13/03/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 mars 1990

TË GJITHË BASHKËBISEDUAM ME SHOKUN RAMIZ...

– Pesë pyetje, pesë përgjigje – – Si e kuptoni gjallërimin e jetës dhe revolucionarizimin e organizatës së rinisë? Mendimet që u shprehën në takim, tregojnë se rinia jonë është e lirë ta thotë fjalën e saj ashtu siç e ndien. Por pas Plenumit të 9-të të KQ të Partisë kjo frymë demokratike po shprehet edhe në vetë veprimtarinë e organizatës së rinisë. Duke vendosur edhe për gjërat më të rëndësishme, që lidhen me përcaktimin se cili duhet të jetë shokë për studime më të larta, ashtu sikurse dhe me emërimin, se ku duhet të punojë ata që mbarojnë universitetin, organizata e rinisë i rritet personaliteti. Jeta e saj është bërë më e gjallë dhe nëpërmjet debateve e po ziejmë në të. Ajo po i shmanget gjithnjë e më shumë formalizmit. Mendimi i shpenguar e i çiltër i të rinjve po dëgjohet më shumë. Redaksia e gazetës, pas bashkëbisedimit të ngrohtë të shokut Ramiz Alia me një grup të rinjsh shkollare e universitare të kryeqytetit, iu drejtua me disa pyetje të rinjve në rrethet Tiranë, Shkodër, Gjirokastër dhe Dibër. Ja përgjigjet e tyre:

Organizatë me personalitet

Në luftë me praktikat frenuese kur në ndonjë rast zotëronte mendimi administrativ e pse jo, edhe burokratik. Konkretisht, mua më ka ndodhur që të kërkoj të drejta studimi për letërsi, po ma kanë nxjerrë për fizikë. Po unë nuk shkova, e përsërita kërkesën time të dëshiruar, që më në fund m’u plotësua. Ama, humba një vit. Nga takimi që patën studentët dhe nxënësit kryeqytetas me shokun Ramiz Alia mësuam dhe frymëzohëm që për çdo gjë të themi me përgjegjësi fjalën tonë për të ardhmen e secilit. Jemi ne të rinjtë që njohim më mirë se kushdo njëri-tjetrin. Ne dimë aspiratat e dëshirat, pasionet e mundësitë e çdonjërit. Në këtë mënyrë ne u premtuam rrugën mendimeve subjektiviste, por në ndonjë rast, edhe hatërllëqevë. Kjo frymë demokratike e bën jetën tonë më të bukur, më të pastër, organizatën e rinisë më të fuqishme. ARDIAN MARKU student në Institutin e Lartë Pedagogjik «Luigj Gurakuqi», Shkodër

Jashtë kohës së mësimit, brenda kohës së edukimit

– Ç’mendime keni për kohën e lirë e organizimin më të mirë të saj? – Në këtë aspekt mund të ndjehet më me forcë dobra e rinisë. Ja këto ditë ne organizuam një konkurs të fizikës dhe elektronikës. I kombinuar ai edhe me veprimtari të tjera, me program artistik, me pyetje interesante, zgjoi pasionin tek rinia. Të nesërmen erdhën shumë e na thanë: «ja kështu i duam aktivitetet, të tilla a do organizohen përsëri?». Unë them se i ka koha kur vajzën e p’engonte familja për të shkuar mbrëmë në shkollë, por ka ikur edhe koha kur rinia vijhej në rresht për të parë një ndeshje, një film, apo mobilitet në klasë për të lexuar një libër a gazetën. Çdo i ri ka individualitetin e tij, po kjo s’do të thotë që ai s’adhëron të ketë në shkollë orkestrën e vet, që për disa topa futbolli të rrijë fushë bosh, që për disa fonde, të cilat ne i sigurojmë në bazën tonë prodhuese, të mos bëjmë më shumë ekskursione. E vërteta është se kemi mësues pasionantë, si Niko Ceno e Fitnete Kiço, që na ndihmojnë shumë për të organizuar kohën e lirë, po ama drejtoria s’ka qenë kur i lidhin duart disa rregulla administrative të vjetëruara. Ju i keni parë vetë, sa bukur e kemi bërë ambientin përreth shkollës. As sallat e pingpongut, të shahut etj., s’na mungojnë, por është fjala të kemi më tepër mundësira të tilla, se janë 800 nxënës që duan pas mësimit që edhe të argëtohen. MIMOZA CENKOLLARI sekretare e Komitetit të Rinisë së shkollës së mesme teknologjike Tiranë

«Lartësitë e shkencës, janë si lartësitë e maleve...»

