08/03/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 mars 1990

FORCE AKTIVE NË JETËN E VENDIT, E NDËRUAR DHE PLOT DINJITET

- Përshëndetje e Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së me rastin e 8 Marsit - Të dashur shoqe, nëna, motra, Sot në atdheun tonë të bukur na nje gëzim embarepoppullor. Festojmë 8 Marsin, Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Grave, festën e bukur të gruas, që tashmë është bërë e dashur për çdo familje e mbarë shoqërinë tonë. Me këtë rast, Këshilli Përgjithshëm i BGSH-së, përshëndet të gjitha gratë e vendit tonë — punëtore, fshatare, intelektuale, veterane e pensioniste dhe ju uron gëzime e fitore të reja në rrugën e lavdishme ku na udhëheq Partia me shokun Ramiz Alia në krye. Ky 8 mars i gjen gratë e Shqipërisë më të forta se kurrë, grusht çeliku e radhë shtrënguar rreth Partisë, me një personalitet më të konsoliduar dhe dinjitet të lartë përgjegjësie. Situata revolucionare që është krijuar kudo në vendin tonë, plot frymëzim e mobilizim të gjithanshëm për të vënë në jetë vendimet historike të plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë, i ka hedhur gratë me një forcë të re në punën ndërtimtare anembanë atdheut. Kudo dalë në pah si asnjëherë cilësitë e rralla të shqiptareve, patriotizmi i shquar, shpirti i pamposhtur i saj, ndjenjat e thella njerëzore që e bëjnë atë një luftëtare të zjarrtë të çështjes së Partisë, të Atdheut e të socializmit. Gratë e nënat tona janë të ... shqiptare çau përpara sy patrembur dhe e rrethuar nga kujdesi i tërë shoqërisë, u bë një forcë e rëndësishme në tërë jetën e vendit, e ndërtuar, e respektuar e plot dinjitet. Prandaj ajo i është përkushtuar socializmit e me besim të patundur te Partia, tek idealet e saj të larta lufton për zgjidhjen e problemeve që shtron koha, për revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës së vendit. Kudo në kolektiva e qendra pune gratë, krah për krah shokëve, janë përfshirë në lëvizje e nisma revolucionare për ta kthyer vitin e fundit të pesëvjeçarit të 8-të, në vit sulmi të përgjithshëm për të bërë realitet objektivat e mëdha të Kongresit të 9-të të Partisë për forcimin e mëtejshëm të ekonomisë, për fitore të reja në rrugën e socializmit. Detyrat tona për fatet e Atdheut e të socializmit janë kudo të mëdha, me një barrë e përgjegjësi të veçantë në familje e në shoqëri. Fjala e ngrohtë e gruas le t’i ngjisjë brezit të ri, si porosi e këshillë e nënës, për të rritur filizat e shëndetshëm të këtij trualli, për të përgatitur breza të tërë bijsh e bijash, luftëtarë të devotshëm të revolucionit. Ndjenja e përgjegjësisë që na shoqëron në çdo front të punës e të prodhimit, është e pranishme sot edhe në tërë aktivitetin tonë si veprimtare shoqërore. Një gjallërim edhe më i madh vihet anëtarët e organizatës sonë gjithnjë e më aktive ndaj problemeve të kohës që t’i përgjigjen çdo situate me pikëpamje e tyre të lartë politike, me radhë të shtrënguara fort rreth Partisë, në unitet mendimi e veprimi. Të dashura shoqe, 8 marsi i këtij viti përkon me 80 vjetorin e kësaj ngjarjeje. Ai është shtylla e tashtme në një simbol të luftës dhe përpjekjeve të grave për liri dhe demokraci, në mbrojtje të kërkesave të drejta për një jetë më të vetëtë njerëzore, ku t’i jepet fund shfrytëzimit kapitalist, terrorit e dhunës, drogës, që u merr jetën fëmijëve, zhdukjes së të gjitha plagëve bashkëudhëtare të sistemit kapitalist. Në përshëndesim të gjitha gratë përparimtare e revolucionare kudo në botë, duke shprehur ndjenjat e solidaritetit tonë të thellë në luftën e tyre të drejtë për demokraci e liri. Përshëndesim gjithë gratë shqiptare, bashkëatdhetaret tona kudo që janë e që ruajnë dashurinë e tyre të pastër për mëmëdheun: Gëzuar 8 marsin, festën e dashur të grave. Çdo 8 mars ne te ka të veçantën e tij, sepse në secilin vit në numërime arrtit të reja në të gjithë fushat. Urimi ynë për këtë 8 mars është: «Le të shënojmë ngjitje të papara në këtë vit të fundit të pesëvjeçarit të 8-të.» Këto fjalë të ngrohta burojnë nga zemrat tona, dhe janë shprehje e të gjitha fitoreve. Ato i sjell mes nesh optimizmi i ditëve që jetojmë, besimi në të ardhmen drejt së cilës marshojmë plot siguri u të lumtura në rrugën ku na udhëheq Partia jonë e lavdishme. timtare anembanë atdheut. Kani dalë në pah si asnjëherë cilësitë e rralla të shqiptarës, e nënat tona janë të lidhura me socializmin si mishi me kockën, sepse ato më mirë se kushdo janë në gjendje t’i shohin e t’i vlerësojnë të mirat e tij. Në rrugën e socializmit, me mësimet e Partisë të udhëheqësit tonë të shtrenjtë e të paharruar shokut Enver Hoxha, gruaja si veprimtare shoqërore. Një gjallërim edhe më i madh vërehet në jetën e organizatave të BGSH-së për të kryer më mirë rolin si përçuese të zërit të masave, për të shtuar e zgjeruar lidhjet me gratë punonjëse të qytetit e të fshatit, larg çdo shfaqjeje të formalizmit, zyrtarizmit e të burokratizmit, për t’i bërë

