11/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 shkurt 1990

ORGANIZATE MASIVE DHE MILITANTE

Organizata luftarake e Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë mbushi 45 vjet të veprimtarisë së saj. Në tërë këto vite ajo ka qëndruar përkrah Partisë dhe në udhëheqjen e saj ka marrë pjesë aktive e ka kryer detyra të rëndësishme për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e fitoreve të revolucionit. Ajo është bërë një organizatë e dashur jo vetëm për klasën punëtore, por për mbarë Shqipërinë tonë socialiste. Bashkimet Profesionale të Shqipërisë janë vepër e Partisë dhe e shokut Enver Hoxha. Me krijimin e tyre vetëm dy muaj e gjysmë pas Çlirimit të vendit, u zbatua mësimi leninist se ato nuk janë vetëm historikisht të domosdoshme, por edhe një organizatë historikisht e pashmangshme e klasës punëtore. Në kushtet e reja të krijuara pas Çlirimit, kur filloi zbatimi i programit revolucionar të Partisë për ndërtimin e socializmit, krijimi i Bashkimeve Profesionale ishte një kërkesë e ngutshme e kohës. Ato trashëguan traditat më të mira revolucionare të klasës punëtore shqiptare, e cila me idealin e luftës për liri që i brumosi Partia, me besimin se me luftë, me sakrifica e me gjak Shqipëria do të çlirohej e ajo do të bëhej zot i fateve të veta, u fut në rrugën e revolucionit dhe fitoi, vendosi pushtetin popullor dhe në krye të gjithë masave punonjëse i hyri punës e luftës ndërtimtare për ta bërë Shqipërinë vend të lirë të njerëzve të lirë. Misioni i klasës punëtore në revolucion dhe në transformimin socialist të vendit ka qenë dhe mbetet me rëndësi të dorës së parë. Një mision historik. Për ta ngritur klasën punëtore në lartësinë e këtij misioni, kontribuut të shquar kanë dhënë dhe japin edhe profesionale,-theksoi shoku Ramiz Alia në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BPSH,-përcaktohen nga pozita e kontributi i vetë klasës punëtore, që është forca vendimtare e ndërtimit socialist. Prandaj, ashtu siç kanë marrë përmasa të reja sociale e cilësore objektivat e ndërtimit të të mbrojtjes së shoqërisë socialiste, të zhvillimit të prodhimit e të veprimtarive të tjera shoqërore, ashtu siç rriten roli dhe forca vepruese e klasës punëtore, rritet edhe pesha e rëndësia e detyrave të organizatës së saj të bashkimeve profesionale». Tani klasa punëtore është përfshirë në një veprimtari të gjerë e punë të vrullshme për zbatimin e vendimeve të Plenumit të 8-të e të 9-të të KQ të Partisë. Vendi ynë po jeton një fazë përparëse të bazës ekonomike dhe të demokratizimit të vazhdueshëm të jetës shoqërore. Ai po hyn në një stad të ri të zhvillimit. Situatat ndërkombëtare, kur pas ngjarjeve në Evropën Lindore është ndërmarrë e po vazhdon një sulm i gjithanshëm kundër socializmit, e bën edhe më të shprehtë detyrën për të çuar përpara me sukses ndërtimin socialist të vendit. Në këtë rrafsh ngjarjesh e zhvillimesh dalin edhe më të qarta detyrat e bashkimeve profesionale për të rritur rolin dhe veprimtarinë e masave, për të gjallëruar forcat lëvizëse të socializmit e për të mbyllur çdo shteg që mund të çojë në deformimin e vlerave të tij të formume. Bashkimet profesionale kanë detyra të mëdha e luajnë rol të rëndësishëm për forcimin e pushtetit të klasës punëtore, për mbrojtjen e vijës socialiste, për shfaqjen e çështjeve të shoqërisë së re, fuqizimin e ekonomisë kombëtare, në mbrojtje të interesave të socializmit. E devotshme dhe besnike deri në fund ndaj vijës së Partisë. Me energji të pashtershme krijuese. Vënia më mirë në lëvizje e tërë kësaj force do t’i sillte të mira edhe më të mëdha socializmit, do ta bënte edhe më të begatë jetën tonë e më të fortë atdheun socialist. Bilanci i sukseseve të mëdha të arritura në 45 vjetët e veprimtarisë së bashkimeve profesionale, sjell edhe bindjen e thellë të mundësive të reja që duhen vënë në lëvizje. Këto mundësi qëndrojnë te përpjekja e socializmit dhe te entuziazmi i njerëzve tanë. Mendimi i Partisë dhe vullneti i popullit, vullneti i klasës punëtore, janë në unitet të plotë. Këtu e ka burimin e forcës edhe organizata e bashkimeve profesionale. Detyrat që shtrohen koha nuk janë të lehta. Përvoja është e pasur, por duhet ngritur në nivele të reja. Vrulli revolucionar të masave, iniciativës së tyre, shpirtit krijues e novator të klasës i kundërvihen burokratizmi. Kundër kësaj dukurie gërryese e degjeneruese edhe më shumë duhet të luftojnë bashkimet profesionale duke ngritur kudo armën e fuqishme e të pazëvendësueshme të kontrollit të masave, veçanërisht të kontrollit punëtor. Luftën për forcimin e pushtetit popullor, për lartësimin e fitoreve socialiste klasa punëtore me organizatën e vet nuk mund ta zhvillojë me sukses pa vendosur kontroll të rreptë, mbi këdo e mbi çdo gjë. Atje ku kalon kontrolli punëtor duhet të fryjë era e shëndoshë e demokracisë socialiste. Në shkollën e madhe të kontrollit punëtor, organizata e bashkimeve profesionale ka mundësi të mëdha që të edukojë e të mësojë punëtorët të kontrollojnë e të drejtojnë, të mbrojnë pavarësinë e punëtore në lartësinë e këtij misioni, kontribut të shquar kanë dhënë dhe japin edhe Bashkimet Profesionale, me tërë veprimtarinë e tyre edukative, ideologjike, politike e shoqërore. Ato kanë luajtur një rol të madh në drejtimin dhe zhvillimin e vendit, kanë vepruar fuqishëm si faktor politik, edukativ dhe organizativ për mobilizimin e energjive krijuese të punëtorisë e të shtresave të tjera të inteligjencies në shërbim të përparimit material e shoqëror dhe të begatimit të vendit. «Vendi dhe roli i bashkimeve tij të fuqishme. e vijës socialiste, për shfaqjen e përçesive të shoqërisë së re, fuqizimin e ekonomive kombëtare dhe veçanërisht për sigurimin e pavarësisë ekonomike dhe politike të atdheut. Kërkesa e Partisë që edhe bashkimet profesionale të përfshihen në mirë e atmosferën revolucionare të kohës, është më aktuale se kurrë. Çdo qëndrim në vend, çdo qëndrim vetëkënaqësie, formalizmi apo rutine, do ta zbehtë shpirtin luftarak të kësaj organizate masive e militante. Ajo ka në radhët e saj 840 mijë anëtarë, 700 mijë prej të cilëve janë punëtorë. Një armatë e fuqishme punëtore. ... mbi të mbrojnë pastërtinë e rendit tonë, të mbrojnë pronën socialiste e moralin proletar. Çdo festë e jona është e bukur jo vetëm nga bilancet optimiste që bëjmë, por veçanërisht nga vështrimi që hedhim në të ardhmen. Vendimet e Plenumit të 9-të po shërbejnë si një burim i madh frymëzimi për klasën punëtore e gjithë masat punonjëse, që ato ta thonë fuqishëm fjalën e tyre për të gjitha problemet e ndërtimit socialist të vendit.

