08/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 shkurt 1990

PREZANTOHET LIBRI «Ç’THONË DHE Ç’KËRKOJNË KOSOVARËT»

Dje paradite në sallën e Akademisë së Shkencave në kryeqytet, Shtëpia Botuese «8 Nëntori» bëri prezantimin e librit «Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët». Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë shkrimtarë, historianë, punonjës të institucioneve shkencore dhe kulturore, të shtëpive botuese, pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha» dhe të ftuar të tjerë. Ndoreshin edhe nëkryetari i Akademisë së Shkencave, prof. Hekuran Mara dhe shokë të tjerë. Ceremoninë e hapi drejtori i Shtëpisë Botuese «8 Nëntori» docent, Xhemal Dini, i cili ndër të tjera tha se botimi i librit «Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët», që doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim kohët e fundit, ka një rëndësi shumë të madhe, pasi i shërben sqarimit të gjendjes së problemeve, për të cilat po derdhet gjaku i vëllezërve tanë shqiptarë. Me shkrimet, intervistat e bisedat e intelektualëve më të zë të Kosovës, libri shpreh atë guxim të lartë intelektual për deponimin e padrejtësisë e të diskriminimit kombëtar, atë ndjenjë të lartë përgjegjësie për fatet e kombit, atë urtësi me të cilën sugjerojnë zgjidhjen nga kriza. Pafaj e mori fjalën prof. Dhimitër Shuteriqi. Do ta quaja këtë libër, tha ai midis të tjerash, librin e një dhimbjeje të madhe, por edhe të një madhështie trimëri, siç është ky edhe libri i një urtësie të shquar. Të një dhimbjeje të madhe, se, në shkrimet e disa prej intelektualëve më të njohur kosovarë, që ky libër përmbledh, si të Rexhep Qosjes e Ibrahim Rugovës, të Xhekeria Canës e të Agim Vincës, të Ali Aliut dhe të tjerëve shkencëtarë, shkrimtarë, artistë, gjer edhe shkollarë, është një pjesë e historisë tragjike të vëllezërve tanë shqiptarë të Kosovës, e qëndresës së tyre kundër shovinistizmit serb, i cili, edhe tani, rrënohet mbi ta dhe mbi popullin e Kosovës. Ky libër, vazhdoi më poshtë ai, është i mbushur me akte trimërie, siç janë apelat, duke nisur nga ai i 215-tëve, peticionet, protestat, artikujt, intervistat. Shkrimet e tij flasin jo vetëm për tragjedinë, që haq Kosova, por edhe për tragjeditë e Jugosllavisë në përgjithësi, me fjalë të tjera, për përgjakjen në rend të ditës. Është një trimëri jo e zakonshme të flasësh për këto si kosovar, t’i denoncosh. Për këtë, popujt e Jugosllavisë mund t’u jenë veçanërisht mirënjohës shqiptarëve të atjeshëm, si dhe penave të shquara shqiptare të atjeshme. Politikën e dhunës e të gjenocidit kundër shqiptarëve sot e «argumenton» tërësisht akademi në Beograd. Ideologëve të genocidit, fjas­kon dhe turpin ua tregojnë akademikët e intelektualët shqiptarë, që, duke qëndruar në lartësitë e lakmueshme të kulturës e të humanizmit, u tregojnë edhe rrugën e urtësisë dhe të arsyes. Intelektualët kosovarë, vuri në dukje prof. Dhimitër Shuteriqi, u shquan si bij nga më të denjë e më të pasur, që me trimëri dhe me urtësi, u ka bërë ballë gjithë furtunave shumë shekullore. Është e admirueshme jo vetëm për forcën, por edhe për urtësinë e saj, dhe urtësia është forcë, fjala e tyre, drejtuar kolegëve të tyre të Serbisë, që të kërkohet rruga e dialogut e përfilljes me shpirt të gjithë, siç është rrënimtare për të gjithë rruga e mërisë. Plaga e shovinizmit i rrëmon rrënjët Jugosllavisë. Ajo është plagë edhe për vetë Ballkanin, domosdo dhe për Evropën. Zëri i intelektualëve të Kosovës buron nga një zemër aq miradashëse sa dhe e trimë, siç është zemra e shqiptarëve të Jugosllavisë. Duke përfunduar, ai tha se liritë demokratike, liritë kushtetuese, si për të gjithë shtetasit jugosllavë, ia ç’thonë e ja ç’kërkojnë kosovarët. Në fjalën e tij prof. Sofokli Lazri, tha se mua gjithnjë më ka impresionuar trimëria e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, guximi intelektual dhe urtësia e tyre politike, të cilën e treguan edhe në këto ditë tragjike që po kalon Kosova. «Te (Vijon në faqen 3)

