën që ato të rrinë duarkryq. Çështja është të ruajmë mirë, të kemi besim më shumë tek masa, te emancipimi i saj kulturor, politik e ideologjik, tek aftësitë profesionale. Vetë ajo (masa), është e interesuar të vërë në krye të saj më të mirët. Se punët nuk mund t’i zgjidhë një drejtues i paaftë, një burokrat, liberal apo mediokër. Të sjellim edhe ndonjë shembull konkret: fjala vjen, grupi i kontrollit punëtor dërguar nga Këshilli i Bashkimeve Profesionale të Rrethit të Tiranës dhe një apo dy shokë të Komitetit të Partisë të Rrethit e të Rajonit nr. 1, njëri më shumë se tjetri këmbëngulën për të shkarkuar nga detyra drejtorin e fabrikës së llullave në ndërmarrjen artistike «Migjeni». Mirëpo edhe pse u zhvilluan dy mbledhje me pjesëmarrje të gjerë e direkte të deleguar - rreth - rajon - (ditën e parë katër orë dhe ditën e dytë pesë orë), kolektivi hodhi poshtë mendimin për shkarkimin e drejtorit. Gjithashtu, përkujdesje të tepruara u vërejtën edhe gjatë zgjedhjes së përgjegjësve të seksioneve para disa ditësh në mbledhjen e këshillit popullor të rrethit të Durrësit ata faktikisht kishin filluar punën që më parë, me të tutje në atë të rrethit të Elbasanit. Dy shefat e rinj që u propozuan, në këtë të fundit ishin miratuar, që më parë në organin epro r! Dhe ishte ky miratim i parakohshëm, që e nxiti një nga sekretarët e komitetit të Partisë të rrethit, t’i bënte thirrje këshilltarit të tërhiqte kandidaturën e propozuar prej tij. Për këtë propozim gjoja të pajustifikuar, këmbënguli edhe sekretari tjetër... Por, anëtarët e këshillit e rrëzuan kandidaturën e shokëve sekretarë me argumente. Po përse në disa raste ka një përkujdesje të tepruar? Kjo ndodh, sepse, natyrisht, nuk është e lehtë të çmohesh, të fshish skemën e vjetër vjetruar: përgatitja e një karakteristike nga zyra e kuadrit, pastaj një mbledhje dhe më tutje... dërrmimi i përfaqësuesit zyrtar për të dhënë gjykimin «ky është drejtori që propozon organi epror». E përse u dashka kjo ndërhyrje? Duke i parë me sy kritik shembujt e lartthënë, nën dritën e mësimeve të Plenumit të 10-të, nuk është e vështirë të kuptohet përkujdesjet e tepruara. Është kolektivi, tashmë i emancipuar ai që zgjedh dhe vendos kandidaturën brendapërbrenda anëtarëve të tij. Dhe vetëm pas kësaj, zgjedhja bëhet emërimin organi epror. Këtu mendojmë qëndron thelbi i çështjes.
POSTA E KORRESPONDENTEVE TANË
Moti si pranverë, plugimet zvarriten
VEZHGIM
Megjithëse ka patur furnizim normal me karburant, plani i janarit në plugime nga 770 ha u realizua vetëm 410 ha. Edhe në dy ditët e para të shkurtit është po kjo gjendje. Drejtuesit e ekonomive që kanë sjellë prapambetjen sikur e quajnë të pranueshme këtë. Nga disa prej tyre përdoret si përgjigje fakti se rrethi ka blegtori të shumtë, toka shfrytëzohet më shumë se në herë e se ngastra të tera ende shfrytëzohen për bazë ushqimore. Ashtu është. Por a ka toka të lira? Në fushë mjaft nga tokat e lakrës foragjere duke u konsumuar duhet edhe të plugohen; zona kodrinore malore ka sipërfaqe edhe më shumë. Për zonat e larta populli thotë: «plugimi i janarit, vlaga e beharit». Malore janë ekonomitë e Çatisës e Polçanit, ku drejtojnë Jorgo Koroveshi e Llambi Kashi, por kanë pluguar vetëm nga 4 ha tërë janarin. Vend për të plug uar kanë edhe kooperativat e zonës kodrinore si Mashkullora e Picari, por në janar nuk plug uan asnjë hektar nga 28 dhe 26 që kishin në plan. Në zonën fushore të rrethit, ndërsa ecin diçka NB «Lunxhëria», kooperativat e Lazaratit dhe Glinës, mund të shpejtojnë kooperativat e tipit të lartë e Sofratikës, Vrisera dhe NB «Myzafer Asqeri».
