07/03/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 mars 1990

GEZUAR FESTËN E DIJES!

Shqipëria jonë e dashur në çdo skaj të saj është e mbushur me shkolla. Ngjajnë tejet të largëta tregimet për analfabetizmin, për ata breza që lindnin e vdisnin pa mësuar kurrë të shkruanin as emrin e vet, në një kohë që Evropa festonte përvjetorët e lashtë të universiteteve të të akademive. Ne festojmë çdo 7 Mars çeljen e dyerve të shkollave shqipe që ndodhen njëra - tjetrën dhe njëherësh përulemi me respekt të thellë përpara kujtimit të martirëve të shkronjave shqipe, të abetares së gjuhës amtare, të arsimit tonë kombëtar që ashtu si vetë populli, kanë mbijetuar përballë çdo terrorizmi. Sapo ka nisur (dy vjet ka), shekulli i dytë i kësaj historie të bukur, të lavdishme dhe tragjike. Çdo familje shqiptare i ka dhënë asaj jetë nga jeta e saj, siç i ka dhënë gjak lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Ndaj sot ajo gëzon e feston që armata e madhe e dijes, e rinisë së mrekullueshme të vendit është mbi libra në klasa e auditore, në përgjim të të rejave të shkencës, të teknikës e të kulturës. Gëzon Partia, gëzon populli që brez i ri, i etur për dije, i ka sot të gjitha kushtet, i ka të gjitha mundësitë që të brumoset me dije të nivelit evropian e botëror. Është ky kujdes i madh i popullit për dijet e rinisë, një shprehje e interesimit të veçantë për të sotmen e sigurt e të ardhmen e ndritur të vendit, të ekonomisë dhe kulturës kombëtare. Urojmë nga zemra sot të gjithë, gëzuar festën e dijes së bashku me edukatorët e tu të pasionuar e militantë! Dhe njëherësh porosia e madhe popullore: mësoni, mësoni dhe përsëri mësoni! Partia dhe populli do t’u krijojnë kushte e mundësi përherë më të mëdha që emri i shkollës shqipe, i universitetit shqiptar të jetë përherë dhe më i lidhur fort me fatet e vendit e të socializmit, me kulturën e popullit e misionin e saj, me shkencën bashkëkohore dhe përparimin e gjithanshëm shoqëror. Gëzuar festën e dijes, armatë e dijes, e shkencës dhe e kulturës!

ÇASTE MËSIMI NË SHKOLLËN E MESME TË PËRGJITHSHME «SAMI FRASHËRI» NË TIRANË KU JEP MËSIM MËSUESI I GJEOGRAFISË ROBERT HYKOLLARI.

