NË TË GJITHA SERRAT E KRUJËTARISË KA VEND PËR PËRMIRËSIME CILËSORE ME TË MËDHA
Ditën e dielë, në gazetën «Drita», u botua fjala e shokut Ramiz Alia, mbajtur në Sekretariatin e KQ të Partisë për gjendjen e sotme dhe perspektivën e prodhimit të Kinostudios «Shqipëria e re».
Kjo është një ndërmjetëse e madhe që Partia u jep krijuesve të filmit, është njëherësh edhe shprehje e atij kujdesi të veçantë të saj për krijuesit e për krijimtarinë, për ta bërë atë sa më militante e më cilësore, duke shfrytëzuar në mirë potencialet e çmuara të artistëve tanë të skenës. Fjala e shokut Ramiz është një program i madh pune për të gjithë kineastët tanë, për ndryshime rrënjësore në krijimtarinë e tyre, për të fuqizuar më tej mesazhin ideor-artistik e për të rritur cilësinë e filmave tanë, të cilët janë përcjellë dhe janë bërë të dashur për popullin dhe kanë shërbyer për edukimin e njerëzve. Por kërkesat e sotme të artdashësit tonë të kulturuar janë për pretendime e realizime më cilësore. Ky dokument i rëndësishëm i Partisë është një program pune për të gjithë krijuesit tanë. Ai është një pikënisje e re nën dritën e vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë për nivele të reja ideorartistike në të gjitha sferat e krijimtarisë. Revolucionarizimi i mëtejshëm i jetës së vendit përmes thellimit të demokracisë socialiste, duhet të tërheqë fort dhe shpejt vëmendjen e gjithë krijuesve dhe të ngjallë interesimin e tyre. Ata nën këtë dritë të re, kërkohet të vënë në lëvizje të gjithë shikuesit me vepra të reja, të fuqishme, që të bartin mendimin e ri, më të emancipuar të shoqërisë sonë. Duke u njohur me detyrat e kërkesat që shtron Partia për kineastët tanë, drejtën e marrjes së vendimit, mund e duhet të lozin një rol më të madh për mbarëvajtjen e punës krijuese kudo e veçanërisht për t’i dhënë popullit vepra sa më dinjitoze, me nivel të lartë ideorartistik. Kjo nuk do të thotë që ato kompetenca që mund e duhen hequr administratës të monopolizohen nga ata që flasin e imponohen në emër të posteve e të instancave burokratike, ndonjëherë në emër të «afirmimit» të personalitetit, të gradës së lartë shkencore, të pozitave shoqërore, shtetërore a partiake të përvojës së gjatë etj. Në tavolinën e rrumbullakët të dialogut e të debatit nuk ka «të parë». I tillë është ai që sjell argumentin më bindës, ai që ofron rrugëzgjidhjen më të dobishme. Uni i njeriut a tjetrit nuk do të thotë vendim kolegjial. Në emër të kolegjialitetit mund të veprohet, siç është vepruar në mjaft raste, dhe të shkelet me të dyja këmbët ai. Në praktikë kjo do të thotë: ose t’i mbyllësh sytë cilësisë më të dobët, romanit mediokër, koncertit a premierës pa nivel, ose t’i çelësh menjëherë «dritën jeshile» krijimtarisë më cilësore. Në art, në kulturë, në shkencë, u theksua në Sekretariatin e KQ të Partisë, duhet të ketë as veto, as vota. Të kjo direktivë e Partisë, tek ky orientim – krijuesit kanë gjetur temën për një diskutim të gjerë shoqëror krijues mes tyre, aty shohin «eliminimin» e praktikave të përditshme të punës së tyre krijuese nga shumë praktika burokratike, administrative frenuse. Vlerësimet e Sekretariatit të KQ të Partisë për potencialet e mëdha të artistëve tanë, besimi i madh që u shpreh aty për pjekurinë e gjykimin ideopolitik e profesional të çdo detyre, të çdo angazhimi nga ana e tyre, konsiderata të tjera, besimin se artistët e këtij populli, nga puna krijuese e ai kërkon që nevojat shpirtërore të individit e të shoqërisë të plotësohen në vijimësi dhe me vlera cilësore. Sa premiera