– Kur erdhët në vitin e parë të degës së elektronikes, besoj kishit edhe frikë: si degë e vështirë që është. Tani jeni në vit të fundit. A keni «frikë» nga prodhimi? – Frika është gjithmonë e mirë kur merr kuptimin e angazhimit për të panjohurën. Tani jam duke dhënë provimet e fundit. Deri tani e kam mbuluar me 9.8. Po them me vete: a mund të mësoja më shumë. S’e kam fjalën për t’i marrë të tjera dhjeta, fjalën e kam se tani gjykoj që bota e shkencës është e pafund. Sa më shumë maja pushton, aq më shumë të panjohura lindin. Në këtë kuptim e shoh me rezervë e me një ndjenjë frike prodhimin. Do të dëshiroja të punoja diku në një institucion shkencor. Pse e them këtë? Se në fakultet që në vit të dytë, pedagogët, vetë të rinj të talentuar, na kanë angazhuar në punime të përbashkëta shkencore. Të kishit ndjekur një sesion shkencor për informatikën që bënë studentët këto ditë, do të mendojë se zhvillohej ndonjë aktivitet sportiv. Kaq pjesëmarrje e gjallëri kishte. Studentët pa punë shkencore tek ne s’mund të kuptohet. Pozitivëve është se temat shkencore na i dikton ne prodhimi, o ja «diktojmë» ne atij. Shkallët e fakultetit tonë, që ka pesë degë, mekanike, elektrike, metalurgji, tekstil dhe degën tonë, i ngjitin shumë specialistë prodhimi, siç shkojmë ne nëpër uzina e kombinate. A ka vend për më shumë? Doemos. Teknikat shkon përpara. Po ç’kuptim ka të na mungojnë makinat llogaritëse, disa kompjuter, makinat fotokopjuese, se sa shtypjen tekstet, dhe ne i marrim nëpër duar, zhvillimi i «vjetëron». Biseda e shokut Ramiz, është mirësi e sindershme për të rinë, po sidomos për ne që së afërmi do të dalim në shkollën e jetës. SILVANA PERGJLIKA studente në fakultetin e inxhinierisë mekanike-elektrike

