TËRHEQIM VËMENDJEN
Kalu an 5 vjet nga inventarizimi i fondit pyjor të vendit tonë. Gjatë kësaj periudhe dinamika e ndryshimeve të këtij fondi sipas kadast rës pyjore tregon për disa prirje dhe dukuri përkeqësuese që po çojnë drejt pakësimit të rezervave të materialit drusor. Për të parë: megjithëse gjatë këtyre viteve janë bërë rreth 20 mijë ha pyllëzime të reja, sipërfaqja e pyjeve ka mbetur në «vend-numëro». Një pjesë e pyllëzimeve janë bërë brenda fondit pyjor, por pjesa tjetër është bërë në vende të zhveshura, megjithatë përsëri shtesë nuk ka. Shkak për këtë gjendje janë hapja e tokave të reja dhe krijimi i livadheve të kultivuara. Pa dyshim nevojat e ekonomisë kërkojnë, veç të tjerash, edhe zgjerimin e sipërfaqes së tokës të punueshme, e cila do të rendojë kryesisht në kurriz të pyjeve. Hapen toka të reja në pyje me taban të cekët dhe në lartësi të mëdha. Po kush e bëri llogarinë se kjo sipërfaqe është më me leverdi të mbahet pyll apo të shpyllëzohet për tokë arë a për livadh?! Po këto llogari nuk i ka bërë kush dhe, me një të rënë të lapsit, komitetet ... tepër është fakti se shifrat e mësipërme nuk pasqyrojnë realitetin, por ato janë më të mëdha, sidomos për drutë e zjarrit. Në takimin me kuadrot e rrethit të Pukës shoku Ramiz Alia tërhoqi vëmendjen për 1 mijë m3 dru zjarri, afro tri herë më shumë se sa planifikohet në letra. Po të shtojmë edhe sasinë e druve të zjarrit që digjet nga qyteti bilanci tregon se priten 3,3 herë më shumë dru zjarri se mundet. Nekrisht disa rrethe: në Kolonjë, me dimër të gjatë dhe të ashpër, çdo familje fshatare me letra ka të drejtë të djegë 1,6 m3 dru zjarri në vit. Kuptohet lehtë sa i papranueshëm është një veprim i tillë. Në rrethin e Fierit, që ka 28 mijë familje në fshat, i planifiko h en për të djegur 3500 m3 dru zjarri ose 0,12 m3 çdo familje, kur në qytet jepen 1,9 m3. Kuptohet që fshatari, sidomos në zonat verilindore djeg dru zjarri aq sa ka nevojë. Ndërmarrjet pyjore disa herë kanë kërkuar që këto sasi që priten në pyll, të planifikohen, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh në emër të «bilancimit». Kështu drutë e zjarrit që priten jashtë planit nuk pasqyrohen as në kadastrën pyjore, as në raportet statistikore. Nga ndërmarrjet pyjore nuk raportohet një gjë e tillë, sepse kjo do të quhej shkelje e planit dhe, natyrisht, ato do të përgjigjeshin për këtë veprim. Pra, gjatë këtyre 5 vjetëve të fundit vëllimi i fondit të pyjeve në letra është pakësuar 3,5 milionë m3, ndërsa në të vërtetë kjo shifër arrin 7,6 milionë m3. Derisa ky është fakt mendojmë se duhet të planifikohet për të kuptuar dukurinë... nga studimi (që u bë në bashkëpunim me këshillat popullorë të fshatrave familje për familje) doli se janë konsumuar 1.920 mijë m3. Po kështu u shpreh dëshira e përbashkët që këto marrëdhënie dhe miqësi të sinqertë të zhvillohen dhe forcohen akoma më shumë në të ardhmen. Gjithashtu u shkëmbyen mendime edhe për disa aspekte të situatës së sotme ndërkombëtare mbi zhvillimet politike në rajonet e Lindjes së Mesme, Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës.