në vit do të realizojë, p.sh.; një trupë profesioniste e teatrit, 3-4 apo 5? Numrat orientues për krijimtarinë në disa fusha të ekranit e të skenës janë bërë si numra të shenjtë. Realizimi i tyre barasvlerësohet me kryerjen e misionit të artistit. Vërtet, p.sh., një profesionist i veti i realizuan numrat e premierave, por sa lanë mbrapa shumë prej tyre, kur nuk u arrijt që edhe Festivali i organizuar në Tiranë të kishte një lloj jehone më të suksesshme? Arsyet për një gjendje të tillë janë komplekse, por mes të tjerash, jo pak pengon edhe rendja pas sasive. Bashkëbisedimi me disa drejtues të institucioneve kulturore-artistike për mbarëvajtjen e punëve jo rrallë fillon me frazën: «Edhe me një premierë dhe i mbyllim detyrat e 6-mujorit, të vitit», etj. Po kështu, gjykohet edhe për veprimtarinë ekonomike e financiare të institucioneve dhe gati harrohet në kulturë, në art, më shumë se çdo fushë tjetër, është cilësia ajo që u jep vlerë treguesve të prodhimit. Sa botime kanë dalë nga shtëpitë botuese, p.sh., dhe cili ka qenë efektiviteti i tyre kur jo pak shokë në shkolla, në familje e më gjerë, shpesh dëshirojnë: «- më shumë duhet të lexohet nga rinia dhe nga të gjithë njerëzit?! Numri i filmave, i premierave, i koncerteve, i botimeve, nuk është një konstante parimore që as mund të ulet, as të kapërcehet. «Norma» e vetme e saktë është plotësimi i nevojave shpirtërore të popullit me vepra dinjitoze. Nji nga problemet më të rëndë- rëndësishme që kërkohet t’i jepet rrugë-zgjidhje nga institucionet kulturore e artistike është edhe ai i lehtësimit të ekonomisë nga subvencioni që bëjnë shteti për to, si për të realizuar veprimtarinë e tyre gjithnjëvjetore, ashtu edhe për të rinovuar ku duhet, teknikën. Rrugëzgjidhja më efektive dhe më e dobishme në këtë fushë, ashtu siç orientoj edhe mbledhja e Sekretariatit të KQ të Partisë, është krijimi e cilësisë të të gjitha veprimtarive të institucioneve kulturore-artistike dhe dhënia e tyre më e madhe. Vetë krijuesit, organizmat drejtuese në këtë fushë, gjithë kolektivët punonjëse dhe organizatat-bazë të Partisë, nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve dhe debateve, do të gjejnë rrugë, mundësi e forma pune që ta realizojnë edhe këtë detyrë të rëndësishme. Zbatimi i detyrave që u shtruan në Sekretariatin e KQ të Partisë, kërkon angazhimin e të gjithë forcave, punë me rendiment dhe efektivitet të lartë nga secili, por edhe krijimtari e novitet në organizim e drejtim. Pra, metodë dhe stil i ri në punë nga të gjithë.
demokracisë socialiste, duhet të ter-heqë të vënë te lexuesit e u njohur me detyrat e kërkesat që shtroi Partia për kineastët tanë, për analogji, duhet të mendojmë e të punojmë edhe drejt krijuesit e interpretuese të dramës e të teatrit, të estradës, të Teatrit të Operas e Baletit, gjithë punonjësit e krijimtarisë kulturore masive etj. Të arrish pikësynime të reja për cilësi në krijimtari, do të thotë të luftosh me forcë metodant komanduese, të cilat, si u theksua edhe në Sekretariatin e KQ të Partisë, «në fushë të arteve janë më të dëmshme e më të rrezikshme se në çdo fushë tjetër». Vendin e tyre, është e logjikshme, siç sugjeron vetë jeta, kërkohet ta zënë dialogu me mendje të shëndoshë, debati konstruktiv dhe i argumentuar, gjykimi dhe vlerësimi kolegjial. Kjo rrugëzgjidhje që oriento Partia, që të bëhet vërtet efektive dhe e realizueshme, është e nevojshme dhe e domosdoshme që shumë kompetenca të kalojnë te lëvizja nga aparatet e administratorët tek organet artistike kolegjiale.
