24/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 shkurt 1990

VENDIM QË I SHËRBEN RRITJES SË ROLIT TË MASAVE E THELLIMIT TË DEMOKRACISË

NË KËSHILLIN E MINISTRAVE TË RPS TË SHQIPËRISË Përballimi i detyrave të sotme të zhvillimit të vendit, vazhdimësia e rrugës socialiste dhe ruajtja e qetësisë dhe pavarësisë së Atdheut, siç u theksua në Plenumin e 9-të të KQ të Partisë, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me forcimin e vazhdueshëm të rolit udhëheqës të Partisë dhe revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit. Realiteti ynë i sotëm tregon se Partia jonë gjithnjë është ushqyer me mençurinë e dijeve dhe të mendimit të popullit dhe se ajo ka krijuar kushte për rritjen e gjithanshme të rolit të masave e të demokracisë socialiste. Rritjes së rolit të masave në të gjithë jetën e vendit, i shërben edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave që u mor këto ditë “Për afatin e qëndrimit në të njëjtin vend pune të drejtuesve”. Në të konkretizohet një nga orientimet dhe vendimet më të rëndësishme që mori Plenumi i 9-të i KQ të Partisë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave kuadrot drejtues të sektorit të ekonomisë mund të rrinë në të njëjtin vend pune vetëm pesë vjet, me të drejtë rizgjedhje dhe diskutim edhe për pesë vjet të tjera. Kjo do të thotë që një zëvendësministër ose një sekretar i përgjithshëm i një dikasteri që ka 10 vjet në të njëjtin vend pune duhet të lëvizë. Ata që kanë vetëm 5 vjet mund të rizgjidhen përmes diskutimit edhe për një afat tjetër 5 vjeçar. Por, rizgjedhja varet vetëm nga diskutimi që do të bëhet për secilin kuadër drejtues duke gjykuar në radhë të parë për aftësitë dhe zotësinë e tij në punë, njohjen vend pune katër vjet me të drejtë rizgjedhje me diskutim edhe për katër vjet të tjera. Vetëm për drejtorët e instituteve dhe të shkollave të larta, dekanët e fakulteteve, zëvendësdekanët dhe zëvendësdrejtorët e instituteve afatin e qëndrimit në të njëjtin vend pune do ta kenë tre vjet me të drejtë rizgjedhje edhe për tre vjet të tjera. Një veçansi është për kohë qëndrimin e shefave të katedrave të shkollave të larta, për të cilët caktohet afati i katër viteve, me të drejtë rizgjedhjeje me diskutim pa kufizim kohë, siç e kanë atë përgjegjësit e klinikave mjekësore. Kuadrot e tjerë drejtues të sektorit të shëndetësisë si drejtorët e zëvendësdrejtorët e spitaleve, poliklinikave dhe instituteve mjekësore afatin e kanë për pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje me diskutim edhe për pesë vjet të tjera. Afatet për secilin vend pune drejtues në të gjithë sektorët janë të përcaktuara qartë në vendimin e Këshillit të Ministrave. Madje, në njërin hollësisht me të. Thelbësore është që të kuptohet mirë karakteri i thellë politik, ideologjik e organizativ i këtij vendimi, sepse kjo është edhe garancia më e madhe për zbatimin e tij me drejtësi e me partishmëri të lartë në çdo qendër pune e prodhimi, institucion e dikaster. Por edhe në çdo kooperativë bujqësore, ku sipas orientimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, asambletë në mbledhjet e tyre do të diskutojnë e do të vendosin drejtuesve. duhet të lëvizi. dhe zotësinë e tij në punë, si i ka përballuar ai detyrat që i janë besuar dhe për cilësitë e tij si kuadër, si komunist e si qytetar. Në këtë mënyrë çdo kuadër drejtues do të kalojë në filtrin e gjykimit të masës, të vendimit të saj. Zot i vendimit dhe i fateve të socialistëve, theksoi shoku Ramiz Alia në Plenumin e 9-të të KQ të Partisë, populli është pikërisht pse realizon dhe drejton njëkohësisht. Ky mësim i çmuar i Partisë gjen një mi- lit. Në këtë mënyrë, vetë masa, u pret rrugën kuadrove liberale e të burokratizuar, të paaftëve dhe karrieristëve, atyre që janë munduar e përpiqen të “çajnë” në emër të interesave të familjes apo të fisit. Masa do të zgjedhë ata kuadro që me metodën e stilin e tyre të punës i përgjigjen e do t’u përgjigjen më mirë detyrave të kohës. Për atë që nuk do të justifikojë besimin e madh të saj, masa ka përsëri të drejtën e saj legjitime, si zot i vendit, që të heqë nga posti drejtues pa pritur as pesë vjet, as dhjetë vjet. Vendimi i Këshillit të Ministrave të njëjtën gjë parashikon edhe për kuadrot drejtues të të gjitha niveleve të institucioneve studimore, projektuese e shkencore, si dhe të atyre të sektorit të arsimit e të kulturës, të cilët mund të rrinë në të njëjtin vend pune të drejtuese. Organet dhe organizatat bazë të Partisë, organet e pushtetit e të ekonomisë, organizmat drejtuese në sektorët e arsimit, kulturës, shkencës e shëndetësisë kërkohet të marrin në të gjitha masat që detyrat që rrjedhin nga ky vendim të vihen menjëherë në jetë. Përmes kësaj pune do të lidhet më i fuqishëm zëri i masave e do të realizohet një akt i madh kuptimplotë i demokracisë sonë socialiste. madh kuptimplotë i demokracisë sonë socialiste. të vendimit të Këshillit të Ministrave, asambletë e për afatin e qëndrimit në një vend pune të të drejtuesve. madh kuptimplotë i demokracisë sonë socialiste. madh kuptimplotë i demokracisë sonë socialiste.

