29/03/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 mars 1990

PËR PËRSOSJEN E METEJSHME TË LEGJISLACIONIT

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave Dje paradite u mblodh Këshilli i Ministrave nën kryesinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave, shokut Adil Çarçani. Në këtë mbledhje, u diskutua gjerësisht lidhur me projektet e akteve juridike në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë, i cili shtroi detyrën që të përsoset legjislacioni ynë socialist në përputhje me rritjen e nivelit kulturor të punonjësve, të ndërgjegjes e të edukatës juridike, si dhe për pasqyrimin më mirë të demokracisë sonë socialiste. Duke ndjekur punimet e kësaj mbledhjeje mësuam se Këshilli i Ministrave organizoi menjeherë punën për hartimin, diskutimin dhe paraqitjen në kohë të disa projektligjeve më kryesore, si atë «Për disa ndryshime në kodin penal të RPS të Shqipërisë», «Për krijimin e ministrisë së Drejtësisë», «Për avokatinë në RPSSh», «Për përcaktimin si organizma shoqërore të gjykatave të fshatrave, të qyteteve, dhe të lagjeve të qyteteve etj». Mbas hartimit të projektligjeve në zbatim të programit të hartuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli i Ministrave u bë diskutimi i gjerë i tyre si në qendër ashtu dhe në bazë në disa rrethe të vendit, duke marrë pjesë një masë e gjerë punonjësish, deputetë, kuadro të Partisë e të pushtetit, aktivistë shoqërorë, anëtarë të këshillave popullore etj. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, anëtarë të qeverisë dhe shokë të ftuar diskutuan për këtë projektligje bënë vërejtje dhe dhënë mendime lidhur me sigurimin, ruajtjen dhe forcimin e rendit juridik socialist dhe të drejtave të shtetasve. Në relacionin për disa ndryshime në kodin Penal të RPSSh-së u trajtuan disa probleme si «Krijimi i institutit të rehabilitimit e të lirimit para kohe me kusht». Rehabilitimi ligjor është heqja e dë­nimit nga vetë ligji; automatikisht sipas afateve që ai parashikon, dhe rehabilitimi gjyqësor është heqja e dënimit nga gjykatat mbi bazën e kërkesës së organit shtetëror ose të organizatës shoqërore. Të gjitha këto u theksua në mbledhje, i shërbejnë demokratizimit të mëtejshëm të legjislacionit tonë socialist siç porositi Plenumi i 9-të i KQ të Partisë. Për krijimin e ministrisë së Drejtësisë u theksua që ajo të kujdeset edhe për organizimin dhe funksionimin si duhet të gjykatave, të avokatisë, e të hetuesisë. Krijimi i avokatisë u vu në dukje në këtë mbledhje ka jo vetëm si qëllim të ndihmojë shtetasit, organet shtetërore, organizatat shoqërore për mbrojtjen e interesave të ligjshme të tyre, në gjykatë hetuesi, administratë etj., por do të ndikojë edhe në dhënien e drejtësisë duke ngritur nga ana cilësore nivelin e punës sidomos të organeve të hetuesisë, gjykatës e prokurorisë. Gjithashtu me disa ndryshime në kodin e punës, ministrat dhanë mendime për përsosjen e mëtejshme të tij, në përputhje me stadin aktual të zhvillimit ekonomik-shoqëror të vendit. Për të gjitha këto u morën vendimet përkatëse, të cilat do t’i paraqiten për shqyrtim siç vendosi Plenumi i 9-të i KQ të Partisë, sesionit të ardhshëm të Kuvendit Popullor.

