SHEMBULL QË NXIT
Për vite me radhë shumë herë është kritikuar rrethi i Fierit për blegtorinë.
Mossigurimi i krerëve, rendimentet tepër të ulëta në lopë, pjelloria gjithashtu e ulët, deficitet e mëdha në prodhimin e qumështit, mangësi të theksuara tekniko-organizative e të tjera, kanë qenë karakteristikat dalluese për këtë rreth në të kaluarën, të cilat e kishin radhitur Fierin midis rretheve më të prapambetura të vendit.
Por viti 1990 ka filluar me një pamje krejt tjetër e, në qoftë se do të bëhen tani krahasime me të tjerët, pa dyshim do të ndihmojë Fieri qëndron në krye të plotësimit të detyrave në prodhimin e qumështit me një bazë bindëse për plotësimin e planit për këtë vit.
Për ta bërë më të qartë kthesën në blegtori, e shohim me vend të japim disa të dhëna krahasuese. Rrethi i Fierit deri tani ka realizuar tej planit të gjegjës që me konceptet e qëndrimet e tyre frenese bëheshin pengesë në ecurinë e këtij sektori me ritmet e parashikuara. Mbi të gjitha, organet e Partisë e të pushtetit në rreth e vunë theksin në ndryshimin e metodës së punës, duke i dhënë blegtorisë vendin që i takon. Pa dyshim, kjo gjendje nuk mund të kapërcehej kaq lehtë, ajo ishte rrjedhojë e një pune disavjeçare që nisi që nga brigada, sektori, ekonomia e deri në rreth.
Baza ushqimore përbënte një nga hallkat më të dobëta, pa përmirësimin e së cilës s’mund të gjente frymëmarrje të plotë sektori i blegtorisë. Vitin e kaluar në rrethin e Fierit u përgatitën rreth 100 mijë tonë silazh me kali ose 46 mijë tonë më shumë se një vit më parë. Kjo është arsyeja që ndërmarrjet bujqësore dhe shumica e kooperativave e kanë në siguruar furnizimin e blegtorisë me këtë përbërës ushqimor deri në muajin maj. Për... [teksti i prerë në skajin e poshtëm]
sigurohet një të ushqyer normal i blegtorisë. Silazhi me kalli, tërfili gushtak dhe lakra janë të pranishme në çdo kompleks blegtoral. Ky kombinim ushqimesh së bashku me koncentratin e barin e thatë, kanë bërë të mundur që tani prodhohen çdo ditë 50 kv qumësht më shumë se plani.
Në përmirësimin racor të gjedhit ka ndryshime të ndjeshme. Tre vite më parë filloi një punë më e organizuar për remontin. Gjatë kësaj periudhe u siguruan mbi 11 mijë krerë mëshqerra që kanë kaluar në kategorinë e lopëve. Si rrjedhojë e kësaj pune, u përmirësuan ndjeshëm strukturat e lopëve dhe mosha mesatare e tyre, që tani është nën 7 vjeç, nga mbi 8 vjeç që ishte vite më parë.
Duke i vlerësuar ndryshimet e bëra si masa të rëndësishme për plotësimin e detyrave për këtë vit, si edhe për vitin e ardhshëm, mund të arrihet përfundimin se cili... [teksti i prerë në skajin e poshtëm]
i Fierit deri tani ka dorëzuar tej planit të periudhës 6 mijë kv qumësht dhe 10 mijë kv më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose gati 25 për qind të shtesës së qumështit në shkallë vendi. I veçantë për këtë vit është edhe fakti se të gjitha ekonomitë bujqësore plotësojnë ritmikisht detyrat e planifikuara në prodhimin e qumështit, ndërkohë që rendimenti ditor i lopëve është mesatarisht 30 për qind më i lartë se vitin e kaluar.
Për të arritur deri këtu, janë bërë mjaft analiza, janë përcaktuar drejtimet e punës, madje janë marrë edhe masa ndaj njerëzve përkatës. Në shkallë vendi rrethi i Fierit ka edhe masa ndaj njerëzve përkatës.
njerëzve përkatës. Në shkallë vendi rrethi i Fierit ka në shkallë vendi.
Në periudhën që po kalojmë, në shumicën e ekonomive është ...
Për punonjësit e rrethit të Tiranës sivjet do të ndërtohen 3200 apartamente.
