VIJA E MASAVE – BAZË E DEMOKRATIZIMIT TË MËTEJSHËM TË GJITHË JETËS SË VENDIT
– Biseda e parë e ciklit «Përballë vendimit të Plenumit të 9-të», dhënë mbrëmë nga televizioni ynë
Mbrëmë televizioni ynë ha-pi ciklin e bisedave «Përballë vendimit të Plenumit të 9-të» të Komitetit Qendror të Partisë–, (bashkëbisedim i shokut Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave, me punëtorë, kooperativistë, specialistë e kuadro të pushtetit e të ekonomisë).
Në bisedë morën pjesë Kristaq Prifti, Hero i Punës Socialiste në Kombinatin Metalurgjik «Çeliku i Partisë»; Ilir Xholi, brigadier në Magazina; Rexhep Gjerica, punëtor në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha»; Gaqo Pelt e ku, Hero i Punës Socialiste, drejtor i minierës së Mborjes–Drenovës; Liri Ymeri, drejtore e fabrikës së trikotazhit në Shkodër; Hysen Meta kryetar i kooperativës bujqësore në Paliovë, Elbasan; Aleks Nashi, drejtor i SMT-së në Lushnjë; Luan Pustina, ekonomist në Ministrinë e Bujqësisë; Edlira Husha dhe Rezarta Kushi, studente në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit «Enver Hoxha», të Tiranës; Bashkim Sykja e Kosta Kallojeri, kryetarë të komiteteve ekzekutive, përkatësisht në rrethet Shkodër e Sarandë; Sadri Rrahmani, përgjegjës i sektorit ekonomik në «Zërin e popullit»; Bajram Hoxha, përgjegjës i redaksisë ekonomike në televizion.
Shoku Adil Çarçani, pasi takohet dhe përshëndetet përzemërsisht me pjesëmarrësit, i pyet për punët dhe arritjet e tyre, sidomos këto ditë pas Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë, e habi bisedën:
– U mbodhëm për të biseduar e shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e madhe të vendimeve të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë. Siç e dini, me to është njohur i gjithë populli, dhe jo vetëm është njohur, por i ka studiuar sepse këto vendime u përkasin se të gjithë punonjësve në të gjithë sektorët e ekonomisë e të kulturës. Ato kanë rëndësi të madhe për sot e për të ardhmen. Duke shkëmbyer mendime edhe në këtë ndihmojmë që këto të kuptohen, të zbatohen e zbato- hen sa më mirë.
Partia jonë, e mbështetur në mësimet e marksizëm–leninizmit dhe të shokut Enver Hoxha, gjatë të gjithë historisë së saj, si dhe në luftë për çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit popullor, a-vshë nëse sot për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e fitoreve të arritura, të lirisë e të pavarësisë së atdheut, rolina e masa e ka vlerësuar si faktor vendimtar për zhvillimin e të gjithë jetës së vendit. Veçanërisht sot, kur ekonomia jonë ka hyrë në fazën e zhvillimit intensiv dhe kur ngjarjet ndërkombëtare po evolu-ojnë me shpejtësi, bëhet e domosdoshme, si nga ana logjike ashtu dhe nga ajo dialektike, nevoja e ndryshimeve të përshtatshme në mekanizmat e këtij zhvillimi për të rritur më tej rolin e masave si forca kryesore lëvizëse e shoqërisë sonë. Këtij qëllimi i shërbejnë e nga kjo frymë përshkohen të gjitha masat që përcaktohen në vendimin e rëndësishëm të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë, ideja themelore e të cilit është themllimi i vijës së masave, që përbën thelbin e demokracisë socialiste.
Zhvillimi i mbledhjeve të hapëta të organizatave – bazë të Partisë që vendosi Plenumi, do të forcojë lidhjet e tyre me masat dhe kontrollin e dyfishtë të efektivitetit të punës së komunistëve, atë të organizatës dhe të masës. Pjesëmarrja e punonjësve pa parti në mbledhjet e organizatave – bazë nuk është një masë thjesht organizative, por me përmbajtje të thellë ideologjike.
