06/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 shkurt 1990

PAKESIMI I NEPUNËSVE PA RENDIMENT, HAP KONKRET KUNDER BUROKRATIZMIT

Për lehtësimin e organikave, për kufizimin në minimumin e domosdoshëm të numrit të nëpunësve, përgjithësisht të punonjësve jashtë sferës së prodhimit, është folur e shkruar shumë, por problemi mbetet i hapur. Kurdoherë që Partia ka tërhequr vëmendjen për luftën kundër burokratizmit e liberalizmit, edhe veprimet konkrete në këto drejtime nuk kanë munguar: «gërshëra» ka zhvendosur të tepërt, të paaftët nga aparatet, e administratorat, sepse dihet, ata që punojnë në to janë në shërbim të të zgjedhurve, për të ndihmuar punën e tyre dhe jo për t’i zëvendësuar. Sa më të aftë e të përgatitur nga ana politike, ideologjike e profesionale të jenë të parët, aq më lehtë e më mirë e kryejnë punën të dytët. Këtë ka treguar praktika e derisotme. Shoqërisë sonë vazhdimisht i ka interesuar dhe i intereson që të ketë në krye të punëve njerëz të mësuar dhe vetë organikat t’i ketë sa më të zhdervjellta e të manovrueshme, dinamike. Por është fakt që ka akoma mjaft kuadro e specialistë me stil të shkuar kohe, që edhe pse nuk bëjnë përpjekje të avancojnë, ngurohet për t’i çuar më punë të tjera. Kjo është e vërtetë edhe për sekretarët e parë të komiteteve të Partisë, një kryetar i komitetit, një drejtor, nuk e ndjen si duhet përgjegjësinë për detyrën e ngarkuar dhe priret nga interesat mikroborxhe, atëherë nuk ka pse të priten zgjidhjet. E drejta e revokimit vepron. Një kuadër i zoti nuk e vret mendjen për postin, por për punën. Megjithatë, në qoftë se ndodh e kundërta, nuk ka përse pritet sa t’i mbushet mendja ndonjërit që duhet të kërkojë vetë të lëvizë. Kolektivi dhe më pas organizata-bazë e Partisë dhe organi epror të veprojnë. Para ca kohësh një numër i madh zëvendësish në dikastere, në komitete ekzekutive etj., në institucione e në ndërmarrje u shkurtuan dhe kaluan në detyra po kaq të rëndësishme, drejtpërdrejt në prodhim ose sa më afër prodhimit. Por është fakt, lufta kundër burokratizmit, puna për lehtësimin e organikave nuk kuptohet kudo e kurdoherë në nivelin që shtron koha, nuk realizohet në vazhdimësi. Dhe kjo ndodh se ato (organikat), aty për aty të kufizohen, por brenda një kohe të shkurtër përsëri rriten. Konkretisht, në vend të zëvendësministrave në disa dikastere, p.sh. në Ministrinë e Bujqësisë, «gërshëra» të mbyllet, hapet. Por a është e justifikueshme kjo kohë kaq e shkurtër për të vërtetuar të kundërtën, për të shkuar atje ku është një apo dy vjet më parë organika? Sipas mendimit tonë të zgjedhësh drejt kuadrin, të shtosh organikën apo të emërosh një kuadër kompetent në aparat, në administratë, nuk do të thotë të ngurtësosh zëvendës, ndihmës apo të komanduar, të krijosh një seksion, drejtorijë pas drejtorije, të përqëndrosh sa më shumë kompetenca, kur kjo të çonte të jenë më shumë në bazë. Shkurtimi i organikës përmban dhe duhet të përmbajë në vetvete mënjanimin e të tepërve dhe mbajtjen e të zotëve, të cilët e tregojnë veten në punën plot pasion për emancipimin dhe rritjen e efektivitetit, të rendimentit të punës së gjallë të trupit të zgjidhjeve të mëdha e të vogla. A nuk do të ishte më mirë që nga aparatet dhe nga administratat e të gjitha niveleve të lëviznin disa kuadro në karrige mbi 10 vjet, që vetëgjëtonë pa u dukur e pa rënë në sy nga puna e rëndomtë dhe të ngrihen me kurajë kuadro të rinj në karriget e tyre, të nxirret në pah talenti i tyre? «Vështirësitë» janë të kapërcyeshme nga organizatat-bazë të Partisë dhe kolektivët, pa sentimentalizëm. Detyrat e shtruara janë të mëdha. I madh duhet të jetë edhe përkushtimi në punë i komunistëve, i kuadrove e i gjithë masave për të punuar më shumë, për të vënë në jetë vendimet historike të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë, për të rritur mirëqënien, për të forcuar vijën vigjilencën. Ndërkohë që numri dhe veprimtaria e kuadrove të zgjedhur në institucionet e tjera të vendit