MBLEDHJE PËRKUTIMORE ME RASTIN E 75-VJETORIT TË LINDJES SË SHOKUT HYSNI KAPO
– Marrin pjesë shoku Ramiz Alia dhe udhëheqës të tjerë të Partisë e të shtetit –
(Foto: ATSH) Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shokut Hysni Kapo, udhëheqës i institucioneve qendrore, veteranë të luftës e të punës, përfaqësues të [teksti vazhdon jashtë kuadrit] pjesëtarë të afërm të familjes, bashkëfshatarë të tij nga Tërbaçi, punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, të dikastereve e organizatave të masave, ushtarakë, të rinj e të reja. Pjesëmarrësit pritën me duartrokitje hyrjen në sallë të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia dhe të udhëheqësve të tjerë të Partisë e të shtetit, shokëve Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetar i Këshillit të Ministrave, anëtarëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Besnik Bekteshi, Foto Çami, Hajredin Çeliku, Hekuran Isai, Lenka Çuko, Manush Myftiu, Prokop Murra, Simon Stefani, kandidatë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Kiço Mustaqi, Llambi Gegprifti, Pirro Kondi e Qirjako Mihali, anëtarës së Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetarë e Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së shoqes Nexhmije Hoxha, shoqes Vito Kapo, si dhe të anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë, të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të Qeverisë. Mblodhën përkujtimore e hapi anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Hekuran Isai. Fjalën e rastit e mbajti Partisë, shoku Foto Çami. Artistë profesionistë e amatorë të Teatrit të Operës e Baletit, të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, të Pallatit të Kulturës «Hysni Kapo» dhe të kooperativës së Tërbaçit në rrethin e Vlorës dhanë për të pranishmit një program artistik me këngë, valle e recitime kushtuar jetës dhe veprës revolucionare të shokut Hysni Kapo. (ATSH)
«UDHËTIM» NË UNAZËN E RE TË TIRANËS
Unaza e Tiranës, për kohën e vet ka qenë një ngjarje në zhvillimin qytetës. Ka qenë vepra e fundit e planit të parë 20-vjeçar rregullues, që u hartua në vitin 1957.
Ka përbërë ndërkohë deri diku cakun e shtrirjes së Tiranës. Pra, ishte e natyrshme që të nxiste edhe fantazinë e njerëzve, të «kërkon te edhe përshkrime si ai i shumë viteve më parë për «një udhëtim në Unazën e Tiranës». Çdo bashkëkohës që e bënte këtë udhëtim, befasohej me përshtat Tiranës së viteve ’70. Ku ishte Tirana e shtëpive me qerpic? Ku ishin lëndinat, zabelet e fushat e dikurshme të lojës së fëmijërisë? Ndërtimet e vrullshme kishin fshirë gjithçka të vjetër, i kishin dhënë kryeqytetit një siluetë të re, të kohës. Zaten, ishin tejkaluar shumë parashikimet e 57-ës. (Vetëm njerëz me arsim të lartë ka sot sa ç’kish banorë Tirana në 38-ën).
Vrrulle të tilla unaza s’mund t’i mbante dot të mbyllura si në unazë. Tej saj ndërtime të shumta po hidhnin shtat. Ndërkohë brenda vetë qytetit të vjetër kish dhe ende ka shumë korrigjime e plotësime për të bërë. Sot më shumë se kurrë kërkohet intensitet, zhvillim edhe në lartësi. Pallatet shumëkatëshe s’ishin më një imagjinatë. Të përshkosh sot Tiranën me këmbë shkaj më skaj, të duhen dy orë. Në këto 20 vjetët e fundit janë ndërtuar mesatarisht çdo vit 1500 apartamente banimi. Përfshi edhe ndërtimet e tjera ekonomike, social - kulturore, Tirana për nga rritjet është në nivelin mesatar të ndërtimeve të kryeqyteteve të Evropës. Po si do të ecet më tej? Ç’shtrirje do të marrë Tirana?
Këto e shumë pyetje të tjera koha i ka shtruar për zgjidhje.
Plani i 57-ës deri për vitet 80-të mund të jepte përgjigje.