PROGRESI I VENDIT PËRCAKTOHET NGA VENDIMET QË MARRIN E REALIZOJNË BASHKËRISHT PARTIA DHE POPULLI

- Shoku Ramiz Alia zhvillon një bashkëbisedim të ngrohtë me një grup punëtorësh të dalluar të kryeqytetit - Dje shoku Ramiz Alia, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me një grup punëtorësh të dalluar të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së kryeqytetit. Ai dëgjoi mendimet e punëtorëve për rëndësinë e orientimeve e të vendimeve të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë dhe për përpjekjet që po bën klasa punëtore për t’i kuptuar thellë e për t’i zbatuar ato me vendosmëri në jetë. Me mendimet e tyre të pjekura dhe me përvojën e punës punëtorët theksuan drejtësinë e vijës së Partisë dhe dhanë mendime të vlefshme për të rritur forcën zbatuese të direktivave në luftën kundër burokratizmit e rutinës. Ata shprehën besimin e patundur për ta bërë realitet fjalën e Partisë sepse ajo është fjala e vetë klasës punëtore, është jeta e popullit dhe e ardhmja e vendit. Kryemjtaria e Partisë në vijën e politikën e saj e bashkuar me mendimin dhe forcën realizuese të masave punonjëse, theksuan punëtorët është baza e patundur e unitetit moral të shoqërisë sonë socialiste. Shoku Ramiz Alia shprehu kënaqësinë e veçantë dhe falënderoi punëtorët në emër të Partisë për fjalët që ata thanë, për optimizmin dhe gatishmërinë e tyre për punë e novatorizëm. Kjo, tha shoku Ramiz, është jetike për punën e Partisë e progresin e vendit, sepse mendimi i punëtorëve është vija e masave, është demokraci në veprim. Pikërisht ky është thelbi i orientimeve dhe i detyrave të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë. Tani, theksoi shoku Ramiz Alia, kryesore është që vija e masave dhe demokratizimi i jetës së vendit të gjejnë zbatim konkret dhe realisht kudo në gjithë veprimtarinë e jetës shoqërore, në prodhim e në administrata, në veprimtarinë e Partisë e të pushtetit, në organizatat shoqërore e në sferën kulturore, në qytet e në fshat. Formalizmi dhe puna e përçiptë zbehin forcën e direktivës së Partisë, ushqejnë psikologjinë e dëmshme të fashitizmit, janë në kundërshtim të hapur me vetë thelbin e kërkesave të interesave jetësore të klasës punëtore e fshatarësisë punonjëse. Klasa punëtore, nënvizoi shoku Ramiz, duhet të vihet më mirë në rolin e vet pararojë të luftës për demokratizimin e jetës së vendit, për shkallëzimin e barierave burokratike. Ajo është forca vendimtare në tërë jetën politike e shoqërore të vendit, në zhvillimin e prodhimit e të përparimit teknik, në luftën për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e mbrojtjes së atdheut. Më tej shoku Ramiz Alia, vuri në dukje se në Shqipëri çështja e pavarësisë, e sovranitetit kombëtar dhe e socializmit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Pa socializëm s’ka pavarësi dhe liri të atdheut dhe pa liri e pavarësi s’ka socializëm, s’ka progres në interes të masave të gjera punonjëse. Në qoftë se thamë që jeta e popullit tonë ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe përditë arrin fitore të reja, kjo lidhet pikërisht me faktin se Shqipëria ecën me vendosmëri në rrugën e socializmit dhe se ajo ka qenë dhe është një vend i lirë e sovran, që ka ecur e do të ecë duke u mbështetur në forcat e veta. Ky zhvillim e përparim përcaktohet nga roli udhëheqës i Partisë, nga lidhjet e ngushta të saj me masat punonjëse, nga forca realizuese e vendimeve që merr bashkërisht Partia e populli. Në këtë takim ndodhej edhe kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shoku Pirro Kondi. (ATSH)

