Përsa i përket drejtimit nuk mund të kuptohet pa forcuar kontrollin në gjithë piramidën e organeve shtetërore dhe ekonomike.
Prandaj Partia është kujdesur që ai të forcohet e revolucionarizohet pandërprerë. Duke e analizuar këtë çështje Byroja Politike e KQ të Partisë, në mbledhjen e saj këto ditë, shtroi detyra me rëndësi për forcimin e kontrollit në të tëra hallkat e format e tij.
Këtë kërkesë Partia nuk e shtron për herë të parë, pra vazhdimisht. Në zbatim të orientimeve, direktivave e porosive të saj herë pas here janë marrë masa, janë bërë përësosje e riorganizime në hallkat ekzistuese dhe janë krijuar organizma të rinj të kontrollit deri te Komisioni i Kontrollit të Shtetit. Megjithatë, siç u vu në dukje në këtë analizë, ndryshimet në forcen dhe frytshmërinë e këtyre organizmave e të vet kontrollit nuk janë ato që kërkohen.
Duke vlerësuar kontrollin si një nga pikat e dobëta të drejtimit, Partia kërkon që në të gjitha format e tij të bëhen përmirësime të dukshme. Në këtë fushë ka mjaft për të ndrequr, se megjithëse me kontrollin merren një numër jo i vogël organizmash e aparatesh e për të paguhet një «ushtri» e tërë njerëzish që nga ndërmarrjet, rrethet e dikasteret, arritjet e tyre në mbarëvajtjen e punëve e në zbatimin e detyrave e të vendimeve, në administrimin e ekonomisë lënë mjaft për të dëshiruar. Dëmtimet, shpërdorimet, keqtrajtimet e përvetësimet e prodhimit e të pronës në mjaft sektorë të ekonomisë, si në bujqësi, në industri, në ushqimore, në tregti e transport janë të mëdha e krejt të papëlqyeshme. Qëndrime të dëmshme në gjithë jetën e punës e të ekonomisë, kur njerëzit tanë (në pjesën më të madhe) kanë bërë gabime e kanë prishur ndërgjegjen? Bilanci më i mirë është puna parandaluese e jo kapja e regjistrimi i fakteve e dukurive të huaja, të dëmshme.
E rëndësishme dhe e domosdoshme është të kuptohet e zbatohet në praktikë se me funksionin kontrolli janë të ngarkuar të gjithë punonjësit e të gjitha aparatet. Pra, jo vetëm organet e specializuara të kontrollit. Çdo kuadër e specialist, që nga brigada e reparti e deri në dikaster, çdo hallkë drejtuese e ka për detyrë të zbatojë e të kontrollojë njëkohësisht në linjën e vet. Me kontroll nuk duhet kuptuar, siç ndodh me shumë drejtues, vetëm kontroll revizioni financiar. Ai është i frytshëm kur bëhet kompleks, pra edhe teknik, teknologjik, organizativ etj. Në këtë vështrim me kontroll duhet të merren edhe përgjegjësi e repartit, inxhinieri e teknologu, planovik e financiar, agronomi e zootekniku. Mangësitë që vërehen, qëndrimet liberale, indiferentizmi e zbehja e kontrollit duhen parë edhe në mekanizmin e përcaktimit të përgjegjësisë. Sanksionet e gjobat rëndojnë vetëm për personat që përgjigjen materialisht; shitësin e magazinierin, brigadierin; ndërsa ai që s’bën mirë inventarin apo kontrollin, drejtori që s’merr masa për depot apo për të rrethuar mjediset e ndërmarrjes, planoviku e financiar që s’vendosin dokumentacionin, s’vihen para përgjegjësisë së ligjit. Përse? Në këtë vështrim diçka do ndrequr.
Në mbledhjen e Byrosë Politike u theksua edhe një herë se në sistemin e kontrollit bazë është kontrolli i brendshëm. Ai është më masiv, më afër punëve dhe njerëzve. Megjithatë roli i këtij kontrolli e administruar pronën e prodhimin, për të zbatuar normativat e kursyer materialet, për t’u prerë rrugën e dëmtimeve e shpërdorimeve e për të rritur cilësinë, e cila është e dobët në shumë prodhime. Atyre u takon të kërkojnë nga cilido zbatimin pa lëshime të rregullave e disiplinës financiare, teknike e teknologjike.