Sot «Zëri i popullit» 13 000

«Zëri...», ka sot një ditë të veçantë. Ai del me numrin 13.000. Gazetat, revistat, organet e shtypit çdo vit kanë datën përkujtimore të themelimit, por rruga e një gazete përveç vitit, matet edhe me numrat e saj. Të 13.000 numrat e «Zërit të popullit», janë një histori e madhe dhe përmbledhin brenda vite, ngjarje, përjetore, festa, vendime e përurime; një enciklopedi e vërtetë ku hyn e tërë Shqipëria. Kur themi sot «Zëri...», 13.000 «elektronika» aq e perfeksionuar e mendjes, pa dashur na con fill e tek numri i parë i kësaj gazete... E gjithë-gjithë, disa grushte shkronjash, një makinë e vjetër shkrimi, një shaptilograf edhe më i vjetër se makina. Më tutje letra, boja, titulli i gazetës i gdhendur me aq durim dhe... Enver Hoxha, redaktori i parë, themeluesi i «Zërit të popullit», nënshkruan kryeartikullin. Në Shqipëri doli numri i parë i gazetës «Zëri i popullit», organ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Deri sot në 13.000 fletë, numra me radhë është shkruar ky titull, «Zëri i popullit». Dhjetëra e dhjetëra tonë plumb, shkronja, mijëra tonë letër janë stamposur. Qindra tipografë, radhitës e faqosës kanë ecur nëpër vite me numrat e «Zërit». Qindra janë gazetarët, redaktorët, komentatorët, shefa e drejtues të kanë kaluar një shkollë të madhe e janë rritur bashkë me gazetën. - E lexove numrin e sotëm të «Zërit...»? - Dje gazeta kishte një artikull me vlerë, një reportazh plot ndjenjë, një kritikë... I dëgjojmë kaq shpesh këto nistë të bisedave mes njerëzish. Numrat e «Zërit të popullit», ashtu si gjithë shtypi i ynë, sjellin tek lexuesit jetën, shqetësimet, problemet, përvojën e optimizmin e kohës. Gazeta është një shkollë, një rritje njohurish, një bashkëbisedim me heroin, punonjës të dalluar që, mbase edhe nuk i njohim siç duhet, por që janë njerëz të afërt e të respektuar për veprën që kryejnë, për shembullin që japin, për aftësinë e mençurinë. E, unë lexues e ti lexues kemi kënaqësinë t’u shërbëllëjmë atyre në punë, në jetë. Dhe, të gjithë këta njerëz me veprën e tyre kalojnë çdo ditë nëpër faqet e gazetës sonë, përmes shkrimesh e mendimesh të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve tanë të shumtë. Numri 13 mijë na gjen në rritje, na gjen në valën e punëve për kuptimin e gjerë e zbatimin e drejtë të vendimeve të plenumit të fundit të Komitetit Qendror. Buzë... [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos] ngushtohet shtrati, po i priten fijet e rehatishë, po i shkurtone leqet e komandimit e të imponimit. Debati, zëri i masës ngrihet në një shkallë të re, më i pjekur, më i plotë, më shpërthyes, pa sipër e perde burokratike prapa. Masat, njerëzit e punës, të dijes nuk maftojnë të jenë vetëm në rresht: të themi, të diskutojmë, të japim mendim. Jo, fryma e Plenumit të 9-të, fryma e kohës është: të vendosim, të realizojmë, t’i hapim rrugë të gjerë progresit. Ndaj në kuvendin me kolektivin «të plegërojmë edhe për planet, për prodhimin: edhe për cilësinë, edhe për pagën, për shpërblimin. Madje edhe cili të jetë drejtor apo përgjegjësi, me drejtësi e demokraci e, mbasi t’i kemi shqoshitur mirë, t’i vëmë krahët punës, sepse detyrat tona nuk sosin tek pragu i sallës së mbledhjes. Kjo nuk është e lehtë, nuk është skemë. Aq më tepër që dikush do të bëjë llogari për vete me paratë e botës. Mblidhen dynjane që kanë frikë edhe nga emrat e tyre e bubrojnë mbi një letër, të tjerët përshpirtin kolektiv përpara, e o burra të