21/03/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 mars 1990

DREJTIMI ME HOZRASHOT NUK E PRANON HUMBJEN FINANCIARE

Në kushtet e një ekonomie intensive frytshmëria e prodhimit shoqëror përbën një nga faktorët themelorë të zhvillimit të vendit. Pa përdorur me fryte të larta punën e gjallë e bazën materiale-teknike që kemi, pa bërë mirë llogarinë dhe leverdinë e çdo shpenzimi s’mund të sigurohen ritmet dhe përpjesëtimet e riprodhimit të zgjeruar socialist. Vendimi i Plenumit të 9-të të KQ të Partisë e bën më të domosdoshme këtë kërkesë. Drejtimi me llogari të pavarur nënkupton krijimin domosdo të mundësive financiare për riprodhim të zgjeruar. Ai, siç theksohet në vendim, nuk e pranon daljen me humbje, veç rasteve të domosdoshme e që gjykohen në mënyrë të ndërgjegjshme. Me gjithë arritjet, një numër ndërmarrjesh e disa prodhime ende vazhdojnë të dalin me humbje. Shkaqet janë të shumta, por kryesisht subjektive. Në arritjet jo të mira financiare të ndërmarrjeve të naftës e të gazit, të kromit e çyrmeve etj., ndikuan dukshëm faktorët e prodhimit. Ata përbëjnë drejtimin kryesor të punës së kuadrove, specialistëve e punonjësve në ndërmarrje, rreth e dikastere. Por gjendjen financiare të ndërmarrjeve të mësipërme e goditën edhe me cilësi më të lartë, për mekanizmin e varfërimit etj. tregojnë se rrugët mundësitë për të përmirësuar kudo arritjet financiare janë hapura. Çështja është të këto masa të thellohen më tej e të pasqyrohen shpejt. Ndërmarrjet bujqësore sidomos në Krujë, Durrës, etj. përmirësuan dukshëm rezultatin financiar në krahasim me 2-3 vitet e fundit. Ndërkohë nuk përligjet gjendja financiare e NB-ve të disa rretheve të tjera, që janë bërë thithëse të akumulimit. Që kjo gjendje të kapërcehet, përcaktuese mbetet, puna e kuadrove dhe e specialistëve, e vetë klasës punëtore të këtij sektori për plotësimin e planeve. Megjithatë mobilizimi i tyre rritet e jep frytet e duhura kur shoqërohet me disa masa në fushën e organizimit e drejtimit. Puna e nisur për përmirësimin e strukturës së mbjelljeve, për përmirësimin e lëvizjes së çmimeve, për t’i bërë më të interesuar prodhuesit etj., do ndjekur e thelluar më tej sipas kushteve. Faktor i humbjes në ndërmarrjet bujqësore është bërë disa herë edhe përdorimi pa kriter i punës së gjallë e të materializuar. Në ndërmarrjet bujqësore të rrethit të Tiranës, që zënë rreth 40 për qind të hu[mbjeve?]… Rritja e frytshmërisë së prodhimit bujqësor lidhet edhe me disa faktorë të tjerë, ndikimin e të cilëve duhet ta frenojnë, në radhë të parë, kuadrot e specialistët. Në kooperativat bujqësore p.sh., kalimi i mëshqerrave në kategorinë e lopëve bëhet me 8 muaj vonesë, ndërsa në NB-të me 6 muaj vonesë. Kjo shoqërohet me shpenzime shtesë për disa dhjetëra milionë lekë. Si pas eksperimentit të kryer nga Ministria e Financave në kompleksin e gjedhit në Velipojë, del se nga therjet në pesha më të larta, prodhimi dyfishohet ndërsa kostoja ulet rreth 30 për qind. Për këto dhe për çështje të tjera, që çojnë në rritjen e frytshmërisë së prodhimit bujqësor, ndërmarrjet bujqësore e rrethet që i mbulojnë, kanë shumë për të bërë. Me humbje të mëdha vitin e kaluar dolën edhe disa ndërmarrje e prodhime të materialeve të ndërtimit, të