Tirana i duhej dhe tani e ka planin e dytë rregullues, të pashkruar, në të cilin ajo që përfytyrohet deri në vitin 2005. Kohët e fundit ky plan u miratua në Këshillin e Ministrave. Fred Luarasi, kryearkitekt i Tiranës, nuk duket aspak i vetëkënaqur në ato që tregon. Gjithçka është reale, e besueshme. Edhe pse pjesë jo të pakta të parashikimeve të bëra kanë marrë formë. Gjithkush tani e di se po krijohet një zonë e re industriale, me parandëse uzinën «Dinamo» po dhe me lëvizje ndërmarrjesh të tjera nga brendësia e qytetit. Ndërkohë blloqet e mëdha të banimit gjatë lumit të Lanës, me shtrirje drejt Dajtit, ato në Laprakë, në Selitën e vogël, në kodrinat afër qytetit «Studenti» etj. janë një shtrirje në gjerësinë e kryeqytetit. Shoku Llambi Geprifti, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit na thotë: «Vetëm këtë vit Tirana ka ndërmarrë aksion për të bërë 3200 apartamente. 1200 më shumë se çdo vit tjetër i pesëvjeçarit. Është e natyrshme: më shumë njerëz, më tepër nevoja për strehim. Të mos harrojmë: për çdo familje, në ndërtimet që do të bëhen do të ketë 5-10 m2 shtesë sipërfaqe banuesë. Pra, është vendosur që banesat e reja të jenë më të bollshme. Sipas parashikimeve ritmet për strehim të këtij viti, do të shënojnë ecurinë për më shumë apartamente në të ardhmen».
Po si doqoftë, informacioni i shumë që të jep materiali shpjegues i planit të ri rregullues, të nxit imagjinatën. Që tani e dëshiron dhe e mendon një udhëtim në unazën tjetër të Tiranës, që quajmë Unaza e Madhe. Ajo që nga mënyra si është konceptuar, nga relievi ku kalon, do të jetë ndoshta edhe rrugë shërbimi, edhe rrugë turistike. Kush s’ka dalë në Sauk [vijon në faqen 3]
Ndërim për mësuesit tanë, komisarët e dritës
Në kuadrin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
- TIRANË -
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në shkollat e rrethit të Tiranës po zhvillohen veprimtari të shumta. Në takime e biseda të bëra në shkollat e mesme «Qemal Stafa», «7 Nëntori», bujqësore, teknologjike, setare të rrethit të gjuhëve të huaja dhanë një program me recitime, këngë etj. Nxënësit dhe mësuesit e shkollave «Jordan Misja», «Kongresi i Përmetit» etj. kanë dhënë koncerte me pjesë të autorëve tanë dhe a- tyre të huaj përparimtarë. Fato[së?],
FJALA E SHOKUT FOTO ÇAMI
Shokë dhe shoqe,
75 vjet më parë lindi shoku Hysni Kapo, udhëheqës i shquar i Partisë dhe i shtetit, bashkëpunëtor i afërt i Enver Hoxhës, personalitet i spikatur në të gjithë historinë e Shqipërisë së re. Në këtë ditë të shënuar, populli dhe Partia, të gjithë ne bashkëkohësit e tij në vitet e luftës për liri dhe për ndërtimin e vendit, kujtojmë e nderojmë veprën e kontributin e tij të çmuar, veprimtarinë e tij të palodhur e plot devotshmëri për përparimin e atëdheut e lumturinë e popullit.
Personalitetet si Hysni Kapoja kanë një avantazh të veçantë: më shumë se sa të kaluarës ata i përkasin të sotmes e të ardhmes; veprimtaria e tyre më tepër se sa një kujtim i pahlyeshëm, është një përvojë e vyer për brezat, për gjithë lëvizjen e progresit shoqëror. Emri dhe vepra e Hysniut gjithsesi i flasin për atë çka e shqetësonte atëherë e komunizmin e vërtetë: për ideale të larta e konsekuencë shembullore, për besnikëri e militantizëm ndaj çështjes së madhe të Partisë, të popullit e të atdheut.
Përkështë për Kapo, edhe kjo mbledhje përkujtimore, nuk është vetëm një homage i thjeshtë e i sinqertë për militantin e shquar komunist, por edhe një konfirmim i idealeve për të cilat Hysni Kapoja luftoi deri në frymëmarrjen e fundit, është shprehje e vendosmërisë sonë për t’i çuar në mënyrë përpara. Kujtimi i Hysni Kapos, ka thënë shoku Enver Hoxha, do të mbetet i pavdekshëm për Partinë dhe popullin tonë, sepse ai na frymëzon të punojmë e të luftojmë ashtu siç punoi e luftoi intelektualisht [vijon në faqen 2]
Kapoja, me atë vendosmëri, zgjuarsi, me atë shpirt të lartë sakrifice dhe ndërgjegje të kulluar proletare.
Jeta e çdo njeriu të vërtetë, e çdo komunisti e udhëheqësi merr kuptim dhe vlerësohet nga raportet që krijon me historinë, me fatet e vendit e të popullit të tij. Ku e kërkuan liria, interesi i popullit dhe fatet kombëtare dhe nuk ishte në ballë të përpjekjeve trimi i Labërisë, Hysni Kapo? Djalëria vlonjate e kishte atë zë dhe shpresë të saj; Partia Komuniste Shqiptare do ta kishte që nga themelimi i saj e për dekada me radhë një nga shtyllat e patundura; lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror do ta kishte komisar Plakë dhe komisar brigade e korparmate; shoqëria e re socialiste do ta kishin burrë të mençur shteti, organizator dhe udhëheqës të talentuar; komunisti e populli do ta kishin Hysniun e paparuar, udhëheqës e shok që dinte t’u hynte njerëzve në zemër, t’u jepte besim e t’i conte përpara. Enver Hoxha dhe shokët e tij do ta kishin atë bashkëpunëtor të sprovuar dhe mbështetje të fortë në çdo furtunë.
