17/03/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 mars 1990

CERRIKU MUND TË FLASË ME PLOT GOJËN PËR MBARESINË E TUFËZAVE

SHEMBULL QË NXIT Suksesi i tufëzave është i prekshëm. Aq sa këtë përfundim mund ta jepësh në një takim me një kooperativist të thjeshtë, me një punëtor të ndërmarrjes bujqësore. Në Elbasan bisedonim dje për këtë me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Fatmir Gjergji. Puna e deshi të njiheshim me statistikën e këtij problemi. Ku të ndalem, më pyet të dhënë një përgjigje? Ekonomistë e dalluara tani s’janë një e dy. Mund të shkruash, na u tha, për ndërmarrjen bujqësore të Elbasanit, po mos do të na i mbetet hatri Peqinit, për ndërmarrjen e Dumresë po do të «na mbajë mirë» Shalësi. Bëmë një «kompromis»- zgjodhëm ndërmarrjen bujqësore të Cërrikut, megqë për të ishte shkruar më pak. Por në këtë gjë ekonomitë e rrethit puna me tufëzat vazhdon me sytë të kthyer nga cilësia, te intensifikimi. Është hapur një shteg për të hedhur një hap përpara. Falë punës së tyre e mbirë të butë, nga tufëzat marrin sot afro gjysmën litër qumësht për frymë. Po t’i krahasojmë shifrat, gjatë kësaj periudhe qumështi është shtuar 500 kv. «Me këtë ecuri, - thotë drejtori i ndërmarrjes, Hamdi Maho, e kemi të sigurt që prodhimi vjetor do të jetë 2 mijë e jetë më tepër se vjet. Sigurisht, kjo të kënaq. Përmendëm diçka «shembull» që çelën tufëzat. Ja, Cërriku mbarështohon në të 335 krerë vetëm lopë. Kjo shifër është sa 40 për qind e lopëve të tufës së përqendruar. Një pasuri e tërë kombëtare. Kryespecialisti i blegtorisë së ndërmarrjes, Bajram Mehmet, gjen rastin të kujtojë një studim për shtimin e tufës së përqendruar në këtë nivel, gjë që s’u zbatuan asnjëherë. Kjo kërkonte remont të fuqishëm, donte tokë për foragjere, stallë, vetëpërim nga specialistët. Dhe vërtet, për vite me radhë Cërriku e ka të bardhë shtyllën e sigurimit: këto janë lopë «xhersé» dhe buku e di sa shtohet qumështi i tyre kur konvertohet. Të gjitha brigadat kanë tufëzën e vet. Numrin e krerëve e vendosin anëtarët sipas nevojave që kanë Kërkuan të imëta, iu dhanë. Përpjesëtimi lopë: të imëta është 1 me 5. Tufëzat u bënë komplekse. Kjo i ndihmon furnizimit, shfrytëzon me mirë rezervat brenda brigadës, diçka ndikon dhe në përmirësimin e rezultatit financiar të oborrit kolektiv. Sa për furnizimin me mish, në ndërmarrje kanë rezerva. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka hapur një dritare për zgjidhjen e këtij problemi. Folëm deri tani me fermerë, siç nuk ka në dëshirë brigadat. As mesatarët as përqindjet nuk i pranojnë kur bie fjala për furnizimin e tyre, sepse ka drejtues që mburren me luginën bosh. A ka dallime midis brigadave në Cërrik? Ka, por të gjithë thonë: Brigada që drejtohet nga Qe- Qemal Baha ka ndarë 136 litra qumësht, brigada e parë në sektorin Xherije 132 litra. Pra, si shihet, pak ndikojnë në mesatarën. E mira është që këta shembuj të përdoren si nxitje, por jo që të zbukurojnë raportet e mbledhjeve. Duke përfunduar këto pak radhë, s’mund të rri pa përmendur një tipar cilësor të tufëzave: zhvillimin dinamik. Vështirë të gjesh një problem tjetër me këtë të ecuri, ku të jetë përpunuar një opinion kaq i gjerë. Dinamikë në numrin e krerëve, në rendiment, dinamikë në koncepte. Për një periudhë gati 4-vjeçare u shtuan mijëra lopë (Elbasani si rreth mbi 8200). Në këtë pikë interesante ka një përputhje të zhvillimit intensiv me atë ekskluziv, kanë fuqi vepruese levat ekonomike. Në këto përfundime të tjerat një vështrim i shkurtër mbi ecurinë e tufëzave në një ndërmarrje. SHYQYRI MEKA të ishte shkruar më pak. Por në këtë gjendje ekonomisë hedhur një hap tjetër drejt të sigurt për furnizimin më të mirë të popullit në fshat e në qytet. Të flasësh për tufëzat, do të thotë që punën ta matesh me atë që e mat populli, me qumështin që shkon në çdo familje. Në këtë pikë ndërmarrja bujqësore e Cërrikut është në fillim, po diçka mbi një mestare të qëndrueshme (në Maliq apo ndonjë ekonomi tjetër, p.sh., do ta quajnë të prapambetur). Vjet ndau mbi 110 litra qumësht për frymë për 4 mijë frymët e saj. S’janë pak po të themi që në ’85-ën gjithçka pritje nga tufa e përqendruar. Për pak kohë u gjendën lopët, u krijua bindje e ecje e sipër. Dhe sot punëtorët thonë se s’mund të bëjnë dot pa tufëzat. Logarinë familjare dinë ta vërtetojnë mirë, si ekonomistë: kaq nevojat, kaq mundësitë; sa përfitojnë nga cilësia e nga çmimi. Kjo bindje u shtohet aq më tepër kur shohin qumështin të shtohet përditë. Tufëza tani është në gjendje të ripërtërijë vetveten. Për një specialist të bindin me shifra: remonti 25 për qind, mosha mesatare e lopëve 5.2 vjeç, pjelloria 86 për qind, numri i mëshqerrave sipas nevojave. A nuk flet kjo për një punë sa me merak e të kualifikuar aq dhe për të ardhura të qarta? Ripërtëritja e tufëzës përbën një shtytje të fortë për zhvillimin intensiv. Po në të mirë të kësaj çështje flasin dhe disa argumente të tjera. Për çdo lopë vjet u morën 1650 litra qumësht, plani i këtij viti është 1800. Këtu duhet të bëjmë një në këtë nivel, gjë që u foragjere, stallë, vetëvperim ka të bardhë shtyllën e shtimit të numrit të krerëve. Ja pra, atë që s’e bën dot studime e planet me vulë, e bëri realitet nisma për tufëzat. Me 80 ha foragjere të para mbahet një blegtori e tërë. Dhe si u rrit ajo: me lopët e skarëtimit. Të duket çudi, por sot ka brigada që nga tufëza i shesin ndërmarrjes viça për remont. viti është 1800. Këtu duhet të bëjmë një

