02/03/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 mars 1990

... DREJT PËRFUNDIMIT

Tani punët në uzinën e re të uresë në Fier nuk maten thjesht me vëllim ndërtimesh, por me dorëzim objektesh, me tregues që kanë të bëjnë me prova në ngarkesë të plotë, me shifra që flasin se dita e përurimit po afron. Dy janë problemet pas të cilave janë kapur ndërtuesit, montatorët dhe teknologët e shfrytëzimit: futja nëpër repartet e energjisë e-l elektrike dhe të ujit. Ka përfunduar stacioni i tensionit të lartë, dy nënstacione të tensionit të ulët dhe punohet me objektiv që brenda dhjetorit të parë të marsit të përfundojë edhe nënstacioni i fundit i tensionit të ulët. Është ndërtuar edhe ujësjellësi i jashtëm dhe rrjeti teknologjik i ujit në tërë gjatësinë prej 10 kilometrash. Këto ditë uji është futur në qarkullim, është vënë në punë e-de repart i trajtimit të ujit; paralel me të edhe ai i përpunimit, që e bën ujin të dobishëm për ta përdorur në repartet e tjera. Pra, sigurimi i ujit dhe i energjisë elektrike përbën një premisë që të fillojnë provat në makineritë e tjera. Këto ditë do të vihen në provë kompresorët që përbëjnë edhe repartin më të madh. Po me ritme të larta punohet në objektin 643, në repartin e reformingut etj. Në tërësi nga 27 objekte në 4 punimet kanë përfunduar plotësisht. Në të gjitha objektet e tjera punohet me objektivin që më 15 qer- qershor uzina e re e uresë të vihet në punë. E shprehur në shifra tërë puna e papërfunduar përfaqëson rreth 20 për qind të vëllimit të punimeve. Do të shtonim që mobilizimit të ndërtuesve, montatorëve e teknologëve nuk duhet t’i bëhet pengesë Ministria e Ndërtimit me mungesa dyersh dhe dritaresh. ASTRIT SINANI