Për plugimet koha po mban si s’ka më mirë. E vetmja «peng esë» është qëndrimi i disa drejtuesve e specialistëve që përgjigj vonesën, duke u fshehur pas nevojave që ka blegtoria.
THANAS DINO
Aksione të rinisë dibrane
Këto ditë dimri për të rritur dribane janë kthyer në një periudhë pune sulmuese e aksionesh në disa fronte, sidomos në përmetar.
Kështu, brenda një dite në kooperativën bujqësore të Zerqan-it u grumbulluan nga të rinjtë me aksion të përqëndruar 3.5 tonë pleh organik. Sasinë të mëdha plehu u grumbulluan nga të rinjtë edhe në Zogje. Ndërsa në ekonominë bujqësore të Mezhdës u rritën shpëllëzuan 0,2 hektarë pemëtore dhe bënë punime në rreth 200 rrënjë pemë.
Punë me cilësi po bëjnë edhe të rinjtë në kooperativën bujqësore të Ostrenit. Ata der tani transportuar në ngastra 15 tonë pleh kimik, grumbulluan 80 tonë pleh organik dhe bënë pastrime në 3 hektarë pemëtore. Po këto ditë të rinjtë e kësaj ekonomie bëjnë punime në 500 rrënjë pemë e grumbulluan 1.5 tonë hi zjarri. Mirë po punojnë edhe të rinjtë kooperativistë në Arras të cilët grumbulluan 80 tonë pleh. Aksione të shumta në këtë sektor kanë marrë edhe të rinjtë në Sohodoll. Req, Lurë, Zall - Dardhë, Sllovë etj.
E. BAHOLLI
Biblioteka «Marin Barleti» në Shkodër ka 230 mijë libra
Shkodra ka tradita të shquara në biblioteka. Njihen historikisht biblioteka e humanistit Pjetër Bogdani (1683), e Mustafa Pashë Bushatit (1830), ajo e orientalistit Isuf Tabaku (1874), e shoqërive «Bashkimi» (1899) dhe «Agimi» (1901), e klubit «Gjuha Shqipe» (1911) dhe «Komisisë Letrare Shqipe» (1916), e Hilë Mosit etj. Vijuesë e denjë e tyre është sot biblioteka «Marin Barleti», e cila trashëgoi edhe një pjesë të mirë të fondeve të tyre.
Ajo ka një pasuri të palogaritshme librash inkonabula, një antikuariat të përmendur edhe jashtë vendit tonë për vlerat bibliografike e bibliotekare. Shekujt e 16-të, e 17-të dhe të 18-të janë të përfaqësuar me koleksione pothuajse të plota. Literatura e antikitetit grek e latin,
(Vijon në faqen 3)
Nderim për 45 nëna
Në fshatin Kryez të rrethit të Pukës u organizua një pasdite e bukur tematike, me rastin e ditës në pension të 45 nënave, të cilat kanë rritur mbi 6 fëmijë. Në këtë veprimtari ndodhej edhe zëvendësekretarja e Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së, Lavdie Leka.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, i dërgon një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar, mbi ngjarjet tragjike në Kosovë
Dje ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, i dërgoi sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Havier Perez de Kuelar, letrën që vijon:
I nderuari Zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj për ngjarjet tragjike që po ndodhin aktualisht në Kosovë (Jugosllavi) e banuar kryesisht nga shqiptarë. Forcat policore jugosllave po qëllojnë me armë mbi popullsinë e pafajshme, duke vrarë e plagosur një numër shumë të madh njerëzish, përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo ka shkaktuar indinjatë dhe zemërim të thellë në popullin shqiptar.