Krahas kontrollit të brendshëm, më i ndjeshëm e më i drejtpërdrejtë duhet të jetë ndaj bazës edhe kontrolli i organeve të tjera të kontrollit. Pesha e tij të ndjehet në reparte, sektorë, ndërmarrje e kooperativa. Mendësia «janë ndërmarrje të rretheve, ne kemi ndërmarrje që mbulojmë» s’ka përse të shmangë e t’i lërë dikasteret jashtë detyrimit e përgjegjësisë për të ushtruar kontroll e ndihmë në këto ekonomi.
Pika më kryesore në sistemin e kontrollit, por edhe pika më e dobët, - tërheq vëmendjen shoku Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike, - është kontrolli me anën e lekut. Këtu ka diçka që nuk shkon e që do parë veçanërisht në marrëdhëniet midis financës e bankës. Është detyrë e tyre në radhë të parë që t’i studiojnë e përcaktojnë mirë detyrat që kanë. Në kontrollin me anë të lekut, kontrolli më i rëndësishëm është kontrolli i bankës. Ai është më operativ, më dinamik e më parandalues. Këto përparësi nuk shfaqen vetvetiu, pa e konceptuar e vënë më mirë rolin e bankës në funksion të detyrave që përcaktohen në vendimin e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë.
Me gjithë masat e marra edhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit si maja e piramidës së kontrollit të specializuar, duhet ta gjejë më mirë vendin e vet. Kjo lidhet si me
meve, mjaft sektorë të ekonomisë, si në bujqësi, në industrinë të papërfillshme. Qëndrimeve të dëmshme që vërehen në këtë fushë kontrolli duhet t’u vënë fre.
Puna e Partisë duhet të sigurojë një konceptim më të drejtë të rolit e funksioneve të kontrollit shtetëror. Kjo kërkohet për të tëra hallkat që formojnë sistemin e kontrollit. Secila prej tyre duhet të gjejë më mirë e plotësisht vendin, rolin e përgjegjësinë e vet në këtë sistem. Thelbësore në metodën e punës të kontrollorëve të çdo hallke e organi kontrolli është që të rritet forca parandaluese e tyre. Nëpër raporte e analiza të seksioneve të kontrollit në rrethe apo drejtoritë përkatëse të dikastereve, të organeve të tjera të specializuara të kontrollit apo aparateve degën raporte të tilla, si: «zbuluam kaq raste deficitesh a përvetësimesh», «vërtetëm qindra e mijëra lekë të dëmtuar a të shpërdoruar». Këto raporte me eufori si bilance të punës së mirë! Po kujt i duhen raste të shifrat, kur dëmet i janë shka- roli i këtij kontrolli është ende i zbehtë. Fuqia e tij nuk po ndihet me peshën që ka. Dhe kjo jo vetëm se, siç u tha, ai konceptohet ngushtë si kontroll revizorësh, por dhe se çalojnë masat teknike e organizative që e mbështetin. Është folur shumë për dokumentacionin, por ende vazhdojnë zvarrjet e moskryerjet. Në mjaft ndërmarrje mungojnë mjetet matëse e të kontrollit. Këtyre mangësive u duhet dhënë fund. Roli e përgjegjësia e personelit inxhiniero - teknik për këto çështje duhet të jenë më të mëdha e më direkte.
Vendimi i Plenumit të 9-të të KQ të Partisë e bën edhe më të domosdoshme forcimin e kontrollit të brendshëm. Ai është një shprehje konkrete e zbatimit të vijës së masave, një kërkesë e drejtimit më të mirë më vete. Më shumë se kurrë kërkohet tani punëtorët e kooperativistët, ndërmarrjet e kooperativat të interesuara për të ruajtur interesin e përbashkët midis dhe interesit personal. Në ndërmarrjet e ekonomisë dhe me konceptimin më të drejtë të anës funksionale dhe të metodës së punës. Atij i takon të bëjë objekt të kontrollit të vet çështjet e mëdha të zbatimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave duke u shkëputur nga gjerat e vogla dhe nga ato kontrolle që marrin formën e analizave. Ai duhet të jetë i prerë në përfundimet e veta: jo ose po, mirë ose keq, kjo çalon e kështu do ndrequr. Por të jesh i prerë nuk do të thotë të mbivlerësohen masat administrative, duke lënë disi mënjanë faktorët e të tjerë ideopolitikë, levat e mekanizmat ekonomikë. Roli i Komisionit të Kontrollit duhet të ndjehet më tepër edhe në ndihmën dhe ndikimin e tij ndaj tërë organeve të tjera të kontrollit.