Kolektivi i ndërmarrjes së ndërtimit të banesave që i ka plotësuar detyrat e kësaj periudhe, punon të ngrejë 850 apartamente, nga 800 të planifikuara. Ai ka përfunduar 72 apartamente në qytetin e Tiranës dhe këto ditë do të dorëzojë edhe 16 të tjera në qytetin e Vorës. Muajin e kaluar në lagjen Laprakë ndërtuesit e kësaj ndërmarrjeje nisën ndërtimin e një blloku të ri me 600 apartamente. Dhënia e punës me akord ka ndikuar që brigadat e ndërtimit të të montimit të përshpejtojnë punimet. Kështu, krahas montimit më shpejt të vinçave, u ngritën xokolatura dhe ka nisur montimi i elementeve parafabrikatë. Zotimi është që 48 apartamente të planifikuar për në majin e tretë të dorëzohen në muajin qershor dhe 350 të tjera më 16 tetor, duke shkurtuar kohën e montimit të elementeve të parafabrikuar 15 ditë.
(Foto: N. Xhufka)
(Sipas ATSH-së)
Kontroll pa dobi që shton shpenzimet
Ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, institucioneve etj., u janë dhënë në dispozicion automjete të ndryshme nga 1 deri në 7 tonë sipas nevojave urgjente të prodhimit, kryesisht për furnizimin materialo teknik, veçanërisht për mallra dhe materiale jo voluminoze. Këto automjete janë pajisur me leje qarkullimi nga sektori dikasterial të miratuar dhe nga drejtoritë e kontrollit e Ministrisë së Transporteve, për qarkullim paralel me hekurudhën, duke dalë kështu nga një rreth në tjetrin. Për këtë arsye dikasteri planifikon sasinë e karburantit që do të përdoret gjatë vitit dhe fondet e tjera të nevojshme për mirëmbajtje.
Mirëpo leja e qarkullimit është e vlefshme, kur ajo shoqërohet me tollon, siç quhen lejet e kalimit për qarkullimin e kamionëve. Kjo leje lëshohet nga çdo e shfrytëzimit të automjeteve, e cila ka kriter për të kufizuar lëvizjen e këtyre automjeteve. Kështu vitin e kaluar janë dhënë për çdo mjet 12 copë për të muaj, dmth mjeti gjatë muajit ka të drejtë të lëvizë vetëm katër herë, ndërsa për këtë tremujor janë dhënë nga 20 copë. Mendojmë se dhënia e lejes së kalimit, ose tollonit, është një masë që nuk i shërben prodhimit. Në mjaft ndërmarrje janë ndodhur para faktit që është pezulluar prodhimi për mungesë materiali. Pse? Sepse mungesa e tollonit, pra e vizës që automjeti të dalë jashtë rrethit, ka penguar punën.
Lind pyetja: kur këto automjete janë miratuar nga dikasteri, janë vlerësuar si të nevojshme për furnizimin materialo-teknik për çdo kohë, ndoshta edhe në ditën e shfaqjes së kësaj nevoje, pse u dashka që të harxhohet punë dhe të bëhen shpenzime të kota për prodhimin e këtyre tollonave, plus kohën që harxhojnë punonjësit e kontrollit, të cilët duhet t’i firmosin, t’i vulosin, t’i regjistrojnë për çdo ndërmarrje? Shtoi këtyre edhe hallka të tjera që edhe në çdo ndërmarrje duhet t’i firmosi tullari etj., etj., rezultati është heqja ky metet puna për dhe në nesërme.
Heqja nga qarkullimi i këtyre tollonave nuk presupozon moshfytezimin si duhet të automjetit, qoftë edhe kapacitetit të tij. Por kjo realizohet nga rruga e kontrollit nëpërmjet ahensive, nisëse dhe pritëse, të cilat të verifikojnë llojin e ngarkesës etj. Pozitivisht në këtë drejtim duhet të ndikojë edhe forca e kontrollit të qarkullimit rrugor. Ja pse lejet e kalimit të automjeteve janë një hallkë e tepërt.
