KËRKESË E NJERIUT TË EMANCIPUAR
Një shoqëri e emancipuar që punon dhe i përkushtohet zhvillimit të ndjenjën e madhe të kulturës, të rolit të saj.
Rolin dhe misionin e saj e çmon lart. Kërkesa të tilla marrëveshjesh i japin shtytje të fuqishme vetë zhvillimit të kulturës. Por këto kërkesa nuk janë të pandryshueshme nga një periudhë në tjetrën. Ato evoluojnë shpejt dhe ecin në një hap me tërë zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit. Por ndodh që ndërsa kërkesat e masave ndaj kulturës ndryshojnë shpejt e rriten; ato të punonjësve, të specialistëve e kuadrove drejtuese të kësaj fushe vijnë herë-herë më të qeta, më të ngadalta e më të mefshta. Hymë në muajin e tretë të vitit dhe është vështirë të përmendësh një botim të ri, një koncert a një premierë teatri a filmi, një veprimtari kulturore – artistike që të ketë tërhequr vëmendjen e opinionit të gjerë artdashës të vendit. Pra, me një lloj keqardhje mund të themi se qindra e qindra forca krijuese, ekzekutuese dhe interpretuese të vendit janë në një pauzë të gjatë qetësie dhe pushimi të papërligjshëm. Kultura dhe arti kërkohet t’i përballojnë më mirë, shumë më mirë se deri sot, kërkesat, etjen dhe shijen e masave. Megjithatë zërat që përgjigjen dembelizmin modern e fizik nuk mungojnë. Po u kërkove atyre cilësi, ta kthejnë: «Epo, përditë kryevepra nuk do të dalin». Shfajësimet bartin paaftësi. Në një mënyrë ose në një tjetër bëhen përpjekje nga mjaft kuadro drejtuese të kulturës që të zyrtarizojnë e t’i japin të drejtë qytetarie mesatares në letërsi, art dhe kulturë. Një turë; por pa kërkim në organizim e në drejtim nuk ka risi edhe në jetën artistike e kulturore të vendit në përgjithësi apo të secilit rreth në veçanti. Mungesa të tilla flasin veç të tjerash, se ka përshtatje me gjendjen të mjaft kuadro drejtuese të artit e kulturës, por edhe më gjerë se kaq – edhe të disa kuadrove që drejtojnë këta sektorë në organet e Partisë e të pushtetit në bazë. Është e drejtë që një gjendje e tillë, ku përcellen nivelet mesatare apo thjesht sasia e prodhimit letraro – artistik (megjithëse edhe këtu ka deficite), të tërheqë vëmendjen e opinionit të gjerë artdashës të vendit e të mos tërhiqet me forca tepër të mëdha vëmendjen e organeve shtetërore e të organizmave posacme në qendër e në bazë? Kultura nuk është punë qejfi. Misioni i saj lidhet ngushtë me zhvillimin dhe emancipimin e parezë të shoqërisë. Në të gjithë vendin sot ka një ushtri me kuadro e specialistë të aftë që punojnë në këtë fushë ose që mund të ngarkohen për të. Po me çfarë dhe për çfarë janë zëtuar këto forca? Janë bërë kohët e fundit, p.sh., disa veprimtari në Durrës, të cilat kanë ngjallur interesim për origjinalitetin dhe veçantësitë e tyre. Opinioni është njohur me to, sepse janë propaganduar në shtyp e në RTV. Po mos vallë ka Durrësi mundësi e forca më të mëdha se Tirana, e cila gjatë kësaj periudhe nuk po ndihet pothuajse fare? Me një koncert - recital të një pianisteje apo edhe me një premierë estrade - sado e suksesshme të jetë ajo nuk mbahet gjallë përditë e në vijimësi jeta kulturore dhe artistike e kryeqytetit. Mbas dhe rinia në mënyrë… të veçantë kanë etje për të rënë në çdo fushë. Pra, edhe në letërsi, arte dhe kulturë. Duke shfaqur p.sh., «Trimëritë e Herkulit», kinematë do të mbeten si kanë mbetur shpesh bosh, ndërkohë që njerëzit e duan shumë filmin. Kundërshtia ndodh sepse shpesh të tjera kërkesa kanë masat dhe të tjera (gjithmonë për të qenë brenda) kanë drejtuesit dhe organizatorët e jetës kulturore-artistike. Është ndjerë p.sh., një lloj kthese në punën botuese të letërsisë artistike të huaj, duke synuar që ajo të sjellë për lexuesit edhe vepra bashkëkohore. Mundësi ka shumë në këtë fushë, megjithatë është bërë diçka. Po a është vepruar kështu dhe në ç’masë është vepruar në muzikë, në film, në teatër e në fusha të tjera? Janë mbushur kasetat e magnetofonëve me këngë të këngëtarëve të mëdhenj përparimtarë. Pra, rinia, populli i do ata: i do t’i dëgjojë më nga afër. Dy koncertet që dha vjet Albano me grupin