Zbatimi i detyrave dhe orientimeve që shtrohen nga Partia për forcimin e mëtejshëm të kontrollit shtetëror, ashtu si dhe të kontrollit punëtor do të bëjë ato një armë e më me të fuqishme për t’i çuar kudo punët përpara.
Si po përballohet situata e veçantë në bujqësi
Panoramë pune nga Fieri
Kushtet e motit me thatësirë të zgjatur, edhe në rrethin e Fierit kanë krijuar vështirësi serioze për ujitjen e bimëve, qofshin të porsambjella, qoftë për grurin apo perimet.
Nga ana tjetër, kërkesat e ekonomive bujqësore për ujë rriten. Vetëm për periudhën 20-25 mars kërkohet ujë për 4300 ha bimë të mbjella, nga këto 2900 ha grurë, 200 ha perime dhe 1200 ha për bimë të tjera.
- Të ndodhur përpara këtyre kushteve, - thotë Përparim Shehu, specialist në drejtorinë e ujërave të rrethit, - uita ka filluar në muaj më shpejt se viti i kaluar. Përveç harxhimeve që janë bërë, tani në të gjithë rrethin janë gjenje me ujëmbledhës 28 milionë e 200 mijë metra kub ujë, nga të cilët 21 milionë e 500 mijë metra kub ndodhen vetëm në ujëmbledhësin e Kurjanit. Në të gjithë ujëmbledhësit e tjerë të Mallakastrës është siguruar vetëm 40 për qind e aftësive të planifikuara të ujit.
Për të njohur gjendjen dhe për t’ju kundërvënë thatësirës me masa të menjëhershme, Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit ka hedhur në veprimtari grupet e kontrollit dhe specialistë në çdo ekonomi bujqësore. Problemi shtrohet qartë: kushtet e krijuara dhe aftësitë ujitëse diktojnë të punohet me moton «të ujitim me cilësi dhe të kursejmë çdo pikë ujë». Me këtë kërkesë përfundon në një kohë të shpejtë ujitja e jonxhës dhe e panxharit të porsambjellë. Ndërsa po vazhdon ky proces në foragjeret e tjera. Veç nuk po ndodh kështu në sipërfaqet e mbjella me patate, prodhimi i së cilës është kryesisht për eksport. Deri tani është ujitur vetëm 50 për qind e kësaj sipërfaqeje. Është e papërligjur vonesa në Frakull, Zharëz, Cakran e në ndonjë ekonomi tjetër.
Është koha që ngremë edhe një problem. Ai lidhet me pastrimin e kanaleve ujitëse, sepse në kohën që po flasim për punë intensive në ujitje, disa ekonomi, si Pojani, Semani etj., janë të pambetura në gatishmërinë e rrjetit ujitës.
Durrësi përshpejton
Duke parë gjendjen del nevoja se mjaft bimë të mbjella, në mënyrë të veçantë gruri, kanë nevojë për ujë për të siguruar një rritje të shëndetshme të tij dhe për të marrë prodhimin e planifikuar.
Çdo ditë e humbur tani rrezikon mjaft prodhimin e ardhshëm. Për këtë në ekonomitë bujqësore janë marrë dhe po merren të gjitha masat për të shfrytëzuar të gjitha bimët e ujit. Mirë e ka organizuar punën kooperativa bujqësore Rrogozhinës, e cila deri tani ka ujitur rreth 120 ha me grurë dhe afro 140 ha me foragjere. Edhe në Lekaj, në Qerret e Synej ujitja po vazhdon me ritme të mira. Mirëpo në Jubë - Sukth ajo s’ka filluar fare, në Gjeplaj gjithashtu. Në Rrashbull janë bërë apo s’janë bërë 15 ha të ujitura. A duhet të presim porosira të tjera se ç’mund të bëjmë p.sh., me ujëmbledhësit që kemi? Është e ditur se tani edhe në Durrës këta ujëmbledhës nuk janë mbushur plotësisht. Janë mbushur deri 32.6 për qind. Ndërkaq stacionet e pompimit po i furnizojnë në kuotat e planifikuara. Megjithatë a nuk është koha tani që një pjesë të ujëmbledhësve, aty ku është e nevojshme, të hapen dhe të ujitin ato sipërfaqe të grurit apo të foragjereve që e kanë shumë të domosdoshëm ujën? Ne mendojmë se po, sepse më shumë se tani, kur duhet ky ujë për grurin? Natyrisht, atë do ta përdorim me kur- kursim, nuk do ta shpërdorojmë, nuk duhet të lejojmë që të shkojë kot; madje do ta ruajmë për muajt e ardhshëm, por një pjesë të tij pa tjetër duhet të përdoret tani, në kushtet e krijuara. Po të qëndrojmë me mendimin se «uji na duhet për më vonë», është e kuptueshme që gruri nuk do të na japë atë që duhet. SOTIRAQ GJORDENI
Pa harruar mekanikën
Të 370 ha e parë me misër janë mbjellë vetëm këto ditë të fundit të marsit.
