GJYKIMI I MASAVE, RRUGË MË EFEKTIVE KUNDER BUROKRATIZMIT
Plenumi i 9-të i Komitetit Qëndror të Partisë, ka shtruar detyra të reja për të rritur rolin e masave në të gjitha sferat e jetës së vendit dhe për forcimin e demokracisë socialiste. Thelbi i tërë veprimtarisë aktive, ashtu si kurdoherë është mbetet: lufta kundër burokratizmit dhe liberalizmit. Natyrisht, të dyja këto të këqija të rrezikshme për shoqërinë tonë, nuk mund të luftohen me masa administrative, me urdhra, sanksione e porosi. Bindjet e njerëzve formohen e forcohen, në radhë të parë, me argumente të shëndosha. Pikërisht kjo punë e kualifikuar është bërë e po bëhet më evidente për mënjanimin e metodave burokratike. Vetë vija e Partisë në luftën kundër burokratizmit ka qenë dhe është e mbështetur në kuptimin dhe në zbatimin e vijës së masave. Çdo veprim, çdo praktikë e dukuri që bie ndesh me interesat e popullit nuk mund të jetë e pranueshme për metodën e punës të Partisë tonë, të cilën nuk e ndan asnjë nga masat punonjëse. Mirëpo ka edhe ndonjë nxitim që i hap rrugë veprimtarisë burokratike. Komiteti Ekzekutiv i KP dhe Këshilli i Bashkimeve Profesionale të rrethit të Tiranës para disa ditësh dërguan një shkresë ku thuhej midis të tjerash: se «këtë e tutje fondin e drejtorit dhe shtëpitë e banimit do t’i ndajë komisioni i emulacionit». Ende nuk mund të flasim për efektet pozitive të punës së këtyre komisioneve. Por edhe kjo është një zgjedhje tjetër burokratike. Se kush duhet të shpërblehet, se ç’punë meriton një shpërblim, këto duhet t’i vendosin vetë masat punonjëse. Organizatat-bazë të Partisë në dikasteret qëndrore psh, kanë diskutuar për shkurtime e organizanike, madje kanë marrë vendim të shkurtohen aq apo kaq punonjës. Bëhet fjalë për të gjithë dikasteret pa përjashtim. Mirëpo, siç vëmë re, në mjaft raste, mendësia «të presim ç’do të na thonë nga lart», «të përpilo jmë vendimin, pastaj të veprojmë» është e pranishme. Përse u dashka pritur sa të «piqen» vendimet, kur për këtë problem diskutoj vetë kolektivi, kur ato janë dhe duhet të jenë produkt i gjykimit të shëndoshë të masës? Me sa duket akoma s’po hiqet dorë, nga praktika «pasi të diskutojë kolektivi ka nevojë që të mblidhet udhëheqja e institucionit, e dikasterit për të vënë vulën e fundit». Prandaj është detyra e organizatave-bazë të Partisë, e organizatave të masave dhe organeve shtetërore që çështjet e shtruara për zgjidhje të diskutohen me një ndjenjë përgjegjësie të lartë, të nxirren dobësitë e shkaqet e prapambetjes, apo të të qëndruarit në vend, të caktohen detyra, afate dhe rrugëzgjidhje konkrete. Po, është e vërtetë që janë bërë dhe do të bëhen shkurtime për ata që janë të tepërt, por është e domosdoshme të mendohet me po të njëjtën përgjegjësi e seriozitet: ku do të shkojnë, kur do të shkojnë, ç’punë do të bëjnë dhe të fillojnë menjëherë, pa pritur që t’i zënë aty mbledhjet e analizat e tjera. Shkathtësia e veprimit brenda normave të Partisë e vendimeve që mori Plenumi i 9-të janë shprehje më e mirë në luftën kundër burokratizmit. Në këtë kuadër kërkohet që masat punonjëse të mos presin që të bëhen urdhra e porosi, por të marrin iniciativa. Organizatat-bazë