PUNËTORJA DAFINA LLUPO GJATË VJELJES SË TRANGUJVE NË KTL-në E KRUJËS NË RRETHIN E LUSHNJES. (Foto: N. Xhufka)

NXITJE PËR MË SHUMË PRODHIM

Në ekonomitë bujqësore të rrethit të Lushnjës po përdoren me efektivitet forma të ndryshme shpërblimi shtesë që nxitin interesimin e punonjësve, specialistëve e të kuadrove për shtimin e prodhimeve. Kështu në kompleksin e derrit të NB «29 Nëntori», ku ishte shqetësim lindja e gicave në peshë, u zbatua forma e re e shpërblimit, duke i paguar punëtorët jo me paga fikse, por me normë, sipas numrit të gicave të lindur të gjallë dhe në peshën e caktuar. Një tjetër levë e rëndësishme që u vu këtu në përdorim e dha rezultatet të mira për drejtimin me efektivitet e kontrol, është edhe mjaft i shpeshtë. Kështu diferenca në çmimin e mishit të derrit të klasit të parë e atij të tretë u caktua 35 lekë. Kjo bëri që punëtorët të synonin për prodhimin e mishit të cilësisë së parë. Gjithashtu, përveç shpërblimit e stimulimit të më të dalluarve, me efektivitet ika qenë edhe zbatimi i medikamenteve të specializuara, e në radhë të parë, i financiereve dhe i zootehnikëve. Këto, si dhe ndërgjegjësimi i secilit punëtor për zba- zbatimin e teknologjive të përparuara, duke qartësuar mirë detyrën se sa fiton ekonomia dhe vetë punëtori, bënë që të arrihen objektiva më të larta. Të tilla forma shpërblimi e të tjera në ekonomitë bujqësore të këtij rrethi po shtrihen gjithnjë e më shumë edhe në procese të tjera, si për mbjelljet e pranverës, në blegtori, në tufëzat e arrëzat etj. (ATSH) PUNËTORJA DAFINA LLUPO GJATË VJELJES SË TRANGUJVE NË KTL-në E KRUJËS NË RRETHIN E LUSHNJES. (Foto: N. Xhufka)