Për situatën e rëndë që është krijuar në Kosovë, unë fola edhe në sesionin e 44-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Opinioni ndërkombëtar ka shprehur se Beogradi do të merrte masa për stabilizimin e gjendjes në krahinë. Por fatkeqësisht ajo është keqësuar e acaruar më tej. Ky zhvillim përbën rrezik jo vetëm për Kosovën e Jugosllavinë, por edhe për çështjen e pa-ques e të sigurisë në rajon.
Kombet e Bashkuara, në përputhje me Kartën e OKB-së e kanë për detyrë të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë dhënien fund të dhunës, terrorit policor dhe vrasjeve. Zgjidhja e problemeve të Kosovës, sipas mendimit tonë, mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut, respektimit të të drejtave të shqiptarëve, barazisë së tyre me gjithë popujt e kombësitë e tjera të Jugosllavisë. Duke vlerësuar angazhimin tuaj të njohur për të drejtat njerëzore e të minoriteteve si dhe për çështjen e paqes e të sigurisë ndërkombëtare, shpresë bindjen se Ju nuk do të kurseni përpjekjet tuaja fisnike që në Kosovë të vendoset drejtësia, jeta paqësore e demokratike.
Ju lutem, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, që kjo letër t’u shpërndahet gjithë shteteve anëtare si dokument i OKB-së.
(ATSH)
Një fakt nga «kronika kulturore»
Si korrespondent vullnetar i «Zërit...» herë pas here kam shkruar për veprimtari kulturore që bëhen në qytetin e Vlorës. Veçova një fakt të këtij rrethi dhe ta shkëputur nga kjo kronikë.
Ja cili është ai:
Pianistja Keti Qose, nga Elbasani e mirënjohur nga publiku ynë përmes koncerteve recital, për vlerat e mjeshtërinë në ekzekutim, ishte këto ditë si dhjetra e dhjetra punonjës të tjerë të pushkues në shtëpinë e pushimit të punëtorëve buzë Ujit të Ftohtë në Vlorë. Pra kish ardhur për të pushuar. Shokët e shoqet me të cilët sapo u njoh, i kërkuan që të jepte një koncert për ta. Duke bashkëpunuar me baritonin P. Zaka, në mjediset e kësaj shtëpie pushimi u përgatit koncerti me pjesë të autorëve tanë e të huaj, i cili u mirëprit jo vetëm për mjeshtërinë që shfaqën dy artistet, por edhe për gatishmërinë e ngrohtë shoqërore që treguan ata për të kaluar një pasdite të këndshme me shokësh.
Keti mund të thonte: «Në Vlorë kam ardhur për pushime, është kohë për koncerte, pastaj duhen përgatitje: Si do të më çmojnë artdashësit?...» etj. Ata e çmuan mjaft mirë lojën e saj në piano, por edhe thjeshtësinë e artistit.
GEZIM LLOJDJA
EKSPANSIONIZËM SIONIST
NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES
Vala e tërbuar antipalestineze, e shpërthyer në tokat arabe të pushtuara, u pasua këto ditë me një plan të ri që synon përjetësimin e pushtimit. Mbi 100 mijë çifutë sovjetikë pritet të vijnë nga Bashkimi Sovjetik dhe Tel Avivi ka planifikuar t’i vendosë ata në Bregun Perëndimor të Jordanit dhe në Rripin e Gazës. Sipas deklaratës që dha vetë kryeministri sionist Jitzhak Shamir, «çifutët e ardhur sovjetikë do të ngulen nëpër koloni të posaçme të ngritura mbi shpronësimet palestineze».
Politika izraelite në tokat arabe të pushtuara merr kështu një përmasë të re shoviniste. Krahas shkallëzimit të dhunës, që po sjell viktima të tjera, identiteti kombëtar palestinez po kërcënohet me pasoja edhe më tragjike. Një politikë e tillë, theksohej në një koment të djeshëm të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, «prish ekuilibrin demografik midis palestinezëve dhe çifutëve në tokat arabe dhe kërkon ekzistencën e popullit arab të Palestinës».
