PLENUMI I 9-të HAP RRITJE NË TIPARET E REVOLUCIONARIZIMIT DHE DEMOKRATIZIMIT
Nuk është e rastit që në këtë më shumë se luftë të luftës sonë për ndërtimin e socializmit, kërkesa për revolucionarizim të mëtejshëm të Partisë e të jetës së vendit është shtruar e pandarë nga nevoja për demokratizim më të gjerë në të gjitha fushat. Madje zgjerimi i demokracisë është kusht për thellimin e revolucionarizimit të gjithanshëm të jetës. Ky nuk është slogan, po një realitet konkret: që rrjedh nga vija e përgjithshme e Partisë. «Vija konstante e Partisë», - tha shoku Ramiz Alia në Plenumin e 9-të të KQ të Partisë, - ka qenë dhe është që masat e gjera punonjëse, në prodhim e gjetkë, të jenë kurdoherë subjekt kryesor i veprimtarisë drejtuese, që iniciativa e kontributi i tyre të përbëjnë faktorë përcaktues për përpunimin e zbatimin e politikave që ndjekin në fusha të ndryshme». Partia, revolucionarizimin e saj e të jetës së vendit nuk e ka kërkuar me fushata. Ky është një proces i pandërprerë. Megjithatë mbeten të shënuara ato çaste kur Partia ka ndërmarrë masa të thella revolucionarizuese. Sa për të kujtuar disa prej tyre: Letra e hapur e KQ të Partisë e marsit 1966, fjalimet e shokut Enver më 6 shkurt 1967 e më 1972 në Mat, Plenumi i 4-t i Komitetit Qendror të 9-të, me vlera të mëdha për të sotmen dhe të ardhmen. Demokratizimi dhe revolucionarizimi i gjithanshëm i jetës së vendit, janë në përmbajtjen e vijës së përgjithshme të Partisë, janë tipare të përhershme të ndërtimit socialist. Por çdo kohë ka kërkesat e veta, ndaj dhe këto tipare janë në rrugë zhvillimi e synojnë shumë më tepër nga ç’është arritur deri më sot. Është me rëndësi vendimtare të kuptohet kjo gjë në dialektikën e vet dhe nga të gjithë, se vetëm kështu çlirohen energjitë e njerëzve, kudo që ata punojnë e prodhojnë, punëtorë a shkencëtarë qofshin; vetëm kështu do të kemi ndryshime edhe më cilësore në përmbajtjen e metodën e punës së organeve e organizmave të ndryshëm. Këta dy muaj pas Plenumit të 9-të dëshmojnë jo vetëm mbështetjen që gjen në popull, në organizatat e Partisë dhe të masave vendimet e këtij plenumit, por mbi të gjitha spikat dukshëm veprimtaria konkrete për zbatimin e këtyre detyrave me vlera kapitale. Ka prej tyre që kanë marrë udhë, ka të tjera që studiohen, siç ka dhe prej tyre që ecin më ngadalë. Kryesorja është se lëviz në një drejtim mendimi në plane më të gjera, se po në rrethet për t’i pasur në kompetencën e tyre, së bashku me ndërmarrjet e kooperativat. Baza po e ndien dobishëm kur hipet dorë nga disa tregues unikë për të gjithë e për gjithçka, që bartin e frymë komanduese, centralizëm të tepruar dhe mbyllje të mendimit të njerëzve. Njerëzit e duan të rinë dhe e përkrahin atë, kur është në interesin e tyre e të shoqërisë. Masat që u morën kohë më parë për të stimuluar punonjësit për tejkalimet në prodhim në disa sektorë e kanë provuar këtë. Puna është që ato të shtrihen më gjerë. Ai që me punën e tij i jep më shumë shoqërisë, ka edhe të drejtën të marrë më shumë prej saj. Përpjekjet për përdorimin më të shkathtë të levave ekonomike, janë ende në hapat e fillimit. Ato duhen përsosur e do të përsosen, por puna është që kudo, në çdo ndërmarrje, ekonomi bujqësore, institucion të vihet në lëvizje mendimi i njerëzve dhe të zbatohet praktikisht ajo formë që rrit interesimin për punë, që shtyn përpara prodhimin. Punët me akord e me plan detyrë, po e provojnë veten si shumë të dobishme. Nuk