«JETA JONË ÇDO DITË I FLET 8 MARSIT»

REPORTAZH Para «Zërit të popullit» ndaluan një grumbull i madh vajzash. Kanë ardhur nga Fieri për të festuar 8 Marsin. Nuk njohim nga afër asnjërën, megjithatë të duket se për to mund të flasësh me «lehtësi». Jemi «mësuar» me shoqet tona kudo, çdo ditë. Herë pas here flasim diçka për to edhe në shtyp e në kronikat televizive», «me shifra e fakte, i nxjerrim edhe nëpër presidiume mbledhjesh. Megjithatë... Ecim në bulevardin kombinatit të tekstileve «Stalin» në kryeqytet. Në vesh na vijnë si jehonë fjalët e shokut Enver Hoxha thënë vite më parë grave të kombinatit të tekstileve në Berat se do të vinte një ditë, që zhurmën e nallaneve mbi kalldrëm ta zëvendësonte zhurma e makinërive. Do të vinte një ditë sjellë, në ndarjen e drejtë të punës, që i japin mundësinë gruas të militojë e barabartë me burrin. Ky lloj emancipimi lindi vitet e para të Luftës, por u zhvillua në vitet më tej, duke pushtuar sot mendenësinë e pjesës më të madhe të shoqërisë. Sa më tepër gra e vajza të takosh këtu në kombinat, në kolektivin më të madh të kryeqytetit që ka 5 mijë gra, aq më tepër rritet brenda teje kjo përshpirtje e konkretizohet tek çdo individ. Deri sa të bëhen jetët e tyre, zhurmën e vallanave mbi kalldrëm ta zëvendësojnë zhurma e makinerive. Do të vinte një ditë «Dëshmorët e Kombit». Tani shikojmë dhe dhjetëra si ato vajzat nga Fieri, shoqe e motra, që kanë dalë të festojnë 8 Marsin, ditën e tyre. Ja kolektivi i kombinatit ushqimor «Ali Kelmendi» Instituti nr. 4, shoqet e kombinatit të autoratërorëve... Sa më thellë të hysh në brendësi, ke ndjesinë që po shket mbi diçka të panjohur. Këto gra e vajza male «një». Nuk vlejnë tani as shifrat e fjalët e përgjithshme. Se cila prej këtyre shoqeve ka jetën, ngjarjet, fizionominë e saj, që nuk mund të përmblidhen në asnjë «global». Është njësi si energji e dhe e panjohur në jetën e tyre këtë vit që kërkon shtrirje e gjëra duke ngulmuar gjithmonë përpara. Çdo vit në jetën e shoqeve tona ka shënuar një hap përpara në prodhim, në ndërgjegjësimin e punonjësve e qytetarëve, në të drejtat e detyrat që kanë si organizatë, në demokratizimin e marrëdhënieve me shtresat e tjera të shoqërisë. Po sot, ç’do t’i thoshte 8 Marsit? Duke vështruar kohën Po çim në rrugët e bukura të që kë emancipat’i do t’i conte në të njëjtën lartësi e në të njëjtën shkallë si dhe burrat, duke zgjeruar të njëjtat të drejta si ata. Kërkojmë të takojmë në kombinatin e time Muçen, punëtoren e vjetër të fabrikës së tekstil-leshit, si një nga konkretizimet më të mira të këtij parashikimi. Po s’ka dy muaji që ka dalë në pension. Ajo është punëtore që në 30 vjet punë nuk ka bërë asnjë mungesë pa arsye, megjithëse nënë me 9 fëmijë. Si ka arritur ta bëjë një gjë të tillë ndërsa punonte në një nga pikat më delikate të fabrikës? Vështirë ta kuptosh këtë, veçse shoqet që e patën njohur nga afër, tregojnë një ngjarje të tillë: ditën e 1 Majit vinin e lajmëruar i patën dërguar një letër lavdërimi Fati mes, por edhe një tjetër të shoqit të saj, sepse ai kishte qenë 30 vjet, krah i fuqishëm për të. Bashkëritën e edukuan fëmijët, duke punuar herët gjer në ... ajo duke ndihmuar njëri-tjetrin për të dalë se i dalluar në vendin e vet të punës. Emancipimi i shoqërisë, i gruas si pjesë e pandarë e saj, nis që në cilësinë e parë, në marrëdhëniet familjare, në respektin e ndërgjegjjes. Zbuliet Elezi, kryetaria e organizatës së BGSH-së në kombinat, të të përshkruajë në një njeri të brishtë e fjalëpak. Por pas urtësisë fshihet vullneti dhe këmbëngulja e heshtur për të ecur përpara. Ka qenë punëtore këtu që 17 vjeç, e një jetë të gjatë. Ka provuar ndoshta dhe «romuzet» e një opinion në që «çuditet» me dëshirën e babait, i cili vajzën e vetme po e fuste në kombinat si punëtore me turne. Po kishte këmbënguljen për të ecur përpara Zbulietja dhe përkrahjen e opinionit të gjerë. Brenda një kohe të shkurtër u bë anëtare partie, kreu shkollën e lartë me korrespondencë, duke qenë nënë me dy fëmijë dhe prej kohësh e aktivizuar në organizatat e gruas. Sot është dhe anëtare e kryesisë së BGSH-së të rrethit e të këshillit vendit, e kryen mirë të gjitha detyrat në të njëjtën kohë. (Vijon në faqen 3)