Fushata e rikolonizimit çifut të emigruar nga Bashkimi Sovjetik ka për qëllim të krijojë provat materiale falso të ligjshmërisë së pushtimit në një kohë kur Intifada palestineze po shkruan me gjak faqe të reja heroizmi e qëndrese. Por politika shokëmbajtare e Tel Avivit dhe praktikat sioniste që qëndrojnë në themel të saj janë të pafuqishme për të ligjëruar një pushtim dhe, aq më pak për të për-humbur e zhdukur një popull të tërë.
Fashistët izraelitë po ndeshen me realitetin që populli palestinez nuk mund të pajtohet me një zot tjetër në shtëpinë e vet, ndaj kokat e nxehta në Tel Aviv dhe të gjithë partizanët e ndër-dërrës së çmendur të «Izraelit të Madh» i janë drejtuar kësaj vale ekspansionizmi të mëtejshëm sionist si është vetë një përmbajtje e planit për rikolonizimin e trojeve të patjetërsueshme arabe.
ARBEN KARAPICI
SPECIALISTË TË BYROSË KONSTRUKTIVE NË KANTIERIN E PRODHIMIT DHE TË RIPARI-MIT TË ANIJEVE NË DURRËS, GJATË NJË KONSULTE. (Foto: P. Omeri - ATSH)
LETER NE REDAKSI
JEMI TË GJITHË NË SHESH: SY NË SY ME NJERI-TJETRIN
– Ç’të re pati në mbledhjen e fundit të organizatës –
JEMI TË GJITHË NË SHESH: SY NË SY ME NJERI-TJETRIN – Ç’të re pati në mbledhjen e fundit të organizatës – Jemi dy komuni-stë në organizatën-bazë të Partisë të repartit përgatitor, fabrika e tekstigj, në kombinatin e tekstileve «Stalin». Këtu në kombinatë kemi hyrë në jetë e këtu jemi bërë komunistë. Kemi jo pak vite në parti, njëra prej nesh 21 vjet, tjetra më pak, dhe kemi jetuar bashkërisht për-pjekjet e komunistëve e të organizatës për të qenë sa më mirë në krye të pu-nëve. I pati kjo mbledhje? E para që bie në sy: interesi i gjerë i kolektivit. Mjaftoi një njoftim i vetëm në vend dhe të dukshëm dhe salla e mbledhjeve u mbush plot. Kjo është e kuptu-eshme, se kolektivi ynë është shumë i interesuar për ç’ka diskutohet në orga-nizatë. Këta muajt e fundit punët në tekstgaj po venë më mirë. Lënda e parë po vjen më rregu-llisht, po edhe fuqinë punëtore më dhe për vete, për shokët, për organizi-min. Bënë vërejtje për ata që janë në krye të punëve, për disa mungesa në fu-rnizim, probleme do-lën për cilësinë e lë-ndës së parë. Tregu-an si mund të ndre-gnet një gjë e një tjetër. Fjala vjen, ka synje lidhëshe. Thuhet madje se ato të vendit janë më të mira se të impor-rit. Po ja që s’pro-dhohen. Trikotazhi i Korçës bën diçka, sa për vete. Kush do t’i Flasim për jetën e organizatës. Pjesë e saj janë edhe mbledhjet që zhvillon. Dimë edhe thjesht: vërtet shumë si bëhen këto mbledhje për të matur si ecën organizata në masë. Plenumi i 9-të na dha një orientim të ri, organizata të diskutojë për punën bashkë me punonjësit, me masën. Organizata jonë këtë herë, fill pas Plenumit, kështu veproi. Diskutuam për materialet e Plenumit, për disa detyra konkrete të prodhimit, të cilësisë së punës, për rolin e organizatës e të përgjegjësisë së komunistëve e kuadrove, për lidhjet e tyre me punëtorët. Por ç’të veçantë
interesuar për ç’ka diskutohet në organizatë. Këta muaj e fundit punuet në tezegjah rregullisht, po edhe me fuqinë punëtore më mirë. Atje kanë ardhur deri shoqe personiste që të mësojnë vajzat e reja. I themi këto, se kur ka lëndë të parë të zgjedhur, kemi ç’përgatitim edhe në për terë raport. Po dhe cilësia jonë e punës ndikon shumë te ata. Për këto gjëra flasim shpesh, po kur shtrohen në një rreth më të gjerë e rreth problemit, pastaj merr vendime; sesesi qenka më ndryshe.
