13/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 shkurt 1990

ZHVILLIMET E REJA ARSIMORE KËRKOJNË DISKUTIM TË GJERË MBARËSHOQËROR

Shkolla jonë e re socialiste është vepër e Partisë. Në këto 45 vjet të Pushtetit Popullor ajo është zhvilluar në gjërësi e në thellësi duke pasur në themel direktivat e saj, në mënyrë të veçantë orientimet e shtruara në Plenumin e 8-të të KQ të vitit 1969 për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë, dhe në kongreset e Partisë, mësimet e shokut Enver Hoxha e porositë e vazhdueshme të shokut Ramiz Alia. Ajo u është përgjigjur dhe u ka paraprirë zhvillimeve ekonomike e shoqërore që kanë ndodhur në vendin tonë. Në këto dekada u bë e mundur që të ndryshojë rrënjësisht struktura arsimore e popullsisë. Në qoftë se para Çlirimit vendi ynë kishte rreth 90 për qind të popullsisë analfabete, në Shqipërinë e re socialiste të gjithë brezat e rinj deri në moshën 16 vjeç mbarojnë shkollën 8-vjeçare, e cila është unike, e përgjithshme dhe e detyrueshme. Mbi 400 mijë vetë aktualisht janë me arsimin të mesëm dhe mbi 75 mijë me arsim të lartë. Shtrirja dhe masivizimi më të madh ka marrë arsimi i mesëm, i cili gradualisht po kthehet në një arsim për të gjithë. Këtë vit në të u përfshinë 73 për qind e nxënësve që mbaruan arsimin 8-vjeçar, ndërsa në vitin 1995 parashikohet që në të të tërhiqen 87 për qind e nxënësve. Ndryshime revolucionare kanë ndodhur gjatë këtyre viteve si në strukturën e shkollës, edhe në përmbajtjen e saj. Të gjitha këto e kanë ngritur atë vazhdimisht në stade më të larta. familjet tona, si dhe brezi i ri, e përballojnë, madje e kërkojnë kohëzgjatjen e arsimit. Në planin praktik kjo duket qartë në arritjet e disa rretheve të përparuara në zhvillimin e arsimit të mesëm. Në këtë kuadër gjithnjë e më me forcë po del në dukje nevoja për përsosjen e sistemit tonë arsimor siç do të zgjasja e afatit të arsimit të përgjithshëm të detyrueshëm, të përbashkët dhe unik, pra kalimi nga arsimi i detyrueshëm 8-vjeçar në një arsim të detyrueshëm 9-vjeçar e në mënyrë imperative 10-vjeçar. Kjo zgjatje, sidomos me dy vjet të arsimit të detyrueshëm, do të sillte me vete ndryshime të ndjeshme edhe në arsimin e mesëm të plotë, do të pasuronte e do të përsoste më tej sistemin e sotëm arsimor dhe do të krijonte mundësi për forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës sonë. Masa e mësipërme është në përputhje dhe parasikohët edhe nga Kushtetuta e RPSSH, në nenin 52 të së cilës thuhet: «Shteti synon ngritjen e shkallës së arsimit të detyrueshëm për të gjithë». Nevojën për një ndryshim të tillë e shtrojnë edhe përputhja midis moshës së mbarimit të arsimit të detyruar dhe moshës së punësimit sipas Kodit të Punës që aktualisht është me një diferencë prej dy vjetësh. Një akt i tillë nuk do të ishte një vendim formal, por një masë me rëndësi të madhe ideologjike, politike, kulturore dhe organizative. Rritja e nivelit të arsimit të detyrueshëm është ... sistemit tonë arsimor siç do të zgjatja organizative. Rritja e nivelit të arsimit të detyrueshëm është ... ... të arsimit të mesëm nga nxënësit bëhet në një moshë relativisht të re e në bazë të rezultateve të shkollës 8-vjeçare, ku ende ka diferenca në kërkesën e llogarisë dhe në mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative. Më shqetësuese janë në këto probleme për fshatin, ku vërehet tendenca që nxënësit e mirë të ndjekin kryesisht arsimin e përgjithshëm dhe shkollat social-kulturore, ndërsa të tjerët me përparim më të dobët mbeten për shkollën bujqësore. Në vështirësitë midis shkollës 8-vjeçare e të mesme ka gjithashtu