Shtrirja e parimit të zgjedhjes nga vetë kolektivët punonjës të drejtuesve të ndërmarrjeve, të fabrikave e të uzinave, të institucioneve e të ndryshme, e shkollave, etj., do t’u lejojë masave të shprehin lirshëm mendimet e tyre për atë që do të zgjedhin dhe për t’i drejtuar duke forcuar kështu demokracinë tonë socialiste.
Paraqitja e më shumë se një kandidaturë alternative në zgjedhjen e kuadrove për në organet e ndryshme të Partisë, pushtetit etj., vendosja e përdorimit gjithnjë e të konkurrimit si rrugë për caktimin e kuadrove e të specialistëve, sidomos në institucionet kulturore, arsimore, shkencore etj., janë gjithashtu masa të rëndësishme me përmbajtje të thellë në drejtim të forcimit të demokracisë. Kufizimi i mandatit të kuadrove për të mos qëndruar një kohë të gjatë në postin e zgjedhur nuk do të lejojë ambicien e tyre me gjendjen e punëve në gjendrat e punës ku drejtojnë dhe do t’i hapë rrugë rritjes e zëvendësimit të kuadrove, me elementë të rinj, të aftë e të mesuar.
Këto masa që parashikohen në vendimin e Plenumit të 9-të, do të forcojnë dukshëm demokracinë, do të rritin iniciativën dhe gjallërinë mendimin e punonjësve, besimin në drejtësinë e vijës së Partisë. Ato do të bëjnë që të mbyllen edhe shtigjet e hatër- ve, favoreve e përkrahjeve të padrejta, në forma e mënyra të ndryshme që ndodhin në raste të veçanta.
Kryesore tani është që këto masa të rëndësishme që caktoi Plenumi i 9-të i Komitetit Qendror të Partisë të kuptohen thellë, në radhë të parë, ideologjikisht e politikisht, të shpjegohen e zbatohen, qarqe, kuptueshëm e me argumente bindëse nga Partia e të gjitha levat e saj poshtë, në repartet, brigadat, fabrika, deri në familje në kontakt me masat nga çdo kuadër e specialist, kudo që punon. E rëndësishme është, gjithashtu, që të gjitha detyrat që shtron Plenumi i 9-të të zbatohen shpejt e me krijimtari, me stil e metodë tjetër pune nga organet e Partisë, të pushtetit e të ekonomisë në qendër e deri në bazë, me tjetër ritëm e disiplinë në punë, në përshtatje me karakterin e rëndësinë e vetë kërkesave që përmbajnë detyrat e plenumit.
Gjatë vënies në jetë të vendimit të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë do të ndëshkohen edhe me konsekuencë e praktika të vjetra të drejtimit, me shabllazhe të burokratizmit e të liberalizmit kundër të cilave organet e Partisë, të pushtetit e të ekonomisë në mënyrë të veçantë, të gjithë kuadrot që punojnë në ta, të ngjallin e derdhin e në bazë, është e nevojshme të zbatojnë përsëri vijën e masave, sepse vetëm kështu burokratizmi, si një rrezik i madh dhe i vazhdueshëm për revolucionarizmin dhe demokracizmin e mëtejshëm të jetës së vendit, do të mund të luftohet me efektivitet.
BAJRAM HOXHA:
– Shoku Adil, mund të na thoni ku qëndron thelbi i vendimit të Plenumit për themelimin e zbatimit të vijës së masave në ekonomi?