cila gjatë kësaj thuhet «E po, këta janë krijuesit tanë, këta janë interpretuesit tanë». Debatohet për poezinë apo për romanin, gjithashtu menjëherë shpërthen e njëjta logjikë: «Kjo krijimtari na vjen, këtë botojmë». Kështu duket sikur më shumë vritet mendja si të përligjen mangësitë sesa punohet e kërkohet që të arrihen çka maksimale. Populli ato do dhe ato pret. E dinë të gjithë p.sh., se ka një ansambël të Ushtrisë, por ç’ngjarje artistike i ka dhuruar trupa e tij jetës kulturore të vendit për vite me radhë? Kështu mund të gjykojmë për shumë trupa në tërë vendin; për shumë veprimtari që me tepër vazhdojnë të organizohen për traditë sesa për vlerat që sjellin. Kthehen sa rrënjosje kërkohet, në radhë të parë në cilësinë e krijimtarisë. Gjithçka është vënë e duhet të vihet më mirë në shërbim të këtij qëllimi. Vetëm nëpërmjet kësaj rruge do të zbatohet detyra e shtruar nga Partia në Plenumin e 9-të të KQ dhe në fjalën e shokut Ramiz Alia në Sekretariatin e KQ për të lehtësuar në maksimum pengesën nga barra e subvencionimit të institucioneve kulturore e artistike. Cilësia në art e kulturë realizon njëherësh: rritjen e rolit edukativ, emancipues të tyre dhe forcimin e mendimit e të logjikës ekonomike në këto fusha.
PRITJE NGA KRYETARI I KËSHILLIT TË SHTETIT TË BULLGARISË PETAR MLLADENOV
NGA VIZITA E MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME REIS MALILE NË BULLGARI
Kryetari i Këshillit të Shtetit të RP të Bullgarisë, Petar Mlladenov, priti dje në selinë e Këshillit të Shtetit, ministrin e Punëve të Jashtme të RP të Shqipërisë, Reis Malile, dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore.
Gjatë takimit u shpreh bindja se kjo vizitë do të kontribuojë për t’i çuar edhe më përpara lidhjet e marrëdhëniet miqësore dhe të bashkëpunimit, që ekzistojnë midis të dy vendeve tona.
Petar Mlladenovi në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ai vuri në dukje gjithashtu se ekzistojnë mundësi të gjera që ky bashkëpunim të thellohet më tej në të mirë të interesave të popullit bullgar e atij shqiptar.
Ministri i Jashtëm, Reis Malile, i transmetoi Kryetarit të Këshillit të Shtetit të RP të Bullgarisë përshëndetjet e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RP të Shqipërisë, Ramiz Alia, dhe urimet më të mira për përparimin dhe lumturinë e popullit bullgar.
Gjatë bisedës, Reis Malile, vuri në dukje se shqiptarët dhe bullgarët, si popuj ballkanikë, kanë patur dhe kanë lidhje të lashta. Në Bullgari shoqëritë patriotike të mërgimtarëve shqiptarë kanë gjetur mbështetje në luftën e tyre për çlirim e pavarësi. Ai foli për politikën e jashtme të bashkëpunimit miqësor ndërkombëtar që ndjek vendi ynë, për rrugën e zhvillimit të Shqipërisë në fushën e kulturës, të shëndetësisë dhe të transportit ajror, të cilat i hapin perspektiva akoma më të gjera këtij bashkëpunimi.
Pretar Mlladenov dhe Reis Malile, vunë në dukje gjithashtu hapat pozitive që janë bërë kohët e fundit në marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, si dhe folën për perspektivat e tyre, të cilat marrin një rëndësi të veçantë në kontekstin e zhvillimeve të sotme në Ballkan dhe më gjerë.
(ATSH)
Takim me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë
Po dje paradite; kryetari i Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Stanko Todorov, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile.
