Mbjellja e misrit nuk pret...
— (Sipas bisedës me specialistin AHMET OSJA). —
Vite me radhë janë marrë të dhëna qofte nga eksperimentet e ngritura, qoftë nga prodhimi i gjerë, që për kushtet e vendit tonë në ultësirën bregdetare, nga Shkodra deri në Sarandë, duke përfshirë edhe luginat e lumenjve, si ajo e Vjosës deri në Këlcyrë, e Shkumbinit deri në Librazhd, e Matit deri në Klos, sigurohen kufijtë e nevojshëm të temperaturave për mbirjen normale të misrit që në ditët e para të 10-ditëshit të dytë të muajit mars. Përsa i përket zonave paramalore dhe ato malore, këto kufij zgjaten më tej, por gjithësesi janë kushtet që mbjellja e misrit në vendin tonë të përfundojë për zonën e ulët deri më 15 prill, për zonën paramalore deri më 20 prill dhe atë malore deri më 25 prill. Vetëm kështu arrihet që mbirjet të sigurohen brenda prillit. Në këtë mënyrë përputhet mirë faza më e rëndësishme e zhvillimit të bimës së misrit në kushtet ekologjike. Nga të dhënat e viteve të fundit del se mbjelljet nga 15-31 mars kanë dhënë mesatarisht 54 kv për ha, ato nga 1-15 prill rreth 56 kv për ha, ato 16-30 prill - 42 kv për ha dhe në 10-ditëshin e parë të majit jo më shumë se 37 kv për ha. Ekonomitë bujqësore si kooperativat e Dajçit, Bushatit, Barbullushit dhe NB e Bushatit në rrethin e Shkodrës, NB e Balldrenit në rrethin e Lezhës, të cilat vitin e kaluar arrinë të mbjellin brenda prillit, kanë marrë 80-90 kv për ha në të gjithë sipërfaqen. Këtë vit këto ekonomi misër. Tani synohet që baza materiale të jetë e siguruar e të vihet në shfrytëzim të mbjelljes, me qëllim që të mos pengohen grafikët e mbjelljes. Me këtë motiv kanë punuar rrethi i Shkodrës, që deri tani ka mbjellë mbi 3 mijë ha me misër si dhe rrethet e Vlorës dhe të Krujës, të cilët kanë ecur mjaft mirë me mbjelljet, por nuk janë duke punu- (Vijon në faqen 2)
... mbjelljen intensiteti i fushatës shfaqet tek mbjellja e misrit, Ar- [?] faqen 2)
Në të dy frontet: ujitje dhe mbjellje
Vendosin: masat konkrete
Kush nxori mësime nga thatësira e vitit të kaluar në këtë periudhë, edhe gjetjen e rezervave ujore e ka relativisht më mirë në krahasim me të tjerët. Kështu në rrethin e Tiranës deri tani ujëmbledhësit janë mbushur në 66 për qind të aftësisë së tyre ose 5 milionë m3 ujë më shumë se vjet. Nuk janë pak për situatën e krijuar aktualisht për ujitjen e bimëve. Çdo metër kub ujë i humbur sot është grurë, perime apo foragjere më pak nesër. Me këtë vlerësim po ndiqet këto ditë në ekonomitë bujqësore të këtij rrethi ujitja e bimëve bujqësore. Shqetësimi është njëra anë. Masat konkrete për të përballuar gjendjen është ana tjetër. Prandaj edhe shokët e Komitetit të Partisë si dhe ata të Komitetit ekzekutiv të rajonit nr. 4 kanë zbritur poshtë në bazë për të ndihmuar dhe kontrolluar për organizimin e punëve, veçanërisht për ujitjen. Dhe llogaritë kudo po bëhen mirë. Kush do të ujitet më parë, cili ujë do shfrytëzuar, ai me rezervuar, me elektropompa, apo me rrjedhje të lirë. Drejtori i ndërmarrjes së ujrave Agim Shtèpani na thotë se për të gjithë është e qartë dhe këtu po synojmë që në radhë të parë të shfrytëzojmë burimet ujore me rrjedhje të lirë. Të gjithë kanalet kryesore që marrin ujë nga këto burime si ai i Arbanës, i Lanës, i Brarit etj., janë vënë në funksionim me aftësi të plotë. P.sh. dje, me 2100 litra në sekondë që është prurja e tyre u ujitën rreth 200 hektarë. Të njëjtën gjë na shpjegon edhe përgjegjësi i seksionit të bujqësisë Vladimir Hysi: po shfrytëzojmë me aftësi të plotë burimet me rrjedhje të lirë.