NJERËZ TË RINJ PËRBALLË SË SOTMES DHE SË ARDHMES
Nga blloku i shkritmarit
NJERËZ TË RINJ PËRBALLË SË SOTMES DHE SË ARDHMES
— Reportazh nga Vlora —
Ndoshta më tepër nga çdo qytet tjetër, Vlora, me praninë e detit e të agrumeve përreth, të kujton se tashmë pranvera ka ardhur. Këtë ndjesi ta përforcon ca më tepër lëvizja e njerëzve nëpër rrugët e gjera, përpara Sheshit të Flamurit, apo ajo ngjitja përherë e shpenguar e tyre në kodrën e Kuz-Babait. Krenaria e vlonjatëve («Vlorë e bukur në gropë, skelë e parë në Evropën») këtu, në vendin e tyre, duket më e përligjur dhe në e përligjur se gjëtkë... «Gropa në gjoks? - na thotë me të qeshur Tatjana, inxhinierja e re mekanike në ndërmarrjen e përpunim-drurit. - E po, vlonjatët kanë të drejtën historike të rrahin gjoksin». - Pastaj, serioze, shton: «Kur se koka jonë kërkon punë, jo betime dhe fjalë, por punë, shumë punë nga të gjithëve».
Njerëzit që kanë emrin e tyre
Vlora, së bashku me Shkodrën, ka të drejtë të quhen ndër qytetet më të vjetra të lëvizjes teatrore në Shqipëri. Me gjithë këtë traditë të hershme, teatri profesionist i Vlorës ka kohë që është ndër më të prapambeturit... Në olimpiadën kombëtare të vitit të kaluar, teatri i Vlorës siguroi numrin më të pakët të shikuesve dhe fjalët më pak entuziaste të kritikëve e të specialistëve... Vlorës nuk i mungojnë aktorët e talentuar (Albert Veria, Bujar Asqeriu) dhe regjisorët që kanë kryer studimet jashtë shtetit (J. Tushe, V. Balla) apo regjisorë të tjerë më të rinj, të apasionuar dhe plot fantazi krijuese (I. Simoni). Megjithatë fakti mbetet fakt: teatri profesionist i Vlorës ka ende pak prestigj. Arsyeja? Në mbledhjen e fundit të teatrit në vend të drejtorit të mëparshëm u zgjodh Artisti i Popullit Albert Verria. Njerëzit u besojnë aftësive profesionale, personalitetit dhe emrit të mirë. Dhe një drejtues, i cili, në vend që të quhet me ndëshkimin «drejtor», thërritet me emrin e vet, pasi ka punuar që të bëhet i njohur, është një siguri më tepër, se punët do të shkojnë më përpara. Natyrisht, shembulli i teatrit të Vlorës është vetëm një grimcë e vogël e atij diskutimi të madh për vendimet e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë.
... Drejtori i ndërmarrjes së ku- [teksti i prerë në skajin e poshtëm]
Iotavë, Gjikë Baka, u paraqit vetë në komitetin ekzekutiv të rrethit. «Nuk e bëj dot drejtor», tha ai! «Më besoni se ka plot të rinj me energjikë e më të ditur se unë, të cilët do të dinë të drejtojnë më mirë». Dhe Gjikë Baka shkoi në profesionin e vet të dikurshëm, në atë të inxhinierit të pyjeve. «Më kish marrë malli për profesionin tim, - na tha ai në intimitet sikur të isha për të një mik i parë prej shumë kohësh... - Kisha vite, aq sa mendja më ishte mbushur me profesionin tim është drejtues. E kuptoni ku kisha arritur? Por ka dhe raste të kundërta me atë të Gjikë Bakës. Në SMT-në e Vlorës në repartin e tornierisë, punëtorët kërkojnë me këmbëngulje të shkarkonet brigadieri. Është propozuar disa herë nga kolektivi të hiqet, megjithatë ende nuk është shkarkuar. Kolektivi kërkon ta shkarkojë si njeri të paaftë... Por dikush nga drejtoria paska një «dashuri» të veçantë për brigadierin. Dhe kështu shkarkimi i këtij nuk është aq i lehtë... Është interesante këmbëngulja e të paaftëve për të ruajtur stakucion e tyre. Atyre u duket se të qenurit drejtues është pjesë e organizmit të vet, njëlloj si fytyra, këmba apo krahu. Në Parkun e tregtisë prej vitesh drejtonte një njeri pa arsim përkatës. Natyrisht, punët shkonin keq e më keq. Kur kolektivi vendosi ta zëvendësojë me një inxhinier të ri, që gëzonte simpatinë e të gjithëve, drejtori që hoq tha:
— Mirë unë që u hoqa, po filli si do t’i vejë ndërmarrjes?...»