PAMJE E PJESSHME NGA URA QË PO NGRIHET NË RRUGËN E RE FUSHË-KRUJË — HANI I HOTIT. (Foto: L. Lika)

Pranvera e tretë në Bogovë

Shifrat flasin • 6 000 vullnetarë, të inkuadruar në 166 brigada kanë punuar në të dy anët e luginës së Osumit në këtë aksion kombëtar. • 120 ha shkurre të degraduar u shpyllëzuan e u krijuan brezarc, ku jeshilon bari. • Gjatë 3 viteve të aksionit shembull kanë qenë brigadat «Kiço Greço» Korçë, «Naim Frashëri» Përmet, «Kahreman Ylli» Skrapar, «16 tetori» Sarandë. • Më të përparuari metasurarist normat i kanë realizuar 110-115 për qind. • Veprimtaritë pas pune, janë pjesë përbërëse e jetës në aksion. Ata kanë marrë pjesë në konkurse të librave të rinj, në marshimet drejt Helmësit historik dhe Zalohnjës, kanë vizituar muzeun historik të rrethit, kanë dhënë shfaqje artistike etj. (Sipas ATSH-së)

Eksporti në rritje

Përvojë nga Vlora Nëse në rrethin e Vlorës eksporti i vitit në vazhdim, në krahasim me planin e vitit të mëparshëm, rritet 23 për qind, kjo ndodh edhe nga shtimi i llojeve të prodhimeve. Kështu ka ndodhur në vazhdimësi. Eksporti është shtuar nga viti në vit në sasi e lloje. Vlerësimi përherë e më i drejtë për këtë detyrë, ka nxitur mendimin e veprimin krijues, ka bërë që vështrimi të hidhet më mirë në mundësitë e rezervat ekzistuese. — Në këshillime e analiza të ndryshme, — thotë përgjegjësi i seksionit të planit, Luan Çipi, — synohet pikërisht që punonjësit, kuadrot, specialistët në punën e tyre ta kenë të pandarë moton «ç’mund të prodhojmë e të bëjmë më shumë për eksportin». Me grupe të posaçëm specialistësh janë studiuar sektorë të ndryshëm të prodhimit të rrethit, për të paraqitur më mirë mundësitë që ofrojnë ato për eksportin». Edhe këtu vit konkretisht eksportit i janë shtuar disa lloje perimesh, që dhe tregu ynë i ka më kollaj; kolektivi i ofiçinës mekanike «Kastriot Muço», ka shtuar, gjithashtu këtë vit, disa artikuj. Dhe ai i NPV-së, në prodhimet e gatshme. Në repartin e qeramikës të ndërmarrjes artistike, përgjegjësi (skulptori Alfred Shuta) thotë se disa artikuj me vlerë, mjaft të kërkuar i janë shtuar eksportit. Detyra është tejkaluar dukshëm dhe kërkesa ka. S’janë edhe për prodhimet e tjera të kësaj ndërmarrjeje, qendistarie, qilima, sixhade, artikuj prej druri. Dhe ecurria në tërësi është e mirë. Eksporti, për dy mujorin, në shkallë rrethi u plotësua 103 për qind. Është këtu mendimi krijues i të gjithë kolektivave që kanë në detyra eksporti. Po burimet janë të shumta. Industria e bujqësia në zhvillim, vetë natyra e pasur, vazhdimisht rezervojnë e krijojnë burime të reja, që e çojnë përherë në rritje eksportin.