ÇFARË E NDIJEK PAS AKORDIN

ZBATIM KONKRET I VENDIMEVE TË PLENUMIT TË 9-të ÇFARË E NDIJEK PAS AKORDIN Zhbllokohen shifrat e plotësimit të detyrave dita-ditës Në portin detar «Enver Hoxha» në Durrës punohet këto ditë me akord për përpunimin e mallrave masive. Përfitime po duken menjëherë. Anijet me ferro-krom, p.sh., më parë futeshin në përpunim në orën 7 të mëngjesit e mund të vazhdonte puna deri në orën 7 të mbrëmjes me ndërresa. Duke u njohur më përpara brigadat e ngarkim-shkarkimit me këtë praktikë pune, me përparësitë e saj, me përfitimet që sjell ajo për ekonominë dhe për punëtorët, nga ana tjetër, duke organizuar më mirë punën, mjaft anije po përpunohen 7-8 orë më shpejt në ditë. Një anije me qymyrgur u përpunua katër ditë para afatit. Kjo kohë e fituar nuk është pak për portin, për flotën detare e tregtare. Siç na thotë kryeinxhinieri i portit Zamir Ramadani, kjo do të ndikojë mjaft në uljen e kontraktalizave dhe në shtimin e stivaleve për anijet e huaja. Pra, valutat më shumë të vjelë në dobi të portit. Për flotën tonë koha e fituar do të thotë të disa rrejse më shumë në det, që përfaqësojnë miliona lekë. 10 ditë». Më parë punëtori realizonte normën e caktuar dhe aq. Kjo normë në vetvete kishte rezerva, madje ishte frenuese, në kuptimin që këtë proces e çonte deri në një muaj, siç thamë. Duke u bërë më i interesuar punëtori, ç’ka e shikon realist edhe në rritjen e pagës së tij, u ljen keto norma. Çfarë përfiton ekonomia? Sipas një llogaritje, vetëm nga mobiljet e hekurshme të domateve, që lehësohet edhe nga serra e riparuar më shpejt, fitimi në vlerë, siç na thanë, është deri 10 për qind më i madh. Nuk është pak po ta theksojmë këtë përqindje në vjeljen e domateve në kohë më të shkurtër, në eksportin e saj më të shpejtë, në sasitë më të mëdha të valutës që siguron nga tregjet e huaja kur e shet atë sa më shpejt, pa folur edhe për rritjen më të madhe të prodhimit. Së dyti, ulen shpenzimet e riparimit. Punëtorët po tregojnë shumë kujdes për ruajtjen e xhamave, sepse kjo ndikon edhe në shpejtimin e punës, rrjedhimisht edhe në pagesën e tyre. Pagesa e një mua- - A mundet të futet në ndërtim puna me akord? - pyesim Hysniun. - Mendoj se fare mirë, - përgjigjet ai. Për këtë u interesuam në ndërmarrjen e ndërtimit. Edhe këtu ka nisur të përdoret kjo praktikë pune. Puna me akord në ndërtim sidomos, jep rezultate mjaft të mira, na thanë në këtë ndërmarrje. Kantieri i ndërtimeve industriale po dallohet, atje u bë edhe një ballafaqim për t’u njohur më mirë me kushtet e punës me akusht e brigadat e ndërtimit. Që ditët e para nga 5 për qind që tejkalohej norma më parë, arrin deri 15-20 për qind. Në objektet të veçanta edhe më shumë. Këtë lindi objektivi që objektet të përfundojnë deri 6 muaj para afatit. Në apartamentet e banimit llogaritë të çojnë në një përfitim kohe një deri dy muaj nga ndonjë brigadë kjo kohë shtohet më tepër. Për punëtorët këto llogari të çojnë në të ardhura më shumë për ta. Këta shembuj tregojnë një për një veprim konkret në zbatimin e vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë, që përcakton qartë se dhe vendosjen e punës me akord, japin edhe një mësim që kjo punë të shtrihet sa më gjerë edhe në sektorë të tjerë të prodhimit në rreth. SOTIRAQ GJORDENI ... të uljen e kontratave dhe në shtimin e stallive për anijet e huaja. Pra, valutë më shumë të vjelën do të thotë disa rejse më shumë në det, që përfaqësojnë miliona lekë më tepër fitim. Po punëtorët? Duke bërë llogarinë ditore, shikohet se ata kanë përfituar mjaft mbi rrogën-bazë dhe shtesa e saj në fund të 15-ditëshit do të jetë edhe më e madhe. Nisur nga kjo, nga mobilizimi më i madh i punëtorëve dhe zbatimi më shpejt i detyrave, ... sion me të madh nga punonjësit për sigurimin e bazës materiale e kjo ka vënë para përgjegjësisë e në pozita të të shëndosha punëtorë administratën. Deri tani nga 18 mijë metra katrorë xham, janë siguruar 11 mijë metra katrorë, ç'ka më parë nuk arrihej kaq shpejt dhe puna vazhdon. Me ritmet e zakonshme riparimi kërkonte një muaj. Tani çdo ditë arrihet një rendiment pune dy deri tri herë më i madh në ditë dhe riparimi arrihet përfundon për