Këshillat artistike, këshillat shkencore, kolegjiumet, etj., duke kërkuar edhe mendimin e një rrethi sa më të gjerë specialistësh pa zëvendësime e dubla organzimat shtetërore, duke patur tashmë e tutje
juës mes tyre; aty shiillim «qëllimin» shumë praktika burokratike, administrative frenuesе. detyre, të çdo angazhimi nga krijuesit - do të shërbejnë për ndezjen më tej të atmosferës krijuese, të punës me pretendime gjithnjë e më të larta, që të pasqyrohet sa më denjësisht epopeja njerëzore e shoqërisë sonë socialiste nga letërsia, filmi artistik e ai dokumentar, muzika, artet figurative, etj. Në këtë fushë edhe televizioni duhet ta zgjerrojë veprimtarinë e studios së vet për filma artistikë. Kjo veprimtari, siç porositi Partia, duhet të bëhet nga më të vendosishmet, duke përdorur më me dobi teknikën që disponon. Çdo vepër letrare - artistike duhet të mbajë në thelbin e përmbajtjes së vet vullën e kohës, jetën siç është. Në të kundërt, përmes lustres, pozimeve e sajimeve të ndryshme që nuk i vlejnë askujt, realiteti nuk del siç është - mohohen vështirësitë që kapërcehen populli, zbehet heroizmi i tij. Realizimi më i mirë i këtyre kërkesave të opinionit letrar e artistik të vendit, do ta forconte e thellonte më tej frymën demokratike të krijimtarisë sonë.
Plenumi i 9-të i KQ të Partisë, ashtu siç kërkoi përmes rrugëzgjidhjeve të shumta që orientoj përmirësime të mëtejshme të mirëqenies materiale të tyre, aty mes të tjerash: «Ç’Kërkohet nga praktikat burokratike, administrative frenuesе. detyre, të çdo angazhimi nga krijuesit - figurative, etj. Në këtë fushë edhe televizioni duhet ta zgjerojë letrare - askujt, realiteti nuk del siç është - mes të tjerash: «Qëllimi i ...»
Si po realizohen detyrat e shkurtit?
PLANI: KËRKESË E KOHËS, DETYRË E ÇDO DITE
Blegtoria me tejkalime
Në fshatin Bajkaj ka tufën e vet edhe bariu Spiro Kapusani. Emri i tij është i njohur për tërë blegtorët e rrethit të Sarandës. Përse? Në tufën e tij pjellja e dhenve përfundoi. Nga qengjat e lindur nuk ka asnjë dëmtim. Që tani ata kanë arritur peshën 12 kg secili. Janë të hershëm, por edhe mjelja ka 25-30 ditë që ka filluar.
Por ç’thotë për këtë e për shokët ky bari i dëgjuar?
– Dimri po vete behar. Ndaj për t’u vetëkënaqur nuk ka. Vërtet kemi arritur deri tani në tufën tonë këtë prodhim por barinjtë e tjerë?»
- SARANDE -
ne KTL e Allkos, Resul Mullai në NB e Brinës, Andon Jorgji në Stjar e Zaim Ademi në Konispol janë para nesh.
Po në shkallë rrethi tregues janë arritur në blegtori? Për këtë kryeveterineri i rrethit, Jorgo Babuli, thotë se këtë vit kanë lindur më shumë së vjet 9000 qengja dhe 7 500 keca. Dëmtime s’ka patur në të vegjël. Po në prodhimin e qumështit? Muaji janar u mbyll me 1500 kv tej detyrës. Edhe shkurti vazhdon me tejkalime. Çdo ditë më shumë se grafiku jepen 50 kv qumësht nga tufa e përqendruar dhe tufat e tufa të tëzfat.