AVULLOJNE MILIONA PER MUNGESE AVULLI

TERHEQIM VEMENDJEN Kohët e fundit muajt grupe të kontrollit punëtor janë hedhur në veprim, duke pasur si objekt shkëndijen nga plogështia të disa administratave që nuk po u përgjigjen kërkesave që ka prodhimi. I tillë ish edhe ai kontroll që u hodh ditët e fundit të muajit shkurt nga Këshilli i BP të Rrethit të Tiranës për të parë shqetësimet e krijuara në kombinatin e tekstileve «Stalin», në kombinatin e drurit «Misto Mame» dhe atë ushqimor «Ali Kelmendi», për mungesë të prodhimit të avullit nga TEC-i. Ndoshta të dhënat që nxori grupi i kontrollit punëtor për humbjet që i janë shkaktuar ekonomisë vitin e kaluar nga avaritë në furnizimin me avull dikush do t’i quante të vonuara, por ne kemi mendimin se ato shprehin një të vërtetë që të bëjnë të nxjerrësh ndonjë përfundim për nevojësimin e nevojshëm që është treguar e po tregohet për këtë problem kaq të madh. Çfarë thonë shifrat? Mungesa e avullit apo rënia e presionit për 3114 orë pune ka shkaktuar për kombinatin e tekstileve «Stalin» mbi 4 milionë lekë humbje. Nuk u prodhuan 410 mijë metra pëlhurë e kadife dhe 74 tonë fill pambuku e leshi. Në kombinatin e drurit «Misto Mame» humbjet për vitin e kaluar arrijnë mbi 3,4 milionë lekë prodhim. I njohin këto të dhëna administratat në kombin ate, në komitetet ekzekutive dhe shokët e dikastereve? Dikush mund të mbajë nëpër sirtarë evidenca e formularë, dikush mund t’i ketë rënë ndonjë telefon i ftohtë apo të ketë shkuar për të parë gjendjen «në vend», por shqetësimet kanë mbetur të hapura, madje janë diçka më shumë se ato të vitit të kaluar. Të sjellim përsëri të dhëna që u vërejtën nga grupi i kontrollit punëtor për këtë periudhë të vitit. Gjatë muajit janar e deri më 20 shkurt në kombinatin e tekstileve ka rënë 410 orë prodhimi, ndërsa për 15 orë është ndërprerë prodhimi në të gjithë kombinatin. Humbja në vlerë leku është dy herë më e madhe krahasuar me ritmet e një viti më parë. Edhe në kombinatin e drurit «Misto Mame» dhe në kombinatin ushqimor «Ali Kelmendi» humbjet janë po kaq të mëdha. Për çdo kur, ku shkuan shokët e grupit të kontrollit punëtor për të marrë ndonjë shpjegim për gjendjen e krijuar, në komitetin ekzekutiv të kp të rrethit drejtuesit nuk e besuan që gjendja të ishte kaq alarmante! Të mos largohemi nga thelbi i problemit: përse kaq shqetësime e mungesa për furnizimin me avull? Sepse, siç vërejtën kontrollorët, me problemet e TEC-it nuk është marrë njeri. Ka pasur e ka ankesa për punësimin e kaldajave, për furnizimin me lëndë djegëse e cilësinë e saj, për transportin e hirit të grumbulluar etj., etj., Madje për zgjidhjen e sa vështirësive, për të cilat janë marrë vendime e diktastereve? vendime e diktastereve? Përgjigjet janë dhënë me të posaçme, përpjekjet kanë qenë minimale, duke i lënë në dorë tërë ndërhyrjeve të rastit, të paorganizuara. Po drejtuesit e TEC-it ç’qëndrim kanë mbajtur, janë treguar shenihxhinj? Ata, siç pranuan të thonë në ballafaqimin që u organizua me pjesëmarrësit e tre kombinative (në të shumica janë punëtorë), janë marrë më së shumti me ndërhyrje nëpërmjet shkresave e telefonave, sesa me veprime konkrete. Këtë e vërteton edhe ndonjë ndodhi e këtyre ditëve. «Konkretisht në këto çaste që po bëjmë ballafaqimin punëtorët e fabrikës së ngjyrës janë pa punë, - tha një punëtore e kombinatit të tekstileve, - ndërsa përsëri po na jepen premtime e betime me të cilët jemi ngopur për muaj me radhë». Në këto mendime ishin edhe punëtorët e kombinatit «Misto Mame». «Ju punoni për t’i zgjidhur gjërat atje në vend, apo merrni informacione “për të qenë” në rregull me drejtuesit në ministri? - i tha një ata përfaqësuesit nga drejtoria e përgjithshme e energjetikës, Vasil Pallaskës. - Ju, me sa duket, nuk kini aftësi për t’i dalë për zot detyrës». Mendimi i disa drejtuesve në komitetet ekzekutive dhe në dikastere ishte se defektet e punës në TEC-in e Tiranës janë defekte në përpjekjet e pakta që bëjnë atje specialistët e drejtuesit e ndërmarrjes. Të jetë kështu e vërteta? Ato në njëfarë mase qëndrojnë, i zbuloi edhe grupi i kontrollit punëtor, - për përpjekjet për këto miliona», kërkon analizë të thellë nga organizatat bazë dhe forumet përkatëse. Me djersën e popullit nuk mund të luajë kurre kush... punëtor, por a nuk janë po kaq të mëdha përgjegjësitë e drejtuesve të tre kombinateve, ku u vërejtën mangësi të paërfillshme si rrjedhjet e avullit, mungesa e manometrave dhe deri tek mosplotësimi i kontratave me avull kondensant? Po shokët e Ministrisë së Transportit, të cilët nuk po u përgjigjen detyrimeve për transportimin e hirit dhe ata të drejtuesve së përgjithshme të energjetikës që e kanë lënë furnizimin me lëndë djegëse me «të vijë të vijë», nuk paskën përgjegjësi? E pra, janë një sërë faktorësh, janë disa hallka e organizma që e kanë për detyrë të zotohen për të menjanuar vështirësitë për furnizimin ritmik me avull, të cilat po i paguan prodhimi. Nuk bëhet fjalë për humbje dosido, por për miliona. Grupi i kontrollit punëtor mendonjë se vuri gishtin aty ku duhet. Kontrollorët punëtorë janë të ndërgjegjshëm se fjala e tyre e rreptë i shkundi nënpunësit nga baza në dikastere. Ata ndryshuan çfarë mund të ndryshohej menjëherë, përcaktuan edhe detyra. Por edhe këte hap që u hodh në përmirësimin e organizimit të punëve nuk e quajtën gjithçka. Përfundimi i kontrollorëve punëtorë se «kush përgjigjet luajë kurre kush... BASHKIM KOÇI kurrekush... BASHKIM KOÇI