Debati - si në një anketë të përditshme

– Ç’mendim keni për debatin në organizatën e rinisë, si mund të gjallërohet ai? – Vërtet, a kemi për çfarë të diskutojmë në format e edukimit? – pyetëm veten edhe ne atë mbrëmje duke ndjekur bisedën e ngrohtë të shokut Ramiz Alia me nxënës e studentë kryeqytetas. E vërteta është se kemi shumë. Për këtë biseduam edhe me të rinj të tjerë. Si t’u shmangemi diskutimeve të përgjithshme, pa interes? Si e mendojmë ne? P.sh., kemi etje për të njohur të rejat në shkencë, teknikë e teknologji. Bëjmë dituri makinash në shkollë. Ça gjëra na duhen të tepërta, ca të tjera të vjetra. Gjëra të tepërta të hiqen, ç’duhet mbartur të argumentohen. Flasim për motorët me avull, për shekullin e kaluar, por pak informacione marrim për prodhimet e fundit. Kështu mund të diskutojmë për çdo lëndë. Ka pikëtorë, shkritmarë apo artistë të mëdhenj që pak i njohim. Televizioni bën të vetëm, por nuk mjafton. Diskutojmë edhe rreth ngjarjeve brenda e jashtë vendit. Shpesh diskutimet futen nëpër skema: ç’të re ka gjatë javës për ngjarjet e brendshme, për ngjarjet e jashtme. Pse të mos bëjmë debat për pyetjet që lindin? Ja, të gjitha këto i shkruam nëpër mend pas atij bashkëbisedimi ku na u duk se morëm pjesë edhe ne. Dhe kemi menduar një praktikë që ta çlirojmë sadopak nga formalizmi. Po diskutojmë që në klasë të vendosim një kuti, ku të hidhen pyetjet që i lindin gjatë javës çdo nxënësi. Le të ketë pyetje për shkollën apo për kulturën, për vendin apo për botën. Le të ketë edhe sugjerime. Le të diskutohen vetë ato që mund t’i diskutojmë. Ose le të thërrasim ndonjë specialist për pyetje të veçanta. Të na japë përgjigje, ta pyesim, të debatojmë e të na bindë. Kështu do të ngulitem në mendje argumente, informacion dhe jo fraza të përgjithshme. Kështu do të marrim më shumë kulturë. Dhe kultura, siç thotë shoku Ramiz, është emancipation, logjikë e aftësi krijuese. ELVANE DESHATI ETLEVE STAFA nxënëse në shkollën e mesme të përgjithshme, Peshkopi

Me pasion artisti

Mbresa Gjithnjë me plot njerëz i gjen njerëz të e tregimit të artikujve artistikë. Jeta është e mbushur me gëzime e një punim artistik është “... i” pranishëm në dhuratat që bëhen nga të afërm, nga miq, shokë e kolektiva, në rastet të tilla. Po, duke kundruar e bleruar për vlerat e një arti të tërheqë kritik, mendja e fjala shkojnë medoemos te autorët e tyre. Janë me qindra autorët që krijojnë në ndërmarrjen artistike të Vlorës. Gati të tëresisht gra e vajza. I pari ka nisur jetën repartin e qeramikës artistike. Në dhomën e ambalazhimit të artikujve, ndodhtha me shumë se një gjetkë, në shumëllojshmërinë e bukurive të ndryshme, admironi punën plot pasion krijues, me durim e ndjenjë të këtij kolektivi. Prodhon këtu artikuj për eksport e për tregun e vendit. Nga balta – krijime të shumta e të bukura, për edhe funksionalë. Gjithçka është karakteristike, modelët, ngjyrat, motivet e para, të thjeshtë, të hashtë e të përhapur rrugë dhe kompozim. Ja një terako-tetë, nga më të rejat e më të bukurat, një fragment nga Manastiri i Zvernecës. Një krijim i bukur që gërsheton peizazhin me kompozimin. Në tërësi, prodhimtaria ... Njerë dhe në shërbim të një çështjeje të madhe, të luftës për pavarsinë kombëtare e çlirim shoqëror. Ka qenë dëshirë e përhershme e grave dhe motrave tona qëllima e flamurit kombëtar. Dhe u paq riton autoret të para ka, me siguri, që disater gra e vajza të popullit. E pëlqish pèse është aq popullor, ky lloj arti, siç thotë Vitori Moca, përgjegjësja e repartit, është i dashur për çdo punëtore të re që vjen në këtë repart. Vizitimet, sado të vështira, kuptohet e qëndisën me lehtësi. Mund të shikosh, në proces ose të përfunduar, bluzë me motive të bukur, ku shprehet shpirti krijues prej artisti i prodhuesve. Këtu ta reshësht prodhohet për eksport. Po kanë dhe një veçorit: për cilësinë jo aq të mirë të lëndës së parë, maja e quajta, që u vjen nga kombinati i tekstileve në Berat. Vjet, konkretisht 40 për qind e sasive u erdhi me defekte, e papërdorshme. „Kalon nga njëri repart në tjetrin dhe kudo sheh punë nje- tra më e bukur, së jashtme. Të mbeten të pahslyerë në përfytyrimin punët e krijuara nga pasioni artistik i këtij kolektivi të dalluar. VANGJEL STEFA

Kolektivi i repartit të prodhimit të syzhave në NPA - Shkodër, është zotuar dhe po punon që planin e tremujorit të parë ta plotësojë 5 ditë para afatit. (Foto: A. Bodinaku) Kolektivi i repartit të prodhimit të syzhave në NPA - Shkodër, është zotuar dhe po punon që planin e tremujorit të parë ta plotësojë 5 ditë para afatit. (Foto: A. Bodinaku)

– Deshëm mendimin tuaj për diskutimin popullor për përsosjen e sistemit tonë arsimor.