probleme si në tërësi, ashtu dhe për lëndët kryesore. Një pjesë e tyre vijnë edhe nga konceptimi i shkollës 8-vjeçare me cikël të mbyllur për lëndët kryesore. Nga ana tjetër, shkollat e mesme profesionale, sidomos ato bujqësore, nuk u përgjigjen sa duhet kërkesave të arsimit të lartë. Të ngritura mbi arsimin e detyrueshëm 8-vjeçar kohëzgjatja e sotme e shkollave profesionale kërkon planifikimin e nevojave për specialistët përkatës për një periudhë të paktën 4-vjeçare. Praktika e detyranizme tregon se dikasteret nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. Shpesh kjo vjen edhe nga dinamika e vrullshme e ndryshimeve në prodhim e në tërësin tonë, që në momente të caktuara shtrojnë kërkesa urgjente për specialistë të mesëm, çka bën të nevojshme ngritjen e kurseve 1-2-vjeçare, paralelisht me shkollat profesionale përkatëse. Ngritja e shkollave profesiona- profesionale me një nivel më të lartë shkollimi të detyruar do të shkurtontë kohëzgjatjen e tyre, duke i bërë ato më fleksibël ndaj zhvillimeve të jetës e prodhimit dhe duke i dhënë mundësi ngritjes së cilësisë së punës në to. Përparësitë e një zgjatjeje të mundshme më afat të arsimimit të detyrueshëm me një e në mënyrë të veçantë me dy vjet janë të shumta e të mëdha. Kjo do të shënonte e sanksiononte një sukses të ri të arsimit tonë, duke afirmuar e ligjëruar mundësitë e reja të rinisë për t'u pajisur me një kulturë më të shëndoshë e njëherazi do të përbënte një hop në zhvillimin tërësor arsimor e kulturor të vendit; do t'u jepte të rinjve mundësi më të barabarta për të zgjedhur rrugën e jetës; do të krijonte premisa të reja për të siguruar një vijimësi më të mirë midis shkollës së arsimit të detyruar, ta zëmë 10- nësve kanë ngritur atë vazhdimisht në stade më të larta cilësore. Krahas arritjeve të shënuara kanë lindur dhe probleme të reja. Ndërkohë janë krijuar dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre, si për përsosjen e sistemit arsimor, për revolucionalizimin e mëtejshëm të përmbajtjes së shkollës e metodave të mësimdhënies në të tre komponentët e saj, ashtu dhe për rritjen e rolit edukativ dhe demokratizimin më tej të jetës së shkollës. Për t'u dhënë zgjidhje sa më afatgjatë këtyre problemeve, kërkohet të dihen mirë prirjet dhe tendencat e zhvillimeve sociale dhe ekonomike të vendit tonë. Aktualisht këto zhvillime si dhe futja dhe përhapja e teknikave e teknologjive të reja kërkojnë njerëz gjithnjë e më të shkolluar. Sot e në perspektivë vërehet se arsimi 8-vjeçar është po bëhet gjithnjë e më i pamjaftueshëm për t'iu përgjigjur kërkesave të detyrave. Kjo prirje sa vjen e thellohet më tej. Vetë shoqëria e Nje në pajtim me rritjen e zgjerimin e shpejtë të arsimit të mesëm të plotë e, në mbështetje të tij, si një fazë tranzicioni për të kaluar më vonë realist në arsimin e mesëm për të gjithë. Krahas këtyre faktorëve socio-ekonomikë ka edhe faktorë të tjerë me karakter pedagogjik, psikologjik e arsimor që diktojnë nevojën e rritjes së shkallës së arsimit të brezit të ri. Siç dihet, në shkollat e mesme të profileve të ndryshme, formimi i përgjithshëm kulturor i nxënësve nuk realizohet me nivel të njëjtë. Ky disnivel është më i theksuar sot midis shkollës së mesme të përgjithshme dhe asaj bujqësore ku shkollësohen rreth 50 për qind e nxënësve. Zbutja e mëtejshme e këtij disniveli nxjerr nevojën e konvergjencës së arsimit bujqësor dhe atij profesional në tërësi me arsimin e përgjithshëm. Rritja e arsimit të detyruar unik e krijon këtë mundësi. Aktualisht zgjidhja e profilit simt arsimit të detyrueshëm është këtë mundësi. (Vijon në faqen 2)