MASA TË FORTA PËR PËRBALLIMIN E SITUATËS SË VEÇANTË HIDROENERGJETIKE

Po dje në Këshillin e Ministrave u diskutua edhe mbi gjendjen hidroenergjietike dhe masat që duhen marrë për përballimin e saj në kushtet e thatësirës së jashtëzakonshme të këtij viti. Në relacionin që paraqiti ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, shoku Besnik Bekteshi, pasi theksoi gjendjen aktuale të burimeve, dhe rezervave energjetike që janë pakësuar në minimum parashtroi disa masa të menjëhershme që duhen të merren në këto kushte për të përballuar situatën e krijuar. Detyrë themelore mbetet për të gjithë kursimi i çdo vati të energjisë elektrike, veçanërisht, konsumatorët e mëdhenj duhet të vendosin një kontroll të rreptë të harxhimit të saj. Në mbledhje u tha se situata e krijuar dhe mungesa e vazhdueshme e reshjeve edhe gjatë këtij viti do të dikton masat e disa masave të veçanta për të siguruar energjinë elektrike të domosdoshme. Negoftëse do të vazhdojë kjo gjendje do të ketë dhe reduktime të orarit të punës në disa ndërmarrje, por Këshilli i Ministrave tërhoqi vëmendjen se në ato raste e vende ku do të ketë dhe ndërprerje të punës për shkak të energjisë elektrike të merren masa që punëtorët të kalojnë në fronte të tjera pune dhe një pjesë të vlef­tës të pagës së punëtorëve do të kompensohet nga shteti. Lidhur me këto probleme Këshilli i Ministrave mori vendim edhe për situatën e veçantë hidroenergjietike, në të cilin përcaktohen kuotat e uljes së konsumit ditor nga disa konsumatorë të mëdhenj e ndërmarrje të veçanta. Në të përcaktohen detyrat që kanë dikasteret, komitetet ekzekutive e këshillat popullore të rretheve për të forcuar më tej kontrollin për ndjekjen me rigorozitet dhe pa asnjë ndryshim të këtyre kuotave. Menjëherë dje mbasdite në Këshillin e Ministrave u thirrën kryetarët e komiteteve ekzekutive të Këshillave popullore të rretheve, si dhe disa drejtues të dikastereve që mbulojnë konsumatorët të mëdhenj të energjisë elektrike. Shoku Besnik Bekteshi i njohu të pranishmit me situatën e krijuar dhe theksoi detyrat që u dalin komiteteve ekzekutive të KP të rretheve e dikastereve për të ndjekur e kontrolluar çdo ditë normativat e harxhimit të energjisë elektrike, për forcimin e regjimit të kursimit të saj në çdo hallkë të prodhimit sipas kushteve të vetë rretheve e të ndërmarrjeve të veçanta. Gjithashtu ai foli edhe për masat që duhet të merren për kursimin e ujit të pijshëm e atij teknologjik, të avullit etj., duke e vënë theksin tek përgjegjësia që kanë në ndjekjen e këtyre problemeve drejtuesit e organeve të pushtetit e të ekonomisë dhe të dikastereve. Në mbledhje folën edhe kryetarët e komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve, të cilët me ndjenjë përgjegjësie theksuan se zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave do të bëjë të mundur patjetër kapërcimin e situatës së krijuar dhe kursimin e energjisë elektrike në kuotat që përcaktohen në të. Ata shprehën bindjen se me një drejtim dhe organizim më të mirë të punëve me gjithë kushtet e krijuara nga thatësira e tejzgjatur detyrat do të realizohen në të gjitha frontet. Shoku Adil Çarçani pasi foli për vendimin e rëndësishëm që mori Këshilli i Ministrave për të përballuar situatën e rëndë hidroenergjietike tha se me porosi të Komitetit Qendror të Partisë, Këshilli i Ministrave ka marrë dhe do të marrë masa që energjia elektrike të përdoret me nikoqirllëk të madh, duke bërë një punë sqaruese me masën. (Vijon në faqen 2)

Çast nga puna në ndërmarrjen e përpunimit të qumështit në Lushnjë.

Shifrat flasin

Shtohen të ardhurat e kooperativistëve ● Nga 1035 brigada bujqësore blektorie në rrethin e Shkodrës ku vjet u zbat uan format e reja të shërbimit, 360 prej tyre i tejkaluan prodhimet dhe siguruan 25 milionë e treqin mijë lekë të ardhura më shumë. Në Gremuerë nga 99 brigada, 74 i tejkaluan detyrat; në Dodaj nga 28 brigada 15 dolën me tejkalime, në Vig nga 21 brigada, 15 gjithashtu i tejkaluan detyrat. ● Në sektorin e kooperativës arritën të marrin shpërblim plotësues 14.900 veta, me një mesatare në shkallë rrethi prej 1020 lekë për krah - pune. Në Grizhë 1120 kooperativistë përfituan 1835 lekë më shumë për krah - pune, në Zagorë 528 kooperativistë morën shpërblim plotësues mesatarisht 5402 lekë për krah - pune, në Velipojë 290 kooperativistë morën si shpërblim plotësues 3878 lekë mesatarisht për krah - pune etj. ALI BEQIRI