Ekspozitë me gjetje të reja në Korçë

Këto ditë në një nga sallat e bibliotekës së qytetit të Korçës u çel ekspozita me objekte me vlera historike, kulturore e artistike. Në ekspozitë janë vendosur mbi 150 objekte vlerash të ndryshme, të grumbulluara kohët e fundit në popull ose të dhuruara nga qytetarë. Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar ekspozoi mbi 20 objekte të punuara në argjend, tekstile, disa edhe vepr[a] arti. Muzeu historik ekspozoi 53 objekte, dokumente relike, ku dallojnë gjerndani i fishekëve dhe ora e xhepit të patriotit Themistokli Gërmenji; kalu[a]mari i bojës së Mihal Gramenos, syzet e Sotir Pecit, klishe e një pikture të Skënderbeut e Spiro Xegës, fletore të dëshmorëve Raqi Qirinxhi e Koço Çamçe. Dallojnë objektet e kulturës popullore, si: veglat e mjeshtrit artist të gurit, Kristaq Papargjiri; punimet e gjendjes në dru të mjeshtrit Gaqo Dollani, punime të traditës në baltë (njëra datuar në vitin 1868), pjesë veshjesh popullore dhe statute e kanunore të shoqërive punëtore. Biblioteka e qytetit ekspozoi dhjetëra tituj librash të rinj të inventarit të saj, si: fjalorin e Sami Frashërit, periodikë të revistave e gazetave të dëgjuara: «Bota e Re», «Koha» etj., abetare të viteve 1844 e 1845, botime të shtypshkronjës së Voskopojsë; veprën e Budit, libra të Spiro Dines, Nikollë Lakos etj. Materialet me interes të paraqitura, pasurojnë fondin e muzeve dhe të bibliotekës. ENGJËLL BUSHI

Veprimtari me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shokut Hysni Kapo

