NË ZBATIM TË VENDIMEVE TË PLENUMIT TË 9-të
— KUALIFIKIMI, NORMAT E PAGAT NË TRIKOTAZHIN E KORÇËS. —
Në ndërmarrjen e trikotazhit Ibrahim Karamuço është kuadër i vjetër në kombinatin e trikotazhit në Korçë. Kohët e fundit ai iu besua detyra e drejtorit të tjerrtores. Me përvojën e vet dhe, si të gjithë, me aftësitë e mira të komunikimit me punëtorët, u vlerësua si një kuadër që mund t’i dalë për zot barrëve të vështira e për ta vënë këtë sektor të prapambetur në pararojë.
— Sa është i saktë ky gjykim, — tha atë ai, — unë nuk di si të them. Por për këtë periudhë po e ndiej veten, të them të drejtën, në pozitë të vështirë jo aq me drejtuesit e kombinatit, sesa në marrëdhënie me vetë punëtorët.
Ç’donte të thosh ai me këtë mendime?
— Njerëzet e një makina sot në tjerrtore qëndrojnë mbyllur pa dhënë prodhim për mungesë të masave të duhura. 3. Për mosdëgjimin e avullit në parametrat e caktuar është prishur teknologjia e prodhimit. Nga ky faktor në linjën e përpunimit të fillit me përzierje pambuku e poliestër brenda peshëditëve të shkurtit, u krijua një deficit 30 për qind. 82 punëtorë që janë me banim në qytetin e Maliqit janë shmangur nga ndërresa e tretë dhe e katërt për mungesë të transportit. Përgjindja e ndalesave në makineritë e tjerrjes për shkak të vjetërsisë së tyre shkon 7 deri në 10 për qind.
Drejtori i tjerrtores nuk na i përmendi këto për t’u shfajësuar. Përkundrazi. Po si t’u argumentoje këto punëtorëve? Masuret prodhohen në vend, në kombinatin e drurit “Misto Mame”, avulli në TEC-in e Korçës, punëtorët nga Maliqi, qofshin edhe me një autobus të vogël 30-vendësh, do të mund të vinin e iknin në kohë pa e thyer disiplinën. Ririmi i makinerisë në tjerrtore duhej të fillojë pa vonesë, por nuk është normale që uzina e kombinatit të tekstileve në Berat dërgon 40 për qind të sasisë së pjesëve të ndërrimit të planifikuara. Janë këto arsye që e bëjnë këtë kuadër sa më turp, aq edhe të “ndrojtur” për të hyrë në debate, se me punëtorin nuk mjafton vetëm të pohosh se plotësimi i planit është ndër detyrë, nuk mjafton të moralizosh me parulla dhe thirrje entuziaste. Oratoria zbehet menjëherë që nga casti kur punëtori pa shumë llafe të thotë: «Më krijo kushtet për punën», aq më tepër kur shkaqet e të metave i ka para syve.
Po e shohim problemin pak më gjerë. Si do ta rritim interesimin që punëtorët e reja të vijnë pa ngurrim në këtë sektor? Pra, me ç’argumente u drejtohemi atyre?
Disa masa që janë marrë, të konkretizuara dhe në vendime përkatëse, si ulja e moshës së punëtorëve në tjerrje për të dalë në pension nga 55 në 50 vjeç, shtimi i pagës deri 10 për qind pas mbushjes 10 vjet në punë etj., kanë ndikimet e tyre. Megjithatë a është bërë gjithçka? Tani pas Plenumit të 9-të kërkohet thellim në organizime të reja, në forma të reja shpërblimi, ku të veçohet i përparuar dhe të nxiten të gjithë për rritjen e prodhimit. Konkretisht: në kushtet kur krijohen kapacitete të lira, një punëtor mund ta rritë frontin e shërbimit deri në dy makina duke prodhuar dyfishin e sasisë. Në raste të tilla, na thanë punëtorët Rajmondë Bejkaj dhe Myzafere Meçe, ne paguhemi me një shtesë page deri një kategori. Interesimi ynë në këtë formë nuk është i ndjeshëm. Cili është mendimi? I vlen të futet pagesa për njësi prodhimi. Kështu nëse një punëtore tjerrjeje jep dy herë më shumë prodhim, të paguhet po dy herë më shumë dhe shoqet që vetëm plotësojnë normën.
Proceset e tjerrjes, nuk janë të lehta e nuk përvetësohen menjëherë. Por me organizimin e sotëm të duket se ato i zmadhojmë.
