PËRBALLË ENERGJISË ELEKTRIKE NË KËTO KOHË ME THATËSIRË
DETYRE E MPREHTË E DITËS PËRBALLË ENERGJISË ELEKTRIKE NË KËTO KOHË ME THATËSIRË Në vendin e punës secili si kontrollor - DURRËS - Po ndihen çdo katër orë nga ndërmarrja elektrike, seksioni komunal dhe në çdo ndërmarrje përdorimi i energjisë elektrike. Kjo bëhet për të marrë masat e duhura aty ku mund të ketë tejkalime të çastit. Seksioneve të komitetit ekzekutiv dhe të gjithë përdoruesve të mëdhenj ndërmarrja elektrike u dërgon në kohë në mënyrë të detajuar planin e energjisë elektrike, sipas gjendjeve të ndryshme që krijohen. Kjo ka bërë të mundur që të merren masa paraprake me qëllim që të punohet normalisht me kuotat që kanë ardhur. Si pasojë e kësaj për periudhën janar 26 mars në rrethin e Durrësit janë kursyer afro 690 mijë kilovatore energji elektrike. Punë me përgjegjësi po bëjnë mjaft ndërmarrje, si: ajo kimike, që gjatë kësaj periudhe ka kursyer 93 mijë kilovatore; miniera e Manzës, fabrika e letrës në Kavajë etj. Mirëpo përsëri ka ndërmarrje që tejkalojnë planin, gjë që bie në kuriz të krejt rrethit. Fjala vjen, në UMB janë përdorur tej-dy-tres 92 mijë kilovatore, me tejkalim është fabrika e plastikës, ndërmarrja e grumbullimit etj. Kjo tregon se jo kudo është ngritur fort ai shqetësim që kërkohet për të përdorur më dorë të shtrënguar çdo vat. Kjo tregon se ka ndryshime edhe në punën organizative, edhe në krijimin e bindjeve se për kursimin e energjisë elektrike duhet të punojnë të gjithë. SOTIRAQ GJORDENI GJËNDJES së vështirë të krijuar nga mungesa e reshjeve, në rrethin e Elbasanit po i paraprihet me masa të forta organizative për kursimin e kësaj pasurie. Edhe pse ka konsumatorë të mëdhenj, si kombinati metalurgjik «Çeliku i Partisë», fabrika e çimentos, kombinat i drurit, uzina e naftës etj., asnjë ditë nuk është mbyllur me tejkalim të kuotave të planifikuara. Edhe për muajt janar e shkurt rrethi doli me kursime. Ndërkohë edhe për këto ditë të muajit mars asnjë ndërmarrje nuk ka tejkaluar kuotat. Në të gjitha ndërmarrjet e rrethit është vendosur kontrolli në proces. Ndërkohe Komiteti Ekzekutiv i KP të Rrethit, në një mbledhje tërësisht të ditëve, edhe pse rrethi del me kursime, këtë problem e mori edhe në herë në analizë, që puna e nisur të çohet më tej. pasur tejkalime, por vetëm kursime. Kështu kombinati meta-
Asnjë përdorues me mbishpenzim
- ELBASAN -
lurgjik në muajin mars ka kursyer 2 milionë kilovatore, rrjeti komunal 219 mijë kilovatore, po kështu fabrika e çimentos, pularia etj., dhe në shkallë rrethi, për periudhën 26-ditore janë kursyer mbi 3 milionë kilovatore. Nëse herë të tjera kursimet e disa ndërmarrjeve i «hanë» të tjerat, tani kursimet janë frontale. Si është arritur deri këtu? Shta- informohet çdo ditë
MAHMUT STAMBOLLXHIU përgjegjës i seksionit komunal në
PRESIDENTI I EGJIPTIT, HOSNI MUBARAK, PRITI ZËVENDËSKRYETARIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE DHE MINISTRIN E BUJQËSISË, PALI MISKA
NGA VIZITA E DELEGACIONIT TONË QEVERITAR NË EGJIPT
Dje paradite, presidenti i Egjiptit, Mohamed Hosni Mubarak, priti në pallatin presidencial zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Bujqësisë të Shqipërisë, Pali Miska.
Dje paradite, presidenti i Egjiptit, Mohamed Hosni Mubarak, priti në pallatin presidencial zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Bujqësisë të Shqipërisë, Pali Miska. Në pritje, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, merrnin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë të Egjiptit dr. Jusuf Vali, si dhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Shqipërisë në Kajro Alkuf Cerga. Gjatë takimit u shpreh bindja se kjo vizitë do të kontribuojë për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ekziston midis Shqipërisë dhe Egjiptit.