- VLORË - Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shokut Hysni Kapo, një nga udhëheqësit më të shquar të Partisë e të popullit dhe nga bashkëpunëtorët më të afërt të shokut Enver Hoxha, Komiteti i Partisë i rrethit të Vlorës organizoi dje pasdite në teatrin «7 Nëntori» të qytetit një pasdite jubilare. Mermin pjesë punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, kooperativistë nga Tërbaçi, veteranë, pjesëtarë e të afërm të familjes, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tij, deputetë e këshilltarë, studentë e pedagogë të Shkollës së Lartë të Oficerëve të Flotës Lutfarake Detare «Hysni Kapo» etj. Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, bashkëluftëtari e bashkëpunëtori i shokut Hysni Kapo shoku Manush Myftiu, shoqja Vito Kapo e shokë të tjerë. Pasditen jubilare e hapi kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Nedin Hoxha. Për jetën e veprimtarinë revolucionare të shokut Hysni Kapo, foli sekretari i parë i Komitetit të Partisë, Faik Çani. Sa më ritme të rrehta, Faik Çani. Sa më shumë shkojnë vitet, theksoi ai ndër të tjera, aq më shumë lartësohet në historinë e çdo shqiptari figura e birit të shtrenjtë të Labi[?]risë, Vlorës e tërë Shqipërisë, bashkëluftëtarit të Partisë, shokut Hysni Kapo, te personaliteti i të cilit janë të lidhura në luftat e përpjekjeve të popullit e të Partisë ... liri e pavarësi kombëtare dhe ndërtimin socialist të vendit. Më poshtë ai foli për jetën e kësaj shqiponje të Labërisë, të mburrujtur me dashurinë për popullin e Atdheun dhe idealet e larta të lirisë e socializmit, që si një nga shtyllat e Partisë, siç e ka cilësuar udhëheqësi i lavdishëm e i paharruar, shoku Enver Hoxha, u shqua si luftëtar dhe udhëheqës politik e ushtarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe si udhëheqës komunist e personalitet shoqëror e shtetëror me interesa të shumta gjatë 35 vjetëve të punës në epokën e ndërtimit socialist. Pasi foli për rolin e veçantë të shokut Hysni Kapo për forcimin e Partisë e të pushtetit popullor, mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë, për zonë dhe të lëvizjeve të socializmit, zhvillimin e ekonomisë e të kulturës, etj., ai theksoi edhe kontributin e veçantë të shokut Hysni Kapo dhe interesimin e herëpashershëm të tij për Vlorën e krahinat e saj. Udhëheqësit të madh i masat e tij, dashuria e tij model, si shembull frymëzimi për komunistët e mbarë punonjësit e këtij rrethi në luftën e përditshme për të vënë në jetë direktivat e Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia. - KUKËS - Komiteti i Partisë i rrethit të Kukësit në bashkëpunim me byronë e Partisë të kooperativës bujqësore «Hysni Kapo» të Shishtavecit, organizuan dje në këtë ekonomi një mbledhje përkujtimore. Ndodheshin edhe sekretari i parë ... (Vijon në faqen 2) ... popullit e të Partisë, shoqe të luftës dhe të ndërtimit dhe porositë e shokut Ramiz Alia. (Vijon në faqen 2)

Rruga për në fshat

Në të djathtë të rrugës një tabelë tregon fshatin Kutal, i ngritur mbi kodrën e veshur me ullinj dhe bojame. Me këtë emër është lidhur ngushtë një ngjarje e shënuar përrethin e Përmetit, ngritja e kooperativës së parë, në vitin 1948. Ecën dhe pak më tej, ku lugina duket se hap krahët për të shtuar edhe më tepër fushën. Një tjetër kodër e populluar dhe syri rrok bukurinë e fshatit Kosinë, që është qendra e kooperativës. Në të tetë fshatrat e kësaj ekonomie ngrihen shkollat fillore, 2 shkolla 8-vjeçare, një qendër shëndetësore me 7 ambulanca, ku punojnë 7 kuadro mjekësore; një farmaci e 8 kopshte me personelin përkatës, një shtëpi kulture dhe vatrat e kulturës për çdo fshat. Jetat e kanë në shtëpi të gjitha pajisjet e saj dhe krahasimi me të kaluarën nuk mund të bëhet në asnjë tregues. Televizori ka hyrë në 60 për qind të familjeve. Nga kjo kooperativë kanë dalë rreth 60 kuadro me arsim të lartë, që punojnë aty dhe në mbarë atdheun. Fakte të tjera do ta plotësonin më tepër tablonë e jetës në këtë kooperativë.

DITË PUNE NË KOSINË...

