MËSIME ME VLERA TË MEDHA PËR TË SOTMEN DHE PËR TË ARDHMEN
Vendimet e Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë janë të një rëndësie kapitale, me shtrirje të gjerë, që prekin tërë veprimtarinë politike, shoqërore dhe ekonomike.
Fjala është për një kompleks masash të gjithanshme e jetike për socializmin, për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Qëllimi është një dhe i vetëm: si të ecë e të përparojë shoqëria socialiste, si të shtohen e të forcohen energjitë e njerëzve, si të ngrihet në një shkallë më të lartë mirëqenia e popullit dhe emancipimi i përgjithshëm i tij. Cilat janë disa nga mësimet që dalin nga vendimet e Plenumit të 9-të? Kryesore është kuptimi i idesë themelore: thellimi i revolucionarizimit të të gjithë jetës nëpërmjet demokratizimit, vijës së masave në rritje. Çështja është të rritet edhe në të ardhmen rruga burokratizmit e liberalizmit, dy të këqija të mëdha e tepër të rrezikshme të socializmit. Burokratizmi na mëson Partia, nuk luftohet me metoda burokratike, me diktim nga lart. Edhe liberalizmi, gjithashtu, nuk luftohet me metoda administrative, me urdhra e sanksione. Sepse urdhrat, sanksionet e ligjet nuk i ndryshojnë dot mendjet e njerëzve. Sepse edhe fusha e detyrave të plenumit është e gjerë. Ka nga ato që kërkojnë studime të bazuara e të argumentuara, por edhe për këto veprime duhet të jemi të shpejtë. Në këtë kuptim, një nga mësimet themelore për të luftuar burokratizmin dhe të gjitha izmat e tjera, ka qenë dhe mbetet pjesëmarrja e gjallë e masave në revolucionarizimin e tërë jetës, forcimi i kontrollit punëtor mbi këdo e mbi çdo gjë. Se burokratizmi është botëkuptim idealist, antipupullor, metodë komanduese, që e vë njerëzit e aparateve mbi klasën, mbi masat; prandaj këto e kanë për detyrë të jenë kurdoherë në këmbë, vigjilente. «Kur flet klasa, kur flet masa, hesht burokratizmi». Është në natyrën e burokratizmit që, sa herë dalin probleme të mbrehta e vështirësi, si rrugëdalje gjejë shtimin e numrit të nëpunësve. Disa drejtuese në dikastere, në ndërmarrje, në institucione, në aparate të çdo niveli nuk e rezonojnë sa duhet me kohën. Fjala vjen në Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Tiranës miratohet para disa ditësh një nënpunës inspektor për shkencën, në një kohë që sapo u shtuan dy seksione me in-[?] ...njëherë. dy seksione me in-[?] inspektorë përkatës. Ku shkojmë kështu? Çpunë të veçantë do të bënte një ndihmës nga ajo që mund dhe duhet të bëjë (madje ta bëjë mirë) përgjegjësi i seksionit të arsimit dhe kulturës? Askush nuk ka të drejtë të spekulojë në emër të centralizmit apo të kundërvehe direktivës. Këtë mund ta themi ta përsërisim edhe për disa ministri, që në vend të zëvendësministrave, emërojnë ndihmës apo shtojnë drejtori pas drejtorish. Tjetër: në të katër rajonet në Tiranë e në komitetet ekzekutive në rrethe janë piktuar lëvizjet e shkurtimet, por veprimet janë tepër të kursyera. Përse? Ndoshta ngaqë edhe komitetet e Partisë bëjnë të paditurën? Vështirësitë nuk kapërcehen duke «i shtyrë» nga njëra ngjarje në tjetrën. Por edhe «prishtmëria» për rrugëzgjidhje është një praktikë e keqe që që medoemos duhet lu-
