Në vendimin e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë theksohet: «Atje ku është e arsyeshme dhe e leverdishme mund të bëhen ndarje të mëtejshme të ndërmarrjeve e të kooperativave dhe riorganizime të sektorëve të tyre». Ja ç’tregon për këtë shembulli i kooperativës së Dedajt në Shkodër:
Ka kaluar një vit që kur kooperativa e Dedajt në Shkodër u veçua. Shumëkujt që ia njeh kushtet, një veprim i tillë s’ia mbushi fort mendjen. Si do të mbahet Dedaj pa Koplikun me ato toka të thata e me ngarkesë të lartë të forcave të punës, me pak investime? Por studimi ishte kryer me llogari, me bindje se kështu bëhej më mirë. I vetmi «investim» që shtohej ishte përsosja e organizimit dhe e kontrollit të punëve.
Kështu, puna e parë në kooperativën e ndarë më vete ishte si t’i afroheshe më tepër brigadës, ta bënim sektorin një me fshatin. Njerëzit u bënë më të interesuar për punën, për kursimin, sepse edhe një ditë-punë e përdorur pa frytshmëri ndihet, bie në sy. Kjo përkujdesje u vu re kudo, që nga shtimi i kopesë themelore me 19 për qind dhe deri te treguesit e veprimtarisë ndihmëse. Në të vërtetë, është rritur prodhimi. Të ardhurat nga duhani, krahas një viti më parë u shtuan 60 për qind, nga prodhimi i patateve 66 për qind, në qumësht 44 për qind. U rrit rendimenti i prodhimit, por edhe cilësia e tij, sidomos në bimën e duhanit, e cila jep 30 për qind të të ardhurave të përgjithshme të kooperativës. Çmimi mesatar i shitjes së duhanit doli 20.9 lekë për kg. nga 17.4 lekë që ishte një vit më parë. Duhet të theksojmë se këtë kooperativistët shohin një nga mundësitë më të mëdha për rritjen e frytshmërisë të prodhimit e të vlerës së ditës-punës.
Tani kooperativa mbështetet në forcat e veta. Kjo duket edhe në një anë tjetër, në shpërndarjen e të ardhurave, në harmonizimin e interesave të çastit me ato të së ardhmes. Po kryesia e kooperativës ka bërë llogari se ka leverdi të madhe edhe shtimi i veprimtarive ndihmëse. Këto të ardhura plotësuese i japin dorë ekonomisë jo vetëm për të rritur vlerën e ditë-punës, por ndihmojnë që të kuptojmë si një masë organizative që ekonomia të gjejë mundësitë më të mira ekonomike, por jo të mbahet me miell hua. Aq më pak të bëhet barrë për shoqërinë nga ana financiare. Prandaj nuk na duken me vend kërkesat e tepruara për ndarje deri atje sa të kërkohet që çdo fshat të bëhet kooperativë më vete. Të mos bëjmë studime sa për t’i mbushur mendjen komitetit dhe pastaj, në zbatim, të krijojmë probleme të paqena.
Që të arrijmë formën më të mirë organizative ndër të tjera, po punojmë të vendosim përpjesëtimet sa më të drejta midis degëve të prodhimit. Përparësi po merr zhvillimi i blegtorisë, që tani jep 28 për qind të të ardhurave. Për blegtorinë e imët sidomos, mundësitë janë më të mëdha. vlerën e ditë-punës, por ndihmojnë
NE PARKUN E MALLRAVE, VLORE. (Fotot: N. Xhufka)
Është koha të bëjmë kujdes për grurin
SPECIALISTI ALFRED XHOMO NA KUTON!
Gjendja e grurit si ecuri biologjike, është e ndryshme. Ky ndryshim burimin e ka jo vetëm në ecurinë klimatike, por veçanërisht të shërbimeve të kryera në sasi dhe cilësi.
Njohja me imtësi e gjendjes së grurit, siç e tregon përvoja, e lehtëson mjaft punën për shërbimet që do të kryhen tani dhe më vonë. Gjendje më të përcaktuar ka gruri në zonën mesdhetare, bregdetare, fushore e kodrinore; në rrethet Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Lushnjë, Fier, Gjirokastër etj. E mirë është ecuria biologjike në sipërfaqe jo të pakta në Korçë, Pogradec, Skrapar, Gramsh, Elbasan. Ndërsa shqetësim përbën parapambetja tani e grurit në mjaft ngastra në Pukë, Mirditë, Kolonjë etj. Këtë vit dendësia e bimëve është më e plotë, por ka pasur edhe tronditje të gjendjes së grurit nga lëkundjet e temperaturës. Kjo ka qenë dhe përbën ende shqetësim për mjaft rrethe të zonës së ftohtë. Grurë ra ka qenë?—[?] lëllë kanë mjaft ekonomi në Mirditë, Pukë. Ngastra të tilla megjithëse më të pakta, që sipas ekonomive arrijnë 7-10 dyta. Më pas, me ngritjen e temperaturës, plehërimet e lëngshme azotike, që et e fundit janë futur në praktikën e mjaft rretheve, si në Korçë, Sarandë, Tropojë, këtë vit kanë vlerë të veçantë. Plehërimet gjethore me ure edhe nëpërmjet spërkatjeve me herbicide, duhet të zënë vend më të rëndësishëm, sepse tashmë faza eksperimentale ka kaluar dhe nuk ka përse të ngurrohet. Shtesa në prodhim në këto raste arrin 7-12 për qind. Intensifikim kërkohet edhe për plehërimet e dorës së tretë të azotit.
Në këtë fazë gjendja e grurit po shkon drejt përmirësimit por nuk ka vend për vetëkënaqësi. Është fjala për ekonomitë e zonës së ngrohtë, sepse ekonomitë e zonës së ftohtë janë ende në fazën e mbrojtjes së grurit nga të ftohtit, por edhe të ushqimit më të plotë, për një ec… biologjike më të mirë.
Kontrollet e bëra tregojnë se problem përbëjnë edhe ngastrat e infektuara nga barërat e këqija, të cilat me gjithë punën e bërë, nuk mugojnë në asnjë rreth.
Drejt plotësimit të planit 2-mujor para afatit
- Një më të dalluarit në rrethin e Lezhës janë kolektivët e ndërmarrjes ushqimore, të fabrikës së letrës e të rajonit hekurudhë.
Me ritmikën e lartë të punës së përditshme në plotësimin frontal të detyrave, klasa punëtore e rrethit të Lezhës ka dhënë prej fillimit të vitit e deri më 1 500 000 lekë prodhime më tepër. Kjo ecuri e mbarë vazhdon edhe gjatë ditëve të këtij muaji shkurt, duke dhënë 10 për qind prodhime industriale më shumë. Arritjet janë të mira nga të gjitha ndërmarrjet e tjera që kanë prodhim industrial, me përjashtim të peshkimit dhe asaj të riparim-shërbimeve. Po kështu, tek tejkalime edhe në fushën e eksportit, në transportin hekurudhor e detar qarkullimin e mallrave nga ndërmarrja tregtare. Sukseset kanë krijuar bindjen se do të mbyllet disa ditë më shpejt plani 2 mujor i prodhimit të përgjithshëm industrial.
Ndër më të dalluarit janë punonjësit e ndërmarrjes ushqimore, që mbajnë peshën kryesore për tejkalimin e planit në këtë rreth. 34 për qind prodhimi më tepër kanë dhënë deri tani, duke realizuar njëkohësisht të gjitha zërat si në realizimin e vajit, në prodhimin e bulmetrave e të artikujve të tjerë ushqimorë, në konservave të peshkut e të perimeve. Vetëm konserva peshku janë përgatitur 6 tonë mbi planin. Nga shfrytëzimi më i plotë i aftësive prodhuese, rritja e rendimentit dhe përdorimi me normativat më të ulëta i lëndëve të para, gjatë muajit janar në këtë ndërmarrje u kursye u ul më tej me 10 mijë lekë.
(ATSH)
KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, SHOKU RAMIZ ALIA, PRITI AMBASADORIN E IRAKUT
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Irakut në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Vahbi Al Karaguli, i cili paraqiti letrat kredenciale.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Rexhep Malile; sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj; drejtori në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkim Dino, dhe të tjerë.
(ATSH)
KRYEMINISTRI I ITALISË, XHULIO ANDREOTI, PRITI TË DËRGUARIN E PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË, RAMIZ ALIA
Kryeministri i Italisë, Xhulio Andreoti, priti dje në Romë, profesor Sofokli Lazrin, i dërguar i posaçëm i Presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia.
Në këtë takim profesor Lazri i transmetoi kryeministrit italian, Andreoti, një mesazh nga Presidenti Ramiz Alia, në të cilin bëhet fjalë për zhvillimin e marrëdhënieve të mirëfillta midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për situatat e reja të krijuara në Ballkan dhe në Evropë.
(ATSH)
Nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Xhafer Spahiu, priti një grup bashkatdhetarësh
Dje paradite nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Xhafer Spahiu, priti një grup bashkatdhetarësh me banim në Nju-Jork, Boston, Detroit, Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; në To-
(Vijon në faqen 4)
U largua nga vendi ynë delegacioni zyrtar parlamentar i Dhomës së Deputetëve të Brazilit
Pas një vizite zyrtare e miqësore u largua nga vendi ynë delegacioni zyrtar parlamentar i Dhomës së Deputetëve të Brazilit, i përbërë nga deputetët Aljo Arantes, Jose Cardoso de Saboja, Eduardo Bonfim, Flo-
(Vijon në faqen 4)
NJE HIDROCENTRAL I RI NE PERIFERI TE TIRANES
NE VEPRAT E 5-VJEÇARIT
Kur dëgjova se do të ngrihej një hidrocentral i ri në periferi të Tiranës mbi burimet e Bovillës, dëgjova e qudita, edhe u gezova, duke menduar: «kaq shumë ujë paska kjo gurrë, sa të verë në lëvizje turbina?». Gjer në atë çast, si të gjithë, unë për Bovillën dija si për një gurrë ma një prurje të vogël me ujë të pjesshëm. 20 mijë kilovat energji elektrike do të shtohen nga ky hidrocentral. Kjo shifër nuk ishte shumë, po ta krahasosh me hidrocentralet e Drinit, por nuk është aspak po ta krahasosh me fuqinë e vet të hershme, që ndriçoi Tiranën në vitet e para me hidrocentralin «Lenin» (5 mijë kilovat).
Bovilla... Një emër i ri dhe i rritur në periferi të Tiranës, paralel me tubat e ujit do të zgjasin drejt kryeqytetit dhe linjat e tensionit të lartë. Ky emër do të vijë së shpejti në jetën tonë si sinonim i ujit, gjelbërimit dhe dritës, duke
Nga blloku i shkrimtarit
mbit dhe e masive të dheut. «Këtu punohet me sistem 24-orësh», thotë tekniku i zbatimit, Failk Doci. - Është hera e parë që betonin e përgatitim pranë portalit dhe kjo për shpejtësi pune.
Ndërsa disa punëtorë përgatitin beton, të tjerët e hedhin në mur. Në netëve punojmë në temperatura nën zero. Ndezim zjarrë për të mos ngrirë betonin.
Me Heroin e Punës Socialiste Ashim Zyberi jemi njohur qysh në Fierzë. Kemi ç'të kujtojmë. Brigada e tij ka disa muaj që në hidrocentralin e Banjës dhe erdhi këtu në Bovillë. Brigada e tij quhet «brigada e urgjencave». Këtë emër ia kanë vënë vetëvetes, meqë punojnë natë e ditë pandërprerë, ditë pushimi dhe të dielë, ta shikosh vetëm grykën e lartë të portalit të hapur nga minatorët e kësaj brigade, mendo sa kohë u
bëjnë që të shkurtohen. «Shkëmbinjtë gëlqerorë janë përshtatshëm për ndërtime digash, - thotë gjeologu Fatos Zebi. - Projektuesit tanë e quajtën të mjaftueshëm rilevimin fillestar. Prape s'ka pse të humbasim kohë. Paralel me aksin e digës nisin edhe punimet.»
Në luginën e ngushtë, në të dy shpatet e saj, dëgjohet edhe cërvima e sondave dhe zhurma e betonierës para portalit të sapohapur tejpërtej tunelit të dejimit. Me punëtorët bisedhati i afërt që mbisedet e para. Një cigare ka mbyer dhe një bisede e thjeshtë për orët e tyre të punës. Flet vetë kjo pamje transformimesh e shka-
në raste të tilla ka ndodhur që për pas projektimëve të nisnin punën sondat gjeologjike, mirëpo përsëri, ritmet e reja, kërkesat e ngutshme për dritë dhe për ujë, si dhe ritmet e reja që kërkon Plenumi i 9-të i KQ të Partisë, bëjnë që të shkurtohen afatet.