Barinjtë në Sarandë këtë vit punuan me objektivin për të tejkaluar ndjeshëm prodhimin e qumështit në imëta e në lopë. Ndaj arritjet ekonomive në prodhimin e qumështit në disa Stjar, NB e Vurgut, Vrinë e Konispol janë të ndjeshme.
Kjo është arritur jo thjesht, si pasojë e kohës, por së pari, për vetë punën kushtet e mbarështimit dhe kujdesin për bazën ushqimore, mbi të gjitha, me kujdesin e pakursyer të blegtorëve.
BARDHYL BELJKO
Novacionet i hapin rrugë prodhimit
- KORÇË -
Shfrytëzimi sa më i mirë i aftësive prodhuese dhe përmirësimet teknologjike janë kërkesa të përditshme në punën e kolektivëve të ndërmarrjes së prodhimeve të faiançës.
Një shembull: kohët e fundit këtu u vu në punë një presë me një teknikë bashkëkohore për prodhimin e pllakave majolike, e cila do të jetë pjesë e një linje të tërë. Pa pritur të kryhen tërë investimet e nevojshme që kërkon linja, u punua për përvetësimin e teknikës së kësaj prese dhe teknologjisë përkatëse për prodhimin. Presa u vu në punë duke dyfishuar prodhimin e pllakave majolike. Ndërkohë po merren masa të nevojshme për ngritjen e linjës së plotë që do të 3-4 fishojë prodhimin e sotëm.
E lavdërueshme është edhe puna që bëhet këtu për sigurimin e kushteve sa më të plota teknike për përshtatjen masive të lëndës së parë. Inxhinieri mekanik Ilo Kunesha, ndonëse në pension, drejtoi tërë punën për ngritjen me forcat e veta të një filtriprese me aftësi përpunuese 5 tonë në 24 orë. Tani po punohet për një presë të dytë dhe për një makinë të re për glazurimin e pllakave majolike. Kjo do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e prodhimit.
Këto përpjekje janë të pandara edhe nga mobilizimi për plotësimin e detyrave. Prej fillimit të vitit deri më sot plani i prodhimit është realizuar në masën 100.2 për qind. Dallohen sidomos punëtorët e brigadës së gjysëm prodhimit të hidro-sanitareve me brigadier Niko Jata-gani.
Në bisedë me drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje mësuam se së shpejti do të çelet në qytet një njësí tregtare vetëm me prodhime të fajancës. Dëshira jonë është drejtori i ndërmarrjes Osman Dëllinjа, është që blerësit të mbeten të kënaqur nga artikujt tanë hidrosanitare gjigjësisht të kompletuar, pajisje tualeti, pllaka majolike, enë kuzhine, pjata, tava, tasa etj. Edhe me xhiron e kësaj njësie do të matim punën tonë.
KOSTAQ DUKA
NE FOTO: BRIGADIERI BARDHYL NELI GJATË KONTROLLIT TË BIMËVE NË SERRAT E LAPARDHASË NË RRETHIN E BERATIT. (Foto: G. Xhengo - ATSH)
Përse na pengoni, shokë të uzinës «Drini»?
LETRA NE REDAKSI
Për vitin e kaluar kolektivi ynë i minierës së mermerit të Muhurit në Dibër plotësoi detyrat e eksportit, duke dhënë tej planit rreth 160 mijë lekë valutë prodhime.
Kursyen edhe materiale importi me vlerë 35 mijë lekë valutë. Ndërsa si e plotësomë të gjithë treguesit, në zërin «zbulim dhe», që të bëjë me përgatitjen e minierës, detyrat nuk i plotësuam as 50 për qind. Kështu vazhdon gjendja prej disa vjetësh edhe për këtë fillim të vitit 1990.