tia për çdo komunist e kuadër nuk mund të barazohem me kërkesat që ka shoqëria për çdo punonjës e qytetar, por si luftëtarë për çështjen e madhe të socializmit, të gjithë së bashku, duke i kuptuar detyrat që burojnë nga qenia komunist, kuadër apo atdhetar, do të punojnë dhe duhet të punojnë më me pasion për të zhvilluar e pasuruar kulturën, ekonominë, çdo sektor të jetës. Vlerat e Plenumit të 9-të do të rrezatojnë në fort tani e në të ardhmen e dhe për faktin se në krye të punëve nuk do të ketë më drejtues të pazëvendësueshëm. Jeta lëviz, kohët e reja veprojnë fuqimisht dhe kërkojnë mendime, norma të reja. Kuadro të rinj të karakterizuar nga menduria e guximi do të zëvendësojnë njëri-tjetrin, stafeta do ta kalojnë dorë më dorë, me besimin në aftësitë dhe mundësitë për ta çuar çdo punë edhe më tutje. Në këtë mënyrë do të realizohet një emancipim më i plotë, një shoqëri që do të luftojë e mënjanojë çdo prirje për t’u mbyllur në botën e vogël mikroborgjeze. Një nga detyrat e rëndësishme aktuale është mobilizimi për të realizuar detyrat në ekonomi, në kulturë, në shkencë e kudo. Kuptimi i materialeve të Plenumit të 9-të prekët në atë punë të kualifikuar që secili komunist, kuadër e punonjës realizon në drejtim e në organizim. Nuk duhet ta zërë gjumi një drejtor, një punëtor partie, një kryetar, një-[?] jo vetëm me leksione e biseda, por edhe kur në veprimtarinë e përditshme luftohet të zbatohen drejt kriteret, rregullat, vendimet. Ministria e Financave ka kohë që ka marrë nga të tjerët një studim për çështjen e shpërblimit, mirëpo e zvarrit. E zvarrit, sepse kërkesa e llogarisë mungon dhe sanksione për ata që në njëfarë mënyre dëmtojnë punën, nuk ka. Në sektorin e bujqësisë u mendua dhe u veprua me kompetencë për disa mekanizma që e çojnë prodhimin përpara, por ka edhe sektorë si ai i komunikacionit, i industrisë e të tjera, që heshtin. Po t’i futesh një përllogaritjeje të vogël del se kjo «heshtje» kushton shtrenjtë për të sotmen dhe më shtrenjtë për të ardhmen. Edhe studimi i Komitetit
mit. Burokratzimi nga urdhra e sanksione. Sepse urdhra, Ato ndryshohen me ballafaqimin e ideve, me argumente. Mbledhjet e hapura, të organizatës bazë, zgjedhjet e kuadrove nga kolektiv at, kufizimi i mandateve, e drejta e revokimit, kompetencat vendimore të kontrollit punëtor e të tjera, flasin për veprime konkrete të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së Partisë e të gjithë vendit. Por ka edhe ngutësi, për hir të frikës mikroborxheje, se mos na shikojnë rregullat, mos shkrihen kufijtë e organizatës-bazë, mos përfitojnë ngatërrestarët. Në të vërtetë, gjykimi i masës, përgjithësisht, është i shëndoshë dhe i frytshëm. Lufta kundër shfaqjeve të huaja është bërë më e mprehtë. Edhe opinioni i shëndoshë shoqëror është një shfaqje më konkrete dhe e rëndësishme. Megjithatë kuptimet e vlerësimit e drejta për të gjitha çështjet nuk vijnë me
onale të rretheve ngurojnë ta hedhin në veprim konkret, kontrollin punëtor për problemet e mëdha ose, edhe kur e hedhin, çështjeve u kalohet në sipërfaqe. Ja një çështje që tani meriton më tepër edhe vëmendjen e komiteteve të Partisë. Por të mos harrojmë: njerëzit edukohen e mësohen në frymën e kërkesave të Plenumit të 9-të më shtrenjtë për të ardhmen. Edhe studimi i Komitetit