peshkimit e të industrisë ushqimore. Analizat e kryera, nxjerrin një varg problemesh që duan rrugëzgjidhje nga mendimi ekonomik e ai teknik. Është bërë e dë[...] Rritja e frytshmërisë së prodhimit shoqëror mund të kuptohet pa forcuar evidencën e kontrollin ekonomik e financiar. Ngritja e kostos në ndërmarrjet ekonomike në fund të vitit doli shumë më e lartë se në periudhën 11-mujore, aq sa në disa ndërmarrje ndryshimi ishte jo me përqindje, por me herë. Me kë duhet dhe ajo dukuri e papranueshme që vërehet: ndërmarrjet dalin nga humbja, e si «pa pritur», të tjera bien në humbje. Në kushtet e forcimit të hozrashotit, vënia në dukje e analiza në kohë e faktorëve që kanë ndikuar në ecurinë e prodhimit, marrin rëndësi të veçantë, ndaj dikasteret përkatëse - Ministria e Financave e Komisioni i Planit të Shtetit - duhet të marrin masat e nevojshme si për përmirësimin e evidencës, ashtu edhe nxjerrjen e saj me cilësi e në kohën e duhur. Analizat ekonomiko-financiare me punonjësit marrin edhe më shumë rëndësi. Punëtori tani e kërkon llogarinë para syve të tij, të qartë, konkrete e të përditshme e jo thjesht mbledhje e aktive të mëdha mujore e tremujore. Rritja e cilësisë së punës dhe përgjegjësisë së punonjësve të planit e të financës duhet të shoqërohet edhe me masat ekonomike për lidhjen e shpërblimit të punonjësve me afatet e cilësinë e evidencës kontable e statistiko- kronikë e qymyreve etj., ndikuan dukshëm faktorët e prodhimit. Ata përbëjnë në drejtimin kryesor të punës së kuadrove, specialisteve e punonjësve në ndërmarrje, rreth e qark tyre. tejkalimet e mëdha të shfrytëzimit të materialeve, të fondit të pagave, humbjet nga gjobat e kushtet penale etj. Analizat për këtë dukuri nuk janë të pakta në të tëra nivelet, megjithatë ato vazhdojnë të shfaqen si «cibanë» të akumuluar. Kërkesat e sotme janë të tilla që të mënjanohen çdo veprimtari pa rentabilitet, çdo shpenzim i tepërt. Disa masa të marra këtë vit për drejtimin e prodhimit në vendburimet minerare pas kështu. Faktori i humbjes në ndërmarrjet bujqësore është bërë disa herë dhe 40 për qind të huave dhe të këtyre ndërmarrjeve, ka mjaft raste të pagave për punë të pakryer, sepse në disa periudha fuqia punëtore nuk zgjidhet me punë me rendiment. Masat që janë marrë kohët e fundit për përqëndrimin e specializimin e kulturave bujqësore e të blegtorisë dhe për përcaktimin e madhësisë më të përshtatshme të tyre duhet të shoqërohet me veprimin e tërë faktorëve të tjerë që sigurojnë përmirësimin e gjendjes fi- rreth e gjendjes fi- shpenzimeve. Thuhet vetëm kaq: «Fajin e ka teknologjia!» Po sa do të pritet që pas këtij refreni të rëndojë humbja? Në ndërmarrjet e grumbullimit bëhen shpenzime shtesë për të sjellë drithërat në standard, por ato nuk u faturojnë shpenzimet përkatëse ekonomive bujqësore. Humbjet në kombinatin e sheqerit në Maliq shtohen, se vetëm 6 për qind e panxharit transportohet direkt, ndërsa pjesa tjetër qëndron e depozituar për një kohë të gjatë. Këto çështje janë të njohura prej kohësh, megjithatë një varg problemesh që duan rregullzgjidhje nga mendimi ekonomik e ai teknik. Është bërë e dëshm-me, bile e rëndomtë gjen-dja në disa fabrika tu-llash. Thuhët vetëm kaq: «Fajin e ka teknologjia!»