Pasi i uroi mirëseardhjen, ai vlerësoi lart rezultatet e bisedimeve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve. Me këtë rast Stanko Todorov ju lut ministrit të Jashtëm, Reis Malile, t’i transmetojë përshëndetjet e tij Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, Ramiz Alia. Ai theksoi më pas se ky takim i shërben zgjerimit të marrëdhënieve dhe shprehu në të njëjtën kohë dëshirën për vendosjen e kontakteve midis parlamenteve të të dy vendeve tona. Në fjalën e tij, Reis Malile theksoi se është kënaqësi të takohemi me përfaqësuesit e lartë të popullit bullgar. Në ndjekim me interesim jetën e popullit bullgar nisur nga ndjenjat miqësore që populli shqiptar ushqen për të. Reis Malile vuri në dukje se në thellimin e bashkëpunimit dypalësh roli i parlamenteve është i madh dhe se nga kontaktet midis tyre mund të përfitohet shumë në fushat politike, ekonomike, shoqërore, etj. Gjatë bisedës u vu në dukje se kontaktet parlamentare i shërbejnë forcimit të atmosferës miqësore jo vetëm midis dy popujve dhe dy vendeve tona, por edhe në shkallë ballkanike. Ndaj problemeve të sotme në Ballkan nuk mund të qëndrohet indiferent dhe nuk duhet lejuar që pasionet shoviniste të prishin atmosferën e marrëdhënieve midis vendeve ballkanike, që ruhen e forcohet me përpjekje të përbashkëta. (ATSH) Mirëbesimi dhe mirëkuptimi reciprok janë rritur akoma më shumë nga kjo vizitë, tha ai. Andrei Llukanov vlerësoi përfundimin e marrëveshjeve midis qeverisë së Bullgarisë dhe qeverisë shqiptare, në fushën e marrëdhënieve ekonomike e tregtare si dhe për rolin që luajnë organizatat e Frontit për ecjen e shoqërisë përpara në vendet respektive. Në fjalën e tij, Gino Ganevi, theksoi se Fronti Patriotik, si organizatë e bashkimit të popullit, historikisht, ka qëndruar pranë popullit shqiptar dhe luftës së tij për çlirim kombëtar. Të dy popujt tanë i lidh një miqësi e ngushtë që do të forcohet edhe më në të ardhmen. Ministri i Jashtëm, Reis Malile duke transmetuar përshëndetjet e Frontit Demokratik të Shqipërisë tha se është detyra jonë t’i forcojmë lidhjet midis dy organizatave të mëdha të popullit shqiptar e bullgar.
Kryeministri i Bullgarisë Andrei Llukanov priti ministrin tonë të Jashtëm
Dje, kryetari i Këshillit të Ministrave të RP të Bullgarisë, Andrei Llukanov, priti në selinë e Këshillit të Ministrave në Sofje ministrin e Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile.
Gjatë bisedës, që u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kryeministri bullgar, Andrei Llukanov, vuri në dukje se vizita e delegacionit qeveritar shqiptar zhvillohet në një moment të rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. kjo vizitë.
Ai theksoi se gjatë bisedës së zhvilluar bashkëpunimi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, shprehu bindjen se marrëveshjet e nënshkruara krijojnë kushtet e mundësi për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis të dy vendeve.
Kryeministri bullgar, Andrei Llukanov dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Reis Malile, shkëmbyen mendime për mundësitë që ekzistojnë në gjetjen e rrugëve të reja për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik shqiptaro-bullgar që do të mbahet shpejti në Sofje do t’i japë një nxitje të re këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Gjithashtu në takim u vu në dukje se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është jo vetëm në dobi reciproke, por i shërben në të njëjtën kohë edhe përmirësimit të klimës së përgjithshme në Ballkan, që është…
përse, në të ardhmen. rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. marrëdhënieve ekonomike e tregtare si dhe për rritjen e gamës dhe të vëllimit të jetës koncertale mënjëherë tona. dhe të vëllimit të tyre. bullgar.
Pasdite kulturore me rastin e 110-vjetorit të lindjes së Mësuesit të Popullit, prof. dr. Aleksandër Xhuvani
Me rastin e 110-vjetorit të lindjes së Mësuesit të Popullit, prof. dr. Aleksandër Xhuvani, një nga figurat më të shquara në historinë e shkollës, të shkencës dhe të kulturës sonë, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Radiotelevizionin organizuan dje një pasdite kulturore në sallën e leksioneve të këtij institucioni në kryeqytet.
Merrnin pjesë punonjës të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, të Institutit të Studimeve Pedagogjike, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha», të Institutit të Lartë Pedagogjik «Aleksandër Xhuvani» në Elbasan, «Aleksandër Xhuvani» dhe të afërm bashkëpunëtorë, pjesëtarë e të afërm të familjes së tij, mësues të gjuhës e të letërsisë që e ftuan të tjerë.
Në bashkëbisedim e theksoi kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku
Nga takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Frontit Patriotik
Gjatë vizitës zyrtare e miqësore që po bën në Bullgari, Ministri i Jashtëm, Reis Malile, u takua dje me Gino Ganev, kryetar i Këshillit Kombëtar të Frontit Patriotik të Bullgarisë dhe zhvilloi me të një bisedë miqësore.
Në këtë takim u fol për miqësinë midis popullit shqiptar e atij bullgar e shoqërisë përpara në vendet respektive.
Pritje në ambasadën e RPS të Shqipërisë në Bullgari
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Sofje, Bashkim Rama, dha një pritje në selinë e ambasadës me rastin e vizitës në Bullgari të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile.
Në pritje morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, të Bullgarisë, Bojko Dimitrov, e personalitete të tjera të larta; si dhe përfaqësues të shtypit dhe radiotelevizionit bullgar.
Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.
Me pëlqimin e propozimin e prindërve
Nga takimet e këshilltarëve me popullin
Organizatat e frontit në blloqet e qytetit të Përmetit, në frymën e Plenumit të 9-të, organizuan mbledhjet e tyre ku dhanë llogari të zgjedhurit në këshillat popullore për të gjitha shkallët. Ndër të tjera, anëtarët e frontit ngritën edhe dy çështje për të përmirësuar më tej shërbimin shëndetësor për nënën dhe fëmijën. Organet e shëndetësisë, pa u këshilluar me prindërit dhe pa marrë pëlqimin e këshillit popullor të qytetit, me një urdhër administrativ, e kaluan shërbimin ambulator të fëmijëve nga poliklinika e qytetit në spital sipas lagjeve. Në një pamje të jashtme duket sikur
«Mësojnë të tjerët, mësoj dhe unë»
— Nga një bisedë me Mjeshtrin Ndërkombëtar të shahut: Fatos Muça —
Na ra në dorë para ca ditësh një ftesë nga Berati, që na nxiti të shkruajmë disa radhë. Ishte ftuar për një ndeshje simultane mjeshtri ndërkombëtar i shahut, kampioni Fatos Muça.
Paraqitja e ftesës ishte me kulturë dhe joshtëse. Aty ishin stampuar disa foto të vogla që paraqitnin Fatosin gjate ndëshjeve të ndryshme, kupa e turneut «Akropolis» e vitit të kaluar fituar nga mjeshtri ynë. Që në përgatitjen e kësaj ftesë fillon ai respekt që kanë njerëzit tanë dhe për figurat e shquara të sportit tonë, si dhe etja e tyre për të përfituar sa më shumë nga ata. Dhe Fatosi shkoi në Berat, zhvilloi simultanen në pallatin e kulturës «Margarita Tutulani» dhe pastaj u organizua një takim, ku pjesëmarrësit u njohën me ndeshje të ndryshme të zhvilluara nga mjeshtri ynë në arenën ndërkombëtare.
Ne e filluam nga Berati, por disa ditë më parë Fatosi kishte organizuar një simultane në qytetin e tij në Durrës. «Durrsakët luajtën fort edhe pse më kanë bashkëqytetar. Humbа u ndeshje. Disa më thonë: «Fatos, më duket se ua le vetë». Ata e kanë gabim; mua më vjen shumë mirë që mundin edhe shahistët të thjeshtë. Kjo tregon se ata jo vetëm e duan shahun, por edhe përpiqen ta zotërojnë sa më mirë atë. Çdo humbje më vë edhe mua në pozitë për të mos menduar se kam arritur gjithçka».
Për ta zotëruar shahun, për të mësuar nga më i miri, ndihmon majft edhe kjo praktikë që ndjek Fatosi. Ai nuk i arkivon fitoret, tri menduar se kam arritur gjithçka»,
Per i arkivon fitoret,
(Foto: G. Xhengo - ATSH)
NË LABORATORIN E FIZIKËS BERTHAMORE NË TIRANË NË PROCESIN E ANALIZAVE SPEKTROSKOPIKE TË MINERALIT TË HEKUR-NIKELIT.
(ATSH)
(Vijon në faqen 2)
(ATSH)
(Vijon në faqen 2)
(Vijon në faqen 3)
2