– Ato që u thanë në takim më lanë edhe mua shumë mbresa, si të isha pjesëmarrës në të. Besimi i madh i Partisë te rinia na mbushi me përgjegjësi për ta thënë më pesha fjalën tonë. Tani po diskutojmë në mënyrë masive për sistemin tonë mësimor. Përsosja e sistemit të shkollës është faktor që do t’i ndihmojë drejt-përdrejt akumulimit më të madh të dijeve. Ne diskutojmë tona sho-kët dhe shokët që zgjimin i stru-kturës të shoqërohet dhe me pasurimin e veprimtarisë mësimore, në mënyrë e zhvillimit të saj. Mund të pasurohet përvoja me dhënien e ligjëratave problemore, me shkrime e diskutimeve dhe debate në seminare, me thellimin e veprimtarisë shkencore të studentëve, si gjatë seancave të mësimit ashtu, edhe në veprimtaritë jashtë mësimit, sidomos në sesionet e ndryshme shkencore. Kultura me e gjerë është dhe një rrugë demokratizimi e përmirësimi të marrëdhënieve mësues-nxënës. Horizonti i gjerë është dhe emancipim. Kur ke atë, atëherë edhe marrëdhëniet në shkollë bëhen vetiu më demokratike, të natyrshme e jo të sforcuara. S’ka pse të ndodhe që një pedagog ta ketë vështirë të futet në kohën e lirë të studentëve. Pasurimi i dijeve, kulturës; është pasurim i jetës. Kjo është për të dyja palët e vërtetë, por më e domosdoshme për ne të rinjtë, që Partia na çmon si studentë e atdhetarë. GEZIM BASHA student në I.L.P. «Eqrem Çabej», Gjirokastër

Dijet - pasuri e jetës

Kulturës së gjerë i është dhënë vend në përmirësimin e marrëdhënieve mes mësues-nxënës. Horizonti i gjerë është e rëndësishëm e të rinjve, që Partia na çmon si studentë e atdhetarë. Student në I.L.P. «Eqrem Çabej», Gjirokastër. Dijet - pasuri e jetës

MBERRITI PËR NJË VIZITË ZYRTARE E MIOESORE NË BULLGARI MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME REIS MALLILE

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të RPB të Bullgarisë Bojko Dimitrov, dje u nis për një vizitë zyrtare e miqësore në Sofje ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Mallile. Po dje, ministri i Punëve të Jashtme Reis Mallile, mbërriti në Sofje ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Bojko Dimitrov dhe funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kishin dalë për ta pritur gjithashtu ambasadori i Shqipërisë në Sofje, Bashkim Rrasa, dhe ambasadori Bullgarisë në Tiranë, Hristo Kakiç. Me këtë rast, ministri i Punëve të Jashtme, Reis Mallile, bëri një deklaratë për shtypin. Pasi shprehu kënaqësinë për ftesën dhe pritjen që i bëri ministri i Jashtëm, Dimitrov, ai theksoi «Vijmë në Bullgari me një ndjenjë të mirë miqësie e respekti që ushqen populli shqiptar për popullin bullgar, për këtë vend me tradita të shquara në historinë e Ballkanit. Dy popujt tanë tradicionalisht kanë qenë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.» Si rezultat i vullnetit të mirë ... (Vijon në faqen 4)