- Po nga rezervuarët po përdorni ujë?
- Nga ata që janë mbushur deri 40 për qind të aftësisë së tyre ujëmbajtëse dhe nuk kanë burime furnizimi s’kemi filluar. Ata do të hapen vetëm kur të rrezikohet mbirja e bimëve, në raste tepër të veçanta.
- Keni rreth 94 stacione pompimi, dhe siç mësuam mbi 80 të tyre i keni në gadishmëri. Sa sipërfaqe është ujitur me to?
- Me elektropompa llogaritë du-
(Vijon në faqen 2)
Në Mat Filloi ujitja e Luginës Shqetësimi për ujitjen e grurit është i pranishëm në çdo ekonomi. Një shqetësim që po shoqërohet jo me shumë mbledhje e takime, po me masa praktike. Shembullin më të mirë po e jep vetë ndërmarrja e ujërave. Gatishmëria e elektropompave është si në pikun e verës. Madje 16 prej tyre, sidomos në Luginën e Matit, ku rrezatimi diellor është më i lartë, filluan të vihen në punë. Një punë e mirë u bë dhe me kanalin e Klosit. Shembja që ndodhi para një jave, u rregullua brenda ditës. Tani 70 forca pune kjo ndërmarrje i ka shpërndarë në pastrimin e plotë të rrjetit ujitës. Mirëpo, si thotë drejtori i kësaj ndërmarrjeje, kaq forca nuk mjaftojnë, ndërsa ekonomitë bujqësore të Shoqazit e të Kurdarisë, nuk po i përgjigjen kërkesës për të kaluar disa forca pune në këtë front. Fakti që drejtuesit e këtyre ekonomive janë të angazhuar me detyra jashtë kooperativës, nuk do të thotë që nuk duhet t’i përgjigjen me kërkesat e mëparshme. Në Shoshaj të Latës, në Klos, së fundi janë përfshirë me punë edhe 20 vetë nga kjo ndërmarrje. (Vijon në faqen 2)
Pengon mendimi «të presim kushte më të përshtatshme»
U ndodhëm në Armen. Prapambetjen në mbjelljen e misrit e të bimëve të tjera, kryeagronomi Flamur Xhiraj, e përligjte me mungesën e gatishmërisë së mjeteve.
Madje një traktor, siç thoshte ai, vetëm pas një jave nga riparimi i përgjithshëm, mbeti në arë. Dhe më pas, kjo ekonomi me më shumë se 120 ha të caktuar për cakuar për misër, sapo ka nisur nga mbjellja e kësaj bime. Po ritmet e ngadalta të deritanishme në mbjelljet e pranverës kanë të bëjnë më shumë me dobësitë dhe parapërgatitjen e vetë ekonomive. Më shumë pengojnë, për këtë qëllim, konceptet «ka kohë, të presim për kushte më të përshtatshme» etj. Vetëm 18 për [?]