KLASA PUNËTORE – FORCË E PROGRESIT SOCIALIST

– U festua me entuziazëm 45-vjetori i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë – Qyteti i Korçës, Hero i Punës Socialiste, të dielën ishte në festë. Qysh herët në mëngjes, mijëra vetë, banorë të qytetit dhe të ftuarit e tjerë në këtë festë u mblodhën në Sheshin e Demonstratave. Ndodheshin këtu edhe shokët Besnik Bekteshi, Pali Miska, Rita Marko, sekretari i Parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çërrava, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Pilo Peristeri, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë, të Presidiumit të Këshillit Popullor, të Qeverisë, etj. Mitingu e hapi punonjësja e pararoja e ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve, Suzana Musta. Në këtë festë të bukur përshëndeti shoku Besnik Bekteshi. Fjalën e rastit e mbajti presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, Sotor Kocollari. Festimi i këtij jubileu të organizatës sonë, tha ndër të tjera, përkon me atmosferën e gëzuar që kanë ngjallur anembanë Atdheut vendimet shumë të rëndësishme të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe fjalaj e mbajtur nga udhëheqësi i dashur i Partisë dhe popullit tonë shoku Ramiz Alia. Këto vendime do të thellojnë e do t’i japin një shtytje të re të fuqishme përpara revolucionarizimit të jetës së Partisë e të gjithë vendit. Në përputhje me stadin e zhvillimit dhe situatat që po kalojmë, ato konfirmojnë edhe një herë se tek ne zot i vendit dhe i fateve të socializmit është populli. Klasa punëtore dhe mbarë populli ynë i priti me entuziazëm të madh, sepse nëpërmjet tyre garantohet vazhdimësia socialiste, liria dhe pavarësia e Atdheut, në rrugën e drejtë që populli ynë e Partinë në ballë e ka zgjedhur vetë. Zbatimi i këtyre vendimeve mbështetet fuqimisht në unitetin e cilësisë të popullit tonë, në aleancën e pathyeshme të klasës punëtore me fshatarësinë e inteligjencën dhe mbi të gjitha në rolin udhëheqës të Partisë sonë të Punës, si kusht themelor me të cilin lidhet e sotmja dhe e ardhmja e vendit. Në këtë proces revolucionarizues klasa jonë punëtore do të shprehet edhe një herë vendosmërinë e idealeve të saj komuniste, përkujdesjen politike, militantizmin dhe frymën e lartë të gatishmërisë për të qenë në ballë të punëve e të vështirësive si forcë e pazëvendësueshme politike e transformuese. (Vijon në faqen 3) (Foto: ATSH)

Forma nxitëse që përshpejtojnë ndërtimet në Fier

Në veprat e pesëvjeçarit Ndërtuesit e uzinës së re të ureve në rrethin e Fierit meritojnë pas vendimit të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë po zbatojnë formate të reja të shpërblimit, sipas punës që do të kryejnë me plan - detyrë ose me akord. Kjo formë e rriti edhe më shumë mobilizimin e tyre, për pasojë u përshpejtuan ritmet e ndërtimit. Në shumë objekte, që tani janë në fazën e dorëzimit, u shkurtuan afatet. Në kullat e ftohjes, ku punojnë brigadat që drejtojnë Llambi Meco, Liman Gjini e Mustafa Avdia u përcaktuan vëllimi i punës sipas forcave që do të punonin. Mbi këtë bazë u llogarit shpërblimi për çdo brigadë e individ. Duke llogaritur edhe shkurtimin e afateve të ndërtimit nga tejkalimi i detyrave që u dhanë me akord, edhe shpërblimi i punëtorëve u rrit. Në këtë mënyrë afat i ndërtimit të kullës së ftohjes u shkurtua edhe 7 ditë të tjera, — thotë kryeinxhinieri i ndërmarrjes së ndërtimeve industriale, Shpëtim (Vijon në faqen 2)

Nuk është shpejt të mendohet për ujësjellësit

- GRAMSH - Nëse vitin që kaloi në rrethin e Gramshit u ndërtuan 10 ujësjellës, për këtë vit është planifikuar të ndërtohen 37. Kuptohet, detyra e këtij viti është më e madhe se ajo e viteve të mëparshme, duke marrë parasysh se këtë vit do të plotësohen edhe deficitet e viteve të kaluara. Po ç'masa po merren për ndërtimin e tyre? Xhevat Zenell, përgjegjës i seksionit komunal në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, shpjegon: «Janari na iku pa punuar fare për ujësjellësit. U penguam jo për faj të ndërmarrjeve e të kooperativave, por sepse projektet e ujësjellësve na erdhën para 3-4 ditësh nga drejtoria përkatëse e Ministrisë së Ekonomisë Komunale. Po të na kishin ardhur që në dhjetor, janari dhe këto ditë të shkurtit do të ishin shfrytëzuar me taktin për hapjen e kanaleve. Kur them kë- (Vijon në faqen 2)

PUNËTORËT MITI RAMA DHE THOMA VANTI NË REPARTIN E MONTIMIT TË UMB-së SË FIERIT GJATË KONTROLLIT PËRFUNDIMTAR TË MAKINAVE GRIRËSE TË SILAZHIT. (Foto: L. Hoti - ATSH)

Nga fjala e shokut Besnik Bekteshi

Të dashur shokë dhe shoqe, Në qytetin e bukur të Korçës, të quajtur në histori për tradita të lavdishme lufte e pune, po përkujtojmë sot një ngjarje të shënuar në jetën e klasës sonë punëtore e të mbarë masave punonjëse, 45-vjetorin e krijimit të organizatës së Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Më këtë festë të bukur, kam nderin e madh t'ju sjell përshëndetjet më të ngrohta të Komitetit Qendror të Partisë dhe personalisht të udhëheqësit tonë të dashur, shokut Ramiz Alia, t'i uroj klasës punëtore, mbarë punonjësve tanë, suksesese e gjithmonë faqebardhë në punën e veprimtarinë revolucionare për ndërtimin e socializmit e mbrojtjen e atdheut. Organizata luftëtare e Bashkimeve Profesionale lindi dhe u rrit në valët e revolucionit tonë socialist, në proceset transformuese për ndërtimin e Shqipërisë së re, për zhvillimin e industrisë e të bujqësisë, të arsimit e të kulturës, të shkencës e të teknikës, për krijimin e njeriut tonë të ri me botëkuptim e moral komunist. Ajo përfaqëson sot një organizatë të fuqishme, që gëzon respektin, besimin dhe mbështetjen e gjerë të mbarë punonjësve, një organizatë militante, që, nën udhëheqjen e Partisë, jep një ndihmesë të madhe në edukimin e masave me ideologjinë marksiste-leniniste, me frymën klasore revolucionare, i frymëzon dhe i mobilizon ato për të forcuar gjithnjë e më shumë pushtetin popullor, për të quar gjithnjë e më përpara veprën e pavdekshme të udhëheqësit tonë të shtrenjtë e të paharruar, shokut Enver Hoxha. Kur kujtojmë rrugën nga kemi nisur, kur ballafaqojmë realitetin e ditëve të sotme me atë të para dyzetepesëvjetëve, e ndjejmë veten krenarë e ballëlart përpara historisë. Rruga që zhvillohëm — socializmi të cilin e ndërtomë duke u mbështetur në forcat tona materiale e njerëzore, e tregoi vetën si rend më operës të padiskutueshëm në të gjitha fushat. Ai i dha popullit tonë çdo gjë për të cilën kishte vuajtur ndërhara gjatë luftuar i siguroi lirinë dhe pavarësinë e vërtetë, punën e arsimin, të drejta demokratike të papara ndonjëherë. E kalitur në betejat e ashpra të luftës klasore, që na u desh të përballojmë me armiqtë e brendshëm e të jashtëm, klasa jonë punëtore i qëndroi kurdoherë besnike Partisë. Ajo tregoi me punën dhe veprën e saj heroike, se, kur udhëhiqet nga një strategji e qartë e nga ideale të larta e të shtrenjta për mbarë popullin, mund të fitojë mbi çdo vështirësi e pengesë, mund të kapërcejë brenda një periudhe të shkurtër prapambetjen e trashëguar nga shekujt dhe të mos i nënshtrohet rrethimit e bllokadave sado të forta e të ashpra të jenë ato. Për klasën tonë punëtore nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të shtrenjtë se pavarësia e atdheut, se puna e lufta për ta bërë më të begatë e jetën. Ajo e ka ushtruar kurdoherë në mënyrë reale pushtetin e saj dhe nuk ka lejuar e nuk do të lejojë kurrë që tek ne të ndodhin ato procese regresive në vendet e Evropës Lindore. Me këtë frymë klasore, me ndjenjën e thellë të përgjegjësisë për fatet e atdheut e ka edukuar punëtorinë, Partia jonë e shtrenjtë, e ka mësuar si të qeverisë vendin e të zhvillojë (Vijon në faqen 3)

POSTA E KORRESPONDENTËVE TANË

Letër në redaksi

Ngaqë s'na dërgohen hekurishtet, pengohet prodhimi i çelqeve Uzina e çelikut në kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» në pjesë të mirë të lëndës së parë e siguron nga dorëzimi i hekurishteve të dala jashtë përdorimit. Vitin e kaluar ne nuk na u dhanë 4000 tonë hekurishte të tilla. Por një qëndrim të tillë ne e vumë re edhe në javët e para të vitit 1990. Ne jemi në pritje e bile të shqetësuar sepse kjo bazë materiale, megjithëse është planifikuar, nuk po na vjen. Kur kanë ndërmend organet e aksioneve të merren me grumbullimin e transportimin e këtyre hekurishteve për në kombinatin tonë? FADIL NUHU JANI RANXHA punonjës në uzinën e çelikut të kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë», Elbasan