Kruja jep një shembull për misrin

NJE PERVOJË, NJE MENDIM Mbjellja e misrit sapo ka filluar. Mjaft brigada dhe ekonomi bujqësore kanë hartuar programet e punës e mbi këtë bazë kanë bërë parashikimet për prodhimin e ardhshëm. Nikla synon që në gjithë sipërfaqen do të marrë 95 kv për ha misër. Kjo ekonomi fiton në garë edhe të tjerat. Mbi këtë bazë, në NB-në e Gjormit u organizua një aktiv i zgjeruar ku u zbërthye objektivi i sektorit të Qendrës për të marrë 100 kv për ha në 250 ha. Nga ana e saj doli se në të gjithë sipërfaqen kjo ekonomi do të marrë 96 kv për ha. Mund të thuhet: Nikla «do të marrë» aq e Gjormi «do të marrë» kaq, kur misri sa ka filluar të mbillet! Nuk e kemi për zakon të flasim me «do të se sa herë dëshirat e mira e zotimet kanë mbetur thjesht dëshira të shkruara nëpër letra, për më tepër që në bujqësi ndikimi i faktorëve natyrorë është më i ndjeshëm se gjetkë. Por për rastin në fjalë puna ndryshon. Kur njihesh me zotimet e brigadave të Niklës e të NB-së së Gjormit, ndjen siguri në plotësimin e objektivave. Po sqaro jmë diçka ku qëndron thelbi i tyre. Ashtu si në industri, edhe në bujqësi ka teknologji të kultivimit për çdo bimë, madje të specializuara edhe sipas rendimenteve. Paravërisht nga ndikimi që kanë faktorët natyrorë, zbatimi me disiplinë shkencore i teknologjisë e llogaritjes pasojat për rezultatet mjaft të rikuperueshme së tyre. Pikërisht këtu qëndron e veçanta e zotimeve që kanë marrë këto ekonomi. Çdo brigadë i ka bërë llogaritë sipas konditove: për të marrë kaq kv misër për ha, nevojiten këto shërbime e shpenzime materiale. Sipas llogarive të bëra, brigadat kanë lidhur akt-marrëveshje me kryesinë në Nikël dhe me drejtorinë në NB Gjorm për bazën e nevojshme materiale. Për sa kohë kryesia e kooperativës dhe drejtoria e ndërmarrjes do të zbatojnë pikat e nënshkruara me marrëveshje, brigadat i përmbahen detyrimit që kanë. Kjo mbështetet objektivi i marrë. Ndarja e punës në ngastra kushtet e caktuara organizativ. P.sh. në NB-në e Gjormit brenda brigadës janë bërë ndarje me skuadra 7-10 veta, të cilat kanë marrë ngastra të caktuara mbi bazë të akordit prodhues. Siç gërshetohet interesi i ekonomisë dhe i individit në këtë rast? – është një pyetje. Interesi i ekonomisë qëndron te rritja e prodhimit: Nikla kështu siguron 6 mijë kv misër tej planit dhe NB e Gjormit 7500 kv. Ndërsa për individët janë të ardhurat që do të përfitonjnë nga shpërblimi shtesë. Që tani janë përcaktuar format e shpërblimit të ndryshme: deri për çdo individ dhe është bërë e njohur edhe masa e shpërblimit. Në NB-në e Gjormit, me formën e shpërblimit të vendosur, i bie që çdo punëtor vetëm nga kjo bimë e misrit të marrë 2 mijë lekë shpërblim shtesë. Kjo gjë e ka rritur interesin për punën. Brigadat u janë përveshur punëve dhe kanë siguruar 85 për qind të bazës së nevojshme materiale. Synimi i tyre në këtë periudhë është që të përfundojnë sa më herët mbjelljen e misrit. Duke gjykuar nga këto çfarë treguam më sipër, menduam dhe hodhëm këto pak rreshta për një zotim që nuk ka asgjë të përbashkët me ato «do të» – të që mbeten në letra. THANAS SAHATÇIU

U festua 45-vjetori i krijimit të shkollës së mesme ushtarake «Skënderbej»

Me rastin e 45-vjetorit të krijimit të shkollës së mesme ushtarake «Skënderbej» në Tiranë, u zhvilluan veprimtari të ndryshme. Dje u organizua takimi i brezave, ku morrën pjesë nxënës e mësues dhe ish-skënderbegas e kuadro të saj, prindër, ushtarakë të njësive të garnizonit të Tiranës e të vendit, të ftuar nga shkolla e tjera ushtarake etj. Ndodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministri i Mbrojtjes Popullore, shoku Prokop Murra, sekretari i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Luan Bregasi, dhe shokë të tjerë. Për rrugën 45-vjeçare të shkollës së mesme ushtarake «Skënderbej», foli ushtaraku, Ferit Zeneli. Disa mësuesve, ushtarakëve, punonjësve e të rinjve të dalluar, u ndanë tituj, urdhëra e medalje, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në këtë kuadër, u përuruan kabinetet të reja. Për pjesëmarrësit grupet amatore të kësaj shkolle dhanë një program artistik. Me rastin e këtij përvjetori, dje (Vijon në faqen 2)