mbledhim kolektivin për shkelje. Humbasim orë, humbasim durimin. E pse? Asgjë s’vërtetohet, apo për aq sa u vërtetua s’ia vlen barrë e ranë. Kurse anonimet kërcasin gishtërinjtë birucave. Këtyre provimeve u vihet sinor tek pragu i sallës. Sepse Partia s’ka pasur kurrë njerëz e kuadro të pavendosur. Edhe ai që ka ardhur deri në vitet e shumta të punës, edhe ai që do t’i nënshtrohet rregullave të zëvendësimit, megjithë ka punuar për shumë kohë si drejtues, janë njerëz të nderuar e të respektuar që meritojnë vlerësimin e opinionit shoqëror, ashtu siç është bërë kurdoherë me njerëzit tanë. Edhe vetë zëvendësimi e diskutimi për një kuadër s’ka pse të bëhet i nxehtë, kuturu. Partia ka qenë e është kurdoherë për rregull e mendim të pjekur. Në fund të fundit zëvendësimi i kuadrove s’ka pse të merret si nismë karigjesh: Sot unë në këtë detyrë, nesër ti... Jo, drejtori që vjen, përgjegjësi që vjen të sjellë në kolektiv, në ndërmarrje apo në dikaster didaktik të re, të coj përpara punët, të rrisë prodhimin, t’ua bëjë jetën njerëzve edhe më të gëzuar e më të kulturuar. Kushtet, Partia, për këto e për dhjetëra probleme të tjera nëpërmjet gazetës, bashkëbisedon çdo ditë me qindra e mijëra lexues. Konsultohet, merr mendime, përhap një përvojë e, kurdoherë ba- bashkëbisedim, ndonjëherë nëpërmes shkrimeve, futet mendimi i brishtë, pa jetë, me slogane e stampa, me fraza e sjellje anakronike. Edhe për këto foli Plenumi i 9-të i KQ të Partisë, fenomeni burokratik kërkon të struket kudo. Bashkë me rehatinë torcon edhe rrënjët e veta, në mënyrën e të komunikuarit, të folurit, të shprehurit dhe të shkruarit. Si do të luftohet në këtë front? Me penë të mprehtë e mendje të kthjellët. Me thëllim në vendimet e porositë e Partisë, me paraqitje më me fantazi të rrugës për zbritjen e zbatimin e tyre, me dëgjimin e sjelljen në faqet e gazetës, të mendimit të njerëzve, të këshillave e propozimeve të tyre të mençura e të vlefshme. Kjo flet për atë përgjegjësi profesionale e qytetare kur marrim penën në dorë e ulemi t’i shkruajmë «Zërit të popullit». Cilido qof të autori, gazetar apo ministër, bashkëbisedunët apo korrespondent vullnetar, sepse me këtë lidhet edhe ajo peshë e madhe e fjalëve të shokut Ramiz Alia: «Në faqet e gazetave e revistave në çdo ditë e në çdo orë të shkruhen kronikat e paqyeshme të luftës së popullit tonë për ndërtimin socialist, shkruhet biografia e historia e tij. Është një nder i madh për gazetarët e redaktorët, por njëkohësisht edhe një barrë e rëndë patriotike e shoqërore ta pasqyrojnë drejt e qartë madhështinë e epokës së tyre». Në 13 mijë numra, në rrjedhën e disa dekadave, në qindra e mijëra kopje, «Zëri i popullit» çdo ditë i ka folur Shqipërisë, jetës e punës: u ka folur miqve e dashamirësve kudo në botë. Me peshë e ka thënë fjalën e vet gazeta edhe në çështjet ndërkombëtare: për problemet e situatat, për luftërat e konfliktet. E ka thënë me drejtësi e në mënyrë parimore, sepse kur ka folur për lirinë, ka pasur parasysh zgjedhjen shkollore mbi popullin tonë; kur ka folur për pavarësinë, ka pasur parasysh pushtimet e dyndjet që i janë kërcënuar atdheut tonë; kur ka folur për shtypje e shfrytëzim, ka pasur parasysh atë peshë të rëndë mbi supet e varfanjakut e punëtorit të raskapitur të letrave e minierave: «A keni punë zotni?...». Kështu ka shkruar «Zëri...» në këta 13 mijë numra e në qindra e mijëra të tjerë po kështu do të jetë i fuqishëm. Nesër «Zëri i popullit», 13 mijë e një...