Angazhimi pasionant në mes të luftërave dekada në gjithë rrjedhën e ngjarjeve kombëtare, sa të vështira aq dhe të lavdishme, mes të cilave do të çante përpara Shqipëria, i dha biografisë dhe figurës së Hysni Kapos përmasa të një personaliteti që s’la gjurmë të ndjeshme në lëvizjen e gjerë historike.
Gjatë viteve të luftës Hysni Kapon e gjejnë atë ku ishte situata më e vështirë, aty ku luftohej ballë për ballë me armikun, por dhe atje ku duhej të ndërmerrej ashpër me devotshmëri e traditë, atje ku ngrisheshin këshillat nacionalçlirimtare apo ku krijoheshin batalionet e brigadat partizane. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare do të mburonte tek ai një personalitet të veçantë, që u shqua jo vetëm për trimëri të rrallë, por edhe për urtësi e zgjuarsi, për konsekuencë e besnikëri të pashoqë. Në krye të Qarkorit të Vlorës, në zonën e parë operative, në brigadën e pestë, në korparmatën e parë, në drejtorinë politike të ushtrisë, kudo ai shfaqi aftësi të rralla si organizator e udhëheqës politik e ushtarak. Talenti i tij shkëlqeu në luftën e Drashovicës, në luftën për çlirimin e Tiranës dhe në sa e sa beteja të tjera, ai u shfaq me forcë në organizimin e modernizimin e ushtrisë sonë popullore në vitet e çlirimit.
Komunistët, si bijtë më të mirë të popullit, i vunë shpatullat fateve të kombit, u dhanë aspiratave shekullore të popullit gjakun e frymëzimin e tyre. Partia kërkonte nga komunistët të ishin në ballë të luftës, në frontet më të vështira të saj dhe ata e kryen me nder këtë mision të lartë, duke mos kursyer asgjë, as jetën e tyre. Të tillë i njohu Partia komunistët në luftë, të tillë i kërkon vazhdimisht edhe sot; kurdoherë të lidhur me fatet e popullit e të atdheut, në krye të punëve, atje ku janë vështirësitë më të mëdha e problemet më të mprehta për t’u zgjidhur. Ky është emri dhe një mesazh i madh që na e përcjell me shembullin e jetës e të veprimtarisë së tij shoku Hysni Kapo.
Nuk është aspak e rastit që Partia dhe pushteti popullor i ngarkuan atij detyra të rëndësishme e me përgjegjësi në sektorë nga më të rëndësishmit e jetës së vendit: në organizimin e drejtimin e Partisë, në lëmin e bujqësisë, në diplomaci dhe forcimin e mbrojtjes së atdheut. Ai iu përgjigj këtyre kërkesave të kohës burrërisht. Shembulli i angazhimit të tij militant, i metodës e stilit në punë, na mësojnë se çdo detyrë kryhet në nivelin e duhur jo vetëm me punë këmbëngulëse e të palodhur, por edhe me përpjekje të ndërgjegjshme për t’u thelluar e reflektuar në përmbajtjen e tyre, për të kërkuar e gjetur rrugëzgjidhjet më të mira politike e ideologjike, shoqërore e ekonomike, ato rrugëzgjidhje që përputhen me parimet e rrugën tonë dhe që garantojnë shpejt e cilësi realizimin e qëllimit të madh të Partisë: forcimi e pavarsisë së atdheut e ngritjen e mbarëqenies së popullit. Në luftë Hysni Kapos koha i kërkoi të bëhej komisar e ushtarak i zoti, vite e zhvillimit socialist i kërkuan të bëhej drejtues e organizator, të përcaktonte shkencën e drejtimit e të qeverisjes, të bëhej pjesëmarrës aktiv në përcaktimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik e kulturor dhe realizues e krijues i saj.
Në këtë veprimtari dhe në këtë pjesëmarrje të gjallë e aktive në veprën madhështore të Partisë e të popullit, Hysni Kapoja përbënte një kulm e një githmonë sapoajtur [?] shembull energjitë e veta morale e fizike, vullnet shpirtëror e një njeri për të cilin s’ka asgjë më të madhe se e sotmja e bukur dhe e ardhmja e ndritur e popullit të vet. Ai e ndiqte hap pas hapi këtë zhvillim, dinte nga kishte nisur dhe ku kishte arritur, njihte mirë vështirësitë e pengesat që duheshin kapërcyer. Me të ishte një program me recitimin, këngë etj. Nënshesht kanë dhënë koncerte me pjesë të autorëve tanë dhe të huaj për të përparimtarë. Fatosa, pionierë të Enverit, të rinj e të reja kanë bërë vizita në Muzeun «Enver Hoxha» e në qendra të tjera muzeore, ekskursione në vende historike, pika turistike, si në malin e Dajtit etj.
komisarët e dritës
- TIRANE -
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në shkollat e rrethit të Tiranës po zhvillohen veprimtari të shumta.
