27/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 shkurt 1990

ORGANET NUK I DIKTOJNË KOLEKTIVIT, POR AS SEHIRXHIN TË MOS MBETEN

Këto kohë nëpër kolektiva bëhen jo pak diskutime. Ata mblidhen për punët, po në shumë prej tyre po diskutohen edhe, për kuadro: ngrihen shoqe e shokë në vende drejtuese, dikush tjetër zbret, ndokush edhe ndëshkohet, shkarkohet nga detyra etj. Për këto pas Plenumit të 9-të, siç e dimë të tërë, vendoset nga vetë kolektivat. Po organet e ndryshme drejtuese, fjala vjen, drejtor(i)a e ndërmarrjes, komiteti ekzekutiv, byroja e Partisë në rreth ç’bëjnë? Po zyrat e kuadrit? Mos ato në këtë proces kthehen në regjistruese të thjeshta, sa për të merituar një vendim kolektivi? Ndonjë rast i këture ditëve të çon në këto pyetje. Vërtet që përgjithshmja është e atillë që organet drejtuese ta ndiejnë veten shumë të ngarkuar, që të jenë më afër njerëzve në ndërmarrje, kooperativa e institucione, jo vetëm në mbledhje po sidomos jashtë tyre; po ka edhe shfaqje ku ato ndjehen nga të shpërgjegjësuara për lëvizjet që bëhen në kolektiva. Kështu s’ka pse të jetë. Të sjellim një rast, duke mos e përmendur emrin dhe hollësitë. Në ndërmarrjen e grumbullimit të Lezhës këto ditë u shkarkua nga detyra përgjegjësi i fabrikës së bukës. Pse? Fillimisht për të dikush u ngrit e tha se përgjegjësi kishte marrë një thes miell e për këtë mund të dëshmonin 13 veta të ndërmarrjes, që e kanë parë në orën 5 të mëngjesit. Pastaj u bë një balafaqim me ata punëtorë dhe doli se askush nuk e kishte parë përgjegjësin me miellin e vjedhur, po kishin dëgjuar se kishte kërçëritur dera, ndërsa të nesërmen magazinierja i dilte një thes më pak. Meqë kjo nuk u vërtetua, atëherë dikush tha se duhet të mblidhej kolektivi, se për përgjegjësin njerëzit flasin. Por, meqë nuk u mblodh kolektivi, për çështjen u morën organet drejtuese, të cilët shkarkuan nga detyra përgjegjësin. Me ç’arsyetim? Këtë e sqaron përgjegjësi i repartit: — Petriti ka vetëm 4 muaj si përgjegjës. E kemi vënë pa dëshirën e tij. ‘Donte të punonte atje ku ishte, mekanik. Shoku që ishte para tij u hoq për të meta në punë, për kërkesë të dobët llogarie. Petriti nuk është kursyer në punë, ka luftuar për rregull dhe disiplinë. Jo se s’ka gabime, për shembull, ka hequr ndonjë ditë-punë i nxihtuar. Agron Dibra, përgjegjës i seksionit të industrisë në komitetin ekzekutiv të rrethit: — Fabrikën e kam ndjekur nga afër. E kemi pasur problem. Petriti, për aq sa ndenji, vuri rregull. Në tremujorin e katërt u arrit gati 30 për qind më shumë prodhim. Për të tjerat ç’t’ju them: kolektivi vendosi... Në këtë mendime ishte edhe sekretarja e byrosë së Partisë në ndërmarrjes. Madje kryetari i organizatës së bashkimeve profesionale shprehet: «Po qe për kërkesë llogarie e disiplinë i shtrëngojmë dorën». Q’qëndrim mban drejtoria e ndërmarrjes, aparati e komitetit të Partisë dhe ekzekutiv të KP të rrethit? Vetë Petriti thotë se kishte kërkuar takim në komitetin ekzekutiv. «M’u tha që ta merrja përgjigjen në kolektiv, se ai vendos. Kam vajtur në komitetin e Partisë. Sekretari i parë ngarkoi një instruktor të vinte në kolektiv. Dhe erdhi...». Tu shtojmë këtyre pohimeve ato që na thanë përgjegjësi i seksionit të kuadrit në komitetin ekzekutiv dhe instruktorja e kuadrit në