shtrëngohen edhe për disa shkaktarë e artistë të kritikues, me rendiment të pamjaftueshëm, kur e drejta e profesionit të lirë mund t’u jepet disa të rinjve që janë në kulmin e krijimtarisë. Profesion të lirë e të përjetshëm nuk ka përse të ketë. Në këtë kuadër: a nuk ia vlen që edhe Komiteti i Partisë e Rajonit nr. 1 ta shikojë çështjen e organikës, sepse edhe puna e tij është pakësuar, ngaqë nuk e ndjek më jetën e organizatave të Partisë nëpër dikastere? A nuk ia vlen që edhe instruktorë e inspektorë të zyrave të kuadrit në komitete, në dikastere e ku do të shikohen me syrin e shkurtimit, sepse tashmë duhet, punën më të madhe e kanë kolektivat dhe jo ata në zyra? Në raste të tilla, pa sentimentalizëm, për t’u dhënë atyre që kanë rendiment e efektivitet. Nëse shkurtohet një numër kuadrosh e specialistësh, të bëhet në mënyrë të tillë që me rritjen e prodhimit dhe të efektivitetit, të rriten të puna, në mbetjen e vlerave, të cilat e tregojnë vetë punën. ... dhe vetë organikat t’i ketë sa më të zhdërvjellta edhe pse nuk bëjnë përpjekje të avancojnë, ngurojnë për t’i çuar në punë të tjera të përshtatshme, për atë që mund të bëjnë e për aq sa meritojnë të paguhen. Konceptet «organikën e kemi plotësuar», «po t’i shkurtojmë ato nuk kemi mundësi ku t’i sistemojmë në punë», «të paaftët nuk na i merr kurkush», janë të gabuara dhe si të tilla janë të kritikueshme, sepse ato duan ta paraqesin gjendjen pa rrugëdalje. Është kjo arsyeja që në dikastere, në institucione e në ndërmarrje ekonomike ka kuadro e specialistë, që nuk kanë ngarkesë të plotë me detyra dhe shumicën e kohës sorollaten ose angazhohen me punë të rëndomta. Në këtë aspekt, vendimi i Plenumit të 9-të të KQ të Partisë shtron detyra të një rëndësie të veçantë për komunistët e kuadrot, për kolektivët, për organizatat-bazë dhe për organet eprore. Kufizimi i praktikës së manovrimeve apo i posteve drejtuese është i qartë, dhe i domosdoshëm, por në rastet kur një këshilltar, një deputet, apo një ... ... shtron kohë, nuk realizohet në vazhdimësi. Dhe në mbi 10 vjet, që vegjetojnë e rëndomta dhe të ngrirë në kurajë kuadro të rinj që kanë kulturën, ndjenjën e së resë? Politika e drejtë e ngritjes së të rinjve në përgjegjësi dhe e avancimit të kuadrit, parakupton të luftohen shfaqjet e konservatorizmit e të zgjidhen jo vetëm kuadro të përshtatshëm, të devotshëm e të zotë në vendime e në veprime, energjikë, por edhe të organizohen raporte të drejta, ashtu siç porosit Partia, midis atyre që janë në Parti, me ata jo anëtarë partie. Prandaj edhe për këtë çështje, ndjehet nevoja e një orientimi më të shpejtë. Çfarë dalesh në pension mund të quhen ato që bëhen për disa drejtues e punonjës shkencorë të Akademisë së Shkencave, në Institutin e Historisë, të Gjuhësisë e të Letërsisë, etj., kur ata mbeten përsëri po aty në punë, vetëm për të mos u prerë kurrë fikse? Shkencës mund t’i japësh shumë, duke qenë edhe jashtë institucionit, duke ia lënë vendin një tjetri të aftë dhe më të ri në moshë, sepse kushtet janë krijuar dhe siguruar si për moshën, ashtu edhe për pagën. E njëjta ... ... e të gjitha niveleve të lëvizin disa kuadro në karriget historike të Pleqësisë së 9-të të KQ të Partisë, për të rritur mirëqenien, për të forcuar është rritur, edhe shkurtimet e aparateve administrative janë të domosdoshme. Çështja është të gjejë kuizimi i tyre të vazhdojë për t’u bërë sa më të zhdërvjellta dhe rendimenti, puna e gjallë e kuadrove të forcohet për t’ju përgjigjur detyrave në rritje. Ashtu sikurse theksoi shoku Ramiz Alia në Plenumin e 9-të të Komitetit Qendror të Partisë lufta kundër burokratizmit duhet të jetë e vazhdueshme. Kjo do të thotë që mëshe e domosdoshme që njëvizon ai - të rishikohen disa çështje ...«pakësimi i nëpunësve dhe i rrogëtarëve, pra, shkurtimi i aparateve administrative e të tjera. Koha, situatat e sotme, nuk i durojnë qendërimet burokratike. Atyre u duhet dhënë fund dhe sa më shpejt, aq më mirë. Ta bëjmë këtë po të je-...