Çdo burim e rrjedhë uji nën kontroll

KUSHTET E MOTIT DIKTOJNË Çdo burim e rrjedhë uji nën kontroll - LUSHNJE - Vitin e kaluar ekonomisë bujqësore në rrethin e Lushnjës bimët e ujitën sipas kërkesave e nevojave që patën. U përdorën rreth 125 milionë metra kub ujë, i cili u sigurua nga ujëmbledhësit natyrorë e me ngritje mekanike. Përvoja e vitit të kaluar po shërben si mësim për ta thelluar e çuar më tej punën për sigurimin e rezervave ujore të bollshme, se nevojat e prodhimit këtë vit janë më të mëdha. Si po punohet konkretisht? Kushtet e motit pa lagështi bëjnë thirrje që kjo detyrë të vlerësohet sa më mirë, se çdo rezervë ujore merr vlera të veçanta ekonomike. Në rreth 32 ujë-

Punët çohen përpara vetëm me njerëz të zotë

— S’ka pse të pritet: të paaftëve t’u gjendet vendi që u takon — Duke ardhur nga plenumin e Komitetit të Partisë të Rrethit, të Dib­rës, shumë komunistë, iu referuan praktikave të këtyre ditëve, pas Plenumit të 9-të të KQ të Partisë. Kjo do të thotë që puna për zbatimin e vendimeve të tij ka filluar. Komunisti Shefqet Kllogjeri solli një shembull nga Bulqiza. Në një organizatë – bazë të një sektori, në mbledhjen e parë të hapur të saj, nga kolektivi i madh i sektorit erdhën vetëm pesë veta. «Pse?» – u shtrua pyetja. Kjo ndodhi, u tha nga disa anëtarë plenumi, nga që ose në organizatë ka formalizëm, ose ndihet disi shpallet me vonesë, ose tematika nuk i tërheq e deri tek orari i papërshtatshëm i mbledhjes. Prandaj u pranua mendimi që në disa organizata-bazë paraprakisht komunistët të debatojnë për përgjegjësinë që kanë në cilësinë e analizave. Këto ditë, u soll një shembull në mbledhje, në Maqellarë, ka dy mendime për një problem: në kooperativë u shtuan sektorët bashkë me ta edhe administrata. Një mendim është për të shkurtuar disa hallka, agronomi të jetë emër për përgjegjës sektor. Si do të vendoset? U tha këtë duhet ta vendosë vetë masa e kooperativistëve dhe e specialistëve në diskutimin e tyre. Le të bëhet si të gjykojnë ata, si t’i bëhet më mirë punës, pa i rënduar ekonomisë. Edhe në diskutimin e Rexhep Gjocit e të tjerëve, pati mjaft mendime për largimin nga vendet drejtuese të njerëzve të paaftë. U kërkua që menjëherë, pa pritur kohën e zgjedhjeve, në ato ekonomi ku ka prapambetje, ose atje ku kryetari i kooperativës apo drejtori i ndërmarrjes ka mbi pesë vjet, ata të dalin para masës dhe qëndrimi i tyre i mëtejshëm në detyrë të vendoset me vota të fshehta. Të tjerë shtuan që kjo të shtrihet edhe në shkollat e mesme e tetëvjeçare, në sektorët e kulturës, ashtu siç u kërkua që të futet menjëherë konkurrimi në disa vende pune. Edhe këtu është hedhur një hap. Bie fjala, rrethi ka mjaft detyra për ndërtimin e objekteve të reja. (Vijon në faqen 2) ... ndime kërkua që menjeherë, objekteve të reja.