Me këtë rast, Pali Miska i dorëzoi presidentit Mubarak një mesazh miqësor nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, Ramiz Alia. Nga ana e tij, Hosni Mubarak falenderoi për përshëndetjet e dërguara në këtë mesazh, dhe ju lut zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave, Pali Miska, që t’i transmetojë përshëndetjet e tij, kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia.
Presidenti egjiptian gjatë bisedës foli për miqësinë dhe lidhjet tradicionale që ekzistojnë midis dy popujve dhe dy vendeve tona, dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Egjiptit të zhvillohet më tej në dobi të interesave të përbashkëta.
Në fjalën e tij, Pali Miska, pasi falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe përzemërt, vuri në dukje lidhjet tradicionale, si dhe ndjenjat e miqësisë e të respektit që ushqen populli shqiptar për popullin egjiptian dhe popujt e tjerë arabë. Populli ynë ka çmuar dhe ka vlerësuar gjithnjë luftën shekullore dhe punën e palodhur të popullit egjiptian për zhvillimin, begatinë dhe forcimin e atdheut të vet. Gjatë bisedës, ai foli gjithashtu për politikën e jashtme të bashkëpunimit miqësor që ndjek vendi ynë, për rrugën e zhvillimit të Shqipërisë dhe vendosmërinë e popullit shqiptar për të ecur përpara në rrugën që i ka siguruar atij lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar.
(ATSH)
Takim me kryetarin e Asamblesë Popullore të Egjiptit
Po dje, kryetari i Asamblesë Popullore të Egjiptit, dr. Refat El Magoub, priti zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Bujqësisë Pali Miska.
Po dje, kryetari i Asamblesë Popullore të Egjiptit, dr. Refat El Magoub, Pali Miska.
Dr. Refat El Magoub, pasi i uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi rëndësinë e veçantë që ka kjo vizitë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Egjiptit, tha se është kënaqësi e veçantë që takohemi me përfaqësuesit e popullit heroik shqiptar. Në ndezjen me interesim të madh zhvillimin e Shqipërisë Socialiste nisur nga ndjenjat miqësore që ushqen populli egjiptian për popullin vëlla shqiptar.
Nga ana e tij, zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Pali Miska, vuri në dukje lidhjet historike midis dy popujve tanë, luftën e tyre kundër pushtuesve të huaj për çlirimin kombëtar e shoqëror. Një numër i madh rilindasish shqiptarë, tha ai, kanë jetuar e punuar në Egjipt për zgjerimin dhe çlirimin kombëtar. Vendi ynë ka mbështetur gjithnjë luftën e drejtë të popullit egjiptian për liri e pavarësi si dhe ka ndjekur me interesim përparimet e mëdha të popullit egjiptian në fusha të ndryshme të jetës. Populli shqiptar ka vlerësuar dhe vlerëson traditat historike e kulturore të popullit egjiptian dhe veprën e humanistëve dhe personaliteteve të shquara egjiptiane.
Gjatë bisedës kryetari i Asamblesë Popullore, dr. Refat El Magoub, dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Pali Miska, theksuan se shkëmbimet e parlamentarëve dhe kontaktet midis dy parlamenteve i shërbejnë forcimit të miqësisë dhe zhvillimit të
(ATSH)
Delegacioni ynë pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Egjiptian
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, dr. Ahmed Eskemad Abdel Meguid, priti dje në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Bujqësisë, Pali Miska.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, dr. Ahmed Eskemad Abdel Meguid, priti dje në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, Miska, dhe zhvilloi më të një bisedë miqësore.
Gjatë takimit, ministri i Jashtëm egjiptian theksoi se RA e Egjiptit e ndjek nga afër dhe me interes politikën e jashtme të RPS të Shqipërisë, e cila është një politikë e pavarur. Forcimi i atmosferës miqësore dhe i bashkëpunimit midis popullit egjiptian dhe atij shqiptar do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Nga ana e tij, Pali Miska vuri në dukje se Shqipëria u kushton rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me popullin egjiptian dhe popujt e tjerë arabë, dhe në të ardhmen do të punojë që këto marrëdhënie të çohen më tej në dobini reciproke. Gjithashtu ai foli për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe pjesëmarrjen
(Vijon në faqen 4)
Le të bëjmë disa llogari...
● Vetëm 1 për qind kursim energji elektrike në ditë në kombinatin metalurgjik të Elbasanit, në uzinën e azotikut në Fier dhe në PVC-në e Vlorës, është baraz me plotësimin e nevojave që ka i tërë rrethi i Gramshit për një ditë.
● 1 për qind kursim energjie elektrike në rrethin e Tiranës, në atë të Durrësit dhe të Elbasanit, është baraz me nevojat që ka rrethi i Gramshit dhe i Librazhdit së bashku.