Në Vlorë qind e sipërfaqes së caktuar është mbjellë me misër në gjithë rrethin, kur detyra është gjashtë muajt mars të bijllen 35 për qind e saj. Në shumicën e ekonomive sa ka nisur mbjellja, kurse në disa si në Tre Vëllezërit, në Mekat, në ato Po nga 774 ha janë mbjellë afro 70. Pak është mbjellë, po thuaj në të gjitha ekonomitë, ku është përqëndruar kjo bimë. Ndërsa fasule është mbjellë vetëm në dy ekonomi, në Poros sido- të Lumit të Vlorës etj. s’kanë nisur ende. (Vijon në faqen 2)
mos, ku janë afro 300 ha s’ka nisur mbjellja fare, kur afati i përfundimit është caktuar 10 prilli. Janë dhe 576 ha të tjera, që duhet të mbjellin brigadat për nevojat e veta, por që në asnjë prej tyre s’është filluar ende nga puna. Kushtet e motit të tanishëm diktojnë punë intensive, për të tejkaluar detyrat e çdo di- dite, për të përshpejtuar afatet, jo pritmëri. Kur ka kohë, mos prit kohë, thotë populli. Në seksionin e bujqësisë ka një farë vetëkënaqësie për gjendjen, kur situata e kërkon të kundërtën, mobilizim të jashtëzakonshëm për këtë aksion të madh, me detyra shumë vendimtare. VANGJEL STEFA
Në Vlorë
Në Mat
Filloi ujitja e Luginës
Shqetësimi për ujitjen e grurit është i pranishëm në çdo ekonomi.
Në pallatin e kulturës «Jordan Misja» të qytetit të Pukës, çdo ditë ka gjallëri. Amatorët punëtorë zhvillojnë veprimtari të larmishme e të bukura, të cilat ndiqen me interes nga banorët e sidomos nga rinia. Natyrës së bukur e piktoreske të Pukës i shtohen edhe tingujt e bukur të këngëve e melodive, ritmi i valleve, duke krijuar një atmosferë optimiste. Dallohet grupi i valleve i ansamblit artistik «Puka».
(Fotot: R. Zeneli - Artist i merituar)
Në pallatin e kulturës «Jordan Misja» të qytetit të Pukës, çdo ditë ka gjallëri. Amatorët punëtorë zhvillojnë veprimtari të larmishme e të bukura, të cilat ndiqen me interes nga banorët e sidomos nga rinia. Natyrës së bukur e piktoreske të Pukës i shtohen edhe tingujt e bukur të këngëve e melodive, ritmi i valleve, duke krijuar një atmosferë optimiste. Dallohet grupi i valleve i ansamblit artistik «Puka». (Fotot: R. Zeneli - Artist i merituar)
Blegtorët tepelenas në ballë të detyrave
Barinjtë e duan kohën e ngrohtë po kur në të mungojnë reshjet e domosdoshme kjo u krijon shqetësime.
Siç është sivjet. Blegtorët tepelenas kësaj kapricoje të motit po i përgjigjen me këmbëngulje të përditshme. Biseduam me specialistin e blegtorisë në ekonominë e Dukajt Kosta Veneta. Thatzësira na ka vënë në vështirësi po na ka shtuar dhe kujdesin, na thotë ai. Si po e përballojmë? Me lëvizje tufash në kuota më të larta, me kullotjen racionale, krerë. Më e mira në rreth. Kështu po punohet këto ditë në të gjitha ekonomitë e tjera. Është fryt i kësaj pune realizimi i planit të prodhimit të qumështit për periudhën janar - 23 mars. Në 6 ekonomitë si Turani, Damësi, Salaria Golemaj, Maricaj e Matalloz i kanë filluar prodhimin për muajin prill. Në të 24 ekonomitë e rrethit çdo ditë tejkalohet grafiku ditor duke dhënë mbi 60 kv qumësht mbi planin. Deri tani prodhimi i qumështit nga tufat e pë- tufëzat, në të cilat tejkalohet grafik uditor me 40 kv. Nga tufëzat deri tani plani i 3-mujorit është tejkaluar me 140 kv. Ky prodhim po bën që në treg të ketë furnizim të kënaqshëm me produktet blegtorale ku vetëm qumështi i freskët gjatë këtij 3 mujori pritet të konsumohet mbi 100 kv më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. SEJEMN GJOKOLI
... me specialistin e blegtorisë në ekonominë e Duka Kostave- [?]. Thathësira tufash në kuota më të larta, me kullotjen racionale, me ndarje përgjegjësie. Për ngjenjat po përdorim nga pak jonxhishtet sa për të siguruar vijueshmërinë e të ushqyerit me njomishte. I kemi mirë mbi 10 kg. Po dhe një gjë tjetër. Pranvera e shpejtë shpejtoi dhe çeljen e gjethes ndaj kemi filluar rreth 20 ditë më shpejt mjeljen e dhive. Po mbi çdo gjë mbetet puna e barinjve e cila është plot merak. Kosta na flet për Skënder Kordhën në tufën e deleve që merr mbi 50 gram në ditë dhe deri tani ka arritur 21 kg qumësht për [?]