Me kë të pjesëmarrje të gjerë që patëm, fitojmë të tërë, fitojnë organizata. U ngritën, për shembull, tre shokë: Petrit Bakalli, Thoma Bllaci e Riza Puka. Asnjëri komunist. Folën bukur. Folën e-
tjetër. Fjala vjen, s’ka vijnë lidhëse. se të importit. Po ja që s’pro-dhohen. Trikootazhi japë rrugë? Po që ndonjëherë mungojnë edhe bulonat! E pra, Kavaja aty është. Për shumë nga këto gjëra të nesërmen e mbledhjes e ndërdhën në repart e dhanë shpjegime kryetari i degës së furnizimit të kombinatit, nga dega teknike dhe e cilësisë, në kombinat. Na duket se kjo përgjigje e mëngjeshme është të shenjë serioziteti, nga ana e atyre shokëve, ashtu siç janë vënë këto ditë në lëvizje shokët tanë në repart që, ç’u dha në organizatë, të mos i gjejë mbledhja e ardhshme pa u ndrequr.
Edhe një gjë tjetër
(Vijon në faqen 2)
KRONIKA E «ZERIT...»
• Vullnetarët e sektorit të Zinit në hekurudhën e re në Milot-Rrëshen-Klos, bëjnë një vizitë në qytetin e Burrelit. Në muzeun e rrethit ata u njohën me traditat, luftën dhe punën e popullit matjan, kurse në kështjellën e Jo-vës Qershorit zhvilluan një bisedë për këmbë…
• Për disa ditë radhazi në atë-pinë e rinisë nr. 8 në Tiranë u zhvillua kampionati i shahut për femra, ku ndeshen e shkollave B-Vlorës të Rrethit nr. 2.
Në përfundim të veprimtarisë vendin e parë e meritoi shkolla «A. Kondi», e dyta shkolla «Sh. Peza» dhe të tretin shkolla «Av. Shanto».
• Në qytetin e Fushë-Arrëzit u organizua një mbërthim tematike nga organizata e gruas në bashkëpunim me pallatin e kulturës «Zeni Kadriu» me temën «Dritë e jetë na dha Partia», ku u pasqyrua puna e bërë në fushën e përsosjes së shokut Enver me fajlën e «Bashkimi» nr. 2. U shkurtit 1907 për emancipimin e mëtejshëm të gruas malësore. Në këtë veprimtari u dhanë këngë, skeçe dhe intervista të ndryshme nga Heroina të Punës Socialiste, nëna heroina, luftëtare të emancipimit të gruas në masë, punonjëse të dalluara etj.
• Alpinistët e qytetit të Krujës organizuan këto ditë një ngjitje në malin e Dajtit. Ata udhëtuan rreth katër orë, duke kaluar edhe në rrugë të mbuluara me dëborë. Por me këmbëngulje duke përballuar dhe motin me erë, ata arritën synimin: u ngjitën 1612 m mbi nivelin e detit në majën e Antenës.
NE KETE NUMER
• PËRKUDJESE E TEPRU-AR (f. 1)
• NJE UDHEZIM I HARRUAR E NJE PRAKTIKE PER T’U ZBATUAR (f. 2)
• ARRITJET BASHKEKOHORE NE INSTITUTIN E PEDIA-TRISE (f. 3)
• RRETHI NGJARJEVE NE KOSOVE (f. 4)