- Ja për çfarë flet kthesa në ndërmarrjen e peshkimit në Durrës -
Deri në këtë periudhë të vitit të kaluar ndërmarrja e peshkimit në Durrës plotësonte detyrat 50 për qind. Kjo shifër gjatë gjithë vitit arriti deri 60-65 për qind. Nuk ishte hera e parë, por edhe në vitet e tjera kështu ka ndodhur.
Periudha e deritanishme, nga fillimi i këtij viti flet ndryshe. Në ndërmarrje ka filluar një kthesë e mirë. Para se të flasim për planin, kjo kthesë filloi tek kuadrot drejtuese dhe të gjithë specialistët. Po flaket tej ajo përshtatje me gjendjen që krijohej në vite, si: «Nuk e filluam mirë vitin, s’ka gjë, do ta gjejmë veten më vonë», etj. Të gjithë kuadrot e ndërmarrjes tani, si të thuash, të ndodhur ditën dhe natën në ndërmarrje, njihen orë e çast me problemet që dalin dhe nuk i lënë për në fund të javës apo muajit për t’i zgjidhur. Peshkatarët ngritën problemin e furnizimit më të mirë me karburant. Mund t’u thuhej atyre: «Kaq na ka dhënë rrethi, kaq jemi planifikuar, s’kemi ç’të bëjmë më». Kësaj radhe nuk u fol kështu. Vërtet karburanti është i planifikuar brenda rrethit, por edhe manovrime në dobi të punës, aty ku shihet e nevojshme, mund e duhen bërë. Drejtuesit e ndërmarrjes e diskutuan këtë problem në organet drejtuese në rreth. Dhe pas kësaj disa ndërmarrjeve të tjera, që janë të dalluara, pa i dobësuar në furnizim, iu hoq nga një përqindje e vogël karburanti dhe iu dha peshkimit. U pa se në atë ndërmarrje puna ecën mirë; po nga ana tjetër, peshkimi e shpejtoi këtë.
S’është vetëm kjo. Kuadrot dhe specialistët e ndërmarrjes po dalin vetë në gjuejti me peshkatarët. Jo se këta të fundit nuk e njohin zanatin, por ata në det nuk kanë me vete, si të thuash, vetëm hartën, zonat e gjuejtjes, vetëm urdhërin ku do të gjuajnë sot apo nesër; por kanë pranë fizikisht edhe kuadrin e specialistin që i ndihmojnë në konkretisht në çdo gjendje të krijuar dhe bashkërisht marrin vendimet përkatëse për zbatimin e çdo procesi pune. Duke u rritur ndjenja e përgjegjësisë së kuadrove e specialistëve, duke dhënë ata shembullin vetjak, gjë që peshkatarët po e shohin të jetë më aktiv dhe i pranishëm, edhe mobilizimi i tyre po rritet. Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe po shihet një bashkëpunim më i mirë midis sektorëve të ndërmarrjes. Se qëllimi i fundit i të gjithë sektorëve është: të zënë sa më shumë peshk për popullin. Kjo fillon edhe nga sektori i riparimit të rrjetave, edhe nga oficina, nga zyrat e planit, të furnizimit materialo-teknik, të shpërndarjes etj. Secili nën frymën e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë po lufton të bëjë sa më mirë punën e tij, duke qenë i ngarkuar plotësisht. Kjo vjen natyrshëm kur shikon se nga drejtori, sekretari i byrosë së Partisë, kryeinxhinieri e kuadro të tjerë kryesorë të ndërmarrjes, ndodhen aty ditën dhe natën. Kjo nxit edhe të tjerët, por edhe të jep të drejtën të kërkosh llogari për të tjerët. Po punohet me moton: «ne punonjësit e tokës të japim maksimumin, të mos u lëmë asnjë borxh peshkatarëve». Motoja e peshkatarëve: «Ne të detit t’u përgjigjemi shokëve tanë të tokës, se po punojmë mirë deri në të në mos u lëmë asnjë borxh atyre». Që këtej edhe në kolektivat e anijeve ka ndryshime për mirë në organizimin e punës, në bashkërendimin midis tyre në gjueti, në kohëqëndrimin në det, në mobilizimin për të mos u kthyer në breg pa plotësuar planin.