(Vijon në faqen 2)
Artikuj të rinj industrialë për tregun
Fryte të mendimit novator
— DURRËS —
Ndërmarrjet prodhuese të rrethit kanë programuar detyra më të mëdha këtë vit për plotësimin e nevojave të popullit me artikuj të ndryshëm industrialë. Puna ka filluar. Mjaft mirë janë pritur nga konsumatorët shqiptarë e rinj të prodhuar në NPV. Janë të modeleve të ndryshme, të qupara me shije. Në UEM ka përfunduar prodhimi eksperimental i ventilatorëve dhe hekurit me energji elektrike. Së shpejti ato do të hidhen në prodhim të gjerë. Janë dy artikuj që kërkohen nga konsumatorët. Në fabrikën e gomës është ngritur një linjë për prodhimin e këpucëve të sportistëve, dhe këto ditë do të hapet një ekspozitë me modele të reja këpucësh për të marrë mendimet e vërejtjet e konsumatorëve, ndërmarrjeve tregtare etj. Mendohët të prodhohen këpucë verore, këpucë edhe me veshje lëkure, çizme me ngjyra, 3 lloj këpucësh tenisi. Pra, edhe pse ndërmarrje e madhe prodhuese për artikuj të industrisë së naftës, bujqësisë etj. këtu po gjenden rrugë që të prodhojnë sa më shumë edhe artikuj të rinj për popullin.
Artikuj të rinj industrialë për tregun
— DURRËS —
26 artikuj të rinj kanë planifikuar të prodhojë sivjet për eksport, por edhe për tregun e brendshëm punonjësit e ndërmarrjes qilimave në Kavajë. Kështu, do të hidhen në treg modele të reja qilimash, sixhadesh e artikuj prej briri. Në NPA do të bëhen prodhime prej druri me veshje karakteristike e shporteri të llojeve të ndryshme. Gjithashtu, ndërmarrja e prodhimit të materialeve zbukuruese të ndërtimit në Kavajë, do ta zgjerojnë sivjet edhe më shumë prodhimin e artikujve për treg, siç janë ato me karakter zbukurues, por edhe funksionale prej alabastre, mermeri e balte. Do të shtohet këtë vit sasia e prodhimit të divanëve me sfungjer nga fabrika e orendive. Në ndërmarrjen e konservave po përgatitet një lloj kremi ushqimor. Por me që kemi, nga ndërmarrjet e këtij sistemi ka mundësi të bëhen më shumë prodhime të reja, sidomos për fëmijët. Këto ishin vetëm një pjesë e artikujve të rinj industrialë për tregun, i cili këtë vit do të ketë më shumë lloje e me cilësi më të mirë.
SOTIRAQ GJORDENI
Tragjedi Fierë-Koman bën rrugë bosh
— VËZHGIM —
Na ka rënë rasti ta bëjmë shpesh rrugën Koman-Fierë me tragetin e ri që u përurua vitin e kaluar. Përveç transportit të udhëtarëve, ky traget u ndërtua veçanërisht për të shmangur transportin e mallrave dhe kalimin e automjeteve nga rruga tradicionale e Qafë-Malit. Duket dobia e transportit të mallrave me tragetin e ri: kursim kohe, karburanti, pjesësh ndërrimi, gomash etj. Po çfarë po ndodh realisht? Trageti i ri nuk po shfrytëzohet sipas mundësive dhe qëllimit për të cilin u ndërtua. Po bëhet të shpeshta rastet kur trageti merr rrugën e liqenit me një e dy automjete, kur kapaciteti i tij është për 6 automjete me ngarkesë. Po të ndodhë kjo? Përgjegjësi i sektorit të transportit ujor në Bajram Curri, Zenel Nabolli, thotë:
— Për transportin e mallrave në traget ne kemi plan shtetëror, i cili është i shoqëruar me kontratat përkatëse. Ne kemi detyrë të transportojmë çdo ditë 156 tonë mallra nga Dushaj në Koman dhe 130 tonë mallra në kthim. Në vajtje transportojmë automjete me krom, kuarc, lëndë druri; kurse në kthim (Vijon në faqen 2)
Tregtia kooperativiste ka gjetur interesa në qytet
— INTERVISTË E PËRGJEGJËSIT TË SEKSIONIT TË BUJQËSISË NË KOMITETIN EKZEKUTIV KP TË RRETHIT TË SHKODRËS, HAKI MILLA, DHËNË KORESPONDENTIT RIFAT DAJTI —
— Rrethi i Shkodrës vitin që shkoi fitoi një përvojë të mirë në tregtinë kooperativiste në fshat e në qytet. Konkretisht, ç’mund të na thoni për këtë?