është fjala për të hyrë vend e pa vend ato, po aty ku është me interes i duhet hapur rruga. Në disa vende, së pari kjo ka dhënë më shumë mendjes së njerëzve e sa përvojës së gjerë të masave, gjykimit të njerëzve të zotë të t’i mësuar. Ngritja e opinionëve të shëndosha masive është rrugë kryesore që merr përpara çdo lloj zvarritjeje e burokracie, që sjell ndryshime të mëdha për mirë në çdo fushë. Ç’tregojnë për shembull, shumë mbledhje të hapura të organizatave-bazë? Po tregojnë se pjesëmarrja e masës në to po i gjallëron më tej, u rrit atyre përgjegjësinë për të marrë vendime të sakta e pa rrumbullakosje, komunistëve u shton detyrimin për kërkesa të larta ndaj vetes e shokëve, rritet fryma militante në organizatat-bazë e masën e punonjësve. Ç’tregojnë shumë nga konkluzionet që japin grupet e kontrollit punëtor ose diskutimet e kohëve të fundit në kolektiva? Më shumë se kurdoherë po ndjehet preokupacion, përgjegjësi e partishme për mbarëvajtjen e punëve. Megjithatë ka edhe detyra që nuk cin, ka njëanshmëri e rutinë në drejtim. Është e palejueshme, po mosrealizimi i zërit në prodhim po merr të drejtën «qytetare» e kjo prek interesat e njerëzve. Kontrolli i punëtorëve duhet të ngrihet mbi ato administrata drejtuese që kushtet e punës i kalojnë në plan të fundit, që detyrat për dokumentacionin ndëropecional i shtyjnë afatet e sotme e po nuk janë vetëm këto. Si mund të lejohet të flejnë nëpër sitë rrotare dhjetëra e dhjetëra studime me dobi për prodhimin. Po të kompjuterizoheshin leverdishmëritë e tyre ato do të ishin qindramiliona lekë. Për këtë është folur, por propaganda nuk mjafton. E rëndësishme është se për këto probleme po lëviz shumë mendimi. Përfshirja në këtë veprimtari e masës së gjerë punonjëse, të komuniteteve, kuadrove e specialistëve, puna e tyre e ndërgjegjshme, është çelësi i suksesit. Këtë ka këshilluar gjithë Partia e shoku Enver, këtë e ka dëshmuar plotësisht jeta.
...ara Plenumi i 4-t i Komitetit Qendror më 1973, thellimi i masave kundër burokratizimit më 1975 etj. Janë këto disa nga dokumentet mbi të cilat janë ngritur programe të tëra veprimtarie të organeve dhe organizatave të Partisë, të organeve ekonomike e shtetërore. Ato kanë shërbyer fort në luftën që bën Partia kundër burokratizimit e liberalizmit, indiferentizmit e gjithë shfaqjeve të tjera të huaja, duke u shënuar arritje të rëndësishme. Të gjitha këto reforma kanë të përbashkët nevojën për revolucionarizimin më të plotë të Partisë e masa, në të gjitha strukturat e jetës, në organizmin shtetëror dhe ekonomik. Kështu edhe tani kur i kemi në duar, diskutojmë e zbatojmë vendimet shumë të rëndësishme të Plenumit...
...rimtaria Kryesorja është se lëviz në një ndjeshmëri mendimi në plane më të gjera, se po përpunohen rrugëzgjidhje në shumë fusha, gjë që sjell shtysa të reja në punë e prodhim, në organizimin e drejtimit. Roli i organizimit e rritës në këto çështje, i kuadrove e i specialistëve, i njerëzve të mësuar, që ka baza është i pazëvendësueshëm. Një eksperiment u bë në disa rrethe, duke u dhënë atyre disa tregues prodhimi e dorëzimi në kulturat bujqësore e blegtori dhe kjo gjë ndikoi menjëherë për mbarë një organizimin e prodhimit. Tani çka u eksperimentua në Elbasan, Lushnjë, Korçë, Përmet e ndonjë tjetër, këtë vit hyri në të gjitha rrethet. Më tej akoma, 40 për qind e treguesve të metodologjisë së planifikimit që mbaheshin të centralizuar nga organet qendrore iu dha...