të Partisë, organizatat e masave dhe organet që zgjidhet e të respektohet deri në fund zëri i punonjësve, i mendimeve që kanë ata për të çuar punët më përpara. Nënvleftësimi, sadopak i vogël qoftë, ushqen burokratizëm. Ka ndonjë rast që mendimi e gjykimi i masës merret sa «për të kaluar radhën» dhe në praktikë vazhdojnë po ato metoda e praktika të zbatuara më parë, ose diçka më ndryshe. Këto janë në natyrë të punës së burokratit. Gjërat nuk mund të lëvizin nga vendi me mendimin «të bëjmë ashtu siç kemi bërë». Themelore është të harmonizohen më mirë interesat, por interesat harmonizohen dhe njerëzit bëhen më të interesuar për punët mëdha jo me urdhra, por me mekanizmat përkatëse: stimulli moral e material, shpërblimet, sipas punës e të tjera e të tjera... Ka kohë që disa ndërmarrje, siç është trikotazhi i Korçës, tregushumi në Durrës, kombinati i tekstileve në Berat etj., nuk i çojnë mallrat në destinacion sipas kontratave të lidhura. Për këtë janë bërë e bëhen dallafaqime, çështjet janë shkuar deri në arbitrazh etj., por ndonjë gjë nuk ka ndryshuar. Dhe ndryshojnë e ngulmojnë me qetësi. Në këtë mënyrë do të fillojnë menjëherë, pa pritur që të zënë aty mbledhjet e analizat e tjera. Plenumi të 9-të kërkon që çdo kuadër në radhë të parë me punën e tij të të gëzojë simpatinë e njerëzve. Kështu u hapet rrugë kuadrove që kanë kulturë, atyre që punojnë me përkushtim e militantizëm. Në këtë vështrim, kolektivitat punonjëse e kanë për detyrë të mendojnë e të gjykojnë me përgjegjësi politike se cilin do të venë në krye të punëve. Është e drejta e tyre të emërojnë drejtorin, shefin... Këtu nuk është fjala se punët do t’i bëhen vetëtimë. Të gjithë së bashku do të punojmë me pasion e me këmbëngulje, për të shtuar prodhimin, për të rritur rendimentin e mirëqenien. Pra është e nevojshme që kudo dhe kurdoherë të krijohen kushtet reale që t’i hapet rrugë ardhjes në vend me përgjegjësi e organet të zgjedhura njerëzve të aftë, të përkrahim kuadrot me moshë të re, energjikë e të ditur, të mënjanohen praktikat e zgjedhjet e mëparshme burokratike. Vijia konstante e Partisë, tha shoku Ramiz Alia në Plenumin e 9-të, - ka qenë dhe është që masat e gjëra punonjëse, në prodhim e gjykët, të jenë kurdoherë subjekt kryesor i veprimtarisë drejtuese, që iniciativat e kontributi i tyre të përbëjnë faktorin përkates për përpunimin e zbatimin e politikave që ndiqen në fusha të ndryshme. Edhe në luftën kundër burokratizmit ky mësim është themelor.
Thesar nëntoka, thesar njerëzit...
- Reportazh nga ndërmarrja minerare, Shkodër -
Me rastin e 22 Shkurtit - Ditës së Minatorit
1.
Kishim qenë në minierat e bakrit në Palaj e Karmë, si edhe në fabrikën e re të pasurimit të bakrit në Mjedë dhe fjala nëntokë kishte mbushur jo vetëm blloqet e shënimeve. Na ngjante se gjithë ato kohë kishim shfletuar një libër të bukur për nëntokën dhe «qytetarët» e saj - minatorët.
Ke hedhur vetëm një vështrim të shpejtë nëpër galeritë dhe përshtypja është se si vetë toka, edhe nëntoka janë gjallojnë. Ajo ka ngjyrat, format, relievet, horizontet. Ka udhët, kryqëzimet, transportin, trafikun. Ka njerëzit dhe shqetësimet e saj. Është pra një jetë e plotë.