komitetin e Partisë: «Po, kemi dëgjuar se është shkarkuar përgjegjësi i fabrikës së bukës. Më tej s’dimë». Duket se shfaqet një lloj menjëanimi. Ai bëhet më i dukshëm kur në mbledhjen e fundit kolektivi zgjedh përgjegjësin e ri. Cilin? Atë që kishin më parë, gjë procedimin e problemit. Të krijoje dhe ti mendimin tënd për punën e atij shoku që dihet. Vallë, kaq të mëdha paskën qenë gabimet e tij, sa të hiqet për 4 muaj? Edhe një gjë tjetër mund të bëntë përgjegjësi: si hidhen si pa të keq akuza, paçka se nuk vërtetohen, që kryetari i organizatës së bashkimeve profesionale, për t’i dalë përballë një mbledhjeje të dytë, formulon vendimin e mbledhjes së parë dhe mbledh firmat e të gjithë punëtorëve që e miratonin atë vendim. Pse? Sepse në mbledhjen e parë kishin votuar për shkarkim 22 veta, ndërsa organizata ishte 80. «Po sikur të vinim të tërë e të përmbysim votimet?». Kësaj i dilet përpara me këtë lloj manovre dhe mbledhjen 45 firma. Bukur! Më shumë se gjysma. Këto forma janë të dënueshme. Organizata e Partisë s’mund të qëndrojë mënjanë. Vijojmë më tej: mirë që u hoq një përgjegjës, po kjo s’do të thotë se mund të vihet kushdo, mjafton ta dojè shumica. Me njerëzit duhet biseduar shtruar për nevojat, kërkesat, kriteret. Shtruar dhe shumë qartë. Atëherë punëtorët të kuptojnë. Po kjo ulje shtruar me njerëzit në rastin konkret ka munguar. E pra, kjo gjë është e domosdoshme. Për këtë themi se puna e organeve drejtuese ose e zyrave të kuadrit tani nuk është aq e lehtësa duket. Ato mbeten organe drejtuese, që mbajnë përgjegjësi për organizimin e punëve, që janë shumë të interesuara për njerëzit që vihen në krye këtu ose atje. Plenumi i 9-të e thotë qartë se ata nuk mund të emërojnë asnjë kuadër drejtues pa siguruar miratimin nga kolektivi përkatës. Megjithatë kjo jo vetëm nuk përjashton, por e ... 5 të mënqjesit. Pasi u bë një baflaqim parë përgjegjësin me miellin e vjedhur, policin dëgjuar se kishte kërcëtuar pak. Meqë kjo nuk u vërtetua, atëherë dukush tha se duhej të mbidhej kolektivi, se për përgjegjësin njerëzit flasin e kanë për të thënë shumë. U bë kjo mbledhje dhe një e dytë pas kësaj. Disa thanë se përgjegjësi është prepotent, nuk di të kërkojë llogari. Ta heqim! U votua. Më të shumtët që morën pjesë në atë mbledhje, mendonin që Petrit Rrokaj të shkarkohej nga detyra. Kështu me pak fjalë. Po ç’mendime ka për këtë shok? – Kimete Pëllumbi, kryetare e de- de- thanë përgjegjësa e përgjegjësi i fabrikës së bukës. Më tej s’dimë». Dukët se shfaqet një lloj mënjanimi. kolektivi zgjodhi përgjegjësin e ri. Cilën? Atë që kishin më parë, atë që ishte herën e dytë, për kërkesë të pakët llogari! Pse kështu? Në ndërmarrje shpjegojnë: «Thamë të mos i diktojmë kolektivët. E drejtë, vërtet s’ka pse t’i diktohet aspak. Po kjo s’do të thotë të qëndrosh mënjanë e të bësh sehir, qofte ti, si drejtor apo instruktor në rreth. Ti, shoku që të çuan për të parë problemin, nuk kishe detyrë të numëroje votat, po të ndi- ka të domosdoshme punën e gjerë me komuninstët e masën që këto procedura të kuptohen drejt nga të gjithë, që të diskutohen me gjallëri e me përkujdesje të partishme, që demokracia të zbatohet drejt në thelb dhe vetë mos të procedurën e votimit. Të bërit sehir nuk është i ditës e duhet luftuar. DRITAN MATI