Përkujtohet 25-vjetori i vdekjes së Fan S. Nolit

Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së atdhetarit e demokratit, burrit të shquar, dijetarit, poetit, përkthyesit dhe historianit, Fan S Noli, Lidhja Shqiptare dhe Shkrimtarëve dhe Artistëve organizoi dje paradite një mbledhje përkujtimore në sallën e këtij institucionit në Tiranë. Merrnin pjesë shkrimtarë, poetë e artistë, studiues, punonjës të shtypit të botimit, gazetarë, pedagogë e studentë të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha», të rinj e të reja, etj. Ndoreshin edhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Dritëro Agolli, shefi i sektorit të arsimit-kulturës në Komitetin Qendror të Partisë, Spiro Dede dhe shokë të tjerë. Në fjalën e hapjes, sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Nasi Lera, ndër të tjera vuri në dukje se sot mbushen 25 vjet nga vdekja e Fan S. Nolit, atdhetar e demokrat, dijetar i përmasave universale, përkthyes i fuqishëm dhe novator, përkthyes i përmasave dhe gjëmues. Pastaj prof. Sterjo Spasse, duke folur për Fan S Nolin, figurë e shquar e patriotizmit dhe e demokracisë shqiptare, midis të tjerash tha se ai ka hyrë në historinë shqiptare si një patriot e demokrat i shquar revolucionar. Pastaj folën shkrimtari Nasho Jorgaqi, dirigjenti Eno Koco etj. (Sipas ATSH-së)

NGA TELESKI I FUNDIT

Prodhim me vlerë që ka mbetur stok Kështu po ndodh në ndërmarrjen ushqimore të Peshkopisë. Linja për prodhimin e koncentratit të mollës, një produkt i rrallë, kushton mbi 3 milionë lekë. Pas shumë pengesash të ndryshme e të pavarur, me të cilave nuk i janë vënë në rregull, gjatë vitit 1988, në forcat e sipërmarrjes u prodhuan 40 ton koncentrat molle. Vitin që kaloi kjo prodhim u rrit 40 tonë. Plani që është 120 tonë, nuk u realizua, sepse mungoi lënda e parë, molla. Mirë që nuk u plotësua, sepse prodhimi i të dy vjetëve ka mbetur stok në magazinë. Sipas kontratës, agrokspo rti duhet ta kishte tërhequr që në dhjetor të kaluar prodhimin. – Po kalojnë katër muaj dhe ende asnjë përgjigje nuk kemi marrë nga askush, megjithëse disa herë kemi dërguar letra e telegrame, – tha specialistja nga ndërmarrja përgatitëse, i thotë gazeta, – thotë punëtori Sokol Vylesha e Fatmir Dauti, duke shtuar se, – koncentrati ka një datë prodhimi, ka një kusht teknik që, po u kalua, ngjrohet me mijëra lekë dëm. Për të prodhuar koncentrat janë përdorur 4200 kv mollë, të cilësime të mirë, aq sa kishin planin e furnizimit me mollë direkte dy rrethe. Ndërkohë po afron stina e prodhimit të ri. Plani është për të prodhuar 132 tone koncentrat. Sa do të prodhohet? Në ndërmarrje nuk e di askush. Sepse sa pari, nuk është tërhequr koncentrati, siç dhe prodhohet deri tani. Së dyti, edhe sepse është bëri bër një linja e re, asaj e mungojnë tre pjesë të rëndësishme, kapaciteti, dozuesi dhe filtri e presimit, për t’i cilat janë marrë zotime, por kanë mbetur në letër. Vetëm nga mungesa e dozuesit 920 ton mollë koncentrat duhen kulluar në peshore dhe nga një përdorë, pa shume të lejuar. Ndërsa pa planifikimi, këmi ulët shumë. Ashu sikurse nuk mund të prodhohet asnjë gram pa filtrat e ri. Ndodhta edhe dhe kjo arsyeja që jashtë kushtueve teknike përgjigjet treg shitje. Për tri pjesë të vogla, por të rëndësishme, po vonohet shlyerja e këtij investimi, që nuk është i vogël. FRANO CAKA