Karakteristikë e kolektivitetit të ndërmarrjes minerare është realizimi ritmik i detyrave. Ja le të krahasojmë dy zotime që u morën në më pak se një muaj. Në fillim ata thanë që këtë vit do të japin 1000 tonë mineral bakri mbi detyrën e planifikuar. Por pas punimeve të Plenumit të 9-të të Komitetit Qëndror të Partisë mendimi i të gjithë punëtorëve ishte që të dyfishohej zotimi. Kështu u veprua edhe për punimet minerare, edhe për cilësinë e mineralit, edhe për rendimentin. Dhe këto zotime që në janar filluan të marrin jetë. Në minierën e Palajve plani i prodhimit të mineralit u realizua 123,7 për qind, kurse në atë Karmës 106,5 për qind. Në portretin e këtij kolektivi, shifra të tilla, transmetojnë një mesazh të veçantë i cili nuk kufizohet në një muaj a po në një vit, po shtrihet në gjithë jetën nëntokësore të ndërmarrjes minerare të Shkodrës.
2.
Fabrika e pasurimit të bakrit në Mjedë pret përrurimin. Pjesëvjeçari i 8-të ia shtoi Mjedës edhe dhjetë vepra. Tani ke dëshirë të bësh një përshkrim të ri të kësaj zone ku përveç hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe të Komanit, përveç minierave dhe stacionit hekurudhor, si në një hartë, të vendosësh pranë tyre edhe këtë fabrikë. Janë vise të dëgjuara këto që në kohë të Ptolemit, por një hartë të tillë të luginës së Drinit, e stamposen vetëm vitet e socializmit.
Ke vizituar një për një repartet e thyerjes, të bluarjes-flotimit, të dekantim-filtrimit, ke kaluar mes agregatove të rënda, ke ndjekur rrëfimin e veçantë, të athët, të
(Vijon në faqen 3)
MINATORË TË MINIERËS SË KALIMASHIT NË KUKËS, DISKUTOJNË PËR CILËSINË E MINERALIT TË KROMIT.
(Foto: M. Xhufka)
MINATORË TË MINIERËS SË KALIMASHIT NË KUKËS, DISKUTOJNË PËR CILËSINË E MINERALIT TË KROMIT. (Foto: M. Xhufka)
Vëmendje e veçantë furnizimit të popullit
- FIER -
Në shumë kolektiva të rrethit të Fierit punohet me vlerësim të veçantë për t’i dhënë përparësi shtimit të mallrave ushqimore e industriale. Këtë e tregon furni-
Në shumë kolektiva të rrethit të Fierit punohet me vlerësim të veçantë për t’i dhënë përparësi shtimit të mallrave ushqimore e industriale. Këtë e tregon furnizimi i mirë dhe i qëndrueshëm i tregut, ritmika e punës gjatë janarit e 20 ditëve të shkurtit. Të ndërmarrjet tregtare të këtij rrethi i tejkaluan së bashku 2.6
(Vijon në faqen 2)
Ngathësi në zbatimin e një vendimi
- Vëzhgim nga Gjirokastra -
Nga 9000 familje që banojnë në qytet, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për përmirësimin e furnizimit të popullit me mish, janë planifikuar të marrin bagëti vetëm 5200 prej tyre (!) Ja ç’përfundime kanë dhënë mendësi e tilla: megjithëse deri tani në tufëza kanë lindur 16 mijë qengja e keca dhe ka ditë që ka filluar në masë këputja e mjelja, janë ndarë në familje vetëm 2500 qengja. Viça kanë marrë vetëm 20 familje, kurse derra 80, kur kërkesat janë për shumë, veçanërisht në karhanë që e kanë pasur traditë mbajtjen e tyre.