Shoqet tona në festën e tyre të bukur

- KORÇE - Kryesia e BG të rrethit të Korçës organizoi në shtëpinë e kulturës dhe të krijimtarisë popullore «Ali Kelmendi» këtë festim tematik «Të emancipuara, pavarësia në shoqëria». Merrnin pjesë veterane të luftës e të punës, punëtore, kooperativiste të paraqitë veprimtare të dalluara të organizatës. Nderimin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Rrethit, shoku Vangjel Cërava; sekretarja e Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së, Valentina Leskaj, etj. Gjatë pasdites u bënë intervista, biseda ku u fol për kontributin e gruas në vendin tonë dhe në veçanti në rrethin e Korçës si ndërtuese aktive e shoqërisë socialiste, dhe për kujdesin e veçantë të Partisë për emancipimin e vazhdueshëm të saj. Pjesëmarrësit ndoqën një program të artistëve profesionistë e amatorë. Gratë e këtij rrethi vijojnë në festën e tyre me arritje të reja. Në ndërmarrjen e prodhimit të veshjeve, ku ato përbëjnë mbi 98 për qind të punonjëseve, si dhe në ndërmarrjen e qilimave, atë të prodhimeve të ndryshme u arritën objektivat e caktuara për muajt e kaluar. Me to si dhe punëtoret e NB «Enver Hoxha» në Plasë, asaj «3 Nëntori» të Maliqit, kooperativistët e Pojanit, Lumalasit, Pirgut etj., është punuar ligjërisht «Gruaja forcë e madhe aktive në ndërtimin socialist dhe brojtjen e vendit». Në kooperativat bujqësore të Vitkuqit, Lekasit janë organizuar pasdite tematike kushtuar blegtorëve që kanë marrë mbi 3000 litra qumësht për lopë, ndërsa në kooperativën bujqësore të Dishnicës një veprimtari tematike me gra e vajza, që duke punuar me aksion përfunduan në afat punëllën e fashtete të duhanit. - LIBRAZHD - Me punëtore e veprimtare të dalluara të organizatës së BG në muzeun historik të rrethit të Librazhdit u zhvilluan biseda për arritjet e gruas shqiptare në vitet e socializmit. I frytshëm ishte ballafaqimi me shoqet që punojnë në sektorin e bujqësisë, që u organizua në qytetin minator të Prrenjasit, ku u soll përvoja e mirë e blegtorëve të tufave të brigadave dhe u morën zotime të reja në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë e të porosive të shokut Ramiz Alia. Në takim morën pjesë e merituara Rozë Anagnosti, Verë Grabocka që u zhvillua në mjediset e shtëpisë së kulturës «10 Nëntori» të rrethit, pjesëmarrësit u njohën me punën e tyre si artiste e nënja me fëmijë. Gjithashtu, janë dhënë në programe me këngë e poezi për Partinë, shokun Enver Hoxha etj. (ATSH)