Nga 4900 ha që ka plan rrethi i Elbasanit, 4100 prej tyre do të mbillen me makina mbjellëse. Cila është gatishmëria e tyre? Që para dy javësh në SMT dhe NB-të e rrethit përfundoi riparimi dhe shpërndarja e tyre nëpër ekonomitë bujqësore. Kjo bën të mundur që këtë vit të rritet ndjeshëm sipërfaqja e misrit që do të mbillet me makina. Përfitimi është i dyfishtë, shpejtësisë dhe cilësi në mbjellje. Në Elbasan vetëm tri makina të prodhimit të fundit kërkojnë që në vend, kurse të tjera kanë 50-60 të tilla, të këto prodhohen në vend. Mendojmë se për shpërndarjen e tyre kërkohet më tepër kujdes, që të gjithë të përfitojnë nga teknologjitë e reja. Edhe diçka tjetër: gjatë muajve janar e shkurt, për mungesë furnizimi me karburant, nuk u arritën grafikat e plugit të ngastrave që do të mbillen me misër. Tani mekanikët e SMT-së dhe të NB-ve po i tejkalojnë grafikët ditore të plugimit. BUKUROSH KOÇI specialist i mekanikës bujqësore në seksionin bujqësisë, Elbasan
Në Përmet harmonizohen detyrat
Kushtet kanë diktuar ndjekjen e një radhe të caktuar të punëve, - na thotë Vasil Pano, specialist në seksionin e bujqësisë të rrethit. - Për grurin, i cili paraqitet me zhvillim të mbarrë, ka filluar dhe vazhdon ujitja në ngastra të ndryshme. Është kryer ky proces në 570 ha, mbi 50 për qind e sipërfaqes ujitëse, që të mbrojë brenda javës. Po ashtu vazhdon ujitja e kulturave foragjere, me kontroll të rreptë që të mos ketë shpërdorim uji, sepse grafiku ditor ka arritur mbi 100 ha. Ndërkohë bëhet spërkat-
ja dhe nitratimi. Nga 5300 ha grurë janë spërkatur 5 mijë ha.
Mbjellja e patateve dhe e luledellit ka përfunduar, po punohet për të shpërthyer mbjelljen në misër, duhan dhe fasule, me qëllim që të përfundojë brenda prillit, sipas objektivit që ka caktuar çdo ekonomi. Kooperativa e Përmetit po ecën me ritme të shpejta në mbjelljen e misrit dhe kooperativave bujqësore e Këlcyrës në mbjelljen e duhanit. Me mbjelljen e perimeve po ecet mirë në të gjitha ekonomitë. Detyra e muajit mars është plotësuar.
Shpejtimin e mbjelljeve e lehtëson edhe përgatitja e tokave. Nga 4600 ha që do të mbillen me kultura pranverore, janë pluguar mbi 3 mijë ha. Megjithatë ka ekonomi, si Carshova për tokat e fasules, Suka për tokat e misrit, që nuk po i lërojnë ende dhe pengohet SMT-ja për plugime. E kundërta ndodh për kooperativën bujqësore të Këlcyrës. Vonesa në përgatitjen e tokave pengohet sepse nuk janë në gatishmëri traktorët.
PËRPARIM MUSTAFAJ
Shoku Ramiz Alia i dërgon telegram urimi presidentit të Greqisë
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Greke Hristos Sartzetakis:
«Kremtimi i festës kombëtare të Greqisë më jep kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim t’Ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush popullit mik grek përshëndetjet e ngrohta dhe urimet më të mira për mirëqenien e begati.
Uroj që marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit midis dy vendeve tona fqinjë të zhvillohen gjithmonë e më tepër, në të mirën e përbashkët të popullit shqiptar dhe të popullit grek si dhe në dobi të paqes në Ballkan e në Evropë.»
(ATSH)
U nis për në Egjipt zëvendësekretari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqësisë, Pali Miska
Me ftesë të zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të R.A. të Egjiptit, dr. Jusuf Vali, u nis për një vizitë zyrtare e miqësore në Egjipt zëvendësekretari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqësisë të RPS të Shqipërisë, Pali Miska.