Ndonjëherë koncepte burokratike për drejtuesit infiltrontë dhe organizatën — bazë të Partisë. Kështu ndodhi që në fshatin Velo organizata — bazë e Partisë propozoi për kryetar kooperativë përgjegjësin e sektorit, një njeri që nuk gëzonte respektin e njerëzve. Propozimin nuk e miratoi populli... «Nuk ka emrin e vet, - thanë njerëzit në diskutimet e tyre... - Ka qenë vetëm përgjegjës, kurse emrin pak kush ia ka ditur!»... Nuk ka personalitetin e njeriut të punës!... Në Dhërmi u hoq kryetari i kooperativës, vetëm e vetëm se kooperativa nuk kishte arritur të mira. Kishte nga ata që thanë: «Gjynah! Është njeri i mirë, s’ia prish kujt! Zor të vijë kryetar më i mirë!... Po kur u zgjodh kryetar...”
(Vijon në faqen 3)
Zbulohet një bazilikë e re e antikitetit të vonë
KETO DITE NE DURRES
Në fshatin Gjuricaj, afër bregut të lumit të Ishmit, mbi një kodrinë, një pikë arkeologjike e dëmtuar nga arkeologu Halil Myrto, zbuloi një bazilikë të re pas asaj të zbuluar kohë më parë në Arapaj. Ajo është 47 m e gjatë dhe 20 m e gjerë, me mure që arrijnë lartësinë deri 1.5 m. Përmendorja ka qenë e zbukuruar me shtylla mermeri, kapitele mermeri, pllakë ikonostasi e mozaik detaje të tjera të skulpturës zbukuruese prej mermeri. U gjetën edhe copëza mozaiku e afresku.
Ky bazilik, sipas të dhënave, i përket fillimit të shekullit të 6-të të erës sonë. Nga ana arkitektonike, si gjë e re që solli ky zbulim, është një kupolë që dëshmon për një çati të tipit me kupolë në qendër. Nga ana arkeologjike interes ka fakti se pas shembjes që ka pësuar përmendorja nga fundi i shekullit të 6-të, brenda planimetrisë së saj është përshtatur një kapelëz e vogël (kishe) që ka funksionuar në mesjetën e hershme, për të cilën nuk ka shumë të dhëna.
Ky fakt, së bashku me materialet e tjera të shtresës, si: armë, monedha, stoli tregojnë se veprimtaria njerëzore atje ka vijuar për periudhën e mesjetës së hershme. Pra, vendbanimi nuk është zhdukur, po popullsia ka ruajtur traditën e vet autoktone. Punimet vazhdojnë.
Nga vizita e Ministrit të Jashtëm të RPS të Shqipërisë, Reis Malile, në Bullgari
Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri i Jashtëm, Reis Malile bëri dje një vizitë në qytetin e bukur bregdetar Varna. Ai vizitoi ndërmarrjen e prodhimeve ushqimore «Biotek» si dhe qendrën kulturore të qytetit ku u njoh me arritjet në fushat e prodhimit e të kulturës. Në takime me punonjës të ndryshëm u shprehën edhe një herë ndjenjat e miqësisë për Shqipërinë e popullin shqiptar dhe dëshira e përbashkët për shkëmbime e kontakteve dhe të përvojës në këto fusha.
Për nder të ministrit të Jashtëm Reis Malile, zëvendësministri i parë i Kryetarit të Këshillit të këtij qyteti, Atanas Atanasov, dha një pritje në lokalin «Koshara», karakteristik të Varnës. Një grup artistik folklorik i qytetit dha me këtë rast një program të pasur me këngë e valle popullore.
Mbrëmë në Sofje Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile, në praninë e gazetarëve bullgarë dhe shqiptarë, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre për gjendjen në Ballkan, dhe veçanërisht në Kosovë, tha se atje ku kushtet trajtohen me urtësi, tolerancë e drejtësi, gjendja është e qetë dhe jeta zhvillohet normalisht. E kundërta ndodh në rastet kur vepron një politikë e gabuar. Kjo ndodh konkretisht në Kosovë, e cila prej kohësh mbetet në një situatë tensioni të vazhdueshëm. Konfliktet ndëretnacionale në Jugosllavi janë pasojë e drejtëpërdrejtë e veprimeve të atyre qarqeve shoviniste, që duan të vendosin hegjemoninë mbi kombet e kombësitë e tjera. Gjendja në Kosovë kohët e fundit është keqësuar dhe akoma më tepër, dhuna dhe terrori ndaj popullsisë shqiptare është shkallëzuar më tej. Tani po bëhen thirrje të hapura për dëbimin e kolonëve në Jug, si dhe për dëbimin në masë të shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Veprime të tilla përmbajnë rreziqe të mëdha.