U festua plot gëzim 7 Marsi

- DURRËS - Me rastin e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit, Komiteti Ekzekutiv i KP të Rrethit të Durrësit organizoi dhe në sallën e teatrit «Aleksandër Moisiu» një mbledhje, ku merrnin pjesë mësues të DOP-së, veteranë të arsimit, mësues e nxënës të shkollave, të rinj e të reja etj. Ndoreshin në parti e Muho Asllani; kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Luan Babameto, etj. me të tjerë. Fjalën e rastit e mbajti përgjegjësi i seksionit të arsimit dhe kulturës në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit, Billi Bardhi, i cili vuri në dukje punën që bëhet në kolektivët pedagogjikë të këtyre rrethit për të vënë në jetë detyrat e Kongresit të 9-të të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia për të ngritur më lart nivelin cilësor të punës mësimore edukative etj. Në emër të Komitetit të Partisë të Rrethit, pjesëmarrësit i përshëndetën dhe u uruan gëzimin sekretari i këtij Komiteti, Miko M. [e paqartë] përshëndetjen e dalluar u dorëzuan medaljet «Naim Frashëri» dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Të pranishmit dëgjuan një program artistik, dhënë nga grupet amatore e profesioniste të rrethit. Gjatë këtij viti dyve në shkollat e mesme «Vasil Ziu», «Naim Frashëri» etj., u zhvilluan takime e biseda me mësues veteranë, sesione pedagogjike, pasdite tematike kushtuar mësuesve të dalluar dhe u dhanë programe artistike etj. - SHKODËR - Të shumta ishin veprimtaritë e organizuara me këtë rast edhe në rrethin e Shkodrës, si: sesione shkencore, pasdite tematike me mësues të dalluar, vizita në familjet e tyre e të mësuesve veteranë etj. Në një nga sallat e Institutit të Lartë Pedagogjik «Luigj Gurakuqi» të qytetit u zhvillua një pasdite tematike, ku veç mësuesve të dalluar e veteranëve të arsimit, merrnin pjesë edhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Bashkim Gjyla; sekretari i Komitetit të Partisë të Rrethit, Qorri Grabova, dhe (Vijon në faqen 2)

U nis për në Siri një delegacion i Komitetit Qendror të BRPSH-së

Me ftesë të Bashkimit të Rinisë së Revolucionit të Sirisë, u nis për në Damask një delegacion i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, i kryesuar nga sekretari i këtij Komiteti, Rrapo Zguri. Me ftesë të Bashkimit të Rinisë së Revolucionit të Sirisë, u nis për në Damask një delegacion i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, i kryesuar nga sekretari i këtij Komiteti, Rrapo Zguri, i cili do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të 5-të të kësaj organizate. (ATSH)

(Foto: N. Xhufka)

NË KËTË NUMËR

● PROGRESI I VENDIT PERCAKTOHET NGA VENDIMET QE MARRIN E REALIZOJNE BASHKERISHT PARTIA DHE POPULLI. (f. 1). ● QE SHPREHJA «NEN UDHEHEQJEN E ORGANIZATES BAZE TE MOS MBETET FORMULE. (f. 2). ● JETA JONE ÇDO DITE I FLET 8 MARSTIT (f. 1-3). ● FILLOI PUNIMET MBLEDHJA E ZYRTAREVE TE LARTE TE MINISTRIVE TE PUNEVE TE JASHTME TE VENDEVE TE BALLKANIT. (f. 4).