TË NDALET DHUNA E TERRORI FASHIST NË KOSOVË

- Populli ynë shpreh indinjatën e thellë për krimet çnjerëzore që po bëhen kundër vëllezërve kosovarë - Kosovarët janë me të drejtën, ata do të fitojnë edhe mbi tanket edhe mbi zjarrin Rreth orës 20 udhë e shëtitore të Tiranës gati boshatisen. Njerëzit mblidhen ngaqë herët në vatrat e tyre familjare dhe me interesim të jashtëzakonshëm ndjekin përmes ekranit të TV-së zhvillimet e ngjarjeve në Kosovë. Të vrarë, të plagosur, të pafajshëm të rrahur për vdekje, toge gëzhojash të armëve automatike, tanke dhe avionë, që ndjellin gjakderdhje më të llahtarshme... Çfarë të shikosh! Qytetet e fshatrat e Kosovës gjenden nën terrorizmin e shfrenuar shoven të serbomëdhenjve. Kudo tymnaja dhe pafund gazi lotsjellës. Kudo shkëpintë e gomës: mbi pleq, mbi fëmijët e shkollave! Dhe kudo zëri i pamposhtur i një populli të tërë: «Demokraci, demokraci!» - Çfarë verbërie?! E pashmangullt. Protestave paqësore të popullsisë shqiptare në Jugosllavi për të drejtat e tyre legjitime, serbomëdhenjtë po u përgjigjen me dhunë, me terror, - na tha shkrimtari Agim Cerga. Për vite me radhë kosovarët terrorizohen, ndiqen burgosen, diskriminohen, u mohohet gjithçka. Poetët, shkrimtarët, gjithë artistët e Jugosllavisë, njerëzit e kulturës të republikave e krahinave të saj, kam besim se do të tronditen e rrënohen fort nga kjo tragjedi e paparë dhe do t’u dalin përkrah me të gjitha forcat vëllezërve tanë kosovarë. Na është bërë zemra copë këto ditë! Pa u zgjidhur kriza kosovare përmes dialogut demokratik nuk ka, mendoj, qetësi në Jugosllavi. Po kujt i shërben kjo? Prandaj edhe njerëzit e artit e të kulturës në Ballkan e në Evropë dëshiroj që të bashkojnë zërin e tyre me atë të inteligjencies kosovare, të popullsisë shqiptare që rron në trojet e veta në Jugosllavi. Ngjarjet në Kosovë: shqiptarët kërkojnë të gëzojnë të drejta të barabarta me ato që gëzojnë qytetarët e tjerë në Jugosllavi dhe ato shkelën me zinxhirët e tankeve, me zinxhirët ndër duar. - Në qytetarët e RPS të Shqipërisë që i gëzojmë thellësisht e realisht liritë e të drejtat demokratike, na tha matematikani Jorgo Malita, pedagog në Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha» - e ndjejmë pa masë këtë që ato shkelën, e çnjerëzisht të vëllezërit tanë kosovarë. Për serbomëdhenjtë tanë të shokhta terror. Jetë do të thosha vdekije. Demokraci do të thosha shtypje. Dialog, takim dhe bisedë automatiku dhe gjoksin e rinisë. Kolegët e mi përparimtarë e demokratë në Evropë dhe rinia studentore brenda Jugosllavisë, në shtetet ballkanike dhe evropiane, shpreh bindjen se menjëherë do