Tejkalohet eksportin

— FIER — Punonjësit e rrethit të Fierit, duke i vlerësuar me përparësi detyrat ndaj eksportit, i plotësuan ato më shpejt për periudhën dhjetor duke dhënë afro 6 milionë lekë prodhime më shumë. Kujdes i veçantë u tregua për realizimin e të gjithë zërave, ku nga 22 të planifikuar, nuk u realizuan vetëm 2. Tejkalime më të ndjeshme gjatë kësaj periudhe u shënuan veçanërisht në nëproduktet e naftës, në duhanë, bimë mjekësore etj. Shembull janë bërë punonjësit e kombinatit të përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, që mbajnë peshën më të madhe në këtë fushë. Më mirë po u përgjigjen kërkesave të tregut të jashtëm edhe ndërmarrja e grumbullim-përpunim – duhanit. Sigurimi i cilësisë së lartë dhe ndjekja çdo ditë me përparësi e treguesve të planit bënë të mundur që detyrat e dy muajve të mbyllen dhjetë ditë më shpejt, duke i dhënë eksportit 20 tonë duhanë dhe 20 për qind bimë mjekësore më tepër. Synimi i këtij kolektivi është që këtë ritmikë të lartë ta ruajë edhe gjatë marsit e më tutje. KOZMA GJERGJI

Hapa të sigurt

- POGRADEC - Muaji shkurt është karakterizuar nga një rritje e dukshme e ritmeve të punës pothuaj në tërë ndërmarrjet ekonomike të rrethit. Për arritje të mira shquhen sidomos punonjësit e ndërmarrjes ushqimore. Me tejkalimet e shënuara këto ditë ata njoftojnë për mbylljen e tremujorit e fillimin e punës për llogari të muajit prill. 10 ditë më shpejt se afati mbyllën dymazhorin minatorët e kantierit të ndërtimit të minierës metalore. Duke shpejtuar grafikët e planifikuar, 120 metër punimet e paraecjes dhe 130 betonin, ata po u paraprijnë kështu punëve për ndërtimin e shfrytëzimin më shpejt të fronteve të reja që hapin për nxjerrjen e mineralit të kromit e të hekur-nikelit. «Shpërblimi shtesë prej 66 përqindësh mbi pagën-bazë apo normë, thotë Vasil Marko, përgjegjës i sektorit Pojskë, - ka ndikuar në plotësimin e tejkalimin ballor të detyrave, madje është bërë nxitje edhe për brigada disi më të prapambetura. Me akord tani punojnë mjaft brigada, si ato të horizontit 710, 770 e 800. Ritmikisht e zë për plotësimin e detyrat e 2-mujorit edhe punonjësit e përpunim-dur(it), të cilët kanë dhënë 8,6 për qind prodhime industriale mbi planin. Numrit të kolektivit punonjës që plotësojnë mirë detyrat këtë muaj iu shtua dhe ai i ndërmarrjes së ndërtimit, e cila plotësoi 111 për qind vëllimin e ndërtimeve dhe tejkaloi prodhimin e përgjithshëm industrial. ILIA SPIRO

Organizimi - hallkë që do përsosur

— PUKË — Arif Halili, drejtor i ndërmarrjes së ndërtimit në Pukë, duke folur për plotësimin e detyrave këto ditë, thotë se ka një rritje të dukshme në plotësimin e tyre. Në ditët e shkurtit plani u plotësua 107 për qind, u fut shërbimi i punës me akord dhe format e tjera që nxitin plotësimin e detyrave, në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë. — A sigurohet plotësimi i dymujorit? — Kjo është e diskutueshme, se nuk na është dorëzuar dokumentacioni i 14 objekteve, në Fushë-Arrës nuk janë hapur sheshet e ndërtimit për objektet që do ndërtohen. Deri tani në numrin e përgjithshëm të punëtorëve janë 27 veta mangut dhe aq më keq është numri i specialistëve. Nga 3,4 që është kategoria mesatare e vendit të punës, ne e kemi 2,2. Pse ndodh kështu? Sepse ende aparati i komitetit ekzekutiv të KP të rrethit nuk e vlerëson se organizimi i punës është si një organizëm i gjallë; që të ndërtohen objektet e planifikuara kërkohet një dokumentacion i nevojshëm në kohën e duhur, fuqia punëtore etj. Këto mangësi janë përsëritur edhe në vitin e kaluar. Pas këtyre janë sjellë mosrealizimet, për të cilat populli ka shumë vërejtje. E tërë puna në ndërmarrjen e përpunim-durit që nga fillimi i vitit e deri tani është provë e ... (Vijon në faqen 2)

Disa rrethe i kanë tërhequr forcat e mjetet nga hekurudha. Pse?