Opinioni botëror, duke përfshirë edhe parlamentet dhe qeveritë e një numri shtetesh të Evropës, kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë dënuar përdorimin e forcës në Kosovë. Përpjekjet që bëhen për t’ua ngarkuar të tjerëve jashtë Jugosllavisë përgjegjësinë për ngjarjet në Kosovë ose përpjekjet për të krijuar probleme të paqena me të tjerët janë të gabuara. Këto nuk sjellin asnjë dobi për përmirësimin e gjendjes. Rruga e drejtë do të ishte dialogu demokratik me shqiptarët dhe bisedime të qeta e pa paragjykime.
Shqipëria është e interesuar që në Kosovë dhe në tërë Jugosllavinë të ketë qetësi e stabilitet dhe të jetojë me të në fqinjësi të mirë.
Në fund, ai theksoi se me përpjekje të përbashkëta vendet e popujt e Ballkanit duhet të punojnë dhe të kontribuojnë për kapërcimin e mosmarrëveshjeve dhe pengesave në dobi të paqes, sigurisë dhe mirëkuptimit.
FUNDI I PALAVDISHËM I NJË DIKTATURE
NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES
Ditët e fundit populli kilian festoi aktin zyrtar të mbarimit të sundimit më shumë se 16-vjeçar të diktaturës ushtarake të Pinocetit. Në vend të «kaudillos fuqiplotë» të Kilit, në fuqi erdhi presidenti Patrisio Alvin, i cili fitoi shumicën e votave të popullit kilian në zgjedhjet e dhjetorit. Më tepër se rezultat i votave, largimi nga pushteti i Pinocetit dhe juntës ushtarake të tij ishte fryt i 16 vjetëve kundërshtimi, revolte e luftë antidiktatoriale të popullit kilian.
Si i tillë, ajo përbën një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të Kilit.
Ceremonitë zyrtare të fundit të palavdishëm të diktaturës së Pinocetit ishin shumë domethënëse. Fjalimi i fundit i tij si kryetar i vetëmpunuar shteti, u prit me fishkëllima dhe thirrje të fuqishme të deputetëve kilianë: «Vrasës! Vrasës!». Në kohën kur «kaudilloja» po largohej nga pallati presidencial «La Moneda», atë e qëlluan me domate, me vezë të prishura dhe me thirrjen «Kurrë më diktaturë!...».
Jashtë në mitingun masiv të 11 shtatorit të vitit 1973, ai dhe forcat fashiste hynë me tanke e mbytën në gjak demokracinë, ku vari presidentin e zgjedhur nga populli kilian, Salvador Alenden.
Ceremoni të tilla janë tepër domethënëse. Nuk mund të ketë fund tjetër për një kriminel që zbaton politikën e terrorit në një gjuhën e plumbave me popullin, metoden e terrorit shtetëror ndaj masave që kërkojnë liri e të drejta njerëzore. Diktatura kiliane e figura e Pinocetit, ishin aq të njollosura në arenën ndërkombëtare. Atë nuk pranuan as ta takonin kryeministri i Italisë, Khulio Andreoti; ai i Spanjës, Felippe Gonzales, e burra të tjerë shteti, që morën pjesë në ceremoninë e ardhjes në fuqi të presidentit Alvin. Në këto ditë feste për popullin mik kilian, gëzimit të tij i bashkohet edhe populli shqiptar e Shqipëria socialiste, të cilët ishin të parët që ngritën zërin e dënuan me forcë tragjedinë pushtet e autorët e saj. Sot ata i drejtojnë popullit mik kilian urimet më të mira për realizimin e aspiratave të tij për demokratizmin e jetës së vendit dhe që martirë të këtij vendi të dhunuar të jenë ditë të dyja vendeve tona të zhvillohen paprerë në të ardhmen.