ta thonë fjalën e tyre në përkrahje të kërkesave të vëllezërve tanë kosovarë. - Vetëm në fakt desha të përmendja, - na tha studenti i vitit të fundit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Sokol Agaj. - Në cilin shtet nuk gjen sot emigrantë kosovarë? Që nga Suedia deri në Turqi... Ata kanë trojet e tyre dhe në ato duan të rrojnë, të punojnë e të vdesin. Udhët nëpër shtete dhe kontinente i kanë marrë pikërisht nga kjo dhunë, nga ky terror që përdoret mbi ta nga serbomëdhenjtë. Liri është kjo? Demokraci është kjo? Në cilin shtet sot në botë mund të ulet në bankën e akuzuarit e të burgoset një njeri se ka kundruar një këngë në gjuhën e vet amtare? E pashëmbullta ndodh vetëm në Jugosllavi. Autorët së saj janë serbomëdhenjtë, të cilët, qoftë nga historia, qoftë nga ngjarjet e sotme, duhet ta dinë: për të drejtat e tij e për lirinë shqiptari kurrë nuk nënshtrohet. - Të gjithë shkrimtarët dhe artistët janë të indinjuar pa masë - na tha sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Nasi Lera, - për gjakderdhjen që po bëhet në Kosovë. Tragjedia e këtyre ditëve duhet të marrë fund menjëherë. Rrugët e stabilizimit të gjendjes janë të hapura: plotësimi i kërkesave legjitime të kosovarëve. Respektim i normave të një shteti të bazuar në ligje do të thotë respektim i vullnetit të popullit. Por kjo nuk arrihet me plumba e gjakderdhje. Ky është gjykimi ynë, por ky është edhe gjykimi i opinionit demokratik e përparimtar brenda Jugosllavisë dhe i atij botëror. 5 shkurt, 1990. Ngjarjet në Kosovë: kur do të nxitojmë për në vatrat tona familjare për të ndjekur në TV fundin e kësaj tragjedie, respektimin e zërit të Kosovës për demokraci? PËRPARIM XHIXHA

Aspirata e një populli është e pathyeshme, e pamposhtur

- GJIROKASTËR - Qafa e Pazarit në Gjirokastër historikisht është një lojë seli popullore e mendimit dhe e kuvendimit. Në klubin aq karakteristik të veteranëve, komentohët jeta dhe koha. Bisedat për Kosovën kanë qenë revoltuar. Popujt e Jugosllavisë duhet ta ndalojnë dhe kanë forcë ta ndalojnë këtë dhunë të pashëmbullt në mes të Evropës. Në repartin e përmbarimit të fabrikës së lëkurës, punëtori Agim Basha, kryetar i komitetit profesional të ndërmarrjes, thotë: - Klasën punëtore e forcat e tjera përparimtare shqiptare në Kosovë e nxjerrin sot në demonstrata politika e shtypjes dhe e shkom-bëtarizimit që ushtrohet kundër tyre. Në i mbështetim kërkesat e tyre, që duan t’i realizojnë në mënyrë demokratike, në rrugë kushtetuese. Nuk është njerëzore, është gjenocid i hapur që kërkesave të tyre të natyrshme u jepet përgjigje me dhunë. (Vijon në faqen 2)