— Edhe pse 1989-ta ishte viti i parë i daljes së tregtisë kooperativiste në qytet, duhet thënë se kooperativat bujqësore dhe NB-të ngritën në qytet 13 njësi tregtare dhe 7-8 pika ambulante për tregtim mallëra që ...
... janë dalluar kooperativat bujqësore të Koplikut, Bushatit dhe Velipojës.
Krahas kësaj, ekonomia bujqësore kanë bërë një punë të mirë për të ngritur nivelin e tregtimit të prodhimeve ushqimore e jo ushqimore në fshat, duke siguruar një furnizim më të mirë të anëtarëve të kooperativave dhe punëtorëve të NB-së. Plani i qarkullimit të mallrave me para në ...
Dedajve, Hajmelit, Dajçit e Zagorës.
— Sa do të zgjerohet tregtia kooperativiste në fshat e në qytet për vitin 1990?
— Vec 13 ekonomive bujqësore që kishin njësitë e tyre të tregtimit të përhershëm në qytet, këtë vit po marrin masa që vetë ekonomitë, me ndihmën e komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, të rritin numrin e njësive në qytet. Gjashtë ekonomi bujqësore ...
në Plenumin e 9-të janë shumë të mëdha, pra jemi në fillimin e punës.
Po kështu me rritjen e prodhimit industrial në fshat, si prodhim tullash, gëlqereje, fshesash dhe përpunimin e produkteve bujqësore, do të ketë një gjallërim të tejmëshem të tregtisë në fshat dhe në qytet. Këtë mbështetet dhe rritja e qarkullimit të mallrave me para në dorë. Është parashikuar
DO TË MBAHET NË TIRANË MBLEDHJA PËRGATITORE PËR TAKIMIN E MINISTRAVE TË ENERGJETIKËS TË SHTETEVE TË BALLKANIT
Në kuadrin e veprimtarive të ballkanikëpunimit ballkanik nga 15-16 shkurt 1990 do të mbahet në Tiranë një mbledhje përgatitore për takimin e ministrave të Energjitikës të vendeve ballkanike.
Në këtë mbledhje do të shkëmbehen mendime mbi drejtimet kryesore të bashkëpunimit shumëpalësh ballkanik në fushën e energjetikës dhe do të shqyrtohen në takim e ardhshëm tematika e çështjeve që do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm të Ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit, i cili do të mbahet në Shqipëri. (ATSH)
Veprimtari me rastin e 45-vjetorit të krijimit të BPSH
- TIRANË -
Me rastin e 45-vjetorit të krijimit të organizatës së Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, sot pasdite Këshilli i BP të rrethit të Tiranës dhe Muzeu “Enver Hoxha” organizuan në një nga mjediset e këtij muzeu një takim festiv.
Merrnin pjesë veteranë e veprimtarë të kësaj organizate, punëtorë të dalluar të ndërmarrjeve të ndryshme ekonomike etj.
Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Pirro Koni dhe shokë të tjerë.
Për rëndësinë e kësaj ngjarjeje, për sukseset me të cilat e pret atë klasa punëtore e kryeqytetit, për nismat dhe planet që janë ndërmarrë në këtë vit të fundit të pesëvjeçarit të tetë, foli kryetari i Këshillit të BP të rrethit, Aristidh Theka.
Gjatë takimit u bënë intervista me punonjës të dalluar, si dhe u dha një program artistik me këngë, recitime e valle interpretuar nga artistët amatorë të pallatit të kulturës “Ali Kelmendi”.
- QYTETI-STALIN -
Me rastin e 45-vjetorit të krijimit të organizatës së BPSH-së, këshilli i bashkimeve profesionale të rrethit të Beratit organizoi një sallë në kinemanë “10 tetori” në Qytetin Stalin një mbasdite tematike. Veç natyrisht veteranë merrnin pjesë dhe punonjës.
(Vijon në faqen 3)
SHBA: SYNIME PËR MODERNIZIM USHTARAK
Në Kongresin amerikan po vazhdon një debat për mundësinë e pakësimit të shpenzimeve ushtarake.