U nis delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në mbledhjen ballkanike të Athinës

Dje u nis për në Athinë delegacioni shqiptar, i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani, i cili do të marrë pjesë në mbledhjen e zyrtarëve të lartë të Ministrive të Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit. Në aeroportin e Athinës, delegacioni u prit nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Panajotis Thoma dhe persona të tjerë. Sikurse është bërë e ditur, në këtë mbledhje që do të zhvillohet sot me pjesëmarrjen e delegacioneve të të gjitha vendeve të Ballkanit, do të shkëmbehen mendime për veprimtaritë e kryera midis vendeve të rajonit gjatë vitit 1989, për rrugët e zgjidhjes dhe të konkretizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ballkanik në fushat politike, ekonomike, kulturore, shkencore etj., si dhe për përgatitjen e mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Shteteve të Ballkanit që do të mbahet në tetorin e këtij viti në Tiranë. (ATSH)

Në 45-vjetorin e rënies së Heroit të Popullit Kozma Nushi

Me rastin e 45 vjetorit të rënies në kampin e përqendrimit në Mathauzen të Heroit të Popullit, Kozma Nushi, dje në Durrës u organizuan veprimtari përkujtimore. Pranë bustit të tij në hyrje të fabrikës së gomës «Kozma Nushi» u vendosën kurora në emër të Komitetit të Partisë, Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, të organizatave të masave të rrethit, të familjes, të kolektivit të fabrikës së gomës etj. Në një nga sallat e pallatit të kulturës «Aleksandër Moisiu» u organizuan një mbasdite tematike ku ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Muho Anllani, sekretari i përgjithshëm i Ko-mitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, Myqerem Jani, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Luan Babameto e shokë të tjerë. Veteranë e bashkëluftëtarë të Heroit të Popullit, Kozma Nushi, sollën kujtime e një nga sa ditë veprimtaria revolucionare e tij. Gjatë pasdites u dha një program artistik nga grupet amatore të qytetit. (ATSH)

DHJETEVJEÇARI I PJEKURISE

Në auditorët e Universitetit REPORTAZH Në auditorët e Universitetit DHJETEVJEÇARI I PJEKURISE REPORTAZH Po hyja në qytetin «Studenti» me ftesë të rrethit letrar të Universitetit për një bisedë të zakonshme që kërkojnë disa nga autorë të ndryshëm. Kohët e fundit, kur në ekran sheh mijëra studentë shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, me gishta të ngritur lart në formë V-je, në shenjë të fitorese, kur dëgjojmë zëra kërcënues nga për mbylljen e universitetit, mendja dhe zemra të shkon gjithmonë te Universiteti i Tiranës, atje ku pas shekujsh lufte dhe gjaku populli shqiptar përgatiti inteligjencien e vet. Këtë përgjegjësi të madhe shoqërore e ndjejnë edhe vetë studentët. Kjo i bën ata energjikë, të papajtueshëm me çfarëdo lloj pluhuri të vjetër shkatërrues të rutinave; plot hove të reja për t’iu përgjigjur vendimeve të plenumit të 8-të dhe të 9-të të KQ të Partisë të cilat duket sikur kanë si gjenerator, në radhë të parë, këtë forcë të re dhe të gjallë të rinisë. Rinia që ka në shpirt përparimin dhe e dallon shpejt pluhurin e burokratizmit dhe të çfarëdo gjëje tjetër të papranueshme dhe lufton çdo ditë të përvetësojë majat më të larta të dijes, kulturës dhe shkencës. Nuk u thonë kot universitare, ku emri ka në përbërthamë vet fjalën «univers». Studentët flasin për letërsinë dhe artet, flet Rafaela Prifti, Andi Beja, Keti Mullai etj. dhe vërtet e kupton se është mosha më e bukur e jetës. Ju shtron shumë pyetje përpara vetes dhe për herë të parë e kupton se e di shumë mirë edhe si t’i përgjigjesh. I shoh dhe i krahasoj me brezin tim, e lumtur që vetë rinia ime ka shkuar aq përpara. Janë brezi i katërt i Universitetit tonë, po ta matim me dhjetëvjeçarë. Nga dhjetëvjeçari i parë që mund të quhet dhe dhjetëvjeçari i themeleve, edhe deri tek ky i tanishmi, i katërti që mund të quhet edhe i pjekurisë. Për këtë flasin sot rreth 14.000 studentë dhe qindra pedagogë, personeliste të shoqërisë sonë në të gjitha fushat. Sot kërkesat e përbashkëta pedagog-student janë aq të larta sa nuk pushojnë së gjenduri forma të reja, ka pedagogë që bëjnë vazhdimisht diskutim për lëndën e tyre dhe mënyrën e dhënies së saj, që pranojnë vërejtje e sugjerime të vazhdueshme. Askund nuk ka tabu. Aq më tepër në përvetësimin e dijeve. Pedagogu Tefik Qaushti, që ka ngritur një grup të estetikës me studentë të apasionuar thotë se duhet të dish ta marrësh mendimin e tyre. Megjithatë studentët ende flasin pak, na thotë përgjegjësi i katedrës së kimisë analitike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Alqi Cullaj. Studentët të vlerësojnë mirë, sepse je ditë ditë me ta, pc ndahen ta thonë fjalën. Ndryshe, janë të për... (Vijon në faqen 3)