Mirëseardhja e popullit të Korçës

Dje pasdite populli i qytetit të Korçës priti me dashuri veteranë e veprimtarë të Bashkimeve Profesionale, të cilët erdhën këtu nga të gjithë rrethet e vendit për të marrë pjesë në festimet e 45-vjetorit të krijimit të BPSH-së. Për të marrë pjesë në këtë festë të klasës punëtore dhe të mbarë punonjësve të vendit erdhën këtu edhe anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë shokët Besnik Bekteshi, Pali Miska e Rita Marko, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Pilo Peristeri, presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, Sotir Koçollari, si dhe kuadro drejtues të organizatave qendrore të masave etj. Ata u pritën nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Korçës, shoku Vangjel Çërrava, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Krastafillaku e shokë të tjerë. Me këtë rast në sheshin e teatrit «Andon Z. Çajupi» të qytetit u dha premiera e estradës profesioniste «Humor e këngë - 1990». Të ftuarit në këtë festë e kaluan darkën të gëzuar në familjet e banorëve të qytetit të Korçës. Sipas ATSH-së

BPSH (Fotopllakat nga Niko Xhufka)

NDERIM PËR PUNËN, NDERIM PËR KLASËN

REPORTAZH Në një nga këto ditë në prag feste… Në një nga këto ditë në prag feste bisedonim me kryetarin e Ymer Peca: «Furra e emalimit ka vazhdimisht defekte, gati çdo ja-

Shoku Ramiz Alia i dërgon telegram urimi presidentit të Republikës Islamike të Iranit