● Vetëm për shëtivaren në Tiranë harxhohen afërsisht 1 000 kilovat-orë energji elektrike në ditë.
● Nëse në pishinat e Tiranës punohet mesatarisht 5 orë në ditë me energji elektrike, harxhohen jo më pak se 1 000 kilovat-orë. Llogari të tilla, krahasime të përafërta mund të bëhen edhe për harxhimet e ndjeshme të energjisë elektrike në ndërtesat e treta, ku shumë makineri metalprerëse, torno etj., ku shumë ventilatorë, aspiratorë, punojnë pandërprerë. Por llogari të tilla ka vend të bëhen në çdo familje, në çdo ndërmarrje, deri dhe për ndriçimin në rrugë. Mund të quhen sasira të vogla këto, por po u bë ky problem i masave, i tërë prodhuesve dhe përdoruesve, mund të sjellë përdorimin me llogari e dorë të shtrënguar të kësaj pasurie të madhe.
Tejkalim i dukshëm
- VLORË -
Dy ndërmarrjes energjetike të Vlorës drejtoria e përgjithshme elektroenergjetike i priti planin vjetor të konsumit të energjisë elektrike për këtë rreth.
Po nëse për muajt e ardhshëm janë më me vlerë, për periudhën që ka kaluar, kuptohet, nuk janë të tilla. Se dikush mundet të jetë dëmtuar puna, po gjithçka mund të jetë harxhuar kjo pasuri me dorë të lëshuar.
Me gjithë shtesën e tashme, për periudhën prej fillimit të vitit deri më 26 mars del se janë konsumuar 2 milionë e 570 mijë kilovat-orë më shumë. Kryesisht takimimi është në sistemin e elektroqëjesllit, madje arrin mbi atë të rrethit, afro 2 milionë e 600 mijë kilovat-orë.
Duke u njohur me konkretisht me gjendjen, vihet re se, veç disa ndërmarrjeve të qytetit, si kombinati të konservave, grumbullimit, fabrikës së llampave e ndonjë tjetër, tejkalimet më të mëdha i ka sektori i bujqësisë. Kështu NB «Vlora» dje 10-fishin e kuotës ditore, me tejkalim janë NB e Llakutandit, NB e Kotës, NB «Rinia» etj. Tejkalime të mëdha ka dhe në ndërmarrjen e rritjes së shpendëve, si dhe të kooperativave bujqësore që e tejkalojnë planin. Tejkalim të dukshëm, që shkon mbi 1500 kilovat - orë në ditë, ka edhe në stacionin e pompave të uzinës së sodës në Novoselë. Përse, këtij stacioni, ndërmarrjes së shpendëve dhe ekonomive bujqësore u planifikohen kuota të ulëta, a po mendohet që atyre nuk u ndërpritet energjia? Ja pse shtabit të rrethit i del detyrë të mbajë qëndrim veprues, që të vendoset kudo regjim më i rreptë.
gjendjen, vihet re se, veç disa ndërmarrjeve të qyt-
Për përmirësimin e mëtejshëm të punës në muze të fshatrave
Këshilli i Përgjithshëm i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe Komiteti i Kulturës dhe Arteve, organizuan dje paradite në sallën e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet seminarin kombëtar për përmirësimin e mëtejshëm të punës në muze të fshatrave, si qendra për edukimin atdhetar-revolucionar të masave.
Seminarin e hapi kryetari i Komitetit të Kulturës dhe të Arteve, prof. Alfred Uçi.
Në raportin «Për një përmirësim të punës në muze të fshatrave si qendra të edukimit atdhetar revolucionar të masave me banim në fshat» dhe diskutimet e pjesëmarrësve, u theksua domosdoshmëria për një përmirësim të mëtejshëm të punës, me qëllim që rrjeti i muzeve të përgjigjet me mirë detyrave të kohës. Në zbatim të vendimeve të Plenumit të 5-të të KQ të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia, u tha se në periudhën e ardhshme kërkohet një ngritje cilësore e muzeve, një konceptim më i gjerë dhe më shkencor i tyre, punë më e kualifikuar e metodike në sistemimin e paraqitjes së tyre.
U përgjithësua puna e mirë që është bërë në rrethet e Gramshit, Elbasanit, Beratit, Lezhës, kush, të gjithë muzetë janë ngritur në bazë të platformave e spaseve historike të fshatrave. Për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes, në seminar u vendos të ndërmerren aksioni kombëtar që deri në 50-vjetorin e themelimit të Partisë të jenë përfunduar të gjithë historikët e fshatrave.
Në fjalën e mbylljes, sekretari i
Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, Lesha Shkurti, ndër të tjera tha se muzetë, historikët dhe monumentet lozin një rol të madh e të pazëvendësueshëm në ruajtjen e ndërlidhjes kombëtare, në edukimin politik të masave punonjëse, në forcimin e bindjeve për socializmin e për idealet e tij. Ai theksoi se duhet t’i ruajmë e t’i pasurojmë të gjitha muzetë e historikët sipas karakterit dhe destinacionit që kanë duke rritur kujdesin për shfrytëzimin e tyre nga organet shtetërore, Fronti dhe organizatat e tjera shoqërore, nga shkollat dhe veteranët. Duke përfunduar, ai tha se Këshilli i Përgjithshëm i FDSH-së dhe Komiteti i Kulturës dhe Arteve, nuk do të kursejnë ndihmën e kujdesin e tyre të vazhdueshëm që aksioni që po ndërmarrim të shënojë një ngritje të ndjeshme, të tillë që të përgjigjet mirë në të cilën janë detyrat e mëdha që shtroi Partia në Plenumin e 9-të të KQ të saj.
(ATSH)
Filloi punimet seminari kombëtar për luftën kundër kancerit
Dje paradite në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë filloi punimet seminari Kombëtar mbi luftën kundër kancerit, organizuar nga Instituti i Onkologjisë në bashkëpunim me Byronë Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, në kuadrin e realizimit të projektit me PNUD-in për fuqizimin e kontrollit të kancerit.
Merrnin pjesë specialistë onkologë dhe të fushave të tjera, mjegë të përgjithshëm, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të Arsim[it], të organizatës së gruas, të Universitetit të Tiranës, «Enver Hoxha», të Komitetit të Shkencës e të Teknikës e të ftuar të tjerë. Merrnin pjesë gjithashtu ekspertë të huaj, përfaqësues e bashkëpunëtorë të Byrosë Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Lajos Doobroessy nga Hungaria, Dr. Harvey nga Norvegjia, specialistja Synnove Oernstad nga Norvegjia, Dr. Charles Gillis nga Anglia, Prof. Cristin Vutuc nga Austria, Prof. Klaus Konrad Ebeling nga Republika Demokratike Gjermane dhe Prof. Ivan Jan Kozna nga Çekosllovakia.
Ndodhen edhe Ministri i Shëndetësisë, Ahmet Kamberi, kryetari i Komitetit të Shkencës e Teknikës, Ajet Nushi, zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha», Rolanda Dhimitri e shokë të tjerë.
Seminarin e hapi drejtori i Drejtorisë së Mjekimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjergji Minga.
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë të pranishmit i përshëndeti sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, docent Lutf(i) Allaj, i cili ndër të tjera theksoi se ky seminar është një aktivitet i rëndësishëm organizativ e kualifikues shkencor që do të ngrejë në një nivel më të lartë luftën kundër kancerit në vendin tonë. Ky aktivitet organizohet në vazhdim të punës për të konkretizuar programin afatgjatë të Ministrisë së Shëndetësisë, i hartuar në zbatim të vendimit nr. 189 të Kuvendit Popullor. Duke folur për kontrollin e kancerit, ai vuri në dukje se atë e kemi drejtuar së pari në parandalimin nëpërmjet edukimit, eliminimit të faktorëve rrezikues dhe depistimit të hershëm, që janë komponentët më të rëndësishëm të programit tonë kombëtar dhe më premtuesit për pakësimin e shpeshësisë dhe uljen e vdekshmërisë nga kjo sëmundje. Deri tani kemi arritur në sigurimin e ndihmës mjekësore onkologjike bazë për diagnozën, trajtimin, ndjekjen dhe kujdesin terminal të të sëmurëve. Pjesëmarrja e ekspertëve të shquar në këtë seminar do t’i shërbejë bashkëpunimit dhe përvetësimit të përvojës së përparuar botërore në kontrollin ndaj kancerit.
Gjithashtu përshëndetën drejtori i Institutit Onkologjik, kandi-
(Vijon në faqen 2)
Mjekë të spitalit të qytetit të Kukësit gjatë një konsulte.
(Foto: A. Bodinaku - ATSH)
Mjekë të spitalit të qytetit të Kukësit gjatë një konsulte. (Foto: A. Bodinaku - ATSH)
Jo për çdo gjë shtyp butonin...
- PERMET -
A e dinë përdoruesit e energjisë elektrike se tejkalimi për periudhën deri 27 mars është 700 mijë kilovatore dhe se ky tejkalim i rrit shpenzimet e prodhimit vetëm nga pagesa e gjobës 1.4 milion lekë?
Për muajin mars kuota ditore nga 25 mijë është rritur deri 75 mijë kilovatore.
Ujtja është problem i ditës dhe në kushtet e thatësirës janë vënë në punë 40 për qind e stacionit të elektropompave. Problemi sot për sot nuk shtrohet për të penguar
(Vijon në faqen 2)