REPORTAZH Në çdo qelizë të jetës është bërë i pranishëm shembulli i më të mirëve, madje jo vetëm me individë të veçantë, por edhe me kolektiva. Të bësh emër për mirë dhe të bëhesh shembull për të tjerët, kjo nuk është gjë e vogël, por me vlera të mëdha morale e politike. Për brigadën e perimeve në Kutal dëgjon fjalët më të mira, brigadë që arriti 740 kv speci ka-pi, me rendiment 250 kv për ha. Puna e gjallë e njerëzve dhe shërbimet e kujdesshme të tyre venë në lëvizje mendimin e ri, aq sa dhe shkencën e vënë përballë detyrash të reja. Po a mbetet e vetme kjo brigadë? Aty për aty mëson se dhe brigada e fushës në Rapckë, me brigadierin Besim Myrtro, qëndron në ballin e të ndërtuarve. Vitin që kaloi realizoi të gjithë treguesit ekonomikë - financiarë. Frutet e gëzimit nuk mbeten vetëm brenda kufijve të brigadës, por marrin krahë dhe përhapen në të gjithë ekonominë e rrethin, duke u bërë kështu shtytje për arritje më të larta. Në vargun e më të mirëve do të duhej të rreshtoheshin shumë e shumë emra, por nuk mund të harrojmë barinun Llambi Zhaka në Bodar, i cili në tufën e tij me 230 krerë ka arritur 150 litra qumësht për dhi. Kujdes me grurin, por... Ditët pa reshje i kanë vënë koo- (Vijon në faqen 3)

NJË NGA NGJARJET NDËRKOMBËTARE TË DITËS

LITUANIA PËRBALLE MOSKËS Lëvizja lituaneze «Sajudis» fitoi në fazën e parë të zgjedhjeve parlamentare në Lituani 72 nga 90 vendet e parlamentit të republikës. Përpjekjet e Lituanisë për pavarësi nga Moska nuk fillojnë me këto zgjedhje parlamentare. Zanafillën e vet ato e kanë qysh më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur Partia Komuniste e Lituanisë e deklaroi veten të pavarur nga qendra. Një veprim i tillë nuk kish si të mos ngjallte shqetësime në qarqet e larta në Moskë. Vetë Gorbaçovi u nis për në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, dhe u mundua që të bindë KQ të PK të Lituanisë që të ndërpriste çdo veprim që e shkëpuste atë nga Moska. Ai u detyrua të pranojë se «fati i perestrojkës dhe fati im personal, varen nga ngjarjet në Lituani». Faktoret që kanë çuar dhe po çojnë drejt një «Lituanie të pavarur», siç thuhet në Vilnius, janë nga më të ndryshmit. Ato lidhen me diskriminimin ekonomik, politik, kulturor, kombëtar etj. Anëtari i Byrosë Politike të PK të BS, Jakovlev, deklaronte para pak ditësh, se «problemet nacionale lindin dhe acarohen kryesisht nga ato ekonomike dhe politikë». Veprimet e Lituanisë kanë tëronditur Moskën se ato nuk kanë të bëjnë vetëm me këtë republikë baltike. Shembulli i saj mund të frymëzojë edhe republikat e tjera. Një gjë e tillë mund të çojë në marrëdhënie të reja politike, ekonomike etj., brenda BS, por edhe jashtë tij. Ndaj në Moskë po kërkohet të paraprihet kërkesave të republikave për pavarësi, duke shpallur reforma të reja për t’u vënë fre atyre, si janë: ajo e heqjes së rolit udhëheqës të PK, krijimi i pozitës të ri të presidentit ekzekutiv të BS me kompetenca të mëdha, ligji për privatizimin e tokës etj. SOKOL GJOKA

SOT NË «ZERIN E POPULLIT»

• AVULLONJE MILIONA PËR MUNGESË AVULLI. (f. 1) • DITË PUNE NË KOSINË... (f. 1 DHE 3) • KODIFIKIMET E ZVA-RRITJES E ZBËRTHIMIN E DEMOKRACISË. (f. 2) • LETRAT E POPULLIT ME PLOT MENDIME E SUGJERIME. (f. 3) • RRETH NGJARJEVE NË KOSOVË. (f. 4)