Kërkohet shifra 306,9 miliardë dollarë për buxhetin ushtarak amerikan të këtij viti, rikan të pesojë ulje të konsiderueshme. Këtë e kundërshton presidenti Bush, i cili deklaron se “prirja botërore drejt demokracisë është produkt i forcës së armatosur të Amerikës”. Ai e argumenton ruajtjen e këtij buxheti dhe modernizimin e arsenalëve strategjike me “nevojën për të frenuar një luftë tërësore dhe konfliktet lokale në kushtet e reja”. Duke mbështetur këtë pikëpamje, gjenerali amerikan e kryekomandant i NATO-s, Galvin, kërkonte para dhe modernizimin e arsenaleve bërthamore të përqendruara në Evropë, si raketat “SRAM-T” apo ato “Lans”, që mund të përfshihen në buxhetin ushtarak amerikan po qe se kundërshtohen nga vendet evropiane-anopërendimore. Po në të njëjtën ditë, kur agjencitë TASS dhe AS PRESS njoftojnë përgatitjen e kushteve nga Shën Varnaxe e Bejkeri për shkurtimin e arsenaleve konvencionale e strategjike të SHBA e BS, Bushi u shpreh se: “Lorenc Livermor” (që studiojnë luftën e yjeve) do të përgatitin sa më parë sistemet e mbrojtjes strategjike antiraketare, sepse edhe Moska po i ruan forcat sa s’i bartë morale. Një kërkesë e tillë synon që buxheti ushtarak amerikan rikan të ruaje parametrat e deritanishëm për të përballuar shpenzimet e ardhshme. Kësisoj rreziku bërthamor për Evropën dhe për rajone të tjera nuk zvogëlohet, por mbetet i pranishëm qofte dhe me propozimet e bëra deri tani nga SHBA e BS. Madje forcat strategjike, ashtu siç argumentohet, modernizimi i tyre, do të bëhen mjet presioni kundër popujve.
POSTA E KORRESPONDENTËVE TANË
TË JEMI KURDOHERË LUFTËTARË TË SHQUAR PËR ATDHEUN E SOCIALIZMIN
Dje, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet u mblodh plenumi i Komitetit Qendror të BRPSH-së, i cili diskutoi për punën e bërë dhe detyrat që dalin në dritën e ndryshimeve të plenumeve të 8-të dhe të 9-të të KQ të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia.
Merrnin pjesë edhe sekretarë të komiteteve të Rinisë të rretheve e të njësive ushtarake, të ftuar nga dikasteret, organizatat e tjera të masave, organet e shtypit, veprimtarë të organizatave të rinisë etj.
Merrte pjesë gjithashtu anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Foto Çami.
Mbledhjen e hapi sekretarja e KQ të BRPSH-së, Mimoza Jazo. Raportin “Të jemi kurdoherë luftëtarë të shquar për Atdheun e socializmin”, e mbajti sekretari i parë i KQ të BRPSH-së, Lisen Baçi. Në raport dhe në diskutimet e pjesëmarrësve u theksua se pas në organizatat e rinisë ka një gjallërim të debateve dhe e diskutimeve të lira për thellimin e mëtejshëm të demokracisë socialiste të masave. Të rendi ynë socialist rinia jonë gjen të mishëruara dëshirat, idealet dhe aspiratat e saj, ndaj për rininë dhe organizatën e saj të BRPSH-së, të lidhur si mishi me kockën me popullin dhe Partinë, u tha në Plenum, përvetësimi i teorisë marksiste-leniniste mbetet faktor themelor për konsolidimin e bindjeve të qëndrueshme për socializmin dhe për përparimin e mëtejshëm të kësaj socialiste. Detyrë themelore e organizatës së BRPSH-së është dëshira e ndjeshme për punës konsolidimin e mëtejshëm të bindjeve të rinisë për vitalitetin dhe epërsitë e rendit tonë socialist.
Organizatat e rinisë, u theksua, të mbështetura më mirë, nismat dhe lëvizjet revolucionare, siç janë ato për rritjen e efektivitetit të prodhimit e të shpenzimeve, për shpejtimin e afateve të ndërtimit të veprave, për përmirësimin e vazhdueshëm të furnizimit të popullit me produktet bujqësore e blegtorale, për të realizuar e tejkaluar me çdo kusht prodhimet për eksport etj. Më shumë të ndjehet roli i rinisë, veçanërisht, në aksionet e saj të mirëfillta.
Më mirë se deri tani, theksoi plenumi, të përfshijmë rininë në lëvizje ideologjike e në luftën klasore, kundër reaksionit imperialisto-revizionist, shfaqjeve të huaja e mbeturinave të vjetra. Këtë punë kërkohet ta bëjnë me urtësi, maturi e argument shkencor. Detyrë e rëndësishme e BRPSH-së, theksoi plenumi, mbetet edukimi atdhetar i rinisë. Koha kërkon që në institucionet kulturore të traditës të bëhet një punë më e hapur e pranë rinisë.
Duke folur për detyrat që shtroi aktualisht Partia dhe shoku Ramiz Alia në plenumin e 8-të dhe të 9-të të KQ të Partisë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të demokracisë së masave, u tha se BRPSH-ja ka qenë dhe mbetet një organizatë e fuqishme për zgjërimin e saj në radhët e brezit të ri e në tërë jetën e vendit. Zgjerimi i demokracisë në radhët e brezit të ri, u theksua në Plenum, kërkon që organizata e rinisë, më mirë se deri më sot të bëhet një jetë e trajtimit të tërë problemeve që ka vendi dhe për të cilat është e interesuar rinia. Për këtë, organizatat e forumet e rinisë të zgjedhura gamën e tematikave të tyre, për t’u afruar sa më shumë botës dhe interesave të rinisë. Ngritja e nivelit arsimor e kulturor të rinisë, emancipimi i gjithanshëm i saj, kërkon që BRPSH-ja të bëhet shokë e debat dhe diskutimeve të lira për të tera problemet e jetës e të veprimtarisë shoqërore. Organizata e BRPSH-së në çdo kohë duhet të jetë tribunë e mendimit të lirë të rinisë. Përmbushja në praktikë e mendimit të lirë e të përparuar të rinisë, kërkon iniciativën e vetëprimin e parreshtur të saj. Zgjerimit të demokracisë socialiste në radhët e rinisë i shërben edhe pjesëmarrja më e gjerë e brezit të ri në jetën politike të vendit. Rritjes së rolit të organizatës së rinisë dhe demokratizimit të saj, do t’i shërbejnë edhe përmirësime e ndryshime në procedurat e pranimeve në organizatën e rinisë e në parti, përmirësimi i strukturës organizative, sidomos i organizatave të rinisë në fshat. Në zbatimin të vendimeve të Plenumeve të 9-të të KQ të Partisë dhe në praktikën e emërimeve të instruktorëve të rinisë, të zgjedhjes e të kohëzgjatjes të zgjedhurit në forumet e BRPSH-së të rajoneve, rretheve e në forumet qendrore duhen bërë përmirësime.
Në plenum u fol edhe për punën e bërë dhe detyrat, për të rritur kujdesin e preokupacionin për arritjen e rininë. Pas plenumeve të 5-të të KQ të Partisë, u futën në traditën e rinisë plot veprimtari si: “Java e talenteve të reja”, “Muaji i shkencës”, “Të dielat e pranverës”, “Muaji i librit”, “Grupet turistike rinore” etj. që bashku me veprimtari sportive e në natyrë, brigadat kulturore etj., që e kanë pasuruar së tepërmi jetën kulturore dhe argëtimin e rinisë. Propozime të shumta ka bërë rinia për t’i dhënë një hop punës së organizatës së rinisë për (Vijon në faqen 2)
- ambulante për tregtimin me shumicë e pakicë të prodhimit të bostonit e të frutave. Këto krijuan një xhiro prej 2 milionë lekësh. U tregtuan 6200 kv perime, 1600 kv fruta, 45 mijë kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore, sipatate, mish, pije etj. me vlerë 400 mijë lekë.
Këto prodhime që i shitën qytetit kanë dhënë tepër, pas zbatimit të kontratave me ndërmarrjet tregtare, si NTU e frigoriferin, NTSH - 1, e 2, si dhe nga prodhimi i disa o-borreve kooperativiste, prodhimeve të cilave u dorëzuan pas plotësimit të nevojave të veta. Për një punë të mirë në shërbimin e rinisë, kërkon që BPRSH-ja e rinisë. punës së organizatës së rinisë për
NE KËTË NUMËR
● U MBLODН PLENUMI I KOMITETIT QENDROR TË BRPSH-së (f. 1-2).
● DEBATI: CILI ËSHTË MENDIMI JUAJ PËR KONKURRSET (f. 3).
● RRETH NGJARJEVE NË KOSOVË (f. 4).