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Akbar Hashem Rafsanjani: Me rastin e festës kombëtare të Iranit, kam kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’ju dërgoj juve përshëndetjet e sinqerta dhe popullit mik iranian urimet më të mira për lumturinë e tij dhe përparimin e begatinë e vendit. Shprehen bindjen se marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Iranit do të zhvillohen paparë në interesin e të dy popujve tanë. (ATSH)

TIRANA – 70 VJET KRYEQYTET

70 vjet më parë, me vendim të Kongresit të Lushnjës, Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë. Sot, ajo është qendra më e madhe politike, administrative, ekonomike, kulturore dhe shkencore e vendit. Tirana - qyteti Hero i Popullit, ka industri shumëdegëshe, me afro 200 ndërmarrje e kombinate, ku punon një e gjashta e klasës punëtore të vendit dhe jep një të gjashtën e prodhimit shoqëror në shkallë Republike. Ajo zë vendin e parë për prodhimin në industrinë mekanike, në industrinë e qymyrit, në industrinë e lehtë dhe atë poligrafike etj. Në Tiranë ndodhet Universiteti «Enver Hoxha» me 8 fakultete, dhe funksionojnë 118 shkolla tetëvjeçare dhe 59 shkolla të mesme etj. Këtu ushtrojnë veprimtarinë e tyre Akademia e Shkencave, 48 institute kërkimore e shkencore etj. Zhvillim të madh kanë marrë muzika, artet figurative, teatri, kinematografia etj. Punonjësit e kryeqytetit në (Vijon në faqen 3)

U kthye nga Turqia delegacioni qeveritar ekonomik shqiptar

Dje u kthye në Atdhe nga Turqia delegacioni qeveritar ekonomik shqiptar, i kryesuar nga ministrja e Industrisë së Lehtë, Vito Kapo, i cili mori pjesë në punimet e sesionit të dytë të Komisionit të Përbashkët shqiptaro-turk për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, industrial e teknik. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Niko Gjyzari, drejtor drejtorie në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andon Berxhohi dhe shokë të tjerë. Kishte dalë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Turqisë në RPS të Shqipërisë, Teoman Surenkok. (ATSH)

Shoku Adil Çarçani i dërgon telegram urimi kryeministrit të Bullgarisë

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, i dërgoi këtë telegram urimi kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Bullgarisë, Andrej Lukanov: «Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Bullgarisë, ju shpreh urimet e mia më të mira për suksese në detyrën tuaj të rëndësishme. Përfitim nga rasti të uroj zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit miqësor midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, në dobi e të dy popujve tanë dhe të paqes në rajon». (ATSH)

SHOKU ADIL ÇARÇANI I DËRGON TELEGRAM KRYEMINISTRIT TË TURQISË

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, i dërgoi këtë telegram kryeministrit të Republikës së Turqisë Jildirım Akbulut: «Me kënaqësi të thellë mësuam për aksidentin e rëndë që ndodhi në minierën e qymyrgurit të Merzilo-nit, ku humbën jetën një numër i madh minatorësh. Në emër të popullit dhe të Qeverisë shqiptare si dhe në emrin tim, i shprehim Qeverisë turke dhe popullit vëlla ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të rëndë». (ATSH)

Shkëmbëhen urime me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vietnamit

Me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis RPS të Shqipërisë dhe RPS të Vietnamit, ministrat e Punëve të Jashtme Reis Malile dhe Nguyen Ko Thac shkëmbyen telegrame urimi. Në këto telegrame shprehet kënaqësia për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve e të bashkëpunimit miqësor midis të dy vendeve si dhe dëshira për forcimin e gjithanshëm të tyre në të ardhmen në fushën e ndërsjellë me interes të ndërsjellë. (ATSH)

NDËRIM PËR PUNËN, NDËRIM PËR KLASËN

(Fotopllakat nga Niko Xhufka) (Sipas ATSH-së) me kryetarin e këshillit të bashkimeve profesionale të rajonit numër 3, në Tiranë, Agon Papuli, për përmasat e klasës punëtore të këtij rajoni, për rritjen e saj, nivelin e lartë, aftësitë, talentin. Disa nga shifrat që na dha Agroni nuk mund të mos zgjojnë mendime: vetëm rajoni nr. 3 i Tiranës ka rreth 50 ndërmarrje me rreth 35 mijë punëtorë dhe afro 800 organizata-bazë të bashkimeve profesionale. - Po numri i profesionueve sa arrin? - e pyesim më tej. Agroni hesht për një çast. Në statistikët që ka përpara nuk figuron ndonjë e dhënë për këtë numër. Megjithatë ai përgjigjet, shpejt: - Profesionet? Po ja, sa probleme janë, kaq është dhe numri i profesioneve. Gjithësesi kjo është një përgjigje e mençur. Profesionet e panumërta i ka lindur jeta, nevojat dhe problemet e zhvillimit. I ka lindur veçanërisht ndërtimi nga themel i një industrie komplekse e moderne pa të cilën s’mund të përfytyrohet rendi ynë socialist. Këtu që klasa jonë punëtore zotëron kaq profesione sa është edhe numri i problemeve që ka zgjidhur, i nevojave që ka përballuar. A s’është një përfundim i lumtur ky? Në enciklopeditë thuhet se numri i profesioneve në Shqipëri kalon mbi 5000. Natyrisht, kjo nuk është shifër e vogël për një vend si yni. Afërsisht në këtë numër përmblidhen pothuaj gjithë profesionet më kryesore që zotëron punëtoria e botës në këtë fund shekulli. Këtë kapërcim s’munda ta quash veçse epokal. Shqipëria që dikur shënohej si vend me një industri primitive vantagjinë, që mund të krenoheshin vetëm me ca profesione të rralla, si: bakërpunues, qeleshepunues, murator, qëndistar, argjendar, etj., tani zotëron pothuaj gjithë profesionet që kërkon një industri e kohës. Në një ndërmarrje të shkurtër njerëzit e saj, klasa e saj e mençur, mësoi gjithçka i duhej që vendi të ecte me këmbët e veta, i sigurt dhe ballëlart. Nuk çuditesh sot po të të thonë që edhe një punëtor zotëron disa profesione. Avni Cemurati në uzinën «Partizani» punon mjeshtërisht në të gjitha makinat metalprerëse, ndonëse «me diplomë», është mekanik. Po atij i vjen ndodherë edhe për punë elektricike, punë druri etj. Natyrshëm të lind dëshira të takohesh me të. Është një mesoburrë trupagjatë, me shëndet të mirë dhe pamje e qëndrim prej intelektuali. Nga mënyra si përshëndet e komunikon, duket njeri me kulturë. Biseda, me të na e përforcon këtë përshtypje. Avniu është autor i mjaft novacioneve me vlerë. Në uzinën është i shumëmenjohur puna që ai ka bërë para dy vjetësh për ndërtimin e boskëve të Paskuqanit. - Konferenca e Partisë e trevjetshme, - tregon Avniu, - ngriti këtë shqetësim: në kompleksin e rrugës së derrit në Paskuqan, nga mungesa e boskëve të përshtatshëm, ngordhnin shumë gica të sapolindur. U bë thirrje që boskët të prodhoheshin në vend. E morëm përsipër unë dhe një shok tjetër i uzinës. Pas disa muajsh puna ia doli mbanë. Kënaqësia jonë më e madhe ishte se zgjidhëm një problem shqetësues për shumë nga ekonomitë bujqësore. Gjatë këtij novacioni Avniut iu desh të mësonte të saldonte, ndërsa kohët e fundit i është dashur të bëhet elektricist. Tregon profesione të rralla. javë. Bien pajisje mbi rezistenca që shkaktojnë hark të shkurtër dhe djegjen e tyre. Por që të ftohet furra e pastaj të ngrohet, duhen 48 orë. Kështu punëtorët mbeten disa ditë pa punuar çdo muaj. Dhe puna nuk ecën normalisht. Avniu mori përsipër dhe po punon për një zgjidhje të tillë që pajisjet të mos bien më në rezistencë, dhe puna të mos ndërpritet. Ky novacion e ka bërë edhe elektrikist». (Ja pra, si një problem shton edhe një profesion.) Në bisedë të lirshme me Avniun ai flet i sigurt për letërsinë, filmin, artet. Njeh mirë shumë autorë. Bën një vlerësim racional të ngjarjeve ndërkombëtare. Jep mendime me vlerë edhe për artikuj gazete... Sa herë që takohemi me njerëz të tillë nga radhët e klasës punëtore na kujtohet historia e një shoku që e emërua instruktor në bashkimet profesionale. Kur njohëtoi të tijnë se do t’i folte me kë të punë, ai, mes të tjerash, i tha me urtësi: «Djalo! Matu mirë kur të flasësh me punëtorët. Janë të ditur e të zgjuar dhe të peshojnë mirë ç’brumë ke». • • • Përmes punës, përmes qindra profesionëve prodhohen të mirat materiale të shoqërisë. Po punëtorët tanë nuk janë vetëm prodhues e konsumatorë të të mirave materiale. Ata janë zotër të tyre. Ndaj kërkojnë të dinë si përdoret kjo pasuri, si ruhet e administrohet prona socialiste, si punohet njerëzit e administratave. Rruga më e mirë për të njohur në çdo kohë gjendjen është kontrolli. - Para pak kohësh bëmë kontroll për problemet e ruajtjes së ... (Vijon në faqen 3)