Ky vit sa pesha e tri viteve të shkuara

PËRBALLË AKSIONIT PËR NDËRTIMIN E UJËSJELLËSVE 1990-ta është viti i fundit që mbyll aksionin e madh për ndërtimin e ujësjellësve. Me këtë do të sigurohet uji i pijshëm i bollshëm për të gjitha fshatrat e zonat e banuara të vendit. Tani punët kanë ecur mirë. Për tre vjetët e kaluara, të marrë së bashku, detyrat janë tejkaluar. Me këtë arritje hymë këtë vit, detyrat e të cilit janë shumë të ngjeshura. Kanë mbetur për t’u ndërtuar 40 për qind e numrit të ujësjellësve. Janë 580 ujësjellës për t’u ndërtuar e përmirësuar. 100 fshatra si të zonës së Lushnjës, Fushe - Krujës, Gramshit etj. do të marrin ujë nga përmirësimi i 17 ujësjellësve të qyteteve. Pra, detyrat e punët janë të ndërlikuara. Po si kanë nisur ato? Mendojmë se jo çdo gjë ka nisur ashtu siç duhet. Gjatë bisedës që bëmë në drejtorinë e ujësjellësit pranë Ministrisë së Ekonomisë Komunale, ku është ngritur dhe shatëmbi qendror për drejtimin e këtij aksioni, mësojmë ndër të tjera se për 50 ujësjellës ende nuk janë gjetur projektet. Përpara këtij fakti vetvetiu lind pyetja: kur do të sigurohen ata? Ditët po ikin e po mbyllet dhe dimri. Do të ishte e udhës që 1 janari të kish filluar me çdo gjë gati. Por nuk ka ndodhur kështu. Në qofçë se detyrat më të mëdha u lanë për këtë vit kjo është bërë qellimisht hidrogjeologjike në Tiranë. Flet për mangësi në këtë drejtim fakti se ujësjellësit për 5-6 fshatra në zonën Levan - Velçan në rrethin e Beratit u hoqën nga plani sepse nuk u arrit të siguroheshin burimet e ujit. Rrethi i Tropojës para 20 ditësh ka marrë burimet ujore, po kështu zona e Kashnjetit në Lezhë. Këto nuk janë raste të vetme. Diku janë gjetur burimet e ujit por a- to janë mjaft larg zonave të banuara, çka vështirëson punimet e rrit shpenzimet materiale. Kështu për zonën e Xhitonit në rrethin e Beratit duhet të ndërtohen 15 km kanal apo për Makukullin në rrethin e Matit burimet e ujit janë 20 km larg. Në mjaft raste projektet janë gati e përsëri punimet ecin ngadalë, ritmi është i avashtë. Shfajësimi i vetëm është «na mungojnë tubat». Por a ka punë tjetër për të bërë? Natyrisht që po. Përfundimi i objekteve ndërtimore, që ata të jenë gati për nesër, u paraprinë punëve të tjera. Të bësh programë punë, t’u ndash punët ndërmarrjeve e ekonomive bujqësore, të bësh mbledhje etj., është njëra anë e punës. Por a ka aty ku kërkohet - kjo është tjetër gjë. I themi këto se shpesh shkohet me mendimin se ka kohë; viti është i gjatë. Jo! Fundi i vitit, në krahasim me pesë- peshën që mban, nuk është larg. Të mos harrojmë se shpënzimet materiale për të përballuar detyrat që ka ky vit në ndërtimin e ujësjellësve arrijnë 120 milionë lekë. kin e po mbyllet dhe dimërujoi. filluar me gjendje gati. Por nuk ka ndodhur kështu. Në qoftë kjo është bërë e matur e përgatitore të ritmin e viteve të shkuara. Me mjaft specialistë që biseduam, në dikastere, por dhe në disa rrethe shprehet besimi ë është fryt i punës së disa hallkave. Për sigurimin e bazës materiale mjaft detyra kanë ndërmarrjet brenda vendit. Tubat prej polietileni zënë 20-30 për qind të sasisë të tubacioneve që do të shtrohen por në ndërtim e marrjen e plastikës në Durrës, prodhimi ende nuk ka filluar. Përveç kësaj, mjaft vërejtje ka për sigurimin në kohë të burimeve të nevojshme të ujit nga drejtoria e

U nënshkrua protokolli për shkëmbimin e mallrave midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë për vitin 1990

Dje u nënshkrua në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave për vitin 1990 midis Qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe Qeverisë së RSF të Jugosllavisë. Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme Altin Ylli dhe për palën jugosllave nga zëvendëssekretari Federativ për Tregtinë e Jashtme, Xhorxhe Haxhimihajlloviç. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm anëtarët e të dy delegacioneve dhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i RSF të Jugosllavisë në RPS të Shqipërisë, Novaz Pribçeviç. RPS e Shqipërisë do të eksportojë në RSF të Jugosllavisë mineral e koncentrat kromi, ferrokrom, tela e kabllo bakri, bimë mjekësore, konjak, prodhime artistike, etj, dhe do të importojë produkte të ndryshme, çeliku, kimikate të ndryshme, fije e fibra sintetike, mallra konsumi të përdorimit të gjerë, etj. Po dje ministri i Tregtisë së Jashtme Shane Korbeci priti zëvendëssekretarin Federativ për Tregtinë e Jashtme të RSF të Jugosllavisë, Xhorxhe Haxhimihajlloviç. Në pritje mori pjesë edhe RPS të Shqipërisë, Novaz Pribçeviç. Gjatë qëndrimit në vendin tonë delegacioni jugosllav vizitoi objekte social kulturore në rrethet Krujë dhe Shkodër. (ATSH)

U nënshkrua protokolli për shkëmbime sportive për vitet 1990-1991 midis Shqipërisë dhe Turqisë