Shokët e peshkimit na thonë: «Ky është vetëm një hap dhe rëndësi ka që këtë ritëm ta mbajmë dhe duhen të ngremë më lart. Kjo varet nga ne, askujt s’duhet t’i qahemi. Po se kryem mirë detyrën, pse të qëndrojmë në ndërmarrje? Të vijnë të tjerë më të zotët. Prandaj më parë nga vetja po e kërkojmë këtë zotësi, po e kërkojmë për të gjithë».
Ja një tablo e shkurtër: plani i janarit u përmbush 104 për qind, 15-ditori i shkurtit 120 për qind, çifti pelagjik i anijeve «Demir Milaq» dhe «Naun Thanasi», plotësuan tremujorin. Anija «Durrësi» në gjuetinë me koshillok plotësoi gjithashtu tremujorin. Gjuetia e bregdetit u plotësua 100 për qind. Eksporti gjithashtu. Shifra të tilla nuk i ka parë ndonjëherë kjo ndërmarrje. Megjithatë shokët e peshkimit flasin për dobësitë: gjuetia e molusqeve me anije nuk u përmbush. Disa anije të gjuetisë me koshillok, gjithashtu, s’realizuan planin. Këto dobësi bien plotësisht mbi ne, thonë ata, prandaj po i analizojnë. Ndërgjegjja mund ta ngremë: kemi dy anije të gjuetisë me koshillok që nuk dalin në det prej 6 muajsh për mungesë të bazës materiale. Dy anije i thonë qindra kv peshk të humbur. Këtë e di dikasteri, po kur do ta zgjidhë konkretisht?
SOTIRAQ GJORDENI
Novatorë të ofiçinës së automjeteve në Shkodër, projektues të pajisjes portative për khtimin e llamarinave. (Foto: A. Bodinaku - ATSH)
Minatorët e rinj - shembull
- TIRANË -
Çdo vit minatorët e pellgut qymyrguror të Tiranës, si të gjithë shokët e tyre anembanë vendit, i festojnë 22 Shkurtin si festë të tyre.
Sivjet Komiteti i Rinisë i Rajonit nr. 2 mendoj që të «thyejë» traditën, duke e shpallur javën nga 15 shkurti deri në 22 shkurt «Javë të minatorit». Ditën e parë u mblodhën të rinjtë nga të katër minierat, dhe diskutuan për rolin e organizatave të rinisë në zbatimin e detyrave të planit. Në diskutimet ballafaquese të veprimtarive të rinisë u shpreh entuziazmi që ka shpërthyer pas Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe mori jetë zotimi i minierës së Valiasit (llava 26-05) për të dhënë 1000 tonë qymyrguri tej detyrës gjatë kësaj jave. Këtomë e mbështetën edhe të rinjtë e minierës së Kërrabës, Mushqetasë, Priskës e boskive (deve) Mezësit, që në brigadat e rinisë të plotësohet plani 150 për qind gjatë kësaj periudhe, d.m.th do të jepen gjatë kësaj kohe 2300 tonë mineral tej detyrës. F. BERDELLIMA F. BERDELLIMA
Tejkalojnë detyrat duke kursyer
- FIER -
Kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh i plotësoi e tejkaloi detyrat e periudhës janar - 15 shkurt.
Plani i përgjithshëm industrial u tejkalua 1.7 për qind, duke i dhënë ekonomisë mbi 650 mijë lekë nënprodukte nafte me shumë se plani. U tejkalua plani i prodhimit të vajrave lubrifikantë 500 tonë, si dhe ksilol, benzol etj., nënprodukte këto të destinuara edhe për eksport.
Kolektivi i uzinës së vajërave prodhoi disa lloje të reja vajrash, duke e çuar 38 numrin e tyre, nga 16 të parashikuara në projekt. Deri në fund të vitit do të arrijë 43 lloje vajrash.
Duke punuar me ndjenjë të lartë përgjegjësie, gjatë kësaj periudhe janë kursyer 1.7 milion kw energji elektrike, 566 tonë lëndë djegëse, 14 mijë tonë avull, etj.