Sa ujë kanë ujëmbledhësit
Për këtë u interesuam dhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe inxhinieri hidroteknik Hektor Zverku na informoi:
Deri sot në shkallë vendi na tërhe grumbulluar 56 për qind e sisë të planifikuar, ose 258 milion metra kub ujë më pak. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve. Më shqetësuese është gjendja në rrethin e Korçës, ku është grumbulluar 20 për qind e sasisë, në rrethin e Durrësit 31 për qind, të Tepelenës 47 për qind etj. Ndërsa më mirë paraqiten ujëmbledhësit në rrethin e Gjirokastrës, të Kukësit, Pukës, Mirditës etj., që janë mbushur në 80 për qind të aftësisë së tyre. Kjo sasi në këto rrethe edhe sasia e reshjeve ka qenë më e madhe.
Situata e tanishme në bujqësi dikton jo vetëm nevojën e ujitjes të bimëve të mbjella, por edhe të ngastrave, në mbjellje dhe ato që do të mbillen. Është e nevojshme të theksojmë se duhet të përdoren me nikoqirllëk të gjitha burimet me rrjedhje të lirë. Të përdorim sa më pak ujin e rezervuarëve por edhe atë me anë të stacioneve të pompimit.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Në Krujë
Ritmikë dhe ecuri e mbarë
Kjo thatësirë që po mban, ndërsa për shumë anë konsiderohet e pafavorshme, për shpejtimin e ritmeve të mbjelljes është pozitive.
Doemos pa njëfletësuar cilësinë, pa ulur as ritmet e ujitjes së grurit e të mbjellave të tjera, vëmendja është përqëndruar në hershmërinë e mbjelljes.
Njihemi me tre fakte të kësaj tabloje. I pari: janë pluguar 7 mijë ha, ose 65 për qind e detyrës. Të parët radhiten traktoristët e NB-së së Mamurrasit që kanë pluguar 69 për qind të sipërfaqes, bashkë me ata të kooperativës së Borizanës, Bilajt dhe KTL të Laçit. Por gatishmëria e mjeteve nuk arrihet kudo.
Fakti i dytë: mbjelljet e bimëve të pranverës kanë ecuri më të mirë. Tani intensiteti i fushatës shfaqet tek mbjellja e misrit, Ar- [?] janë të njohura. Koha dikton ritmike të lartë. Objektivi i gjithë punonjësve të këtij sektori është që më 20 prill të përfundojë mbjellja. Kushtet optimale madje e kë-
(Vijon në faqen 2)
PRITJE NGA AMBASADA E REPUBLIKËS GREKE
Me rastin e festës kombëtare të Greqisë, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Greke në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Spyridon Dokianos dha mbrëmë një pritje në hotel «Dajti».
Në pritje merrnin pjesë [?] ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Tiranës, Llambl Gegprifti, drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sofokli Lazri, deputetë të Kuvendit Popullor, punonjës të shkencës, të kulturës, të artit, të shtypit dhe të ftuar të tjerë.
Ndoqeshin gjithashtu titullarë dhe funksionarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.
(ATSH)
Nxitin e zhvillojnë më tej talentet e reja
Organizatat e rinisë të shkollave të mesme në rrethin e Sarandës, shumë nxënës të të cilave janë shpallur disa herë fitues të olimpiadave lokale e kombëtare, me veprimtaritë e tyre të shumta edukative e tematike, punojnë vazhdimisht për të nxitur e inkurajuar më tej talentet e reja.