Për më shumë vepra arti në qytetet tona

Vështrim nga Shkodra Në studion e skulptorit Ferid Kola prej kohësh gjenden dy buçete shumë të bukur të këtij autori: ahengu shkodran dhe një çift të rinjsh me biçikleta. Sa bukur do të zinin vend këto vepra arti në sheshet kryesore të qytetit! Por deri tani ata kanë mbetur vetëm bacete. Di sa herë për këtë qëndrim thuhet: është çështje fondesh. Por dhe kjo mund të zgjidhet. Vit për vit vlerësohen vepra në pikturë që u dërgohen ndërmarrjeve, disa prej të cilave përfundojnë nëpër depo. Në një vit mund të veprohet ndryshe: Veprat në skulpturë të blera nga ndërmarrjet mund të vihen në sheshet e qytetit. E filluam nga ky fakt shkrimin sepse me rritjen e qytetit të Shkodrës s’ka pse të mbetet jashtë vëmendjes edhe zbukurimi i mëtejshëm i tij me vepra arti. Sheshet e qytetit janë një komunikues, vendtakim e ndërqëndrim vendtakimi, si të thuash, shikon fytyrën e tërë qytetit. Shkodra ka disa, të vjetra e të reja. Më i vjetri, Fusha Çela, sot «Sheshi i dëshmorëve» e më tej Sarres, sot «Sheshi i tre heronjve». Edhe këto kanë pasur ndryshime, duke u përpjekur të ruhët fizionomia e kryesor i qytetit, ai «Pesë heronjve» ku përveç teatrit «Migjeni», hotel «Rozafës», godinës së RTV-së, ndodhet të ngrihet pallati i kulturës etj. Për këto janë bërë e bëhen shumë investime. Lartë Pedagogjik, që mban emrin e «Luigj Gurakuqit», si vetë Instituti. Deri tani këtu janë ndërtuar disa kulla 6-katëshë, një 8 katëshe dhe një pallat me pesë seksione në formë harku, ndër të parët e këtij lloji. Gjithçka që po bëhet ia shton bukurinë Shkodrës së lashtë, duke u harmonizuar edhe me objektet që ruhen për vlerat e tyre historike e kulturore. Është për t’u përgëzuar mendimi dhe puna disa sheshe janë vendosur vepra arti. Por më shumë mund të bëhet duke kthyer këte drejtim. Një ndër sheshet më të reja të qytetit të Shkodrës, është ai që mban emrin e Heroit të Popullit, Isa Boletinit; Monumenti i tij është vepër e Skulptorit të Popullit, Shaban Hadëri. (Foto: A. Nënshati) Aty, hotel «Rozafës», godinës së RTV-së, mendohet e bëhen shumë investime. Ndërkaq punimet janë përqendruar në sheshin e Institutit të 8-katësh të parët e këtij lloji. E gjithë kjo mund të bëhet duke kthyer këtë drejtim.

Festa e abetares...