Pse ndodh kështu? Nga disa drejtues në ekonomi, por edhe në organizmat përkatës e deri në organet në rreth, ka ngathësi në zbatimin e vendimit dhe nuk njihen nga afër dëshirat dhe mendimet e masës. Kryetarët e disa kooperativave, nuk janë bindur plotësisht për të mirat e kësaj forme organizimi dhe duke tejpruar vështirësitë e bazës ushqimore, e vështirësojnë zbatimin e shpejtë të saj. Edhe euforia e krijuar, se Gjirokastra ka një furnizim të mirë e të kënaqshëm, luftohet me veprime konkrete nga vetë organet drejtuese të Partisë e të pushtetit në rreth.
THANAS DINO
e tutje fondin e drejtorit dhe shpëpitë komisioneve. Por edhe kjo është një zgjidhje tjetër burokratike. Se kush duhet të shpërblehet, se kush ka më tepër nevojë për strehim, atë e di kolektivi. Asnjë shkresë zyrtare, asnjë komision nuk mund të zëvendësojë rolin, kontributin e tij efektiv. Çështja është që metodat burokratike t’u pritet rruga dhe vendin e tyre ta zënë veprimet e shkathëta që mbështesin interesat e popullit, por edhe ligjet e shtetit. Në këtë kuptim, ia vlen të ndalemi më tej në ndonjë problem a dukuri që flet për praktika të dëmshme, të cilat në vend që të luftojnë burokratizmin e ushqejnë atë. Fjala vjen, organizatat-bazë të Partisë kanë marrë e marrin vendime për mjaft çështje që kanë të bëjnë me ecurinë e punëve. Sigurisht bëhet me mirë që merren vendimet, por kujt i shërbejnë dhe ç’vlera kanë këto vendime, kur nuk zbatohen, kur mbeten të shkruara vetëm në letra? Ca më i dukshëm është ky burokratizëm, kur për vendime të pa zbatuara merren përsëri vendime për konkretizimin e të cilëve përsëri veprohet me ngathësi. Pa ngurrim mund të themi që në këtë çështje kanë zënë vend metodat bu
Minatorët e Memaliajt në pararojë
Për muajin janar minatorët e Memalijajt plotësuan 100.2 për qind prodhimin e përgjithshëm industrial, ndërsa për muajin shkurt u futën me një objektiv të ri: të japin tej planit 1000 tonë qymyrguri. Ndërsa për këtë vit krahasuar me vitin e kaluar detyrat e prodhimit janë rritur 4 për qind dhe ato të dy muajve 8 për qind, deri në datën 20 minatorët kanë dhënë 500 tonë qymyrguri tej planit. Shembull për gjithë mi- nieriën është bërë kolektivi i sektorit të pusit 4, që drejtohet nga inxhinieri Aleks Hoxha, ku detyrat e periudhës janë plotësuar 120 për qind. Për ritmikë në këtë periudhë dallohen edhe minatorët e sektorit të pusit 3, pusit 2 e Canaj.
Siç na thotë drejtori i minierës, Medin Duraj, nxiti për zbatimin e detyrave është bërë edhe mënyra e re e shpërblimit me plan-normë ditore. Nga 3 sektorët ku zbatuan kjo mënyrë shpërblimi, për muajin janar u ul numri i mungesave në 50 për qind, u rrit aftësia prodhuese e fronteve 15 për qind, u rrit plotësimi i normave etj. Kjo ka bërë që në minierë të rritet ndjeshëm edhe ritmika e prodhimit e cilësia e tij.
Këtë muaj, në zbatim të detyrave të planit të 9-të, kjo mënyrë shpërblimi u shtri në gjithë minierën.
SEJМEN GJOKOLI
Pasdite jubilare kushtuar 100-vjetorit të shkrimtarit Foqion Postoli
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe atdhetarit, Foqion Postoli, Komiteti i Kulturës dhe Arteve dhe dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit të Korçës organizuan një pasdite jubilare në bibliotekën «Thimi Mitko» të qytetit.
Merrnin pjesë punonjës të artit e të kulturës, shkrimtarë, mësues të gjuhës e të letërsisë, studiues, veteranë, të rinj e të reja e të ftuar të tjerë.
Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çerrava, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, Dhimitër Agolli e shokë të tjerë.
Për jetën e krijimtarinë e shkrimtarit Foqion Postoli, që luajti një rol të rëndësishëm në formimin e romanit shqiptar, folën poeti Dhori Qiriazi dhe mësuesi i letërsisë, Rahim Ombashi. Ndërsa kompozitori Josif Minga vuri në dukje vlerat ideartistike të operës «Lulja e Kujtimit» të Artistit të Popullit Kristo Kono, kompozuar mbi bazën e veprës me të njëjtin titull të Foqion Postolit.
Për të pranishmit aktorë të teatrit profesionist «Andon Z. Çajupi» interpretuan pjesë nga krijimtaria e këtij shkrimtari, ndërsa kori karakteristik «Lira» dha një program me këngë atdhetare.
(ATSH)
Ministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e Irakut
Dje ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Irakut në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Vahbi Al Karaguli, lidhur me paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia.
(ATSH)
ZWARRITJE NE NDERTIMIN E KALATES SE PORTIT NE DURRES
Nga teleksi i fundit
Mbrëmë drejtori i ndërmarrjes së ndërtimit të porteve në Durrës Petraq Bollo, na dha këtë informacion: Veç detyrave të tjera objekti kryesor kemi ndërtimin e kalatës lindore të portit. Çdo vit kemi patur probleme, sidomos në furnizimin materialo-teknik. Mirëpo edhe këtë vit po përsëritet e njëjta gjë, megjithë përpjekjet tona të vazhdueshme.
Për marrim furnizimin me gurë. Prej janarit deri tani fabrika e çimentos në Fushë-Krujë na 3 320 metra kub gurë që e ka planin dymujor, na ka sjellë vetëm 766 metra kub. Kombinati metalurgjik Elbasanit nga 17 tonë hekur na ka sjellë vetëm 15 tonë. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar në ngritjen e plintave. Tani fillojmë proceset e tjera, si betonim dhe shtrirje të sipërfaqes. Por me këtë mungesa a mund të ecim me ritmet që kërkohet?
Shqetësimi është i drejtë. Kalata lindore ka filluar së ndërtuari shumë vite më parë dhe ende nuk ka përfunduar. Dy-tre herë është ngritur shtyp zvarritja e ndërtimit të saj, por miliona tonë janë nganzhohen e ajo ende nuk po jep efektivitetin e pritur. Me ritmet e deritanishme do të duhen edhe shumë vjet të tjera që të përfundojë. Për kaq vite sa kanë kaluar janë ndërtuar hidrocentrale të fuqishëm. Kalata, që do ta dyfishojë kapacitetin përpunues të portit, me këto ritme është bërë «plagë» e vjetër. Ajo shërohet me konceptim dhe qëndrim të ri ndaj punës, jo me mbledhje të shumta, siç është vepruar deri tani.
SOTIRAQ GJORDENI
Si po realizohen detyrat e shkurtit?
PLANI: KËRKESË E KOHËS, DETYRË E ÇDO DITE
Vëmendje e vacantë furnizimit
Ngathëtësi në zbat-
PLANI: KËRKESË E KOHËS, DETYRË E ÇDO DITE
NE KETE NUMER
● GJYKIMI I MASAVE, RRUGË MË EFEKTIVE KUNDËR BUROKRATIZMIT (f. 1).
● KËTO RITME PUNE NUK I PËRGJIGJEN EKSPORTIT TË BIMËVE MJEKËSORE (f. 2).
● TA MATIM PUNËN TONË ME VEPRAT QË U JAPIM LEXUESVE (f. 3).
● KOSOVA E PAEPPUR KUNDËR DHUNËS E VRASJEVE (f. 4).