masave është një art më vete dhe ka të bëjë me ardhmen. Vendimet e Plenumit të 9-të janë udhëheqje për veprime të mëtejshme. Ato nuk mund të zbatohen me ritmet e zakonshme, me mendimet «kemi kohë», «jemi në fazën e njohjes, të mbledhjeve, të programimit». Dëno, aq sa ka nevojë për këto, po aq ka dhe një kohë. Që të ndryshojë një gjendje jo e shëndoshë a-ty ku është e pranishme, sot më shumë se kurrë kërkohet të ndryshojnë konceptet, mendësitë, praktikat frenuese aty ku vërehen. Synimi për të sjellë në krye të punëve para tiake e shtetërore, në organet e zgjedhura të të gjitha forumeve e niveleve njerëz të zotë e të rinj, do të sjellë jo vetëm freski e gjallëri, por edhe drejtim e organizim më të aftë. Këtë ka vërtetuar praktika. Dhe këtë do të vërtetojë e ardhmja, por ne nivele më të larta, sepse kuadrot, komunistët në drejtim e vendimeve të Plenumit do të bartin edhe më shumë ide e mendime më të përparuara, do të jenë më krijues në zbatimin e direktivave. Natyrisht, kërkesat që ka Par-
Veprimtari me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shokut Hysni Kapo
— VLORË —
Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shokut Hysni Kapo, Besniku të Partisë, në vendlindjen e tij në Tërbaç, të rrethit të Vlorës janë zhvilluar veprimtari të ndryshme në shenjë nderimi e respekti të thellë për jetën e veprën e tij.
Veteranë, punonjës, koopërativistë, të rinj e të reja nga Vlora, Tirana e rrethe të tjera kanë vizituar shtëpinë muze «Hysni Kapo» në Tërbaç, ku janë njohur me jetën e figurën e shquar të shokut Hysni Kapo, që siç ka theksuar shoku Ramiz Alia, që modeli i njeriut të sakrificave, i dashurisë për popullin, i komunistit dhe patriotit të madh. Në qendër të Tërbaçit u mbodhën dje paradite qindra koopërativistë nga fshatrat e tjera të Mesaplikut e Kurveleshit të Poshtëm, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të shokut Hysni Kapo, pjesëtarë e të afërm të familjes së tij, deputetë e këshilltarë, studentë e pedagogë të shkollës së lartë të oficerëve të Flotës Luftarake Detare «Hysni Kapo», të rinj e pionierë të Enverit.
Ndodheshin edhe anëtarët i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, zëvendëskryetari i këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë i shokut Hysni Kapo, shoku Manush Myftiu, Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Niko Gjyzari, shoqja Vito Kapo, sekretari i Parë i Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së Leka Shkurti, sekretari i parë i komitetit të Partisë të rrethit, Faik Cinaj, kryetari i komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, Nedin Hoxha, dhe shokë të tjerë.
Këtu u organizua një miting, të cilin e hapi sekretari i byrosë së Partisë të kooperativës, Llambrë Hysi.
Fjalën e rastit e mbajti sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit Petrit Brokaj.
Në miting e mori fjalën shoku Manush Myftiu, i cili u solli pjesëmarrësve dhe banorëve të tjerë të Labërisë përshëndetjet e Komitetit Qendror të Partisë, të Këshillit të Ministrave, të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së dhe personalisht të shokut Ramiz Alia dhe përgëzoi për përkujtimet e tilla që u bën Partia dhe populli bijve të vet si Hysni Kapo, le të shërbejnë si ndriçues për të ecur përpara me vendosmëri për zbatimin me konsekuencë të vijës revolucionare të Partisë sonë. Duke sjellë kujtime për shokun e tij të luftës e të punës
(Vijon në faqen 2)
Në 65-vjetorin e rënies së Heroit të Popullit, Luigj Gurakuqi
Me rastin e 65-vjetorit të rënies l’u shfaq filmi dokumentar «Jeta e Heroit të Popullit dhe Mësuesit të Popullit, Luigj Gurakuqi, në qytetin e Shkodrës u zhvilluan veprimtari përkujtimore.