Dje ai mbërriti në Kajro. Në aero-
port u prit nga zëvendësministri i parë i Bujqësisë, prof. Muhamed Desuki, si dhe nga funksionarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë të Egjiptit. Kishte dalë gjithashtu edhe ambasadori i Shqipërisë në Kajro, Alkyz Cergа.
(ATSH)
Reis Malile priti drejtorin e përgjithshëm të gazetës algjeriane «El Muxhahid»
Dje ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile priti Nuredin Nait Mazi, drejtor i përgjithshëm i gazetës algjeriane «El Muxhahid», i cili është ftuar nga Komiteti Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme për një vizitë në vendin tonë.
Në takim ku mori pjesë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Shqipëri, Mohamed Lenkani, u bisedua për marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve. Gjithashtu u fol për rëndësinë e veçantë dhe rolin që luajnë mjetet e ndryshme të informacionit në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Algjerisë.
Po dje Nuredin Nait Mazi u largua nga vendi ynë.
(ATSH)
«JETA JONË NË TEKSTILET...»
REPORTAZH
«Më pëlqen ekspozita, por tekstilet i kemi në treg. Janë këto fjalët e një të riu në Vlorë, kur atje u hap ekspozita lëvizëse e prodhimeve tekstile të kombinatit të Beratit. Jo vetëm në Vlorë, por edhe në Korçë e Durrës, ku «shteti» ekspozitë, prodhimet e paraqitura u vlerësuan si mjaft të mira nga qindra e qindra të rinj e të reja, nga punonjës të tregtisë, nga qytetarë të moshave të ndryshme.
Disa pëlqyen më shumë tekstilet speciale, pranvera 5008 eskford, basma zbukurimi, disa puplinë e stamposur, stofin «Iliria» stofin sportiv, «Jubileu 51», disa parapëlqyen bluxhinsin, dukshin veçançfarë e zbukuruar dhe sujgjon raq që motivi zbukurues të jetë nga një anë etj.
Ata që e panë ekspozitën shfaqën edhe mendimet, bënë vërejtjet e tyre. Kjo është e kuptueshme: asnjë ekspozitë e çfarëdo lloji qoftë nuk mund ta «ngopë» plotësisht kërkesën, shijen e njërit të sotëm. Ajo rritet, si të thuash me ditë. Ja çfarë sugjeron blerësit. Mesuesi Alfred Kola nga Korça, thotë: «Robat që përdoren për veshje të përpunohen në ngjyra apo në procese të tilla, teknologjike për të arritur një paraqitje të pastër; si i themi ne, të kërcejë roba kur e prek me dorë si një gjethe vjeshtë». Marjeta Lala, Entelej Joxha e Tefta Toska, tri vajza po nga Korça, sugjerojnë që stofi «Iliria» të jetë edhe më i ngjyrave të tjera: krem, bojë qumësht, bezhë, ashtu siç ka kërkesë nga bezhë, ashtu siç ka kërkesë nga rinisë, e klasës së katërt F të shkollës «Naim Frashëri» në Durrës, që prodhimet të jenë më fantazi, kulturë, të jenë estetike, dhe të tjerat, pa u rënduar me ngjyra të tepërta.
Të tjerë, të ngacmuar nga ekspozita, (më parë nga kërkesat e përditshme, nga nevojat e shtëpisë), duan me të drejtë që në treg të ketë shumëllojshmëri shamish për gra, ngjyra më të gjeta për fanellatat, mbulesa tavolinash, peceta etj. Të jenë të mira, të jetështa, të lira t’u përshtaten grupmoshave, shijeve të ndryshme.
Duke u njohur me këto mbresa, me këto përshtypje, njihet edhe me kërkesën e njerëzve: që këto të jenë në treg. Punonjësit e NTSH-së së Vlorës, pasi i panë prodhimet «punim satë», pohojnë se kanë nevojë të furnizohen me të gjithë artikujt e ekspozitës dhe shtojnë: «Herë tjetër në ekspozitë të nxirrni ato prodhime për të cilat janë siguruar lëndët e para». Pra, s’duhet me u merrë në dorë, e jo vetëm shi me sy.
(Vijon në faqen 2)
Nga ujitja e gurit në kooperativën bujqësore «Partizani» në rrethin e Krujës.
(Foto: N. Xhufka)
Nga ujitja e gurit në kooperativën bujqësore «Partizani» në rrethin e Krujës. (Foto: N. Xhufka)
(D.19) ... [tekst i prerë dhe i palexueshëm në kufirin e majtë të faqes]