Vdiq shoku Mihallaq Ilo Qirjako

Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Hero i Punës Socialiste Më 19 mars 1990 vdiq në moshën 55-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe deputeti i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Mihallaq Ilo Qirjako, Hero i Punës Socialiste. Më 19 mars 1990 vdiq në moshën 55-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë, anëtari deputeti i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Mihallaq Ilo Qirjako, Hero i Punës Socialiste. Shoku Mihallaq lindi në Polenë të rrethit të Korçës në një familje të varfër fshatare, që u bë bazë e Luftës Nacionalçlirimtare. Ai ia kushtoi jetën punës në bujqësi të cilën e filloi që në moshë të re dhe me gjithë forcat ndihmoi në zbatimin e përparimin e saj, në forcimin e rendit kooperativist me tërë pasionin që e karakterizonin, me dijeni dhe aftësi si organizator prodhimi. Mihallaqi ka ditur të përfitojë si nga shkolla dhe nga njerëzit e punës, të cilët i deshi e i respektoi gjatë gjithë jetës së tij. Shoku Mihallaq Qirjako është dalluar për thjeshtësi, ndershmëri, vullnet e gatishmëri të plotë kudo ku është ngarkuar të punojë, si agronom, kryeagronom, kryetar e drejtor në kooperativa të ndryshme të rrethit të Korçës si në Zvarrisht, Rrëmbec e për një kohë të gjatë në Plasë, sot Ndërmarrja Bujqësore «Enver Hoxha» dhe në NB Korçë. Punoi me devocion si punëtor partie, si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Kolonjës e më pas të Korçës dhe në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë. Ishte njeri i përparuar. Ka punuar e luftuar pareshtur për rendimentet e larta e për përsosmëri të vazhdueshme në organizimin e punës. Kooperativa bujqësore e Plasës e më pas Ndërmarrja Bujqësore «Enver Hoxha», ku punoi e drejtoi për një kohë të gjatë, u bë ndër ekonomitë më të përparuara të rrethit dhe të gjithë vendit. Përvoja e Plasës, kaq e njohur në vendin tonë, është lidhur ngushtë dhe me punën, me studimet e realizimit plotësimin e kulturës së shokut Mihallaq. Partia dhe populli i kanë vlerësuar gjithnjë lart punën dhe cilësitë e virtytet moralo-politike të tij. Prandaj që në vitin 1965 u pranua anëtar Partie, është zgjedhur në organet e Partisë e të pushtetit në rreth. Në Kongresin e 8-të e 9-të u zgjodh në Plenumin e Komitetit Qendror të Partisë, ndërsa në Legjislaturën e 11-të deputet në Kuvendin Popullor të RPSSH. Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar me urdhëra të ndryshëm dhe me titullin e lartë «Hero i Punës Socialiste». Ai mbeti njeri i thjeshtë i popullit dhe i Partisë. I tillë do të jetë Mihallaq Qirjako në mendjen e të gjithë atyre që kanë punuar e që e kanë njohur; një shembull i lartë frymëzimi. Hekuran Isai, Pali Miska, Vangjel Çerrava, Sihat Tozaj, Hysen Faqolli, Gjergji Krasifillari, ku, Alie Kalaja, Kostaq Lazri, Sotiraq Mizaku, Thoma Koço; Ilo Prifti. sigan Faqolli, Gjergj Krasifilla-kli, Alie Kalaja, Kostag Lazri, Sotira Mizaku, Thoma Koco; Ilo Prifti. Portret i Mihallaq Ilo Qirjakos

Përurohet shërbimi i ri automatik telefonik ndërurban dhe ndërkombëtar në Shqipëri

Die pasdite në një nga sallat e hotelit «Dajti» në kryeqytet u organizua ceremonia e hapjes për herë të parë të shërbimit të ri automatik telefonik ndërurban dhe ndërkombëtar në Shqipëri. Merrnin pjesë punonjës të PTT-ve, të dikastereve e të institucioneve të ndryshme. Ndodheshin edhe ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, ministri i Tregtisë së Jashtme, Shane Korbeci, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Llambi Geprf-ti, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani, drejtori i Institutit të Studimeve Marrëdhënieve Ndërkombëtare prof. Sofokli Lazri dhe shokë të tjerë. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni kishin ardhur delegacioni i Ministrisë së Transporteve dhe Ndërlidhjes të Greqisë, i kryesuar nga drejtori i Postë Telekomunikacioneve, Georges Antoniou, delegacioni i Ministrisë së Postave dhe Telekomunikacioneve të Italisë, i kryesuar nga zëvendëssekretari i saj, senatori Raffaele Russo, përfaqësuesja e Organizatës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD), Lujin Miler, përfaqësuesi i Organizatës së Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (UIT), shefi i departamentit të kooperimit teknik për Evropën, Nabil Kisraui, drejtori i përgjithshëm i firmës ITALTEL, Xhan Mario Kosta, si dhe të ftuar nga firma të tjera të Evropës. Ishin të pranishëm gjithashtu titularët e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i Përgjithshëm i PTT-ve, Sokol Hoxha, i cili midis të tjerash vuri në dukje se hapja e shërbimit të ri automatik ndërurban dhe ndërkombëtar telefonik është një ngjarje me rëndësi të veçantë dhe një ndihmesë e efektshme për jetën ekonomiko-shoqërore të vendit tonë. (Vijon në faqen 3)