Të dielën u festua 15-vjetori i krijimit të ndërmarrjes së rrugës së gjedhit «Teki Kolaneci» të Maliqit në rrethin e Korçës. Përvoja e vitit të kaluar, kur u tejkaluam detyrat në të gjitha zërat, po tëllohet me tej si vijet, duke vënë në jetë vendimet e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia. Me rastin e këtij përvjetori të dielën paradite u organizua një mbledhje jubilare në shtëpinë e kulturës «16 Tetori» të qytetit të Maliqit. Ndodheshen edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çërrava, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Kraҫtifalluka dhe shokë të tjerë. Në emër të Komitetit të Partisë të rrethit, pjesëmarrësit i përshëndeti sekretari i parë ... Bis u edam dje me ndërmarrës të punëtorë të tjerë për ecjen e hekurudhës së Klosit. Ata dhe vullnetarët e aksionit na shprehën një shqetësim: nga mosinteresimi i disa rretheve për detyrimet që kanë në hekurudhë, përfundimi i saj po shtyhet. E gj. 40 mijë metra kub vetëm në gërmime është detyra që duhet të bëjë ky rreth brenda vitit. As gërmime as mbushje, as betonime deri tani. N.N e Matit pret që të bëhen e të shpejt. Urojmë që të mos kalojë edhe 1 marsi, pa filluar punë!!! Dibra: qindra metra kub gërmime, mijëra mbushje e betonime. Ende nuk është filluar nga puna. Punimet në rreth e bazë kanë mbetur në vend. Aksionistët e paktë aty bëjnë si ... Në pamjen e parë, duket se Puka, Kruja, Lezha, Kukësi e Tropoja janë më mirë, meqë drejtues të tyre vijnë nga sektorët e tyre. Por në të vërtetë ata herë vijnë e herë ikin. Disa ka në edhe mjete, por nuk i shfrytëzojnë. Për punën e tyre më qartë flet ky fakt: të gjithë bashkë deri tani kanë kryer vetëm 10 për qind të detyrës së tremujorit të parë. Kështu që Tirana, Shkodra e Dibra të paktën mjetet dhe njerëzit i kanë vënë në punë brenda rrethit të tyre. Sidoqoftë, vullnetarë e punëtorë shtrojnë pyetjen: kush do ta përfundojë hekurudhën? FRANO CAKA

Përvetoni i një ndërmarrje pararojë

përshëndeti sekretari i parë ... sekretarja e këtij Komiteti, Alije Kalaja. Për rrugën 15-vjeçare të ndërmarrjes së rritjes së gjedhit foli drejtori i saj, Safet Abibi. Disa punonjësve të dalluar iu dorëzuan urdhëra e medalje pune dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Nga mbledhja iu dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia. (Sipas ATSH-së)

Përkujtohen ditët e Luftës çlirimtare

Banorët e zonës së Konispolit në rrethin e Sarandës festuan të dielën 46-vjetorin e formimit të batalionit partizan «Telha Plaku». Pranë lapidarit që përjetëson këtë ngjarje u vendosën kurora. Në qendër të fshatit Janjar u organizua një miting, ku në emër të Komitetit të Partisë, Komitetit Ekzekutiv të KP dhe kryesisë së FD të rrethit, të pranishmit i përshëndeti anëtari i byrosë së Komitetit të Partisë të rrethit, Nexhmi Hoxha. Nga mitingu iu dërgua një telegram KQ të Partisë, Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së. (Sipas ATSH-së)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM PRESIDENTIT TË ITALISË, KOSIGA, PËR VDEKJEN E PERTINIT

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram Presidentit të Republikës Italiane, Francesco Kosiga: «Me keqardhje mësuam lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Republikës Italiane, Sandro Pertini; një luftëtar të parë të rezistencës italiane, personalitet dhe burrë shteti i shquar i kombit Tuaj. Me këtë rast, Ju dërgoj Juve dhe përmes Jush popullit italian dhe familjes të të ndjerit ngushëllimet e sinqerta.» (ATSH)