SAKO SHEQI
PO TË ULËN SHPENZIMET NJË PËR QIND
me vleftë 300 mijë lekë, në prodhimin e koksit
PO TË ULEN SHPENZIMET NJË PËR QIND
Informacion nga kombinati metalurgjik
Çdo ditë në kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» në Elbasan konsumohen qindra e qindra tonë lëndë të para e materiale të ndryshme, rreth 1 milionë kilovat-orë energji elektrike dhe sasia të mëdha energjish të tjera teknologjike.
Vetëm kursimi i tyre prej 1 për qind është një burim i madh për rritjen e akumulimit. Dhe a ka mundësi të kursehet kudo ky 1 përqindësh? Sigurisht. Madje do të kishim një fitim prej 18 milionë lekësh.
Për burimet e kursimit të tij drejtohemi vetë përvojës së kombinatit, uzinave të tij. Duke ndjekur me ndjenjë përgjegjësie normativat e harxhimit të lëndëve të para, në uzinën koksokimike gjatë vitit të kaluar jo vetëm u kursyen 679 tonë qymyr gjëhës, por duke rritur përdorimin e qymyreve të vendit u kursyen 1631 tonë qymyr te koksifikuesshme importi. Ose, në uzinën 12, nga ulja e normativave të harxhimit të materialeve për prodhimin e karbonatit bazik të nikelit u arrit një efekt prej 14745 lekë ku peshë zënë kursimet e gazolit me 2750 tonë, si dhe të energjisë elektrike.
Jo vetëm në uzinat e koksit dhe atë nr. 12 po dhe në uzina e reparte të tjera ka patur efekte të konsiderueshme të uljes së kostos. Veçse këto kursime janë «ngrenë», atyret që pak kanë vlerësuar efektivitetin. Tipik është rasti i uzinës së çelikut, ku për mos zbatim të parametrave teknologjikë, sidomos në repartin e konvertorëve, pati tejkalime të materialeve dhe energjisë teknologjike deri në 15 milionë lekë.
Mendojmë se është pozitive e me vlera për punën në të ardhmen vlerësimi i arritjeve të deritanishme. Rezultatet e vitit të kaluar, në analizat që po bëhen në uzina e reparte po shihen me sy kritik. Kjo po reflektohet në zhbërthimin e planeve të kostos së këtij viti, ku punonjësit kanë marrë përsipër detyra të lavdërueshme për të ulur shpenzimet e prodhimit 1.5 për qind, e barabartë kjo me 28 milionë lekë. Edhe për të ardhmen drejtimi kryesor për uljen e shpenzimeve mbetet rishikimi i vazhdueshëm i normativave të harxhimit të materialeve. Nga 1400 normativa që evidentohen e ndiqen gjithsej në kombinatin, vetëm nga rishikimi i 65 prej tyre vilet një efekt ekonomik prej 4.5 milionë lekësh.
Si detyra që kërkojnë ndjekje me përparësi gjatë këtij viti, veç të tjerave, mbeten vjelja e nënprodukteve dhe përmirësimi i tyre. E rëndësishme cilësor i tij. E teksojmë këtë sepse për vitin 1989, vetëm nga mosmarrja e koncentratit të hekurit në uzinën 12 pati një mbi shpenzim prej 15 milionë lekësh. Ndërkohë, vëmendje kërkon edhe përdorimi i gazit të furrnaltës dhe vjelja e nënprodukteve të koksit, pasi vënia e tyre në përdorim do të lirisontë produktin kryesor dhe do të plotësonte më mirë disa nevoja të ekonomive me disa produkte.
Me të drejtë, në kombinat përherë vëmendja është përqendruar në uljen e kosumit të materialeve të importit, të cilat zënë peshë të madhe në bilancin valutor. Prandaj, këtë vit po bëhen përpjekje për zëvendësimin e materialeve të importit me lëndë të parë vendi. Mund të përmendim, fjala vjen, uzinën koks-kimike, ku përveç uljes së normativës së qymyreve të importit me vleftë 300 mijë lekë, në prodhimin e koksit të metalurgjisë së zezë do të futet 1 për qind zhavor bituminoz për të zëvendësuar 3 mijë tonë qymyre importi, ndërsa në uzinën 12 po kërkohen rrugë për uljen e normativës së gazoil-mazutit për të kursyer 876 tonë të tjera si dhe kursimin e 500 mijë kilovatorëve energji elektrike, e barabartë kjo me 4 muaj punë të karmerjës së gurit gëlqeror të po këtij kombinati.