Në vend të dialogut - gjakderdhje, logjikë shoviniste

- KORÇË - - E sheh këtë lapidar këtu në Boshin e Demonstratave? - na thotë Vaskë Koli, veprimtar veteran. - Të gjithë e dimë. Është në përkujtim të masakrës së 9 shtato-

- GJIROKASTËR -

Qafa e Pazarit në Gjirokastër historikisht është një lojë selie popullore e mendimit dhe e kuvendimit. Qafa e Pazarit në Gjirokastër historikisht është një lojë selie qenë në qendër të vëmendjes këto ditë. - Krimi i madh është ai që bëjnë sërbomëdhenjtë me Kosovën, - thonë Nexhmo Kokona e Resul Malina. - Disa nga këta veteranë që sheh kanë luftuar si partizanë atje, kanë derdhur gjak bashkë me popujt jugosllavë. Të gjithë ne që rrojmë në Gjirokastër, në këtë qytet të rreth me minoritet, qun broblemet nacionale janë zgjedhur aq drejt, si në tërë vendin tonë, s’jemi vetëm të mërzitur, por jemi

Ç’faj ka rinia kosovare që kërkon shkollim, punë e jetë të qetë?!

- SARANDË - Edhe populli i rrethit të Sarandës po përjeton këto ditë terrorin e pashëmbullt të serbomëdhenjve në Kosovë, vrasjen e të rinjve e të rejave që kanë dalë në rrugët e qyteteve e që kanë dalë në rrugët e qyteteve e në sheshe, në fshatra kosovare për të kërkuar liri e demokraci. Dje biseduam me disa banorë në zonën e ndryshme të rrethit. - Jam nënë dhe më dhemb në zemër kur dëgjoj një gjëmë, - na tha Athina Xhani nga Piquerasi. - Kam lexuar në gazetë dhe kam parë në televizor ç’po bëhet këto ditë në Kosovë. Masakrat kundër rinisë e gjithë shqiptarëve i ngjethin misht çdo njeriu të ndershëm kudo qoftë. Serbomëdhenjtë po tregohet egër e pa arsye. Harrojnë ata se populli nuk shuan asnjë nga kujtesa e vet. Ndaj në emër të nënave u them: nda- (Vijon në faqen 2)

shoviniste

- KORÇË - E sheh këtë lapidar këtu në Sheshin e Demonstratave? - thotë Vaskë Koli, veprimtar veteran. - 9 shtatorit të vitit 1943, kur fashistët qëlluan egërsisht mbi trupat e nënave dhe fëmijëve që dolën në demonstratë. Ai gjak, pas kaq vitesh, nuk harrohet. Përderimi i tankeve në Kosovë është brutal dhe çenon dinjitetin e një populli të tërë. - Tërë këto ditë në takime banorët e lagjes «Rilindasit», na thonë Niko Porciçi, - kanë shprehur indinjatën për gjëmën që po shkatërrojnë në Kosovën martire serbomëdhenjtë. Dhimbja na çëmbon në zemër. Dhe së bashku ngrihet i revoltuar zëri i arsyes së shëndoshë: «bëhet kështu, në vend të dialogut paqësor dhe demokratik, zhurma e tankeve, gjakderdhje, dhunë?!» - Në vitet pas Çlirimit, thotë Artisti i Popullit, Kristo Kono, - unë kompozova poemën simfonike «Borova martire». Një fshat i tërë u kthye në gërmadhë nga nazistët. Borovë dhe shkruar Borovës [?] shndërrohet Kosova, ajo Kosovë që e tëra u ngrit më këmbë dhe luftoi kundër nazistëve përkah popujve të Jugosllavisë në emër të lirisë, të demokracisë. Të gjithë bashkohemi me vëllezërit tanë. Bindja jonë është që gjithkush në botë, që i thotë vetes i qytetëruar, do ta mbrojë të drejtën e kosovarëve.

MBËRRITI NË TIRANË SEKRETARI I SHTETIT PËR PUNËT E JASHTME TË FINLANDËS, AKE WIHTOL

- Zhvillohen bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme - Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë dhe dje mbërriti në Tiranë, sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Finlandës, Ake Wihtol. Së bashku me të mbërritën Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet Ekonomike në Ministrinë e Jashtme Ilkko Ruso si dhe këshilltari për politikën e jashtme Hannu Vusi Videkas. Delegacionin e shoqërojnë nga gazetarë si dhe një grup gazetarësh të radios organave të ndryshme të shtypit dhe të Radiotelevizionit finlandez. Për të pritur delegacionin, në aeroportin e Rinasit kishin dalë ... zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme filluan dje pasdite bisedimet midis delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka dhe delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës të kryesuar nga sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme Ake Wihtol. Gjatë bisedimeve, të cilat u

U kthye në Atdhe delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së

U kthye në Atdhe delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, i kryesuar nga sekretari i këtij Këshilli, Namik Dokle, i cili me ftesë të Qendrës së Përgjithshme të Punonjësve të Kubës mori pjesë në Kongresin e 16-të të kësaj qendre. Gjatë qëndrimit në Kubë, delegacioni ynë u prit nga kryetari i Këshillit të Shtetit dhe i Qeverisë së Republikës së Kubës, Fidel Kastro, i cili pasi e falënderoi për pjesëmarrjen në kongres ndër të tjera tha: «E njoh luftën e punën e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Ai ka luftuar e punuar në kushte të vështira, por ka qenë gjithnjë i vendosur për të mbrojtur idenë e tij». Gjithashtu delegacioni i BPSH-së zhvilloi bisedime me drejtues të Qendrës së Punonjësve të Kubës e pati takime me funksionarë të lartë të Ministrisë së Jashtme, të Ministrisë së Transporteve etj. Gjatë tyre u shpreh dëshira e përbashkët për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis BPSH-së dhe Qendrës së Punonjësve të Kubës, si dhe për të rritur rolin e dy organizatave sindikale për forcimin e vazhdueshëm të miqësisë midis popujve shqiptarë e kubanë. Delegacioni vizitoi edhe qendra pune e prodhimi, institucione, muze e social-kulturore etj. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, Strati Marko dhe shokë të tjerë.

Veprimtari në kuadrin e «Muajit të Shkencës»

Veprimtaritë që po zhvillohen në kuadrin e «Muajit të Shkencës» në shkollat e mesme të rrethit të Vlorës kanë gjallëruar jetën dhe kanë rritur rolin e organizatave të rinisë për formimin sa më të plotë shkencor të rinjve mbi bazën e një pune të pavarur e këmbëngulëse. Në analizat e tyre vjetore, rrethet shkencore të shkollave «Ali Demi», «Jani Minga», «Shqyri Alimerko», të Selenicës, të Himarës etj., janë ndalur në realizimin e objektivave të caktuar, sidomos në zbulimin e inkurajimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme. Në pasditet tematike që janë zhvilluar në shkollat e mesme në Burrel, Klos, Lis, Sus etj., të rinjtë e Matit u mbajtën tema të ndryshme shkencore të përgatitura nga vetë nxënësit e mësuesit, u bënë konkurse në lëndët e kimisë, biologjisë, fizikës e në lëndët bujqësore. Me nxënës të rrethit të gjeografisë në shkollën e mesme «Haki Fejza» të Burrelit u punua një referat rreth librit «Zbulime gjeografike» dhe u lexuan kuriozitete të ndryshme shkencore nga revista «Shkenca dhe jeta». Nxënësit u angazhuan në kërkimet eksperimentale e të kimisë e zhvilluan konkurse, ku nëpërmjet eksperimenteve të ndryshme ata treguan pasionin e tyre për këto lëndë. (Vijon në faqen 3)