Punë e mirë për aftësimin e mësuesve

Aftësimi i vazhdueshëm i sistematik i mësuesve në shkollat e rrethit të Pogradecit, po shikohet si një ndër hallkat kryesore për një të mësuar aktiv e krijues. Këtij qëllimi i kanë shërbyer veprimtaritë e ndryshme, si seminare, kurse etj., ku janë punuar tema të ndryshme. Arritjet e mira në procesin mësimor edukativ në shkollën e mesme të bashkuar «Muharrem Çollaku», në shkollat 8-vjeçare «Kol Gushno», «40-vjetori», në qytetin e Pogradecit, në shkollën e mesme bujqësore të Buçimasit, janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme të mësuesve për aftësimin e metejshëm profesional të tyre. Në to, si dhe në shkollat 8-vjeçare bujqësore të Buçimas e në Trebinjë rëndësi i është kushtuar bashkëshiedimeve rreth botimeve të reja pedagogjike e psikologjike, përgatitjes dhe zhvillimit me nivel të mësimeve model, ngritjes së kabineteve të përbashkëta për zhvillimin me rendiment të procesit mësimor etj. (Sipas ATSH-së)

TRONDITJET E PERESTROJKËS

NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES Në pamjen e parë të duket jo e zakonshme që, ndërsa ekonomia sovjetike ndodhet në një gjendje krize e konfu-zioni, kryeministri Nikolai Rizhkovi i përsërit opinionit «perspektivat që i hapen lulëzimit ekonomik – shoqëror të vendit». Një përpjekje e tillë ishte dhe intervista dhënë të dielën televizionit në Moskë, ku ai i bëri jehonë të gjerë programit të rilëkëmbjes të miratuar në kongresin e dytë të Deputetëve të Popullit. Sigurisht, nuk i bën këto nga qejfi, por i detyruar nga vështirësitë që kanë mbërthyer perestrojkën kapitaliste, në mes kaos në fushën ekonomike, anarki në atë shoqërore dhe me një rënie të përgjithshme të paparë në fushën politike e në atë të marrëdhënieve ndër-etnike. Kryetari i qeverisë sovjetike foli për «rregull e masa të rrepta në brojtje të perestrojkës», por, siç shihet, përsëri vet nuk kanë mjaftuar për të gjetur rrugëdaljen nga tërësia e problemeve me të cilat po ndeshet shteti sovjetik. Kursi kapitalist i reformave nuk po i jep rezultatet e dëshiruara në asnjë nga fushat e veprimtarisë. Për krizën në rendin e ditës po flasin gjithnjë e më shpesh si vetë udhëheqësit, ashtu edhe përkrahësit e perestrojkës. Karak teri dhe rrënjët e krizës së gjithanshme aktuale në Bashkimin Sovjetik janë tepër të thella për t’u kapërcyer me këtë reforma. A nuk e dëshmojnë këtë konflikte të përditshme ndërnacionale e ndërnjetnike dhe ato manifestime pakënaqësie të cilat janë bërë vatra kryesore e tronditjeve dhe e dis kredimit të perestrojkës? Sipas të dhënave të dëshme nga vetë agjencia TASS rritet e deritanishme të zhvillimit janë dukshëm në nivelin e ritmeve të parashikuara për vitin 1990. Që prej janarit e deri tani janë shkaktuar humbje në një vlerë prej tre miliardë rublash nga grevat dhe këqësimi i ndjeshëm i marrëdhënieve ndëretnike. Tronditjet ekonomike e politike po ndikojnë njera tjetrën duke thelluar udhëkryqet e perestrojkës. ARBEN KARAPICI

NE MAPO-n INDUSTRIALE TË PERMETIT. (Foto: N. Xhufka)

Si po realizohen detyrat e shkurtit?

VEZHGIM

NË KËTË NUMËR

● ORGANET NUK I DIKTOJNË KOLEKTIVIT, POR AS SE- HIRRINË TË MOS MBETEN. (1). ● DEMOKRATIZIMI I PART- TISË DHE REVOLUCIONARIZIMI I SAJ. (1, 2 DHE 3). ● RRETH NGJARJEVE NË KOSOVË. (1, 4).