Kalimi me llogari më vetë i çdo uzine dhe ndërmarrjeje të kombinatit, përveç rritjes së përgjegjësisë për realizimin e planit dhe treguesve të tij, kërkon thellim të mendimit ekonomik për nxjerrjen nga prapambetja të ndërmarrjeve me humbje brenda kombinatit. Sado mirë të hartohen planet e programeve për uljen e shpenzimeve, kthesa në kombinat do të arrihet kur ky problem të bëhet shqetësim i të gjithëve, kut zotimet dhe propozimet e punonjësve vihen në jetë.
Çdo fëmijë plot shëndet
PERMET
Desha të shkruaj për një fshat a qendër shëndetësore ku prej vitesh çdo fëmijë që lind, gëzon shëndet të plotë.
Por nuk e pata të lehtë. Duke kërkuar të dhëna në seksionin e shëndetësisë, dola se jo një fshat, por mjaft prej tyre kanë vite që nuk kanë vdekje në fëmijë. U ndala vetëm në 5 prej tyre.
Në Çarshovë, Këlcyrë, Piskovë, Çorogunj dhe Frashër, ku në 10-15 vjetët e fundit nuk ka asnjë ngjarje të tillë në fëmijët 0-1 vjeç. Natyrisht, me respekt flasin nënat në këto fshatra për mamitë Vitori Haxhiu, Teftë Qiriri, Violete Qyra, Vasilikë Thomallari apo Flamure Hasko. Eshën e puna e tyre e pahodhur e me pasion, kujdesi dhe gatishmëria që për shumë vjet që shërbejnë si mami në këta fshatra, nuk kanë asnjë vdekje. Të gatshme në çdo kohë, ditën dhe natën, duke u sjellë si motra e shoqe me nënat - kjo ka sjellë respekt dhe dashuri të ndërsjellët. Çdo ditë ato kontrollojnë gjendjen shëndetësore dhe zhvillimin e fëmijëve në çerdhe e në shtëpi.
Por nuk mbaron çdo gjë tek shëmbulli i mamive. Eshtë edhe kujdesi i drejtuesve të këtyre ekonomive dhe i këshillave popullorë në këto fshatra me kushtet që u kanë krijuar si në periudhën e shtatzënisë, ashtu edhe për furnizimin e rregullt të çerdheve dhe kopshteve, që fëmijëve të mos u mungojë asgjë.
P. MUSTAFAJ
Veprimtari në kuadrin e muajit të shkencës
Të shumta janë veprimtaritë që po zhvillohen në shkollat e mesme të rrethit të Beratit në kuadrin e «Muajit të shkencës».
Në shkollën e mesme «Babe Dude Karbunara» janë bërë mbasdite të tematikës, biseda për zbatimin e të rejave shkencës në prodhim, ku janë tërhequr një pjesë e mirë e rinisë së pasionuar për shkencën. Me nxënësit e shkollës «Kristo Çapo», janë organizuar biseda për letërsinë dhe artin, astronominë e fizikën dhe shkencën e të tjera, gjatë të cilave ata shfaqën dëshirat e kësaj sipas prirjeve të tyre. Nxënësit e klasave së dyta shkollës për ndërrmarjen bujqësore ku specialistë, i formuan për mobilizimin e mirë të punës dhe për marrjen e më shumë prodhimeve me pak shpenzime. Me interesim u ndoqën ditë e trajnimit e shkollës së mesme në «Demofraf» eksperimentë në fizikë, në shkollën «Demofraf» një konkurs me nxënësit në matematikë, veprimtaritë letrare nga punia e jetës së mësimdhënies së gjuhës. Për këto vende në shkollën e mesme në fushë - Peshtan u zhvillua mbasditeja «Matematika në shkollë», ndërsa nxënësit më të mirë në shkollën e mesme Karkanjozë, së bashku me mësuesit organizuan sesionin shkencor: «Si mund të rritet pjelloria e tokës» për përparimin industrial të vendit e veçanërisht në energjetikë, folejnë për historinë e lashtë 24-vjeçare të qytetit të Beratit etj. Në shkollën e mesme bujqësore «Kristo Isak» pas një konkursit për të rejat në fushën e agrikulturës pasditja shkencore e organizuar e eksperimenteve në blektori, bënë një bisedë me kandidatin e shkencave, matematicienin Andon Si- …