veten si shumë të dobishëm. rrugë. Në disa ndërmarrje me këto forma po shkurtoren momentet deri në gjysmën e kohës së planifikuar, po shkurtoren afatet e montimeve dhe demontimeve të puseve të naftës, prej nga përftohen vlera jo të vogla. Në portin e Durrësit po përgjysmohet koha e përpunimit të mallrave në disa anije, çdo të thotë mijëra lekë valutë më shumë. Shembuj të tillë ka mjaft edhe gjëkëtë. Socializmi ka nevojë për punën dhe mendjen e të gjithëve. Në këtë kërkesë konkretizohet thelbi i demokracisë sonë. Por çështja është të shmangen kudo pengesat që frenojnë demokracinë, që i ngjisin asaj bishtna dhe etiketa, të goditen fort ato mendësi që i besojnë...
Situatë tepër e veçantë në bujqësi
KUSHTET E THATËSIRËS KAPËRCEHEN : ME DIJЕ, VENDIME TË SHPEJTA E PUNË TË PANDËRPRESË
Koha që po mban mbi vendin tonë ka krijuar një situatë tepër të veçantë dhe të ndërlikuar, sidomos në sektorin e bujqësisë. Thatësira është e pazakontë. Ndërkohë jemi në një moment kyç, bimët e mbjella duan ujë, por dhe ato që do të mbillen si misri, fasulja, duan hershmëri. Si po veprohet për të përba- Iluar këtë gjendje? Për këtë redaksia e gazetës “Zëri i popullit” dërgoi në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Institutin Hidrometeorologjik redaktorët tanë Avdul Dule e Selim Hoxha. Njëkohësisht u lidhëm në telefon edhe me korrespondentët tanë në rrethet Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe Lushnjë. Në Ministrinë e Bujqësisë takuam shokët: XHEVAT SHIMA: (drejtor i drejtorisë së shken- ncës). - Shoku Xhevat, nga shifrat duket se hezitohet të ujitet gruri, deri sa nga 150 mijë hektarë të mundshme janë ujitur deri tani rreth 15 mijë hektarë. Ka arsye teknike, pengesa organizative, apo koncepte frenuesе? - Nuk ka asnjë arsye teknike, as organizative. As si koncept s’duhet të jetë se tashmë përvojë kemi, situata të tilla edhe na janë krijuar. Vë ky janë fagebarhdë ata që «kanë çka, bobo, ç’thareshje po mban»; «mos vallë na bie ndonjë shi...». - Si duhet vepruar atëherë? - Kudo është dhënë alarmi. Detyra është që brenda një jave të ujitet i tërë gruri, duke shfrytëzuar tërë rezervat, edhe ujëmbledhësit, duke ujitur me rrjedhje të lirë, ditën e natën. Aktualisht gruri ndodhet në një fazë delikate zhvillimi, kur kërkesat për ujë ka maksimalе. Maksimale kërkohet të jetë edhe puna në këtë front. Nuk është e drejtë justifikimi «është thatësirë, na mbarohen rezervat ujore», kur vetëm me rrjedhje të lirë, nga lumenjtë që derdhen në det, mund të ishin ujitur rreth 100 mijë hektarë me grurë. Prandaj përfundimi i ujitjes brenda një jave është detyrë e ngutshme, e domosdoshme. Pretendimi na duhet uji për në vjeshtë, është i pa justifikueshëm përballë kësaj thatësire që është në loj si e verës. STEFAN QIRIAKO: (drejtor i drejtorisë së NB-ve) - Shoku Stefan. Me sa kemi vënë re, këtë e tregojnë edhe shifrat, ka një ngurim për të mbjellë në front misrin. Koha është e tillë që favorizon shumë hershmërinë. Ky ngurim mos lidhet me faktorët thatësirë? - Thatësira nuk do nënvleftësuar. Por as të lidhnim duart para saj. Në takime me kuadro, specialistë e punonjës të bujqësisë, në rrethe të ndryshme të vendit ku kemi shkuar; të gjithë këto ditë problemin e kemi shtruar kështu: të mbjellim pa asnjë hezitim dhe me ritme të larta për të siguruar mbarëvajtjen hershmërinë në misër e në bimët e tjera të pambjella. - Ç’përvojë ka? - Në këto kushte një shembull të mirë për rrethin e Shkodrës i cili ka mbjellë mbi 3 mijë hektarë me misër ose rreth 40 për qind të