Dita e mësuesit – festë popullore

- TIRANE - Me rastin e 7 Marsit, Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit organizoi dje në mejdiset e Pallatit të Kulturës një koncert festiv me pasditë festive, ku merrnin pjesë më se 200 mësues të dalluar nga të gjitha shkollat e rrethit, veteranë të arsimit, të rinj e të reja etj. - TIRANE - Me rastin e 7 Marsit, Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit organizoi dje në mejdiset e Pallatit të Kulturës një koncert festiv me pasditë festive, ku merrnin pjesë më se 200 mësues të dalluar nga të gjitha shkollat e rrethit, veteranë të arsimit, të rinj e të reja etj. Ndodheshi edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Bardhyl Golemi, sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit, Piro Leka dhe shokë të tjerë. Pjesëmarrësit i përshëndeti dhe u uroi gëzuar festën e 7 Marsit, kryespecialli i shkollës së arsimit të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Jetmir Allkja. Një grup mësuesish të dalluar iu dorëzuan urdhëra e medalje «Naim Frashëri» dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Popullor. Duartrokitje pati pas këngës, me mësues të dalluar të shkollave 8-vjeçare «20 Vjetori», «Kosova» e të mesme pedagogjike «17 Nëntori» etj., u bënë intervista si dhe u dha një koncert me grupin e këngëve e pjesë muzikore nga grupet amatore të pallatit të kulturës. Në këtë kuadër në shkollën 8 vjeçare të Shkozës u zhvillua një seminar për ngritjen e nivelit të punës mësimore edukative në zbatimin e detyrave të shtruara nga Partia dhe të porosive të shokut Ramiz Alia, në shkollën «Qirbixhiu» u organizua një pasdite festive, ndërsa nxënësit e shkollës 8 vjeçare të muzikës «Kongresi i Përmetit» dhanë një koncert në mjediset e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë me pjesë nga krijimtaria e kompozitorit, artistit të Popullit, Pjetër Gaci. U zhvilluan në të gjitha këndet në shkollat «Petro Nini Luarasi», «Sami Frashëri», «Ismail Qemali», «Partizani», «Jerondim De Rada», «Jani Minga» etj. - GJIROKASTER - Në kuadrin e 7 Marsit seksioni i Arsimit dhe kabineti pedagogjik i rrethit të Gjirokastrës organizuan një konferencë pedagogjike ku u mbajtën disa kumtesa mbi përvojën dhe problemet që dalin në fushën e zhvillimit të arsimit në këtë rreth, në zbatim të vendimeve të Komitetit të 8-të të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia. Në shkollën artistike «Sirli Shapllo» u zhvillua një bisedë mbi jetën dhe veprimtarinë atdhetare e revolucionare të këtij «Mësuesi të Popullit», u hap ekspozita me punime të nxënësve të degës së arteve figurative dhe u dha një koncert vokal-instrumental. Mbasditë tematike shkencore dhe artistike, takime me mësues veteranë janë zhvilluar edhe në shkolla të tjera ku janë dhënë koncerte me këngë e valle për Partinë, për shokun Enver Hoxha dhe për jetën e re të gëzuar në Atdheun tonë socialist. (Vijon në faqen 3)

MESUESJA E DALLUAR FLUTURA XHEMAJÇE NË SHKOLLËN 8-VJEÇARE «FAN NOLI» NË TIRANË MES NXËNËSVE. (Fotot: N. Xhufka)

NE KETE NUMER

• SOT «ZËRI I POPULLIT», 13 000 (1, 2). • MUND TË DEMOKRATIZOHEN ME TEJ MARRËDHËNIET E VOLUMIT ME BAZËN (2). • VËLLIMET E BRENDSHME KËRKOJNË TË SHPEJTA, STUDIMET ZGJASIN DHJETËRA VJET (2). • REKTHI NGJALLJEVE NË KOSOVË (1, 4).

• përgjim të të rejave të rneës dhe e kulturës! BERT HYKOLLARI.