(Vijon në faqen 3)
Një fakt, një mendim
Para se të porositim në import
Në gazetën e datës 27 janar në rubrikën «Në veprat e pesëvjeçarit» me shum për fabrikën e re të birrës që po ngrihet në qytetin e Vlorës. U. gëzuam për këtë vepër të re e cila do të ketë kapacitet sa fabrika e birrës këtu në qytetin tonë të Korçës - me një teknologji të përparuar. Por duke qenë punonjës të industrisë së ushqimore, kaluam përtej këshërisë së në lexuesi të zakonshëm. Na tërhoqi vëmendjen një shqetësim që ngrithet në këtë shkrim. Po e risjellim atë fjalë për fjalë: «Një pjesë e mirë e pajisjeve janë planifikuar për t'u dorëzuar në tremujorin e tretë të këtij viti, gjë që e bën shumë të vështirë montimin dhe përfundimin brenda afateve të krejt fabrikës. Edhe me importin ka disa vështirësi që ende
nuk janë zgjidhur nga Ministria e Tregtisë së Jashtme». Kështu mësuam se ende nuk janë siguruar, bile nuk janë kontraktuar 56 rezervuarë të repartëve të fermentimit dhe stazhionimit.
Përsa i përket rezervuarëve të fermentimit të repartëve ta. Shokët e Vlorës, nëse nuk e dinë, le ta mësojnë këtë fakt: Kur u ngrit fabrika e birrës në kombinatin ushqimor «Ali Kelmendi» në Tiranë, në ofiçinën tonë të kombinatit të sheqerit në Maliq përgatitëm 6 copë fermentatorë, tanken birre si dhe rezervuarë ajri, kondicionerë ajri, kazanë të filtrimit të birrës etj. Kur kjo përvojë dhe kjo veten tek ne ekziston, pse nuk vlerësohet nga organet përkatëse? Këtë çështje e diskutuam edhe në mbledhjen e hapur të organizatës bazë të Partisë të ofiçinës që zhvilluam këto ditë. Komunistë dhe punëtorë së toku shprehën gatishmërinë për të marrë përsipër jo vetëm përgatitjen e rezervuarëve, por edhe të pajisjeve të tjera duke bashkëpunuar gjëresisht me shokët e fabrikës së Vlorës. Këtë e shohim si një konkretizim të porosive dhe detyrave të mëdha të pleniumit të 9-të të KQ të Partisë. Duke siguruar nga importi vetëm lëndën e parë, llamarinë inoxi dhe elektrodat e nevojshme për saldime, shpenzojmë disa herë më pak valutë. Nëpërmjet gazetës dëshirojmë të bëjmë të njohur zotimin dhe gatishmërinë tonë për të dhënë ndihmesë në përshpejtimin e punës për ngritjen e fabrikës së re të birrës në qytetin e Vlorës.
ASTRIT ZOTO, ASLLAN LANI, GJERGJI LIÇOLLARI, LEONARD ÇELA, PETRAQ MONI, brigadier
PANDI PRIFTI, përgjegjës i ofiçinës në kombinatin e sheqerit «8 Nëntori» Maliq.
suar për punën, për kursimin, sepse edhe një ditë - punë e përdorur pa frytshëm ndjehet, nga shtimi i koposë themelore me 19 për qind dhe deri te treguesi me të cilin të mat atëri, të vlera e ditëve të punës. Në vitin 1989 u ndanë 16.4 lekë për ditë - pune, nga 12.2 lekë në vitin 1988. Të ardhurat për frymë u rritën për 64 për qind.
Si u arrit deri këtu? Dikujt mund t'i shkojë mendja te ndihma financiare e shtetit nëpërmjet levave ekonomike. Dikush mund të thotë se u kthyen sytë nga për zhvillimin e prodhimit. Pse e themi këtë. Nëse vlera e ditë-punës krahasuar me planin u tejkalua 50 për qind, fondi i akumulimit arriti mbi dy herë. Lamë mënjanë 600 mijë lekë edhe në fondin e sigurimit të bagës. Me të ardhurat e vitit kooperativa përballoi 940 mijë lekë investime pa marrë kredi afatgjatë. Me ç'rja fjalë, nda-
punes.
Rreth këtyre mendimeve të shprehura diskutuan së toku me njëri-tjetrin. Nuk e kemi të qartë se çfarë pajisjesh priten të vijnë nga importi dhe që janë në planifikuar të dorëzohen në tremujorin e tretë. Por, ama, si punëtorë që na dhimbsen leku i popullit, ne nuk e quajmë të drejtë që të drejtojmë sytë nga importi edhe për rezervuarët të repartëve të fermentimit dhe të stazhionimit, që siç thuhet në shkrimin janë 56 copë. Këto mendojmë ne t'i prodhojmë në vend. Dhe provat për këtë janë dhënë të plo-