Për çfarë pengohemi? Në inventar kemi disa ekskavatorë shumica e të cilëve kanë ardhur afro 20 vjet më parë e nuk u është bërë asnjë riparim kapital. Asnjë uzinë e vendit nuk ia ka marrë përsipër për riparim. Menduan se halli ynë do të merrte fund, pasi dërguam njërin nga mjetet në uzinën «Drini» në Shkodër më 23 tetor të vitit të kaluar. Me sa di-më, riparimet kapitale e kanë afatin një muaj, por po kalojnë katër muaj dhe mjeti nuk na është kthyer. Po kjo uzinë ka marrë përsipër edhe riparimin e një ekskavatori tjetër, zgjidhje nuk po i jepet, problemit dhe ai qëndron pa punë nga qershori i kaluar.
Ne, siç thamë në fillim, i tejkalojmë detyrat e eksportit. Kaq e vështirë qenka që të na sigurohet, mbi bazën e kërkesave të regullimeve, punë normale?
IDRIZ LIKA, RIZVAN METHASANI, JONUZ ÇIKU e të tjerë punëtorë në minierën e mermerit në Muhur, Dibër
Mekanika bujqësore nuk ka udhëzues përdorimi
Çdo tip mjeti që vjen nga importi shoqërohet nga literatura teknike përkatëse, e cila ka specifika të veçanta në përputhje me uzinat prodhuese.
Për një punë normale të këtyre mjeteve dhe me sa më pak defekte është e domosdoshme të njihen dhe zbatohen kjo literaturë plotësisht, që në çastin e vënies në punë të tyre. Kështu do të rritet jetëgjatësia e përdorimit të mjeteve, duke u zvogëluar humbjet e ekonomisë.
Në të vërtetë përkthimet e stacionit të mekanizimit të bujqësisë, kanë qenë të pakta dhe gjysmake, me shumë vonesë, dhe me vite pasi makineritë dhe mjetet janë vënë në punë.
Mendojmë se drejtoría mekanike në Ministrinë e Bujqësisë duhet ta zgjidhë sa më parë këtë problem.
MARASH DEMA
inxhinier në SMT, Pukë
MINISTRI I JASHTËM PRITI DELEGACIONIN PARLAMENTAR TË DHOMËS SË DEPUTETËVE TË BRAZILIT
Dje ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë në Rejs Malli priti delegacionin zyrtar parlamentar të Dhomës së Deputetëve të Brazilit të përbërë nga deputetët Aldo Arantes, Jose Carlos de Saboya, Eduardo Bonfin, Flores-tan Fernandes dhe Oswaldo Lima Filho.
Dje ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë në Rejs Malli priti delegacionin zyrtar parlamentar të Dhomës së Deputetëve të Brazilit të përbërë nga deputetët Aldo Arantes, Jose Carlos de Saboya, Eduardo Bonfin, Florestan Fernandes dhe Oswaldo Lima Filho.
Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u shkëmbyen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Brazilit. Rejs Malli i njohu deputetët brazilianë me politikën e drejtim të zgjerimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe me kontributin që jep ajo në dobi të paqes e të sigurisë në rajon. Ai vuri në dukje se vendi ynë i kushton rëndësi marrëdhënieve me Brazilin dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe ndjek me interes zhvillimet politike në këtë rajon. Gjithashtu u bisedua për probleme politike e kohës si dhe procesin e bashkëpunimit të mëtejshëm në Ballkan.
(ATSH)
U larguan delegacionet
U larguan nga vendi ynë delegacioni i Republikës Popullore të Bullgarisë, i kryesuar nga zëvendëskryetari i Komitetit të Energjitikës, Dhimitër Sokolov, delegacioni i Republikës Greke, i kryesuar nga drejtori i Politikës Energjetike në Ministrinë e Industrisë, Energjitikës dhe Teknologjisë, Ioannis Delezios, delegacioni i Rumanisë, i kryesuar nga zëvendësministri në Ministrinë e Energjitikës, Tiberiu Kerepcanu, delegacioni i Republikës së Turqisë, i kryesuar nga nënsekretari i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Sami Yavuz dhe delegacioni i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i kryesuar nga zëvendëssekretari për Energjetikën, Dr. Sretan Spasic, të cilët morën pjesë në mbledhjen përgatitore për takimin e ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit, që do të mbahet në Tiranë, javën e fundit të muajit maj 1990.
Gjatë qëndrimit delegacionet bënë vizita në objekte ekonomike e qendra socialkulturore në rrethet, Tiranë, Durrës, Krujë, Berat dhe Shkodër.
(ATSH)
Nga vizitat e delegacionit zyrtar parlamentar të Dhomës së Deputetëve të Brazilit
Në vazhdim të vizitës së tij, delegacioni zyrtar parlamentar i Dhomës së Deputetëve të Brazilit shkoi pardje në rrethin e Beratit.
Atje delegacioni u prit nga nënkryetarja e Presidiumit të Kuvendit Popullor,
(Vijon në faqen 4)
“What’s the matter, Rexhep? You look as if you’re looking for something you’ve lost,” I say jokingly.
Rexhep Hysa jep një mësim...
Rexhep Hysa është elektromponist në kooperativën e Gjepalajt në Durrës.
Por ai ka edhe një pasion tjetër...
Pranë ujëmbledhësit të fshatit ishte një copë tokë e djerrinë. Askush’t i s’kish shkuar në mendje se si mund të shfrytëzohej ajo, ose, e shumta, ishte menduar se një pëllëmbë tokështë. Rexhepi mendoi të mbillte në të fidane ulliri. Disa njerëz që e panë tek mbillte copat pas krasitjes së ullinjve, mbase kujtuan se i donte për t’u ngrohur apo kushedi për çfarë. Ai mbolli 1000 rrënjë me copa të tilla. Mbledhi mbeturina dhe i plehëroi bimët rrënjë për rrënjë dhe shfatarët panë si u rritën për bukuri 1000 fidanët. Të gjithë këtë punë në ai e bëri në kohën e lirë. Këta fidanë kanë koston 2 lekë copa, nga 6 lekë që kushtojnë ata që i prodhon fidanishja nga i bleu kooperativa. Ja, ky është një mësim që jep ky punonjës i thjeshtë.
Bisedojmë me të në një cep të tokës djerrë. - Dukët ca romantik, aq më tepër kur mëson se i pëlqen muzika, letërsia. Një yllë, Agim Hysën, e ka poet dhe di përmendësh mjaft vjersha të vëllimit që ka botuar ai kohët e fundit. Por ai s’i heq sytë nga toka.
- Ç’ke kështu, Rexhep, duket se kërkon diçka që të ka humbur? - i them me shaka.
- Jo, - thotë ai, - kërkoj diçka për të ftuar.
- Të fitosh?
- Të fitojë ekonomia e, kur fiton ajo, edhe ne mirë kemi. Ja, dëgjo: këtë vit do të prodhojmë 3 mijë fidane ullinji duke shfrytëzuar ullinjtë e krasitjeve; me shartim por edhe me bunga, siç i thonë. 2 mijë fija me copa, 1 mijë arra me farë dhe 11500 kumbulla me shartim. Të gjitha i kemi gjetur.
- Vetëm do t’i mbjellësh?
- Sëhën ndonjë vështirësi e madhe, mjaft që ta kesh qejf punën.
- Natyrisht s’është keq, je për t’u përgëzuar, por se mos harron zanatin...
- Nuk do t’u kishte kuptim kjo punë pa përsërit. Por kështu si thosh ndonjëri në fillim kur po mbillja fidanët e parë të ullirit. Por tani më përkrahën madje në kryesi të kooperativës më thanë:
- I do nja dy - tre shokë të të ndihmojnë?
- Mirë, - u thashë, - por edhe ata pas punës. Dhe kështu toka.
S. GJORDENI
NE KETE NUMER
● NE TË GJITHA SFERAT E KRIJIMTARISË KA VEND PËR PËRMIRËSIME CILËSORE MË TË MËDHA (f. 1)
● RRETH NGJARJEVE NË KOSOVË (f. 4).