ADIL ÇARÇANI:
– Thellimi i mëtejshëm i vijës së masave në ekonomi përbën një front të gjerë pune me drejtim të shumta, duke filluar që nga hartimi e zbatimi i planeve e deri te përsosja e metodave të drejtimit e mekanizmave ekonomikë. Është ftuar tashmë një përvojë e madhe pune në këtë drejtim, por ajo nuk është e plotë dhe shpeshherë pengohet e fren ohet nga shfaqjet e burokratizmit të organave shtetërore nga mosvlerësimi i rolit të masave. Qindra mijëra njerëz marrin pjesë në diskutimin e planit e në zëbhërimin e tij pas miratimit të shifrave orientuese nga organet eprore. Me mijëra janë propozuar që bëhen për avancimin e treguesve në ndryshëm teknikë, ekonomike e financiare të tij. Mirëpo gjatë nga këto propozime të punonjësve nuk pasqyrohen sa e si duhet në plan dhe janë përfshirë ato që u «hapen telashe», dhe u prishin rehatin majft drejtuesve dhe administratave. Vendimet e Plenumit të 9-të që përshkojnë nga vija e masave, kërkojnë t’i jepet fund kësaj praktike, dhe në radhë të parë, vetë masat të kërkojnë më këmbëngulje që propozimet e tyre të dobishme të gjejnë pasqyrim në planin ekonomik të shtetit. Ndërsa organet përkatëse të pushtetit e të ekonomisë në bazë e sidomos në qendër, në dikasteret e ndryshme, në Komisionin e Planit të Shtetit e deri në Këshillin e Ministrave, detyrimisht t’u japin sqarime e llogari atyre për fatin e gjithë masave e propozimeve që kanë bërë, për pasqyrimin e tyre në planet e ardhshëm dhe për efektet e sotme e të ardhshme të ekonomisë e të kulturës.
Kjo duhet kërkuar edhe në fazën e zbatimit të planeve. Mendimi të punonjësve duhet të drejtohet për çdo gjë, sepse kështu ato na japin propozime e zgjidhje efektive. E njëjta gjë shtrohet edhe për nxjerrjen, zbërthimin e zbatimin e vendimeve. Për vendimet e rëndësishme dhe normative që merren nga organet më të larta deri në Këshillin e Ministrave është e domosdoshme të merret pa tjetër mendimi i masave.
BASHKIM SYKJA:
– Pas daljes së vendimit të plenumit, 60 qytetarë të Koplikut shtruan kërkesën të ndërtojnë banesa të reja vjetake. Në qoftë se deri atëherë procedurat burokratike të komitetit ekzekutiv me zyren e urbanistikës e pengonin në një farë mënyre plotësimin e kësaj kërkese, me orientimet e Plenumit të 9-të dhe vendimin përkatës të Qeverisë, asaj iu dha zgjidhje menjëherë. Zyra e urbanistikës shkoi në qytetin e Koplikut dhe përcaktoi zonën e ndërtimit dhe sot po pikëtohet një lagje e re me 60 shtëpi, për të cilën ndërmarrja e ndërtimit, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale-banes a, do të marrë përsipër edhe furnizimin me lëndë ndërtimi.
ALEKS NASHI:
Dua të nënvizoj diçka për formën e punës me akord. Më 10 janar ne futëm 12 traktore në riparim. Në bazë të normativave ata duhet të kishin dalë pas 42 ditësh. Dhënia me akord e këtyre traktoreve për riparim mekanizatorëve bëri që ata të dalin 12 ditë para afatit. Këto norma pune po i zbatojmë edhe në reparte të tjera.
KOSTA KALLOJERI:
Kemi ngritur 7 njësi ekonomike në kooperativat, veç rrrasboreve që kemi në ndërmarrjet bujqësore. Tani këtu dalin disa probleme për ta që t’i shikojmë e zgjidhim më mirë; por dalin probleme edhe për mirëqenien dhe për vetë qeverinë. Deri sot e ardhura neto e ndërmarrjes kalon thuajse e tërë në buxhet. Kjo nuk i bën të interesuar të gjithë kolektivët, prandaj duhet të zhbllokojmë duke zbatuar vendimin e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë që të ketë pavarësi kolektivi që zbaton normashotin, me qëllim që fitimi ose një pjesë e konsiderueshme e tij, t’i lihet në kompetencë kolekti-