Skicë Zërat e ëmbël si cicërima të 60 vogëlushëve të shkollës 8-vjeçare «10 Korriku» në Tiranë këndojnë në kor këngën e abetares. Bakaqshme me pranverën, në tërë shkollat e klasat e para të vendit vjen dhe festa e abetares. E jeta e gjithkuj shthyhet në mote pleqërie, por ky cast e kjo ditë, kur i jepet lamtumira abetares e kur shkronjat tashmë formojnë fjalë e fjali të rrjedhshme, mbetet i paharruar. Janë ftuar këtu prindër, nxënës, mësues, dhe ca vogëlushë më të vegjël me përparëse të bardha që presin të fillojnë abetaren motivin që vjen. Flasin nxënësit përshkrimin alfabetin, «Abetarja s’më ka lodhur kurrë», thotë Ornela Rusi, ndërsa vogëlushi Arbër Sinani shton me zë të lartë si kur të ketë frikë se do të mbetet njeri pa e dëgjuar fjalët e tij: «Para se t’i jap lamtumirën abetares, dua të këndoj këngën e shkronjave». Dhe ai nis e këndon me një fizarmonikë këngën e tyre. Tingujt e kësaj fizarmonike, recitimet e vjershave, këngët e vallet, numrat e cirkut i japin festës një gëzim. Për prindërit ka dhe një çast mallëngjimi. Koha fluturon dhe askush nuk e ka menduar t’u ikin orët kaq pa u vënë re. Po pse nuk vihet re koha? Ka shumë arsye. E gjithë kjo atmosferë e gëzueshme të ftuarve të bën optimist. Veçanërisht në çastin që vogëlushja Armela Kashari interpreton: «Abetaren», Ajo thotë: «Ju, të dashur fëmijë, më përkëdhelni me duart tuaja të vogla, më mësuat me zell e dashuri dhe unë s’do t’ju harroj». Tamam në këtë çast, tamam nga kjo festë të shkon mendja tek tërë ata libra artistikë, të tërë ata tituj shkencorë, aktivë kulturë, simpoziume e kongrese shkencëtarësh, seanca plenare të akademisë së shkencave, tek tërë godina madhështore e dijes që ke themelin tek abetarja jonë. Ndërkaq të shkon mendja teji djeve të këtyre vogëlusheve, me një fat tjetër të fëmijëve gjetkë në botë, që nuk mund të mësojnë abetaren. Dhe është e dhimshme, prekëse, që mendimi të rrok vogëlushët e Kosovës të Prishtinës, të Pejës etj. që nuk mund të bëjnë festën e abetares. Sepse sulmohet pikërisht abetarja, ky themel i lirisë. Kjo festë, edhe pse ka në qendër këta vogëlushë që u këndojnë luleve, zogjve, fluturave shumëngjyrëshe; del nga kufijtë e saj dhe shkon larg në një mesazh drithërues, lirie, dinjiteti njerëzor.

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË BRAZILIT

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Federative të Brazilit, Fernando Kollor de Mello: «Me rastin e zgjedhjes Tuaj në postin e Presidentit të Republikës Federative të Brazilit kam kënaqësinë t’Ju dërgoj urimet e mia të sinqerta, për kryerjen e detyrës Tuaj të lartë. Duke i uruar popullit mik brazilian përparim e begati, shpreh bindjen se marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shqipërisë e Brazilit do të konkretizohen më tej, në dobi të dy popujve tanë.» (ATSH)

Ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, i dha fund vizitës në Bullgari

Dje ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile, i dha fund vizitës së tij zyrtare e miqësore në Bullgari dhe u nis për në atdhe. Ai u përcoll nga ministri i Punëve të Jashtme të RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov dhe funksionarë të lartë të Ministrisë së Jashtme bullgare etj. Ishte i pranishëm gjithashtu edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në RP të Bullgarisë, Bashkim Rama. Para largimit Malile, në prani të gazetarëve të organeve të shtypit e të televizionit bu- (Vijon në faqen 4)

KRONIKA DITORE E «ZËRIT...»

Punë shembullore, veprimtari të ndryshme Dje, në «Ditën e Enverit», punonjësit e rrethit të Tiranës i karakterizoi fryma e lartë e mobilizimit për arritjen e objektivave të caktuara në prodhim, duke vënë në jetë vendimet e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia. U dhanë rreth 2 për qind prodhime industriale më shumë se detyra dhe u plotësuan vëllimet e punës në ndërtim, transport, në qarkullimin e mallrave, shërbimet komunale etj. Plani i eksportit u tejkalua 1 për qind. Në rajonin nr. 1, u shquan kolektivat e kombinatit të autotratktorëve «Enver Hoxha», të ndërmarrjes artistike «Migjeni», asaj të qilimave, të asfaltimit etj., që i tejkaluan detyrat ditore 2-4 për qind. Për eksport u dhanë afro 10 për qind prodhime më shumë. Në thellim të aksionit për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës së punëtorëve në disa kolektiva, si në ndërmarrjen e ndërtimit të minierave të qymyreve dhe metalifereve, të ndërtimit të urave, uzinën e elektromjekësore etj. përfunduan dushet, garderobat dhe objekte të tjera. Me aksion u grumbulluan 50 tonë hekurishte. Punonjësit e ndërmarrjeve ekonomike të rajonit nr. 3 dhanë tej planit ditor 95 mijë lekë prodhime industriale. Për punë me rendiment e cilësi u dalluan kolektivat e uzinave «Partizani», elektro- (Vijon në faqen 2)