Stafa», «7 Nëntori», bujqësore, teknologjike etj., mësues veteranë kanë folur për zhvillimin e arsimit në vitet e pushtetit popullor sipas mësimeve të Partisë e të shokut Enver Hoxha, si dhe për punën që bëhet për të vënë në jetë detyrat e Kongresit të 9-të të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia për rritjen e nivelit cilësor të punës mësimore edukative. Në shkollën e mesme «Sami Frashëri» u organizua një pasdite tematike kushtuar nxënësve më të dalluar të viteve të katedrës në mësime dhe veprimtaritë shoqërore, ndërsa pjesëtarë të rrethit të gjuhëve të huaja dhe koncerte me pjesë të autorëve tanë dhe të huaj përparimtarë. Fatosat, pionierët Dajtit etj.
- BAJRAM CURRI -
Mësues veteranë në rrethin e Tropojës kanë zhvilluar biseda për zhvillimin e arsimit në vendin tonë dhe veçanërisht në këtë rreth, ku mbi 90 për qind e nxënësve që mbarojnë 8-vjeçaren... (Vijon në faqen 2)
Ç’kanë në duar krijuesit përmetarë?
Në studiot e artistëve
Krijuesit përmetarë po punojnë për vepra me nivel më të lartë artistik, për t’u paraqitur denjësisht në të gjitha veprimtaritë që do të zhvillohen gjatë këtij viti.
Kështu krijuesit Kina Tyto ka përfunduar vëllimin me këngë popullore përmetare, që është dërguar për botim. Me pasion dhe përkujdesje kompozitori i ri Vasil Tole ka grumbulluar, përpunuar e përgatitur për interpretim shumë këngë të vjetra dhe në vazhdim, duke i kombinuar këto edhe me krijimet e reja. Dhimitër Miti ka përfunduar një vëllim me tregime, që do të botohet gjatë këtij viti. Me endje është pritur vëllimi me tregime i Liko Nanos. Nga krijuesit e rrethit lexuesit, përveç veprave artistike do të kenë edhe tri broshura: një për fshatin Odrican, si qendër e Shtabit të Përgjithshëm të LNÇL-së, një për Heronjët e Popullit dhe një për dëshmorët e ndërtimit të socializmit.
Me interes po pritet veprimtaria e poetëve për ditën e poezisë, që do të zhvillohet në muajin maj në Frashër. Për të marrë karakter më kombëtar mund të ndihmojë në këtë veprimtari dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve.
Intensive është edhe veprimtaria e krijuesve piktorë. Ekspozita vetjake e piktores Minella Tanellari me tabloja «Në malet e Dangëllisë» së piktorit Josif Bushi, që fitoi edhe çmim kombëtar, kanë rritur për veprat të tjera. Në vazhdim po përgatitet ekspozita e piktorëve të rrethit dhe një tjetër për talentet e reja.
PËRPARIM MUSTAFAJ
Bashkëpunim i frytshëm
— Java e kulturës së Rajonit nr. 1 të Tiranës në Durrës —
Ishte një nismë e dobishme e rajonit nr. 1 të Tiranës për të organizuar Javën e kulturës në trevën e Durrësit. Ishte edhe një shembull i mbështetjes dhe zhvillimit sa më mirë të kësaj jave nga shokët e Durrësit. Me sumimin që të njihet krijimtaria e shokëve të Tiranës, tëja [?] kulturore, por edhe të mësë nga nj[ë]ri-tjetri. Se veprimtaritë u shoqëruan edhe me diskutime u të përmirësohen në të ardhmen veprimtari të tilla.
Të gjitha ditët e javës, të gj[j]tha sallat kryesore në Durrës, Shijak e Kavajë, ishin të zëna me veprimtari që u ndoqën nga mijëra artdashës. Në galerinë e arteve të Durrësit u hap ekspozita e arteve figurative të nxënësve të shkollës së mesme artistike «Jordan Misja». Interesimi ishte i madh, nxënësit dhe piktorët e Durrësit shkëmbyen mendime. Për dhënë mendime edhe vizitorët. Në pallatin e kulturës «Aleksandër Moisiu» u dha koncerti i harqeve i shkollës së mesme artistike «Jordan Misja», drejtuar nga Zh... (Vijon në faqen 2)