U kthye në Atdhe delegacioni i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë

U kthye në atdhe nga Siria delegacioni i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë i kryesuar nga sekretari i komitetit Rrapo Zguri, i cili me ftesë të Bashkimit të Rinisë së Revolucionit të Sirisë mori pjesë në Kongresin e 25-të të kësaj organizate. (ATSH)

Veprimtari me rastin e 47-vjetorit të krijimit të Armës së Sigurimit të Shtetit

Me rastin e 47-vjetorit të krijimit të Armës së Sigurimit të Shtetit, në qendrën pune e prodhimi, shkolla, kooperativa bujqësore e në repartet të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë zhvilluar takime e biseda me kuadro e veteranë të kësaj arme. Ata kanë folur për rrugën heroike të Armës së Sigurimit të Shtetit, që u krijua nga Partia dhe udhëheqësi i lavdishëm dhe i paharruar shoku Enver Hoxha, që nga vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e deri në ditët tona dhe për përgatitjen që bëjnë efektivat e saj në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe porosive të shokut Ramiz Alia për lidhjen me masat, për ngritjen e nivelit ideopolitik dhe aftësimin e mëtejshëm profesional të tyre. Në këto kuadër në efektivat e kësaj arme janë hapur fotoekspozita me pamje nga jeta e përgatitja që bëjnë ato për t'i shërbyer kujdordhë nënder e besnikëri popullit e Atdheut, si dhe janë dhënë programe artistike nga amatorët. (ATSH)

Përkujtohet 100-vjetori i vdekjes së Thimi Mitkos

Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së folkloristit dhe veprimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare, Thimi Mitko, Muzeu Historik-Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Popullore organizuan dje një mbledhje përkujtimore në sallën e leksioneve të këtij muzeu në kryeqytet. Merrnin pjesë punonjës të Institutit të Kulturës Popullore, të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, të Arkivit të Shtetit, të Bibliotekës Kombëtare, studiues, studentë e pedagogë të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha» etj. Në referatin «Thimi Mitko – figurë e shquar e Rilindjes Kombëtare» që mbajti bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Qemal Haxhihasani, ndër të tjera u vu në dukje se Thimi Mitkoja ishte nga të parët që shtr oi idenë e kryengritjes së armatosur për çlirim kombëtar, që punoi me devotshmëri për bashkimin e vëllezërve të kombit, për mëkëmbjen e një sistemi arsimor shqiptar. Drejtori i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, dr. Jorgo Bulo, në referatin «Thimi Mitko në dritën e zbuli-meve të reja arkivale», solli fakte të dhëna të reja për të si veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Zbulimi, vitet e fundit, i arkivit të Thimi Mitkos, theksoi ai, hedh dritë të re në figurën e shumanëshme të tij dhe i hap perspektiva të reja studimeve për të. Në këtë kuadër edhe në bibliotekën e rrethit të Korçës qe mbajtur nga Thimi Mitkos u organizua një pasdite përkujtimore. Për jetën e veprën e folkloristit e atdhetarit të shquar Thimi Mitko foli drejtori i saj, Katerina Ligori. Gjithashtu folën edhe studiues, historianë etj. Në një nga mjediset e kësaj biblioteke u përurua busti i Thimi Mitkos. (Sipas ATSH-së)