Studentë dhe pedagogë të Institutit të Lartë Pedagogjik, që mban emrin e tij, bënë vizita në shtëpinë muze «Luigj Gurakuqi», ku u njohën me jetën e veprimtarinë e tij si figurë e shquar e e lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist. Pra në bustin të tij në sheshin para Institutit u vendos një kurorë. Gjithashtu në këtë shtëpi muze kanë bërë vizita edhe punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, nxënës të shkollave etj. Muzeu popullor në bashkëpunim me shtëpinë e kulturës së ushtarakëve organizuan dje një pasdite tematike kushtuar veprimtarisë së shumëanshme të Luigj Gurakuqit. Për pjesëmarrësit një tribunë», kushtuar veprës së tij. Edhe shtëpia e kulturës e krijimtarisë popullore të rrethit së bashku me shkollën e mesme të përgjithshme «Jordan Misja», zhvilluan pasditen tematike «Simboli lirisë e diturisë», gjatë së cilës u recituan fragmente nga krijimtaria e Luigj Gurakuqit.
Në këtë kuadër, me nxënës e mësues të shkollës së mesme pedagogjike «Luigj Gurakuqi» në qytetin e Elbasanit, u zhvillua biseda «Jeta e vepra e Luigj Gurakuqit – frymëzim për brezin e ri». Gjithashtu u bënë vizita në muzeun e shkollës dhe u hap një fotoekspozitë me pamje nga mësimi e jeta në Shkollën Normale, drejtor i parë i së cilës ishte Luigj Gurakuqi.
(ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI KRYETARIT TË KËSHILLIT TË SHTETIT TË RP TË BULLGARISË
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi kryetarit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Bullgarisë, Peter Mladenov:
«Me rastin e festës Suaj kombëtare, në emër të popullit shqiptar, të dhe në emrin tim, Ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush popullit mik bullgar përshëndetjet e sinqerta dhe urimet e përzemërta për mirëqenien e tij dhe begatinë e vendit. Shprehim bindjen se marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit tradicional midis dy vendeve do të zhvillohen vazhdimisht, në të mirën e të dy popujve tanë dhe në interes të paqes dhe të bashkëpunimit në rajonin tonë.»
(ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI MBRETIT TË MAROKUT
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi mbretit të Marokut Hassan II:
mbretit të Marokut Hassan II:
«Me rastin e përvjetorit të festës kombëtare të Marokut, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, Ju dërgoj përshëndetjet e ngrohta së bashku me urimet më të mira që formulon për lumturinë e popullit mik maroken dhe për përparimin e vendit. Uroj që marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona të zhvillohen paprerë.»
(ATSH)
Problemet e Kosovës mund të zgjidhen me urtësi politike e nëpërmjet dialogut me shqiptarët e Kosovës
Pardje, i ngarkuari me punë a.i. i RPS të Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Arif Papuçiu, i dërgoi një letër Kryetares së sesionit të 46-të të Komisionit të Drejtave të Njeriut, që zhvillon punimet në Gjenevë, me anën e së cilës doli poshtë shqiptarët dhe akuzat që bëri këto ditë ndaj vendit tonë kryetari i delegacionit të RSF të Jugosllavisë në këtë Komision. Në letër ndër të tjera thuhet:
Ndërsa pritet që përfaqësuesit i Jugosllavisë t’i përgjigjej shqetësimit të opinionit ndërkombëtar për dramën që përjeton popullsia shqiptare në Kosovë, të jepte shpjegime se kur do t’i jepet fund një situate të tillë, ai zgjodhi rrugën e akuzave të pabaza e absurde kundër Shqipërisë. Kjo me qëllim për të fshehur të vërtetën dhe për të larguar vëmendjen e Komisionit dhe të opinionit, në përgjithësi, nga tragjedia që përjetojnë shqiptarët në Jugosllavi.
Ngjarjet në Kosovë janë të njohura botërisht, vazhdon letra më poshtë. Vetëm javët e fundit atje ka patur dhjetëra shqiptarë të vrarë e qindra të plagosur, përfshirë gra e fëmijë, si dhe mijëra të burgosur. Për dhunën që ushtrohet në Kosovë vë në shprehje shqetësimin e tyre një numër qeverish, institucionesh e organizata të rëndësishme ndërkombëtare, si Parlamenti Evropian, Komisioni i të Drejtave të Njeriut e të tjerë.