…rtësi për tokë are a për livadhe?! një të rënë të lapsit, komitetet ekzekutive miratojnë çdo vit shpyllëzimin e disa mijërave hektarë me shkurre, që janë baza e prodhimit të druve të zjarrit. Nga njëra anë pyllëzon, nga ana tjetër prishin pyjet: ndërkohë që bilanci mbetet përsëri negativ. Dukuria e dytë dhe më e rëndësishmja, është ulja e përvitshme e vëllimit të materialit drusor. Nga viti 1985 deri vjet janë pakësuar 3,5 milionë metra kub material drusor, nga e cila rreth 700 mijë metra kub lëndë punimi dhe pjesa tjetër dru zjarri. Kjo ulje e vëllimit të fondit pyjor vjen ngaqë në plan pritet më shumë sesa mundësia vjetore e shfrytëzimit të pyjeve. Ajo që na shqetëson më…
…sia e rritjes. Ndodh kështu sepse me plan shteti qytetit vitin e kaluar i jepet të konsumojë dru zjarri më shumë se fshati, kur në fshat jeton 67 për qind e popullsisë dhe kur drutë e zjarrit për të janë vetëmi burim i energjisë. Si ka mundësi që nga Komisioni i Planit të Shtet- si planifikohet që çdo familje fshatare të djegë mesatarisht 1,9 m3 dru zjarri në vit, shifër më e ulët se ajo që u jepet familjeve qytetare, kur këto të fundit përdorin edhe burime të tjera energjie? Të shohim…
…mi 7a, gjashtë vjet më parë. Në fondin pyjor qëllimi i fundit të pyjeve vlerësohet të planifikohen për të kuptuar dukurinë e rrezikshme që fondi pyjor po zvogëlohet çdo vit 1,5 milionë m3 material drusor. Në qoftë se do të ecet me këtë ritëm, deri në fund të këtij shekulli fondi pyjor do të pakësohet rreth 15 milionë m3, që përfaqëson 20 për qind të vëllimit të përgjithshëm të pyjeve. Duke e pranuar me ndërgjegje këtë të vërtetë, është e nevojshme të ndërmerren studime jo për në sirtarë siç janë bërë deri sot, por që ta zgjidhin këtë problem kaq të mprehtë e në mënyrë të veçantë zëvendësimin e druve të zjarrit me burime të tjera energjie.
FADIL LUBANI
drejtor i stacionit të pyjeve.
PËRBALLE ENERGJISË ELEKTRIKE NË KËTO KOHË ME THATËSIRË
DETYRË E MPREHTË E DITËS
DJE NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME ELEKTROENERGJETIKE
Thatësira e tejzgjatur po jep pasojat e veta përkeqësuese jo vetëm në bujqësi, por edhe në sistemin elektroenergjitik. Prurjet lumore tani janë 3 herë më të vogla se mesatarja shumëvjeçare. Kjo ka bërë që të ulet prodhimi ditor i energjisë elektrike nga hidrocentralet, të zvogëlohen ndjeshëm edhe rezervat energjetike, aq të nevojshme për verën që kemi para.
Në drejtorinë e përgjithshme elektroenergjetike i gjetëm dje duke analizuar këtë problem dhe duke përcaktuar masa për të përballuar këtë gjendje, të jashtëzakonshme. Kryetari i degës teknike, RUDOLF BRANHJA, shpjegon:
- Që në fund të janarit ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave, i cili parashikon ulje të kuotave të përdorimit të energjisë elektrike. Por vërehet se në disa rrethe e konsumatorë të mëdhenj nuk ka kuptime e vlerësime të drejta. Ja disa nga rrethet me shumë tejkalime: SHKODRA, VLORA, FIERI, TIRANA, PERMETI, etj. Përballë tyre japin shembull të lavdërueshëm rrethet, ELBASAN, KRUJË, DURRËS, POGRADEC, KUKËS, etj., që janë në kuotë. Të mos harrojmë: vetëm me tejkalimin e 25 ditëve të marsit nga azotiku i Fierit, plotësohen nevojat ditore të një rrethi si Shkodra a Durrësi. Ndërsa tejkalimet e PVC-së së Vlorës janë baraz me kuotën ditore të Krujës, Beratit, Korçës etj. Harxhime të tilla pa llogari janë të palejueshme.
Ndërkohë kudo ka filluar uljta në bujqësi. Pa dyshim, ajo është e domosdoshme por a nuk ka vend që të punohet me kontroll e disiplinë, sidomos në ujëmbledhës ku harxhohet jo vetëm ujë, por dhe energji elektrike për t’i rimbushur a për të vënë në punë stacionet e shumta të pompimit?
Është e nevojshme që shtabet e ngritura nëpër rrethe e në ndërmarrje të mos mbeten formale, por ta shohin realist ku mund të kursehet konkretisht kjo pasuri.
Disa nga drejtimet më kryesore ku do përqëndruar vëmendja janë:
- Remontet e planifikuara të afrohen.
- Në repartet e trajtimit termik dhe në furrat e shkrirjes të uzinave mekanike të punohet me cikël të zgjatur, pasi të jenë përcaktuar te detalet, duke shmangur praktikën «ndalo e le sho» që i hap rrugë harxhimit pa kriter të energjisë elektrike.
- Të mos lejohen asnjë makineri e agregat të punojë në boshllëk, ose me ngarkesë të ulët.
- Aty ku ka më shumë se një transformator dhe fuqia është e tepërt, të hiqet njëri nga puna.
Rrugë e mundësi për të kursyer mund të gjejë secili kur e kupton realisht këtë gjendje. I zotë është ai që i përballon detyrat duke kursyer e jo duke e përdorur energjinë elektrike pa kursim.
AVDUL DULE
Në disa sektorë vazhdojnë shpjegimet
- DIBËR -
Tejkalimi i energjisë elektrike si rreth, duke e krahasuar me muajin janar, këto ditë ka rënë shumë. Nga 400 mijë kilovat-orë është ky tejkalim në janar, këto 25 ditë të marsit rrethi është me kursim. Por ndërkohë mëso n se vetëm miniera e Bulqizës ka tejkaluar këto ditë 240 mijë kilovat-orë.
Brenda Bulqizës, shumë herë janë mbledhur shtabet për këtë punë. Diskutojnë, hapin evidenca dhe marrin vendime për korrigjimin e defekteve dhe shpërdorimeve në sektorët e minierës. Megjithatë shumë pak është bërë për t’i rregulluar ato. Veç kët u ngrit një problem, - planifikimi i saktë, siç ngrihet edhe në disa kooperativa
(Vijon në faqen 2)
Me përgjegjësi për çdo kilovat-orë
- POGRADEC -
Rrethi që nga 1-25 marsi ka kursyer 132 mijë kilovat-orë energji elektrike. Në pamje të parë kjo të krijon përshtypjen e një përdorimi të mirë të energjisë elektrike nga konsumatorët. Por kur pyet a do të ruhet ky kursim në vazhdim ka lëkundje. Ja pse: për këtë periudhë në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme nuk ka qenë në punë furra elektrike e repartit të emalimit. Por këto ditë, për nevojat e prodhimit, kjo furrë elektrike që konsumon ndjeshëm energji, është vënë në punë. Për rrjedhojë, nga një këndvështrim që kursente energji, ndërmarrja e prodhimeve të ndryshme, tani është një konsumator që po tejkalon kuotën. Si do të veprohet. Ky fakt ia vlen të mësohet nga të gjithë konsumatorët në rreth. Pse? Që të rritet ndjenja e përgjegjësisë së kursimit e tyre të përballojnë sa... Veçanërisht kjo përgjegjësi duhet të rritet tek ata konsumatorë, siç është ndërmarrja e grumbullimit, që tani paraqitet me tejkalim. KOSTAQ DUKA
Kthesa kërkon shqetësim më të madh
- SHKODËR -
Tejkalimi që nga fillimi i vitit është i ndjeshëm, mbi 6 milionë e 400 mijë kilovat-orë. Ndërmarrjet përdoruese të mëdha që tejkalojnë planin e harxhi- dis tyre Bushati. Dajçi e Dedajt kanë tejkalimet më të mëdha. Tejkalime kanë edhe ndërmarrjet e sistemit të industrisë, në krahasim me mesataren e janarit e të shkurtit. Kjo flet për rezervat që ka kudo. Ndërkohë deri më 25 mars janë harxhuar tej planifikimit mbi 800 mijë kilovat-orë energji elektrike. Siç kuptohet, për ndryshimin rrënjësor të gjendjes nuk është vënë dorë siç duhet. RIFAT DAJTI
SHKODËR
- SHKODËR -
Tëjkalimi milionë e 400 mijë kilovat-orë. Ndërmjet përderuesve të mëdhenj që tejkalojnë planin e harxhimit të kësaj pasurie është bujqësia. Pa drejtorinë e ujërave, e cila këtè vit ka tregues të mirë, ajo ka harxhuar në këtë periudhë mbi 500 mijë kilovatore më shumë se detyra. Ministria e industrisë, tregtisë e të ndërtimit. E vërteta është se në këto ditë të marsit shqetësimi ka qenë më i madh se në muajt e mëparshëm. Fakti është se tejkalimi u përgjysmua.
Rezervat në prodhimin e energjisë janë brenda rrethit
Prej fillimit të vitit deri më 25 mars janë kursyer 235 mijë kilovat-orë energji elektrike.
Për kushtet e thatësirës së tejzgjatur, në dy drejtime është përqendruar puna: në shfrytëzimin e çdo mundësie e rezerve ujore për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet lokale dhe në përdorimin me kursim të saj nga konsumatorët. Edhe në kushtet e motit të thatësirë hidrocentralet e Qarish tës, Stravajt dhe të Orenjës kanë arritur ritmikisht, objektivat. Ditët e fundit në kuotë është futur edhe i Xhyrës. Megjithatë detyrat e 25-ditorit në prodhimin e energjisë elektrike janë plotësuar vetëm 90 për qind për mosrealizim të detyrave nga hidrocentrali i Funarsit. Ka mbi një vjet që në këtë hidrocentral janë kryer investime për të vënë në punë turbinën e tretë, por edhe një turbinë e erdhi kohët e fundit, e prodhuar nga një uzina mekanike e Korçës, doli me defekt. Këtë zvarritje e di edhe dikasteri, por zgjidhje nuk është dhënë. Për 25-ditorin kursimi i energjisë elektrike në shkallë rrethi është mbi 90 mijë kilovat-orë. Por jo kudo është i njëjti shqetësim për të kursyer edhe vatin. Kështu ndërmarrja gjeologjike në Prenjas e ka tejkaluar konsumin e energjisë 31 mijë kilovat-orë, NFP e Prenjasit 20 mijë. Me tejkalime janë edhe rajoni hekurudhor e ndërmarrja e rrugëve. Këto flasin për punë pa përgjegjësi të disa drejtuesve të tyre.
XHEVDET ALMETA
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë së Egjiptit priti delegacionin shqiptar
Pardje, zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë së R.A. të Egjiptit dr. Jusuf Vali priti zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Bujqësisë të RPS të Shqipërisë, Pali Miska, dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.
Gjatë takimit u bisedua mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin miqësor që ekziston midis dy vendeve tona si dhe për zhvillimin e tyre të mëtejshëm në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Me këtë rast u fol për lidhjet tradicionale midis dy popujve dhe e Lindjes së Mesme, Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës.
Ishte i pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Kajro Kajo Alikz Cerga.
Po për delegacioni i kryesuar nga zëvendësekretari i Këshillit të Ministrave dhe ministrit i Bujqësisë Pali Miska, vizitoi Qendrën Shkencore të Zhvillimit Intensiv Bujqësor dhe Institutin e Kërkimeve Blegtorale të Egjiptit ku zhvilloi bisedime në takime të veçanta me zëvendësministrat e Bujqësisë prof. dr. Adel El Beldagy dhe dr. Mamduh Ashraf El Din.
Në këto takime u bisedua për zhvillimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Egjiptit në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë si dhe u theksua nevoja e shkëmbimit të përvojës dhe eksperiencës, të specialistëve, bashkëpunimit midis institucioneve kërkimore shkencore etj.
(ATSH)
Shoku Ramiz Alia i dërgon telegram urimi presidentit të Bangladeshit
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Popullore të Bangladeshit, Hossain Muhammad Ershad.
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Popullore të Bangladeshit, Hossain Muhammad Ershad:
«Vëllimi i përvetësimit të pavarësisë së vendit Tuaj më jep rastin që, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’Ju dërgoj Juve dhe popullit të Bangladeshit përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira për lumturi e begati».
(ATSH)
Seminar kombëtar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për luftën kundër kancerit
VEPRIMTARI E RËNDËSISHME SHKENCORE
- Sipas bisedës me Dr. Shahin Kadarenë, koordinator nacional i projektit të Qeverisë shqiptare «Mbi kontrollin e kancerit», që realizohet në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD-in) dhe me mjekun norvegjez Dr. Harvey, ekspert i OBSH-së dhe koordinator i këtij seminari. -
Sot në Tiranë, në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve, fillon punimet seanca plenare e seminarit kombëtar të luftës kundër kancerit, që organizon Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo veprimtari, e cila do të vazhdojë gjer më 30 mars, është e para e këtij lloji që organizohet në vendin tonë, në kuadrin e projektit të hartuar dy vjet më parë mes Qeverisë shqiptare dhe PNUD-it: «Mbi kontrollin e kancerit». Në këtë seminar marrin pjesë të gjithë specialistët onkologë shqiptarë dhe personalitete të shquara të luftës kundër kancerit nga Norvegjia, Anglia, RFG Gjermane, Austria e përfaqësuesi i OBSH-së në Kopenhagë. Në seancën plenare do të mbahen tre referate kryesore. Pas seancës plenare seminari do të vazhdojë punimet në pesë sesione në sallën e konferencave në hotel «Tirana». Në çdo sesion, që do të zhvillojë punimet rreth tryezës së rrumbullakët, do të referojë një specialist i njohur dhe një i huaj, ekspertë të OBSH-së. Për problemet më të rëndësishme, veç dy diskutimeve kryesore, do të ketë debate të mirëfillta shkencore, pyetje, sqarime, diskutime, plotësime të ndryshme etj. Synohet që seminari të jetë një mbledhje e vërtetë pune, ku nga rrahja e mendimeve priten të sqarohen mjaft probleme që kanë të bëjnë me strategjinë globale e rajonale të OBSH-së për luftën kundër kancerit dhe programin e Qeverisë shqiptare. OBSH-ja këmbëngul që të jepet hosen programet e të gjitha vendeve rajonale si p.sh. ato të kontinentit të Evropës për luftën kundër kancerit në prioritetet e problemet më kryesore. Një gjë e tillë do të lehtësonte shumë e dhe bashkëpunimin mes forcave…
(Vijon në faqen 2)
Në pyjet shekullorë të Qafë-Barit në Munellë të Pukës.
(Foto: R. Zeneli)
Në pyjet shekullorë të Qafë-Barit në Munellë të Pukës. (Foto: R. Zeneli)
NE KETE NUMER
• PERBALLE ENERGJISE ELEKTRIKE NE KETO KOHE ME THATESIRE (f. 1) • METODAT BUROKRATIKE E KOMANDUESE I SJELLIN SHTERPKESI MENDIMIT SHKENCOR (f. 2) • NDJENJE RESPEKTI E DASHURIE (f. 3-4) • KOSOVA S'KA NEVOJE PER MESIRET (f. 4).