Kujdes në rritje për eksportin

Punonjësit e bujqësisë të rrethit të Lushnjës gjatë këtij viti kanë detyra më të mëdha për eksportin, prandaj kanë rritur mobilizimin për plotësimin me sukses të tyre. Ditet e fundit këtë problem e diskutoi edhe byroja e Komitetit të Partisë të Rrethit, e cila, krahas anëve të mira të deritanishme, caktoi detyra të reja për të ardhmen. Për periudhën janar-shkurt detyra e eksportit në shkallë rrethi u plotësua 150 për qind. Edhe gjatë kësaj periudhe të muajit mars këto detyra po plotësohen mjaft mirë dhe para-shikohet që me ritmet e tanishme plani vjetor të plotësohet brenda 6-mujorit të parë. Në eksportin e trangullit plani i tremujorit u mbyll para afatit. U dalluan në mënyrë të veçantë NB-ja «29 Nëntori» dhe kooperativa bujqësore e Krutjes (krahas kësaj edhe tregu i brendshëm gjatë kësaj periudhe mori dyfishin e perimeve të planifikuara). Kujdes i veçantë po tregohet tani për domatet dhe bimet e tjera për eksport, përfshi edhe ato mjekësore. Këtë vit do të eksportohen nga ky rreth mbi 55 lloje bimësh të tilla. Për t'i grumbulluar ato ndërmarrja e grumbullimit ka hapur 14 qendra në Hysgjokal, Fier-Shegan, Gorre, Gradishtë, Divjakë dhe në qytetin e Lushnjës. Vec kësaj, do të ngrihen 8 pika të tjera në ekonomi të ndryshme. Një nga problemet që del është ambalazhi, madje pa siguruar sasinë e nevojshme të ambalazhit, detyrat e ardhshme mund të pengohen. Kështu, siç na thotë Vasil Nushi, punonjës në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, vetëm për 6-mujorin e parë nevojiten 600 mijë arka për domate dhe 100 mijë për trangull. Duke pasur parasysh planin dhe ritmin ditor, parashikohet që për këtë periudhë të sigurohen vetëm 342 mijë arka ose afro 50 për qind e sasisë. Prandaj, po merren masa që zdrukhtaria e rrethit, për t'u përgjigjur detyrës së mësipërme, të organizojë punën me dy ndërresa, nga një në çdo fshat tani. Edhe për ambalazhin që nevojitet për patatet, puna sapo ka filluar. Është tërhequr një sasi dhe ka filluar gjetja e thasëve. Duke ditur se nevojiten 24 mijë thasë për eksport, komiteti ekzekutiv i KP të rrethit ka caktuar detyra të reja dhe po punohet që kjo sasi të sigurohet sa më shpejt. Mund të bëjmë një vërejtje për shallqin, ku në përgjithësi ka një farë pritshmërie. E themi këtë sepse pluhuri i tokave për këtë bimë duhet të kishhtë përfunduar. Pra, rrezikohet kështu hershmëria e prodhimit. • SOTIRAQ GJORDENI Nga kooperativa në fshatin ... rrethit të Korçës si në Zvarisht, Rëmbece Bujqësore «Enver Hoxha» dhe në NB Kor-

Ndërtimi i ujësjellësve kërkon edhe mbështetje materiale

Në tri vitet e para të aksionit në rrethin e Përmetit u ndërtuan ujësjellës në 36 fshatra. Për vitin 1990 detyra është vetëm të ndërtohen ujësjellës në 20 fshatra. Përvoja e arritur dhe deritanishme, duke i përfshirë detyrat çdo vit, është bazë dhe nxitje për të përfunduar me sukses aksionin. Me këtë rast janë marrë detyra të organizohet e frontit dhe të kthehet popullorë të fshatrave për të hapur kanalet, ndërtuar depot, dhomat e klorimit etj. Seksioni i tregtisë, komuna dhe ndërmarrja komunale, për sigurimin e bazës materiale në kohë dhe ndërmarrjet ekonomike po japin ndihmë konkrete, sipas ndarjes që ka bërë shtabi i rrethit. Jemi në mbulij të tremujorit të pa- (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM

Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë njofton me hidhërim të madh se më datën 19.3.1990 vdiq pas një sëmundjeje të rëndë Mihallaq Ilo Qirjako, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. KOMITETI QENDROR I PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

NJOFTIM I KOMISIONIT PËR ORGANIZIMIN E CEREMONISË

SË VARRIMIT TË SHOKUT MIHALLAQ QIRJAKO

NJOFTIM I KOMISIONIT PER ORGANIZIMIN E CEREMONISE SE VARRIMIT TE SHOKUT MIHALLAQ QIRJAKO

Për të bërë homazhet e fundit shokut Mihallaq Qirjako, do të vendoset në sallën e Pallatit të Kulturës «Ali Kel-» në datën 21.3.1990 ora 11.00 në arkivoli me trupin e të Kulturës «Ali Kel-» mendi» Korçë, me datën 21.3.1990 ora 9 deri 10.00. Varrimi do të bëhet në varrezat e këtij qyteti. Nga komisioni

KRONIKA DITORE E «ZERIT...»

NE LUSHNJE:

NE PERMET: