15/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 shkurt 1990

BASHKËBisedimi ME MASËN U JEP RRUGËZGJIDHJE PROBLEMEVE, THELLON DEMOKRACINË

Partia, që udhëheq me mençurinë e dijeve dhe të mendimit të popullit, nëpërmjet rrugësh të ndryshme, sidomos me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të punonjësve në jetën politike, në përpunimin e zbatimin e planeve të zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit me anë të diskutimit me ta të çdo problemi që i intereson popullit, ka krijuar kushte për rritjen e gjithanshme të rolit të masave e të demokracisë socialiste. Mbi bazën e kësaj metode në vendin tonë janë arritur suksese dhe përparimet janë të dukshme e të qëndrueshme. Diskutimet e analizat që po bëhen edhe këto ditë për vendimet historike të Plenumit të 9-të dëshmojnë dobiti praktike që sjell rrahja e gjerë e mendimeve në mbledhjet e hapura të organizatave-bazë të Partisë, pjesëmarrja aktive e komunistëve dhe e punonjësve pa parti në vendimet që merren nga kolektivat e ndërmarrjeve e institucioneve për përmirësimin e kuadrove më të zotë, për zbatimin dhe tejkalimin e të gjitha detyrave. Duke i shqyrtuar me përgjegjësi politike problemet e shtruara për zgjidhje, kanë nisur të zbatohen gjithnjë e më mirë organizime të frytshme për punën e prodhimin. Në tërësinë e vet sugjerimet dhe zgjidhjet konkrete quhen të dobishme, sepse ka marrë vlera të reja këshillimi i kuadrove e i komunistëve me masat. Shembulli vetjak për të kuvenduar shtruar me njerëzit e thjeshtë, zgjerimi i kësaj së gjerë punonjëse, gjë që përbën thelbin e demokracisë socialiste. Më tej: Është shtruar detyra për të rritur planin e eksportit. Mirëpo Komisioni i Planit të Shtetit u ndau në mënyrë aritmetike planin nga lart dikastereve dhe këto nga ana e tyre rretheve e ndërmarrjeve. Ku është në këtë praktikë mendimi i masës, i asaj mase që mund të sugjerojë për më shumë, po të pyeteshin me kohë? Sepse në fund të fundit, planet «e bukura» janë pa bereqet. Prandaj do të ishte më mirë të ri e punës së Partisë, të interesave të masës të gjerë të punonjësve, që të zinin vend pa vonesë korrigjimet, të cilat, nga njëra anë thellojnë demokracinë, e masave, nga ana tjetër, shtojnë dhe mobilizimin e frymëzimin e tyre për të arritur objektivat reale. Që një komunist, një kuadër, një forum të drejtojë mirë, nevojë e dorës së parë është që të njohë mirë direktivat e Partisë, të dijë që në fillim t’i vlerësojë çështjet që ka përpunuar shkenca, të pyesë masën nëse faktet (shifrat) i ka vërtetuar praktika, të vërtetojë e të ndreqë atë që është e gabuar. Porositë që jepen nga ndonjë institucion, siç bëhen ai i farërave, në emër të shkencës së zbatueshme «mbill këtë ose atë farë», pa përfillur sa duhet kushtet konkrete dhe përvojën e masës, flasin për butësinë e për mendjemadhësi. Tani ka ikur koha kur disa u mësonin të gjithëve gjithçka. Të shkosh në këtë rit? Disa të tjerë i ha meraku më tepër se «duhet për a-nën teknike dhe nuk harrojnë që edhe tani pas Plenumit të japin porosi: «Keni kujdes, të marrin pjesë të gjithë punonjësit në mbledhjet e organizatave-bazë». Dhe kjo kërkohet, kur vendimi i Komitetit Qendror thotë qartë se ato «zhvillohen të hapëta, duke i dhënë mundësi çdo anëtari pa parti të kolektivit të marrë pjesë nëse dëshiron». Nuk është për t’u habitur që në një atmosferë diskutimesh e solidarizimesh, disa kuadro drejtuese nuk vënë re rrezikshmërinë e burokratëve të shkathët. Është në kompetencën e Komitetit të Kulturës e të Arteve të zgjidhte e të emëronte dikur një pedagog të Institutit të Lartë të Arteve në aparatin e vet, në një kohë që ai u hoq si i andejmi si i paaftë, por kjo nuk do të thotë të spekulohet me tej, duke e dërguar atë «në emër të centralizmit demokratik» që të kontrollojë, të instruktojë, t’u japë mend shokëve të Institutit. Janë të vërteta vendimet e disa muajve më parë për shkurtimin e aq e aq përgjegjësive, por po kaq e vërtetë është se ata mbeten po atje: ku ishin. Në qoftë se do ta pranojmë hapur këtë të keqe, edhe vendosmëri për të luftuar burokratizmin, do të jetë më e madhe e konkrete. Në të kundërtën burokratët do të vegjetojnë përsëri. Prandaj, duke i parë këto dukuri me syrin e kërkesave të kohës, do të ishte i domosdoshëm një kuptim e qëndrim i ri nga organizatat-bazë e forumet e tyre për thellimin e vijës së masave, për revolucionarizimin e Partisë e të gjithë jetës së vendit, për forcimin e besimit të ndërsjellë komunistë - kuadër - punonjës pa parti, për mbajtjen gjallë dhe për rritjen e frymës revolucionare të të gjithëve. Burokratizmi është mënyrë të menduari e të vepruari dhe ai nuk luftohet me metoda burokratike. Thelbi i tij është shkëputja e kuadrove nga masat dhe lufta kundër tij bëhet me të kundërtën e vet, lidhja sa më e fortë e më e shëndoshë me to. Çështja është që çdo kuadër e komunist në çdo forum, në çdo aparat, sado e lartë qoftë pozita e tij, të mos kryejë veprime të atilla arbitrare për të cilin njeriu i thjeshtë të mund të thotë: «Nuk ka ligje, nuk ka norma për të?». Kuptohet, për të drejtuar nuk mjafton direktiva e drejtë, për këtë duhet edhe diçka tjetër: në vendndejtës e punës në pushtet, në ekonomi, në çdo punë ndërtimtare të jenë njerëz të tillë që ta kuptojnë në thelb demokracinë, vijën e masave; njerëz të aftë që ta zbatojnë atë me ndershmëri e ndëgjegje dhe me tutje: zbatimin e vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë ta quajnë nder detyrë të dorës së parë para popullit dhe Partisë. Me këtë frymë të shëndoshë duhet të diskutohet e të veprohet nga organizatat-bazë të Partisë dhe forumet e tyre. E rëndësishme është që të rrënjoset thellë ideja se këshillimi i gjerë me masën e gjerë të punonjësve, për të gjitha problemet, respektimi i zërit të tyre mënjanon tutelën, rutinën burokratike. e më mirë organizime të frytshme për punën e prodhimit. Në tërësinë e vet sugjerimet dhe zgjidhjet konkrete qëhen kuadrove e i komunitetit e thjeshtë, zgjerimi i lidhjeve me masat punonjëse të fshatit dhe qytetit, siç thekson shoku Ramiz Alia, duke flakur tej centralizmin e tepruar, shfaqjet e zyrtarizmit e të rutinës që pengojnë përparimin, po u japin impulse të reja faktorëve cilësorë në të gjitha frontet. Megjithatë çështja e kuvendimit konkret me masën ka nevojë të mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes të organeve të Partisë e të shtetit. E themi këtë se jo rrallë disa komunistë e kuadro parapëlqejnë të futin nën një tutelë burokratike vartës, madje edhe ndonjë kolektiv të tërë. Mendësia për të pasur sa më shumë kompetenca i ka bërë disa kuadro në dikastere e komitete aq të plotfuqishëm, sa jo vetëm komandojnë, por marrin edhe vendime në kundërshtim me rregullat e ligjet. Ministria e Industrisë së Lehtë ligjëson plane të paargumentuara për kombinatin e tekstileve «Stalin»; edhe pse kolektivi, komiteti ekzekutiv i KP apo Këshilli Popullor i Rrethit të Tiranës me të drejtë i kundërshtojnë ato. Me këtë praktikë është mësuar atë operojë jo vetëm këshilli edhe Ministria e Industrisë Ushqimore, e cila pas pak gjen «zgjidhjen» me Ministrinë e Bujqësisë për kombinatin ushqimor «Ali Kelmendi», mbetet po në ato plane të hartuara në zyra e të paracaluara vite me radhë. Ndoshta shifrat nuk duhet të njohin ulje, dhe interesat e ekonomisë këtë kërkojnë, por kjo nuk do të thotë që t’i diktohesh pa i mbështetur, pa siguruar këndshëm e parë. Në raste si këto nuk mund të themi se ka vlerësim të mendimit e të gjykimit të lirë të masës zgjidhjet konkrete qëhen kuadrove e i komunitetit në të gjitha frontet. atë që është e gabuar. Porositë e që jepen nga ndonjë institut, siç bën të përvojën e masës, flasin për lutelë e për mendjengadhësi. gjithçka. Të shkosh në një kolektiv në një organizatë partie me detyrën e instruktorit apo të sekretarit, të kryeashit mendimin se vetëm ti di t’u japësh rrugë punëve, kjo do të thotë ta mbivlerësosh veten dhe njëkohësisht të mos e përfillësh mendimin e masës. Është metodë e praktikë e vjetëruar ajo kur në seminare e aktive për propagandën, për blegtorinë, për bujqësinë, për eksportin, për arkit e kurën, për strukturën e farërave e të tjera t’i japë përfundimet gjithnjë vetëm sekretari i parë apo kryetari i komitetit ekzekutiv. Specialist për të gjitha specialitetet ai nuk mund të jetë. Na duket se edhe në këtë rrafsh ka tutelë, ka përpjekje për të manifestuar «euridicionin». Sepse ka përfundime të cilat mund t’i japë më mirë një specialist, një përgjegjës për seksionin e bujqësisë, një sekretar për propagandën, për ekonominë etj., etj. Mjafton që mendimi i tyre të respektohet, të dëgjohet e të mbështetet. Kjo do të ishte me shumë dobi. Shoqëria jonë ka arritur një emancipim të gjithanshëm. Njërit tanë të devotshëm për çështjen e Partisë e të popullit me të drejtë nuk e durojnë mbikëqyrjen e tepruar. Shfaqësimi se këtë «mbikëqyrje e bëj për hir të punës, të detyrës që kam, është i papranueshëm. Fjala vjen, «Kur emëroni edukatorët në kopshte e në çerdhe - thuhet në një shkresë zyrtare të këtyre ditëve nga Komiteti Ekzekutiv i KP të Rrethit, komiteteve ekzekutive të KP të rajoneve të Tiranës, duhet të këshillohen me ne». A nuk flet kjo për tutelë, a nuk do të thotë kjo të cenosh kompetencën e tje-

BODRISHITA NË JETËN E NJERËZVE TË SAJ

Shtëpitë me gurë të bardhë zbukurimi, mbuluar me plloçat e murëta, pemët e sidomos hardhitë e zhveshura, e bëjnë tërë fshatin dropullit, Bodrishtën, të duket si një grafikë e frymëzuar në qiellin e plumbtë të këtij shkurtit të muzguar. Edhe pse si i ke rënë kryq e tërthor fshatit, ende nuk thua dot gjë për të. Kupton dhe ndien se në ditë me diell, në netë me hënë, në shi e në erë gjithnjë Bodrishta është e bukur. Dhe janë vetëm njerëzit e saj, është jeta e tyre ajo që ta nxit këtë mendim, ajo që të flet për këtë fshat gjithnjë si një grafikë stërmadhe e varur në shpatin e malit. Mund të ngasësh disa ide përshkrimi këtu në Bodrishtë. Po fill e krye njohja e takimi me njerëzit të çon drejt një mesazhi të vetëm; tek dinjiteti, tek personaliteti që kanë njerëzit këtu. Ja Kosta Verdh(i), një djalo? i njomë, bjon(d) me sy të hirtë, të bëhet portret i dashur, nga ai gaz i ëmbël i fjalëve të tij. Ai është kooperativist me emër të shquar në listat e një brigade prodhimi. Por ti je dëshmitar si flasin për të plot respekt pleqtë e Bodrishtës. E pse? Çka bërë ky djalë kaq i ri, kaq njomëzak? Është i nderuar si punëtor, por s’është më i shquari i kësaj ane. Të vjen në ndihmë Radio-Gjirokastra që transmeton një incizim virtuoz të tij me kaba me klarinetë. Kabaja dropullite e çon nga vendi gurin me atë lëvizje Ja Kosta Verdh(i), një djalosh çon nga vendi gurin me atë lëvizje të ëmbëlsinë dhebasë që ua hedh këmbën në valle vashave të minoritetit. Dhe përpara se të takosh vetë Kosta[n], atë do ta gjesh në gojën e pleqve që e ftojnë për dasmat e fëmijëve të tyre, në gojën e ngrohtë e të shkonë pas kur shohin. Ndërkaq ja tek e kemi përpara instrumentistin e talentuar. Përse ta pyesim? Si mund të gjejmë një fakt në jetën e tij që të thotë diçka për këtë respekt që gëzon ai. Prandaj e pyesim në mënyrë të përgjithshme. - Ç’mund të na thuash o Kosta, kështu si muzikant, ç’mund të na tregosh...? Kosta ta rrëmben fjalën nga goja dhe me atë të folurën e shpejtë karakteristike në gjuhën e tij amtare thotë: - Ka gëzime jeta jonë, ka gëzi- (Vijon në faqen 3)

Prodhime për eksport mbi planin

- Pothuaj të gjithë kolektivët e rrethit të Beratit i tejkaluan objektivat - Në kolektivët punonjës të rrethit të Beratit, që kanë detyra ndaj eksportit, plani i periudhës janar-10 shkurt u tejkalua me më se 5.5 milionë lekë prodhime. Pothuaj të gjithë kolektivët i tejkaluan objektivat. Në uzinën e përpunimit të naftës në Qytetin Stalin prodhimi i bitumit e përgatitja e tij për eksport u tejkalua me 2 mijë tonë. Tekstilis-tët, që edhe për këtë vit kanë detyra të ngjeshura, planin e këtyre javëve e plotësuan mbi 101 për qind, duke dhënë 1 mijë metër katrorë banim?maku më shumë se objektivi. Kujdes treguan ato për cilësinë. Gjatë procesit të prodhimit u forcua kontrolli për ngjyrosjen e fillit, për kombinimin në tezgjahë të nuancave të ngjyrave, krehen dhe ambalazhin e hijshëm të produktit përfundimtar. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie është punuar në ndërmarrjen e grumbullimit, ku plani i eksportit u plotësua 175 për qind. Punëtorët e repartit të bimeve mjekësore arritën standardet për zgjedhjen e fletëve të sherebelit, vendosjen e tyre në koli me peshë të njëjtë. Në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme plani i eksportit u tejkalua 2 për qind, ndërsa në ndërmarrjen «Koli Myzeqari» mbi

Fotografi: dy punëtorë pranë një makinerie të madhe, duke punuar me pjesë metalike.

POSTA E KORRESPONDENTËVE TANË — Përballojmë dëborën e ngricat

POSTA E KORRESPONDENTËVE TANË Përballojmë dëborën e ngricat - KUKËS - Në rrethin e Kukësit bora ka rënë kryesisht në zonën e lartë, mbi 350m. Trashësia e saj arrin 15-60 cm. Nga njoftimet e deritanishme në ekonomi bujqësore, na thotë Naim Pacara, kryezooteknik në seksionin e bujqësisë të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, - janë ngritur grupe pune nga kryesitë e kooperativave dhe ekonomive bujqësore për të parë gjendjen e kripërave,

Dibër: veçojmë një arritje gjeologjike

Sonda e një ekspedite, me brigadën që ka drejtuar Xhevahir Vërlaku, këto ditë kapi një trup minerali në thellësinë 1 300 m. ● Sonda e një ekspedite, me brigadën që ka drejtuar Xhevahir Vërlaku, këto ditë kapi një trup minerali në thellësinë 1 300 m; me trashësi 4 m. Kromi është i një cilësie të lartë dhe hap një fushë të re shfrytëzimi. Ndërkaq, në tri minierat e kromit të Bulqizës, megjithëse në janar i plotësuan të gjithë treguesit e prodhimit, këtë ditë nuk po i arrijnë kuotat ditore të planit. ● Punët në bujqësi janë përqëndruar në disa fronte. Shtrohet detyrë për shfrytëzimin sa më mirë të traktoreve me goma, mirëpo në SMT 14 traktorë të tillë vazhdojnë të qëndrojnë në riparim. ● Në disa ekonomi po merren masa të mira për blegtorinë. (Vijon në faqen 2) jua për blegtori, bazën ushqimore, strehimin. Deri tani nuk ka shqetësime, as dëmtime. Masa të mira kanë marrë kooperativat e Bushtricës, Çaçes, Borjes, Gjinajt dhe Arrnit. (Vijon në faqen 2)

Aksion për shtimin e sipërfaqes nën ujë

— KORÇË — Një nga aksionet më të rëndësishme të vitit, për të cilin është filluar puna që tani në rrethin e Korçës, është shtimi i sipërfaqes nën ujë. Objektivat e këtij aksioni mbështeten në atë përvojë të mirë që u fitua vitin që shkoi, kur u bë e mundur që në afate të shkurtuara të ndërtoheshin një sërë veprash ujitëse. Vetëm për disa— (Vijon në faqen 2)