sipërfaqes. Ritme të tilla s’ka pse të mos arrihen në gjithë rrethet e zonës së ulët e bregdetare. Problemi shtrohet që të mbjellim herët, të sigurojmë mbirje të hershme e numur të plotë bimësh për hektar. Pa këtë edhe vetë hershmëria s’ka kuptim. Kërkohet që të punohet me ndjenjë të lartë përgjegjësie, me kontroll rigoroz e mobilizim të lartë, si në kushte të veçanta. SALI ÇELA: (specialist). - Shoku Sali, siç del krijohen tre fronte pune: për ujitjen e mbjelljeve të vjeshtës, për mbjelljet e hershme të pranverës dhe për ato që janë si «janë mbjellë». Kush merr përsipër më të madhe? - Çdo ekonomi deri edhe rrethe të veçantë kanë specifikat e tyre. Por aty ku pleksja është vërtetë e madhe e me gjithë dëshirën, s’i ujit do të gjitha. Një përparësi, një logjikë kërkohet: në radhë të parë të ujitet çdo ngastër e mbjellë këto ditë, me panxhar, ujit domate, jonxhe, me duhan. Mbollëm, po a u sigurua mbirja: Kush nuk e kthen sot kokën pas ka humbur davanë. - Ç’mendim keni për ujëmbledhësit? Në kushtet kur ata kanë pak rezerva ujore, a duhen përdorur për grurin e përpiç e të vazhduar mbjelljen? - Do të mendoja se s’do nxituar në këto raste, sidomos kur mundësitë për t’i rimbushur nuk i kemi. Uji nga to të përdoret si i thënë me pikatore, aty ku ka dëme, si bie fjala kemi mbjellë, por s’po sigurojmë mbirjet s’do hezituar. Një gjë do thënë: tërë kjo situatë nuk përballohet me urdhëra e rekomandime, por me angazhime konkrete, me përgjegjësi të lartë të çdo punonjësi, kuadri a specialisti. KORRESPONDENTËT E RRETHEVE NA NJOFTONË ME TELEFON: — KORÇA — — ELBASANI — — GJIROKASTRA →
— Një bisedë me drejtorin e Institutit të Hidrometeorologjisë, JAVER ÇOBANI.
KORRESPONDENTËT E RRETHEVE NA NJOFTOJNË ME TELEFON: — KORÇA —
Edhe gjatë këtyre ditëve të muajit mars, kushtet klimatike në territorin e vendit tonë po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Shoku Javer, cilët janë disa nga karakteristikat e klimës së kësaj periudhe? — Të dhënat tona tregojnë për shmangie të theksuara të sasisë së reshjeve dhe të temperaturave nga mesatarja shumëvjeçare, madje të paregjistruara ndonjëherë tek ne gjatë kësaj periudhe. Vërehen dy dukuri: mungesë e plotë reshjesh dhe temperatura mjaft të larta. Për rrjedhojë, po thuajse në të gjithë lumenjtë prurjet janë pakësuar në mënyrë të ndjeshme. Në të njëjtën kohë, për shkak të temperaturave të larta është rritur edhe avullimi. Mjafton të themi se gjatë këtyre ditëve temperatura në krahasim me disa javë më parë është rritur me mbi 5-6 gradë, temperatura këto që përkojnë me ato të muajit maj dhe qershor. Në disa rrethe janë regjistruar temperatura (Vijon në faqen 2)
— ELBASANI —
Në bisedë me kryeagronomin e seksionit të bujqësisë së rrethit të Korçës, Gëzim Kuqo u informua: Prej fillimit të vitit kanë rënë vetëm 23.3 mm reshje, ose rreth 4 herë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Thatësira si dhe temperaturat e larta kanë krijuar shqetësime të veçanërisht në grurë, në foragjeret e dyta (Vijon në faqen 2)
— GJIROKASTRA —
Pasojat e thatësirës duken që tani: në tokat e lehta gruri ka rritje të tepër të ngadalta, e filloi të verdhët, një pjesë e jonxhave të mbjella nuk po mbin ende. Bari i kullotave është i pakët si në rralle vite. Janë në duar mbjelljet e pranverës: misri, duhani e perimet, të cilat nuk bëhen dot pa ujë, edhe ato. Është dita e tretë që po (Vijon në faqen 2)
Në 45-vjetorin e ndërmarrjes së shpërndarjes së karburanteve
45 vjet më parë në Tiranë u krijua ndërmarrja e shpërndarjes së Karburanteve.