Dje u nënshkrua në Tiranë protokolli për shkëmbimet sportive për vitet 1990-1991 midis Komitetit të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit të Fiskulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rinisë dhe Sporteve të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga zëvendëskryetari i Komitetit të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, Azis Tahiri dhe për palën turke nga zëvendësdrejtori i Republikës së Turqisë, Teufik Baryoja. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryetari i Komitetit të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, Ali Vukatana, si dhe anëtarët e të dy delegacioneve. Protokolli parashikon shkëmbime sportive midis ekipeve të të dy vendeve në atletikë, gjimnastikë, basketboll, volejboll, mundje, pingpong, e peshëngritje. Po dje delegacioni i Republikës së Turqisë u prit nga Vukatana, i cili zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. (ATSH)

Punë që i shërben kualifikimit të mësuesve të rinj

Në Institutin e Lartë Pedagogjik në Elbasan Instituti i Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, është për Elbasanin qendra më e madhe arsimore me rreth 1 mijë studentë dhe 62 pedagogë e asistente. C'ezatim ka puna e këtij institucioni në Elbasan me të gjithë, ç’përgjegjësia janë afruar këtu në fushën e shkencës dhe ku piketat puna e tyre? Me respekt të veçantë studentët dhe kolegët flasin për pedagogun Mehmet Çeliku, i cili kohët e fundit me studimin “Format e pa- ... shtjelluar të foljes në gjuhën sonë letrare shqipe” fitoi gradën “Doktorit të shkencave filologjike”. Studimi, përveç nivelit shkencor, përbën ndihmesë origjinale në fushën e studimeve gjuhësore mbi përdorimin dhe pasurimin me terma të reja mendimin gjuhësor shqipëtar, për levat paraqiteti që ai ofron për shkollën dhe problemet të normës gjuhësore. Dheja artikuj, kumtesa, ligjërata në simpoziume e sesione shkencore, mbajnë emrin e tij. Pasionin për punën shkencore, profesor Meti, siç e thërrasin në institut, e ka futur edhe te pedagogët e tjerë të katedrës së gjuhës, të cilën ai e drejton me afësi. “Puna e pedagogut nuk mund të kuptohet pa veprimtari botuese,” thotë ai, “prandaj edhe për vitin që kaloi thuajse të gjithë anëtarët e katedrës sonë kishin botime në shtypin shkencor, krahas dy disertacioneve të tjera që u mbrojtën për shkallën e parë të kualifikimit.” Katedra e gjuhës, pra, përbën shembull në institut në disa drejtime. Ndërkohë edhe nga katedrat e tjera, ku më shumë se gjysma e pedagogëve dhe asistenteve janë me stazh pune nën 7 vjet, këto katër vitet e fundit janë mbrojtur 11 disertacione për shkallën e parë të kualifikimit dhe për vitin në vazhdim janë në proces mbrojtje edhe 5 disertacione e do të dorëzohen 6 të tjera pranë katedrave përkatëse. Në se për afatin e mbrojtjes së disertacioneve ka ecuri të mirë, ndonëse ka disa pedagogë që i kanë shkelur prej vitesh ato dhe ka katedra përgjegjëse të cilave së bashku me drejtues të tjerë të institutit që ende nuk e kanë shkuar në afatin e kualifikimit), veprimtaria botuese është e pakët. Bie fjala, për vitin që kaloi në shtypin shkencor u botuan vetëm 14 artikuj dhe studime prej pedagogëve të këtij instituti, 6 prej të cilëve u takojnë pedagogëve të katedrës së gjuhës. Ka katedra, si ajo e matematikës, biologji-kimisë dhe filozofisë, me 27 pedagogë gjithsej, që për dy vitet e fundit kanë botuar vetëm 6 artikuj studimorë(1). Kuptohet, pedagogët e një instituti si ky i Elbasanit në punën e tyre kanë në plan të përgatitin leksione, të hartojnë edhe tekste, madje në proces botimi është edhe një përmbledhje artikujsh për probleme shoqërore, por mundësia janë për më shumë, në fund të fundit, afirmimi i pedagogëve nuk bëhet vetëm në auditor. Pjesëmarrja në jetën shkencore, artikujt në botime e me nivel të lartë. Çdo pedagog i shkollës së lartë e ka për detyrë të jetë jo vetëm specialist në fushën e vet, por dhe propagandist i mendimit shkencor bashkëkohor. GJATË NJË ORE MËSIMI NË KABINETIN E ELEKTROTEKNIKËS. (Foto: G. Xhengo - ATSH)