PUKE
Çdo organizatë rreth e rrotull në Pukë në veprimtaritë që po zhvillohen në kuadrin e Muajit të shkencës po synon thellimin e më shumtë analizave. Në rreth shkencore janë bërë analiza të punës së deritanishme dhe planifikuar objektiva të reja. Ndër- ... mjetet organizatave të rinisë si dhe të nxënësve më të talentuar në shkollën e mesme të Pukës vazhdon konkursi në lëndën e fizikës, shoqëruar edhe me eksperimente e biseda. Gjithashtu interesimit më të madh për matematikën po i shërbejnë olimpiada e kësaj lënde, pasditë shkencore, kuriozitete e ruboset matematikore dhe njohuritë mbi jetën e matematikanëve të shquar. Nxënësit e shkollës së mesme në Gjejan, nëpërmjet takimeve me specialistë të bujqësisë të kësaj ekonomie u njohën me arritjet e rëndësuara në bimën e misrit dhe me përvojën e fituar për të rritur përmenda në mjedise të mbrojtura. Ndërsa në Gojan nxënësit bëjnë përgjithësime të eksperimenteve në bazën eksperimentale. Anëtarët e rrethit të kimisë në shkollën e mesme bujqësore të fshatit Malaj ndoqën bisedën «Disa etapa të zhvillimit të kimisë në shekullin», në Pushi- Arë, u bë diskutimi i filmit shkencor «Zbulime nëpunje e analizë», u bë lexim fragment nga revista «Shkenca dhe jeta».
(ATSIN)
- PUKE -
Në frontin e prodhimit bujqësor
SHPEJTOJNË MBJELLJEN E LULEDELLIT
Kultivuesit e lulediellit në Durrës janë në përfundim të plugimit të tokave të caktuara për lulediellin. Kjo ka bërë të mundur që në shkallë rrethi të jenë mbjellë mbi 2300 ha, baraz me 71 për qind të detyrës. Kujdes tregohet gjatë mbjelljes për të përdorur sasinë e nevojshme të plehut organik dhe superfosfatit, gjë që ndikon në rritjen e shëndetshme të bimëve.
Ritme më të shpejta në mbjellje kërkohen në kooperativat bujqësore të Kryemëdhejt, Lalëzit, Kryevidhit, NB Shtikut që janë më prapa.
ZBATOJNË PËRVOJËN E PËRPARUAR
Sipas detyrës që caktoi aktivi i bujqësisë në rrethin e Krujës në ngastrat që do të mbillen me jonxhe janë përdorur 400 kv pleh organik dhe 10 kv superfosfat për ha. Për kultivimin e saj ndihmesë të madhe po japin edhe specialistët e Institutit të Foragjereve në Fushë - Krujë me të dhënat e eksperimenteve dhe duke përzgjedhur përvojën e ekonomive të përparuara. Graklik ditër në mbjellje arrin në 40 deri 50 ha. Në shkallë rrethi janë mbjellë 550 ha me jonxhë, e barabartë kjo me 85 për qind të sipërfaqes së planifikuar.
TEJKALOJNË PRODHIMIN
Tregu i qytetit të Tepelenës, për këtë periudhë është furnizuar në sasi të bollshme me perime të stinës e frigoriferit, si dhe vezë. Furnizuesja kryesore e tregut me vezë është NB-ja «Polo Bezhani». Me ngritjen e pulave së re, përmirësimin e ushqimeve dhe trajtimit të shpendëve sipas teknologjisë së përpunuar, është arritur që në treg të dorëzohen 2 herë më shumë vezë se detyra.
(Sipas ATSH-së)
Viti 1 48-të i botimit
E diel,
18 shkurt 1990
Nr. 42 (12 986)
Çmimi 30 qindarka