Me rastin e këtij përvjetori, dje paradite, në një nga mjediset e kësaj ndërmarrjeje u organizua një mbledhje jubilare, në të cilën merrnin pjesë punonjës e kuadro të degëve të shpërndarjes së karburanteve nga rrethet e vendit, veteranë, të rinj dhe të reja etj. Në fjalën e rastit e përshëndeti shoku Benik Bekteshi, dhe shokë të tjerë. Në emër të Ministrisë së Tregtisë së Brendshme, Minierave dhe Energjetikës dhe të Ministrisë së Tregtisë së Brendshme, pjesëmarrësit i përshëndeti dhe u uroi sukses për plotësimin e detyrave të caktuara nga Partia, ministri i Tregtisë së Brendshme, Osman Murati. Për rrugën 45-vjeçare të ndërmarrjes së shpërndarjes së karburanteve foli drejtori i saj, Viron Canë. Veteranë të kësaj ndërmarrjeje treguan kujtimet e tyre. Një grup punonjësish dhe disa degëve të dalluara iu dhanë stimuj moralë. Nga mbledhja iu dërgua një telegram Sekretarit të Partisë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia. (Sipas ATSH-së)
Shoku Ramiz Alia i dërgon telegram urimi presidentit të Pakistanit
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi një telegram urimi presidentit të Republikës Islamike të Pakistanit Chulam Ishaq Khan: «Me rastin e festës kombëtare të Pakistanit, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, Ju dërgoj Juve, Zoti President, përshëndetjet e ngrohta dhe po kështu urimet më të mira për lumturinë e tij dhe begatinë e vendit. Uroj që marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë e Pakistanit, të zhvillohen e konkretizohen më tej në të ardhmen.» (ATSH)
Drejtori i përgjithshëm i gazetës algjeriane «El-Muxhahid» po viziton vendin tonë
Me ftesë të Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, po bën një vizitë në vendin tonë Nuredin Nait Mazi, drejtor i përgjithshëm i gazetës algjeriane «El-Muxhahid». Gjatë këtyre ditëve miku algjerian ka vizituar qytetet Tiranë, Krujë, Berat, Vlorë, Fier, Lezhë dhe Shkodër. Ai është njohur me institucionet të ndryshme historike e social-kulturore. Gjithashtu ai ka vizituar Kombinatin e Tekstileve në Berat, fabrikën e letrës në Lezhë dhe kooperativën bujqësore të Bushatit në Shkodër. Gjatë këtyre vizitave dhe në takimet me nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, studentë dhe kuadro ai është njohur me punën dhe jetën e popullit tonë. Miku algjerian u prit nga kryetari i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe kryeredaktori i «Zërit të Popullit», Marash Hajati dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Me rastin e vizitës së drejtorit të përgjithshëm të «El-Muxhahid»-it, ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Demokratike dhe Popullore të Algjerisë në Shqipëri, Mohamed Lenkami shtroi një darkë ku merrnin pjesë drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, profesor Sofokli Lazri, kryetari i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, Marash Hajati dhe kryetari i Jashtme, Jorgo Melica. (ATSH)
Ka ditë që në kooperativën bujqësore të Vaqarrit në rrethin e Tiranës ka filluar ujitja e grurit. (Foto: P. Omeri - ATSH)
NË KËTË NUMËR
● Plenumi i 9-të hap rrugëtime në tiparet e revolucionarizimit dhe demokratizimit. (f. 1). ● Situatë tepër e veçantë në bujqësi. (f. 1). ● Bankës i duhet efektivisht një përgjegjësi relative më e madhe. (f. 2). ● Përmasat e dramës kosovare (f. 4).