Festohet 40-vjetori i krijimit të teatrit «Migjeni»

Në qytetin e Shkodrës u festua dje 40-vjetori i krijimit të teatrit «Migjeni», i cili u ngrit mbi bazën e një lëvizjeje të hershme amatore, duke i shërbyer edukimit ideestetik të masave dhe mobilizimit të tyre për të vënë në jetë mësimet e Partisë dhe të shokut Enver Hoxha. Gjatë këtyre dekadave kjo trupë është dalluar për vënien në skenë më shumë se afër 150 drama e komedive, që janë vlerësuar nga shikuesit, për përmbajtjen e shëndoshë e realizimin me mjeshtëri të tyre. Me rastin e këtij përvjetori, dje pasdite në teatrin «Migjeni» u organizua një mbledhje jubilare, ku merrnin pjesë aktorë, punonjës e veteranë të këtij institucioni, të rinj e të reja dhe të ftuar nga trupat e teatrove të tjerë të vendit. Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Xhemal Dymja, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Bashkim Syka, zëvendëssekretari i Komitetit të Kulturës dhe të Arteve, Çapajev Gjukaj dhe shokë të tjerë. Mbledhjen e hapi drejtori i teatrit «Migjeni», Fejzi Spahia. Në mes entuziazmit të të pranishmëve, letrën e përshëndetjes që Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi kolektivit të teatrit «Migjeni», me rastin e 40-vjetorit të krijimit të tij, e lexoi kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve. (Vijon në faqen 3)

VEPRIMTARI KUSHTUAR 45-VJETORIT TË KRIJIMIT TË BPSH-së

Gjatë këtyre ditëve në prag të 45-vjetorit të krijimit të BPSH-së, në ndërmarrjet ekonomike dhe institucionet e rrethit të Beratit janë zhvilluar veprimtari kushtuar kësaj feste. Veteranët të organizatës së bashkimeve profesionale në rajonin industrial të Qytetit Stalin janë takuar me punëtorët e uzinës së naftës, shpim-kërkimit etj., ku kanë sjellë kujtimet e tyre për grevën e 11 shkurtit të vitit 1936, si dhe kanë folur për përpjekjet e shoqërisë «Puna» për mbrojtjen e të drejtave e përmirësimin e kushteve të punës e të jetës së naftëtarëve. Edhe klasa punëtore e rrethit të Pukës, ka zhvilluar këto ditë takime e biseda me veteranë e heronj të punës socialiste, të cilët kanë folur për rritjen e 45 vjeçare të organizatës të Bashkimeve Profesionale dhe për rolin e saj në edukimin komunist dhe mobilizimin e punonjësve. Me kolektivin e ndërmarrjes së përpunim drurit, në Pukë, u zhvillua biseda «BPSH-levë e fuqishme e Partisë». Në bashkëpunim me klubin e kulturës «Zëri i Kadrës» u dha një montazh muziko-letrar kushtuar arritjeve të sharrëtarëve pukjanë dhe punës së tyre për të vënë në jetë nismat revolucionare. Organizatat e BP në rrethin e Sarandës, këto ditë në prag të festës së 11 Shkurtit po organizojnë më tej veprimtarinë edukuese e mobilizuese me anëtarët për plotësimin e detyrave. Janë zhvilluar ballafaqime me kolektivë e individë të dalluar që tejkaluan objektivat e muaji janar si, në minierën e nxjerrjes së kripës, në ndërmarrjen e prodhimeve artizanale në Delvinë, ndërmarrjen e rritjes së peshkimit në Sarandë etj. Është përgëzuar një nga punëtorët shembullorë i kolektivit të ndërmarrjes bujqësore të Vurgut për të punuar ku do me logjikë të shëndoshë ekonomike, i ndërmarrjes së grumbullim përpunimit të mish-qumështit për afrimin e qendrave përpunuese sa më pranë lëndëve të para etj. (ATSH)

Kryeministri i Turqisë, Jildirim Akbulut pret ministrin e Industrisë së Lehtë, Vito Kapo

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Jildirim Akbulut, priti dje ministrin e Industrisë së Lehtë të RPS të Shqipërisë, Vito Kapo, e cila kryeson delegacionin e RPS të Shqipërisë në sesionin e dytë të Komisionit të Përbashkët shqiptaro-turk për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, industrial dhe teknik. Me këtë rast ministrja Vito Kapo i dorëzoi kryeministrit të Turqisë, Jildirim Akbulut, një mesazh nga kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, të cilin, nga ana e tij, kryeministri i Turqisë, i thotë për një vizitë zyrtare pune në Shqipëri. Kryeministri i Turqisë, Jildirim Akbulut, e pranoi ftesën me kënaqësi dhe nënvizoi se me dëshirë do ta vizitojë Shqipërinë. Në pritje e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u vlerësuan arritjet e deritanishme në fushën politike, ekonomike e në fushë të tjera me interes të ndërsjellë dhe u theksua se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve të dy popujve janë të vendosura të çojnë më përpara, gjë që është në dobi të paqes e stabilitetit në Ballkan. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Republikën e Turqisë, Nesip Kaci. (ATSH)

Ministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e Laosit

Dje ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë Khamphct Phengmuong lidhur me paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale, kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia. (ATSH)

Drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s pret kryetarin e Komitetit të Kulturës dhe Arteve të Shqipërisë

Drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, japonezi Ko-s, Federiko Major, priti dje kryetarin e Komitetit të Kulturës dhe Arteve të RPS të Shqipërisë, Alfred Uçi, me të cilin zhvilloi bisedë miqësore. Gjatë takimit u fol për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe UNESKO-s në fushën e kulturës, arsimit dhe të shkencës. Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë pranë UNESKO-s, Ksenofon Nushi. (ATSH)

Simpozium shkencor për ullirin

Nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ministrisë së Industrisë Ushqimore, Dhoma e Tregtisë e RPS të Shqipërisë, Instituti i Lartë Bujqësor në Tiranë dhe Instituti i Ullirit dhe Agrumeve në Vlorë, në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Shkencore për Ullirin në Kozenca të Italisë, organizuan Simpoziumin shkencor shqiptaro-italian për ullirin, nga data 5-7 shkurt në një nga mjediset e Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës. Merrnin pjesë specialistë të kultivimit dhe të përpunimit industrial të ullirit, studentë dhe pedagogë, punonjës të institucioneve kërkimore-shkencore dhe të ekonomive bujqësore nga rrethe të ndryshme të vendit etj. Gjithashtu merrnin pjesë specialistë ... (Vijon në faqen 2)

Ekspozitë kombëtare me punime të pionierëve

Dje në një nga mjediset e Pallatit të Pionierëve në Enverit në kryeqytet u hap ekspozita kombëtare me 600 punime të më të mirat e anëtarëve të rretheve të natyralistëve të vendit e të duarve të shkathta, nga 24 rrethe të vendit. Në të janë paraqitur punime në bakër e sigurat të pionierëve të Tiranës. (Vijon në faqen 2)

Afroviti Seiti është ndër punëtoret më të dalluara në repartin e tismas-llastikut të NPV-së së Gjirokastrës. (Foto: A. Bodinaku-ATSH)