U kthye në Atdhe delegacioni i Komitetit Qendror të BRPSH-së

U kthye në Atdhe nga Algjeria delegacioni i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, i kryesuar nga sekretari i parë i këtij komiteti, Luan Basha. Delegacioni, i cili me ftesë të Lëvizjes Pan-Afrikane të Rinisë mori pjesë në Konferencën e 7-të të saj. (ATSH)

NË TPLA TË TROPOJES KEMI ÇFARE TË MESOJMË

REPORTAZH Ka disa kohë që në Tropojë, gjithnjë e më shpesh përmendet si shembull kooperativa bujqësore «Partizani» e Tplanit. Me impresionues bëhet ky shembull po të kthehesh pas në këtë vit për shumë vite me radhë kjo kooperativë ka qenë ndër më të prapambeturat. Madje shkohej deri atje sa thuhej: «Tplani na djeg, ktyrejat», por mund të thuhej edhe e kundërta: «Tplani po e djegin ktyrejat». Ka këtu një vështirësi thelbësore: jo gjithnjë punës i gjehet njeriu i përshtatshëm, me dijet dhe aftësitë e nevojshme. Me këto mendime që i kemi dëgjuar në Bajram Currit shkojmë në Tpla. Është një ditë e bukur me diell, me behar e parakohshëm, thonë fshatarët. Nuk ka parë Tpla dimër si ky! Vetëm një herë në javë lu rënë dëbora. As lart në bjeshkët nuk të zë syri dëborë tani në mars dhe kjo për malësorin ngjet si e jashtëzakonshme. Megjithatë moti do të bëjë të vetën dhe njerëzit do të bëjnë të tyrën. Nëpër fusha janë shpërndarë kooperativistët, më së shumti gra e vajza me shami të bardha, që të grumbulluara ashtu tok, i japin hijeshi mjedisit me kumbulla e mollë mbushur plot me lule. Qendra e kooperativës ka gjallëri. Aty është PTJ-ja dhe lokalet e tregtisë. Fara pranë ngrihet shkolla 8-vjeçare. Ndërtesat kanë dalë në pushimin e orës së parë të mësimit. Veç kësaj, në krye të fshatit ka filluar puna një nga minierat më të reja të kromit në vendin tonë. Ajo quhet thjeshtë «miniera e Tplanit». Po ngrihet mensa dhe klubi i ri, rruga e fshatit po zgjerohet. Diku ngrihet një shtëpi e re, risistemohem qendra e kooperativës dhe mjediset përreth shkollës. - Të kishit ardhur një ditë më parë! - na thotë Ali Hajdari, sekretari i byrosë së Partisë të kooperativës. Dje kooperativistëve u ndanë të ardhurat shtesë nga shtyrja e afatit të shlyerjes së kredive që kooperativa ka marrë nga shteti. Na ka ndihmuar kjo si kooperativë, por ca shumë njerëzit. Ata e shohin me sy kujdesin e shtetit për kooperativat dhe fshatin. «Që sot, - tregon Aliu, - 30 familje kanë blerë krevat për të blerë televizorë. Mirëpo zihemi ngushtë me njerëzit, se tregtia nuk na i siguron këto». Kryetari i kooperativës, Muhamet Dushisha, është i ri, rreth tridhjetëvjeçar. I ri është edhe mendimi, plot ide të reja për drejtimin dhe organizimin e punëve në kooperativë. - Shumë veta i kanë parë arritjet e Tplanit me mosbesim, - thotë. Vini re shpërmbysje: nga 4,5 lekë për ditë-pune që iu jepte kooperativa anëtarëve më 1987, pra 3 vjet më parë, sivjet vlera e ditës së punës arriti 15.5 lekë. E vetmja në rreth, kooperativa e Tplanit ka sot në bankë 1 milion lekë fond garancimi. Si u arrit kjo? Lapsi i ekonomistit vërtet mund të bëjë shumë. Muhameti është ekonomist, ka mbaruar studimet e larta në vitin 1982. Ka punuar fillimisht në seksionin e financës në Komitetin ekzekutiv, pastaj në par­kun e mallrave dhe në janar 1989, si kandidat Partie, iu besua drejtimi i kësaj kooperative. - Kur punoja në komitet, - thotë ai, - krenohem në studim për gjendjen ekonomiko-financiare të kooperativave të rrethit. Ky studim më krijoi një tablo të qartë e reale të ecurisë së tyre, sidomos të mangësive në drejtimin ekonomik-financiar. Në këtë studim u përqendrova në dy tregues (Vijon në faqen 3)

Në repartin e punimeve prej kashtë të ndërmarrjes së prodhimeve të ndryshme në Gramsh. Punëtoret e dalluara Farushe Miraka dhe Antonetë Guzi gjatë prodhimit të shportave. (Foto: N. Xhufka)