Mbërritën në Tiranë delegacionet që do të marrin pjesë në mbledhjen përgatitore për takimin e ministrave të Energjetikës të shteteve të Ballkanit

Në kuadrin e veprimtarive të bashkëpunimit ballkanik sot në Tiranë fillon punimet mbledhja përgatitore për takimin e ministrave të Energjetikës të shteteve të Ballkanit, që do të mbahet në muajin maj të këtij viti në Shqipëri. Në kuadrin e veprimtarive të bashkëpunimit ballkanik sot në Tiranë fillon punimet mbledhja Ballkanit, që do të mbahet në muajin maj të këtij viti në Shqipëri. Për të marrë pjesë në këtë mbledhje mbërritën në vendin tonë delegacioni i Republikës Popullore të Bullgarisë, i kryesuar nga zëvendëskryetari i Komitetit të Energjetikës, Dimitar Sokolov, delegacioni i Republikës Greke, (Vijon në faqen 4)

ALTERNATIVAT E «QIEJVE TË HAPUR»

Pardje u mbyll në Otavë të Kanadasë konferenca e «Qiejve të hapur» me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Idendë për organizimin e kësaj konference e hodhi presidenti amerikan, Bush, majin e kaluar, duke i hedhur kështu një propozim të një prej parardhësve të tij viteve ’50-të, Ajzenhauerit, për të pasur «qiell të hapur» edhe për nevojën për lejër kufizimesh e detantet midis SHBA e BS, Lindjes e Perëndimit. Ideja e Bushit për të pasur «qiell të hapur» për NATO-n dhe për Traktatin e Varshavës në rajonet e njëri-tjetrit, mori jetë. BS jo vetëm e përkrahu propozimin e Bushit, por kërkoi ta çohej edhe më tej. Ministri i Jashtëm sovjetik, Shevarnadze, sugjeroi në takimin e Otavës që të mos ketë vetëm «qiell të hapur», por edhe «dlera të hapura», kështu, komos të tillë etj. Heqja e kufizimeve hapësinore nuk do të thotë kufizim i grupeve ushtarake, aktiviteti i vetëm ndikim që mund të ketë programi «qiej të hapur» mund të jetë ai i verifikimit të armatimit dhe i vëzhgimit të lëvizjes së trupave në raste manovrash etj. Nga grupet rivale ushtarake. Por megjithëse flitet se «qiejt e hapur» do të forcojnë besimin midis Lindjes e Perëndimit, vetë procesi i verifikimit e kundërta shënon këtë frymë. Kjo u pa edhe në paketën e propozimeve që NATO paraqiti në Otavë sipas të cilës numri i fluturimeve do të mbështetet në madhësinë e secilit vend. P.sh. anëtarët e NATO-s duhet të lejohen të bëjnë 2-3 fluturime në javë mbi trojet e BS, në një kohë që ata të Traktatit të Varshavës mund të bëjnë rreth 1 fluturim në javë mbi trojet amerikane. Një propozim të tillë e hodhi poshtë ministri i Jashtëm sovjetik, i cili paralajmëroi se traktati i «Qiejve të hapur» do të jetë i vle­re, në qoftë se të gjitha vendet u lejohen një numër i barabartë fluturimesh mbi trojet e njëri-tjetrit. SOKOL GJOKA

Gjatë riparimit të mjeteve të rënda në kompleksin hidroenergjetik të Banjës. (Foto: G. Xhengo - ATSH) Gjatë riparimit të mjeteve të rënda në kompleksin hidroenergjetik të Banjës. (Foto: G. Xhengo - ATSH)

NE KETE NUMER

● BASHKËBisedimi ME MASËN U JEP RRUGËZGJIDHJE PROBLEMEVE, THELLON DEMOKRACINË. (f. 1). ● DOSJET E ZOTIMEVE S’KANE VLERE PA ZERIN E PUNETOREVE. (f. 2). ● PERGJEGJESINE QE MARRIM MBI VETE DO TA ZBATOJME ME MATURIE E DREJTESI. (f. 3). ● GJAKU I MARTIREVE E BEN EDHE ME TE PAVDEKSHEM KOSOVEN. (f. 4).

NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES

ALTERNATIVAT E «QIEJVE TË HAPUR»