Shqipëria nuk ka ndërhyrë e nuk ndërhyn në punët e brendshme të Jugosllavisë, ajo është për fqinjësi të mirë midis dy vendeve. Problemet e Kosovës nuk zgjidhen duke ia kaluar në mënyrë artificiale të tjerëve përgjegjësitë, por me urtësi politike, duke hequr dorë nga dhuna e terrori, nëpërmjet dialogut me shqiptarët e Kosovës, e duke respektuar të drejtat e tyre në barazi të plotë e drejtësi.
(ATSH)
Shkurti iku, po a ka siguri marsi?
Nga teleksi i fundit
Në repartin e prodhimit të konjakut për eksport të ndërmarrjes ushqimore në Korçë, që nga 1 mujorin e katërt të vitit të shkuar deri më sot është ndërprerë prodhimi.
Shkaku? Për mungesë ambalazhi.
Kryetari i degës së furnizim-shpërndarjes në këtë ndërmarrje, Vesár Mulla, na tha se problemi i furnizimit me ambalazh, konkretisht shishe gjysmëlitërshe nga fabrika e Kavajës, është bërë shumë i mprehtë. U detyruam që të përdorim edhe mjete tona që të siguronim në muajin janar një sasi prej 84 mijë shishesh. Në shkurt, për të plotësuar detyrat e planit, duhet të dërgoheshin 82 mijë shishe, por nuk erdhi asnjë copë. Të bën përshtypje se kjo mungesë po ndjehet që në muajt e parë të vitit, kur përvoja e mirë e disa viteve ka vërtetuar dobínë e parapritjes të prodhimit me ambalazhe. Për këto mangësi që po vihen re, gjithçka flet në tremujorin e katërt të vitit që shkoi, kur ritmet e dërgimit të ambalazhit të qelqit nuk siguronin rezervën e mjaftueshme për punë normale. Shkurti iku, po a ka siguri marsi? Punonjësit e furnizimit të ndërmarrjes ushqimore janë në pritje. E keqja është, na thonë, se tani në fabrikën e Kavajës, punohet vetëm për shishet konike. Për shishet cilindrike, siç kemi lidhur në kontratë, mendohet për më vonë.
A ka zgjidhje ky problem? Këtë pyetje vlen ta shtrojmë me forcë me shokët e furnizimit të fabrikës së qelqit në Kavajë. Punëtorët, tërë këto çregullime, nuk i përfillin.
KOSTAQ DUKA
do. Kuptimi i materialeve të Plenumit të 9-të përçet ushtrarak, kur planet e hartuara e të miratuara mbeten në letër. Nevojat e popullit nuk plotësohen me mbledhje, me zotime, me deklarata të bujshme apo me betime. Partia kërkon nga kuadrot e çdo niveli studim dhe punë, madhësi studim dhe shumë punë. Rendimenti shoqëror, cilësia nuk mund të rriten e të zgjidhen, si nuk mund të përparojë bujqësia e të plotësohen nevojat e popullit, pa i diskutuar seriozisht në mbledhjet e hapura të organizatave-bazë të Partisë, të kolektivave, për ta parë me kompetencën e të gjithëve ç’dubhet bërë, kur duhet bërë dhe si duhet bërë. Duke ngulur këmbë për zbatimin në jetë të vendimeve të Plenumit të 9-të projektohet më saktë pesëvjeçari i 9-të, pra krijohen kushte për të shfrytëzuar e forcuar begatinë e së ardhmes së bukur, ndërtimin e socializmit.
(ATSH)
ÇASTE PUNE GJATË PRODHIMIT TË DETALEVE TË MEKA-
NIKES BUJQËSORE NË SMT-NE E RRETHIT TË GRAMSHIT.
(Foto: N. Xhufka)
ÇASTE PUNE GJATË PRODHIMIT TË DETALEVE TË MEKA-NIKES BUJQËSORE NË SMT-NE E RRETHIT TË GRAMSHIT. (Foto: N. Xhufka)