Përveç të mirë organizata e rinisë në shkollën e mesme të përgjithshme «Hasan Tahsini» në Sarandë, e cila ndjek me përpërësi punën për zbulimin e talenteve të reja në disa fusha si, në letërsi, shkencat e zbatuara, sport etj. Këtu, për shumicën e lëndëve janë ngritur e funksionojnë rregullisht rrethet jashtëshkollore ku dallohen ato të matematikës, fizikës, kimisë etj. Organizimi i olimpiadave midis klasave për këto e lëndë të tjera, rezultatet e mira të nxënësve të saj edhe në shkollën e lartë, shtimi në numër i nxënësve të pasionuar pas lëndëve të veçanta etj., janë rrjedhim edhe i punës të organizatës së rinisë të kësaj shkolle për të zbuluar e nxitur talentet e reja. Të frytshme janë përpjekjet e vetë nxënësve për të punuar me objektiva të qarta e për zgjedhje më të thelluara në fushat e disiplinat ku kanë më tepër prirje. Organizata e rinisë duke tërhequr edhe mendimin e anëtarëve e duke forcuar bashkëpunimin me vetë mësuesit ka përdorur forma të larmishme pune si, konkurse, pasdite tematike, studim e ndjekim tema morale e materiale, ballafaqimet për përgjithësimin e përvojës së më të mirëve etj. Shtytje i dhanë kësaj pune edhe veprimtaritë që u zhvilluan gjatë muajit të shkencës për rininë.
(Sipas ATSH-së)
REHABILITUESIT E PRETORIAS
NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Namibisë, shefat e diplomacisë sovjetike e amerikane, shkruan në Pretoria.
Këto ishin vizitat e para që bëheshin në nivele të ministrave të Jashtëm të Moskës e Uashingtonit në Afrikën e Jugut pas një periudhe relativisht të gjatë. Qëllimi kryesor i vizitës së ministrit të Jashtëm sovjetik, Shevarnaxe, thekson Radio - Moska, ishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis BS dhe Afrikës së Jugut. Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Bejker vlerësoi «proceset demokratike» që kanë filluar në Pretoria etj., varianti që përdori edhe Moska për të justifikuar vendosjen e marrëdhënieve të veta diplomatike.
Të flasësh për «procese demokratike» në Afrikën e Jugut, kur shtypja dhe dhuna raciste nuk kanë marrë fund, do të thotë që të mbështetësh këtë dhunë. Nuk duhet nisur nga disa fakte, që janë në shërbim të proceseve demokratike, merita e të cilave nuk është aspak e Pretoria-s, për rehabilituar një regjim të diskridituar antipopor. Lirimi i Mandelës, për shembull, ishte i sforcuar nga Pretoria. Ai u bë mbas 27 vjet burgimi dhe në kushtet kur Afrika e Jugut ishte në gjendje të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar, që e dënonte atë për shkak të përdorimit të dhunës raciste kundër popullsisë azaniane, viktimë e së cilës ishte edhe Mandela. Po kështu edhe lirimi i Namibisë. Ai nuk u bë për shkak të dëshirës së mirë të pushtuesve jugafrikanë. Çlirimi i Namibisë erdhi si rezultat i luftës së popullit namibian dhe angazhimit ndërkombëtar për të dënuar këtë vend për periudhën 74-vjeçare të kolonializmit afrikanjugor. Siç shihet, fakte të tilla, që përdoren si argumente për procese demokratizimi në Afrikën e Jugut, nuk flasin aspak për to deri tani. Rehabilitimi i Pretorias, nga superfuqitë bëhet në radhë të parë, duke u nisur nga interesat e tyre politike, pa marrë parasysh ato të popullit azanian e të popujve të tjerë fqinjë. E kjo ndodh në një kohë kur masat popullore në këtë vend demonstrojnë e luftojnë kundër racizmit e aparteidit, kur opinioni evropian e botëror kërkon të mos hiqen sanksionet politike e ekonomike kundër Pretorias, e kur sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, De Kuelar, bën thirrje që t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme e të lirohen të gjithë të burgosurit politikë azanianë në Afrikën e Jugut.
SOKOL GJOKA